Tag: polici

  • Fiks Fare/ Dhunohet familja në Devoll, policia lë të lirë autorin. Mjeku ligjor vonon ekspertimin

    Fiks Fare/ Dhunohet familja në Devoll, policia lë të lirë autorin. Mjeku ligjor vonon ekspertimin

    Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes veprimet e policisë dhe të mjekësisë ligjore në Devoll dhe Korçë, ku një familje është dhunuar dhe asnjë nga autorët s’është ndaluar, por hetohen në gjendje të lirë.

    Grupi i emisionit investigativ udhëtoi në fshatin Ponçarë të Devollit, me kërkesë të familjes Jazexhi. Kryefamiljari, Luka Jazexhi, bashkëshortja e tij Filloreta dhe djali Beari janë përfshirë në një konflikt me komshinjtë në datën 3 tetor 2025.​Ata tregojnë ngjarjen, ku komshiu i tyre Arnoldi dhe babai i tyre Pëllumbi i kanë rrahur dhe u kanë shkaktuar dëmtime të mëdha në trup. Luka është gjakosur, ndërkohë që Filloreta dhe Beari kanë pasur dëmtime të mëdha në trup. Zënka erdhi pasi familja kishte lënë një karrocë me misër në rrugën para shtëpisë dhe Arnoldi kaloi me makinë.
    “Kishte rrugë për të kaluar. Ai kaloi, po donte të bënte sherr. I ra portës me shkelma dhe gurë. Doli djali dhe filloi të zihej me të. Doli edhe Luka. Arnoldi dhe babai i tij Pëllumbi filluan ta qëllojnë me grushte dhe shkelma. E shembën përtokë dhe vazhdonin ta qëllonin. Më pas ndërhymë ne, por edhe ne na qëlluan kemi shenja në gjithë trupin” tregojnë pjesëtarët e familjes.
    Luka tregon se kur e qëlluan mendoi se “kaq e pata, mu errësuan sytë dhe jam edhe me diabet, ngela i shtrirë”. Ata hedhin dyshime se veprimet e policisë dhe të mjekësisë ligjore kanë qenë për të fshehur ngjarjen. “Lajmëruam policinë dhe na shoqëruan ne në komisariat. Ai erdhi si zotëri me makinën e vetë. As e arrestuan dhe as e ndaluan”tregojnë ata.
    “Në polici s’bënë asnjë veprim megjithëse ne ishim të dëmtuar, të gjakosur dhe të sakatuar. Luka ka shkuar në spital po i kanë bërë disa qetësues. Ai është me diabet dhe rrezikoi shumë” thotë Filloreta.
    Policia e Devollit i ka dhënë familjarëve një dokument për të kryer ekspertimin mjeko-ligjor në Korçë, te doktori Gjergji Kacuni. “Policia na tha se është edhe ditën e shtunë. Shkuam dhe s’e gjetëm. Shkuam edhe ditën e hënë dhe s’e gjetëm. Na kanë sorollatur. Mendojmë se po tentojnë që ta fshehin se as mjeku s’del dhe as policia s’vepron. Aibredh i lirë” pohojnë ata.
    Pas ankesës, Filloreta dhe djali i saj, Beari, interesohen në Komisariatin e Policisë në Devoll, ku takojnë një punonjës. Ai i thotë se veprimet i ka bërë një oficer tjetër. E pyesin se përse nuk ka ndonjë masë ndaj autorit, apo autorit tjetër, dhe i thonë se duhet të pyesin oficerin se ai ka bërë veprime. Ndërkohë, familja kërkoi edhe një numër telefoni të mjekut ligjor, por asnjë nga punonjësit e Komisariatit të Policisë në Devoll nuk e ka.
    Gruaja dhe djali shkojnë në Mjekësinë Ligjore në Korçë dhe tentojnë të takojnë mjekun Gjergji Kacuni. Takojnë një infermier dhe ai u thotë se doktori s’është aktualisht në punë. “Nuk është sot, është në Tiranë dhe s’do të vij disa ditë” i thotë infermieri. Familja i bën me dije se kanë ardhur edhe herë të tjera dhe s’e kanë gjetur.
    Punonjësi i thotë se “hajdeni ditën e hënë”. Ditën kur shkuan te Mjekësia Ligjore dhe bënë këtë bisedë, kishin kaluar 5 ditë nga ngjarja. Ndërkohë, ditën e hënë kur u la për të kryer ekspertimin mjeko-ligjor, nga ngjarja do të kalojnë plot 10 ditë.
    Pas kësaj sorollatje, grupi i Fiks Fare interesohet te Policia e Devollit dhe kërkojnë oficerin që është marrë me këtë çështje. Një punonjës thotë se ai s’është aktualisht, por do të vij shefi i Komisariatit.
    Pas disa minutash vjen shefi dhe grupi i Fiks Fare i kërkon informacione për ngjarjen e datës 3 tetor. Shefi i thotë se “s’di gjë, s’kam informacion”. Fiksi i tregon edhe fotot e familjarëve me dëmtime dhe të gjakosur, ndërkohë që shefi i komisariatit u thotë se me këtë çështje është marrë një oficer. “Në dijeninë time s’ka ndonjë të arrestuar. Për të qenëi sinqertë, s’kam asnjë informacion” vijon shefi.
    Ai më pas largohet dhe gazetarët i thonë se si ka mundësi që shef “s’di gjë”. Përgjigjet se ndoshta duhet të ketë dhënë urdhër prokurori për lirimin. Fiksi kërkon që të flasë me oficerin që është marrë me këtë çështje, ku lënë edhe një numër telefoni, por asnjë s’përgjigjet.
    ***
    Filloreta dhe Bear Jazxhi interesohen te Komisariati i Policisë Devoll
    Qytetarja – Një numër telefoni të mjekut ligjor? Vajtëm 2-3 herë dhe s’e takojmë dot!Polici – Nuk e dimë se kush është mjeku ligjor. Unë nuk e di kush është, ata janëndërruar. Po mjekun ligjor numrin e ka Spitali i Korçës.Qytetarja – Nuk është, vajta 2-3 herë.Polici – Ose spitali këtu, ata kanë numër spitali.Qytetarja – Spitali nuk e ka! Edhe ata në Korçë më thanë se ne nuk kemi lidhje fare me …Polici – S’ka lidhje mjeku ligjor me Spitalin e Korçës?Qytetarja – Po. S’kemi lidhje fare dhe ndaj u drejtova këtu.Polici – Ne nuk kemi …Qytetarja – Po ndoshta mos e ka Oficeri i Policisë këtu?Polici – Cili oficer? Po ja unë s’mund të të ndihmoj, s’e kam.Qytetarja –Ishte Luli këtu.Polici – Cili Lul?Qytetarja – Lulëzim Preçi.Polici – Preçi, po Luli ishte këtu po numër … s’ka numër! S’ka ç’e do Luli. Luli të pajisty dhe shkon ai që e dërgon. Nuk e kanë, Spitali i Korçës, në Morg më thonë.Qytetarja – Si?Polici – Nuk e kanë, Lulin (pyeta).Qytetarja – Ne kemi shkuar atje 2-3 herë. Nuk mundem dot se unë e kam burrin tësëmurë, unë s’mund ta çoj dot në spital.Polici – Çfarë të them unë!Qytetarja – Nuk e takojmë dot, 2-3 ditë me radhë.Polici – Si të bëj unë, di unë ç’të të them, s’kam numër?!Qytetarja – As Luli, fole me Lulin e more në telefon?Polici – Cili …Qytetarja – Po ai oficeri i gatshëm?Polici – I thashë dhe s’kam numër më tha. Po ta them shqip, e do me shkrim të ta jap?!Qytetarja – Mirë faleminderit.Polici – Asgjë, mirupafshim.
    ***
    Familja interesohet te Mjekësia Ligjore pranë Spitalit Rajonal në Korçë
    Infermieri – Si jeni?Qytetarja – Si kalove! Doktorin?Infermieri – S’është, është në Tiranë sot dhe nesër.Qytetarja – Unë e kam burrin në gjendje të rëndë, unë s’munda ta sjell dhe sot.Infermieri – E di, shko në Tiranë ça të them. Hë?Qytetarja – Me ça ta çoj në Tiranë?Infermieri – Unë ça të them, unë s’kam gjë në dorë. Pardje erdhe.Qytetarja – Të hënën, po. Po e kam të sëmurë, s’lëvizja dot. 3 ditë me radhë e solla.Infermieri – Ça të them unë.Qytetarja – E solla të shtunën, të hënën, të dielën.Infermieri – Të shtunë dhe të diel jemi pushim zonjë. Të shtunë, të diel jemi pushim. Sot,nesër dhe pasnesër është në Tiranë doktori.Qytetarja – Po mirë, mund të më japësh ndonjë numër telefoni të flas kur mund t’a gjejmos të vij kot?Infermieri – Ditën e hënë do të vish, hajde ditën e hënë. Të hënën në mëngjes të jeshkëtu.Qytetarja – Se atë ditë që kam ardhur me burrin këtu, mua më mbëti dy herë rrugës. Unëçfarë t’i bëj?Infermieri – Shpjerë atëherë në Spitalin Bilisht edhe të hapin një kartelë që të thonë i ketë shënuara të tëra në kartelë.Qytetarja – Po burrin, unë burrin s’e sjell dot, burrin është copë – copë, e kanë rrahurshumë! Prandaj doja numrin e telefonit t’ia tregoja fotot.Infermieri – Po jo pra, s’të bën punë fotoja. Duhet të vish këtu. S’ta jap dot numrin, s’tahap telefonin doktori. S’është … e ka numër pune, s’e ka …Qytetarja – Numër pune, po ne për punë po vijmë.Infermieri – E ka marrë Oficeri i Policisë në telefon. Shko në Bilisht atëherë.Qytetarja – Po unë vajta te Oficeri i Policisë në Bilisht.Infermieri – Po në rregull pra.Qytetarja – Atij oficeri që ishte i gatshëm i thashë ma jep numrin e mjekut ligjor. Unë nuke kam më tha.Infermieri – Unë të thashë, do të vish ditën e hënë, në 9, 9 e gjysmë të jesh këtu nëmëngjes. Se (doktori) ka Korçën, ka Bilishtin, Pogradecin e Ersekën.Qytetarja – Unë burrin e kam me para infarkt, është me diabet, është me veshka tëprishura. Është rrahur. Ka 8-9 sëmundje, unë s’e sjell dot se unë jam …Infermieri – Ça të bëj, unë jam infermier vetëm për të vdekurit. Nuk di ça të them mëshumë. Mua kështu më tha doktori, po erdhi rasti të vijë ditën e hënë në mëngjes. Unës’të ndihmoj dot.Qytetarja – Po ti më the ditën e hënë që është në gjykatë.Infermieri – Po është në gjykatë.Qytetarja – Po ai në gjykatë nuk ishte!Infermieri – Po në gjykatë ishte doktori.Qytetarja – Dhe polici më tha që s’më shpëton dot miza dhe jo më ai.Infermieri – Tani nuk e di unë, ai në gjykatë ishte atje.Qytetarja – Nuk e kam parë!Infermieri – Nuk e di ça të ka thënë polici.Qytetarja – Polici më tha s’e kam parë fare këtu. Se po të ishte këtu, unë s’kam pse ta fsheh.

    Top Channel

  • Polici i Portokallisë dhe qeverisë/ Florjan Binaj, djali king i Ramës, njeriu i opozitës për Tiranën

    Polici i Portokallisë dhe qeverisë/ Florjan Binaj, djali king i Ramës, njeriu i opozitës për Tiranën

    Dikur e ka imituar Kryeministrin Edi Rama, e ka mbështetur publikisht, por së fundmi ka shpallur kandidaturën për një nga detyrat që ka mbajtur edhe vetë Rama në fillimet e tij: vetshpallet kandidat i pavarur në zgjedhjet e pjesshme për Tiranën. Dhe këtë të hënë ka siguruar edhe mbështetjen nga opozita, si kandidatura e pavarur për Bashkinë Tiranë.
    Sfida nuk nisi sot. Kandidatura e tij vjen si një vazhdimësi e protestave, të cilat i ka udhëhequr e mbështetur që prej vitit 2021. Protesta këto, kundër qeverisë Rama.
    Por protestat nuk kanë qenë vetëm në rrugë, ato duket se i ka mbajtur edhe mediatikisht, pas ‘thyerjes’ së marrëdhënies me Ramën, duke nisur punën si moderator në emisionin investigativ “Piranjat” transmetuar fillimisht në ABC News, e pas ndërprerjes së marrëdhënieve të punës atje, transferuar te Syri TV.
    Në fillimet e Ramës si Kryeministër, Binaj ka qenë i ftuari special teksa imitonte Ramën në 21-vjetorin e Forumi Rinor Eurosocialist Shqiptar (FREsSH), janar 2023. Dymbëdhjetë vite më vonë, Binaj i del përballë jo si imituesi i tij, por si kandidati kundërshtar i ofertës së Ramës, Ogerta Manastirliut.
    Binaj ka lindur në Tirane në 11 tetor 1985. Para moderimit, ai njihet gjerësisht për rolet e tij si komedian në show-n e mbrëmjes “Portokalli” në Top Channel.
    Prej vitesh, ai ka qenë një nga personazhet më të njohura të emisionit të humorit, duke u identifikuar gjerësisht si “Polici i Portokallisë”.
    Në një deklaratës pas largimit nga “Portokalli”, ai tha se nuk ishte për shkak të politikës, por për të mundësuar hapësirë për çështje më të gjera.
    Vitet e fundit, ka patur një kthesë në zërin e tij si figurë publike. Ai është përfshirë edhe në aktivitete publike dhe politike, duke bërë deklarime kritike ndaj qeverive dhe është përfshirë në lëvizjen “Shqipëria Bëhet”.
    Lëvizje nga e cila, u shkëput, por tani nga kreu i saj Adriatik Lapaj ka marrë mbështetjen. Ashtu sikurse e ka marrë edhe nga kryedemokrati Sali Berisha – si kandidatura që merr mbështetjen e opozitës në këto zgjedhje.
    “Është djalë king”/ Si e uronte Rama Florian Binajn për ditëlindje 5 vite më parë
    Gjatë një konference për mediat të hënën, kreu i PD e vlerësoi figurën e Binajt, por duket se këtë mendim e ndante edhe Rama, i cili në një postim në Facebook 5 vite më parë, e uronte për ditëlindje aktorin.
    “Florjan Binaj është një djalë king, me botë të bukur, i talentuar dhe i edukuar, që mes plot talenteve të ekranit të vogël ka spikatur me sozinë time në shfaqjen më popullore e më kreative televizive sipas meje, Portokallia e rekordeve të frikshme të audiencës televizive! Duke i uruar sozisë time gazmore ditëlindjen dhe shëndetin, forcën krijuese e çdo mirësi e mbarësi për veten e për të dashurit e vet, uroj njëkohësisht që energjitë pozitive të Florit e të kolegëve të tij të talentuar të çdo ekrani, ta ushqejnë sa më mirë publikun në këtë kohë posaçërisht sfiduese për të gjithë”, thoshte Rama.

  • “E tallnin, i thonin fshatare”, vajza 14-vjeçare hidhet nga kati i tretë i pallatit

    “E tallnin, i thonin fshatare”, vajza 14-vjeçare hidhet nga kati i tretë i pallatit

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Korçë, ku një vajzë e mitur është hedhur nga kati i tretë i një pallati. Aktualisht, ajo po trajtohet në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
    Ndërkohë, jashtë kamerave, nëna e saj ka dhënë një dëshmi tronditëse, duke pohuar se vajza është dhunuar dhe bullizuar nga fëmijë të lagjes.
    “Burrin e kam në burg për dhunë në familje, kam katër fëmijë.
    Erdha në shtëpi nga Barmashi i Kolonjës, në lagjen 14 në Korçë. Vajzën e madhe ma kanë rrahur, edhe vajzën e dytë. Po shtohen bullizimet. Para dy ditësh e ka goditur çupën një vajzë në kurriz.
    I thashë asaj që ma goditi mos të më bezdisin vajzat time. Sot prapë i vajti çupës time ta godiste. Më goditi dhe mua në stomak dhe mua më morën në polici. Kur isha unë në polici, çupa u hodh nga kati i tretë.
    U hodh se e tallnin fëmijët në lagje, i thoshin që “mamin ta morën në polici, jeni fshatarë”. Merrni masa se nuk më lenë rehat”, shprehet ajo.

  • 14-vjeçarja u vetëhodh nga pallati / Procedohet e ëma, akuzohet për dhunë psikologjike

    14-vjeçarja u vetëhodh nga pallati / Procedohet e ëma, akuzohet për dhunë psikologjike

    Drejtoria e Policisë Korçë

    KORÇË- Nëna e vajzës 14-vjeçare që u vetëhodh nga kati i tretë i një pallati në Korçë është proceduar penalisht në gjendje të lirë. Sonila Dhëmbi akuzohet se i ka shkaktuar të miturës probleme psikologjike. Mbi të rëndon akuza “Fyerje dhe dëmtime të tjera me dashje”.

    Por çfarë dëshmoi ajo?
    Nëna e vajzës ka dëshmuar se 14-vjeçarja është dhunuar dhe bullizuar shumë herë nga fëmijët e lagjes. Ajo është shprehur se tashmë është kryefamiljare, pasi burri ndodhet në burg për dhunë në familje. Po ashtu, nëna e adoleshentes ka thënë se edhe vajza e dytë është dhunuar dhe bullizuar nga bashkëmoshatarët në lagjen nr. 14, aty ku kjo familje jeton prej vitesh.
    “Burrin e kam në burg për dhunë në familje. Kam katër fëmijë. Erdha në shtëpi nga Barmashi i Kolonjës, në lagjen 14 në Korçë. Vajzën e madhe ma kanë rrahur, edhe vajzën e dytë. Po shtohen bullizimet. Para dy ditësh, e ka goditur çupën një vajzë në kurriz. I thashë asaj që ma goditi: ‘Mos i bezdisni vajzat e mia’. Sot prapë i vajti çupës sime për ta goditur. Më goditi edhe mua në stomak dhe më morën në polici. Kur isha unë në polici, çupa u hodh nga kati i tretë. U hodh se e tallnin fëmijët në lagje, i thoshin: ‘Mamin ta morën në polici, jeni fshatarë’. Merrni masa, se nuk më lënë rehat”, u shpreh ajo.
    Ende nuk ka një dëshmi nga adoleshentja për ngjarjen, pasi ajo ndodhet ende në spital, jashtë rrezikut për jetën, ku po merr shërbimin e nevojshëm mjekësor dhe psikologjik./ZËRI

  • Shkak dhuna dhe bullizmi nga bashkëmoshatarët,14-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i pallatit

    Shkak dhuna dhe bullizmi nga bashkëmoshatarët,14-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i pallatit

    Pamje nga vendngjarja

    KORÇË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Korçë, ku një vajze 14-vjeçare është hedhur nga kati i tretë i një pallati. Mësohet se ajo po trajtohet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
    Por pse u vetëhodh adoleshentja?
    Nëna e vajzës ka dëshmuar se 14-vjeçarja është dhunuar dhe bullizuar shumë herë nga fëmijët e lagjes. Ajo është shprehur se tashmë është kryefamiljare pasi burri është në burg për dhunë në familje. Po ashtu nëna e adoleshentes është shprehur se edhe vajza e dytë është dhunuar dhe bullizuar nga bashkëmoshatarët në lagjen 14, aty ku kjo familje jeton prej vitesh.
    Jashtë kamerave ajo është shprehur se para se të ndodhte ngjarja vajza 14-vjeçare është dhuniar nga vajzë në lagje e cila goditi më pas dhe gruan. E ëma e vajzës u shpreh se ishte në polici në kohën kur vajza u hodh nga kati i tretë.
    “Burrin e kam në burg për dhunë në familje, kam katër fëmijë. Erdha në shtëpi nga Barmashi i Kolonjës, në lagjen 14 në Korçë. Vajzën e madhe ma kanë rrahur, edhe vajzën e dytë. Po shtohen bullizimet. Para dy ditësh e ka goditur çupën një vajzë në kurriz. I thashë asaj që ma goditi mos të më bezdisin vajzat time. Sot prapë i vajti çupës time ta godiste. Më goditi dhe mua në stomak dhe mua më morën në polici. Kur isha unë në polici, çupa u hodh nga kati i tretë. U hodh se e tallnin fëmijët në lagje, i thoshin që “mamin ta morën në polici, jeni fshatarë”. Merrni masa se nuk më lenë rehat”, shprehet ajo.
    NJOFTIMI I POLICISË:
    Korçë / Informacion paraprak
    Rreth orës 15:20, në lagjen nr. 14, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte, një shtetase e mitur, rreth 14 vjeçe, e cila aktualisht po merr mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.
    Deri më tani nuk ka detaje se si do të ndiqet ky rast nga autoritetet gjyqësore./ZËRI

  • 14-vjeçarja hidhet nga pallati, flet nëna: Ma tallnin në lagje, i thoshin je fshatare

    14-vjeçarja hidhet nga pallati, flet nëna: Ma tallnin në lagje, i thoshin je fshatare

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Korçës, ku një adoleshente është hedhur nga kati i tretë i pallatit.
    14-vjeçarja është dërguar menjëherë në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
    Nëna e adoleshentes ka thënë jashtë kamerave, se aryesja e veprimit të së bijës ëhstë se bullizohej nga shoqet.

    “Burrin e kam në burg për dhunë në familje, kam katër fëmijë. Erdha në shtëpi nga Barmashi i Kolonjës, në lagjen 14 në Korçë. Vajzën e madhe ma kanë rrahur, edhe vajzën e dytë. Po shtohen bullizimet. Para dy ditësh e ka goditur çupën një vajzë në kurriz. I thashë asaj që ma goditi mos të më bezdisin vajzat time. Sot prapë i vajti çupës time ta godiste. Më goditi dhe mua në stomak dhe mua më morën në polici. Kur isha unë në polici, çupa u hodh nga kati i tretë. U hodh se e tallnin fëmijët në lagje, i thoshin që “mamin ta morën në polici, jeni fshatarë”. Merrni masa se nuk më lenë rehat”, ka deklaruar nëna e 14-vjeçares.
    Njoftimi i policise
    Rreth orës 15:20, në lagjen nr. 14, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte, një shtetase e mitur, rreth 14 vjeçe, e cila aktualisht po merr mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.

  • Shkak dhuna dhe bullizmi nga bashkëmoshatarët, 14-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i pallatit

    Shkak dhuna dhe bullizmi nga bashkëmoshatarët, 14-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i pallatit

    foto ilustruese

    KORÇË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Korçë, ku një vajze 14-vjeçare është hedhur nga kati i tretë i një pallati. Mësohet se ajo po trajtohet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
    Por pse u vetëhodh adoleshentja?
    Nëna e vajzës ka dëshmuar se 14-vjeçarja është dhunuar dhe bullizuar shumë herë nga fëmijët e lagjes. Ajo është shprehur se tashmë është kryefamiljare pasi burri është në burg për dhunë në familje. Po ashtu nëna e adoleshentes është shprehur se edhe vajza e dytë është dhunuar dhe bullizuar nga bashkëmoshatarët në lagjen 14, aty ku kjo familje jeton prej vitesh.
    Jashtë kamerave ajo është shprehur se para se të ndodhte ngjarja vajza 14-vjeçare është dhuniar nga vajzë në lagje e cila goditi më pas dhe gruan. E ëma e vajzës u shpreh se ishte në polici në kohën kur vajza u hodh nga kati i tretë.
    “Burrin e kam në burg për dhunë në familje, kam katër fëmijë. Erdha në shtëpi nga Barmashi i Kolonjës, në lagjen 14 në Korçë. Vajzën e madhe ma kanë rrahur, edhe vajzën e dytë. Po shtohen bullizimet. Para dy ditësh e ka goditur çupën një vajzë në kurriz. I thashë asaj që ma goditi mos të më bezdisin vajzat time. Sot prapë i vajti çupës time ta godiste. Më goditi dhe mua në stomak dhe mua më morën në polici. Kur isha unë në polici, çupa u hodh nga kati i tretë. U hodh se e tallnin fëmijët në lagje, i thoshin që “mamin ta morën në polici, jeni fshatarë”. Merrni masa se nuk më lenë rehat”, shprehet ajo.
    NJOFTIMI I POLICISË:
    Korçë / Informacion paraprak
    Rreth orës 15:20, në lagjen nr. 14, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte, një shtetase e mitur, rreth 14 vjeçe, e cila aktualisht po merr mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.
    Deri më tani nuk ka detaje se si do të ndiqet ky rast nga autoritetet gjyqësore./ZËRI

  • Korçë, 14-vjeçarja hidhet nga pallati. Nëna: E tallnin fëmijët e lagjes

    Korçë, 14-vjeçarja hidhet nga pallati. Nëna: E tallnin fëmijët e lagjes

    Një vajzë 14 vjeçare ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Korçës, pasi pak minuta më parë është hedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte. Sipas raportimeve paraprake, ajo bullizohej dhe dhunohej nga fëmijët e tjerë të lagjes nr.14.
    Nëna e saj është shprehur për mediat se kjo është një ngjarje e përsëritur, pasi fëmijët ia dhunojnë e i tallin në lagje vetëm se janë nga fshati.
    Madje, nëna e katër fëmijëve ka treguar se episodi më i fundit ka ndodhur mesditën e kësaj të shtune, kur një vajzë e lagjes ka dhunuar 14 vjeçaren e mitur dhe atë vet. Në momentin që gruaja ka qenë në Polici për rastin, vajza e mitur është hedhur nga pallati.
    “Burrin e kam në burg për dhunë në familje, kam katër fëmijë. Erdha në shtëpi nga Barmashi i Kolonjës, në lagjen 14 në Korçë. Vajzën e madhe ma kanë rrahur, edhe vajzën e dytë. Po shtohen bullizimet. Para dy ditësh e ka goditur çupën një vajzë në kurriz.
    I thashë asaj që ma goditi mos të më bezdisin vajzat time. Sot prapë i vajti çupës time ta godiste.
    Më goditi dhe mua në stomak dhe mua më morën në polici. Kur isha unë në polici, çupa u hodh nga kati i tretë. U hodh se e tallnin fëmijët në lagje, i thoshin që “mamin ta morën në polici, jeni fshatarë”. Merrni masa se nuk më lenë rehat”, është shprehur ajo.

  • E rëndë në Korçë, 14-vjeçarja hidhet nga kati i tretë dhe shpëton mrekullisht, dyshime se bullizohej!

    E rëndë në Korçë, 14-vjeçarja hidhet nga kati i tretë dhe shpëton mrekullisht, dyshime se bullizohej!

    Bullizmi shkaktoi sot tentativën e një 14-vjeçareje në Korçë për vetëvrasje. E mitura u hodh nga kati i tretë i pallatit ku banonte, pasi nuk kishte përjetuar mirë talljen e disa bashkëmoshatarëve të saj për shoqërimin e të ëmës në komisariat.
    Policia njofton se e mitura fatmirësisht është jashtë rrëzikut për jetën, ndërsa e ëma rrëfën pas kamerave shkakun e ngjarjes tronditëse dhe vështirësitë që po përjeton familja me 4 fëmijë.
    “Burrin e kam në burg për dhunë në familje, kam katër fëmijë. Erdha në shtëpi nga Barmashi i Kolonjës, në lagjen 14 në Korçë. Vajzën e madhe ma kanë rrahur, edhe vajzën e dytë. Po shtohen bullizimet. Para dy ditësh e ka goditur çupën një vajzë në kurriz. I thashë asaj që ma goditi, mos të më bezdisin vajzat e mia. Sot prapë i vajti çupës time ta godiste. Më goditi dhe mua në stomak, dhe mua më morën në polici. Kur isha unë në polici, çupa u hodh nga kati i tretë. U hodh se e tallnin fëmijët në lagje, i thoshin që “mamin ta morën në polici, jeni fshatarë”. Merrni masa se nuk më lënë rehat”,- thotë nëna e vajzës jashtë kamerave.

  • E mitura u hodh nga kati i tretë i pallatit, dëshmia tronditëse e nënës: E bëri sepse e rrihnin dhe e tallnin në lagje

    E mitura u hodh nga kati i tretë i pallatit, dëshmia tronditëse e nënës: E bëri sepse e rrihnin dhe e tallnin në lagje

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Korçë, ku një e mitur është hedhur nga kati i tretë i një pallati.

    Aktualisht ajo ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
    Jashtë kamerave, nëna e saj ka bërë një deklaratë të fortë, ku ka treguar se të bijën e kanë rrahur dhe bullizuar në lagje, sipas raportimit të gazetares së Top Channel, Dhorjela Çule.
    “Burrin e kam në burg për dhunë në familje, kam katër fëmijë. Erdha në shtëpi nga Barmashi i Kolonjës, në lagjen 14 në Korçë. Vajzën e madhe ma kanë rrahur, edhe vajzën e dytë. Po shtohen bullizimet. Para dy ditësh e ka goditur çupën një vajzë në kurriz. I thashë asaj që ma goditi mos të më bezdisin vajzat time. Sot prapë i vajti çupës time ta godiste. Më goditi dhe mua në stomak dhe mua më morën në polici. Kur isha unë në polici, çupa u hodh nga kati i tretë. U hodh se e tallnin fëmijët në lagje, i thoshin që “mamin ta morën në polici, jeni fshatarë”. Merrni masa se nuk më lenë rehat”, shprehet ajo.

    Top Channel