Tag: polici

  • Përplasi në gjendje të dehur një makinë tjetër ku ndodhej një person, arrestohet polici në Tiranë

    Përplasi në gjendje të dehur një makinë tjetër ku ndodhej një person, arrestohet polici në Tiranë

    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë I.Q., me detyrë trupë shërbimi në Repartin e Sigurisë dhe Ceremonialit, pasi u kap duke drejtuar automjetin në mënyrë të parregullt.

    Sipas AMP-së, gjatë drejtimit të mjetit, polici ka goditur nga pas një automjet tjetër, ku si pasojë është dëmtuar shtetasja P.K. Ajo është dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
    Pas testit të alkoolit, rezultoi se punonjësi i policisë ishte në gjendje të dehur, me një nivel prej 0.94 mg/l.
    Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

    Top Channel

  • Proda: Fuqizimi i grave në Polici, investim në cilësinë e shërbimit që i ofrojmë qytetarëve

    Proda: Fuqizimi i grave në Polici, investim në cilësinë e shërbimit që i ofrojmë qytetarëve

    Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda mori pjesë në Konferencën “Gratë dhe të rinjtë në qendër të sigurisë komunitare dhe parandalimit të ekstremizmit”, ku theksoi se fuqizimi i grave në Polici nuk është vetëm çështje barazie gjinore, por një investim në cilësinë e shërbimit që i ofrojmë qytetarëve.
    Proda tha se gratë në Polici, janë shembull i kurajës, i integritetit dhe i aftësisë për të balancuar forcën me humanizmin, vendosmërinë me ndjeshmërinë, cilësi këto që përbëjnë themelin e një policie moderne dhe qytetare.
    Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, konferenca e ditës së sotme e zhvilluar në Tiranë përkoi me emërimin e një tjetër femre në postin e shefit të Komisariatit, kësaj radhe në Librazhd, që do të pasohet edhe me emërime të tjera në poste drejtuese të grave dhe vajzave në Policinë e Shtetit.“Është kënaqësi dhe përgjegjësi e veçantë të marr pjesë sot në këtë konferencë, e cila shënon 25-vjetorin e Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, një dokument themelor që ka ndryshuar mënyrën si bota e sheh rolin e grave në paqe dhe siguri.
    Kjo rezolutë është një thirrje për veprim, për përfshirje të grave në vendimmarrje, për barazi në mundësi dhe për njohjen e kontributit të tyre të pazëvendësueshëm në çdo nivel të sigurisë.
    Në Policinë e Shtetit, ne e kemi përqafuar këtë frymë dhe po e kthejmë atë në realitet.
    Në mbështetje të Planit të Veprimit për zbatimin e kësaj rezolute, Policia e Shtetit ndjek dhe realizon detyrimet e saj në drejtim të promovimit të rolit të gruas në radhët e Policisë”, tha Proda.
    “Në vitet e fundit, ne kemi ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të përmirësuar përfshirjen e grave dhe për t’u garantuar atyre mundësi të barabarta për angazhim dhe avancim në karrierë.
    Janë miratuar politika që nxisin përfshirjen e grave jo vetëm në funksione administrative, por edhe në sektorët operativë dhe në nivelet drejtuese të Policisë”, vijoi ai.
    Sipas Prodës, sot, gjithnjë e më shumë gra e vajza police mbajnë uniformën me dinjitet, përkushtim dhe profesionalizëm.
    “Ato janë shembull i kurajos, i integritetit dhe i aftësisë për të balancuar forcën me humanizmin, vendosmërinë me ndjeshmërinë, cilësi këto që përbëjnë themelin e një policie moderne dhe qytetare.
    Me marrjen e detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit kam pasur si objektiv kryesor mbështetjen e familjeve të Dëshmorëve të Policisë së Shtetit dhe promovimin e vajzave dhe grave në Policinë e Shtetit.
    Përmes proceseve të hapura të konkurrimit, shumë vajza dhe gra janë ngritur në detyra drejtuese, si shefe sektori, komisare, drejtuese drejtorish apo koordinatore rajonale”, pohoi Proda, teksa theksoi se ky është një tregues i qartë se rruga e meritës, konkurrimit dhe mundësive të barabarta, po jep rezultat.
    “Fuqizimi i grave në polici nuk është vetëm çështje barazie gjinore, por një investim në cilësinë e shërbimit që i ofrojmë qytetarëve.
    Përfshirja e tyre në çdo hallkë të strukturës rrit profesionalizmin, forcon etikën institucionale dhe përmirëson marrëdhënien e Policisë me komunitetin.
    Ne besojmë fort se prania e grave në polici rrit cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve dhe ndikon pozitivisht në perceptimin e publikut për institucionin tonë.
    Besimi i komunitetit në uniformë është sfida jonë më e madhe, dhe kontributi i punonjëseve gra, me ndjeshmërinë dhe qasjen e tyre gjithëpërfshirëse, është thelbësor për ndërtimin e këtij besimi dhe për forcimin e rezistencës së komuniteteve ndaj ndikimeve ekstremiste dhe të dhunshme”, cilësoi ai.
    Proda tha se nëpërmjet bashkëpunimit të ngushtë me Shoqatën e Grave në Policinë Shqiptare, me shoqërinë civile, të rinjtë dhe komunitetet fetare, po synojmë të identifikojmë në kohë shenjat e radikalizimit dhe të ndërhyjmë përpara përshkallëzimit të tij.
    Proda shtoi se një vëmendje e veçantë i kushtohet edhe hapësirës online, ku rritja e ekspozimit të fëmijëve dhe të rinjve ndaj përmbajtjeve të dëmshme dhe propagandës ekstremiste kërkon përgjigje të mençura, përmes edukimit, kontrollit digjital dhe bashkëpunimit ndërinstitucional.
    “Në këtë kuadër, Departamenti për Rendin dhe Sigurinë dhe Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Qendrën për Koordinimin e Kundërshtimit të Ekstremizmit të Dhunshëm (CVE), po zhvillon një sërë aktivitetesh në kuadër të policimit në komunitet, për parandalimin e gjuhës së urrejtjes dhe të ekstremizmit të dhunshëm dhe keqpërdorimin e rrjeteve sociale, duke përfshirë nxënës, prindër, përfaqësues vendorë dhe organizata të shoqërisë civile”, tha Proda.
    “Policia e Shtetit është pjesë e zbatimit të Planit Kombëtar për Agjendën “Gratë, Paqja dhe Siguria”, dhe ne do të vijojmë të mbështesim nisma që fuqizojnë rolin e punonjëseve të policisë, përmes programeve të zhvillimit të karrierës, trajnimeve dhe përfshirjes aktive në fushat operacionale, hetimore dhe drejtuese”, tha Proda.
    Proda nënvizoi se “e ardhmja e Policisë së Shtetit është gjithëpërfshirëse”.
    “Ne duam që çdo grua e vajzë që zgjedh këtë profesion të ndjejë se ka hapësirën për t’u rritur, për të kontribuar dhe për të udhëhequr. Ky është vizioni ynë, një polici e barabartë, profesionale dhe e orientuar drejt qytetarëve”, përfundoi Proda.

  • “Jam Ilir Proda, paraqitu në polici se je nën hetim”. Mesazhet kërcënuese që po frikësojnë qytetarët, reagon Policia e Shtetit

    “Jam Ilir Proda, paraqitu në polici se je nën hetim”. Mesazhet kërcënuese që po frikësojnë qytetarët, reagon Policia e Shtetit

    Persona të paidentifikuar kanë krijuar adresa false elektronike duke i përdorur për t’u dërguar qytetarëve email-e kërcënuese në emër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar Policia e Shtetit me një njoftim zyrtar.
    Njoftimi i Policisë së Shtetit: 

    Informojmë qytetarët se së fundi, janë konstatuar disa raste të shtetasve të paidentifikuar që kanë krijuar adresë elektronike të rremë (email), me kredenciale të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, dhe nëpërmjet saj, janë prezantuar si struktura për Hetimin e Krimeve Kibernetike.

    Me këtë adrese, qytetarëve iu janë dërguar mesazhe elektronike me përmbajtje kërcënuese, duke i njoftuar se janë në hetim për krime kibernetike ose vepra penale në fushën e narkotikëve, si dhe duke iu kërkuar që të paraqiten brenda 24 orëve, në polici.

    Informojmë se emailet janë false dhe nuk kanë asnjë lidhje me Policinë e Shtetit apo me ndonjë strukturë zyrtare të saj.
    Qytetarët duhet të kenë parasysh:
    • Policia e Shtetit nuk dërgon kurrë njoftime zyrtare për hetime nëpërmjet emailit.
    • Asnjë strukturë policore nuk kërkon që qytetarët të paraqiten në polici, pa një thirrje zyrtare të firmosur dhe të protokolluar.
    • Qëllimi i këtyre mesazheve është mashtrimi dhe përhapja e frikës tek qytetarët.
    Policia e Shtetit iu bën thirrje qytetarëve që të mos iu përgjigjen dhe të mos shpërndajnë emaile me përmbajte të tillë.
    Gjithashtu, informojmë se rasti është në hetim nga Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike, me qëllim identifikimin dhe ndëshkimin e autorëve të kësaj veprimtarie kriminale”, njofton Policia e Shtetit.
     

  • “Jam Ilir Proda, paraqitu në polici se je nën hetim”/ Mesazhet kërcënuese që po frikësojnë qytetarët, reagon Policia e Shtetit: Janë false, bëni kujdes

    “Jam Ilir Proda, paraqitu në polici se je nën hetim”/ Mesazhet kërcënuese që po frikësojnë qytetarët, reagon Policia e Shtetit: Janë false, bëni kujdes

    Policia e Shtetit ka dalë në një njoftim zyrtar duke bërë me dije se disa adresa e-mail false po kërcënojnë qytetarët, me qëllim frikësimin, dhe duke u thënë se duhet të paraqiten në polici sepse janë nën hetim.

    Këto mesazhe dërgohen në emër të drejtorit të policisë, Ilir Proda.
    Njoftimi zyrtar i policisë:
    Informojmë qytetarët se së fundi, janë konstatuar disa raste të shtetasve të paidentifikuar që kanë krijuar adresë elektronike të rremë (email), me kredenciale të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, dhe nëpërmjet saj, janë prezantuar si struktura për Hetimin e Krimeve Kibernetike.
    Me këtë adrese, qytetarëve iu janë dërguar mesazhe elektronike me përmbajtje kërcënuese, duke i njoftuar se janë në hetim për krime kibernetike ose vepra penale në fushën e narkotikëve, si dhe duke iu kërkuar që të paraqiten brenda 24 orëve, në polici.
    Informojmë se emailet janë false dhe nuk kanë asnjë lidhje me Policinë e Shtetit apo me ndonjë strukturë zyrtare të saj.
    Qytetarët duhet të kenë parasysh:

    Policia e Shtetit nuk dërgon kurrë njoftime zyrtare për hetime nëpërmjet emailit.
    Asnjë strukturë policore nuk kërkon që qytetarët të paraqiten në polici, pa një thirrje zyrtare të firmosur dhe të protokolluar.
    Qëllimi i këtyre mesazheve është mashtrimi dhe përhapja e frikës tek qytetarët.

    Policia e Shtetit iu bën thirrje qytetarëve që të mos iu përgjigjen dhe të mos shpërndajnë emaile me përmbajte të tillë.
    Gjithashtu, informojmë se rasti është në hetim nga Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike, me qëllim identifikimin dhe ndëshkimin e autorëve të kësaj veprimtarie kriminale.
     

    Top Channel

  • Ishin duke bërë stërvitje, polici qëllon gabimisht me armë ushtarin

    Ishin duke bërë stërvitje, polici qëllon gabimisht me armë ushtarin

    Një ushtar është plagosur gabimisht nga një polic në zonën e Bavarisë në Gjermani.
    Mediat  e huaja raportojnë se ngjarja e rëndë u regjistrua këtë të mërkurë.
    Policia ishte njoftuar nga banorët se në zonë ndodheshin persona të armatosur dhe të dyshimtë. Pas këtij njoftimi, policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje. Ushtarët, të cilët kishin menduar se edhe policia ishte pjesë e stërvitjes, nisën të qëllonin në drejtim të tyre, por jo me plumba.

    Përgjigja e policisë ka qenë e menjëhershme, gjë që la të plagosur një nga ushtarët.
     
    Pas ngjarjes, polici ka dalë me një reagim zyrtar, ku ka deklaruar se ishin në dijeni të stërvitjes së planifikuar prej disa ditësh, por kishin të regjistruar një tjetër vendndodhje.
    Ushtari i plagosur, raportohet se është jashtë rrezikut për jetën./vizionplus.tv

  • Shkodër/ 41-vjeçari denoncon në polici humbjen e gruas

    Shkodër/ 41-vjeçari denoncon në polici humbjen e gruas

    Një 41-vjeçar nga fshati Bushat, në qarkun e Shkodrës, ka denoncuar në polici largimin e bashkëshortes së tij, duke ngritur shqetësimin për mungesën e saj prej 19 ditësh.
    Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, shtetasi A. P., 41 vjeç, ka kallëzuar më datë 22 tetor 2025 se bashkëshortja e tij, shtetasja E. P., 35 vjeçe, është larguar nga banesa më datë 4 tetor dhe nuk është kthyer më.
    Autoritetet policore kanë nisur hetimet dhe janë duke punuar për gjetjen e saj dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

  • “Donin të grisnin bluzen e Shqipërisë”! Flet kameramani që çmendi Serbinë me ngjyrat kuqezi: Më rrethuan menjëherë me polici

    “Donin të grisnin bluzen e Shqipërisë”! Flet kameramani që çmendi Serbinë me ngjyrat kuqezi: Më rrethuan menjëherë me polici

    Flogert Picalli ishte fjala e parë pas ndeshjes Serbi-Shqipëri. Në një stadium të vakët dhe pa shumë zëra të tifozëve serb, ku pritshmëria e një përsëritje Beogradi ishte ende e lartë, Picalli ishte prova e parë dhe e fundit se marrëdhëniet tona mbeten ende të ndezura. Kameramani Picalli ishte në krye të detyrës duke parë ndeshjen dhe në fund të saj, hoqi xhaketën për të bërë një fotografi me bluzen e Jasir Asanit. Kaq mjaftoi që situata të tensionohej dhe përplasja të fillonte, me gjithcka që u dëgjua edhe në transmetim. Në një intervistë për “Mega Sport” që transmetohet në “A2 Cnn”, Picalli ka zbuluar gjithcka:
    “Ishte një adrenalinë e madhe. Po shikoja ndeshjen te zona e gazetarëve. I ra bilbilit arbitri, mua më kapi adrenalina. Unë kisha marrë bluzen e Jasir Asanit që ma ka dhuruar veë Jasiri kur luajtëm në Europian. E kisha veshur poshtë atë bluzen dhe bëra një foto aty sepse nuk vjen një moment i dytë në jetë në Serbi.
    Pasi bëra foton unë, më erdhi dikush që fliste serbisht. Donte të më griste bluzen, e tërhoqi bluzen dhe donte ta griste. Unë mendova se ishte polic, por unë e mbajta bluzen. Më pas erdhi policia dhe më rrethoi, por nga një anë më mori që ndodhi sepse më erdhën shumë njerëz, tifozë të Serbisë. Kam ndenjur në polici gati dy orë, më thonin se kam bërë gjeste me grusht dhe me UCK. Nuk e prisja se do të shkonte puna deri këtu. Më mërzitën sepse nuk e bëra punën sic duhet, hyra vonë në transmetim”, tha Picalli. /Sport Ekspres/?

  • Korrupsion në komisariatin e Rinasit, polici filmohet duke marrë ryshfet

    Korrupsion në komisariatin e Rinasit, polici filmohet duke marrë ryshfet

    Fiks Fare vijoi të denoncojë mënyrën sesi shqiptarët po zhvaten në Aeroportin e Rinasit. Më datë 23 shtator u transmetua investigimi sesi një punonjës i policisë, i quajtur Briken Tereziu, u rikthye në detyrë megjithëse ishte arrestuar, hetuar dhe po gjykohej për dhjetëra raste abuzimi me detyrën.
    Në dosjen e Prokurorisë së Tiranës u faktua se Tereziu dhe disa kolegë të tij, kishin kaluar plot 65 persona, madje edhe të mitur pa prokurën e njërit prind, kundrejt ryshfetit. Megjithëse çështja është në gjykatë dhe Briken Tereziu akuzohet për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre, ai çuditërisht është kthyer në punë.
    Ndërkohë, pas publikimit të këtij rasti, në redaksinë e emisionit investigativ mbërritën informacione se edhe të tjerë punonjës bënin të njëjtin aktivitet. Një bashkëpunëtor i Fiks Fare takoi një tjetër punonjës, i cili i prezantohet si Kevin Kosova.
    Takimi i parë zhvillohet në një lokal në Tiranë, teksa bashkëpunëtori i Fiksi i thotë se duhet të lëvizë. Kevini i bën foto pasaportës dhe e orienton që të presë biletën. Ai merr në telefon një tjetër person, duke i thënë se “o daj ma shih pak këtë që të çova”. Bashkëpunëtori i bën me dije se ka probleme vetëm me afatet, ndërkohë që punonjësi i thotë se “mos e vra mendjen për afatet”.
    Nga biseda del se polici dhe bashkëpunëtori i Fiksit janë takuar edhe herë të tjera, në Rinas, në një tjetër episod të dyshimtë. “Unë sa theva eurot dhe më tha një çun se fol njëherë me këta (policët)” i thotë bashkëpunëtori për herën që janë takuar.
    Në fund të takimit të parë, bashkëpunëtori i thotë policit se ka edhe një shok që ka 10 vite ekspuls. “Brenda 3 vitesh i kanë thënë të mos dalë as nga Shqipëria” i thotë ai, ndërkohë që polici i thotë “të më çojë pasaportën me foto se e rregullojmë, po ta shohim njëherë ça ka”. Bashkëpunëtori i thotë se do të ta çoj, por ai është me ekspuls me gjykatë. “S’është ndonjë gjë, e rregullojmë” i përgjigjet.
    Takimi i dytë zhvillohet sërish në të njëjtin ambient, në qytetin e Tiranës. Bashkëpunëtori i thotë se nesër do të lëvizë dhe e pyet se çfarë turni është. Polici i përgjigjet se është turni i tretë dhe ai vetë do të niset në orën 5 pasdite. Polici i thotë se do të ta çoj që ai të mos ngatërrohet.
    Bashkëpunëtori i thotë se sot s’ka shumë (para), teksa i nxjerr 100 mijë lekë të vjetra dhe e pyet a janë boll? Polici i përgjigjet se “boll janë”. Ai e pyet disa herë nëse janë mjaftueshëm, dhe ai i përgjigjet se po!
    Më pas, polici i tregon një foto me numrat e sporteleve, 1, 2, 3, 4, 5 … “Unë do të lë te 1-shi që ta kesh kollaj. Do të ta çoj me foto prapë dhe do të të them edhe emrin e personit që do të kërkosh” i thotë polici. Bashkëpunëtori e pyet sërish, teksa ai i përgjigjet se “do të ta çoj me foto prapë, do të të them tako filanin. Ti shko aty dhe i thua dua Eraldin, dua … filanin”. Bashkëpunëtori i përgjigjet se mos i qesin punë, ndërkohë që ai i thotë se jo.
    Më pas, bashkëpunëtori i Fiks Fare i thotë për atë shokun me 10 vite ekspuls, ndërkohë që polici i përgjigjet se më sill pasaportën se e rregullojmë. Ai i thotë se nesër do të ikë dhe e pyet si e quanin policin. “Do ta them unë, ik” i përgjigjet.
    Të nesërmen bashkëpunëtori shkon në Rinas, ndërkohë bisedon me policin në rrjetin social whatsapp. Polici i dërgon fillimisht një foto. Te fotoja ai i bën skicën e sporteleve dhe i thotë se “te numri 6 (sporteli) do të takojë Amarildon”. Më pas bashkëpunëtori i thotë se orari është në 19.40, ndërkohë që polici i shkruan se “tani ndërrohet turni, do ta çoj prapë atë”. Më vonë i shkruan “po te ai sportel, tek 6 dmth, kërko Edin”.
    Qytetari paraqitet te sportelet e Policisë në Aeroportin e Rinasit dhe numëron sportelet. Te sporteli numër 6 takon Edin, i cili po fliste në telefon dhe çuditërisht s’kishte radhë si të tjerët. Pas disa sekondash, ai kalon pa probleme policinë, hipën në avion dhe mbërrin në destinacion.
    Takimi i parë mes bashkëpunëtorit të Fiks Fare dhe policit Kevin Kosova:
    Fiksi – O flori, se unë kështu s’të njoh! Të njoh me ato rroba (policie).
    Polici – Mirë si ke qenë ti?!
    Fiksi – Mirë, mirë. Unë s’ta mësova as emrin?
    Polici – Kevin!
    Fiksi – Kevin kush?
    Polici – Kosova.
    Fiksi – Kosova?

    Polici – Ee.
    Fiksi – Tani unë dua të lëviz.
    Polici – Unë pasaportën ta pata parë ty?
    Fiksi – Po ore e kam këtu. Kam ardhur me pasaportë me vete, s’kam lujtur mëndsh.
    Polici – Ma jep ti bëj një foto.
    Fiksi – Bëja një foto që të jemi në rregull bashkë. Se ti kur je me rrobat e policisë je më ndryshe, kurse me rrobat kështu s’më dukesh në botë (që je polic)! Unë kam kaluar 2 herë.
    Polici – Kur je për të ikur?
    Fiksi – Javën që vjen, ça turni je ti?
    Polici – Jam turni i dytë.
    Fiksi – Ma jep një përgjigje ti.
    Polici – Dhe ti prite …
    Fiksi – Ta pres biletën unë?
    Polici – Ta presësh!
    Fiksi – Ok, po pres biletën.
    Polici – Ja ta kontrolloj (pasaportën).
    Fiksi – Kontrolloje. Dhe kur vjen puna 2 herë, jo ishe kështu jo ishte ashtu. Se unë nuk e kuptoj dot. Tani unë ta pres?
    Polici – Prite.
    Fiksi – Se unë dua të iki para datës 7 tetor.
    Polici – (Flet në telefon) O daj ma shih pak këtë që të çova.
    Fiksi – Ça i nise ndonjë gjë ti?
    Polici – Ma shih pak dhe ma ço.
    Fiksi – Kevin Kosova, unë thashë mos e ke … kushëri ti?
    Polici – Jo, jo.
    Fiksi – Po nga jeni ju me origjinë?
    Polici – Jemi kosovar me origjinë.
    Fiksi – Kosovar, merre me mend po keni lindur në Tiranë?
    Polici – Po, (familja ka ardhur) para Zogut.
    Fiksi – Ëë, po qenke tirans i vjetër ti mo.
    Polici – Shtëpinë në “Ali Dem” mo!
    Fiksi – Tani unë po e marr biletën, po flas me këtë të agjencisë.
    Polici – Fol dhe unë ja do flas. Ti s’besoj se ke qenë ndonjëherë kështu deportim?
    Fiksi – Jo, jo, jo. Kështu s’kam, po kam probleme vetëm me afatet. Ashtu e nxjerr ajo goca në kompjuter.
    Polici – Mos e vrit mendjen për afatet.
    Fiksi – Mirë, atëherë kështu po e lëmë!
    Polici – Ti vetëm prite.
    Fiksi – Unë do e pres dhe do të ta çoj kur e kam prerë biletën, ta dërgoj me …
    Polici – Ma çoi ky mua atë.
    Fiksi – Në rregull jemi, mund të kaloj?
    Polici – Po, se s’po të …
    Fiksi – Jo se më ka mbajtur aty 2 herë, unë do të ti tregoj edhe datat. Edhe më thonte mua eee tak më futi këtej mbrapa e ke parasysh. Po unë e kam shumë siklet kur të jem në udhëtim. Unë s’dua të bëj gjëra kur jam në udhëtim.
    Polici – E marr vesh.
    Fiksi – Prandaj ngela në siklet atë ditë. Edhe ajo komunikonte … Më tha njëri aty, tak i thyeva eurot unë. Ik ma tha fol me ata çunat aty se ato të mbarojnë punë tha. Duke u marrë më tha jo këtej e andej. Është turp o burrë, e di si u skuqa efff. Frikë, siklet e thua se kisha bërë ndonjë krim. Unë këtë pasaportën e kam me atë, e ke parasysh, ta tregova.
    Polici – Ma jep.
    Fiksi – Jo, jo ka atë. Rrinë tu e pa atë, e ke parasysh atë, shihe çik këtu. Kam atë …
    Polici – S’është gjë!
    Fiksi – Po pra, kjo ka qenë kur mua më kanë ndaluar në Kroaci. Mirëpo rrinë duke e shikuar shumë këtë.
    Polici – E mira është ta ndërrosh fare (pasaportën).
    Fiksi – Duket prapë?
    Polici – Ka po është shtrenjtë një çik (ta bësh shpejt pasaportën), kështu që kalo me këtë ti.
    Fiksi – Po e kalojmë njëherë me këtë dhe pastaj bëjmë të renë, çfarë problemi ka, mos të merrem me …
    Polici – Po pra.
    Fiksi – Je i ri shumë ti, njëzet e ca …
    Polici – S’jam i ri unë, lë ça dukem.
    Fiksi – Ouu, sa vjeç je?
    Polici – Unë jam 30.
    Fiksi – Ë në moshë të pjekur je. Unë kam edhe një shok, po shiko ça problemi ka, kot me ta bo si muhabet e kupton. Ai më tha mua, më kanë vënë 10 vjet ekspuls. Po shiko se çfarë ndodh, brenda këtij 10 vjetshi, 3 vjet ia kanë bërë për mos me dalë as nga Shqipëria. Kjo e dalme nga Shqipëria si është? Se më tha mua një shok, me bë me e kalu kufirin në këmbë, ka kështu ça quhen ato rreze.
    Polici – Thuaj të çojë pasaportën me foto, ma ço t’a shoh unë.
    Fiksi – Pasaportën me foto po ku me e zbrit?
    Polici – E rregullojmë atë, po t’a shohim ça afati ka t’a shoh unë …
    Fiksi – Në rregull do t’a çoj vëllai jot, çke ti do t’a çoj vëllai jot pasaportën e atij. Ai është me ekspuls, me gjykatë!
    Polici – S’është ndonjë gjë!
    Fiksi – Ok.
    Polici – Këtu ça s’ka, me e rregullu.
    Fiksi – Këtu ku je marrë. Ça s’ka, shqiptari … Ne jemi njisha për atë punë.
    Polici – Hëhë.
    Fiksi – Po, po. Do t’i them këtij shoku, ta takoj edhe …
    Polici – Më ço pasaportën e shoh unë.
    Fiksi – T’a çoj unë pasaportën.
    Polici – Unë sot mbasdite në punë jam.
    Fiksi – Dhe e kontrollon më mirë te puna?
    Polici – Po.
    Fiksi – Mirë pra, nga java se unë po lëviz. Ndoshta mund t’a marr atë shokun e ta takojmë.
    Polici – Nuk ka problem, ma ço.
    Fiksi – Ose t’a çoj unë.
    Takimi i dytë mes bashkëpunëtorit të Fiksit dhe punonjësit Kevin Kosova:
    Fiksi – Pse përgjumësh ti, ishe …
    Polici – Kam qenë 3-sh dje.
    Fiksi – Ke qenë (turni) i 3-të?
    Polici – E.
    Fiksi – Nesër lëviz unë, sot do t’më bjerë check-in. Sot, dhe nesër lëviz. Nesër ça turni je ti?
    Polici – Unë jam 3-sh prapë nesër.
    Fiksi – Po si do …
    Polici – Ça ore do nisesh?
    Fiksi – Po unë në orën 5 e kam.
    Polici – 5 mbasdite?
    Fiksi – Mbasdite, ja t’a shoh këtu. Ta kam dërguar unë, prit një sekondë.
    Polici – Do të ta çoj unë kështu që të mos ngatërrohesh.
    Fiksi – Fiks ok, ma çon ti me telefon ok. Unë e kam në orën, shihe këtu të lutem.
    Polici – E paska në 4 e 20.
    Fiksi – Unë tani sot nuk kam shumë me vete. Mos na shohin. Shihe. Kaq kam sot!
    Polici – Boll janë.
    Fiksi – Për Zotin, kaq kam sot. Ëë?
    Polici – Boll janë!
    Fiksi – Po ashtu po qe, unë prapë jam për 3-4 ditë jam këtu. Se s’kemi tu ashtu … Janë në rregull ato?
    Polici – Po mo. Shihe, e kupton kështu (i tregon foto). Këto janë të gjitha sportelet (e policisë në Rinas).
    Fiksi – Prit, 1, 2, 3 …
    Polici – Të gjitha sportelet, unë do të lë këtu te 1-shi që t’a kesh kollaj.
    Fiksi – Ok, te 1-shi. Ok, ok, ok.
    Polici – Do të ta çoj me foto unë këtë edhe do të të them edhe emrin e personit që do të takosh.
    Fiksi – Te 1-shi, do të dal te 1-shi. Ok.
    Polici – Do të ta çoj me foto unë prapë, mos të ngatërrohesh.
    Fiksi – Te 1-shi, shumë mirë.
    Polici – Do të them unë tako filanin.
    Fiksi – Fiks.
    Polici – Do ti shkruaj dua Eraldin, dua filanin.
    Fiksi – Se mos më qesin punë, se …
    Polici – Po jo ore.
    Fiksi – Se mos kanë futur këto rregullat e reja na mbytën.
    Polici – Jo.
    Fiksi – Kurse ai shoku im, për punën e asaj, 10 vjet e ka.
    Polici – Ta çoi foton e pasaportën.
    Fiksi – Jo më tha mua unë me pasaportën time s’kaloj dot. E kam kontrolluar.
    Polici – Thuaj ta çoj.
    Fiksi – Ok, në rregull po i them. Që mos të hyj unë shumë, e ke parasysh. Mos të rri duke i thënë 100 herë, e ke parasysh. Mirë kështu e lëmë atëherë do të më çosh mua numrin dhe ça quhet ai Eraldi?
    Polici – Do të ta them unë, do të ta them në WhatsApp.
    Fiksi – Në WhatsApp, mirë.
    Të nesërmen, qytetari paraqitet në Rinas:
    Fiksi – 1, 2, 3, 4, 5, 6 euu. 6, 7-ta … O Edo (polici dhe sporteli i rekomanduar)! Sa kalova tani dhe jam duke pritur këtu te dera. Mirupafshim atdhe i bekuar!/TopChannel

  • Avokati i Kryemadhit dhunon rojen e Gjykatës në Vlorë, shoqërohet në Polici: Nuk e kam goditur

    Avokati i Kryemadhit dhunon rojen e Gjykatës në Vlorë, shoqërohet në Polici: Nuk e kam goditur

    Një incident është regjistruar sot në Gjykatën e Shkallës së Parë të Vlorës, ku punonjësi i sigurisë është dhunuar nga një avokat. Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në hyrje të gjykatës në zonën ku kalohet përmes detektorëve të metaleve. E gjithë ngjarja ka ndodhur pasi roja e sigurisë nuk ka lejuar avokatin Redi Llanaj që të kalonte te skaneri, ndërsa pas debatit verbal, situata ka degjeneruar në dhunë fizike.
    Avokati ka kërkuar të hyjë në gjykatë duke thënë se e kishin thirrur, por roja nuk e ka lejuar duke i thënë që nuk kishte dijeni apo të ishte informuar që avokati të ishte thirrur në gjykatë. Por, sipas burimeve, avokati Llanaj ka deklaruar në polici se nuk e ka goditur rojen. Menjëherë pas incidentit, avokati Llanaj, është shoqëruar në ambientet e policisë për të dhënë shpjegime mbi ngjarjen. Redi Llanaj është edhe avokat i Monika Kryemadhit.
    Ndërkohë, më herët gjatë ditës, një incident u regjistrua në Gjykatën e Apelit, ku pak ditë më parë u vra në sallën e gjyqit, gjyqtari Astrit Kalaja. Një person ka kërcënuar rojen e sigurisë së gjykatës, pas një debati të zhvilluar mes tyre. Burime bëjnë me dije për ZËRI-n se qytetari Gentian Mali, është shoqëruar në polici nga forcat e komisariatit n.1.

  • Avokati i Monika Kryemadhit dhunon rojen e Gjykatës në Vlorë, shoqërohet në Polici: Nuk e kam goditur

    Avokati i Monika Kryemadhit dhunon rojen e Gjykatës në Vlorë, shoqërohet në Polici: Nuk e kam goditur

    kryemadhi-avokati Redi Llanaj

    VLORË- Një incident është regjistruar sot në Gjykatën e Shkallës së Parë të Vlorës, ku punonjësi i sigurisë është dhunuar nga një avokat. Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në hyrje të gjykatës në zonën ku kalohet përmes detektorëve të metaleve. E gjithë ngjarja ka ndodhur pasi roja e sigurisë nuk ka lejuar avokatin Redi Llanaj që të kalonte te skaneri, ndërsa pas debatit verbal, situata ka degjeneruar në dhunë fizike. 

    Avokati ka kërkuar të hyjë në gjykatë duke thënë se e kishin thirrur, por roja nuk e ka lejuar duke i thënë që nuk kishte dijeni apo të ishte informuar që avokati të ishte thirrur në gjykatë. Por, sipas burimeve, avokati Llanaj ka deklaruar në polici se nuk e ka goditur rojen. Menjëherë pas incidentit, avokati Llanaj, është shoqëruar në ambientet e policisë për të dhënë shpjegime mbi ngjarjen. Redi Llanaj është edhe avokat i Monika Kryemadhit. 
    Ndërkohë, më herët gjatë ditës, një incident u regjistrua në Gjykatën e Apelit, ku pak ditë më parë u vra në sallën e gjyqit, gjyqtari Astrit Kalaja. Një person ka kërcënuar rojen e sigurisë së gjykatës, pas një debati të zhvilluar mes tyre. Burime bëjnë me dije për ZËRI-n se qytetari Gentian Mali, është shoqëruar në polici nga forcat e komisariatit n.1./ZËRI