24 orë pasi hodhen në erë me tritol një lokal në Kamëz, policia e kryqytetit arrestoi tre persona. Në pranga përfunduan ish oficeri i policisë Jeton Lami, Florin Domi dhe Flogert Mezhika, ndërsa një i katërt u shpall në kërkim.
Shkak u be një gjobe gjysëm milionë euro që pronari i lokalit kishte refuzuar t’ia jepte të arrestuarve. Lokali ishte marre me qira nga dy persona kuneter me njeri- tjetrin.
Të njëjtat burime sqarojnë se tre të prangosurit mes të cilëve edhe ish- polici Jeton Lami i kishin vendosur gjobë 500 mijë euro pronarit të lokalit, Saimir Sina, ky i fundit jetonte në Itali. Arsyeja ka qenë pasi ata i kërkonin që lokalin të mos ua linte me qira dy kunetërve Klodjan Muratit dhe Benard Elezit. Dhe për këtë arsye e kishin paralajmëruar se nëse nuk largonte ata nga lokali do të duhet tu jepte atyre gjobën prej 500 mijë eurosh.Tritoli shpertheu rreth orës 02:20 të mëngjesit të së shtunës duke shkaktuar deme te konsiderueshme materiale
Por Jeton Lami, i arrestuar këtë të diel është polici I operacionales që shoqëroi për herë të fundit, Ervis Martinaj, një nga njerëzit më të kërkuar në vend, i shpallur i zhdukur në gusht të 2023. Ai e transportoi ish bosin e lojrave te fatit nga Tirana në Vlorë derisa humbi pa gjurmë.
Për këtë Jeton Lami u shpall fajtor për shpërdorim detyre, një dënim të cilin ai e shleu me kohën e paraburgim duke u liruar nga qelia në 24 nëntor. Ndërkohë i shpalluri i në kërkim si pjesë e grupi të gjobëvënësve është Ervis Lami i dyshuar për vrasjen e postierit, Lulzim Visha në zonën e Kamzës, janarin e këtij viti. Menjëhërë pas vrasjes, uniformat blu gjetën armë në shtëpinë e tij dhe të xhaxhait./vizionplus.tv








