Pas incidentit të dhunshëm në spektaklin “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi fizikisht Gjestin gjatë largimit nga shtëpia, janë zbardhur detaje të reja nga dëshmia e Jozit në polici. Sipas raportimeve, Jozi ka deklaruar: “Më ka provokuar gjatë gjithë lojës, nga gjaknxehtësia e qëllova. Nuk e durova më!”, duke justifikuar veprimin e tij si pasojë e tensioneve të akumuluara gjatë qëndrimit në spektakël .
Incidenti ndodhi menjëherë pas eliminimit të Jozit nga gara, kur ai iu afrua Gjestit dhe e goditi me shuplakë në fytyrë, duke e rrëzuar në tokë përpara kamerave dhe publikut. Pas aktit, forcat e policisë ndërhynë menjëherë dhe arrestuan Jozin, i cili u shoqërua në komisariat për t’u marrë në pyetje.
Tag: polici
-

“Më provokoi, nuk e durova më”/ Zbardhet dëshmia e Jozit në polici
-

Pa asnjë kontakt prej 11 ditësh, motra e alarmuar denoncon në policinë e Korçës: Më është zhdukur vëllai!
Një 53-vjeçare në Korçë ka denoncuar në polici zhdukjen e të vëllait.
Shtetasja K.A., ka kallëzuar në polici se ka humbur kontaktet me vëllain e saj prej datës 2 prill.
“Në Komisariatin e Policisë Korçë ka bërë kallëzim shtetasja K. A., 53 vjeçe, e cila kallëzon se në datën 02.04.2025 ka humbur kontaktet me vëllain e saj, shtetasin P. D., 49 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij“, njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme. -

Pa asnjë kontakt prej 11 ditësh, motra e alarmuar ngre në këmbë policinë: Më është zhdukur vëllai
Një 53-vjeçare në Korçë ka denoncuar në polici zhdukjen e të vëllait.
Shtetasja K.A., ka kallëzuar në polici se ka humbur kontaktet me vëllain e saj prej datës 2 prill.
“Në Komisariatin e Policisë Korçë ka bërë kallëzim shtetasja K. A., 53 vjeçe, e cila kallëzon se në datën 02.04.2025 ka humbur kontaktet me vëllain e saj, shtetasin P. D., 49 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij“, njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme. -

Korçë/ 53-vjeçarja denoncon në polici: Më është zhdukur vëllai
Një 53-vjeçare në qytetin e Korçës ka denoncuar në polici humbjen e vëllait të saj.Sipas uniformave blu mësohet se ajo nuk ka kontaktuar me vëllain që prej datës 2 prill.
Policia ndërkohë po punon për gjetjen e tij.“Në Komisariatin e Policisë Korçë ka bërë kallëzim shtetasja K. A., 53 vjeçe, e cila kallëzon se në datën 02.04.2025 ka humbur kontaktet me vëllain e saj, shtetasin P. D., 49 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij“, njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme./Opinion.al -

Dhunoi kunatën dhe e kërcënoi që të mos e denonconte në Polici, arrestohet 45-vjeçari
Një 45-vjeçar i cili akuzohet se ka dhunuar motrën e bashkëshortes dhe më pas e ka kërcënuar që të mos e denonconte në Polici është vendosur në pranga nga blutë e Librazhdit.
Njoftimi i policisë:Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, pas kallëzimit të një 37-vjeçareje se bashkëshorti i motrës së saj e kishte dhunuar dhe e kishte kanosur për të mos kallëzuar, kanë organizuar menjeherë punën dhe kanë kapur autorin e dyshuar, shtetasin N. P., 45 vjeç, banues në Librazhd. Gjatë shoqërimit në ambientet e Policisë, 45-vjeçari ka kundërshtuar punonjësit e Policisë.
Në përfundim të veprimeve, shtetasi N. P., 45 vjeç, u arrestua në flagrancë për veprat penale “Dhuna në familje”, “Kanosja për të mos kallëzuar” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme. -

Skandali | Policia serbe bastis dhomat e zhveshjes të ekipit shqiptar dhe ushtron edhe dhunë
Një skandal i vërtetë ka ndodhur në qytetin e Bosilegradit në Serbi, pasi ka përfunduar ndeshja midis KF Mlladost dhe klubit shqiptar KF Tërnoci.
Nga KF Tërnoci kuptohet se me të përfunduar ndeshja, policia ka hyrë në terren dhe ka goditur një futbollist të KF Tërnoci e më pas është futur edhe në dhomat e zhveshjes.
Sipas FOLonline, mësohet se policët kanë kontrolluar veç e veç çantat dhe sendet personale të futbollistëve tërnocas. Ky është një rast i rrallë në futboll ku policia futet në zhveshtore.
Lidhur me incidentin e ndodhur sot në Bosilegrad, kryetari i Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka komunikuar me Drejtorinë e Policisë në Vranje.
Nga policia, atij i kanë thënë se: “Policia e Bosilegradit ka marrë informacione se disa futbollistë të KF Tërnoci kanë futur në stadium mjete të forta dhe armë të ftohta me qëllim të shkaktimit të incidenteve. Pas bastisjes së kryer, ka rezultuar se askush nga KF Tërnoci nuk posedon gjëra të tilla”.
Poashtu, sipas policisë: “Kapiteni i KF Tërnoci ka bërë shqiponjën me duar me qëllim të nxitjes”.
Në fund nga policia i është thënë kryetarit Pajaziti “se pas deklaratave në polici, futbollistët do lihen të lirë për tu kthyer në shtëpi”.
Kjo edhe pikërisht ka ndodhur, pasi lojtarët janë liruar, sipas Spekrit. Tre lojtarë të KF Tërnocit ishin ftuar për deklarat në polici, vetëm dy prej tyre kanë dhënë deklarat.
Kapitenit të ekipit, Albinot Junuzi dhe lojtari Herolind Beqiri ju është bërë presion që të pranonin në polici se kanë kërcënuar me sulme “nacionale” për të cilën lojtarët kategorikisht kanë refuzuar ta pranojnë pasi që një gjë e tillë nuk është e vërtet.
Ndërsa i sulmuari nga polici në uniform, Veton Zeqiri nuk është lejuar që të paraqes rastin e sulmit ndaj tij, duke ja pamundësuar edhe deklaratën në polici.
VIDEO -

Shoqërimi në polici i Alimadhit/ Këlliçi: I gjashti në radhën e krerëve të partive opozitare që goditen dhe arrestohen
Anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka reaguar lidhur me shoqërimin e kreut të Ballit Kombëtar Adriatik Alimadhit në polici.
Lidhur me këtë, Këlliçi thotë se Alimadhi është i gjashti në radhën e krerëve të partive opozitare që goditen, merren peng, arrestohen, persekutohen.
“Në emër të Partisë Demokratike e dënoj me forcë këtë akt të paligjshëm, burracak, këtë dorë të zezë të pushtetit mbi çdo qytetar të lirë.Policëve, që tregohen të fortë me qytetarët, dhe të zgërlaqur me të fortët e dosjeve të krimit, nuk janë burra por burracakë që marrin urdhëra nga nipi i Enverit dhe djali i Kristaqit”, thekson Këlliçi.
Deklarata e anëtarit të kryesisë së PD, Belind Këlliçi:
Policia e narko-shtetit ka hyrë dje me forcë, pa mandat, dhe në shkelje të ligjit në një mjedis privat, duke dhunuar kreun e një prej partive opozitare, Adriatik Alimadhi.
Pamjet janë të qarta. Policë civilë dhe me uniformë tërheqin dhe godasin një zotëri në moshë, në punën dhe pronën e vet.
Policisë iu deshën shumë orë për të dalë me variantin e vonuar dhe si zakonisht të manipuluar. Thonë se kishin shkuar për të kontrolluar lokalin e të vëllait të Alimadhit si pikë bastesh sportive. Edhe nëse kjo është e vërtetë, ata ishin aty që kompanitë e Olsit të Edit, të mos kishin konkurrencë! Sepse askush tjetër në qytet nuk mund të vërë baste pa marrë Olsi dhe Edi përqindjen.
Alimadhi është i gjashti në radhën e krerëve të partive opozitare që goditen, merren peng, arrestohen, persekutohen.
Në emër të Partisë Demokratike e dënoj me forcë këtë akt të paligjshëm, burracak, këtë dorë të zezë të pushtetit mbi çdo qytetar të lirë.Policëve, që tregohen të fortë me qytetarët, dhe të zgërlaqur me të fortët e dosjeve të krimit, nuk janë burra por burracakë që marrin urdhëra nga nipi i Enverit dhe djali i Kristaqit.
Goditja e nacionalistit Adriatik Alimadhi dje, ishte dora e Bllokut të vjetër të gjakut dhe hakmarrjes kundër shqiptarëve të lirë.
Më 11 maj, kemi në dorë 2 zgjedhje. Narko-shtetin e Ramës që godet djathtas e majtas, për ujin, dritat, tokat e bregdetit, deri edhe bastet sportive, ose shtetin serioz që e mbron qytetarin dhe zhvillon ekonominë.
Shqipëria madhështore nuk është slogan, është polici në krah të qytetarit dhe kundër krimit, me krimineli pas hekurave, dhe jo duke u kapardisur në Bllok! -

Dyshohet për vetëvrasje të një polici të Kosovës
Një vetëvrasje dyshohet se ka ndodhur ditën e sotme në Prishtinë.
Bëhet fjalë për një zyrtar policor.
Ngjarja ka ndodhur në një lagje të Prishtinës.Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.JOQ Sondazh
-

Ky është polici që dyshohet se u vetëvra në Prishtinë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet.
Dyshohet për një vetëvrasje të një polici të Kosovës
Alban Tolaj, mësohet të jetë zyrtari i ndjerë.Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.JOQ Sondazh
-

Vidhet furgoni dhe kasaforta në Lushnjë, shoqërohen dy persona në polici
Dy persona janë shoqëruar në polici këtë të hënë pasi vodhën kasafortën dhe furgonin në një thertore në fshatin Golem të Lushnjës.
Gjatë largimit nga vendi i ngjarjes, për t’iu shmangur Policisë, autorët janë larguar në një rrugë dytësore dhe si pasojë, në fshatin Golem automjeti ka dalë nga rruga dhe u gjet nga shërbimet e Policisë.
Gjatë këqyrjes së automjetit, është gjetur edhe kasaforta e vjedhur nga autorët, e pa hapur.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.Top Channel