Tag: polici

  • Bëri njoftim të rremë në polici, nën hetim gruaja nga Gjirokastra

    Bëri njoftim të rremë në polici, nën hetim gruaja nga Gjirokastra

    POLICIA E SHTETIT
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen F. C., 36 vjeçe, banuese në Gjirokastër, pasi ka bërë njoftim të rremë në sallën operative të DVP Gjirokastër. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

  • Gjyshja ‘i përvishet’ punës në 3 të mëngjesit, u hedh lavatriçen mbesave jetime

    Gjyshja ‘i përvishet’ punës në 3 të mëngjesit, u hedh lavatriçen mbesave jetime

    Emisioni “Stop” në Tv Klan ka rikthyer në vëmendje rastin e dy vajzave jetime, Senada dhe Serena Mullaymerit. Gjyshja dhe xhaxhai nuk i lejojnë të futen në shtëpinë e tyre, e cila ka qenë në proces legalizimi. Xhaxhai u ndërpreu ujin dhe dritat dhe u kërkoi para.Vajzat u pajisën me urdhër mbrojtjeje nga xhaxhai dhe e shoqja, dy jetimet, Senada dhe Serena Mullaymeri dhe u kthyen në shtëpi, ku u përballën me dhunën psikologjike dhe fizike nga ana e gjyshes. E moshuara po u nxirrte jashtë lavatriçen mbesave jetime duke i sharë e kërcënuar pse ato denoncuan.
    Vajza: Ça po bën?
    Gjyshja: Kollaj, kur më çoni andej-këtej juve.
    Vajza: Lëre lavatriçen, mos e lëviz!
    Gjyshja: Jo!
    Vajza: Mos e lëviz lavatriçen! Mos e lëviz lavatriçen!
    Gjyshja: E bëtë hesap, kur vini andej-këtej?
    Vajza: Mos e lëviz lavatriçen!
    Gjyshja: Po e lëviz, me mua…Jam unë këtu, s’je ti!
    Në këto kushte, Senada u paraqit në komisariatin e policisë nr. 5 ku policët i thanë se nuk mund të pajiset me urdhër mbrojtjeje nga gjyshja.
    Polici: Ça problemi ke?
    Vajza: Jemi pajisur me një urdhër mbrojtje për xhaxhain dhe nusen e xhaxhait.
    Polici: Do të pajisesh?
    Vajza: U pajisëm.
    Polici: Sot? Po!
    Vajza: E morëm atë ditë, erdhëm që ta deklaronin.
    Polici: Po!
    Vajza: Edhe sapo shkuam te shtëpia, ata nxitën gjyshen për të ardhur poshtë dhe për të na dhunuar.
    Polici: Ke paditur dy veta?
    Vajza: Po!
    Polici: S’ka tjetër emër.
    Vajza: Jam edhe unë këtu mbrapa.
    Polici: Ti je pajisur me urdhër mbrojtjeje?
    Vajza: Po!
    Polici 1: Ndaj xhaxhait dhe ndaj…? Nuses së xhaxhait!
    Vajza: Po!
    Polici: Po ça ka ndodhur?
    Vajza: Sa shkova në shtëpi unë…
    Polici: Tha me gjyshen? Ti tani, nuk mund të bëjmë urdhër mbrojtje dhe për gjyshen. Nuk bëhet ajo, je pajisur me të.
    Vajza: Po ajo erdhi na…
    Polici 3: A të tha dhe shefi, duro? Nuk bëhet urdhri i mbrojtjes se aty e ke marrë njëherë.
    Polici: Ti je pajisur. Ti, si mund të bëjmë urdhër mbrojtjeje për gjyshen?
    Vajza: Po unë tani kam frikë të shkoj në shtëpi, mos më bën gjë ajo.
    Polici 3: Tani i bie të hedhësh poshtë atë, të marrësh ndaj gjyshes, se kështu tjetër nuk e merr dot më.
    Polici: Të rrëzohet kjo o shoku, se ti je pajisur sot me urdhër mbrojtje, 31.05 je pajis. Si do t’i themi tani, hajde të bëjmë për gjyshen tani? Se s’është hë…
    Vajza: Po si t’ia bëj unë tani?
    Polici: Ça të them unë tani?! Po s’ke ç’t’i thuash avokatit, tashi ti je pajisur me urdhër mbrojtjeje. Tani hajde ta marrim edhe për gjyshen. 
    Vajza: Po ça të bëj unë? E nxisin ata gjyshen për të ardhur se ajo rri në kat të dytë…
    Polici: E marr vesh, e marr vesh se e nxisin ata, po… Ti ik te shtëpia, në qoftë se të shqetësojnë, bjeri 112-ës dhe të vjen patrulla aty!
    Vajza: Po ajo më shqetësoi tani. Unë kam frikë të shkoj.
    Polici: Ç’ia fut kot! Më dëgjo, çfarë po të them. Më dëgjo vëllain tënd! Shko te shtëpia, në qoftë se gjyshja e sheh që ashtu, bjeri 112-ës, vjen patrulla aty, i thotë, ça ke me gocën, apo do të të çoj brenda, se goca është pajisur me urdhër mbrojtje zonjë. Mos iu afroni gocës, fare! Në qoftë se gjyshja të fillon ndonjë fjalë, bjeri 112-ës!
    Polici: Shumë bukur! Po të erdhi gjyshja aty se gjyshen shihe si me stil ti, po filloi prapë, 112 dhe vij aty. Tani si të vijë patrulla, po na i solli që na i bie këtu, do i bëjmë një… do i themi gjyshes, rri urtë, lëre, se do të pajisim, do ta pajisim gocën me urdhër mbrojtje, që mos t’i afrohesh gocës fare, se është plakë e vjetër ajo.
    Vajza: Mirë!
    Polici: Kështu funksionon!
    Vajza pretendon se nuk është lejuar të dalë nga ambientet e policisë, kur është ndjerë keq dhe ka filluar të qajë. Ajo shprehet se punonjësi i policisë i ka bërtitur duke bërë që të ndërhyjë psikologu. Pasi u kryen veprimet në polici, gjyshja është filmuar duke nxjerrë sërish lavatriçen jashtë në orën 3 të mëngjesit. Sot Serena dhe Senada iu drejtuan edhe njëherë gjykatës për pajisjen me urdhër mbrojtjeje nga gjyshja./tvklan.al

  • “Do ta nxij jetën po s’më dhe 3 mijë euro”, polici shantazhon të dënuarin! Zbulohet letra që ‘e dogji’

    “Do ta nxij jetën po s’më dhe 3 mijë euro”, polici shantazhon të dënuarin! Zbulohet letra që ‘e dogji’

    Gjykata e Posaçme urdhëroi SPAK të hetojë rastin e një punonjësi më burgun e Durrësit me iniciale G.Kushi, ndaj të cilit prokuroria e këtij qyteti kishte ngritur akuzën e korrupsionit.
    Siç raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, polici i burgut u denoncua nga një i burgosur i quajtur Marius , i cili njoftoi prokurorinë e këtij qyteti se punonjësi e kishte kërcënuar.
    “Do ta nxij jetën këtu në burg, nëse nuk më jep 3 mijë euro””, thuhet se i ka thënë efektivi të burgosur.
    Pasi e ka paralajmëruar, polici i ka lënë në një letër të verdhë me shkrim dore numrin e llogarisë, ku familja e të burgosurit duhet të hidhte shumën.
    Siç rezulton, pas denoncimit të të burgosurit prokuroria e Durrësit kreu ekspertizën e shkrimit dhe me dyshimet se shkrimi i përkiste policit ngriti akuzë ndaj tij, dhe pikërisht atë të korrupsionit.
    Sipas informacioneve të gazetares Anila Hoxha, rezulton se paratë nuk janë paguar, ndërkohë që çështja me komunikimin e akuzës dhe marrjen si të pandehur të policit u dorëzua tek një gjyqtar paraprak i këtij qyteti, i cili ka shpallur moskompetencën me konstatimin se ky hetim dhe gjykimi duhet shqyrtuar nga gjykata antikorrupsion në Tiranë.
    Gjyqtari Erjon Çela sipas Anila Hoxhës pasi ka shqyrtuar çështjen ka vendosur që aktet hetimore të rikonsiderohen edhe njëherë nga SPAK, që duhet të bëjë të njëjtat veprime dhe t’ja dorëzojë të pandehur policin.

  • ‘Plumbi i artë’/ Dëshmia e Alibejt: Polici me jepte akses me informacione në TIMS, unë i dhashë telefon të koduar me SKY ECC

    ‘Plumbi i artë’/ Dëshmia e Alibejt: Polici me jepte akses me informacione në TIMS, unë i dhashë telefon të koduar me SKY ECC

    Erion Alibej ka konfirmuar në dëshminë e tij ditën e sotme në GJKKO atë që dyshohej hershëm, se shumë oficerë të Policisë së Shtetit mbanin telefona të enkriptuar me platformën SKY ECC.Reklama në FieriWeb

    Një polici ai tha se i kishte siguruar në telefon të koduar në këmbim të aksesit në sistemin TIMS për informacion mbi personat që ishte i interesuar. Alibej nuk ia publikoi emrin pasi ishte ngjarje nën hetim, por prokurori ndërhyri duke sqaruar se oficeri nuk ishte pjesë e këtij gjykimi.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    “Tek Ardian Çollaku, që sot është i ndjerë, mora informacion, por unë u lidha dhe me një punonjës policie, i dhashë një Sky Ecc, kisha akses në TIMS përmes tij, kërkoja informacion për emra, ai m’i çonte me foto të dhënat. Emrin s’po e them se është në hetim…”.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Në këtë moment ndërhyn prokurori i dosjes, që tha se s’ishte nevoja të përmendej emri i policit: Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    “S’ka nevojë, se s’është objekt i këtij gjykimi”.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

  • Goditi sekretarin e KZAZ, autori shoqërohet në polici. Vëzhguesit nxirren jashtë

    Goditi sekretarin e KZAZ, autori shoqërohet në polici. Vëzhguesit nxirren jashtë

    Rei Nozlli është shoqëruar në polici pas një përplasjeje fizike, pranë Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ) në Kashar. Nozlli ka goditur me grusht sekretarin e KZAZ-së, çka ka sjellë ndërhyrjen e menjëhershme të forcave të rendit.
    Pas ngjarjes, ai është shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje dhe për të sqaruar rrethanat e konfliktit. Dyshohet se sherri ka ndodhur, për vota të kandidatëve preferencialë të PS-së.

    Policia po heton mbi shkaqet që çuan në përplasjen fizike. Ngjarja ka ngjallur reagime dhe shqetësim, duke sjellë në vëmendje nevojën për qetësi dhe përgjegjshmëri gjatë procesit zgjedhor. Në KZAZ Kashar janë nxjerrë jashtë vëzhguesit, ndërkohë që brenda janë të pranishëm numëruesit. Ende nuk është vendosur se kur do të rinisë procesi i numërimit.

     

  • E kërcënoi për votën në rrjete sociale, qytetari kallëzon në polici nënkryetarin e një subjekti politik në Lushnjë

    E kërcënoi për votën në rrjete sociale, qytetari kallëzon në polici nënkryetarin e një subjekti politik në Lushnjë

    Një qytetar në Lushnjë ka kallëzuar në polici nënkryetarin e një subjekti politik në Lushnjë.
    Sipas qytetarit 28 vjeçari e ka kanosur në platformën “Messenger”, për dhënien e votës.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. P., 27 vjeç, banues në fshatin Bubullimë, pasi ka kallëzuar shtetasi J. Ç., 28 vjeç, se shtetasi 27-vjeçari, nënkryetar i një subjekti politik në Lushnjë, e ka kanosur në platformën “Messenger”, për dhënien e votës. Materialet procedurale iu referuan SPAK, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesmarrjes në zgjedhje”, informoi sot policia.

  • Elbasan/ Fotografoi votën, shoqërohet në polici 56-vjeçarja

    Elbasan/ Fotografoi votën, shoqërohet në polici 56-vjeçarja

    Një 56-vjeçare në Elbasan është shoqëruar në Polici.
    Uniformat blu bënë me dije se M.C., 56 vjeç ka fotografuar votën e saj gjatë procesit të votimit në lagjen “5 Maj”. Ngjarja u vu re nga anëtari i komisionit të qendrës së votimit nr 2321, i cili njoftoi policinë.
    “Rreth orës 07:45, ka njoftuar anëtari i komisionit të qendrës së votimit nr 2321, në lagjen “5 Maj”, shtetasi I. P., se gjatë procesit të votimit, shtetasja M. C., 56 vjeçe, ka fotografuar fletën e votimit.
    Shërbimet e policisë kanë shoqëruar në polici 56-vjeçaren, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Votimi në qendrën e mësipërme vazhdon normalisht”, njofton policia.

  • Fotografoi fletën e votimit, shoqërohet në polici 56-vjeçarja në Elbasan

    Fotografoi fletën e votimit, shoqërohet në polici 56-vjeçarja në Elbasan

    Policia e Elbasanit ka shoqëruar një komisariat një 56-vjeçare, e cila fotografoi fletën e votimit.
    Qytetarja u denoncua publikisht nga kreu i PD-se se Elbasanit, Aurel Bylykbashi.
    Ngjarja ka ndodhur ne Lagjen “5 Maji”, fotografimi i votes eshte konstatuar nga komsioneret te cilet me pas kane njoftuar dhe policinë.
    Njoftimi i policisë:
    Elbasan/Informacion paraprak
    Rreth orës 07:45, ka njoftuar anëtari i komisionit të qendrës së votimit nr 2321, në lagjen “5 Maj”, shtetasi I. P., se gjatë procesit të votimit, shtetasja M. C., 56 vjeçe, ka fotografuar fletën e votimit.
    Shërbimet e policisë kanë shoqëruar në polici 56-vjeçaren, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
    Votimi në qendrën e mësipërme vazhdon normalisht.

  • Përplasja me Xhemal Gjunkshin në Dibër, shoqërohet në polici Esat Gjura

    Përplasja me Xhemal Gjunkshin në Dibër, shoqërohet në polici Esat Gjura

    Pamje nga Dibra

    DIBËR- Esat Gjura, babai i kandidatit të Partisë Socialiste, Daniel Gjura, është shoqëruar në polici pas përplasjes që pati me kandidatin e Partisë Demokratike në Dibër, Xhemal Gjunkshi dhe ekipin e tij.
    ZËRI ka siguruar pamjet nga momenti i shoqërimit të Gjurës.

    ZËRI raportoi këtë mbrëmje përplasjen e ndodhur në Dibër. Ekipi i PD-së me në krye Gjunkshin ndaluan Gjurën që po udhëtonte me mjetin e Policisë Bashkiake, pas dyshimeve se po sbpërndante para për blerje votash. Gjunlshi, në një prononcim për ZËRI pohoi se ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri gjatë përplasjes.
    Nga incidenti nuk ka persona të lënduar, ndërkohë në automjetin e Gjurës bëhet me dije se është gjetur edhe portofoli i kandidatit të PS-së, Daniel Gjura bashkë me mjetet e tij të identifikimit./ZËRI/

  • EMRAT/ Të shtënat me armë në Peshkopi, shpallet në kërkim polici, babai i kandidatit të PS

    EMRAT/ Të shtënat me armë në Peshkopi, shpallet në kërkim polici, babai i kandidatit të PS

    Një incident është regjistruar pak momente më parë në një fshat në Peshkopi.

    Është identifikuar dhe shpallur në kërkim polici, Esat Gjura, i cili ka qëlluar me armë zjarri. Po ashtu në kërkim është dhe një person tjetër. Sakaq mësohet se Gjura është babai i kandidatit të PS, Daniel Gjura.
    Gazetari i TCH, Endi Tufa, raporton se forcat e FNSH-së ndodhen në vendin e ngjarjes. Forcat policore ushtruan kontroll dhe morën automjetin e Gjurës.
    Sipas uniformave blu, denoncimi është bërë nga Xhemal Gjunkshi, kandidat për deputet i PD, i cili pretendon se efektivi i policisë shpërndante para në këmbim të votave.

    Top Channel