Tag: polici

  • Çfarë ndodhi? Arrestohet polici i njohur, ja akuzat që rëndojnë mbi të (Emri)

    Çfarë ndodhi? Arrestohet polici i njohur, ja akuzat që rëndojnë mbi të (Emri)

    Një efektiv policie është arrestuar në Tropojë pasi u kap duke transportuar rreth 1000 litra naftë kontrabandë.

    Polici Fatbardh Kuçana, me detyrë në patrullën e Komisariatit të Tropojës, në zonën e Qafë Morinës. Ai po udhëtonte me një automjet tip “Volksëagen” me rimorkio, ku kishte të ngarkuar një depozitë me naftë.
    Sipas AMP-së, efektivi nuk iu bind urdhrave të kolegëve për të ndaluar në pikën e kontrollit dhe vijoi lëvizjen pa kaluar në verifikim. Pas peshimit të ngarkesës, u konstatua se bëhej fjalë për rreth 840 kilogramë karburant, që i korrespondojnë afro 1000 litra naftë.
    Kuçana u arrestua në flagrancë dhe ndaj tij janë ngritur akuzat për “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë” dhe “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.

  • Polici i patrullës kapet mat me rreth 1000 litra naftë kontrabandë

    Polici i patrullës kapet mat me rreth 1000 litra naftë kontrabandë

    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka kapur ”mat” policin Fatbardh Kuçana, pjesë e policisë së Tropojës. Ai dyshohet për kryerjen e veprave penale “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Arrestimi është kryer në rrethanar kur polici është gjetur duke drejtuar një automjet tip Volksëagen me rimorkio, në të cilën kishte të ngarkuar një depozitë të mbushur me naftë.
    Njoftimi i AMP-së:

    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Kukës – Dibër) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor F. K, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Tropojë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë… etj” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
    Arrestimi u bë i mundur pasi me datë 24.05.2026 rreth orës 18:00 duke drejtuar automjetin tip Volksëagen së bashku me rimorkio në të cilën kishte ngarkuar një depozitë të mbushur me karburant të llojit naftë, ka kaluar territorin doganor duke mos ju bindur shërbimeve të Pikës së Kontrollit Kufitar dhe Shërbimeve Doganore Qafë Morinë për verifikimin e ngarkesës dhe ndjekjen e procedurave. Pas kryerjes së veprimeve hetimore dhe peshimit nga autoritetet përkatëse, ka rezultuar pesha prej 840 kg.
    Materialet proceduriale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shakllës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.
    AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën [email protected].

  • Çfarë ndodhi në rrugët e Beratit? Sherr mes një polici bashkiak dhe një qytetari (Video)

    Çfarë ndodhi në rrugët e Beratit? Sherr mes një polici bashkiak dhe një qytetari (Video)

    Një punonjës i Policisë bashkiake dhe një qytetar janë përfshirë në një konflikt fizik ditën e sotme në qytetin e Beratit.
    Sherri ka ndodhur rreth 15 minuta më parë pranë ish-pallatit të kulturës, për arsye ende të paqarta.
    Sipas raportimeve nga dëshmitarë të ngjarjes, i pari që e nisi sherrin ishte djali i ri i cili goditi punonjësin e policisë.
    Ky i fundit duket se i kthehet dhe e hedh përtokë.

    “Rastesisht po kaloja nuk i pyeta se isha ne rreth, por polici ishte bashkiak. Afer ish-pallatit të Kulturës te xhamia. E qelloi ai cuni përpara, skisbte faj polici,” shkruan një qytetar për JOQ.

    Deri më tani nuk ka pasur një reagim nga autoritet dhe nuk dihet nëse polici dhe djali i ri kishin një sherr të mëparshëm, apo situata përshkallëzoi direkt.

  • PAMJET- Sherr në mes të rrugës, Polici i Bashkisë qëllon me grusht dhe hedh në tokë qytetarin

    PAMJET- Sherr në mes të rrugës, Polici i Bashkisë qëllon me grusht dhe hedh në tokë qytetarin

    PAMJE NGA NGJARJA

    BERAT- Një punonjës i Policisë Bashkiake dhe një qytetar janë përfshirë në një konflikt fizik ditën e sotme në qytetin e Beratit. Sherri ka ndoshur pranë ish-pallatit të kulturës, për arsye ende të paqarta. Sipas raportimeve nga dëshmitarë të ngjarjes, i pari që e nisi konfliktin ishte i riu i cili goditi punonjësin e Policisë. Ky i fundit në pamjet e publikuara në JOQ, duket se i kthehet dhe e hedh përtokë. 
    “Rastesisht po kaloja nuk i pyeta se isha ne rreth, por polici ishte bashkiak. Afer ish-pallatit të Kulturës te xhamia. E qelloi ai cuni përpara, skisbte faj polici” shkruan një qytetar.

    Deri më tani nuk ka pasur një reagim nga autoritet./ZËRI

  • “Makina e bllokuar lëviz në Fier”, pronari denoncon veprimet e policisë!

    “Makina e bllokuar lëviz në Fier”, pronari denoncon veprimet e policisë!

    Një automjet i bllokuar nga policia lëvizte lirisht në qytetin e Fierit, kur duhej të qendronte te pika e bllokimit e Policisë së Shtetit.Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Automjeti tip “Fiat” iu bllokua një banori të Fierit, pasi u kap me 1 cigare hashash për përdorim personal. Por, pronari e ka parë në lëvizje. Madje, polici që duhet t’a ruante i thotë se e morën në Komisariat.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua Genci dhe Igli Taka, të cilët dyshojnë se mjeti lëvizte nga punonjës policie. “Djalin e kanë kapur dy a tri herë, e kanë mbajtur disa ditë brenda dhe e kanë liruar. Tani djali gabim e ka, por s’kam çfarë t’i bëj është përdorues i lëndëve narkotike. Ka ikur në Gjermani dhe ka punuar dhe unë e detyrova që të kthehej se ne, prindërit e tij, jemi të sëmurë dhe s’ka kush të kujdeset. Të dy me ilaçe dhe nuk lëvizim dot” thotë babai, duke shtuar se i ka kërkuar që të marrë edhe një makinë.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Automjeti është tip Fiat. Babai dhe vetë djali pohojnë se e kanë parë mjetin duke lëvizur lirisht në qytetin e Fierit. “Shkojmë te Policia e Fierit dhe na thonë se është te pika e bllokimit. Ne e kemi parë në lëvizje, se e njohim nga pjesa e pasme, pasi në vend të shenjës Fiat ka një shenjë tjetër, tip pistolete” thotë djali. Ai shton se ka shkuar te policia disa herë, por asnjë përgjigje, ndërsa thotë se përveç policisë askush s’mund t’a marrë makinën nga pika e bllokimit. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Pas denoncimit, djali shkoi te pika e bllokimit. Takon punonjësin e policisë, teksa i kërkon që të shohë makinën. Polici i thotë se aty është dhe ai nuk lejohet që ta shohë pasi është e bllokuar. Djali e pyet se e ka parë makinën në lëvizje në Fier dhe nëse ka ndonjë dokument a procesverbal se përse ka lëvizur. Polici i thotë se shko pyet te Komisariati se ata e dinë. Ai pranon se mjeti ka lëvizur nga pika e bllokimit, por nuk jep detaje. Madje, i thotë që të largohet se tani as foto s’do që t’i bëjë mjetit.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Grupi i Fiks Fare shkoi te pika e bllokimit dhe takoi policin, të cilin e gjejnë me një bluzë të bardhë. E pyesin nëse është polic, ndërsa thotë se po, dhe uniformën e ka lënë te vendroja. Polici thotë se makina është brenda në pikë, por nuk pranon që Fiksi ta filmojë pasi duhet autorizim.

    Gazetarët e pyesin se përse lëviz makina, ndërsa ai largohet dhe mbyll derën nga brenda. Qendron disa minuta dhe del, teksa Fiksi e pyet se kush e lejoi makinën që të dalë. Ai pranon se ka dalë dhe se ka shkuar në komisariat.

    Fiksi telefonin oficerin e Policisë Gjyqësore që ka bërë veprimet dhe ka sekuestruar makinën tip Fiat. OPGj thotë se makina është bllokuar, ka një vendim dhe më pas është futur në pikën e bllokimit. Fiksi i thotë se makina ka lëvizur dhe se është parë duke lëvizur në qytetin e Fierit. OPGj thotë se s’ka dijeni dhe se makina aktualisht është në pikën e bllokimit.

    Fiksi e kërkon që ta shohin, ndërsa OPGj i thotë se po dhe i kërkon grupit të Fiksit që t’a marrin në Drejtorinë e Policisë së Fierit, pasi pika e bllokimit është në afërsi të qytetit të Patosit. Makina e Fiks Fare shkon te drejtoria bashkë me qytetarin dhe kur shkon atje, OPGj telefonon Fiksin dhe thotë se ka ardhur shkresa dhe se qytetari të paraqitet për t’a firmosur dhe për t’a marrë që sot makinën.

    Denoncuesi rikthehet te Pika e Bllokimit me letrën e OPGJ-së, ndërkohë që më vonë vjen edhe oficeri me makinën e policisë. Ai thotë se s’ka dijeni që makina të ketë dalë dhe se mjeti ka qenë te pika e bllokimit. Qytetari merr makinën. “Te vendi që e mora e kontrollova disa ditë më parë dhe s’e gjeta. Kësaj herë më thanë se është dhe e mora. Është në gjendje pune. Falenderoj emisionin ‘Fiks Fare’ që më ndihmoi për ta marrë” përfundon Igli.

    ***

    Pika e Bllokimit të makinave në Fier

    Qytetari – Jam prapë ai djali, dua të shihja pak atë FIAT-in.

    Polici – Po për çfarë do t’a shikosh ti atë?

    Qytetari – Dua të shikoj gjërat fizike të mjetit unë.

    Polici – Nuk të lejohet pa shkresa, FIAT-i aty është. Merr shkresë nga Ilia (Oficeri) dhe hajde këtu. Mjeti aty është, do që t’i bëj unë fotografi atje?

    Qytetari – Po. E mira është që t’a shikoj edhe vetë unë.

    Polici – Jo, nuk lejohet brenda.

    Qytetari – Mund të vemi ta shikojmë bashkë?

    Polici – Jo!

    Qytetari – Po si jo?!

    Polici – Të lutëm s’i bëj as fotografi. Këtu është futur me letra ajo, nuk të njoh ty unë, njoh letrat.

    Qytetari – Ore erdhëm e pamë bashkë?

    Polici – Po, ishte gabimi im që të futa brenda.

    Qytetari – Po ishte makina?

    Polici – Ishte!

    Qytetari – Ku ishte?

    Polici – Aty ishte.

    Qytetari – Nuk e kam parë!

    Polici – Ka qenë në komisariat, nga komisariati ka ardhur këtu. Të thashë unë që në komisariat s’të japin shpjegime?

    Qytetari – Jo.

    Polici – Hë të thashë unë?

    Qytetari – Jo se me letra më rezultonte se ishte këtu makina.

    Polici – Jo.

    Qytetari – Ne e pamë në dosje bashkë, e pamë bashkë?

    Polici – Po e pe në dosje po ishte marrë për verifikim në komisariat. Ik merr oficerin këtu dhe nëse s’është makina do të mbaj unë përgjegjësi.

    Qytetari – Ok po e marr unë në telefon.

    Polici – E bëra unë problem atë që e mbajnë atje ata …

    Qytetari – Po e marr unë në telefon.

    Polici – Nuk ka mundësi se vete unë në burg. Po makinën e kishin marrë ata, e kishin çuar atje.

    Qytetari – (Telefonon Oficerin)

    Oficer – Alo!

    Qytetari – O Ilia si je ti?

    Oficeri – Mirë si je ti.

    Qytetari – Ore jam te pika e bllokimit me këtë rojën …

    Polici – Ik merr shkresat do të fus unë. Unë atë ditë e bëra problem e të thashë që …

    Qytetari – Mjeti nuk ishte …

    Polici – Edhe njëherë, mjeti ka qenë në komisariat! Ishte shënimi që ka dalë në datën.

    Qytetari – Po ça date?

    Polici – Në datën 16.

    Qytetari – Ore mjetin e pamë bashkë që s’ishte aty.

    Polici – Edhe njëherë. Atë ditë kishte ikur, e ke me shkrim.

    Qytetari – Kishte ikur?

    Polici – Ka dalë me shënim!

    Qytetari – Me ça urdhri, më trego urdhrin?

    Polici – Ka dalë me shënim ore.

    Qytetari – Më trego urdhrin!

    Polici – Ore ka vajtur në komisariat ore.

    ***

    Ballafaqimi i grupit të Fiks Fare me policin e Pikës së Bllokimit

    Gazetari – Ti je roje këtu?

    Polici – Jam polic, s’jam roje!

    Gazetari – Ëë polic! Të pash me A… (bluzë)!

    Polici – U bëra me djersë

    Gazetari – Ne për një makinë, na thanë që s’është këtu!

    Polici – Po.

    Gazetari – Është kjo AB899NU e Gencit.

    Polici – Po, ja do ta …

    Gazetari – Është këtu brenda apo jo?

    Polici – Po.

    Gazetari – Do na e tregosh?

    Polici – Po.

    Polici – (Mbyllet te vendroja) Një sekondë, prit!

    Gazetari – Po mos e kyç!

    Gazetari – Është aty brenda?

    Polici – E garantuar, të garantoj unë.

    Gazetari – Po pse lëviz kjo nga pika e bllokimit? Pse ka lëvizur?

    Polici – S’ka lëvizur!

    Gazetari – Sapo it he Iglit …

    Polici – Ka shkuar në komisariat!

    Gazetari – Po pse ka qenë në komisariat?

    Polici – Për verifikim ata.

    Gazetari – E morën ata të komisariatit?

    Polici – Po!

    Gazetari – Ke mbajtur procesverbal që ka dalë për në komisariat?

    Polici – Po ore.

    Gazetari – Në ça date? Në ça date ka dalë? Kur ka ardhur?

    Polici – Këtu nuk lejohet këtu, dale të marr shefin unë dhe të jap …

    Gazetari – Tani kur ka dalë, kur ka dalë?

    Polici – Ta jap unë me data, të marr shefin unë edhe … Të marr shefin unë!

    Gazetari – Sot është këtu brenda?

    Polici – Po.

    Gazetari – Kur e kanë sjellë?

    Polici – Zotëri është brenda.

    Gazetari – Kur e kanë sjellë?

    Polici – Unë erdha mora shërbimin sot ishte brenda.

    Gazetari – Kur ka ardhur, na e shiko dhe na e verifiko pak.

    Polici – Po mirë të flas me shefat.

    Gazetari – Po na e shiko te procesverbali.

    Polici – Të flas me shefat, të lutem, të lutem. Diç çik nga dera.

    Gazetari – Mos më prek …

    Polici – Po të jetë po ashtu ik mos na … Unë them ik nga dera komunikojmë bashkë.

    Gazetari – Mos më shty.

    Polici – S’po të shtyj! (Futet sërish brenda vendrojes dhe kyç derën)

    Polici – Urdhëro zotëri?

    Gazetari – Mundesh?

    Polici – Jo nuk mundesh pa autorizim. Mjeti s’ka lëvizur, aty është. Merr autorizim atje dhe hajde. Merrni autorizimin atje dhe mjetin e keni brenda.

  • Polici i kërkoi të ndalonte, shoferi në Gjirokastër shkeli gazin, vihet nën hetim

    Polici i kërkoi të ndalonte, shoferi në Gjirokastër shkeli gazin, vihet nën hetim

    POLICIA E SHTETIT
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin F. D., 38 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të ndaluar automjetin.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

  • Polici australian qëllohet për vdekje në një pronë rurale

    Polici australian qëllohet për vdekje në një pronë rurale

    Një polic australian është qëlluar për vdekje në një pronë rurale në Tasmaninë e Australiës. Polici po kryente “detyra rutinë” në një shtëpi në North Motton, pranë qytetit Ulverstone, të hënën në mëngjes, kur u qëllua nga “një anëtar i publikut,” tha Policia e Tasmanisë në një deklaratë.

    Një polic i dytë ka kundërpërgjigjur me zjarr, duke plagosur të dyshuarin, i cili më pas është dorëzuar. I dyshuari nuk është plagosur rëndë, por polici ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra.

    Qëllimet me armë janë relativisht të rralla në Australi, e cila ka vendosur disa nga rregulloret më të rrepta për armët e zjarrit në botë, pas vrasjes masive të 35 personave nga një person i vetëm në Port Arthur, Tasmani, në vitin 1996.

    Pas qëllimit të së hënës, në North Motton është vendosur një skenë krimi, tha një zëdhënës i policisë, duke shtuar se “nuk ka kërcënim të vazhdueshëm për publikun.” “Kjo është një ngjarje traumatike dhe po ofrohet mbështetje për mirëqenien e të përfshirëve dhe të prekurve,” thuhej në deklaratë.

    Policia pritet të japë një përditësim për mediat të hënën pasdite. Në një deklaratë, kryeministri i Tasmanisë, Jeremy Rockliff, e quajti ngjarjen një “tragjedi të dhembshme.” “Për të gjithë ata që patën nderin të njihnin këtë polic, veçanërisht familjen dhe kolegët e tij… dashuria e një shteti të tërë është me ju sot.”

  • Do dilte në pension më 1 korrik, humb jetën gjatë një ndjekjes së grabitësit polici 60-vjeçar

    Do dilte në pension më 1 korrik, humb jetën gjatë një ndjekjes së grabitësit polici 60-vjeçar

    Një polic italian humbi jetën sot, në provincën e Brindisit, në Itali teksa ndiqte disa grabitës.

    Carlo Legrottaglie, polici 60-vjeçar, ishte në shërbim në njësinë radiomobile të Francavilla-s dhe ishte pranë daljes në pension.
    Sot do të ishte dita e tij e fundit e punës, nga nesër do të fillonte pushimin para daljes zyrtare në pension më 1 korrik.
    Sipas informacioneve të deritanishme rreth ngjarjeve, Legrottaglie dhe kolegët e patrullës kishin ndërhyrë për të ndaluar një grabitje në një pikë karburanti. Gjatë ndjekjes makina e grabitësve u përplas me makinën e patrullës.
    Në atë moment, grabitësit kanë dalë nga makinat dhe janë ndjekur në këmbë nga dy policët. Pikërisht atëherë, një nga keqbërësit ka qëlluar me armë, duke e goditur Legrottaglie-n, i cili është rrëzuar në tokë.
    Polici tjetër, shpëtoi pa u plagosur, dhënë alarmin për ndihmë mjekësore, por Legrottaglie nuk u shpëtua dot. Patrullat e forcave të rendit po kërkojnë autoret nëpër fshatrat e zonës me anë të helikopterit. Ndërkohë zona është izoluar që policia të kryejë hetime.
    Legrottaglie ishte në shërbim në njësinë radiomobile të Francavilla Fontana, por jetonte në Ostuni me bashkëshorten dhe dy vajzat. Siç ka lajmëruar edhe kryetari i bashkisë së Francavilla Fontana, Antonello Denuzzo, i ndjeri do të dilte në pension më 1 korrik. Por sot ishte dita e tij e fundit e punës, pasi nesër do të fillonte pushimin.
     

    Top Channel

  • U godit me plumb në kokë, ndërron jetë në spital pas 3 ditësh ish-polici shqiptar

    U godit me plumb në kokë, ndërron jetë në spital pas 3 ditësh ish-polici shqiptar

    Pas tre ditësh agonie dhe vuajtje, sot më 11 qershor në spitalin e Padovës ka ndërruar jetë 58-vjeçari shqiptar, Fatos Cenaj, i goditur me disa plumba në kokë të dielën në mëngjes.

    Plagët e marra ishin tepër të rënda. Mjekët që e morën nën kujdes menjëherë pas ngjarjes, tentuan gjithçka për ta shpëtuar, por sot u detyruan të deklaronin se ish-polici shqiptar ka ndërruar jetë.
    Ngjarja ndodhi të dielën në mëngjes, më 8 qershor, në rrugën Casoni Basse. Viktima ndodhej në një tricikël duke shkuar në punë, kur, vetëm disa kilometra larg shtëpisë, u qëllua me dy plumba pas koke.
    Karabinierët e Njësisë Hetimore të Padovës vazhdojnë të hetojnë për zbardhjen e rastit.
    Prokurori që ka në dorë dosjen e hetimeve, përveç autopsisë, me shumë mundësi do të kërkojë edhe një ekspertizë balistike për të kuptuar trajektoren e plumbit, nga çfarë distance është qëlluar dhe me çfarë arme.
    Aktualisht nuk ka dëshmitarë dhe nuk ka kamera sigurie që mund të ndihmojnë hetuesit. Detaji i vetëm është se vrasja ka ndodhur në një zonë bujqësore të Fontanivës, ku të dielën në mëngjes një kalimtar, pa një person të shtrirë në kanal pranë triçiklit të tij dhe mendoi se Cenajt i kishte rënë të fikët ose kishte patur një aksident rrugor.
    Kur ekipet mjekësore mbërritën, kuptuan menjëherë se bëhej fjalë për diçka shumë më serioze. Të gjitha skenarët mbeten të hapura: Nga një e shtënë aksidentale nga ndonjë gjuetar, deri te një atentat i qëllimshëm.
     

    Top Channel

  • U qëllua me plumb në kokë, ish-polici Fatos Cenaj ndërron jetë pas 3 ditësh në spital

    U qëllua me plumb në kokë, ish-polici Fatos Cenaj ndërron jetë pas 3 ditësh në spital

    Pas tre ditësh agonie dhe vuajtje, sot më 11 qershor në spitalin e Padovës ka ndërruar jetë 58-vjeçari shqiptar, Fatos Cenaj, i goditur me disa plumba në kokë të dielën në mëngjes.
    Plagët e marra ishin tepër të rënda. Mjekët që e morën nën kujdes menjëherë pas ngjarjes, tentuan gjithçka për ta shpëtuar, por sot u detyruan të deklaronin se ish-polici shqiptar ka ndërruar jetë.
    Ngjarja ndodhi të dielën në mëngjes, më 8 qershor, në rrugën Casoni Basse. Viktima ndodhej në një tricikël duke shkuar në punë, kur, vetëm disa kilometra larg shtëpisë, u qëllua me dy plumba pas koke.
    Karabinierët e Njësisë Hetimore të Padovës vazhdojnë të hetojnë për zbardhjen e rastit.
    Prokurori që ka në dorë dosjen e hetimeve, përveç autopsisë, me shumë mundësi do të kërkojë edhe një ekspertizë balistike për të kuptuar trajektoren e plumbit, nga çfarë distance është qëlluar dhe me çfarë arme.
    Aktualisht nuk ka dëshmitarë dhe nuk ka kamera sigurie që mund të ndihmojnë hetuesit. Detaji i vetëm është se vrasja ka ndodhur në një zonë bujqësore të Fontanivës, ku të dielën në mëngjes një kalimtar, pa një person të shtrirë në kanal pranë triçiklit të tij dhe mendoi se Cenajt i kishte rënë të fikët ose kishte patur një aksident rrugor.
    Kur ekipet mjekësore mbërritën, kuptuan menjëherë se bëhej fjalë për diçka shumë më serioze. Të gjitha skenarët mbeten të hapura: Nga një e shtënë aksidentale nga ndonjë gjuetar, deri te një atentat i qëllimshëm.