Tag: polici

  • ”Nuk më linte të argëtohesha”, detaje sesi vajza e mbyti me tel babain

    ”Nuk më linte të argëtohesha”, detaje sesi vajza e mbyti me tel babain

    Detaje kanë dalë në dritë nga krimi i rëndë në familje në Frashër të Fier, ku vajza mbyti për vdekje me tel babanë e saj. 26-vjeçarja ka pranuar krimin dhe në dëshminë e saj në polici ka deklaruar se i ati e trajtonte me fanatizëm.
    Në dëshminë e saj e reja thotë se babai nuk e lejonte të vishej në mënyrë bashkëkohore dhe as të argëtohej. Sipas 26-vjeçares, i ati ushtronte edhe shumë presion në përditshmërinë e saj.

    Krimi i rëndë ndodhi rreth mesnatës së djeshme, por 26-vjeçarja e raportoi në polici si aksident. Efektivët ngritën dyshime gjatë deklarimeve të saj në polici dhe kryen hetime të thelluar deri në zbulimin e së vërtetës.

  • SPAK merr të pandehur dhe policin e burgjeve, e akuzon se i dha Veliajt telefonin

    SPAK merr të pandehur dhe policin e burgjeve, e akuzon se i dha Veliajt telefonin

    SPAK i ka komunikuar akuzën edhe një polici të burgjeve, i cili akuzohet se i dha kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj një telefon gjatë shoqërimit të tij nga Durrësi.
    Fatjon Baci, është polici që akuzohet se i dha telefonin për të komunikuar kryebashkiakut Veliaj gjatë kohës që transportohej nga IEVP Durrës në Apelin e Posaçëm për masën e sigurisë.
    Episodi dyshohet se ka ndodhur më datë 11 mars 2025.
    SPAK i ka komunikuar ditën e sotme akuzat personave nën hetim për dosjen Veliajt.

  • Fiks Fare/ Shteti la të hapur konfliktin e pronësisë, qytetarja i hedh kundërshtares vaj makine në fytyrë!

    Fiks Fare/ Shteti la të hapur konfliktin e pronësisë, qytetarja i hedh kundërshtares vaj makine në fytyrë!

    Një konflikt pronësie i pa zgjidhur nga organet shtetërore ka futur në sherr familjet në Dajç të Lezhës.

    Madje, një qytetare i ka hedhur kundërshtares në fytyrë vaj makine. Në redaksinë e emisionit Fiks Fare u ankua Gjon Jaku, nga Dajçi i Lezhës dhe banues në Ishull Shëngjin.
    “Këtu jemi në Dajç dhe kam një pasuri të babës dhe babë gjyshit. Unë kam një konflikt me komshitë këtu dhe s’është zgjidhur as nga komshitë dhe as nga bashkia. Personi që kemi ne konfliktin quhet Gjovalin Noci. Ky person ka ardhur 10 vite më parë këtu në fshat dhe ka blerë një shtëpi. Pas 10 vitesh ka hedhur mbeturinat në kopshtin tim” shton Gjoni.
    Më tej pohon se me këtë familje ata janë në konflikt të hapur. “Vjen bashkia dhe s’e zgjidh problemin. Mua më cënon bashkia. Shkon nusja e vëllait dhe ajo e ofendon. Madje i ka hedhur vaj të djegur në flokë dhe në kokë. Kanë shkuar në polici dhe vetëm ngatërrohet. Unë s’e di ku të ankohem, ndaj ju drejtuam juve. Që mos të shkojë më gjatë t’a zgjidhë pushteti lokal. Sipërfaqja është rreth 1300 metër katrorë. Kjo tokë është e vjetër e jona dhe kemi bërë kërkesa për t’a certifikuar. Kjo tokë s’është ndarë më 7501 se këtë tokë e dinin se ishte e jona” shton Gjoni.
    Ai thotë se familja me të cilën konfliktohen nuk pranojnë që t’a zgjidhin me njëri tjetrin. “Ndaj unë iu drejtova shtetit. Unë kam ullinj të vjetër dhe tani kam mbjellë ullinj të rinj te toka. Ai ka 300 metër se vetëm shtëpinë e ka. Pjesën tjetër e ka shtet dhe ai vetëm e ka rrethuar. Kemi shkuar te Njësia Administrative Dajç, dhe ajo i ka ngatërruar punët para 2 vitesh. Ka qenë një administratore tjetër dhe më ka thënë se s’ta zgjidh dhe s’i heq mbeturinat e komshisë. Pastaj ia hoqi me fadromë. Dhe konflikti s’është sheshuar asnjëherë” thotë ai.
    Qytetari tregon edhe ngjarjen që kundërshtarja i ka hedhur kunatës së tij në kokë, fytyrë dhe trup vaj makina. “Tani para dy ditësh kunata ime ka kaluar atje dhe ajo i ka hedhur vaj të djegur. Unë nuk e di ça solucioni ka pasur brenda por ka qenë pak i nxehtë. Është me shenja akoma. Unë nuk e di si përfundon po s’e zgjidhim. Ai pretendon se është tokë shtet, po ullinjtë janë të mëdhenj dhe janë të familjes sonë. Kunata ime ka bërë ankesë dhe të gjitha dhe tani është e acaruar. Mund të shkojë prapë dhe s’e di se çfarë mund të ndodhë. Ata i çojnë në polici dhe vetëm këtë punë ka. Dikush e përkrah atë” përfundon ai.
    Pas ankesës, “viktima” që i është hedhur vaj në kokë fytyrë dhe trup telefonon Administratorin e Njësisë Dajç. Ai i thotë se çështja është në prokurori dhe polici. “Shko te bashkia, tani është me polici dhe s’kam çfarë të bëj” i thotë. Më tej, Administratori i bën me dije se “komshia thotë kjo është tokë shtet si ata si për mu dhe i thotë se s’ka si të ndërhyjë pasi s’ka letra për tokën”.
    Qytetarja i thotë se ata janë ullinj të vjetër, ndërkohë administratori i përgjigjet se tani figuron si tokë shtet. “Unë s’mund të nxjerr letër tjetër dhe t’i bije bashkisë. Tani del shtet dhe s’kemi çfarë t’i bëjmë” thotë ai. Qytetarja i thotë se edhe ai s’ka letra, ndërsa administratori i përgjigjet se edhe ai tjetri e ka bërë kërkesë te policia dhe prokuroria.
    “As nuk kam bërë letra dhe as i jap. Unë kam qenë aty se më ka thirrur shefi i komisariatit. Aty ka ardhur policia. Te zyra ime hajde po unë s’jap letra që i takon tokës” vijon ai ndërkohë që kërcënimet dhe disa gjëra të tjera i ka Policia e Shtetit. Qytetarja i bën me dije se i kanë hedhur vaj në fytyrë, ndërsa ai i përgjigjet se ke bërë denoncimin dhe tani përgjigjet policia dhe prokuroria. “Unë kam hyrë në 2023 këtu dhe s’kam çfarë t’ju bëj tani” i thotë ai.
    Ai i sugjeron që të shkojë në polici dhe të kapin avokat. “Përderisa ke bërë denoncim në polici, do merresh me ata dhe jo me kryeplakun e Dajçit” i thotë ai. Në fund i thotë se aty kanë shkuar 20 policë dhe se kur ka marrë detyrën e ka gjetur si konflikt.

    Top Channel

  • U arrestua se abuzoi me të bijën, komshinjtë i sulmojnë gruan dhe 6 fëmijët e tjerë: Dilni nga shtëpia!

    U arrestua se abuzoi me të bijën, komshinjtë i sulmojnë gruan dhe 6 fëmijët e tjerë: Dilni nga shtëpia!

    Një ngjarje e rëndë u raportua disa ditë më parë në Sheqishtë të Fierit ku Zamir Meta prej kohësh abuzonte seksualisht me vajzën e tij të mitur vetëm 12 vjeç.
    Tashmë Zamir Meta ndodhet në qeli ndërsa e mitura po mbahet në një institucion të posaçëm në Tiranë.
    Në familjen Meta janë dhe 6 fëmijë të tjerë, për të cilët tashmë kujdeset e ëma e tyre, Juela Meta.
    Për ta shteti ka siguruar një banesë pasi pronari i shtëpisë ku banonin, i nxori jashtë pas bërjes publike të rastit në fjalë.
    Zamir Meta akuzohet për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari”.
    Juela Meta ka rrëfyer episodin kur është sulmuar nga pronarja e shtëpisë, e cila e ka kërcënuar se duhet të lironte banesën brenda një afati 2 ditor ose në të kundërt do të derdhej gjak.
    Juela tregon se ka shkruar në polici për të denoncuar rastin, por atje pronarja e shtëpisë ka ndryshuar deklaratat duke thënë se ndihej e kërcënuar nga Juela, dhe kjo e fundit nuk është pajisur me urdhër mbrojtje nga shteti.
    “Komshia po më kërcënonte që do të derdhet gjak. Vjen e zonja shtëpisë se bashku me të vëllain dhe më thotë që edhe dy ditë e shumta duhet të lironi shtëpinë se do të derdhet gjak.
    Shkova në polici, dhashë deklaratë, por policia nuk më dha urdhër mbrojtje. Vjen zonja së bashku me të vëllain dhe ajo ndryshon deklaratat. Ajo ka thënë në polici se dhe ajo ndihet e kërcënuar”, tha Juela Meta.

  • Nëna denoncon në polici, i riu nga Memaliaj zhduket në Francë

    Nëna denoncon në polici, i riu nga Memaliaj zhduket në Francë

    POLICIA E SHTETIT
    Më datën 11.07.2025, është paraqitur në Stacionin e Policisë Memaliaj dhe ka bërë kallëzim shtetasja T. A., banuese në fshatin Toç, e cila prej datës 10.06.2025, ka humbur kontaktet, me djalin e saj, shtetasin R. A., 23 vjeç.
    Sipas deklarimeve të familjarëve, i riu ka qenë së fundmi në Francë. Vijon puna për gjetjen e tij.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

  • Sarandë, nëna denoncon në polici: Më dhunuan dhe filmuan vajzën 12-vjeçare

    Sarandë, nëna denoncon në polici: Më dhunuan dhe filmuan vajzën 12-vjeçare

    Një ngjarje e rëndë është denoncuar në Polici, ku dy të mitur të moshës 14 dhe 15 vjeç, janë vënë nën hetim penal pas një episodi të dhunshëm ndaj një vajze vetëm 12 vjeçe.
    Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Sarandës, më datë 10 korrik 2025, një shtetase 38 vjeçe, ka paraqitur një kallëzim në Komisariatin e Policisë, duke deklaruar se vajza e saj e mitur ishte dhunuar një ditë më parë nga dy bashkëmoshatarë të saj. Ngjarja merr përmasa edhe më shqetësuese, pasi akti i dhunës është filmuar dhe më pas është shpërndarë në rrjetet sociale, duke e ekspozuar viktimën përballë një presioni të madh psikologjik dhe traumatizimi publik.
    Menjëherë pas kallëzimit, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedimin penal ndaj dy të miturve të dyshuar.
    Hetimet tashmë janë në dorë të Prokurorisë së Sarandës, e cila pritet të vijojë me veprimet e mëtejshme procedurale për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe marrjen e masave të nevojshme ligjore.

  • Sherr me thika në Vlorë, plagoset një person, 4 të tjerë përfundojnë në polici

    Sherr me thika në Vlorë, plagoset një person, 4 të tjerë përfundojnë në polici

    Pamje nga sherri

    VLORË- Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një sherri. Ngjarja e rëndë ka ndodhur një natë më oarë në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Një gruo të rinjsh që ndodheshin tek vendi i quajtur Rrapi, në zonën e Ujit të Ftohtë, janë përleshur me njëri-tjetrin. Gjatë sherri ka pasur dhe përdorim të thikave dhe për pasojë, ka mbetur i plaosur Gazmend Vreshtazi. Katër persona janë shoqëruar në polici. Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar nisjen e këtij sherri./ZËRI/

  • Vrasja e 23-vjeçarit në Ulëz/ Priten shoqërime të reja në polici, nesër në vendngjarje ekspertë nga Tirana

    Vrasja e 23-vjeçarit në Ulëz/ Priten shoqërime të reja në polici, nesër në vendngjarje ekspertë nga Tirana

    Vdekja e 23-vjeçarit nga fshati Manesh në Ulëz i cili u gjet i pajetë në ujërat e liqenit të Shkopetit, ka tronditur opinionin publik.
    Për këtë ngjarje, sipas informacionit që ka përcjellë për BW, gazetari i Neë24 Enver Doçi, priten shoqërime të reja në polici. Ndërkohë, ditën e enjte, një grup ekspertësh nga Tirana do të nxjerrin automjetin e 23-vjeçarit nga liqeni i Shkopetit.
    Sipas informacionit që ka siguruar Neës24, 23-vjeçari Renis Dobra ishtr kthyer nga Gjermania rreth 6 muaj më parë, ndërsa familjarët në dëshminë e parë kanë pohuar se nuk kanë dijeni që djali të ketë pasur konflikte me persona të tjerë.

  • Zhduket e reja në Durrës, nëna bën denoncimin në polici

    Zhduket e reja në Durrës, nëna bën denoncimin në polici

    Një vajzë e re është shpallur e zhdukur në Durrës.

    Nëna e saj ka bërë denoncimin në polici pasi ajo është larguar nga banesa më 1 korrik 2025. Policia ka nisur menjëherë kërkimet për gjetjen e saj.

    Ende nuk dihen rrethanat e largimit.

    Njoftimi i policisë:

    V.P., 38 vjeçe, banuese në Durrës, se më datë 01.07.2025, është larguar nga banesa, vajza e saj, shtetasja A. P. Po punohet për gjetjen e saj.

  • Dyshohet se fuste drogë në burg, arrestohet polici në Drenovë

    Dyshohet se fuste drogë në burg, arrestohet polici në Drenovë

    Prej kohësh në përgjim, arrestohet ditën e sotme polici i burgut të Drenovës.

    Burime bëjnë me dije se ka qenë prokuroria që prej disa muajsh e ka vendosur në përgjim policin Rudenc Myrte ndërsa sipas të dhënave, dyshohet se fuste në burg lëndë narkotike dhe sende të paligjshme.
    Dyshohet se ai ka futur brenda ambienteve të burgut doza lëndë narkotike kanabis ndërsa u arrestua nga autoritetet pas urdhrit të prokurorisë.

    Top Channel