Tag: polici

  • Ndryshime në polici, ikën nga drejtimi shefi i komisariatit të Kolonjës

    Ndryshime në polici, ikën nga drejtimi shefi i komisariatit të Kolonjës

    Vijojnë lëvizjet në drejtorinë e policisë së juglindjes. Shefi i komisariatit të Kolonjës, komisar Alket Pashaj largohet nga detyra ndërsa në vend të tij, vendoset shefi i seksionit të trafiqeve komisar Robert Haskaj. Lëvizja është miratuar ditën e sotme nga drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit. Alket Pashaj pritet të vendoset në një tjetër pozicion në polici që do të zbardhet në vijim. Sa i përket, shefit të ri të komisariatit të Kolonjës, ai më parë ka mbajtur postin e shefit të seksionit të trafiqeve në dvp Korccë si edhe më herët, postin e drejtuesit të Amp.

  • I dënuar në Shqipëri për vrasjen e një polici dhe të birit 8 vjeçar për hakmarrje, Kanadaja refuzon ekstradimin e 62-vjeçarit

    I dënuar në Shqipëri për vrasjen e një polici dhe të birit 8 vjeçar për hakmarrje, Kanadaja refuzon ekstradimin e 62-vjeçarit

    Një shtetas shqiptar që jetonte i fshehur në Quebec pasi ishte dënuar në vendin e tij për vrasjen e një polici dhe të një fëmije 8-vjeçar nuk do të ekstradohet, ka konfirmuar këtë javë Gjykata e Apelit.

    “Gjykatësi [i shkallës së parë] ka vlerësuar, me të drejtë, se provat në tërësinë e tyre nuk ishin të mjaftueshme për të urdhëruar ndalimin”, thuhet në vendimin e shpallur të premten në Montreal.
    Ëngjëll Brahimi, 62 vjeç, nuk ka më arsye të shqetësohet se do të dërgohet në Evropën Lindore, ku ai rrezikon një dënim të gjatë burgimi në lidhje me vrasjen brutale të një oficeri të lartë policie dhe të fëmijës së tij 8-vjeçar, ngjarje e ndodhur 25 vjet më parë.
    Masakër me armë automatike
    Sipas autoriteteve shqiptare, Brahimi kërkonte të hakmerrej për vdekjen e vëllait të tij, dhe për këtë arsye dyshohet se kishte shënjestruar shefin e hetimeve të një rrethi, në momentin kur ky i fundit po shkonte në plazh me familjen.
    “Një automjet Audi shfaqet nga një pyll i vogël dhe i del në pritë, përmend dokumenti i gjykatës. Një burrë del duke mbajtur një armë automatike. Ai qëllon disa herë […].”
    Një fëmijë 8-vjeçar humbi jetën në sulm, ndërsa polici arriti të largohej. Por një nga autorët e gjeti pranë një lumi, ku e ekzekutoi.
    Gruaja e viktimës e identifikoi Brahimin rreth pesë muaj më vonë përmes disa fotografive që iu treguan. Autoritetet shqiptare u përpoqën ta arrestonin, por ai kishte ikur tashmë. Fillimisht në Greqi, e më pas në Kanada, ku madje kishte marrë edhe shtetësinë.
    Prova të pasigurta
    E kaluara e gjeti sërish Brahimin, i cili u zbulua. Por ekipi i tij i avokatëve arriti të tregojë se gjyqi që ishte zhvilluar në Shqipëri nuk kishte qenë i besueshëm.
    “Provat janë aq pak të besueshme saqë ekstradimi do të përbënte një gabim gjyqësor”, kishte shpjeguar gjyqtari Alexandre Boucher në vitin 2023, duke vënë në dukje se gjatë gjyqit atje, gruaja e viktimës kishte zgjedhur fotografinë e gabuar për identifikimin e të dyshuarit.
    Prokurori i përgjithshëm i Kanadasë, duke vepruar në emër të Republikës së Shqipërisë, e kishte çuar çështjen në apel, duke pretenduar disa gabime nga gjyqtari. Por në fund të procesit, gjykata më e lartë e Quebec-ut vlerësoi se nuk kishte pasur asnjë gabim.
    “Ai verifikoi mjaftueshmërinë dhe besueshmërinë e provës së certifikuar të paraqitur në mbështetje të kërkesës për ekstradim, vendosi Gjykata e Apelit. Ai vlerësoi se provat paraqisnin një të metë të dukshme dhe se ekzistonte një rrezik real që ato të ishin thelbësisht të pasakta.”
    Për më tepër, edhe pse arratisja e Brahimit mund të linte të kuptohej se ishte sjellje e një personi fajtor, ajo mund të përputhej gjithashtu me dikë që dëshiron “të shmangë një akuzë të gabuar”, është theksuar.

    Top Channel

  • U akuzua për përdhunim, gjykata lë në burg policin 24 vjeçar (EMRI)

    U akuzua për përdhunim, gjykata lë në burg policin 24 vjeçar (EMRI)

    Gjykata e Dibrës ka lënë në burg policin Jetmir Uta, i cili akuzohet për përdhunim.
    24-vjeçari u denoncua nga një vajzë 19-vjeçe, e cila ka deklaruar se polici ka kryer marrëdhënie seksuale me të, duke e kërcënuar.
    Pasi u njoh me faktin që ishte denoncuar, polici ishte larguar për në Kosovë. Pas kthimit të tij në territorin shqiptar, policia bëri të mundur arrestimin e tij./vizionplus.tv

  • “Më tha që kam video e foto të tuat”, zbardhet dëshmia e 18-vjeçares që u abuzua nga polici, deklarata kontradiktore

    “Më tha që kam video e foto të tuat”, zbardhet dëshmia e 18-vjeçares që u abuzua nga polici, deklarata kontradiktore

    jetmir uta

    DIBËR- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e ndodhur në Dibër, ku efektivi i policisë Jetmir Uta, dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 18-vjeçare. E reja ka dëshmuar se Uta, e ka kontaktuar në telefon dhe i ka thënë që kishte foto dhe video të saj, dhe në rast se nuk do ta takonte, ato do të publikoheshin.
    “Nuk e njihja, më shkroi në whatsupp një person me këtë numër (që i përket policit), ku më thotë ‘kam video dhe foto të tuat’, nëse nuk më takon, do t’i publikoj”, ka dëshmuar e reja. Kjo është arsyeja që sipas saj e ka detyruar që të hipte në makinën e oficerit të policisë, ndërkohë që në deklaratën e saj ka dëshmi kontradiktore.
    Fillimisht vajza kishte deklaruar se abuzimi seksual kishte ndodhur në makinën e Utës, ndërsa më pas në hotel. Për këtë ajo pritet të rimerret në pyetje në prani të një psikologeje.
    Dy ditë para abuzimit, vajza është paraqitur me të ëmën, (e cila kishte mbushur 18 vjeçe në tetor), dhe ka kryer denoncimin për Utën, i cili e kishte përndjekur vazhdimisht. Prokurorja e çështjes nuk ka vendosur ende se kur do të kërkojë masën e sigurisë, që pritet të mbahet në fillim të javës.
    Vetë efektivi i policisë, deri tani ka refuzuar të flasë zyrtarisht. Punonjësi i policisë, i cili në kohën e kryerjes së veprës ushtronte detyrën “Ndihmës/Specialist i Patrullës së Përgjithshme”, ishte larguar drejt Kosovës, por u ndalua nga AMP gjatë rikthimit në territorin shqiptar. Sipas hetimeve, ai gjithashtu kishte kanosur viktimën për të mos bërë kallëzim në polici. Materialet proceduriale shtesë përfshijnë edhe dy persona të tjerë të dyshuar për “Kanosje për të mos kallëzuar” dhe “Përkrahje të autorit në krim”.AMP njoftoi se hetimet me metoda speciale treguan përfshirjen e 24-vjeçarit në veprat penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “Shpërdorim i detyrës”, ndërsa procedurat ligjore vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e të gjithë të dyshuarve të tjerë të përfshirë. /ZËRI

  • Abuzoi me të renë, polici mohon akuzat/ Oficeri Jetmir Uta u arrestua në Dibër pas denoncimit të një 19-vjeçareje

    Abuzoi me të renë, polici mohon akuzat/ Oficeri Jetmir Uta u arrestua në Dibër pas denoncimit të një 19-vjeçareje

    Pas arrestimit të punonjësit të policisë Jetmir Uta në Dibër dy ditë më parë ky I fundit vijon të mohojë akuzat para grupit hetimor duke u shprehur se nuk ka abuzuar me të renë.
    Për Jetmir Utën nga Prokuroria ende nuk ka vendosur se kur do të mbajë masën ndaj tij. Oficeri I policisë dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 19-vjeçare, ngjarje për të cilën e reja e denoncoi në polici.
    Sipas të dhënave nga Prokuroria e Dibrës 19-vjeçarja është shprehur se oficeri 24-vjeçar i ka shkruar në ëhatsapp duke e kërcënuar se ka video dhe foto të saj dhe nësë nuk e takonte do ti publikonte. Sipas dëshmisë së 19-vjeçares kjo ka qënë arsyeja që hipi në makinën e oficerit.
    Vajza e cila u paraqit në polici bashkë me të ëmën tregoi për abuzimin, 19-vjeçarja pritet të merret sërish në pyetje për shkak të gjëndjes së rënduar psikologjike. Para grupit hetimor e reja ka treguar dhe bisedat me 24-vjeçarin.
    Oficeri Uta në kohën që ka kryer veprën penale ishte agjent në seksionin për mbështetje operacionale të hetimit në Drejtorinë Vendore Dibër, pas denoncimit ai ishte larguar drejt Kosovës dhe u ndalua në momentin e hyrjes në vendin tonë.

  • E rëndë/ 14-vjeçarja shqiptare shtatzënë dhunohet brutalisht nga nëna e saj,  paraqitet në polici me fetuesin në qese

    E rëndë/ 14-vjeçarja shqiptare shtatzënë dhunohet brutalisht nga nëna e saj, paraqitet në polici me fetuesin në qese

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur Menidi të Greqisë ku një vajzë 14-vjeçare nga Shqipëria, e cila ishte shtatzënë, u rrah brutalisht nga nëna e saj. Dhuna e ushtruar nga e ëma ka rezultuar në abort spontan dhe adoleshentja është paraqitur në polici me fetusin në një qese.
    Sipas protothema.gr, efektivët arrestuan nënën 54-vjeçare për lëndime të rënda trupore dhe dhunë në familje. Dyshohet se gruaja, për arsye ende të panjohura, ka dhunuar vajzën e saj të mitur shtatzënë, duke rezultuar në abort spontan të kësaj të fundit. Vajza mori fetusin dhe u paraqit në komisarit, dhe tani është dërguar në Departamentin e Fëmijëve.

  • Serbi/ Deputetët e opozitës ndalohen nga policia, nuk i lejojnë të hyjnë në parlament

    Serbi/ Deputetët e opozitës ndalohen nga policia, nuk i lejojnë të hyjnë në parlament

    Një skenë absurde ndodhi sot pranë ndërtesës së parlamentit të Serbisë, kur një grup deputetësh nga “Srbija Centar” (SRCE) tentuan që të kalojnë përmes kampit, të quajtur “çaçilend”, për të vazhduar drejt vendit të punës. Policia i ndali dhe nuk u lejonte të kalonin derisa të identifikoheshin.

    Në një moment, Zdravko Ponosh (një nga deputetët) pyeti policët për bazën ligjore që ata kërkonin identifikimin e tyre, dhe polici iu përgjigj “cili është themeli ligjor që ai më thotë se jam majmun?”

    Deputetët thanë se janë përfaqësues ligjorë të popullit, por policia insistoi që ata të tregojnë dokumentet, raporton nova.rs.

    Menjëherë nisi një përplasje verbale dhe të shtyra, pasi policët pretendonin se nuk e dinin se personat që kanë para tyre janë deputetë. Polici i tha atyre që të shkojnë nga hyrja anësore nëpër rrugën Kosovska.

    Në një moment, deputeti Stefan Janjiq iu drejtua policit me fjalë ofenduese, duke i thënë “je majmun”.

    Polici iu kthye se “do ta shohësh se kush është majmun kur heq uniformën!”

    Më pas, Ponosh pyeti me qetësi se “me çfarë baze ligjore kërkoni që ne të identifikohemi?” – dhe polici u përgjigj me seriozitet, duke thënë fjalën për majmunin.

    Ky moment, dhe reagimi i policit, janë filmuar nga kamera dhe kanë shkaktuar valë reagimesh në rrjetet sociale.

  • Serbi/ Policia përplaset me deputetët e opozitës, nuk i lejojnë të hyjnë në parlament

    Serbi/ Policia përplaset me deputetët e opozitës, nuk i lejojnë të hyjnë në parlament

    Një skenë absurde ndodhi sot pranë ndërtesës së parlamentit të Serbisë, kur një grup deputetësh nga “Srbija Centar” (SRCE) tentuan që të kalojnë përmes kampit, të quajtur “çaçilend”, për të vazhduar drejt vendit të punës. Policia i ndali dhe nuk u lejonte të kalonin derisa të identifikoheshin.
    Në një moment, Zdravko Ponosh (një nga deputetët) pyeti policët për bazën ligjore që ata kërkonin identifikimin e tyre, dhe polici iu përgjigj “cili është themeli ligjor që ai më thotë se jam majmun?”
    Deputetët thanë se janë përfaqësues ligjorë të popullit, por policia insistoi që ata të tregojnë dokumentet, raporton nova.rs.
    Menjëherë nisi një përplasje verbale dhe të shtyra, pasi policët pretendonin se nuk e dinin se personat që kanë para tyre janë deputetë. Polici i tha atyre që të shkojnë nga hyrja anësore nëpër rrugën Kosovska.
     
    Në një moment, deputeti Stefan Janjiq iu drejtua policit me fjalë ofenduese, duke i thënë “je majmun”.
    Polici iu kthye se “do ta shohësh se kush është majmun kur heq uniformën!”
    Më pas, Ponosh pyeti me qetësi se “me çfarë baze ligjore kërkoni që ne të identifikohemi?” – dhe polici u përgjigj me seriozitet, duke thënë fjalën për majmunin.
    Ky moment, dhe reagimi i policit, janë filmuar nga kamera dhe kanë shkaktuar valë reagimesh në rrjetet sociale.

  • VIDEO-Skenë absurde në Serbi/ Policia përplaset me deputetët e opozitës, nuk i lejojnë të hyjnë në Parlament

    VIDEO-Skenë absurde në Serbi/ Policia përplaset me deputetët e opozitës, nuk i lejojnë të hyjnë në Parlament

    Një skenë absurde ndodhi sot pranë ndërtesës së parlamentit të Serbisë, kur një grup deputetësh nga
    “Srbija Centar” (SRCE) tentuan që të kalojnë përmes kampit, të quajtur “çaçilend”, për të vazhduar drejt vendit të punës. Policia i ndali dhe nuk u lejonte të kalonin derisa të identifikoheshin. 
    Në një moment, Zdravko Ponosh (një nga deputetët) pyeti policët për bazën ligjore që ata kërkonin identifikimin e tyre, dhe polici iu përgjigj “cili është themeli ligjor që ai më thotë se jam majmun?” 
    Deputetët thanë se janë përfaqësues ligjorë të popullit, por policia insistoi që ata të tregojnë dokumentet, raporton nova.rs. 
    Menjëherë nisi një përplasje verbale dhe të shtyra, pasi policët pretendonin se nuk e dinin se personat që kanë para tyre janë deputetë. Polici i tha atyre që të shkojnë nga hyrja anësore nëpër rrugën Kosovska. 
    Në një moment, deputeti Stefan Janjiq iu drejtua policit me fjalë ofenduese, duke i thënë “je majmun”. 
    Polici iu kthye se “do ta shohësh se kush është majmun kur heq uniformën!” Më pas, Ponosh pyeti me qetësi se “me çfarë baze ligjore kërkoni që ne të identifikohemi?” – dhe polici u përgjigj me seriozitet, duke thënë fjalën për majmunin. 
    Ky moment, dhe reagimi i policit, janë filmuar nga kamera dhe kanë shkaktuar valë reagimesh në rrjetet sociale. 

    POLICIJA U SLUŽBI MAFIJE, VUČIĆEVA POLICIJA NAPADA POSLANIKE OPOZIJE, SRBIJA, BEOGRAD, 25.11.2025 GOD NE NIJE KOLUMBIJA, BANDO. pic.twitter.com/tHtewEsVNX
    — V (@BraticVlad3613) November 25, 2025