Alfred Lela është zhgënjyer me Silva Cakën, pasi kjo e fundit u emërua zv.ministre e Brendshme. Ai i kujton asaj se e ka mbrojtur dikur nga policët, kur protestonin për Teatrin Kombëtar.
“Pra, Silva Caka nga e dhunuar ka vendosur te behet shefe e policeve qe e dhunuan.
Tani pyes: ka ndryshuar Rama, Policia apo Silva? Apo eshte me e thjeshte: betejat behen me ‘kap noj gjo’?
Nuk jam penduar qe u hodha ne folene e patro-policeve te Rilindjes, per t’i dale zot Silves, sepse ne fakt nuk e dija se ishte ajo, por vetem nje vajze, cilado vajze. Si rregull, nje gruaje nuk i permenden kaloresite. Silvave te pushtetit, po”, shkruan ai.
Tag: policëve
-

Silva Caka la opozitën për postin e zv.ministres, Alfred Lela: Betejë ‘me kap noj gjo’, s’jam penduar që…
-

Qyteti që mbeti pa mbrojtjen e policëve
Qyteti i Bostonit në Massachusetts më 9 shtator të vitit 1919, mbeti qëllimisht pa mbrojtjen e policisë, pasi kjo e fundit u hodh në grevë për ngritjen e rrogave. Policëve nuk u ishin ngritur rrogat gjatë viteve të Luftës së parë Botërore, kur kostoja e jetesës u ngrit.
Sindikata e policëve të Bostonit u themelua në vitin 1918, dhe u njoh nga Federata amerikane e Punës. Kur negociatat për ngritjen e rrogave dështuan, sindikata e policëve votoi për t’u hedhur në grevë.
Më 10 shtator, kryetari i Bashkisë së Bostonit i bëri thirrje gardës lokale që të kryente detyrat e policisë për të vënë rregullin. Të nesërmen, Guvernatori i shtetit Massachusetts, Calvin Coolidge u bëri thirrje banorëve të Bostonit të respektonin ligjin dhe mori në punë policë të tjerë për të zëvendësuar grevistët.
Përgjigja e guvernatorit mbetet edhe sot një citat shpesh i përmendur: “Nuk ekziston e drejta e grevës kundër rendit publik nga askush, në asnjë vend dhe asnjëherë”.
Qëndrimi i prerë i Guvernatorit Coolidge kundër sindikatës tërhoqi vëmendjen kombëtare dhe shërbeu si një faktor me rëndësi në zgjedhjen e tij si kandidat për nënpresident nga Warren Harding në vitin 1920. Coolidge zëvendësoi presidentin Harding pas vdekjes në vitin 1923.
-

Vdekja e 27-vjeçarit në duart e policëve, reagon Albin Kurti: Abuzuesit nuk do të kenë strehë në institucione
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reagaur pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Lipjan, të vdekjes tragjike të 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në duar të pesë policëve.
Në reagimin e tij kurti ka bërë thirrje për një hetim të thelluar dhe të shpejtë të ngajrjes.
Kurti ka theksuar se nuk do të ketë asnjë tolerancë për ata që kanë tejkaluar kompetencat apo kanë shkelur ligjin gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.Në fjalën e tij gjatë mbledhjes së Qeverisë, Kurti shprehu ngushëllime familjes Zejnullahu, duke thënë se lajmi për vdekjen e Agonit “na ka tronditur të gjithëve”.
Ai bëri apel për bashkëpunim të ngushtë ndërmjet Policisë së Kosovës, Inspektoratit Policor dhe Prokurorisë, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Kërkoj dhe pres një hetim të thellë që të vendoset drejtësia. Nuk do të ketë strehë në institucione për askënd që ka tejkaluar kompetencat apo ka abuzuar me detyrën zyrtare,” tha Kurti. Ai po ashtu paralajmëroi se tendenca për të nisur një fushatë kundër Policisë është e dëmshme dhe jo zgjidhje, ndërsa theksoi se thirrjet për drejtësi janë të drejta dhe duhet të dëgjohen.
Një ditë më parë, edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bëri thirrje për transparencë të plotë dhe përgjegjësi institucionale lidhur me këtë ngjarje. Ndërkohë, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, deklaroi se hetimet po zhvillohen me intensitet maksimal dhe se kushdo që rezulton fajtor, do të përballet me dënimin e merituar.
Pesë zyrtarët e Policisë së Kosovës, të përfshirë në këtë rast, u paraqitën të mërkurën para Gjykatës Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan. -

Sulm ndaj policëve në Bari/ Dy shqiptarë në qendër të vëmendjes, zbardhen detajet
Një mbrëmje dhune në Santeramo in Colle, në zonën e Barit, ku mbrëmjen e së dielës, 22 qershor, dy karabinierë nga stacioni lokal u sulmuan brutalisht nga dy burra me origjinë shqiptare gjatë një ndërhyrjeje në qendër të qytetit.
E gjitha filloi pas telefonatave të shumta në 112, të cilat raportuan një burrë në gjendje shumë të shqetësuar, i cili kishte ndërmend të bllokonte trafikun dhe të dëmtonte një makinë të parkuar. Kur mbërriti policia, situata degradoi shpejt: burri filloi të fyente dhe kërcënonte policinë, duke shkuar aq larg sa goditi njërin prej tyre me një grusht të dhunshëm në fytyrë.
Një sulmues i dytë goditi gjithashtu policët
Në një përpjekje për të frenuar tërbimin, karabinierët u detyruan të përdorin pajisjet e tyre. Por situata u përkeqësua me mbërritjen e një bashkatdhetari të agresorit, i cili në vend që të qetësonte situatën, i sulmoi ushtarët me shuplaka dhe grushte. Vetëm ndërhyrja e një patrulle nga Kompania Altamura i lejoi ata të bllokonin dhe arrestonin dy individët, të akuzuar tani për dëmtim, rezistencë dhe dhunë ndaj një zyrtari publik.
Luca Specchia, sekretari rajonal i NSC Puglia, ndërhyri në lidhje me këtë episod, duke përsëritur nevojën për mbrojtje më të madhe për zbatimin e ligjit. “Shteti duhet të garantojë dënime më të ashpra për ata që sulmojnë operatorët e sigurisë”, deklaroi ai, duke nënvizuar se si burokracia aktuale dhe inercia legjislative rrezikojnë ata që thirren për të zbatuar ligjin. -

Denoncimi nga PD për përfshirjen e policëve në fushatë, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet
Pas denoncimit nga Flamur Noka, Prokuroria e Elbasanit ka regjistruar procedim penal për shpërdorim të autoritete policor.
Akuza nga Noka është për përfshirje të disa policëve në Elbasan dhe të burgut të Peqinit ishin përfshirë në fushatë për kandidaten e PS në këtë qark, Sara Mile.Prokuroria e Elbasanit njoftoi se ka nisur procedimin, duke ngritur një grup të posaçëm hetimor të përbërë nga prokurori i çështjes dhe tre oficerë të policisë gjyqësore pranë prokurorisë, nga të cilët po kryhen verifikimet dhe veprimet e para hetimore me karakter të ngutshëm, si pyetje të personave me dijeni për veprën penale, këqyrje pamjesh filmike, sekuestrime të provave materiale (aparate celulare, DVR) etj.
Njoftimi vjen në të njëjtën ditë kur prokurorë të SPAK dhe agjentë të BKH-së zhvilluan takim në Prokurorinë e Elbasanit. -

Denoncimi i Flamur Nokës për përfshirjen e policëve në fushatë, Prokuroria nis hetimet
Prokuroria e Elbasanit ka regjistruar procedim penal për shpërdorim të autoritete policor, pas denoncimit të një dite më parë nga deputeti i PD Flamur Noka, për përfshirje të disa policëve në Elbasan dhe të burgut të Peqinit ishin përfshirë në fushatë për kandidaten e PS në këtë qark, Sara Mile.
“Burgu i Peqinit si ndërmarrje me pronar Suel Çelën. Suel Çela e ka kthyer burgun e Peqinit në shtab zgjedhor të kandidates së PS, Sara Mile”, shkruante Noka në Facebook, duke listuar edhe emrat e efektivëve që denonconte.
Të martën, Prokuroria e Elbasanit njoftoi se ka nisur procedimin, duke ngritur një grup të posaçëm hetimor të përbërë nga prokurori i çështjes dhe tre oficerë të policisë gjyqësore pranë prokurorisë, nga të cilët po kryhen verifikimet dhe veprimet e para hetimore me karakter të ngutshëm, si pyetje të personave me dijeni për veprën penale, këqyrje pamjesh filmike, sekuestrime të provave materiale (aparate celulare, DVR) etj.
Njoftimi vjen në të njëjtën ditë kur prokurorë të SPAK dhe agjentë të BKH-së zhvilluan takim në Prokurorinë e Elbasanit. -

Burg policëve të Rrugores në Tiranë, dyshohet se morën 2 mijë euro rryshfet
Gjykata Antikorrupsion la në burg pa afat shefin e Policisë Rrugore të Tiranës, Roven Zeka, dhe atë të sektorit të aksidenteve, Sokol Novaku.
Në bashkëpunim, ata dyshohen se kanë marrë ryshfet në këmbim të lehtësimit të pozitës së një gruaje që kishte shkaktuar aksident.Lexo edhe :Related Posts
Ngjarja ka ndodhur në datën 16 prill në Tiranë, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë, pesë personat që udhëtonin në njërën nga makinat janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.SPAK dyshon se për të kryer këtë favorizim, zyrtarët e Rrugores kanë marrë 2 mijë euro.
Dje, për të njëjtën ngjarje, u la në burg edhe oficeri i Policisë Gjyqësore, Edison Tabaku.