Tag: policë

  • Protesta përpara kryeministrisë/ “Mbi 100 policë hoqën çadrat”, Lapaj: Do tëvazhdojmë rezistencën…(VIDEO)

    Protesta përpara kryeministrisë/ “Mbi 100 policë hoqën çadrat”, Lapaj: Do tëvazhdojmë rezistencën…(VIDEO)

    Adriatik Lapaj

    TIRANË- Adriatik Lapaj, kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, vijon të qëndrojë përballë Kryeministrisë edhe pas përplasjes së regjistruar mbrëmjen e djeshme me policinë. Lapaj e nisi protestën mbrëmjen e 8 dhjetorit, fillimisht i vetëm, e më pas iu bashkuar qytetarë të ndryshëm. 
    Me qëllimin për të larguar kryeministrin Edi Rama, Lapaj shprehet i vendosur për të vazhduar me qëndresën. Përmes një lidhjeje direkte në rrjetet sociale, Lapaj falenderon qytetarët që i janë bashkuar rezistencës dhe angazhimit për këtë kauzë. Lapaj ndan edhe pak detaje nga tensionet e një nate më parë, ku thotë se mbi 100 policë kanë shkuar për të hequr 2 çadra kampingu. 
    “Kjo është nata e dytë në të cilën ne po mblidhemi për të vazhduar këtë qëndresë qe e kemi nisur mbrëmjen e 8 dhejtorit. Nuk është e lehtë, por domosdoshmëri. Ju falenderoj për pjesëmarrjen pasi vazhdimësia e përditshme në këtë kauzë është shumë e rëndësishme. Ne jemi sot këtu për të vazhduar rezistencën dhe angazhimin për një bashkim përballë autokracisë së Edi Ramës. Mbrëmë kanë ardhur mbi 100 policë për të hequr dy cadra të vogla kampingu. Pse ndodh kjo? Kjo ndodh pasi shqipëria nuk është një vend demokratik.”, shprehet Lapaj.

    Gjatë mbrëmjes së djeshme Lapaj dhe mbështetësit u përplasën me punonjësit e policisë, të cilët nuk i lejuan që të vendosnin disa çadra kampingu, në mënyrë që të qëndronin aty gjatë natës, duke marrë parasysh dhe temperaturat e ulëta të këtij Dhjetori. Lapaj është shpehur se protesta e tij do të jetë pa ndalim, ndërkohë që çdo ditë në orën 17 atij do t’i bashkohen dhe qytetarë e mbështetës të tjerë. 
    Policia e Tiranës ka proceduar penalisht Adriatik Lapajn, pas protestës së tij të pandërprerë përpara godinës së kryeministrisë. Policia e akuzon Lapajn se ka zaptuar hapësirën përpara kryeministrisë, si dhe ka penguar qarkullimin e lirë në zonë./ZËRI

  • Protesta përpara kryeministrisë/ “Mbi 100 policë hoqën çadrat”, Lapaj: Do tëvazhdojmë rezistencën…

    Protesta përpara kryeministrisë/ “Mbi 100 policë hoqën çadrat”, Lapaj: Do tëvazhdojmë rezistencën…

    Adriatik Lapaj

    TIRANË- Adriatik Lapaj, kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, vijon të qëndrojë përballë Kryeministrisë edhe pas përplasjes së regjistruar mbrëmjen e djeshme me policinë. Lapaj e nisi protestën mbrëmjen e 8 dhjetorit, fillimisht i vetëm, e më pas iu bashkuar qytetarë të ndryshëm. 
    Me qëllimin për të larguar kryeministrin Edi Rama, Lapaj shprehet i vendosur për të vazhduar me qëndresën. Përmes një lidhjeje direkte në rrjetet sociale, Lapaj falenderon qytetarët që i janë bashkuar rezistencës dhe angazhimit për këtë kauzë. Lapaj ndan edhe pak detaje nga tensionet e një nate më parë, ku thotë se mbi 100 policë kanë shkuar për të hequr 2 çadra kampingu. 
    “Kjo është nata e dytë në të cilën ne po mblidhemi për të vazhduar këtë qëndresë qe e kemi nisur mbrëmjen e 8 dhejtorit. Nuk është e lehtë, por domosdoshmëri. Ju falenderoj për pjesëmarrjen pasi vazhdimësia e përditshme në këtë kauzë është shumë e rëndësishme. Ne jemi sot këtu për të vazhduar rezistencën dhe angazhimin për një bashkim përballë autokracisë së Edi Ramës. Mbrëmë kanë ardhur mbi 100 policë për të hequr dy cadra të vogla kampingu. Pse ndodh kjo? Kjo ndodh pasi shqipëria nuk është një vend demokratik.”, shprehet Lapaj.

    Gjatë mbrëmjes së djeshme Lapaj dhe mbështetësit u përplasën me punonjësit e policisë, të cilët nuk i lejuan që të vendosnin disa çadra kampingu, në mënyrë që të qëndronin aty gjatë natës, duke marrë parasysh dhe temperaturat e ulëta të këtij Dhjetori. Lapaj është shpehur se protesta e tij do të jetë pa ndalim, ndërkohë që çdo ditë në orën 17 atij do t’i bashkohen dhe qytetarë e mbështetës të tjerë. 
    Policia e Tiranës ka proceduar penalisht Adriatik Lapajn, pas protestës së tij të pandërprerë përpara godinës së kryeministrisë. Policia e akuzon Lapajn se ka zaptuar hapësirën përpara kryeministrisë, si dhe ka penguar qarkullimin e lirë në zonë./ZËRI

  • Dy policë të plagosur nga aksidenti në Fier, furgoni i FNSH përfundon në kanal

    Dy policë të plagosur nga aksidenti në Fier, furgoni i FNSH përfundon në kanal

    Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në vendin e quajtur “ Kthesa  e Çakranit” , ku një furgon i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) është përplasur me një automjet tip “Benz” dhe më pas ka përfunduar në kanal.
    Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy efektivë policie, të cilët janë transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur tre autoambulanca, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

    gijotina.com/

  • Furgoni i FNSH-së përplaset me “Benz”-in dhe përfundon në kanal, dy policë të lënduar në Fier

    Furgoni i FNSH-së përplaset me “Benz”-in dhe përfundon në kanal, dy policë të lënduar në Fier

    Një furgon i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë është përfshirë në një aksident sot, 7 dhjetor.
    Ngjarja ndodhi në “Kthesën e Cakranit”, ku mjeti i FNSH-së u përplas me një makinë tip “Benz”. Makina ku udhëtonin disa efektivë policie për pasojë ka përfunduar në kanal.
    Mësohet se tre policë dhe shoferi i makinës tjetër kanë mbetur të dëmtuar. Ata janë dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
    Në vendin e ngjarjes kanë shkuar disa ambulanca ndërkohë që ka nisur edhe hetimi për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

  • Hajduti i hyn në shtëpi, këngëtarja e famshme dhe nëna e saj e neutralizojnë dhe ia dorëzojnë policisë

    Hajduti i hyn në shtëpi, këngëtarja e famshme dhe nëna e saj e neutralizojnë dhe ia dorëzojnë policisë

    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur të shtunën në një periferi të Seulit, ku ylli i K-pop-it Nana dhe nëna e saj arritën të neutralizonin një hajdut që kishte hyrë me forcë në banesën e tyre. Lajmi u konfirmua sot nga autoritetet e Koresë së Jugut.
    Sipas policisë, 34-vjeçarja Nana emri i artit, Lim Jin-a dhe nëna e saj u përleshën me autorin, një burrë rreth të 30-ave, duke e mbajtur të bllokuar derisa mbërritën efektivët dhe e arrestuan.
    Të dyja u transportuan në spital me plagë të lehta, raportoi agjencia e lajmeve Yonhap.

    A robber broke into Nana’s home around 06AM KST today and threatened her and her mother demanding money.

    Nana and her mother, who was at the residence, engaged in a physical struggle with the intruder, subdued him, and immediately reported the incident to the police. Police… pic.twitter.com/c1VoCCK50Z
    — Kpop Charts (@kchartsmaster) November 15, 2025

    Nana u bë e njohur në vitin 2009 si pjesë e grupit të vajzave After School, ndërsa popullariteti i saj u rrit ndjeshëm me nën-grupin Orange Caramel. Videoklipi i hitit të tyre “Catallena” (2014) ka grumbulluar mbi 38 milionë shikime në YouTube.
    Përveç karrierës si këngëtare, Nana është edhe modele dhe aktore, duke fituar çmime për rolet e saj në filma dhe seriale televizive.
    /vizionplus.tv

  • Greqi/ Trazira në kampin e emigrantëve, 25 të arrestuar dhe 2 policë të plagosur

    Greqi/ Trazira në kampin e emigrantëve, 25 të arrestuar dhe 2 policë të plagosur

    Incidente të rënda shpërthyen në qendrën e emigrantëve në Kleidi Sintiki, në Serres të Greqisë ditën e sotme.
    Sipas informacioneve nga mediat greke, emigrantët i vunë flakën rrobave në oborrin e qendrës, i cili nuk u zgjerua. Forca të forta të ELAS-it shkuan në vendngjarje, ndërsa oficerët e policisë bënë të paktën 25 arrestime.
    “Kryengritësit” janë kryesisht emigrantë egjiptianë, ndërsa informohet për të paktën 2 policë të plagosur.
    Media informon se gjatë trazirave, një oficer policie u plagos nga një gur dhe një tjetër nga një kafshim gjatë arrestimit.
    “Protothema” shkruan se emigrantët po reagojnë sepse nuk kanë të drejtë për azil dhe nuk kanë të drejtë të largohen nga objekti. Një dosje penale po ngrihet për rastin dhe pritet që kamerat e sigurisë do të kontrollohen për të identifikuar ata që morën pjesë në incidente.
    Ky objekt është shtëpia e emigrantëve që vijnë në Greqi nëpërmjet Libisë. Por shumë prej tyre janë egjiptianë, ndërsa ka edhe nga Pakistani dhe Bangladeshi.
    Në Kleidi Sintiki, qendra e paraburgimit është e mbyllur dhe migrantët mbeten nën izolim administrativ, derisa të përfundojë procesi i shqyrtimit ose refuzimit të kërkesës së tyre për mbrojtje ndërkombëtare, domethënë njohja ose jo e statusit të refugjatit.

  • LIVE! Veliaj flet para GJK: Kam pritur 9 muaj për këto 10 minuta! U rrëmbeva nga zyra, kam më shumë policë sesa…

    LIVE! Veliaj flet para GJK: Kam pritur 9 muaj për këto 10 minuta! U rrëmbeva nga zyra, kam më shumë policë sesa…

    Erion Veliaj ka folur sot para Gjykatës Kushtetuese, teksa tha se ka pritur 9 muaj për të thënë të vërtetën e tij.
    Ai shtoi se është rrëmbyer nga zyra dhe se sot ka më tepër policë sesa avokatë rreth tij.
    “Jam këtu t’ju kërkoj që të mbrojmë së bashku demokracinë, për të cilën jemi betuar. Jam zgjedhur tre herë dhe për mbrojtjen e vullnetit të qytetarëve do të bëj gjithçka” – tha Veliaj ndër të tjera.

  • Tjetërsim i pronave në zonën e Lezhës, lëshohen 9 urdhër arreste, mes tyre zyrtarë dhe policë

    Tjetërsim i pronave në zonën e Lezhës, lëshohen 9 urdhër arreste, mes tyre zyrtarë dhe policë

    10 urdhër-arrest janë lëshuar në Lezhë, pasi akuzohen për tjetërsim pronash.

    Mes personave që është kërkuar arresti janë zyrtarë publik dhe policë.
    Me urdhër të Prokurorisë dhe vendim të Gjykatës, deri më tani janë ndaluar disa persona.
    Bëhet fjalë për një hetim të nisur kohë më parë. Ende nuk ka detaje dhe emra të personave të përfshirë.

    Top Channel

  • Kylie Jenner nën kritikë për videon promovuese me policë dhe tematikë të burgut

    Kylie Jenner nën kritikë për videon promovuese me policë dhe tematikë të burgut

    Kylie Jenner është bërë shënjestër kritikash të ashpra pas publikimit të një videoje promovuese për linjën e saj të kozmetikës, Kylie Cosmetics. Në videon e re, pjesë e fushatës për rilansimin e koleksionit “King Kylie”, Kylie shfaqet e prangosur në një ambient që ngjan me një burg, ndërsa dy burra të veshur si policë janë të pranishëm. Ky koncept ka shkaktuar një reagim të madh në rrjetet sociale, ku shumë përdorues e kanë cilësuar videon si të pasjellshme dhe jashtë kontaktit me realitetin.
    Për më tepër, ky klip ka ngjallur krahasime me reklamën e Pepsi të vitit 2017, ku motra e Kylie-t, Kendall Jenner, ishte kritikuar për një reklamë të ngjashme që përfshinte përballje me policinë. Disa përdorues të X (ish-Twitter) dhe Reddit e kanë quajtur videon e Kylie-t një “provokim të panevojshëm”, duke theksuar se përdorimi i uniformave të policisë për marketing në një kohë kur tensionet për shkak të abuzimeve të pushtetit janë të larta, është tepër i papërshtatshëm.
    Po ashtu, ka pasur edhe komente që i drejtohen Kylie-t për përdorimin e “sistemit të burgut” si element mode, duke e konsideruar këtë si një mungesë totale ndjeshmërie, veçanërisht kur janë aktualisht të shtruar protestat dhe përplasje të forta me autoritetet. Kylie, e cila ka lidhur këtë koleksion me periudhën e saj të hershme të famës, ka ndarë gjithashtu materiale të tjera luksoze promovuese, por kjo video ka shkaktuar më shumë shqetësime se sa duhej.