Tag: pojës

  • Rama emëron dhëndrrin e “Pojës” Drejtor të Agjencisë Kombëtare të bregdetit

    Rama emëron dhëndrrin e “Pojës” Drejtor të Agjencisë Kombëtare të bregdetit

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • SYRI TV/ Italia godet dy herë brenda vitit Visin e Pojës. Operacioni që identifikoi forcën e krimit shqiptar

    SYRI TV/ Italia godet dy herë brenda vitit Visin e Pojës. Operacioni që identifikoi forcën e krimit shqiptar

    Operacioni italian i koduar “Lumi i Artë” tregoi se organizata shqiptare e trafikantëve të kokainës në Itali ishte e lidhur me Sacra Corona Unita, dhe funksionimi i saj ishte i ndarë përmes detyrave për secilin anëtar me 6 pika në hartën e Italisë. Drejtimi bëhej nga Shqipëria dhe fitimi vinte në Shqipëri, duke përfunduar në duart e Elvis Doçit, Denis Myftiut dhe Erion Kapidanit. Për Doçin, i njohur si “Visi i Pojës”, kjo është goditja e dytë që i bëhet nga italianët.

    Dosja prej qindra faqesh e organizatës kriminale shqiptare, që e kishte bazën në Itali, zbardh detaje të reja mbi trafikantët dhe rolet e tyre. Sipas dosjes hetimore, Ardian Deliu, 40 vjeç, i lindur në Tiranë dhe banues në Castello di Brianza, së bashku me 40-vjeçarin Ervis Belshaku, koordinonte qendrën e Leços të rrjetit shqiptar. Ekzistonin gjashtë baza logjistike me seli qendrore në Leço, dhe organizata menaxhohej nga Ardian Deliu.

    Analiza e komunikimeve midis udhëheqësve të organizatës, Denis Myftiu, që kishte drejtpërdrejt komunikime me policinë shqiptare, të arrestuar Igli Haxhiaj, dhe Erion Kapidani, zbuloi se Deliut, një operativ kyç në rrjetin e shpërndarjes në Italinë e Veriut, iu besua shitja fundore e kokainës. Midis nëntorit dhe dhjetorit 2020, ai u akuzua për të paktën 10 raste trafikimi droge.

    Një tjetër personazh me peshë në organizatë është Ervis Belshaku, që akuzohet për identifikimin e dy episodeve ku është përfshirë drejtpërsëdrejti në shitjen e kokainës. Autoritetet italiane rindërtuan strukturën piramidale të organizatës kriminale. Në krye, nga baza e tyre operative në Shqipëri, qëndronin Denis Myftiu, Erion Kapidani dhe Elvis Doçi, të cilët përcillnin urdhra dhe koordinuan aktivitetin përmes bisedave të koduara në SKY EÇ.

    Rrjeti kishte gjashtë baza logjistike në Itali, dhe secila prej tyre kishte të paktën një mbikëqyrës, që ishin Eduart Leba, Ardian Deliu, Vincenzo Bruno, Altin Shehaj, si dhe një tjetër në Itali Veriore. Këto qendra operacionesh ruanin drogën që vinte përmes rrugëve tregtare detare nga Amerika e Jugut drejt porteve kryesore të Europës, nga ku nxirrej dhe transportohej në Itali me automjete, dhe më pas ua shpërndanin klientëve sipas bazave të përmendura më lart.

    Fitimet çoheshin menjëherë drejt udhëheqësve shqiptarë, mes të cilëve Elvis Doçi, i njohur si “Visi i Pojës”, nëpërmjet korrierëve, të njohur si mushka parash. Bëhet fjalë për shoferë autobusësh të rregullt në linjën Itali-Shqipëri. Gjithashtu, thelbësore për organizatën ishte bashkëpunimi me një kompani transporti, të menaxhuar nga Giuseppe Iorio, 57 vjeç, që siguroi mbulim logjistik për aktivitetet kriminale, duke siguruar kamionë për të transportuar drogën dhe për të organizuar udhëtimet mbuluese.

    Organizata shqiptare gjithashtu konsolidoi lidhjet e saj me krimin e organizuar në Puglia, konkretisht Sacra Corona Unita, për shpërndarjen e drogës në Italinë jugore. Operacioni, i drejtuar po nga italianët, i koduar “Ura”, ka çuar disa muaj më parë në shkatërrimin e një trafiku ndërkombëtar droge, riciklim kapitali e abuzim detyre, por Elvis Doçi, që u identifikua si kreu, nuk u kap dot as atëherë.

  • “Këto që të çova tani, 100% origjinale”/ Ja si negocionte ish-efektivi Haxhiaj trafikun e drogës me grupin e Visit të Pojës

    “Këto që të çova tani, 100% origjinale”/ Ja si negocionte ish-efektivi Haxhiaj trafikun e drogës me grupin e Visit të Pojës

    Ish-efektivi Igli Haxhiaj rezulton i përfshirë drejtpërdrejtë në trafikun ndërkombëtar të drogës me grupin e Elvis Doçit, i njohur ndryshe edhe si Visi i Pojës. Janë një sërë bisedash në SkyECC që Haxhiaj, i cili asokohe ishte oficer i Operacionales, që  implikojnë në trafikun e drogës. Dosja e SPAK, të cilën Report Tv e disponon, evidenton se Haxhiaj bën pazare e negocion çmimet për blerjen e kokainës me trafikantët e këtij grupi.
    Ai shfaqet në biseda duke u kërkuar anëtarëve të grupit cilësi të lartë të kokainës, siguron transport dhe zbulon se kontakte në disa shtete. Në bisedat e zhvilluara në mars të 2023-shit, Igli Haxhiaj pyet për “mall të mirë me çmim”. Anëtari i grupit, ende i paidentifikuar, i ofron “Holandë me 29”, ndërsa shton se ka “të përzier me 25”. Haxhiaj ve në dukje se “qenka shtrenjtë” por pranon se “po prapë është duke u dhënë me aq”.
    Haxhiaj: Vlla si e ke punën andej… A ke noi mall të mirë me çmim?
    SEJRCV: Si e kom hajde mo tu lëviz për me bo lekët si gjithmonë. Ku ? Kam Holandë me 29 me duket.. Ma ofruan para ca ditësh, origjinal… Se t’përzim kam plot me 25 po te hy ne punë me luspa me krejt.
    I.Haxhiaj: Qenka shtrenjta, kuptoj… Po prapë është duke u dhen me aq.
    Dy anëtarët e grupit kanë shkëmbyer shpesh foto të kokainës, e cila dallohet me mbishkrime të ndryshme, si “bebe”, “111”, “rolex” (një prej markave luksoze të orave) apo “CR7” (lojtari Kristiano Ronaldo).
    FM369H: Kjo është, nuk e di sa ka akoma gjendje duhet me pyt.. me 28 mund ta le ty… Fol e me thuaj, t’jap një për prove e shife. Por me këta jemi me lek ne dore
    I.Haxhiaj: Kuptoj file… Ca çmimi.. A është e mire?… Me lek ne dore se pa lek s’dua unë… A është e mirë di gjë?
    FM369H: Merreni një për test dhe vendosni. Mgjth duhet ti pyes nëse ka ngel dhe sa… Flit me njerëzit dhe nëse janë ok, të flas për gjendjen unë.
    Nga përmbajtja e bisedës më sipër, anëtari i grupit i ofron Haxhiajt mall me çmim “28”, duke i sugjeruar që ta marrë “një për provë”. Ish-efektivi kërkon informacion për cilësinë dhe shprehet “me lek në dorë se pa lek s’dua”.
    Në një tjetër bisedë në SkyECC anëtari i grupit deklaron se ka “një copë në Athinë”, duke shpjeguar se “ajo ngarkesë është… pml, a body, rolex… nuk e di fiks, por ajo punë është”. Ai i shpjegon skemën e çmimeve: “29k blerja, 2k transporti, 31k… e marrim 30k”.
    Ndërkohë, një anëtar i grupit në një tjetër bisedë i kërkon “20 buk në Hollandë”, duke iu referuar kokainës. Haxhiaj i ofron çmimin “28 ma le mua”. Më pas deklaron se “ka një të mirë në Rotterdam me 27”, duke dërguar foto të produktit dhe duke shpjeguar se “këto që të çova tani janë 100% colo, origjinale”.
    SPAK nuk ka arritur të sekuestrojë sasi droge, duke mos mundësuar ekspertimin e cilësisë apo llojit të saj, gjë që do të mundësonte që ndaj tij të ngrihej edhe akuza për trafik për ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Ai akuzohet për “Shpërdorim detyre” dhe “Zbulim të akteve ose të dhënave sekrete”, pasi dyshohet se ka dekonspiruar operacionet policiore dhe siç dilte edhe në biseda kërkonte deri në 15 mijë euro për të shitur informacionet hetimore.
    Si funksiononte organizata e trafikut të drogës?
    Grupi i Visit të Pojës e kishte bazën në Shqipëri kishte edhe 6 baza të tjera në Breshia, aty ku pritej droga dhe më pas anëtarët shqiptarë e shpërndanin. Grupi dyshohet se ka trafikuar të paktën 1.3 tonë kokainë nga Amerika e Jugut në drejtim të Italisë, e cila ka lëshuar edhe masat e sigurisë për të dhe 23 anëtarë të tjerë. Në krye të grupit qëndronte vetë Visi i Pojës, me dy bashkëpunëtorët e tij, Erion Kapidanin dhe Denis Myftiun, ky i fundit është ai që shfaqet në bisedat në SKyECC me ish-efektivin Haxhiaj.
    Kokaina nisej nga Amerika e Jugut dhe transportohej përmes linjave detare tregtare drejt porteve kryesore të Evropës Veriore, më pas fshehur në mjete të tonazhit të rëndë drejt Italisë. Ngarkesat shpërndaheshin në bazat logjistike, ndërsa paratë e fituara nga shitja ktheheshin te drejtuesit shqiptarë përmes korrierëve të quajtur “money mules”, kryesisht drejtues autobusi të linjave Itali-Shqipëri. Bashkëpunimi me një kompani transporti të administruar nga Giuseppe Iorio, 57 vjeç, me origjinë nga Campania dhe banues në Bergamo, siguroi mbulim logjistik për aktivitetet kriminale, duke vënë në dispozicion kamionë dhe udhëtime të mbrojtura. Organizata bashkëpunonte edhe me kriminalitetin e organizuar puljez, veçanërisht me Sacra Corona Unita, për shpërndarjen e drogës në Italinë e Jugut.

  • Zbardhen bisedat në SkyECC dhe ndihma ndaj Visit të Pojës/ Oficeri i Antiterrorit shiti informacionet hetimore për..

    Zbardhen bisedat në SkyECC dhe ndihma ndaj Visit të Pojës/ Oficeri i Antiterrorit shiti informacionet hetimore për..

    Ish-oficeri i Policisë Gjyqësore të Operacionales, Igli Haxhiaj, i arrestuar nga SPAK se dyshohet se dekonspiroi hetimin për grupin e Visit të Pojës me autoritetet italiane, mendohet se ka pasur bashkëpunëtorë në nxjerrjen e sekreteve hetimore. 
    Burime për Report Tv bëjnë me dije se tashmë janë administruar biseda të shumta të tij në “SkyECC” me Denis Myftiun, i shpallur në kërkim, ku flitet për pazaret e dhënies së informacioneve. Interesant është fakti që Igli Haxhiaj nuk i kërkon para në këmbim të informacioneve vetëm për vete, por edhe për 2 të tjerë. Të njëjtat burime thonë se ai shfaqet në biseda me Myftiun duke i kërkuar 15 mijë euro, nga 5 për secilin, dhe në këmbim do të merrte informacionet. Dhe në fakt kështu është bërë. Në komunikimet në vijim ai e informon Denis Myftiun se vetë ai dhe e gjithë familja janë në përgjim dhe duhet të bëjnë kujdes se çfarë flasin. Ky informacion është dhënë si dhuratë, por sipas burimeve, në vijim Haxhiaj i thotë se çdo informacion që do t’i kërkohej do të paguhej. 
    SPAK ka dyshime se Igli Haxhiaj është përfshirë edhe trafikun e drogës. Atij i janë gjetur në “SkyECC” edhe biseda më përdorues të tjerë, me të cilët flet për shitje dhe transport droge. Megjithatë, deri tani, nuk ka prova të jenë sekuestruar sasi narkotikësh dhe si pasojë nuk është kryer ekspertim nëse kemi të bëjmë me kokainë. Megjithatë bisedat e Haxhiajt ngrenë dyshime për shitje, blerje apo transporti të lëndëve narkotike, pavarësisht nëse episodet janë realizuar apo jo, por ende nuk ka një akuzë ndaj tij për trafik. 
    Nga ana tjetër, Denis Myftiu, që vijon të jetë në kërkim nga SPAK, është marrë me organizimin e trafikut të kokainës dhe heroinës nga Shqipëria në Itali. Në vendin fqinj, konkretisht në Bergamo, ka bashkëpunuar me Saimir Barotin, i cili po ashtu dyshohet i përfshirë edhe në transferimin e parave të drogës që shitej në Itali dhe jo vetëm, pasi i dërgonte nga Zvicra përmes sistemit “Haëala”. 
    Këtu del në pah një strukturë e tërë e transferimeve, i cili menaxhohej nga Tirana nga Ervis Ferizaj. Ferizaj, sipas burimeve hetimore, kishte mundur të krijonte lidhje bashkëpunimi me agjenci të transfertave të parave në Zvicër, të cilat merrnin 6% fitim. Ferizaj dyshohet të jetë edhe pjesë e trafikut të drogës po ashtu. 
    Haxhiaj, i cili së fundmi ishte transferuar te Antiterrori, është lënë në burg nga GJKKO këtë të premte, edhe pse para togave të zeza pretenderoi se se nuk ka qenë pjesë e grupit të Visit të Pojës dhe as nuk ka komunikuar me ta. 
    Efektivi, i cili akuzohet për korrupsion, shpërdorim detyre e nxjerrje të sekretit hetimor, thotë se se i kanë përdorur emrin dhe se nuk ka pasur kurrë llogari në aplikacionin SkyECC. 
    Tre anëtarët e tjerë të grupit Asti Llupi, Altin Shehaj dhe Erald Salla do të dalin para gjykatave të rretheve pasi u vendosën në pranga me qëllim ekstradimin në Itali. Gjykata e Breshias lëshoi 24 masa sigurie, nga të cilat 3 u ekzekutuan në vendin tonë, ndërsa 3 anëtarë të tjerë dyshohen se fshihen po më Shqipëri. 
    Për këtë operacion, Italia ka shpallur në kërkim edhe Visin e Pojës dhe anëtarë të tjerë të grupit. Ata dyshohet se kanë trafikuar 1.3 kokainë nga Amerika e Jugut në Itali gjatë viteve 2020-2025. Doçi dhe dy anëtarë të tjerë Denis Myftiu dhe Erion Kapidani lëshonin urdhra dhe koordinonin aktivitetin kriminal. 
     
     

  • Operacioni antidrogë Shqipëri-Itali/ Zbardhen 24 EMRAT e të dyshuarve në trafik, mes tyre edhe “Visi i Pojës”

    Operacioni antidrogë Shqipëri-Itali/ Zbardhen 24 EMRAT e të dyshuarve në trafik, mes tyre edhe “Visi i Pojës”

    spak

    TIRANË- SPAK në bashkëpunim me autoritetet italiane kanë shkatërruar grupin e strukturuar kriminal të drejtuar nga klanet shqiptare, për të cilin ka lëshuar 21 urdhër-arreste mes 24 të dyshuarvëve. Sipas njoftimit të SPAK, nga 24 persona, për të cilët është vendosur caktimi i masave të sigurimit, “arrest në burg” dhe “arrest në shtëpi” nga autoritetet italiane është verifikuar se 6 prej tyre ndodhen në Shqipëri, 3 prej të cilëve janë arrestuar, Asti Llupi, Erald Salla dhe Altin Shehaj. 
    Ndërkohë, janë zbuluar emrat e të gjithë pjesëtarëve të grupit për të cilët janë lëshuar masat nga Gjykata e Brescia-s. Ajo që bie në sy në listën e mëposhtme, është emri i Elvis Doçit, i njohur ndryshe si “Visi i Pojës”, i cili ndodhet në arrati.
    Në masë arresti me burg1. Vincenzo Bruno2. Arlin Buzali3. Donald Cala4. Gazmend Ferhati5. Elton Gjegja6. Adriatik Hasa7. Erion Kapidani8. Oltion Lala9. Asti Llupi10. Denis Myftiu11. Altin Shehaj12. Gazmend Shehu13. Bledin Doci14. Elvis Doci15. Juljan Hyka16. Eduart Leba17. Gentian Shaba18. Ogert Shqevi19. Denis Tafili20. Indrit Tafili21. Klodian Vata
    Në masë arresti shtëpie:22. Giuseppe Iorio23. Erald Salla24. Enkeleid Tirjaku
    Igli Haxhiaj, oficer i Antiterrorit është një nga personat e arrestuar nga SPAK në kuadër të operacionit të përbashkët mes SPAK dhe Italisë. Sipas njoftimit të SPAK, Igli Haxhiaj, është vënë nën hetim për zbulim të sekretit hetimor, korrupsion dhe shpërdorim detyre. Ky i fundit ka kërkuar përfitime të parregullta monetare në këmbim të zbulimit të të dhënave sekrete, si dhe ka kryer veprime dhe mosveprime të mëtejshme në kundërshtim me ligjin, që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës.
    Ky grup i strukturuar kriminal, i nisur nga territori shqiptar me degëzime organike në territorin italian, dyshohet se ka importuar lëndë narkotike nga Amerika e Jugut në Europë (pjesën veriore të saj), përmes rrugëve detare, duke e eksportuar, përmes rrugëve tokësore në automjete të tonazhit të rëndë, drejt Italisë./ZËRI

  • Anëtari i grupit të ‘Vis Pojës’ u ekstradua! Emri Hysenaj në ‘Sky Ecc’: 7 buk kam humb, me ja futë një plumb në kokë…

    Anëtari i grupit të ‘Vis Pojës’ u ekstradua! Emri Hysenaj në ‘Sky Ecc’: 7 buk kam humb, me ja futë një plumb në kokë…

    Emri Hysenaj

    TIRANË-Emri Hysenaj, 39-vjeç anëtari i grupit të ‘Visit të Pojës’,  Elvis Doçi që trafikonte drogë nga Shqipëria drejt vendeve të BE është ekstraduar nga Itali në vendin tonë. Hysenaj ka trafikuar lëndë narkotike, nga Shqipëria, në shtete të Europës, për llogari të grupit kriminal në të cilin bënte pjesë.

    Emri i tij doli në bisedat e zhardhura në aplikacionin Sky Ecc në dosjen ‘URA’. Në zbardhjen e dosjes nga ZËRI, trafikantët e drogës rezultuan se veç bashkëpunimit kanë patur edhe konflikte për pagesat. Një prej tyre ishte edhe Emri Hysenaj, i cili nuk i kishte dhënë lekët e trafikut të drogës Orges Mollës. Biseda mes tyre zbardhi edhe emrat e bashkëpunëtorëve të tjerë që frekuentonin Gravina-n dhe që ishin të përfshirë në këtë rrjet trafiku të kokainës. Po ashtu ata kanë biseduar në SKY ECC për kalimin në port dhe nëse kanë gjetur njerëz të besueshëm apo jo. 

    Pjesë nga dosja:
    Në datën 19.12.2020 në orën 11:14 e në vazhdim, përdoruesi i SkyECC H1IQJ2, i identifikuar si Orges Molla komunikon me përdoruesin e SkyECC LBG3TC, i identifikuar si Emri Hysenaj.
    H1IQJ2—-me the që do i marrë borxh me shqipt të martën maksimumi ja mbyllim te gjitha…. un me ty sa kam një njefim njefet si motra qe kemi j jet bashkë…. ku kal flejt dhe ku kal hongër kal barku kal ardh ke bari….
    LBG3TC — Buk… Bashk….
    H1IQJ2 — Dhe nuk…. ka kal hongër buk dhe kal flejt un kur kam ardh ne bari….
    LBG3TC — Dhe nuk….
    H1IQJ2 — sa kemi qe njifemi ne….e du….
    LBG3TC — Me ofendime…. Ke un ke Kent… Nejt…. Se ti nuk….
    H1IQJ2 — o erme sa kemi qe njifemi dhe mos gaboj kemi dimu e 8 vjet…. apo me shum….i sekont se te shkruj un….
    H1IQJ2 — shokona gazi me… a ka gazi…
    LBG3TC — U t’shashe gjo, thashë sa të foli me Gëzim ai më tha qe telefonii i Gëzimit më çante dhe Damin për atë Daminin ishim tu fol dje, ai e thirri nga telefoni i Gëzimit. Si të dha me Gëzimin ti, po mos qe nga telefoni i Gëzimit kishte mujt me thirr se po kisha me ja fusë një plumb në kokë. I thashë atij Daminat i kishte ne Gravina ke ai lokali i vjeter” …
    H1IQJ2 — po mora me t’njejtin kamion kam bo 3.500 thashë un me 1 dit…. kto ma muabetet….
    IMG-1610655415512 -Deri tani isha tek porti nuk gjeta njeri te besum kam pas ndërrmen te vi te ti sot vet Po nuk i mbolla ditlughe kujtova se do i merrja te gjinha sot ca te mare edhe nesër do te dergoj ose do nisim vet Po ti i mbllo te gjitha leket….
    IMG-1610656618692- Se 7 buke te kuece kam hum po mi japin nga pesqind euro po i nxer se i kapon gocat qe i kam dhe thash po ky nuk eshte problemi jot ti do marish leket e tuja…. Po do vi vet se s’ben….
    Në maj të këtij viti 14 personat u arrestuan me urdhër të SPAK në kuadër të operacionit “Ura”, i cili goditi një rrjeti kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës Shqipëri-Itali. Operacioni kishte në fokus tre grupe të krimit të organizuar, me aktivitet të gjerë në trafikimin ndërkombëtar të drogës, kokainë e heroinë, pastrim parash dhe shpërdorim detyre.  Hetimet nisën në 2016-ën dhe u intensifikuan në 2020-ën, ku zbuluan se rrjetet kriminale trafikonin drogë në Itali dhe vende të tjera të Evropës. Rrjeti kishte në krye Elvis Doçin, i njohur si ‘Visi i Pojës’, i cili bashkëpunonte me 2 grupe kriminale të drejtuara nga Adi Çoba dhe Erigels Presi.
    Paratë e trafikut depërtonin në ekonomi, përmes kompanive, pronave të paluajtshme, mediave lokale, transportit dhe bareve. Pjesë e organizatës ishin 3 nëngrupe kriminale, baza e njërit në Durrës dhe 2 të tjerët në Itali, në Puglia. Elvis Doçi është shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Ura”. Ai njihet ndryshe si “Visi i Pojës”, pasi është nipi i Xhevdet Troplinit, të njohurit si Poja./ZËRI

  • Pastronte paratë e grupit të “Vis Pojës”, ekstradohet nga Italia Erind Lasku

    Pastronte paratë e grupit të “Vis Pojës”, ekstradohet nga Italia Erind Lasku

    EKSTRADIMI

    TIRANË-Erind Lasku pjesë e grupit të Ervis Doçit i njohur ndryshe si ‘Visi i Pojës’ është ekstraduar nga Italia. Lasku akuzohet se pastronte paratë e përfituara nga trafiku i drogës për llogari të ‘Pojës’. Ndaj ti GJKKO ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për veprën penale “pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”.
    Njoftimi i policisë:
    Vijon bashkëpunimi i ngushtë me partnerët, në kuadër të operacionit ndërkombëtar, të koduar “The Wanted”.
    Ekstradohet nga Milano, shtetasi që koordinoi pastrimin e parave të një grupi kriminal në Durrës, të fituara nga trafikimi i lëndëve narkotike.
    Si rezultat i partneritetit shumë të ngushtë të specialistëve të Drejtorisë së Interpolit me ata të Interpol Romës, gjatë kësaj faze të operacionit “The Wanted”, u finalizua procedura e ekstradimit nga Italia, në Shqipëri, të shtetasit E. L..
    Ai kërkohej ndërkombëtarisht, sepse GjKKO-ja, në muajin prill, 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
    Operacioni “Ura” u finalizua një Maj dhe kishte në fokus tre grupe të krimit të organizuar, me aktivitet të gjerë në trafikimin ndërkombëtar të drogës, kokainë e heroinë, pastrim parash dhe shpërdorim detyre. Nga përgjimet dhe monitorimet, përfshirë bisedat e koduara SkyECC, u dokumentuan transaksione CASH deri në 5 milionë. Paratë e trafikut depërtonin në ekonomi, përmes kompanive, pronave të paluajtshme, mediave lokale, transportit dhe bareve. Pjesë e organizatës ishin 3 nëngrupe kriminale, baza e njërit në Durrës dhe 2 të tjerët në Itali, në Puglia.

    Elvis Doçi është shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Ura”. Ai njihet ndryshe si “Visi i Pojës”, pasi është nipi i Xhevdet Troplinit, të njohurit si Poja. “Visi i Pojës” u bë i njohur mediatikisht kur autoritetet zbarkuan një vit më parë në banesën e tij dhe gjetën 3 mln euro cash të groposura. Vetë ai u shpall në kërkim, por edhe pse ka kaluar më shumë se një vit dhe akuzat ndaj tij sa vijnë e shtohen, ende nuk është arrestuar. Doçi bashkëpunon më ngushtë me Adi Çobën, një personazh gjithashtu i dalë në dritë pas operacionit Ura. Përgjimet e këtij grupi flasin lidhur me rëndësinë e Pojës, i cili përshkruhet si një nga trafikantët kryesorë të drogës që vepronin në Shqipëri, e po ashtu një eksponent kryesor i një grupi të organizuar kriminal të fuqishëm./ZËRI

  • U ekstradua një ditë më parë nga Spanja/ GJKKO lë në burg Juxhin Drazhin, pjesë e grupit të Visit të Pojës

    U ekstradua një ditë më parë nga Spanja/ GJKKO lë në burg Juxhin Drazhin, pjesë e grupit të Visit të Pojës

    Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën ‘arrest me burg’ për Juxhin Drazhit, anëtari i grupit kriminal të Elvis Doçit i njohur edhe si Visi i Pojës.
    Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, teksa prokurori Vladimir Mara kërkoi vijimin e masës shtrënguese dhënë më herët në mungesë ndaj tij që u pranua nga togat e zeza.
    34-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK për trafik droge në kuadër të operacionit të koduar “Ura”,u ekstradua një ditë më parë nga Spanja pas arrestimit më 8 gusht nga autoritetet spanjolle në një shtëpi luksoze në Almuñécar (Granada) në të cilën konstatuan se po merreshin masa të shumta sigurie. Shtëpia ishte në një terren të lartë, që i lejonte të monitoronte mjedisin përreth dhe policinë.
    Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar dhe disa pasuri të cilat dyshohet se i përkasin Juxhin Drazhit që i ka vënë nëpërmjet aktivitetit kriminal.
    Në emër të tij rezulton i regjistruar në Durrës një biznes i tregtimit të automjeteve dhe dhënies me qira të tyre. Ndërkohë SPAK ka zbuluar dhe sekuestruar 10 pasuri në emër të shoqërisë “Majestic Konstruksion”.
    Pronari i kësaj shoqërie rezulton të jetë aktualisht  Nazmi Shahini. Kalimet e shpeshta të pronësisë së “Majestic Konstruksion” dhe të gjitha pasuritë e sipërfaqeve të tokave të regjistruara në hipotekë në emër të saj, sipas SPAK ngrenë dyshime të forta se i përkasin familjarëve të personit nën hetim Juxhin Drazhi.

  • U ekstradua një ditë më parë nga Spanja/ GJKKO lë në burg Juxhin Drazhin, pjesë e grupit të “Visit të Pojës”

    U ekstradua një ditë më parë nga Spanja/ GJKKO lë në burg Juxhin Drazhin, pjesë e grupit të “Visit të Pojës”

    Juxhin Drazhi

    TIRANË- Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka lënë në fuqi masën ‘arrest me burg’ për Juxhin Drazhit, anëtari i grupit kriminal të Elvis Doçit, alias “Visi i Pojës”. Burime për mediat bëjnë me dije se në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, prokurori Vladimir Mara kërkoi vijimin e masës shtrënguese dhënë më herët në mungesë ndaj tij që u pranua nga togat e zeza.

    Drazhi i ekstradua një ditë më parë nga Spanja, pasi ishte shpallur në kërkim për trafikimin e lëndë narkotike në Norvegji dhe Belgjikë. 

    Si u arrestua Drazhi?
    I riu është i njohur si pjesë e grupit kriminal të Elvis Doçit, alias “Visi i Pojës”. Ai u kap në gusht nga Garda Civile spanjolle në një vilë luksoze në Almuñécar, Granada, ku jetonte i izoluar dhe nën masa të rrepta sigurie për të shmangur identifikimin.
    Gjatë arrestimit, Drazhi tentoi t’i shpëtonte arrestimit duke u larguar me vrap përmes shpatit të malit, por u neutralizua nga forcat e rendit. Pasi e vendosën në pranga, gjatë kontrollit, Policia spanjolle gjeti dokumente të falsifikuara, sende luksoze, përfshirë një orë me vlerë të madhe, si dhe një armë zjarri me dy karikatorë, trembëdhjetë fishekë dhe një silenciator, të fshehura në zonën ku ai kishte tentuar të arratisej.
    Përpos drogës, dhe pjesë e një organizate kriminale, Juxhin Drazhi rezulton të jetë personi i fundit që takoi Miklovan Danajn, i cili u gjet i vdekur në bregdetin e Marbellës në Spanjë. Drazhi do të merret në pyetje edhe për zhdukjen e Danajt, por deri më tani nuk ka prova konkrete që e lidhin atë me zhdukjen.
    Deri më tani, pista kryesore ku janë përqëndruar hetimet është ajo e hesapeve të palara me personazhe nga bota e krimit, kryesisht e trafikut të drogës. Miklovani kishte krijuar lidhje të forta në trafikun e drogës, duke u zhvendosur nga Pisa, Itali, në Marbella, Spanjë, ku menaxhonte dërgesa të kokainës nga Kolumbia drejt Evropës, ndërsa shkak i tragjedisë dyshohet se të jenë bërë konfliktet apo mosmarrëveshjet me bashkëpunëtorët./ZËRI

  • Ekstradohet nga Spanja në Shqipëri Juxhin Drazhi, anëtar i grupit të Pojës

    Ekstradohet nga Spanja në Shqipëri Juxhin Drazhi, anëtar i grupit të Pojës

    Juxhin Drazhi, i konsideruar si një nga anëtarët e grupit kriminal të Pojës, është ekstraduar sot nga Spanja në Shqipëri. Ai ishte arrestuar pak muaj më parë në një vilë luksoze në Spanjë, pas një operacioni ndërkombëtar në bashkëpunim me autoritetet shqiptare.

    Sipas burimeve zyrtare, ekstradimi i tij është kryer për llogari të Prokurorisë së Posaçme SPAK, e cila ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”.

    Drazhi akuzohet për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, si pjesë e hetimeve të zgjeruara ndaj rrjetit të Pojës, një ndër grupet më të njohura për aktivitetet e paligjshme në vend.