Tag: pogradecit

  • Rama nga Pogradeci: Nuk ka rëndësi je apo jo me PS, 11 Maji takim me historinë

    Rama nga Pogradeci: Nuk ka rëndësi je apo jo me PS, 11 Maji takim me historinë

    Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, pas Korçës, u ndal në Pogradec, ku mes të tjerash përmendi rrugën e re që lidh këtë qytet me Tiranën dhe Korçën.
    Rama e quajti rrugën hyrëse në Pogradec si më të bukurën në Shqipëri dhe kjo u arrit falë Qeverisë, pavarësisht vështirësive.
    Pjesë nga fjala e Edi Ramës:
    Në fakt, do ta nis nga aty ku Niko tha, që ne, 4 vite më parë, nga ky vend ku jemi sot, premtuam se do të ishte mandati i Pogradecit. E thamë këtë se kishte tërhequr krraba shumë andej nga Korça dhe, në fakt, ky ishte mandati i Pogradecit. Transformimi i këtij qyteti është në sy të të gjithëve, por dua ta them me plot gojën, që ky transformim nuk do të ishte pa Ilir Xhakollin. E mbani mend, besoj, se çfarë na ka bërë këneta, na i nxorri gjithë speciet aty te rruga dhe nuk donin që ne të shembnim të vjetrën për t’i hapur rrugë të resë.
    Rruga hyrëse e Pogradecit është më e bukura panoramike në të gjithë Shqipërinë. Sot kanë mbetur vetëm një grusht fshatrash pa ujin e pijshëm. Në këtë rrugëtim drejt 11 majit, kemi takimin me historinë. Në Shqipëri ka pasur një moment të tillë në mars 1992, ku masivisht u votua PD, pavarësisht se nuk ishin me PD, pasi në zgjedhjet e ardhshme një pjesë e mirë nuk e votuan. Në atë kohë nuk panë as bufin që dilte në prehri i Partisë së Punës, por sepse ishte takim me historinë, për t’i hapur rrugë vendit drejt Europës.
    Më 11 maj është një moment shumë i ngjashëm, kjo për të antarësuar vendin në BE. Prandaj, nuk ka shumë rëndësi nëse je apo jo me PS-në, duhet që edhe ai që është i lëkundur t’i bashkohen besës, për t’i dhënë Shqipërisë rrugën e duhur.

  • Merr fund ankthi i Tiranës, qëndron në Superiore pas një goli në fund të sfidës ndaj Pogradecit

    Merr fund ankthi i Tiranës, qëndron në Superiore pas një goli në fund të sfidës ndaj Pogradecit

    Tirana do të jetë edhe sezonin e ardhshëm mes më të mirave të futbollit shqiptar. Bardheblutë, edhe pse me vështirësi kanë arritur të fitojnë ndeshjen e play off-it ndaj Pogradecit me një gol të realizuar në fundin e sfidës së luajtur në “Elbasan Arena”.
    Bardheblutë ishin dukshëm favoritë për suksesin ndaj skuadrës së Kategorisë së Parë, por liqenorët në fraksionin e parë të lojës vunë disa herë në vështirësi portën e Selmanit. Ndërsa kryeqytetasit krijuan më shumë e në fund panë edhe t’i anulohej një gol.
    Në fraksionin e dytë të lojës, në fushë ishte praktikisht vetëm Tirana, e cila krijoi volum loje përballë Pogradecit të tërhequr në mbrojtje, në pritje të ndonjë kundërsulmi. Trysnia e bardhebluve dha frytet e saj vetëm në minutën e fundit, kur një gjuajtje e Zharmuni u devijua në portën e vet nga Hysenallari, duke i dorëzuar Tiranës fitoren minimale që i mundësoi qëndrimin në elitë edhe në edicionin e ardhshëm.

  • Gol në frymën e fundit, Tirana fiton ndaj Pogradecit dhe qëndron në Superiore (video)

    Gol në frymën e fundit, Tirana fiton ndaj Pogradecit dhe qëndron në Superiore (video)

    Në “Elbasan Arena” u luajt finalja e “play-out” mes Tiranës dhe Pogradecit, për të përcaktuar ekipin që do të luajë në Superiore sezonin ardhshëm. Liqenorët vinin në këtë finale, pasi mposhtën në play-off në Kategorinë e Parë, fillimisht 0-1 Burrelin dhe më pas po me të njëjtin rezultat Besën.
    Ndërsa Tirana arriti vetëm në javën e fundit të renditej në vendin e 8-të në sezonin e rregullt të Superiores, duke përfunduar kështu në “play-out”. Sigurisht që bardheblutë vinin si favoritë në këtë përballje, por fusha e lojës tregoi që Pogradeci ishte një kundërshtar që nuk duhej nënvlerësuar aspak.
    Në minutën e 16-të, liqenorët bëjnë një zëvendësim të detyruar. Në minutën e 22-të, Tirana i afrohet golin me Jarmouni, por goditja e sulmuesit përfundon ngjitur me shtyllën.
    Në minutën e 38-të Tirana do të gjente golin, ku mesfushori i bardhebluve Soler do të “tundte” rrjetën me një goditje të fuqishme nga distanca. Por festa e bardhebluve shkon dëm, pasi ndërhyn VAR dhe anulohet goli për faull të Geldi Micit. Pjesa e parë mbyllet në barazim 0-0. SHIKOGOLIN E ANULLUAR
    Në pjesën e dytë, bardheblutë ishin më aktiv dhe e kërkuan më shumë golin, por rezultati u zhbllokua vetëm në minutën e 90-të, ku Hysenllari i pafat dërgon topin në portën e tij. Pas një harkimi të Gjumsit në zonë për Jarmouni, topi i goditur nga sulmuesi i Tiranës përplaset në trupin e mbrojtësit të Pogradecit dhe përfundon në rrjetë. SHIKOAUTOGOLIN
    Në minutat e mbetura, Pogradeci provoi të barazonte shifrat po nuk ia doli.  Në fund nuk munguan as tensionet, ku në minutën e 97-të pati një përplasje mes lojtarëve të të dy ekipeve. Arbitri kryesor i takimit ndëshkon me të kuq Ndrecën për Tiranën dhe Razën për liqenorët. Tirana fiton përfundimisht 1-0 dhe qëndron në Superiore për sezonin e ardhshëm.

  • Gjendet e pajetë një e moshuar në fshatin Lin të Pogradecit

    Gjendet e pajetë një e moshuar në fshatin Lin të Pogradecit

    Një e moshuar është gjetur e pajetë në banesë ditën e sotme në fshatin Lin. Sipas informacioneve, mësohet se e moshuara jetonte e vetme ndërsa dyshohet se mund të jetë rrëzuar nga shkallët dhe ka humbur jetën.

    Policia është në vendngjarje për të zbardhur plotësisht rrethanat. Trupi po dërgohet në morgun e spitalit të Pogradecit për të bërë ekspertizën mjeko ligjore.

    Pogradec/ Informacion paraprak

    Rreth orës 12:00, në fshatin Lin, Pogradec është gjetur në banesën e saj, nga fqinja pa shenja jete shtetasja  N. Sh., rreth 70 vjeçe.

    Nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo shtetase ka humbur jetën si pasojë e rrëzimit nga shkallët e banesës, ku jetonte e vetme.

    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

  • Dyshimet e para/ Gjendet e pajetë një e moshuar në fshatin Lin të Pogradecit

    Dyshimet e para/ Gjendet e pajetë një e moshuar në fshatin Lin të Pogradecit

    Ditën e sotme në fshatin Lin të Pogradecit, një e moshuar është gjetur e pajetë në banesë.
    Mësohet se e moshuara jetonte e vetme ndërsa dyshohet se mund të jetë rrëzuar nga shkallët dhe ka humbur jetën.  Trupi po dërgohet në morgun e spitalit të Pogradecit për të bërë ekspertizën mjeko ligjore.
    Policia është në vendngjarje për të zbardhur plotësisht rrethanat.

  • Sfidë “zjarri” në finalen e Play Off, ja kur luhet Besa-Pogradeci

    Sfidë “zjarri” në finalen e Play Off, ja kur luhet Besa-Pogradeci

    Skuadrat e Besës dhe Pogradecit janë ato që do të luajnë finalen e Kategorisë së Parë sa i përket fazës play-off të turneut.

    Fituesi i këtij çifti, do të ndeshet më pas me skuadrën e renditur në vendin e 8 në Superiore, për të siguruar një vend në elitë në sezonin e ardhshëm.
    Sipas rregullores së aktivitetit, sfida në fjalë mes dy skuadrave të Kategorisë së Parë, do të luhet në një fushë asnjanëse.
    Që tani është përcaktuar data 30 prill si ajo në të cilën kur do të luhet kjo ndeshje, ndërsa mbetet për t’u përcaktuar stadiumi dhe orari në të cilin do të përballën Besa dhe Pogradeci.
    Sipas rregullores, Besa e renditur në vendin e tretë, nuk do të ketë asnjë “bonus” ndaj Pogradecit që u rendit i pesti.
    Kjo do të thotë se nuk vlen formula e ndeshjeve të sotme, ku edhe barazimi cilësohej “fitore” për skuadrën e renditura më mirë në kampionat. Në rast barazimi, sfida do të shkojë me shtesa dhe nëse është e nevojshme edhe me penallti.

  • Peshkatarët e Pogradecit kundërshtojnë ndalimin e peshkimit me rrjeta në liqen

    Peshkatarët e Pogradecit kundërshtojnë ndalimin e peshkimit me rrjeta në liqen

    Peshkatarët e Pogradecit kanë kundërshtuar urdhrin e Ministrisë,i cili ndalon përkohësisht peshkimin me rrjetë në liqenin e Pogradecit. Vendimi është marrë për të mbrojtur specien e Klenit, i cili ndodhet aktualisht në periudhën e shumimit.
    Sipas peshkatarëve, ndalimi i përgjithshëm i peshkimit me rrjetë penalizon padrejtësisht edhe ata që synojnë specie të tjera, si korani.
    Ata kërkojnë që të lejohet peshkimi në distanca mbi 1500 metra nga bregu pasi në këtë distancë nuk preken speciet në shumim.
    Peshkatarët zhvilluan këtë të mërkurë një takim me kryetarin e bashkisë së Pogradecit, ku u vendos që të dorëzohet një peticion për rishikimin e vendimit.
    Në rrethin e Pogradecit operojnë mbi 120 peshkatarë, të cilët nga ky vendim janë prekur drejtpërdrejtë. Ata kërkojnë që zgjidhja të vijë sa më shpejt, për të mos rrezikuar një tjetër sezon peshkimi dhe të ardhurat e familjeve të tyre.

     
     
     
     

  • Rama në lagjen historike të Pogradecit: Po punohet për rivitalizimin duke ruajtur arkitekturën unike

    Rama në lagjen historike të Pogradecit: Po punohet për rivitalizimin duke ruajtur arkitekturën unike

    Në qytetet e vendit po rikthehen zonat historike, të rivitalizuara, falë projekteve dinjitoze, të cilat ruajnë vlerat historike dhe arkitektonike, por njëkohësisht pasurojnë me elemente të reja hapësirat, duke i transformuar ato në pika tërheqëse për turistë e vizitorë.
    Pogradeci është një prej qyteteve, ku po rilind lagjja historike, për t’u kthyer shumë shpejt në një pol të rëndësishëm turistik, duke ruajtur njëkohësisht edhe arkitekturën unike të saj; rrugët me kalldrëm, fasadat e afro 100 shtëpive me ballkonet, dritaret, grilat e drurit dhe elementë të tjerë karakteristikë.

    Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet sot në Pogradec, e nisi nga kjo lagje inspektimin e kantiereve të çelura në qytet.
    “Këtu jemi në zonën historike të Pogradecit. Ky është projekti i rehabilitimit të zonës historike, i cili është një projekt që trajton të gjithë elementët e kësaj zone, duke filluar nga struktura nëntokësore, trajtimin e ujërave të bardha, sistemin e ndriçimit tek shtrimi me pllaka guri.
    Dhe ajo që është më e rëndësishme është trajtimi i 97 objekteve, që janë trajtimi i çative, i fasadave, i dritareve, i grilave të drurit, të cilat rehabilitojnë, duke kthyer të gjithën në një zonë historike, në një Old Town, e cila për afërsinë që ka krijon një sinergji dhe në pjesën e turizmit.” – shpjegoi Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit Dritan Agolli.
    foto galeri foto galeri foto galeri 123PreviousNextNdërkohë që në qytet po zbatohet edhe projekti tjetër i trajtimit të fasadave me sistem kapot.

  • “A i druheni një dënimi me burg?”/ Kryemadhi: Burgu i Pogradecit, më i bukur se burgu jashtë

    “A i druheni një dënimi me burg?”/ Kryemadhi: Burgu i Pogradecit, më i bukur se burgu jashtë

    Monika Kryemadhi edhe pse e ndare nga Ilir Meta, u ka kërkuar qytetarëve votën për te. E ftuar në një emision Kryemadhi u ndal edhe te problemet familjare që kanë patur pas hetimeve të SPAK. E pyetur nëse i druhet një dënimi me burg, Kryemadhi tha me ironi se burgu i Pogradecit është më i bukur se burgu ku po jeton jashtë.
    Monika Kryemadhi: Për mua çështjet e SPAK janë zero në krahasim me ato të familjes. E gjithë çështja e stisur e SPAK u ndërtua nga Veliaj, nga familja e inceneratorëve, sepse normal që gjithë ajo që kemi një furtunë brenda PS vjen për shkak të denoncimit tim për inceneratorin e Tiranës. Veliaj nuk do të ma falte kurrë, por edhe Edi Rama, duke qenë i kujdesur duke lëvizur duart e veta nëpërmjet Veliajt. Veliaj ka patur ndikim të jashtëzakonshëm në SPAK, me deputetë brenda Kuvendit të Shqipërisë, duke filluar nga kryetarja e komisionit të ligjeve, që intimidon deshmitarin, apo edhe ndërhyrje të tjera, deri në banalitete duke paditur fëmijët dhe mamanë time. E vështirë ishte për fëmijët. Pati pasojat e veta. Kemi një familje që atë që kishim pasurinë më të madhe nuk e kemi më, por do ta mbaj të konsoliduar në aspektin e marrëdhënies së fëmijëve të mi me babain e tyre.
    Ylli Rakipi: A i druheni një dënimi me burg? E keni imagjinuar ndonjëherë që mund të izoloheni edhe ju si Meta?
    Monika Kryemadhi: A e keni parë burgun e Pogradecit sa i bukur është? E ke parë burgun jashtë, që duhet të qeshësh edhe kur të vjen të qash? U turrën a ka Monika prona në Angli dhe doli s’ka gjë, dolën të tjerë me prona në Angli. Monika kishte shtëpine e vet, që e kanë sekuestruar. Ka disa gjëra ,që për hir edhe të mediave, se e pamë se ç’thoshin përgjimet e Veliajt, se si jepen direktivat për të sulmuar. Ashiqare duken edhe portalet. Të bësh një analizë finananciare, me çfarë paguhen dhe si jetojnë, të ardhurat nuk mbulojnë dot energjinë elektrike. Por janë histori tjetër, ky është korrupsioni më i madh.

  • Selca e Pogradecit pret turistët, banorët ndërtojnë bujtina, të huajt interes për varret ilire

    Selca e Pogradecit pret turistët, banorët ndërtojnë bujtina, të huajt interes për varret ilire

    Fshati Selcë në Mokër të Pogradecit është një nga krahinat me të njohura të juglindjes së vendit për shkak të historisë së saj dhe varreve ilire.
    Pas një braktisje nga vendasit ndërtimi i rrugës Qukës-Qafë Plloçë ka filluar të rikthejë disa prej banorëve të fshatrave, përfshi të Selcës të cilët janë duke ndërtuar bujtina për të tërhequr sa më shumë turistë.
    Ilirjan Oparaku dhe Marsid Oparaku janë dy nga banorët që kanë lënë emigrimin e janë rikthyer në fshatin e tyre ku kanë ndërtuar dy bujtina.

    “Zona ka mjaft vlera historike duke tërhequr turistë të huaj, të cilët i kanë pasur të vështira netët në këtë zonë për mungesë të akomodimit”.
    Edhe për Besnik Xhyra, banor i Selcës, mungesa e shërbimeve ka ulur numrin e vizitorëve të huaj.
    Selca e Poshtme me varret monumentale ilirie por dhe vlera të tjera të trashëgimisë kulturore tërheqin afro 5000 vizitorë vendas e të huaj./vizionplus.tv