Ajo që nisi si një miqësore verore mes Elbasanit dhe Pogradecit, në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi në skena të turpshme dhune dhe tensioni.
Pas përfundimit të ndeshjes, një përplasje verbale mes futbollistëve të të dy skuadrave degjeneroi në kacafytje fizike në mes të fushës. Situata u përshkallëzua edhe më tej kur në sherr u përfshinë edhe anëtarë të stafit dhe tifozë të pranishëm në tribunat e stadiumit.
Futbollistët e Pogradecit u sulmuan fizikisht dhe me objekte nga tifozët vendës, ndërsa stafet përkatëse nuk arritën të shmangnin përshkallëzimin e përplasjes.
Pas disa minutash kaosi, në mes të ofendimeve dhe tensionit, lojtarët e ekipit pogradecar arritën të largohen drejt dhomave të zhveshjes, duke i dhënë fund një episodi që nuk i shërben aspak imazhit të futbollit shqiptar – aq më tepër në një sfidë që duhej të ishte vetëm përgatitore.
Tag: pogradecit
-

Nisi si miqësore, përfundoi si luftë! Plas grushti në futbollin shqiptar, në fushë futen edhe tifozët
-

Shishe në fushë dhe përplasje fizike, miqësorja mes Elbasanit dhe Pogradecit përfundon me sherr masiv
Takimi miqësor i zhvilluar në “Elbasan Arena” mes AF Elbasanit dhe Pogradecit, i cili përfundoi me rezultatin e barabartë 2-2, nuk kaloi pa incidente. Pavarësisht natyrës miqësore të ndeshjes, tensionet u rritën në minutat e fundit duke përfshirë jo vetëm futbollistët në fushë, por edhe tifozët në tribuna.
Shkak për përplasjet u bë sjellja provokuese e njërit prej lojtarëve të Pogradecit, i cili me gjeste dhe fjalë u përpoq të provokonte kundërshtarët në disa raste gjatë ndeshjes. Kjo çoi në reagime të ashpra duke kulmuar me momente tensioni si në fushë, ashtu edhe në tribuna, ku pati përplasje fizike dhe ndërhyrje nga stafet respektive për të qetësuar situatën.
Pavarësisht incidenteve, fatmirësisht nuk pati pasoja serioze, ndërsa organizatorët shpresojnë që raste të tilla të shmangen në ndeshjet e ardhshme, për të ruajtur frymën sportive që duhet të karakterizojë ndeshjet miqësore.
-

“I forti” i Pogradecit sherr me grushta me kryeplakun e Tushemishtit për një rrugë, katër persona nën hetim
Një përplasje fizike ka ndodhur këtë të shtunë mes pronarit të një hoteli në pikën turistike të Drilonit në Pogradec dhe kryeplakut të zonës, ku shkak është bërë një rrugë të cilën e pretendojnë të dyja palët.
Bëhet me dije se në sherr janë përfshirë Jetmir Muçollari dhe djali i tij 26-vjeçar Johan Muçllari, të cilat janë përleshur fizikisht me kryeplakun e fshatit Tushemisht, Ilirjan Tasellari dhe Prokop Pilinçin.
Të katërt personat e përfshirë në sherr janë vënë nën hetim nga policia.Mësohet se Muçllari ka rrethuar një pjesë të rrugës që kufizohet me pronën e kryeplakut të cilën e pretndon të tijën.
Gjithashtu Vizion Plus mëson se Tasellari ka denoncuar disa herë te autoritetet problemin, çka ka sjellë dhe reagimin e fortë të palës tjetër.
Siç shihet edhe në pamje, në vendngjarje kanë shkuar edhe inspektorët e Bashkisë së Pogradecit, si edhe nënkryetari Paskalino Ziko, i cili në pamje dallohet duke ndarë sherrin.
Jetmir Muçllari, është i njohur për përplasjet e tij me grupin e të fortit të Pogradecit, Ilir Berberi, ndërsa të birit i kanë organizuar 3 herë atentate. -

Regjistrohen tre vatra zjarri në Çerravë të Pogradecit
Zjarret në vend vijonë dhe sot flakët ranë edhe në fshatin Çerravë të Pogradecit, duke shkaktuar shqetësim për banorët dhe rrezik për zonën përreth.
Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH) Pogradec, punonjës të shërbimeve të Bashkisë dhe vullnetarë u angazhuan në terren për përballimin e situatës.Falë organizimit dhe ndërhyrjes së koordinuar, u arrit të izolohen dhe më pas të shuhen plotësisht tre vatra zjarri, duke parandaluar përhapjen e flakëve në një zonë më të gjerë.
MZSH bën thirrje për kujdes maksimal duke apeluar të ndalohet rreptësisht ndezja e zjarreve të pakontrolluara, të cilat mund të shkaktojnë dëme të mëdha në mjedis. -

Anastas Kostandini: “Nënqyteti” është një propozim për një dialog me qytetin dhe qytetarët
Nga Julia Vrapi
“Nënqyteti” i Pogradecit vjen me vizatime. Ekspozita me punime të piktorit të njohur Anastas Kostandini u çel për publikun këtë sezon vere në Galerinë e Artit të qytetit të Pogradecit. “Nënqyteti” është një projekt artistik me realizim nga Anastas Kostandini, ndërsa koncepti dhe drejtimi artistik nga e bija e tij Ledia Kostandini.
“Nënqyteti” i Pogradecit zbulohet përmes artit të Anastas Kotandinit, i cili tregon se nëpërmjet vizatimeve është ndërtuar një ekspozitë. “Projekti “Nënqyteti” është një propozim për një dialog të thellë me qytetin dhe qytetarët. Në projekt kisha rol thelbësor, sepse nëpërmjet vizatimeve të mia është ndërtuar një ekspozitë e tërë, por ka edhe video e fotografi të vjetra që e shoqërojnë, objekte të vjetra, ka një performancë bashkëkohore, një hartë të madhe që është në tokë dhe duket sikur ecën mbi qytet”, thotë piktori Kostandini. E veçanta e këtyre vizatimeve të ekspozuara është që të gjithë shoqërohen me një tekst që ka shkruar piktori, që e ka shkruar si memorie, si kujtim nga pozitat e një qytetari dhe të një dëshmitari. Ekspozita sjell për publikun vizatime si një hartë poetike të Pogradecit, me vende të harruara, të zhdukura apo të transformuara, por piktori Anastas Kostandini tregon se ka shfrytëzuar dhe materiale të tij të viteve të shkuara.
“Unë jam marrë 2 muaj dhe kam bërë 32 vizatime bashkë me një hartë dhe kam shfrytëzuar materialet e mia të viteve të shkuara, sepse unë tërë jetën kam pikturuar në Pogradec në qytetin tim, qoftë nga dosja e vizatimeve, qoftë nga mbresat këtu e 50 vite para. Janë ambiente pothuajse të zhdukura për shkak të zhvillimit urban, por që unë kam jetuar në atë kohë i kam shndërruar në disa minikompozime, ku tregohet edhe jeta njerëzore, por dhe vende të caktuara, të cilat janë zhdukur jo vetëm për shkak të zhvillimit urban, por dhe për shkak të neglizhencave, moskujdesit, amortizimit”, thotë piktori Kostandini. Anastas Kostandini është një piktor, mozaist, vizatues, grafist, ilustrator i mirënjohur shqiptar lindur në Pogradec. Në 1978 diplomohet në Akademinë e Arteve të bukura në Tiranë për art monumental. Ndër vite ka hapur ekspozita të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, që janë mirëpritur nga publiku dhe kritika.
“Nënqyteti” si projekt artistik
“Nënqyteti” një projekt artistik që rizbulon shtresat e zbehura të Pogradecit, vendet e harruara, të ndryshuara apo të zhdukura, ende të gjalla në kujtesën e banorëve dhe në vetë strukturën urbane. Vende të vizatuara nga artisti Anastas Kostandini që ndërtojnë një hartë intime dhe poetike të qytetit, të rikthyer përmes kujtesës, vëzhgimit të imët dhe rrëfimit. “Dialogu ndërbrezor dhe artistik në një kontekst të ngushtë si familja, mes Tasos dhe vajzës së tij Ledia Kostandini, ndërthur kujtesën personale, ndjeshmërinë artistike dhe përjetimin bashkëkohor. Krahas bashkëpuntorëve të afërt si Paola Iljazi dhe komunitetit artistik, ata nxisin një reflektim mbi marrëdhënien e qytetit me kujtesën kolektive të tij”, thuhej më herët për ekspozitën. Harta e nënqytetit përmban pikat e vendeve të vizatuara nga Taso, të cilat ndërtojnë dy trajektore: njëra përgjatë bregut të liqenit dhe tjetra nëpër qytetin e vjetër. QR-kodet e secilës pikë ju çojnë në vendndodhjet përkatëse në terren, përmes Google Maps. Projekti “Nënqyteti” realizohet në kuadër të projektit “Liqenet e Shqipërisë”, financuar nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim dhe zbatuar nga COSV Albania. -

Zjarr mbi fshatrat e Pogradecit, vështirësi për të neutralizuar flakët
Një vatër zjarri është aktivizuar pak minuta më parë në një sipërfaqe me shkurre mbi fshatin Hudënisht të Pogradecit.
Aktualisht vatra është aktive ndërsa kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse të Pogradecit.
Duke qenë se tereni është malor, ka vështirësi në ndërhyrje për të neutralizuar flakët të cilat po mbështeten edhe nga era.Top Channel
-

Pamjet, ja si duket mozaiku i Bazilikës Paleokristiane në Lin të Pogradecit
Kryeministri Edi Rama ka ndarë ditën e sotme disa pamje nga mozaiku i Bazilikës Paleokristiane në Lin të Pogradecit.
“Dhe me mozaikun e Bazilikës Paleokristiane në fshatin e mrekullueshëm të Linit, tashmë i hapur për vizitorët, një tjetër thesar i çmuar i trashëgimisë sonë kulturore që sjell në dritë lashtësinë, artin dhe historinë e kësaj zone magjepsëse, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama krahas pamjeve që sjell në rrjetet sociale. -

Aksident në Pogradec, plagosen tre persona
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin që të çon drejt fshatit turistik Tushemisht, në afërsi të Pogradecit.
Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar plagosjen e tre personave. Të lënduarit ishin pasagjerë në njërin prej mjeteve dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Pogradecit për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për të zbardhur rrethanat e aksidentit. Deri tani, nuk janë bërë të ditura detaje mbi shkakun e përplasjes apo gjendjen shëndetësore të të plagosurve. -

Aksident në Pogradec, tre persona dërgohen me urgjencë në spital
Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në rrugën që lidh qytetin e Pogradecit me fshatin Tushemisht.
Në aksident janë përfshirë dy automjete të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë e përplasjes janë plagosur tre persona.
Ata janë dërguar drejt spitalit të Pogradecit për ndihmë mjekësore.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. -

Përplasen dy makina në Pogradec! Plagosen tre persona, pasagjerë në mjetet e përfshira në aksident
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në rrugën që lidh qytetin e Pogradecit me fshatin turistik Tushemisht.
Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, si pasojë e së cilës kanë mbetur të lënduar tre persona.
Të lënduarit janë pasagjerë në mjete dhe aktualisht po transportohen drejt spitalit të Pogradecit për ndihmën e nevojshme mjekësore. Ende nuk ka informacion zyrtar mbi gjendjen e tyre shëndetësore.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.