Tag: pogradecit

  • Lini, “Ansambël Arkitektonik”/ Fshati turistik i Pogradecit merr statusin e veçantë, mbrojtje jo vetëm nga UNESCO

    Lini, “Ansambël Arkitektonik”/ Fshati turistik i Pogradecit merr statusin e veçantë, mbrojtje jo vetëm nga UNESCO

    Fshati turistik i Linit, trashëgimia e tij kulturore dhe historike pas vendimit për t’i dhënë statusin “Ansambël Arkitektonik” kthehet në një zonë me mbrojtje të plotë, jo vetëm nga UNESCO, por edhe nga legjislacioni vendas, përmes një kuadri të posaçëm që garanton ruajtjen e banesave tradicionale të fshatit.

    Banesat karakteristike të Linit, të ndërtuara kryesisht me gur në shekujt XVIII dhe XIX, përbëjnë një pasuri të rrallë për zonën e liqenit të Pogradecit, me elemente arkitekturore që nuk gjenden në fshatrat e tjerë përreth.
    Sipas arkeologes Froseda Tola ky status i ri do të thotë se çdo ndërhyrje apo ndërtim në Lin duhet të kryhet në përputhje të plotë me rregullat për ruajtjen e trashëgimisë arkitektonike dhe historike.
    Kjo nismë hap rrugën për projekte të reja në fshat dhe në zonat përreth, ku janë zbuluar mbetje arkeologjike të periudhës prehistorike dhe mozaikë të rrallë të krishterë. Këto zbulime, së bashku me ruajtjen e arkitekturës tradicionale, pritet të pasurojnë ofertën turistike dhe kulturore të gjithë rajonit të Pogradecit, duke e kthyer Linin në një nga destinacionet më të veçanta të trashëgimisë shqiptare.

    Top Channel

  • Aksident i rëndë në Çërravë të Pogradecit, plagoset një çift turistësh të huaj

    Aksident i rëndë në Çërravë të Pogradecit, plagoset një çift turistësh të huaj

    Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Çërravë të Pogradecit. Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me një motor me targa të huaja.

    Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur një çift turistësh të huaj, të cilët ndodheshin në motor. Fatmirësisht, mësohet se ata nuk kanë pësuar dëmtime të rënda.

    Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë policia dhe ambulanca, ku këta të fundit po transportojnë të aksidentuarit drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

    Ndërkohë, policia po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e përgjegjësive.

    Në përditësim…

  • Magjia e vjeshtës në Pogradec: Flamingot ‘vizitorët’ e rinj të liqenit

    Magjia e vjeshtës në Pogradec: Flamingot ‘vizitorët’ e rinj të liqenit

    Shpendët elegantë me ngjyrë rozë i shtuan bukurinë liqenit të Pogradecit. Në këto ditë vjeshte, flamingot hijeshuan ujërat e liqenit duke u kthyer në një atraksion të veçantë për vizitorët.
    Kushtet atmosferike të kombinuara me tërheqjen e ujit të liqenit, kanë krijuar minilaguna, ku tufat e flamingove pushojnë për 2-3 javë gjatë migrimit të tyre sezonal.
    Ky vit ka shënuar numrin më të madh të flamingove të parë ndonjëherë në Liqenin e Pogradecit. Sipas ekspertëve të mjedisit, kjo është një sjellje e natyrshme e flamingove.
    Flamingot vijnë nga pjesa jugore e Evropës, Turqia apo edhe veriu i Afrikës. Gjatë shtegtimit të tyre, ato vizitojnë zonat mesdhetare, përfshirë edhe detin Adriatik, Malin e Zi dhe Kroacinë.
    Liqeni i Pogradecit është për to një stacion tranzit, ku flamingot qëndrojnë disa ditë, për t’u ushqyer dhe për të rifituar energji pas udhëtimit të gjatë.

  • Zjarri shkatërron stallën në Pogradec, pronari në gjendje të rënduar: 170 dele janë djegur të gjalla

    Zjarri shkatërron stallën në Pogradec, pronari në gjendje të rënduar: 170 dele janë djegur të gjalla

    Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një stallë bagëtish në zonën e Pogradecit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

    Pronari i stallës, Agjërim Kapa, i tronditur nga ngjarja, është shprehur jashtë kamerave se dëmi është i madh, pasi më shumë se 170 dele janë djegur të gjalla. Sipas tij, ende nuk dihet saktësisht shkaku i rënies së zjarrit, ndërsa hetimet paraprake janë në vijim.

    Në vendngjarje pritet të mbërrijnë emergjencat civile të Bashkisë së Pogradecit, të cilat do të kryejnë vlerësimin e plotë të dëmeve të shkaktuara nga flakët.

  • KATEGORIA E PARË: Skënderbeu fiton derbin ndaj Pogradecit, Laçi rikthehet te fitorja

    KATEGORIA E PARË: Skënderbeu fiton derbin ndaj Pogradecit, Laçi rikthehet te fitorja

    20 Shtator 2025

    19:50

    Telesport

    U luajt java e katërt e Kategorisë së Parë 2025–2026. Skënderbeu fitoi 1–0 në transfertë ndaj Pogradecit dhe kryeson kampionatin me 10 pikë.
    Burreli mundi Besën 2–1 me përmbysje, ndërsa Laçi fitoi 2–0 ndaj Korabit. Iliria mposhti Kukësin 1–0, Apolonia fitoi 2–0 ndaj Kastriotit, ndërsa Lushnja dhe AF Luftëtari barazuan 1–1.
    Në renditje Skënderbeu i Korçës është i pari me 10 pikë, i ndjekur nga Laçi me 9 pikë dhe Apolonia e Burreli me nga 7 pikë.

     

  • Kapri dhe Gëzimi i Kashtës marrin tenderin e dyshimtë 4.5 mln euro nga Bashkia e Pogradecit

    Kapri dhe Gëzimi i Kashtës marrin tenderin e dyshimtë 4.5 mln euro nga Bashkia e Pogradecit

    Familja e ish-kryetarit të Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri, ka fituar një tender të majmë po nga Bashkia e Pogradecit. Kryetari aktual Ilir Xhakolli e ka shpallur fituese firmën “REJ”, ku Kaprit kanë 80 % të aksioneve dhe 20 % i ka Gëzim Salillari (alias Gëzimi i Kashtës), në tenderin e majmë të pastrimit.
    Një procedurë tepër e diskutuar, pasi disa firma janë skualifikuar nga gara, çka ka ngjallur hije të mëdha dyshimi se gjithçka ka qenë e paracaktuar. Por, ajo që bie erë është se familja kthehet të bëjë punët “e lëna përgjysmë” nga Eduarti, i cili është marrë i pandehur nga SPAK-u për lejen që i dha vëllait për pallatin shumëkatësh po në Pogradec.
    Njoftimi i fituesit të tenderit të pastrimit nga Bashkia e Pogradecit
    Sipas dokumenteve, në datën 11 shtator 2025 Bashkia e Pogradecit ka shpallur fituesin e tenderit me objekt “pastrimi, grumbullimi dhe largimi i mbeturinave të qytetit të Pogradecit dhe Njësive Administrative”.
    Fondi limit i procedurës ka qenë plot 436 milionë lekë, ndërkohë që oferta fituese ishte rreth 430 milionë lekë. Por, edhe kohëzgjatja është tepër e diskutueshme, pasi Xhakolli e ka bërë tenderin për plot 4 vjet, ose 48 muaj.
    Një kohë tepër e gjatë, pasi edhe nëse ai nuk kandidon apo zgjidhet, sërish procedurat e tij do të vijojnë edhe pas këtij mandati. Më shumë duket si një qokë ndaj njerëzve të njohur ose një ftesë për Kaprit për bashkëpunim.

    Tenderi i pastrimit i Bashkisë së Pogradecit, i viti 2020 ku fitues ishte sërish “REJ”
    Redaksia jonë hulumtoi edhe tenderët e mëparshëm të Bashkisë së Pogradecit, për pastrimin. Fitues në fund të vitit 2019 ka qenë firma “REJ”, me të njëjtët pronarë. Një konflikt i madh interesi, pasi në atë kohë kjo firmë e fitoi tenderin me një vlerë prej 625 milionë lekësh (6.2 milionë) euro, duke u skualifikuar edhe ofertuesit e tjerë.
    Duket një “punë” që në Pogradec ia japin gjithmonë firmës së familjes Kapri. Rrënjët e forta në atë qytet, ish-kryetari apo edhe lidhjet me KPP-në apo me personazhe kontroverse, e kanë kthyer në të preferuar. Tenderi i mëparshëm është firmosur në muajt e parë të vitit 2020 dhe ka pasur një kohëzgjatje prej 5 vitesh.
    /VoxNews/

  • Pogradeci nën magjinë e “Hënës së Përgjakur”, pamjet spektakolare mbi liqen

    Pogradeci nën magjinë e “Hënës së Përgjakur”, pamjet spektakolare mbi liqen

    Këtë mbrëmje, qytetarët kanë shijuar një nga fenomenet më të rralla astronomike, eklipsin hënor.
    Vizion Plus ka siguruar fotot mahnitëse nga liqeni i Pogradecit.Lexo edhe :Related Posts

    Qielli u mbush me dritën e veçantë të Hënës, duke krijuar një pamje mbresëlënëse që u pasqyrua në ujërat e qeta dhe ndriçimin e qytetit.
    Shumë banorë dhe vizitorë nuk humbën rastin për ta fotografuar dhe ndarë këtë moment unik, duke e quajtur një përjetim magjik të natës së sotme.
    Ky fenomen astronomik, i dukshëm në disa vende, i ka dhuruar Pogradecit një mbrëmje të paharrueshme nën “Hënën e Përgjakur”.

  • Foto: Ja si dukej Pogradeci i Lasgushit në vitet e ’80-të

    Foto: Ja si dukej Pogradeci i Lasgushit në vitet e ’80-të

    Bashkia e Pogradecit kohë më parë solli një koleksion të rrallë fotografish, ato të viteve ’80-të, të ‘Poradecit’, që shtrihet ashtu plot ngjyra poetike, bregut të Ohrit.

    Pamjet i përkasin një periudhe rreth 30 – 40 vjet më parë, ku spikat tabloja e liqenit dhe bukuritë natyrore që identifikojnë qytetin juglindor.

    Fotografitë, që janë fiksuar nga aparati i mjeshtrit Kristaq Sotiri, janë publikuar nga bashkia e Pogradecit, si një aset i veçantë nga koleksioni i fotografit.

    Në Pogradec kanë lindur disa nga shkrimtarët tonë më të mëdhenj si Lasgush Poradeci, Mitrush Kuteli etj.

    ObserverKult

    ———————-

    Lexo edhe:

    JA SI I PUSHTUAN GREKËT KATUNDET E KORÇËS DHE POGRADECIT NË VITIN 1941 (FOTO)

    ObserverKult

  • Rruga Qukës–Qafë Plloçë, pamje fantastike dhe investim strategjik

    Rruga Qukës–Qafë Plloçë, pamje fantastike dhe investim strategjik

    Rruga Qukës–Qafë Plloçë, e njohur si një nga aksit më të rëndësishëm lidhës mes Librazhdit dhe Pogradecit, shtrihet në një zonë të thyer malore e me pamje panoramike mbresëlënëse. Ajo ndjek kreshtat dhe shpatet e maleve të thepisura, ndërsa në disa pika ofron një horizont të gjerë që kap lugina të thella, pyje të dendur dhe majat që rrethojnë zonën.
    Një prej pamjeve më të veçanta panoramike të kësaj rruge është pikërisht në segmentet ku ajo ngjitet drejt Qafë Plloçës: nga aty shfaqet poshtë lugina e Shkumbinit, kurse më larg shihen siluetat e maleve të Mokrrës e deri në vijën e liqenit të Pogradecit. Kthesat e shumta e bëjnë rrugën sfiduese, por njëkohësisht ofrojnë peizazhe që ndërthurrin bukurinë natyrore me punën inxhinierike të ndërtimit të këtij aksi strategjik.

    Rruga Qukës–Qafë Plloçë, e parashikuar prej më shumë se një dekade si një korridor jetik për të lidhur Shqipërinë e Mesme me Korçën dhe Pogradecin, vijon të mbetet një prej veprave më problematike të infrastrukturës shqiptare. Ky segment, me gjatësi rreth 43 kilometra, do të shkurtonte ndjeshëm distancën Tiranë–Korçë dhe do të lehtësonte lëvizjen e mallrave dhe njerëzve drejt kufirit me Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë.
    Rëndësia strategjike
    Ky aks nuk është thjesht një rrugë provinciale. Ai ka rëndësi strategjike pasi: krijon një korridor më të shpejtë për transportin drejt Korçës, Pogradecit dhe doganës së Kapshticës; lidh Shqipërinë e Mesme me zonat turistike të juglindjes, veçanërisht me Liqenin e Ohrit dhe Dardhën; ul kostot e transportit për bizneset dhe fermerët që eksportojnë prodhime bujqësore në tregjet e rajonit.
    Rruga Qukës–Qafë Plloçë është më shumë sesa një projekt infrastrukture: ajo është një test i qeverive për seriozitetin në përmbushjen e angazhimeve publike.

  • ‘Festa e Koranit’ në Pogradec, 200 mijë rasate të reja për mbrojtjen e një pasurie unike natyrore

    ‘Festa e Koranit’ në Pogradec, 200 mijë rasate të reja për mbrojtjen e një pasurie unike natyrore

    Në një atmosferë festive dhe me pjesëmarrjen e komunitetit lokal, u zhvillua për të dytin vit radhazi “Festa e Koranit”, një aktivitet i organizuar nga Bashkia e Pogradecit, që ka për synim promovimin e turizmit, mbrojtjen e ekosistemit liqenor dhe trashëgiminë natyrore të qytetit.

    Prefekti i qarkut të Korçës, Nertil Jole tha se, “elementi kryesor i aktivitetit ishte hedhja në liqen e 200 mijë rasateve (berthamave) të Koranit, një rritje e ndjeshme krahasuar me vitin e kaluar. Kjo ndërhyrje është një hap i rëndësishëm për ruajtjen dhe shumimin e kësaj specie endemike, e cila jeton vetëm në Liqenin e Ohrit”.

    Sipas tij, kjo festë simbolizon jo vetëm përkujdesjen për mjedisin, por edhe angazhimin e autoriteteve për të kthyer biodiversitetin në një vlerë turistike dhe zhvillimore. Kjo specie e rrallë është pjesë e identitetit të Pogradecit dhe ka potencial të lartë për tërheqjen e vizitorëve.

    Kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Ilir Xhakolli, përgëzoi të gjithë ata që kontribuuan në organizimin e këtij aktiviteti dhe theksoi se “Vit pas viti po ndërtojmë një traditë të re për qytetin. Festa e Koranit do të pasohet, që nga viti i ardhshëm, edhe me Festën e Krapit, ku synojmë ndërtimin e një impianti të veçantë për rritjen e kësaj specieje në zhdukje.”

    Kjo nismë synon të forcojë më tej pozicionin e Pogradecit si një destinacion turistik me identitet të veçantë, duke e kthyer liqenin në një burim të qëndrueshëm zhvillimi jo vetëm ekonomik, por edhe kulturor e ekologjik./atsh/ KultPlus.com