Tag: pogradecit

  • Goditi me grusht këshilltarin, Gjykata liron Muçllarin

    Goditi me grusht këshilltarin, Gjykata liron Muçllarin

    Gjykata e Korçës ka liruar nga qelia Kevi Muçllarin, duke e cilësuar si të paligjshëm arrestimin e tij nga policia e Pogradecit. Seanca u zhvillua paraditen e sotme, ku prokuroria kërkoi masën e “detyrimit për paraqitje”, ndërsa gjykata rrëzoi kërkesën dhe vendosi lirimin e menjëhershëm të Muçllarit.
    Avokati i tij, Endri Çela, deklaroi pas seancës se ndalimi ishte i pajustifikuar dhe se klienti i tij u mbajt në mënyrë të padrejtë për tre ditë.

    Kevi Muçllari u arrestua tre ditë më parë nga efektivët e Komisariatit të Pogradecit, nën akuzën e “goditjes për shkak të detyrës”, pas një përplasjeje fizike me një këshilltar gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Pogradecit.

    Ngjarja ndodhi pas debatit të ashpër për projektvendimin mbi dhënien me qira të tokave shtetërore në fshatin Çerravë.

  • “Turp të keni, legena”- U arrestua pas sherrit në Bashkinë e Pogradecit, Gjykata liron nga burgu Kevi Muçollarin

    “Turp të keni, legena”- U arrestua pas sherrit në Bashkinë e Pogradecit, Gjykata liron nga burgu Kevi Muçollarin

    Kevi Muçllari, i riu që u arrestua pas sherrit me një prej këshilltarëve bashkiakë të Bashkisë së Pogradecit është vendosur të lirohet nga gjykata e Korçës.
    Gjykata ka vendosur ditën e sotme që të mos caktojnë masë sigurie ndaj Muçllarit, i cili u arrestua disa ditë më parë.
    Sherri ka nisur në momentin që Muçllari së bashku me disa banorë të Çërravës kanë kundërshtuar dhënien me qira të tokave të tyre, veprim i miratuar nga këshilli bashkiak.
    Pas përplasjeve verbale, ai u konfrontua edhe fizikisht me një prej këshilltarëve të bashkisë.

  • U morën 35 ha tokë, banorët protestë para komisariatit të Pogradecit ku u arrestua shoku i tyre. Grushtoi këshilltarin PS

    U morën 35 ha tokë, banorët protestë para komisariatit të Pogradecit ku u arrestua shoku i tyre. Grushtoi këshilltarin PS

    Banorët e fshatit Çerravë janë mbledhur jashtë komisariatit Pogradecit ku ndodhet i arrestuar Kevi Muçllari, i cili pas vendimit të Këshillit Bashkiak të Pogradecit, që u merrte banorëve të zonës 35 hektarë toke, u përfshi në përplasje fizike  me këshilltarin socialist.

    Avokati Endri Çela, tha se nuk jemi në kushtet e një goditje klasike për shkak të detyrës.

    Ai tha se do kërkojë që  arrestimi të quhet I paligjshëm.

    Arrestimi i bërë për shtetasin Kevi Muçllari nuk është në mbështetje të ligjit së pari për faktin se nuk ishte që kemi të bëjmë me goditje ka pasur shtyrje të përbashkët.  Nuk është provokuar nga ana e Kevit mosmarrëveshja apo konflikti për aq sa mund ta quajmë konflikt dhe nuk jemi në kushtet e një goditje klasike për shkak të detyrës.   Elementi i dytë ka të bëj le faktin se mosmarrëveshja nuk lindi për faktin se për kë votoi një këshilltar apo për kë botoi një këshilltar tjetër pavarësisht kundërshtisë që kishte Kevi dhe gjithë banorët e tjerë.  Mosmarrëveshja lindi në momentin që Kevi ishte duke u largur dhe pati një reagim nga persona të tjerë pra lindi pasi kishte përfunduar votimi.   Në këtë këndvështrim nuk ishte për shkak të detyrës. Mendoj se nuk jemi në kushtet e shtyrjes për shkak të detyrës dhe nuk është Kevi Muçllari që e provokoi këtë situatë.  Normalisht të gjitha palët e përfshira duhet të shoqërohen dhe duhet tju meren deklarimet përkatëse.     Do ndjekim procedurën duke i kërkuar prokurorisë që ta konsiderojë të paligjshëm këtë arrestim dhe nëse nuk e cilëson si të paligjshëm do i kërkojmë më pas gjykatës që ta vlerësojë dhe që të mos caktohet asnjë masë sigurimi ndaj tij.

     

    Banorët e quajnë padrejtësi arrestimin e tij, pasi fshatari i tyre u provokua.

    Sot kemi ardhur për një padrejtësi që na është bërë,kemi qënë në një mbledhje të bashkisë Pogradec për të kërkuar të drejtat tona bëhet fjalë për disa toka që ne i kemi patur kullota dhe këta zotërinjtë do na i marin këto toka për ti mbjellë pemë a çfarë dreqin këta e dinë.

    Na është arrestuar një fshatari jonë, pa të drejtë,kur këshilltari e provokon në maksimum,i ze në gojë zotrisë në fjalë motrën,që ai nuk i përdori këto fjalë.Kur tjetri të cënon nga familja çfarë duhet të bësh?

    Ti thuash,faleminderit mirë ma bëre?

    Të tërë të shitur ishin aty brenda dhe me të drejtë ja u tha.

    Përse nuk shoqërohet fajtori por shoqërohet ai që ska kusur.

    Domethënë ky shtet kështu na do ne,të fshijë stapin,si punë e atyre dhenëve që marr unë përpara dhe ti drejtojë ku të dojë.

     

    Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Pogradecit, e zhvilluar sot u shoqërua me tensione të forta dhe përplasje fizike mes një banori të fshatit Çërravë dhe këshilltarit socialist Engjëll Shyti.

    Shkak është bërë marrja e 34.6 ha toke blegotorev qe shfrytezoje per kulluta dhe dhenin e saj me qira nga bashkia investitoreve strategjike.Pavarësisht kundërshtimeve të banorëve të pranishëm në sallë, vendimi u miratua me shumicë votash nga këshilltarët socialistë.

  • Plas sherri në Këshillin Bashkiak të Pogradecit, këshilltari përleshet fizikisht me qytetarin në sallë

    Plas sherri në Këshillin Bashkiak të Pogradecit, këshilltari përleshet fizikisht me qytetarin në sallë

    Kronikë E Hënë, 10 Nëntor 2025 15:39
    Konfrontim fizik në këshillin bashkiak të Pogradecit pas miratimit të pikës 6 për “miratimin e listës së sipërfaqes së tokës prej 34.660 ha në Çërravë që mund të jepen me qira”.
    Pas debateve të shumta, këshilltarët kanë miratuar me 20 vota pro këtë vendim, çka ka sjellë edhe agravim deri në dhunë fizike.
    Pas kundërshtimeve të banorëve direkt pas vendimit të marrë, njëri prej këshilltarëve Ëngjëll Shyti është ngritur nga tavolina dhe është konfrontuar fizikisht me Kevi Muçllarin, një prej banorëve të Çërravës.

  • Plas sherri i dhunshëm, në Këshillin Bashkiak të Pogradecit/ Këshilltari përleshet me qytetarin në sallë për…

    Plas sherri i dhunshëm, në Këshillin Bashkiak të Pogradecit/ Këshilltari përleshet me qytetarin në sallë për…

    Konfrontim fizik në këshillin bashkiak të Pogradecit pas miratimit të pikës 6 për “miratimin e listës së sipërfaqes së tokës prej 34.660 ha në Çërravë që mund të jepen me qera”.
    Pas debateve të shumta, këshilltarët kanë miratuar me 20 vota pro këtë vendim, çka ka sjellë edhe agravim deri në dhunë fizike.
    Pas kundërshtimeve të banorëve direkt pas vendimit të marrë, njëri prej këshilltarëve Ëngjëll Shyti është ngritur nga tavolina dhe është konfrontuar fizikisht me Kevi Muçllarin, një prej banorëve të Çërravës.

  • “Turp, legena”/ Sherr me grushte e shkelma në këshillin bashkiak të Pogradecit, mbërrin policia

    “Turp, legena”/ Sherr me grushte e shkelma në këshillin bashkiak të Pogradecit, mbërrin policia

    Konfrontim fizik në këshillin bashkiak të Pogradecit pas miratimit të pikës 6 për “miratimin e listës së sipërfaqes së tokës prej 34.660 ha në Çërravë që mund të jepen me qira”.

    Pas debateve të shumta, këshilltarët kanë miratuar me 20 vota pro këtë vendim, çka ka sjellë edhe agravim deri në dhunë fizike.
    Pas kundërshtimeve të banorëve direkt pas vendimit të marrë, njëri prej këshilltarëve Ëngjëll Shyti është ngritur nga tavolina dhe është konfrontuar fizikisht me Kevi Muçllarin, një prej banorëve të Çërravës.
    Pas sherrit ka mbërritur policia, e cila bëri shoqërimin e dy personave të përfshirë.
     

    Top Channel

  • Sherr me grushte në Këshillin Bashkiak të Pogradecit, këshilltari përleshet fizikisht me qytetarin në sallë

    Sherr me grushte në Këshillin Bashkiak të Pogradecit, këshilltari përleshet fizikisht me qytetarin në sallë

    Një situatë e tensionuar është regjistruar sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Pogradecit, pas miratimit të pikës së gjashtë të rendit të ditës që parashikonte “miratimin e listës së sipërfaqes së tokës prej 34.660 hektarësh në Çërravë që mund të jepen me qira”.
    Pas debateve të shumta, këshilltarët kanë miratuar me 20 vota pro këtë vendim, çka ka sjellë edhe agravim deri në dhunë fizike.

    Pas kundërshtimeve të banorëve direkt për këtë vendim, njëri prej këshilltarëve Ë. Shyti është ngritur nga tavolina dhe është konfrontuar fizikisht me K. Muçllarin, një prej banorëve të Çërravës.

    Pas sherrit ka mbërritur policia, e cila bëri shoqërimin e dy personave të përfshirë.

  • “Turp të keni turp”/ Sherr me grushta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Pogradecit (VIDEO)

    “Turp të keni turp”/ Sherr me grushta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Pogradecit (VIDEO)

    Një situatë e tensionuar është regjistruar sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Pogradecit, pas miratimit të pikës së gjashtë të rendit të ditës, e cila parashikonte “miratimin e listës së sipërfaqes së tokës prej 34.660 hektarësh në Çërravë që mund të jepen me qira”.
    Vendimi u miratua me 20 vota pro, pas debateve të shumta mes këshilltarëve. Megjithatë, menjëherë pas votimit, në sallën e mbledhjeve shpërthyen tensionet.
    Sipas dëshmitarëve, këshilltari Ëngjëll Shyti është ngritur nga vendi dhe është konfrontuar fizikisht me Kevi Muçllarin, një prej banorëve të zonës së Çërravës që ndodhej në sallë gjatë mbledhjes.
    Ngjarja ka shkaktuar kaos të përkohshëm, ndërsa ndërhyrja e pjesëmarrësve të tjerë ka bërë të mundur shmangien e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit.
    Pas rikthimit të rendit, mbledhja është vijuar me pikat e tjera të rendit të ditës. Ende nuk ka një reagim zyrtar nga Bashkia e Pogradecit lidhur me incidentin.

  • Vendimi që çoi në konfrontim fizik/ Kërcet grushti në mbledhjen e këshillit bashkiak të Pogradecit

    Vendimi që çoi në konfrontim fizik/ Kërcet grushti në mbledhjen e këshillit bashkiak të Pogradecit

    Konfrontim fizik në këshillin bashkiak të Pogradecit pas miratimit të pikës 6 për “miratimin e listës së sipërfaqes së tokës prej 34.660 ha në Çërravë që mund të jepen me qira”.

    Pas debateve të shumta, këshilltarët kanë miratuar me 20 vota pro këtë vendim, çka ka sjellë edhe agravim deri në dhunë fizike.
    Pas kundërshtimeve të banorëve direkt pas vendimit të marrë, njëri prej këshilltarëve Ëngjëll Shyti është ngritur nga tavolina dhe është konfrontuar fizikisht me Kevi Muccllarin, një prej banorëve të CCërravës.