Tag: pogradecit

  • Rrushi autokton i Pogradecit kthehet në skenë,  fermerët riafirmojnë traditën

    Rrushi autokton i Pogradecit kthehet në skenë, fermerët riafirmojnë traditën

    Pogradeci po rikthen në jetë varietetet autoktone të rrushit si Muskat Kanell, Gëms dhe veçanërisht Serina e Bardhë, falë projektit Typic-al, një program i financuar nga Qeveria Italiane përmes Agjencisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (AICS), i zbatuar nga CIHEAM Bari në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
    Kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Ilir Xhakolli, tha se projekti përfshin jo vetëm identifikimin dhe ruajtjen e varieteteve tradicionale të rrushit, por edhe financimin e blerjes së makinerive bujqësore moderne dhe pajisjeve teknologjike. Këto mjete u mundësojnë fermerëve të punojnë më efikase dhe sipas standardeve europiane.

    Në kuadër të projektit është mbështetur edhe krijimi i një strukture bashkëpunimi mes fermerëve përmes shoqërive bujqësore, duke ndihmuar në uljen e kostove të prodhimit, ndarjen e teknologjisë së avancuar dhe përfitimin nga trajnimet profesionale të ofruara nga ekspertët e CIHEAM Bari dhe MBZHR.

    Përfitimet për komunitetin rural janë të dukshme: rritje e prodhimit të rrushit autokton, rikthim i kultivimit të varieteteve të rralla, akses më i mirë në treg, rritje të të ardhurave dhe krijim i mundësive të reja për punësim në sektorin bujqësor dhe atë të agro-përpunimit.

    Ky projekt përfaqëson një shembull të bashkëpunimit të suksesshëm midis institucioneve shqiptare dhe partnerëve ndërkombëtarë. Bashkëpunimi me Italinë, CIHEAM Bari dhe Ministrinë e Bujqësisë riafirmon përkushtimin për të mbështetur fermerët e Pogradecit, për të ruajtur biodiversitetin dhe për të zhvilluar një bujqësi më të qëndrueshme dhe konkurruese.
    Në këtë kuadër, krijimi i SHBB Grabovicë dhe bashkimi i fermerëve vlerësohet si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të kapaciteteve të prodhuesve lokalë. Sipas përfaqësuesve të projektit, vetëm përmes bashkëpunimit fermerët mund të përfitojnë më shumë nga programet e BE-së dhe projektet e mbështetura nga qeveria shqiptare

  • Pogradec/ Fermerët bashkohen në kooperativë, italianët mbështetje më pajisje për bujqësinë

    Pogradec/ Fermerët bashkohen në kooperativë, italianët mbështetje më pajisje për bujqësinë

    Për ruajtjen e varietetit të rrallë të rrushit “Serina e Bardhë”, një pasuri e zonës që rrezikonte zhdukjen fermerët e Grabovicës janë bashkuar në një kooperativë, duke krijuar mundësi të reja për prodhim dhe zhvillim ekonomik.
    “Qëllimi kryesor është identifikimi i produkteve tipike lokale. Në vreshtarinë e zonës ka varietete shqiptare me rrisk të humbjes, si Serina e Bardhë, Gems dhe Muskat Kanellë. Ne si fermerë jemi bashkuar ligjërisht për të investuar në vreshta të rinj dhe për të pasur një mënyrë tjetër taksimi. Aktualisht jemi 7 fermerë dhe synojmë të përfshijmë të gjithë ata që merren me vreshtari”, tha Ersol Caço, Prodhues Vere.
    Në ceremoninë e zhvilluar në Grabovicë u dorëzuan edhe makineri moderne bujqësore për inkubatorin e Pogradecit, duke krijuar kushte më të mira pune, rritje të prodhimit dhe mbështetje konkrete për fermerët e zonës.

    “Më në fund u kuptua se duke qenë bashkë përfitimet janë më të mëdha. Bashkimi sjell lehtësira, qoftë për taksat, qoftë për aksesin në skema mbështetëse. Kjo është dallëndyshja e parë që do të sjellë edhe kooperativa të tjera në fshatrat e Pogradecit. Edhe farërat, edhe pesticidet merren më lirë dhe më cilësore kur punoni të bashkuar”, u shpreh Ilir Xhakolli, kryetar i Bashkisë së Pogradecit.
    Paolo Viviani, përfaqësues i palës italiane, theksoi potencialin e produkteve tradicionale shqiptare në tregun europian.
    “Produkti tradicional luan një rol të rëndësishëm në promovimin e aktiviteteve të fermerëve shqiptarë. Ne kemi identifikuar produktet që lidhen ngushtësisht me zonat e tyre dhe ato kanë vend të sigurt në tregun kombëtar. Kur arrijnë vlerë të veçantë ose sasi të mjaftueshme, hapet mundësia e tregut ndërkombëtar. Me ecjen që po bën Shqipëria drejt BE, tregu europian është një mundësi e shkëlqyer për këto produkte”, tha Paolo Viviani, Përfaqësues i Palës Italiane
    Nëpërmjet kësaj nisme, fermerët e Pogradecit do të punojnë të bashkuar, do të përfitojnë teknologji, trajnime dhe standarde të reja prodhimi, duke forcuar vlerën e produkteve vendase dhe identitetin e tyre rural.
    /vizionplus.tv

  • SYRI TV/ Rreshjet e shiut shkaktojnë probleme në rrugën Kolonjë-Golem

    SYRI TV/ Rreshjet e shiut shkaktojnë probleme në rrugën Kolonjë-Golem

    Një investim rreth 450 mijë euro i qeverisë shqiptare, nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit në vitin 2020, premtonte se jetëgjatësia e mbrojtjes së skarpateve në hyrje të Pogradrecit, do të ishte rreth 100 vjet. Ky premtim shumë i ekzagjeruar u thye shumë shpejt, vetëm 5 vite më pas. Në ditët e fundit të nëntorit 2025, forcat policore të qytetit liqenor u detyruan të bllokojnë për shumë orë qarkullimin në atë aks rrugor, për shkak të rrezikut të rënies së gurëve nga skarpatet, si pasojë e reshjeve të shiut.

    SYRI TV

    Në qershor të vitit 2020, qeveria e Edi Ramës lëvroi një fond në shumën 43.7 milionë lekë të reja, me qëllim “Sistemim i hyrje daljes dhe stabilizimi i rrëshqitjes në hyrje të qytetit të Pogradecit”. Në dokumentat e tenderit thuhej se projekti parashikonte punime inxhinierike, të cilat kanë jetëgjatësi 100 vjet, sipas standardeve europiane.  Në fushatën elektorale të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021, kryeministri Rama e prezantoi investimin në forcimin e skarpateve në hyrje të Pogradecit si një nga projektet madhore të qeverisë së tij.

    Por, 5 vjet më pas, reshjet e shiut tregoi edhe njëherë se premtimet e Ramës mbeten vetëm në kuadrin e fushatave elektorale, ndërkohë që pogradecarët, gjatë orëve të fundit po jetojnë në një lloj ishulli.

    Rruga e re Qukës-Qafë Plloçë, një ndër më të shtrenjtat, është shndërruar në një aks të rrezikshëm vetëm tre muaj pas përurimit. Masive gurësh kanë bllokuar pjesë të ndryshme të aksit të ri rrugor, duke e bërë thuajse të pamundur qarkullimin e mjeteve në atë zonë. Tashmë, me bllokimin edhe të aksit hyrës të Pogradecit, banorët e qytetit u mbetet vetëm të shpresojnë që shiu të mos zgjasë shumë.

  • Rihapet segmenti hyrës i Unazës së Pogradecit, drejtuesit e mjeteve mund të qarkullojnë normalisht

    Rihapet segmenti hyrës i Unazës së Pogradecit, drejtuesit e mjeteve mund të qarkullojnë normalisht

    Segmenti hyrës i Unazës së Pogradecit, në drejtimin nga Tirana drejt qytetit, është rihapur për qarkullimin e automjeteve.

    Pas ndërhyrjes së punonjësve në terren dhe stabilizimit të skarpatës së dëmtuar, lëvizja e mjeteve mund të kryhet normalisht, duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor dhe sinjalistikën e vendosur.

  • Bllokohet hyrja e Unazës së Pogradecit, Bashkia njofton drejtuesit e mjeteve: Shkak rënia e gurëve, po punohet

    Bllokohet hyrja e Unazës së Pogradecit, Bashkia njofton drejtuesit e mjeteve: Shkak rënia e gurëve, po punohet

    Segmenti hyrës i Unazës së Pogradecit kur vjen nga Qafë Thana drejt qytetit, do të jetë përkohësisht i mbyllur për qarkullim. Bashkia e Pogradecit ka njoftuar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme të gjithë drejtuesit e automjeteve se ky vendim është marrë  për shkak të rrezikut të rënies së gurëve.
    “Njoftohen të gjithë drejtuesit e automjeteve se segmenti hyrës i Unazës së Pogradecit kur vjen nga Qafë Thana drejt qytetit, do të jetë përkohësisht i mbyllur për qarkullim për shkak të rrezikut të rënies së gurëve, si pasojë e dëmtimit të një pjese të skarpatës nga reshjet e fundit. Theksojmë vetëm hyrja për më Unazë”, njofton Bashkia e Pogradecit në faqen e saj në Facebook.

    Sipas njoftimit, punonjësit në terren do të vijojnë punën për stabilizimin dhe përmirësimin e skarpatës së kodrës.
    Hapja e këtij segmenti do të njoftohet në një moment të dytë, sapo të përfundojnë punimet dhe të garantohet siguria.

  • Rreziku nga rënia e gurëve, bllokohet segmenti hyrës i Unazës së Pogradecit kur vjen nga Qafë Thana

    Rreziku nga rënia e gurëve, bllokohet segmenti hyrës i Unazës së Pogradecit kur vjen nga Qafë Thana

    Segmenti hyrës i Unazës së Pogradecit kur vjen nga Qafë Thana drejt qytetit, do të jetë përkohësisht i mbyllur për qarkullim

    Autoritetet njoftojnë se mbyllja vjen për shkak të rrezikut të rënies së gurëve, si pasojë e dëmtimit të një pjese të skarpatës nga reshjet e fundit.
    “Punonjësit në terren do të vijojnë edhe nesër punën për stabilizimin dhe përmirësimin e skarpatës së kodrës. Hapja e këtij segmenti do të njoftohet në një moment të dytë, sapo të përfundojnë punimet dhe të garantohet siguria.”-thuhet në njoftim.

    Top Channel

  • Iu shemb banesa nga përmbytjet në Pogradec, prek me fjalët i sëmuri: Bëj kimio, s’kam ku të vete, s’kam ku t’i çoj fëmijët

    Iu shemb banesa nga përmbytjet në Pogradec, prek me fjalët i sëmuri: Bëj kimio, s’kam ku të vete, s’kam ku t’i çoj fëmijët

    Në fshatin Rëmenj të bashkisë së Pogradecit, dy banesa janë pjesërisht të shembura pas vërshimit të ujërave, duke i bërë të pabanueshme.

    Familjarët kërkojnë urgjentisht strehim, pasi nuk kanë ku ta kalojnë natën. Ndërkohë, në zonë pritet të mbërrijë kryebashkiaku i Pogradecit për të parë nga afër situatën.

    Prekës ishte apeli i një burri që vuan nga kanceri, i cili tha se nuk kishte ku të qëndronte pas shembjeve në banesën e tij.

    “Bëj kimio, s’kam ku të vete. Ku ti çojë fëmijët unë. I kam lënë te komshinjtë. Jam vet i gjashtë’, tha banori./tch/

  • Video/ Iu shemb banesa nga përmbytjet në Pogradec, prek me fjalët i sëmuri: Bëj kimio, s’kam ku të vete, s’kam ku t’i çoj fëmijët

    Video/ Iu shemb banesa nga përmbytjet në Pogradec, prek me fjalët i sëmuri: Bëj kimio, s’kam ku të vete, s’kam ku t’i çoj fëmijët

    Në fshatin Rëmenj të bashkisë së Pogradecit, dy banesa janë pjesërisht të shembura pas vërshimit të ujërave, duke i bërë të pabanueshme.

    Familjarët kërkojnë urgjentisht strehim, pasi nuk kanë ku ta kalojnë natën. Ndërkohë, në zonë pritet të mbërrijë kryebashkiaku i Pogradecit për të parë nga afër situatën.
    Prekës ishte apeli i një burri që vuan nga kanceri, i cili tha se nuk kishte ku të qëndronte pas shembjeve në banesën e tij.
    “Bëj kimio, s’kam ku të vete. Ku ti çojë fëmijët unë. I kam lënë te komshinjtë. Jam vet i gjashtë’, tha banori.

    Top Channel

  • Probleme nga reshjet edhe në Pogradec, uji hyn në treg, dëmtohen produktet

    Probleme nga reshjet edhe në Pogradec, uji hyn në treg, dëmtohen produktet

    Probleme nga reshjet e dendura ka edhe qyteti i Pogradecit.

    Uji ka hyrë në tregun e Pogradecit, dhe për pasojë dhjetëra tregtarë i ka bërë apel bashkisë të marrë masa.
    Ata kërkojnë që të shkojnë në një treg ndërsa sot malli i tyre është lagur.

    Top Channel

  • Reshjet shkaktojnë probleme dhe në Pogradec, uji hyn në treg dhe dëmtohen produktet

    Reshjet shkaktojnë probleme dhe në Pogradec, uji hyn në treg dhe dëmtohen produktet

    Kronikë E Mërkurë, 19 Nëntor 2025 12:51
    Qyteti i Pogradecit po përballet me vështirësi për shkak të reshjeve të dendura që kanë përfshirë zonat tregtare dhe rrugët e qytetit. Uji ka përfshirë pjesë të tregut, duke dëmtuar mallrat e dhjetëra tregtarëve, dhe ka shkaktuar ndërprerje në aktivitetin normal të tregtisë.
    Tregtarët kanë bërë apel ndaj bashkisë së Pogradecit për të ndërhyrë sa më shpejt dhe për të gjetur zgjidhje emergjente, pasi produktet e tyre janë lagur dhe nuk mund të shiten në këto kushte.

    “Kërkojmë që të na ofrohet një hapësirë alternative për tregtim, pasi malli ynë është i lagur dhe nuk mund të shitet,” thanë tregtarët.

    Sipas banorëve dhe tregtarëve, situata ka sjellë gjithashtu pengesa në qarkullimin e qytetarëve dhe transportin e mallrave. Uji ka depërtuar edhe në disa rrugë anësore dhe ka krijuar vështirësi për të qarkulluar automjetet.

    Bashkia e Pogradecit po monitoron situatën dhe njoftohet se po përgatiten masa për pastrojnë dhe largimin e ujit nga tregu, si dhe për sigurimin e zonave të prekura për të parandaluar dëme të mëtejshme. Për momentin, nuk ka raporte për dëme serioze të infrastrukturës, por tregtarët paralajmërojnë se humbjet ekonomike mund të jenë të konsiderueshme nëse reshjet vazhdojnë.
    Ekspertët e motit parashikojnë se reshjet intensive mund të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ndaj autoritetet këshillojnë qytetarët dhe tregtarët të marrin masat paraprake për të shmangur dëme të mëtejshme.