Një “finale” e luajtur sot për vendin e dytë nuk pati fitues. Laçi i Naxhi Shensoit nuk arrin të kalojë Pogradecin në shtëpi duke ruajtur pozitën e ndjekësit të Skënderbeut me vetëm një pikë më shumë se liqenorët.
Lushnja zhgënjen në “Roza Haxhiu” duke mos kaluar Kukësin e vendit të fundit (0-0). Fiton pastër Apolonia me Besën 2-0, Korabi mposht Kastriotin 3-2, Burreli arrin pikët maksimale me Luftëtarin ndërsa Iliria- Skënderbeu nuk u zhvillua që sipas njoftimit të FSHF-së, ka për arsye dhunën para takimit./Klevis Bejkolli/
Kategori e Parë, java e 14-të
Sot ora 13:30
Laçi- Pogradeci 0-0
Apolonia- Besa 2-0
Iliria- Skënderbeu (u anulua nga FSHF)
Korabi- Kastrioti 3-2
Burreli- AF Luftëtari 1-0
Lushnja- Kukësi 0-0
Vazhdo leximin





