Pas përfundimit të fazës së parë të Superligës kanë nisur sot ndeshjet e Kupës së Shqipërisë në volejboll për femra, me ekipet e ndara në dy grupe.
Në Grupin A, Pogradeci mposhti me lehtësi 3-0 Korabin (25-16, 25-10, 25-13), një ndeshje që ishte si një stërvitore per liqenoret. Një rezultat që pritej duke qenë se përballë janë dy ekipet që ndodhen në ekstremet e renditjes në kampionat.
Fiton edhe Skënderbeu, që në fushën e tij triumfoi 3-1 ndaj Partizanit (25-21, 25-15, 19-25, 25-19). Kryeqytetaset u përpoqën të bëjnë surprizën por pa sukses, teksa vajzat e Skënderbeut bënë diferencën në fushë.
Në Grupin B, fitore për Tiranën kampione, që mundi 3-0 (25-16, 25-17, 25-17) Vllazninë në “Fahrie Hoti”. Ndeshje e komanduar nga vajzat bardheblu në të trija setet, që e merituan fitoren dhe tri pikët e para në grup.
Me fitore e nis këtë turne edhe Dinamo, e përfshirë mes polemikash këtë javë pas cështjes Ferreira, e cila e pezulluar nuk luajti as sot. Gjithsesi, kryeqytetaset fituan 3-1 ndaj Teutës (25-11, 26-24, 17.25, 25-15), në një ndeshje të komanduar shumicën e kohës.
Femra – Grupi A
Pogradeci – Korabi, 3-0
Skënderbeu – Partizani, 3-1
Renditja: Pogradeci 3 pikë, Skënderbeu 3 pikë, Partizani 0 pikë, Korabi 0 pikë.
Femra – Grupi B
Tirana – Vllaznia, 3-0
Dinamo – Teuta, 3-1
Renditja: Tirana 3 pikë, Dinamo 3 pikë, Teuta 0 pikë, Vllaznia 0 pikë.
Tag: pogradeci
-

Tirana e Dinamo në kryeqytet si dhe Skënderbeu e Pogradeci në juglindje dominojnë në Kupën e Shqipërisë
-

Vllaznia e Pogradeci reagojnë dhe saktësojnë se dyshojnë për doping: Nuk kërkuam kurrë në Federatë një test gjinie
Çështja e ditëve të fundit që ka shpërthyer në sportin shqiptar në lidhje me volejbollisten braziliane Nayara Ferreria, që luan në Superligë me ekipin e Dinamos, ka marrë sot një rrjedhë tjetër.
Ajo është pezulluar pa afat nga Federata Shqiptare e Volejbollit, pas dyshimeve që dy klube, më saktësisht Pogradeci e Vllaznia, kanë ngritur në lidhje me lojtaren. Këto dy klube, përmes postimeve në rrjetet sociale, kanë saktësuar se nuk kanë kërkuar asnjë test gjinie, por një kontroll apo test fiziologjik.
Dyshimi i këtyre dy klubeve është se Ferreira mund të përdorë substanca të ndaluara (doping), përfshi edhe ato që sjellin rritjen e hormoneve. Sipas tyre, kjo do të sillte një rritje të perfomancës së lojtares dhe një konkurrim në kushte te pabarabarta.
Këtë gjë e ka konfrimuar Aleksandër Leqejza, administratori i ekipit të Vllaznisë në volejboll, që thotë: “Vllaznia ka kërkuar një test fiziologjik që është një test i përgjithshëm mjekësor dhe jo një test biologjik që lidhet me gjininë. Vllaznia dënon sulmet ndaj volejbollistes së Dinamos dhe denigrimin e saj dhe solidarizohet me situatën e vështirë që po kalon”.
Ndërsa Dorian Latifllari, drejtori i qendrës multifunksionale të Pogradecit, shprehet: “Ne kemi ngritur një çështje sportive. I kërkuam FSHV të bëjë një analizë specifike për këtë lojtare nëse është e përshtatshme të luajë në këtë kategori. Kam parasysh që mund të kemi përdorimin e substancave, të cilat janë të ndaluara nga rregullohet e Federatave ndërkombëtare sportive, apo për terapi të ndryshme hormonale”. -

Mbyllet java e 8-të e Kategorisë së Parë, Skënderbeu vijon ecurinë perfekte
Java e 8-të e Kategorisë së Parë u mbyll me disa rezultate interesante, ku spikati fitorja e Skënderbeut ndaj Besës me rezultatin 1-0, që ishte edhe suksesi i gjashtë radhazi për korçarët.
Laçi arriti një fitore bindëse 4-0 ndaj Burrelit, ndërsa Pogradeci triumfoi me të njëjtin rezultat 4-0 ndaj Kastriotit.Iliria fitoi 2-1 përballë Korabit, ndërsa Apolonia mori tri pikë të rëndësishme në transfertë ndaj Lushnjës, pasi triumfoi minimalisht 1-0. Nga ana tjetër, Kukësi dhe AF Luftëtari ndanë nga një pikë pas barazimit 2-2.
Në renditje, Skënderbeu kryeson me 22 pikë, i ndjekur nga Laçi me 16 dhe Iliria me 14 pikë.
Ndeshjet e javës së 8-të:
Lushnja 0-1 Apolonia
Iliria 2-1 Korabi
Skënderbeu 1-0 Besa
Laçi 4-0 Burreli
Kukësi 2-2 AF Luftëtari
Pogradeci 4-0 Kastrioti
BalkanWeb -

Pogradeci mund Partizanin dhe e mbyll fazën e parë në krye, fiton edhe Skënderbeu
Është mbyllur java e 7-të e Superligës në volejboll për femra. Pogradeci fitoi 3-0 ndaj Partizanit, duke u rikthyer në krye të klasifikimit dhe shpallur “kampion i dimrit”.
Pogradecaret fituan 3-0 (25-15, 25-13, 25-23) ndaj Partizanit në kryeqytet, duke marrë tri pikët që i mbajnë të pamposhtura, ndërsa kryeqytetaset qëndrojnë në vendin e katërt.
Pa probleme fiton Skënderbeu, që mundi 3-0 Korabin (25-8, 25-13, 25-13). Një ndeshje që ishte një stërvitore për korcaret, që konsolidojnë vendin e katërt në renditje.
Superliga-Femra, Java e 7-të
Teuta – Vllaznia, 2-3
Tirana – Dinamo, 2-3
Skënderbeu – Korabi, 3-0
Partizani – Pogradeci, 0-3
Renditja: Pogradeci 19 pikë, Dinamo 18 pikë, Tirana 15 pikë, Skënderbeu 13 pikë, Partizani 10 pikë, Vllaznia 5 pikë, Teuta 4 pikë, Korabi 0 pikë. -

Kategoria e Parë/ Kukësi dhe Kastrioti ngecin në zonën e ftohtë, Laçi dhe Pogradeci “tregojnë dhëmbët”
Para pak minutash janë mbyllur tre sfida shumë të rëndësishme në Kategorinë e Parë. Kukësi nuk arrin dot që të dalë nga zona e ftohtë, por i vetmi sinjal pozitiv është fakti se pas disa humbjesh radhazi, këtë herë dalin të paktën me një pikë. Kukësi barazoi 2-2 ndaj Luftëtarit, ndërsa në krahun tjetër ishte Laçi që tregoi dhëmbët me Burrelin. Një fitore e thëllë në shifrat 4-0, po ashtu si edhe Pogradeci që nga krahu tjetër po me të njëjtat shifra, fitoi kundër Kastriotit. /Sport Ekspres/
Kukësi 2 – 2 Luftëtari (Sadiq 44′, Dragoshi 45+4′ / Nyanguila 11′, Isteri 45+3′)
Laçi 4 – 0 Burreli (Traore 36′, 66′, Jiakponna 61′, Kalaj 82′)
Pogradeci 4 – 0 Kastrioti (Greca 11′, Pius 55′, Babatunde 62′, Santi 89′) -

Laçi pret Burrelin, Pogradeci gjën krutanët e Ndreut
Laçi pret Burrelin, Pogradeci gjën krutanët e Ndreut – Sporti im
error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!
-

Pogradeci mund Tiranën kampione dhe ngjitet në krye, Dinamo “leksion” Skënderbeut
Pogradeci qëndron në vendin e parë të renditjes së Superligës në volejboll për femra pas fitores 3-1 ndaj Tiranës (25-21, 19-25, 25-20, 25-23). Një ndeshje me rivalitet shumicën e kohës, me të dyja ekipet që sfiduan njëra-tjetrën deri në fund për fitoren.
Tirana dueloi fort, por në fund kampionet ngritën “flamurin e bardhë”, ndërkohë që pogradecaret janë skuadra e vetme pa humbje në kampionat. Në Farkë, skuadra e Dinamos fitoi 3-0 (25-23, 25-19, 25-20) ndaj Skënderbeut, një tjetër përballje mes dy ekipesh rivale.
Edhe pse mikeshat nga Korça u përpoqën të rivalizojnë, në pikët e fundit gabuan, ndërsa Dinamo ishte më e saktë, duke e merituar fitoren. Falë këtyre 3 pikëve, skuadra kryeqytetase barazohet me pikë me Pogradecin në krye të renditjes, ndërsa Skënderbeu qëndron i katërti.
Fitoren e parë sezonale korri Teuta, që mundi 3-0 Korabin (25-14, 25-10, 25-7), duke marrë edhe tri pikë të rëndësishme që e largojnë nga fundi. Në Shkodër, ekipi i Partizanit fitoi 3-1 ndaj Vllaznisë (25-21, 25-20, 22-25, 25-20), duke qëndruar në grupin e skuadrave pretendente për titull.
Superliga-Femra, java e 6-të
Vllaznia – Partizani, 1-3
Korabi – Teuta, 0-3
Pogradeci – Tirana, 3-1
Dinamo – Skënderbeu, 3-0
Renditja: Pogradeci 16 pikë, Dinamo 16 pikë, Tirana 14 pikë, Skënderbeu 10 pikë, Partizani 10 pikë, Vllaznia 3 pikë, Teuta 3 pikë, Korabi 0 pikë. -

FSHF përcakton kalendarin e Kategorisë së Parë, zbardhet faza e parë
Pas Superiores është përcaktuar kalendari i kampionatit të Kategorisë së Parë për pesë javët e ardhshme, deri në pushimin për ndeshjet e ekipeve Kombëtare. Kjo përkon me fundin e fazës së parë te niveli i dytë i futbolit shqiptar.
E ndërsa raundi i shtatë do të luhet të dielën, më 19 tetor, e teta është ndarë në dy ditë, më 24 dhe 25 tetor. Java e nëntë do të zhvillohet të martën dhe të mërkurën, më 28 dhe 29 tetor, ndërsa java e dhjetë do të luhet të dielën dhe të hënën, më 2 dhe 3 nëntor. Mbyll këtë kalendar të specifikuar java e fundit e fazës së parë më 8 dhe 9 nëntor.
Kategoria e Parë, kalendari dhe orari deri në 9 nëntor.
Java 7
Kukësi – Laçi 19.10.2025 14:00
AF Luftëtari – Skënderbeu 19.10.2025 14:00
Besa – Pogradeci 19.10.2025 14:00
Kastrioti – Iliria 19.10.2025 14:00
Korabi – Lushnja 19.10.2025 14:00
Apolonia – Burreli 19.10.2025 14:00
Java 8
Iliria – Korabi 24.10.2025 14:00
Lushnja – Apolonia 24.10.2025 14:00
Skënderbeu – Besa 24.10.2025 17:00
Pogradeci – Kastrioti 25.10.2025 14:00
Kukësi – AF Luftëtari 25.10.2025 14:00
Laçi – Burreli 25.10.2025 14:00
Java 9
Apolonia – Iliria 28.10.2025 14:00
AF Luftëtari – Laçi 29.10.2025 14:00
Besa – Kukësi 29.10.2025 14:00
Kastrioti – Skënderbeu 29.10.2025 14:00
Korabi – Pogradeci 29.10.2025 14:00
Burreli – Lushnja 29.10.2025 14:00
Java 10
Iliria – Burreli 02.11.2025 14:00
Kukësi – Kastrioti 02.11.2025 14:00
AF Luftëtari – Besa 02.11.2025 14:00
Laçi – Lushnja 02.11.2025 14:00
Skënderbeu – Korabi 02.11.2025 17:00
Pogradeci – Apolonia 03.11.2025 14:00
Java 11
Besa – Laçi 08.11.2025 14:00
Kastrioti – AF Luftëtari 08.11.2025 14:00
Korabi – Kukësi 08.11.2025 14:00
Burreli – Pogradeci 08.11.2025 14:00
Lushnja – Iliria 08.11.2025 14:00
Apolonia – Skënderbeu 09.11.2025 14:00
Vazhdo leximin
-

Kategoria e Parë, përcaktohet kalendari për pesë javët e ardhshme – Balkanweb.com – News24
Është përcaktuar kalendari i kampionatit të Kategorisë së Parë për pesë javët e ardhshme, deri në pushimin e imponuar nga ndeshjet e ekipeve Kombëtare.
Java e shtatë do të luhet të dielën, më 19 tetor. Java e tetë është ndarë në dy ditë, më 24 dhe 25 tetor. Java e nëntë do të zhvillohet të martën dhe të mërkurën, më 28 dhe 29 tetor, ndërsa java e dhjetë do të luhet të dielën dhe të hënën, më 2 dhe 3 nëntor.Java e 11-të është planifikuar të zhvillohet më 8 dhe 9 nëntor.
Java 7
Kukësi – Laçi 19.10.2025 14:00
AF Luftëtari – Skënderbeu 19.10.2025 14:00
Besa – Pogradeci 19.10.2025 14:00
Kastrioti – Iliria 19.10.2025 14:00
Korabi – Lushnja 19.10.2025 14:00
Apolonia – Burreli 19.10.2025 14:00
Java 8
Iliria – Korabi 24.10.2025 14:00
Lushnja – Apolonia 24.10.2025 14:00
Skënderbeu – Besa 24.10.2025 17:00
Pogradeci – Kastrioti 25.10.2025 14:00
Kukësi – AF Luftëtari 25.10.2025 14:00
Laçi – Burreli 25.10.2025 14:00
Java 9
Apolonia – Iliria 28.10.2025 14:00
AF Luftëtari – Laçi 29.10.2025 14:00
Besa – Kukësi 29.10.2025 14:00
Kastrioti – Skënderbeu 29.10.2025 14:00
Korabi – Pogradeci 29.10.2025 14:00
Burreli – Lushnja 29.10.2025 14:00
Java 10
Iliria – Burreli 02.11.2025 14:00
Kukësi – Kastrioti 02.11.2025 14:00
AF Luftëtari – Besa 02.11.2025 14:00
Laçi – Lushnja 02.11.2025 14:00
Skënderbeu – Korabi 02.11.2025 17:00
Pogradeci – Apolonia 03.11.2025 14:00
Java 11
Besa – Laçi 08.11.2025 14:00
Kastrioti – AF Luftëtari 08.11.2025 14:00
Korabi – Kukësi 08.11.2025 14:00
Burreli – Pogradeci 08.11.2025 14:00
Lushnja – Iliria 08.11.2025 14:00
Apolonia – Skënderbeu 09.11.2025 14:00© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
