Tag: Pogradec

  • Situata me zjarret në vend/ 21 vatra zjarri në 24 orë, 5 vatra janë ende aktive! Këto janë qarqet më të rrezikuara

    Situata me zjarret në vend/ 21 vatra zjarri në 24 orë, 5 vatra janë ende aktive! Këto janë qarqet më të rrezikuara

    Foto ilustruese

    Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e situatës së zjarreve në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Përmes një njoftimi, Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 21 vatra zjarri, 5 janë ende aktive. Një nga vatrat më problematike është ajo në “Liqenin e Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar, Lurë, ku në terren po punojnë mbi 60 forca. Siç bën me dije Ministria e Mbrojtjes, qarqet me rrezikut më të lartë janë: Durrës, Tiranë, Fier dhe Vlorë.
    NJOFTIMI I MINISTRISË:
    Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 21 vatra zjarri në disa bashki të vendit, prej të cilave 5 mbeten ende aktive.
    Zjarret janë përhapur kryesisht në sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të ulët, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në mjedis.
    Vatrat janë evidentuar në bashkitë: Dibër, Vlorë, Rrogozhinë, Tiranë, Kamëz, Dimal, Përmet, Këlcyrë, Gjirokastër, Librazhd, Belsh, Lezhë, Kurbin, Roskovec, Pogradec dhe Korçë.
    Deri më tani, janë djegur rreth 91 hektarë sipërfaqe, si dhe 20 rrënjë ullinj.
    Vatrat ende aktive
    Qarku Dibër – “Livadhi i Peladhisë”, Bulqizë
    Zjarri ka pasur intensitet të ulët, pa rrezik për përhapje në zonat pyjore. Deri më tani janë djegur rreth 19 hektarë. Në terren janë angazhuar 8 efektivë të zjarrfikëses, 6 të shërbimit pyjor, 4 forca bashkiake dhe 4 vullnetarë. Sot, situata po mbahet nën kontroll nga 4 forca të tjera operacionale.
    Parku Kombëtar Lurë – “Liqeni i Luleve”, Dibër
    Një nga vatrat më problematike, me shtrirje të madhe gjatësore, që përfshin sipërfaqe me pisha dhe livadhe. Janë përfshirë rreth 30 ha, ndërsa në terren po punojnë mbi 60 forca, përfshirë efektivë të zjarrfikëses, AdZM, forca bashkiake, vullnetarë dhe 30 trupa nga Forcat e Armatosura (FA).
    Qarku Tiranë – Fshati Zambish, Rrogozhinë
    Zjarri në një sipërfaqe me dushqe është përhapur në disa fshatra përreth: Hemenraj, Murroj, Çek, Memollaj dhe Berdajt. Janë përfshirë rreth 20 ha, ndërsa disa banesa janë rrezikuar. Në operacion janë angazhuar 17 efektivë zjarrfikës, 20 forca bashkiake, 10 vullnetarë dhe një helikopter i FA.
    Qarku Elbasan – “Mal Plak”, Librazhd
    Zjarri në një zonë pyjore vijon të mbahet nën kontroll nga 1 mjet zjarrfikës, 8 efektivë dhe 10 vullnetarë. Shkaku i rënies mbetet i panjohur.
    Qarku Korçë – Fshati Udenisht, Pogradec
    Zjarri është riaktivizuar në një zonë me pyll pishe dhe shkurre. Forcat vendore të MZSH dhe AdZM janë në terren për shuarjen e tij. Në total janë angazhuar 459 forca zjarrfikëse, ushtarake dhe vullnetare, 38 automjete zjarrfikëse, 90 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 3 helikopterë për mbështetje ajrore.
    Sipas Institutit të Gjeoshkencave, sot nuk priten reshje atmosferike. Rreziku për zjarre mbetet i lartë në qarqet: Durrës, Tiranë, Fier dhe Vlorë, ndërsa në qarqet e tjera rreziku është në nivel të moderuar, me disa zona të lokalizuara me rrezik të lartë, si Shkodër (jug), Kukës (jugperëndim), Korçë (veri)
    Autoritetet i bëjnë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes maksimal, të mos ndezin zjarre në natyrë dhe të shmangin çdo veprim që mund të rrezikojë përhapjen e flakëve. Në rast zjarri, njoftoni menjëherë shërbimet zjarrfikëse. Vetëm me bashkëpunimin dhe ndërgjegjësimin e të gjithëve mund të mbrojmë mjedisin, pronën dhe jetën e njerëzve./ZËRI/

  • EMRAT / Një shefe në Kuçovë, kush janë drejtuesit e rinj të 9 komisariateve në vend

    EMRAT / Një shefe në Kuçovë, kush janë drejtuesit e rinj të 9 komisariateve në vend

    Komisariatin e Policisë së Kuçovës do ta drejtojë një grua. Edjona Dano, e vetmja grua që garoi, u kualifikua si fituese mes 290 apkikatëve që synonin për të qenë shefa komisariatesh.
    Së fundmi Dano mbante detyrën e Shefe Seksioni për Parandalimin e Dhunës në Familje dhe Mbrojtjes së të Miturve, në Policinë e Tiranës. Më herët ka mbajtur detyrën e Shefit të Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë nr.6 Tiranë.
    Ndërkohë Kleant Serdari nga Kuçova është emëruar shef i Komisariatit të Policisë Mallakastër. Bledar Metaj nga ana tjetër është kaluar nga Mallakastra në Shef Sektori i Policisë Rrugore në Drejtorinë e Vlorës.
    Mes të tjerash janë firmosur edhe 8 ndryshime të tjera.
    Florian Dano emërohet shef në komisariatin e Policisë Kufitare Dibër.
    Elvid Shehu emërohet shef në Komisariatin e Policisë Kufitare Sarandë.
    Ferit Merkaj emërohet shef në Komisariatin e Policisë Himarë.
    Kliton Zharri emërohet shef në Komisariatin e Policisë Cërrik.
    Ajet Bega emërohet shef në Komisariatin e Policisë Kurbin.
    Leonard Ndreka emërohet shef në Komisariatin e Policisë Gramsh.
    Krenar Guçe emërohet zv/drejtor për Krimet në Drejtorinë e Elbasanit
    Gentian Dedej emërohet shef në Komisariatin e Policisë Pogradec.
    Kujtojmë se një ditë më parë u emëruan shefat e rinj edhe në 8 komisariate të tjera në vend.

  • Vazhdon furtuna në Policinë e Shtetit, pas shkarkimit të drejtorëve të Shkodrës dhe Kukësit, “krasiten” komisariatet…

    Vazhdon furtuna në Policinë e Shtetit, pas shkarkimit të drejtorëve të Shkodrës dhe Kukësit, “krasiten” komisariatet…

     
    Zbardhen ndryshimet e fundit në Policinë e Shtetit. Goditja vijon fort edhe në Tiranëpas shkarkimit të drejtorëve të Shkodrës dhe Kukësit. Tashmë furtuna ka kapur komisariatet e kryeqytetit, ku shumica e shefave janë zëvendësuar. Me urdhër të drejtpërdrejtë të kryepolicit Ilir Proda, janë firmosur emërime dhe transferime në postet kyçe të sigurisë, duke prekur emra të njohur të uniformave blu.
    Mësohet se ka ndodhur rokadë në Komisariatin nr. 1 dhe 7. Robert Losha, i cili prej fundvitit të kaluar mbante detyrën e shefit të Komisariatit nr. 1, shkon në Vorë (Komisariati nr. 7), ndërsa vendin e tij, në atë që konsiderohet komisariati kryesor i Tiranës, e zë Elton Shahini, së fundi shef i Vorës. Shahini vjen në këtë detyrë pas një karriere të gjatë, sidomos si shef krimesh në Policinë e Durrësit, periudhë në të cilën mundi të zbardhë dy prej ngjarjeve më të rënda të krimit në familje: vrasjen dhe groposjen e dy baballarëve nga fëmijët e tyre në Shënavlash. Zëvendësdrejtor i Tiranës, Idris Daulle, do të jetë shefi i ri i Komisariatit të Kamzës. Eksperienca e gjatë si drejtues bëri që të renditet i pari në garën për shef komisariati, duke zgjedhur t’i shërbejë policisë në Kamëz. Në vend të tij, si zëvendësdrejtor i Policisë së Tiranës, emërohet Ervis Gjoshi, deri tani shef i Komisariatit nr. 4. Me karrierë të gjatë në radhët e policisë, Gjoshi ngrihet në detyrë pas disa vitesh si shef krimesh në disa komisariate e drejtorë, përfshirë Kamzën dhe Vlorën.
    Vendin e tij në Komisariatin nr. 4 e zë Feliks Hoda, deri tani në sektorin e Anti-trafiqeve të Policisë së Tiranës. Vendi i lënë vakant në Shkodër, pas shkarkimit një ditë më parë të Nik Nikollajt, sjell transferimin në këtë detyrë të Bekim Likës, deri më tani shef i Komisariatit të Kukësit. Lika emërohet në një qytet të vështirë, por me një karrierë të gjatë, e cila pritet t’i shërbejë në Shkodër. Ndërkohë, vendin e tij në Kukës e zë Besmir Qibini, nga Komisariati nr. 5. Qibini, për disa vite, ka qenë shef i Komisariatit të Policisë Rrugore të Tiranës. I transferuar së fundmi nga Komisariati nr. 3 te ai nr. 2, si shef krimesh, Ermal Kenaçi emërohet shef i Komisariatit të Policisë nr. 2, duke zëvendësuar Ritvan Palin, që dha dorëheqje. Të vetmet komisariate që nuk ndryshojnë në Tiranë janë nr. 3 dhe 6, respektivisht të drejtuar nga Besmir Dervishi dhe Erdit Rreçeku, të emëruar në fund të vitit të kaluar.
    Emërimet e bëra nga kryepolici Ilir Proda:

    Idriz Daulle, nga zv/drejtor i Rendit në DVP Tiranë, emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 5, Tiranë
    Besmir Qebini, nga Shef Komisariati i Policisë nr 5, emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Kukës
    Bekim Lika, nga Shef i Komisariatit të Policisë Kukës, emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Shkodër
    Ermal Kenaçi, emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 2, Tiranë
    Feliks Hoda, emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 4, Tiranë
    Ervis Gjoshi, nga Shef i Komisariatit të Policisë nr. 4, emërohet Zëvendësdrejtor për Rendin në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë
    Robert Losha, emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 7, Tiranë
    Elton Shahini, emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 1, Tiranë
    Ajet Bega është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Kurbin.
    Leonard Ndreka është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Gramsh.
    Krenar Guçe është emëruar Zëvendësdrejtor për Krimet në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan.
    Gentian Dedej është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Pogradec.
    Faik Ruko do të jetë shef i Komisariatit të Policisë Korçë.
    Florian Dano do të drejtojë Policinë Kufitare në Dibër.
    Elvid Shehu është emëruar në Policinë Kufitare në Sarandë.
    Ferit Merkaj është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Himarë.
    Kliton Zharri do të jetë shef i Komisariatit të Policisë në Cërrik.

  • Lëvizje në Policinë e Shtetit, zbardhen emrat e shefave të rinj në komisariate

    Lëvizje në Policinë e Shtetit, zbardhen emrat e shefave të rinj në komisariate

    Policia e Shtetit ka vijuar me rotacionet në nivel drejtuesish, duke emëruar drejtues të rinj në disa komisariate në qytete të ndryshme të vendit, si dhe në sektorin e kufirit dhe hetimeve.
    Ndryshimet prekin komisariatet e Kurbinit, Gramshit, Elbasanit, Pogradecit, Korçës, Dibrës, Sarandës, Himarës dhe Cërrikut.
    Ndryshimet e tjera në polici në rang komisariatesh
    Ajet Bega është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Kurbin.
    Leonard Ndreka është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Gramsh.
    Krenar Guçe është emëruar Zëvendësdrejtor për Krimet në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan.
    Gentian Dedej është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Pogradec.
    Faik Ruko do të jetë shef i Komisariatit të Policisë Korçë.
    Florian Dano do të drejtojë Policinë Kufitare në Dibër.
    Elvid Shehu është emëruar në Policinë Kufitare në Sarandë.
    Ferit Merkaj është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Himarë.
    Kliton Zharri do të jetë shef i Komisariatit të Policisë në Cërrik.
    Këto ndryshime vijnë pas rokadës në komisariatet e kryeqytetit, teksa pak më parë u lajmëruan emërime të reja.
    Gjithashtu, ndryshime pati edhe në krye të komisiarateve të Shkodrës dhe Kukësit.

  • Lëvizje të reja në Policinë e Shtetit/ Emërime dhe rotacione në komisariate dhe policinë kufitare

    Lëvizje të reja në Policinë e Shtetit/ Emërime dhe rotacione në komisariate dhe policinë kufitare

    Policia e Shtetit ka pësuar një valë të re ndryshimesh në nivelet drejtuese, me disa emërime të rëndësishme në krye të komisariateve dhe në strukturat e Policisë Kufitare. Burime zyrtare konfirmojnë se këto rotacione përfshijnë një pjesë të madhe të territorit, nga veriu në jug të vendit.
    Lëvizjet synojnë forcimin e kapaciteteve drejtuese në strukturat vendore dhe janë shtrirë nga Kurbin e deri në Himarë e Sarandë.

    Emërimet e reja janë si më poshtë:

    Ajet Bega – Shef i Komisariatit të Policisë Kurbin

    Leonard Ndreka – Shef i Komisariatit të Policisë Gramsh

    Krenar Guçe – Zëvendësdrejtor për Krimet në DVP Elbasan

    Gentian Dedej – Shef i Komisariatit të Policisë Pogradec

    Faik Ruko – Shef i Komisariatit të Policisë Korçë

    Florian Dano – Drejtues i Policisë Kufitare në Dibër

    Elvid Shehu – Emëruar në Policinë Kufitare në Sarandë

    Ferit Merkaj – Shef i Komisariatit të Policisë Himarë

    Kliton Zharri – Shef i Komisariatit të Policisë në Cërrik

  • “Xhiro jonë e fundit…pusho në paqe gjysma ime”, blogeria e njohur dedikim prekës për bashkëshortin

    “Xhiro jonë e fundit…pusho në paqe gjysma ime”, blogeria e njohur dedikim prekës për bashkëshortin

    Një aksident tragjik mori jetën e Alfons Bletës, 34 vjeç, mëngjesin e 10 korrikut 2025 në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në vendin e quajtur “Tuneli” pranë fshatit Piskupat.
    Makina që ai po drejtonte doli nga rruga dhe përfundoi në ujërat e liqenit, duke shkaktuar vdekjen e tij.
    Alfonsi ishte bashkëshorti i blogeres të ndjekur në rrjetet sociale, Ejona Vlogs e njohur për jetën dhe bukuritë natyrore të Pogradecit ku ata jetonin bashkë me djalin e tyre rreth 3 vjeç.
    Familja Bleta kishte jetuar për vite me radhë në Zvicër, por në vitin 2024 kishin vendosur të riktheheshin përfundimisht në Shqipëri, duke zgjedhur Pogradecin si vendin ku të ndërtonin jetën e tyre në atdhe, pranë familjes.
    Në një postim i bashkëshortes së tij, Ejona në Instagram ka prekur zemrat e shumë shqiptarëve.
    “Xhiro jonë e fundit…pusho në paqe gjysma ime…humba bashkëshortin tim, babin e Reit. Shpirti im është në zi.”

  • Ishin kthyer nga Zvicra, 34-vjeçari që vdiq në aksident në Pogradec, burri i blogeres së njohur

    Ishin kthyer nga Zvicra, 34-vjeçari që vdiq në aksident në Pogradec, burri i blogeres së njohur

    Një aksident tragjik mori jetën e Alfons Bletës, 34 vjeç, mëngjesin e 10 korrikut 2025 në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në vendin e quajtur “Tuneli” pranë fshatit Piskupat.
    Makina që ai po drejtonte doli nga rruga dhe përfundoi në ujërat e liqenit, duke shkaktuar vdekjen e tij.
    Alfonsi ishte bashkëshorti i blogeres të ndjekur në rrjetet sociale, Ejona Vlogs e njohur për jetën dhe bukuritë natyrore të Pogradecit ku ata jetonin bashkë me djalin e tyre rreth 3 vjeç.
    Familja Bleta kishte jetuar për vite me radhë në Zvicër, por në vitin 2024 kishin vendosur të riktheheshin përfundimisht në Shqipëri, duke zgjedhur Pogradecin si vendin ku të ndërtonin jetën e tyre në atdhe, pranë familjes.
    Në një postim i bashkëshortes së tij, Ejona në Instagram ka prekur zemrat e shumë shqiptarëve.
    “Xhiro jonë e fundit…pusho në paqe gjysma ime…humba bashkëshortin tim, babin e Reit. Shpirti im është në zi.”

  • Dinamo fiton testin me Pogradecin, sërish…Mandela

    Dinamo fiton testin me Pogradecin, sërish…Mandela

    Miqësorja e sotme luajtur në “Gjorgji Kyçyku”, pa ë fushë Dinamon dhe Pogradecin vendas. Shifrat ishin 3-1 për blutë e kryeqytetit.

    Zabërgja shënoi të parin teksa vendasit barazuan me Rodrigez. Në fundin e pjesës së dytë Dinamo shënon dy herë shpejt e shpejt për 3-1 final. Mandela dhe Berisha, që shënuan në minutat 81′-të’ dhe 82′.

    Dinamo e Ilir Dajës prej shumë javësh në fazë në juglindje përpara se të mësojë emrin e rivalit në Conference League të turit të dytë. Blutë janë testuar më herët me Bllkanin fituar 4-1 si dhe Partizanin (humbur 0-1) e Shkëndijën e Tetovës me të cilën pësoi humbjen 2-1./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • VIDEO/ Përfshihet nga flakët masivi pyjor në Pogradec

    VIDEO/ Përfshihet nga flakët masivi pyjor në Pogradec

    Një masiv pyjor në fshatin Hudenisht përfshihet nga flakët.
    Sipas Klan News, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe pisha.
    20 forca të shërbimit zjarrfikës të Bashkisë së Pogradecit po punojnë për të mos lejuar përhapjen e flakëve në brendësi të pyllit.

  • Zjarr mbi fshatrat e Pogradecit, vështirësi për të neutralizuar flakët

    Zjarr mbi fshatrat e Pogradecit, vështirësi për të neutralizuar flakët

    Një vatër zjarri është aktivizuar pak minuta më parë në një sipërfaqe me shkurre mbi fshatin Hudënisht të Pogradecit.

    Aktualisht vatra është aktive ndërsa kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse të Pogradecit.
    Duke qenë se tereni është malor, ka vështirësi në ndërhyrje për të neutralizuar flakët të cilat po mbështeten edhe nga era.

    Top Channel