Pas gati dy vitesh larg fushave, Paul Pogba është gati të shkruajë një kapitull të ri të karrierës së tij. Mesfushori francez, tashmë zyrtarisht lojtar i ri i Monaco, rikthehet të luajë në atdhe pas një skualifikimi të gjatë për doping. Klubi i Principatës njoftoi mbërritjen e tij si lojtar i lirë, teksa firmosi kontratë 2-vjeçare, që do ta lidhë me ekipin deri në vitin 2027.
Një moment plot emocione për Pogba, i cili nuk arriti t’i mbante lotët në momentin e firmës. Ish-lojtari i Juventusit dhe Manchester United kaloi një kalvar të gjatë. Francezi u skualifikua në vitin 2023 pas një kontrolli antidoping, mbas ndeshjes mes Udineses dhe Juventusit, sepse kishte rezultuar pozitiv për DHEA, një substancë e ndaluar, sepse stimulon prodhimin e testosteronit. Fillimisht i pezulluar për 4 vite, Pogba më pas arriti të marrë një ulje dënimi në 18 muaj falë apelimit të bërë.
Tani, në moshën 32-vjeçare, Pogba përpiqet të rilançojë karrierën e tij në Ligue 1, kampionatin ku kishte debutuar në vitet e para të formimit si futbollist. Monaco po “vë bast” mbi të për cilësinë, përvojën dhe karizmën e tij, duke shpresuar që lojtari të rikuperojë formën fizike dhe vazhdimësinë. Për kampionin e botës 2018, kjo është më shumë se një firmë e thjeshtë; është rikthim në jetën e futbollistit, me dëshirën për të lënë pas një periudhë të errët dhe treguar se mund ta bëjë ende diferencën në nivele të larta.
Tag: pogba
-

Pogba, makthi mori fund. Kampioni i botës 2018 firmos i përlotur me Monaco
-

Pogba prezantohet te Monako
Pol Pogba është prezantuar te skuadra e Monakos, ku ka nënskruar deri ën vitin 2027-të. Pogba i cili nuk luan një ndeshje që nga marsi i vitit 2023, ka nënshkruar me francezët e Monako.
Francezi u dënua fillimisht me 4 vite për doping. Më pas Gjykata e Arbitrazhit Sportiv uli dënimin në 18 muaj, pasi gjithçka u konsiderua e paqëllimshme.
32-vjeçari do të luajë për herë të parë në Francë. Karriera e tij ishte e fokusuar vetëm në Itali dhe Angli ku luajti respektivisht me Juventusin dhe Mançester Junajtid. -

Pogba: Kërkova ndihmë te Juventusi, por më injoruan. Vëllai im? Më ka lënduar
Paul Pogba rrëfehet me zemër të hapur në programin “Sept à Huit”, duke kujtuar dy traumat që kanë tronditur jetën e tij: tentativën për zhvatje, ku u përfshi edhe vëllai i tij, Mathias, dhe pezullimin për doping. Kampioni i botës 2018, që tani pret të rilindë te Monaco, nuk ka shmangur asnjë temë. Këto janë deklaratat më të rëndësishme të tij, duke nisur pikërisht nga çështja e zhvatjes:
“Janë gjëra të trishtueshme. Ke njerëz në zemrën tënde, të ashtuquajtur ‘vëllezër’, sepse kështu i quajmë të gjithë ata me të cilët rritesh në lagje. Kjo më ka lënduar më shumë, sepse nuk mund ta imagjinoja kurrë një gjë të tillë”.
Paul Pogba ka kaluar një vuajtje të tmerrshme: “Kishte armë, njerëz me maska. Nuk ke kohë as të mendosh, thua ‘po’ për gjithçka. I kërkova ndihmë të vetmit që mund të më ndihmonte: Zotit, Allahut. Mund të vdisja, por nuk do t’i hidhja paratë kot”.
Vëllai i tij Mathias u dënua me tri vite burg, një prej të cilëve do ta kalojë në qeli: “Kemi folur mes nesh, me familjen. Lidhja e gjakut është lidhje gjaku. Vetëm koha do të japë përgjigjet. Është e vështirë, nuk është më si më parë. Nëse babai im do të ishte ende gjallë, asgjë nga këto nuk do të kishte ndodhur”.
Në lidhje me pezullimin për doping, emocionet janë të forta: “Më thanë që futbolli do të ndalej, që gjithçka kishte mbaruar. Katër vite pezullim në këtë mënyrë, pa më dëgjuar askush… Më duhej të largohesha nga Italia. Fëmijët e mi shkonin në shkollë afër qendrës stërvitore, e kaloja çdo ditë aty pranë. Ishte shumë e vështirë”.
Pogba fajëson edhe Juventusin, që nuk i dha më qasje në asnjë shërbim pas pezullimit: “Në atë kohë kërkova ndihmë, për shembull trajtime ose një përgatitës atletik, sepse isha ende pjesë e Juventusit. Sidoqoftë, nuk e mora as këtë. Nuk ishin të sjellshëm me mua dhe kjo gjë më goditi fort. Nuk e kuptoja, nuk isha në luftë me ta”.
Tani që pezullimi i është reduktuar në 18 muaj, këtij makthi po i vjen fundi dhe Pogba shikon përpara: “Jam gati mendërisht, gati fizikisht. Është vetëm çështje kohe”. -

Pogba refuzon ofertat për të luajtur në Botërorin për klube, stërvitet i vetëm dhe pret kalimin në Principatë
Paul Pogba, tashmë 32 vjeç, i është ofruar transferimit te Monaco në kampionatin francez. “FootMercato” konfirmon se ish-mesfushori i Juventus, aktualisht pa kontratë, i është ofruar klubit të Principatës. Francezi dëshiron të rikthehet në lojë pasi përfundoi dënimin dhe u tha lamtumirë bardhezinjve.
E ardhmja e tij pritet të jetë në Ligue 1. Pas uljes së ndalimit të tij për doping nga katër vjet në 18 muaj, Paul Pogba ka qenë zyrtarisht i disponueshëm për t’u rikthyer në fushë që nga marsi i kaluar. Ai nuk ka nënshkruar me asnjë klub, por është duke vlerësuar disa oferta nga Evropa, MLS dhe Arabia Saudite.
Pavarësisht interesimit që ka marrë edhe në kuadër të Kupës së Botës për klube, Pogba ka preferuar të mos ngutet në një vendim, duke i dhënë përparësi rikuperimit fizik. Synimi i tij është të kthehet në fushë në gjendje të mirë, i vetëdijshëm se ka ende shumë për t’i ofruar futbollit të nivelit të lartë.
Francezi, i cili nuk ka luajtur një ndeshje zyrtare që nga shtatori i vitit 2023, po stërvitet individualisht për të rifituar formën e tij më të mirë. Sipas burimeve pranë lojtarit, Pogba e konsideron destinacionin e tij të ardhshëm një zgjedhje vendimtare si për karrierën. Kjo është arsyeja pse ai dëshiron të peshojë çdo hap me kujdes. -

Bayern përgatiti lëvizjen e bujshme, i jep shansin e madh kampionit të botës
15 Prill 2025
14:47
Telesport
Përfaqësuesit e Paul Pogba po punon për një transferim të francezit në Gjermani.
Mesfushori tani është i lirë t’i bashkohet një klubi të ri pas vuajtjes së dënimit prej 18 muajsh skualifikim për dopingu.
Sky Deutschland thotë se Pogba dëshiron të vazhdojë karrierën e tij në Europë dhe menaxherët e tij po flasin nga klubet e Bundesliga-s për një lëvizje të mundshme.
Bayern Munich është kontaktuar dhe dera nuk është mbyllur.
Bayern po shqyrton mundësinë për të vënë bast për një lojtar që ka munguar prej shumë muajsh, por cilësitë e të cilit nuk janë në dyshim.
Gjithashtu nga pikëpamja e marketingut, ardhja e tij eventuale do të mirëpritej nga bordi.
Është sugjeruar se Bayern do të hartojë një kontratë të lidhur drejtpërdrejt me paraqitjet e tij.
Ndërkohë, Pogba tha javën e kaluar: “Ka oferta sot.
“Vijnë nga kudo. Unë dua të shoh se çfarë më përshtatet më shumë. Sepse jam në një periudhë vendimtare të jetës dhe karrierës sime.
“Është një vendim i rëndësishëm dhe dua të marr kohën e duhur për të peshuar gjithçka”. -

Pogba: Sfidat më kanë ndryshuar, por jo thyer. Mezi pres të rikthehem në fushë
Paul Pogba i vitit 2025 është larg imazhit që publiku ka njohur ndër vite. Nuk është më ylli ekstravagant dhe vetëbesues që dominonte skenën ndërkombëtare; tani flet me zë të ulët, me qetësi dhe një buzëqeshje të lehtë. Një njeri ndryshe. “Para së gjithash, nuk shoh orën që të luaj përsëri, – rrëfehet ai për “GQ France”, me një emocion të ndjeshëm në zë. – E di, ka kaluar shumë kohë që kur kam luajtur për herë të fundit”.
I lindur më 1993, Pogba përjetoi një vit 2024 të mbushur me sfida, që kulmoi me prishjen e kontratës së tij me Juventusin në nëntor. Sot, është një futbollist i lirë, një status i pazakontë për dikë që dikur konsiderohej si një nga mesfushorët më të talentuar të gjeneratës së tij. “Nuk e kisha imagjinuar kurrë të isha lojtar i lirë në këtë pikë të sezonit. Nuk e kam përjetuar ndonjëherë diçka të tillë”, – pranon ai.
E ardhmja është ende e paqartë, por jo pa shpresë. “Kam marrë propozime, vijnë nga çdo anë”, – tregon Pogba, duke ruajtur misterin rreth zgjedhjes së tij të ardhshme, pas përfundimit të pezullimit për përdorim dopingu. Olympique Marseille, SHBA, Lindja e Mesme, Premier League? Të gjitha janë në lojë. Ai nuk përmend emra konkretë: “Dua të shoh çfarë më përshtatet më shumë, sepse jam në një moment vendimtar të jetës dhe karrierës sime. Është një vendim që do ta peshoj me kujdes”.
Megjithëse aktualisht është pa kontratë, Pogba nuk ka nxitim. “Gjithçka është interesante”, – komentoi shkurt për të ardhmen e tij, duke shmangur çdo spekulim të mëtejshëm. Ai nuk e përjashton as mundësinë e një rikthimi në kombëtaren franceze, duke ndjekur shembuj si André-Pierre Gignac apo N’Golo Kanté, që kanë luajtur larg Europës, por pa e humbur vendin te “Les Bleus”. Sidoqoftë, është i vetëdijshëm se gjithçka do të varet nga gjendja e tij fizike dhe mendore.
Përvoja e tij me lëndimet, pezullimin për shkak dopingu dhe sfidat personale e kanë ndryshuar, por jo thyer. Edhe pse vitet kanë kaluar dhe trupi nuk është më ai i Paul Pogba së viteve të arta, dëshira për të luftuar nuk është zbehur. Përkundrazi. “Këto sprova më kanë dhënë edhe më shumë vendosmëri. Ndihem si një fëmijë që ëndërron të bëhet profesionist, – thotë ai, ndërsa buzëqeshja i rikthehet në fytyrë. – Jam bërë sërish ai Paul Pogba i vogël nga Roissy-en-Brie, që do të lërë gjurmë”. -

Kolina sqaron rolin e arbitrit në Botërorin e Klubeve: Do të kenë kamera në trup
Adriatik BALLA
Një risi e madhe pritet të ndodhë në kuadër të Botërorit të ardhshëm, në kuadër të disa veprimeve inovative që ka planifikuar vetë FIFA. Por teknologjia duket se do të vihet në zbatim që në Botërorin e klubeve. Kështu, Në kupën e botës për klube arbitrat do të mbajnë kamera trupi. Duke shpjeguar vendimin përfaqësuesi i lartë i FIFA-s, Pierluigji Kolina, theksoi se do të ofrohet një tjetër pamje për të parë ndeshjen. Po ashtu ai tha se do të hyjë në fuqi rregulli për të kaluar në goditje dënimi nëse portierët mbajnë topin më shumë se 8 sekonda.
Ndërsa Kupa e Botës për Klube 2025 po afron me hapa të shpejtë, përgatitjet nuk janë në fokus vetëm për skuadrat pjesëmarrëse, por edhe për arbitrat, që do të kenë një rol kyç në një nga eventet më të rëndësishme të futbollit botëror. Në muajt e fundit janë mbajtur një sërë takimesh dhe grumbullimesh për përgatitjen e gjyqtarëve ndërkombëtarë nga Azia, Afrika, Oqeania, Amerika e Veriut dhe e Jugut, për të përfunduar më 31 mars – 4 prill me fazën për arbitrat e UEFA-s. Të gjitha aktivitetet janë zhvilluar nën mbikëqyrjen e presidentit të Komitetit të Arbitrimit të FIFA-s, Pierluigji Kolina, i cili theksoi se po monitorohen për formën fizike, shëndetin dhe përgatitjen e tyre. “Qëllimi është që të arrijmë në formën më të mirë të mundshme kur topi të nisë të rrotullohet në Miami.”, tha ai.
Një nga risitë më të spikatura do të jetë përdorimi i kamerave të trupit nga arbitrat, në kuadër të një eksperimenti të miratuar nga IFAB. “Mendojmë se është një rast i mirë për t’i ofruar publikut një përvojë të re vizuale, nga një këndvështrim që nuk është parë më parë. Kjo do të ndihmojë gjithashtu në kuptimin e vendimeve të arbitrit, pasi do të mund të shihet qartazi se si e ka parë ai situatën në fushë.”, shpjegoi Kolina. Një tjetër ndryshim i rëndësishëm është zbatimi i rregullit të 8 sekondave për portierët. Sipas këtij formati të miratuar më 1 mars nga IFAB dhe që do të hyjë në fuqi nga sezoni 2025/26, nëse portieri mban topin në duar më shumë se 8 sekonda, gjyqtari do të akordojë goditje nga këndi në favor të ekipit kundërshtar, një masë për të luftuar humbjen e kohës gjatë lojës. Ndërkohë, një lojtar i madh është gati të kthehet në fushë.
Bëhet fjalë për Pol Pogba, që ka ëndrra të kapë sërish nivelet e larta me një klub e pse jo, të kthehet në gjirin e Francës. Pol Pogba i vitit 2025 flet me zë të ulët, me qetësi dhe një buzëqeshje të lehta, ndërsa duket larg imazhit të lojtarit spektakolar dhe të personalitetit prej “gangsterit” që e ka karakterizuar në vitet e tij më të mira. “Mbi të gjitha, mezi pres të kthehem dhe të luaj futboll”, thotë futbollisti francez në një intervistë për “GQ France”. “E dini, ka kaluar aq shumë kohë që kur nuk kam luajtur”, vazhdoi ai. I lindur në vitin 1993, Pogba e kaloi një vit mjaft të vështirë më 2024 me shkëputje të kontratës me Juventusin në muajin nëntor, ndërsa tash është i lirë të nënshkruajë me cilindo klub. “Nuk e kisha imagjinuar kurrë më parë që do ta gjeja veten si një lojtar i lirë në këtë periudhë të sezonit. Nuk e kam përjetuar kurrë më parë një gjë të tillë”, shtoi Pogba.