Tag: pogba

  • Pogba rikthehet më në fund në fushë, por debutimi te Monaco rezulton shumë i hidhur

    Pogba rikthehet më në fund në fushë, por debutimi te Monaco rezulton shumë i hidhur

    22 Nëntor 2025

    20:53

    Telesport

    Pas plot 26 muajsh shumë të vështirë dhe sfidues për të, Paul Pogba, zbret më në fund në fushë. Mesfushori francez ka debutuar me Monaco-n, klub ku u transferua si lojtar i lirë.
    Pogba u aktivizua në pesë minutat e fundit, në sfidën ndaj Rennes. Një debutim i shumëpritur për Pogba, por për fatin e tij të keq e nis me humbje. Monaco u mund 4-1 në këtë takim, një rezultat që e zbeh disi gëzimin për rikthimin në fushë të Paul Pogba.
    Përsa i përket takimit, ylli tjetër i Monaco-s, Ansu Fati, luajti për 60 minuta, por bëri një paraqitje zhgënjyese, ashtu si gjithë pjesa tjetër e skuadrës. Golin e nderit për Monaco-n e shënoi sulmuesi danez, Mika Biereth, në minutat shtesë. Pas kësaj humbjeje, Monaco renditet në vendin e 8-të me 20 pikë.

  • Paul Pogba rikthehet sonte në fushë, debuton me Monaco pas kalvarit 26 mujor

    Paul Pogba rikthehet sonte në fushë, debuton me Monaco pas kalvarit 26 mujor

    22 Nëntor 2025

    13:46

    Alfred Lleshi

    Pas një periudhe të gjatë dhe të vështirë, Paul Pogba është gati për t’u rikthyer në futboll. Në moshën 32-vjeçare dhe 26 muaj pas ndeshjes së fundit zyrtare (3 shtator 2023, Empoli-Juventus), mesfushori francez do të bëjë debutimin e tij me fanellën e Monacos në Ligue 1, në ndeshjen ndaj Rennes, e cila luhet sot në orën 19:00.
    Pogba ka kaluar një periudhë të errët, që nisi në nëntor 2022, për shkak të dëmtimeve dhe problemit me dopingun. Ai kishte përdorur suplementë me DHEA pa këshillën e stafit mjekësor të Juventusit. Mbasi doli pozitiv në testin përkatës, pas ndeshjes Udinese-Juventus në gusht 2023, u ndëshkua me 4 vite pezullim nga Tribunali Antidoping, më pas apelimi në CAS që e uli ndëshkimin në 18 muaj, duke konstatuar se përdorimi nuk ishte i qëllimshëm. Juventusi ia ndërpreu kontratën në nëntor 2024.
    Në qershor 2025, Pogba firmosi me Monaco me një pagë prej 320.000 euro bruto në muaj, gjysma e asaj që merrte në Torino. Ai po përgatitet për rikthimin duke jetuar pranë qendrës sportive “La Turbie” dhe ndjek një program rigoroz stërvitjeje nën kujdesin e fizioterapistit Jerome Palestri, për të shmangur dëmtime të reja. Debutimi i planifikuar më parë kundër Paris FC ishte shtyrë për shkak të një problemi të vogël me kyçin e këmbës.

  • Befasuese, Pol Pogba kthehet në fushë pas 26 muajsh mungesë dhe bashkohet me Monakon

    Befasuese, Pol Pogba kthehet në fushë pas 26 muajsh mungesë dhe bashkohet me Monakon

    Adriatik BALLA
    Më shumë se dy vjet kishte Pol Pogba që ishte pezulluar nga garat e futbollit pasi u gjet fajtor për përdorim dopingu dhe u pezullua nga VADA, agjencia ndërkombëtare e antidopingut. Në fakt, shumë peripeci kaloi mesfushori francez, i cili atëherë ishte pjesë e Juventusit, por tani ai mund të gëzohet që është kthyer në fushë dhe mund të luajë sërish. Janë vetë mediat sportive që shkruajnë se Pol Pogba pritet të përfshihet në skuadrën e Monakos për ndeshjen ndaj Renes këtë të shtunë, duke shënuar rikthimin e tij në fushë pas 26 muajsh mungesë. Mesfushori francez, 32-vjeçar, nuk ka luajtur që nga 3 shtatori 2023, kur u aktivizua për 28 minuta me Juventusin kundër Empolit. Ky do të jetë debutimi i tij në Ligue 1, pasi ka lënë Le Havre për Mançester Junajtid në moshën 16-vjeçare.
    Pogba ishte i pezulluar për përdorim të DHEA, një substancë që rrit nivelin e testosteronit, dhe dënimi i tij fillestar prej katër vitesh u reduktua nga CAS në 18 muaj, duke e bërë të mundur rikthimin e tij nga marsi 2025. Francezi me 91 ndeshje dhe 11 gola për kombëtaren ka stërvitur normalisht gjatë javës dhe, nëse gjithçka shkon sipas planit, do të grumbullojë minutat e para për të rikuperuar ritmin dhe formën e plotë. Plani i klubit është që Pogba të rrisë gradualisht minutat në fushë, deri sa të jetë gati të luajë 90 minuta radhazi. Trajneri i ri i Monakos, Sebastien Pokognoli, e sheh Pogbën si një udhëheqës të rëndësishëm për një skuadër të re që aktualisht renditet e gjashta në Ligue 1, pesë pikë pas Marsejës dhe shtatë pas liderit PSG.
    Që nga nënshkrimi i kontratës dyvjeçare në qershor 2025, Monako ka zhvilluar një program të plotë rikuperimi dhe përgatitjeje fizike për Pogbën, duke përfshirë analiza biokimike, teste kognitive dhe stërvitje intensive për të shmangur rrezikun e lëndimeve. Pogba do të vesh fanellën me numrin 8 dhe pritet të nisë kapitullin e ri të karrierës së tij këtë fundjavë, duke sjellë eksperiencën dhe udhëheqjen e tij në një skuadër të rinovuar dhe ambicioze. Rikthimi i Pol Pogba në fushë tregon se ai ka vullnet dhe ka ende energji për të treguar cilësi në fushë. mediat e presin me interes angazhimin e tij në lojë, por mbetet për t’u parë a e gëzon formën e tij më të mirë sportive. Një qëndrim kaq i gjatë larg fushave mund të ketë pasoja, ose të paktën do të kërkojë shumë kohë të kapë nivelin e vet më të mirë. Në këtë moshë duket e vështirë, por ai është kthyer gjithsesi dhe mund të jetë kthimi më mbresëlënës i karrierës së tij të gjatë në fushat e blerta.
     

  • “Histori prekëse”; Mbappé ndjen mungesën e Pogba: Të gjithë duam një fund të lumtur për të

    “Histori prekëse”; Mbappé ndjen mungesën e Pogba: Të gjithë duam një fund të lumtur për të

    10 Nëntor 2025

    9:45

    Alfred Lleshi

    Dikush ndjen mungesën e Paul Pogba. Mesfushori francez, pas përfundimit të pezullimit për doping dhe nënshkrimit me Monaco gjatë verës, ende nuk ka luajtur asnjë minutë nën drejtimin e Hutter-Pocognoli. Në kërkim të formës maksimale pas më shumë se një viti pushim, kapiteni dhe numri 10 i Francës, Kylian Mbappé, i ka dërguar një mesazh të fuqishëm.
    Në një intervistë për “Téléfoot”, sulmuesi i Real Madridit shprehu dëshirën për rikthimin e Pogba në një ndeshje zyrtare, veçanërisht me Francën, pas triumfit së bashku në Botërorin 2018: “Flasim shpesh, shpresoj që të rikthehet në formën më të mirë. Shumë njerëz kanë shpresa të mëdha për rikthimin e tij. Është një lojtar që sjell diçka ndryshe, që nuk i lë kurrë njerëzit indiferentë”.
    Mbappé nuk e harron Pogba, pavarësisht largimit nga fusha: “Historia e tij, duke marrë parasysh rrugëtimin dhe atë që ka kaluar vitet e fundit, është vërtet prekëse. Të gjithë duam një fund të lumtur për të, që ta rikuperojë jetën dhe karrierën e tij”.

  • E kishte parashikuar Pogba, shënoi 2 gola. Ansu Fati nuk iu beson syve: A është e vërtetë apo jo?!

    E kishte parashikuar Pogba, shënoi 2 gola. Ansu Fati nuk iu beson syve: A është e vërtetë apo jo?!

    22 Shtator 2025

    12:40

    Alfred Lleshi

    Monaco fitoi 5-2 ndaj Metz dhe u ngjit në krye të Ligue 1 me 12 pikë, bashkë me Strasburgun, Lyonin dhe PSG-në (në pritje të sfidës së parizienëve ndaj Marsejës së De Zerbit). Protagonisti kryesor ishte Ansu Fati, i rilindur në Principatë, autor i 3 golave në pak ditë mes Champions-it dhe kampionatit.
    Ish-talenti i Barcelonës, dikur i quajtur pasardhësi i Messit në moshën 16-vjeçare, u pengua nga dëmtimet, por tani në moshën 22-vjeçare, në huazim te Monaco, po rigjen veten. Në fitoren ndaj Metz-it, ai shënoi një dygolësh të parashikuar nga Paul Pogba, i cili në një video “virale” i kishte thënë stafit: “Ansu Fati do të hyjë dhe do të shënojë dy gola”.
    Pas ndeshjes, Fati i habitur pyeste: “Është e vërtetë apo jo? Dy gola! Është magjistar!” Ky episod tregon edhe rolin e Pogba si lider në dhomat e zhveshjes, ndërsa Fati duket se ka gjetur më në fund rikthimin e shumëpritur si protagonist.

    “Ansu va rentrer et marquer 2 buts” 🔮
    Paul Pogba avait tout vu 👀🤣 pic.twitter.com/d8fUO0WbqK
    — AS Monaco 🇲🇨 (@AS_Monaco) September 21, 2025

  • Rikthehet të jetojë fushën: Monaco ishte zgjedhja e duhur, së shpejti do të shihni Pogba e vërtetë

    Rikthehet të jetojë fushën: Monaco ishte zgjedhja e duhur, së shpejti do të shihni Pogba e vërtetë

    9 Gusht 2025

    8:24

    Alfred Lleshi

    Paul Pogba po përgatitet të përjetojë një sfidë të re me fanellën e Monaco dhe e bën këtë me entuziazëm e optimizëm. I intervistuar nga “BeIN Sports” në prag të miqësores kundër Interit, mesfushori francez shprehu gjithë dëshirën e tij për t’u rikthyer protagonist pas muajve të vështirë:
    “Po kthehemi te futbolli, ndihem si një fëmijë. Aktualisht po përgatitem për t’iu bashkuar shokëve të mi në fushë, ky është objektivi. Forma është shumë e mirë, stafi kujdeset për mua në mënyrë të shkëlqyer. Është vetëm çështje kohe për t’u kthyer në formën maksimale dhe për të dhënë gjithçka në fushë”.
    Ish-lojtari i Juventusit theksoi më pas qetësinë që ka rigjetur falë ambientit te Monaco: “Nuk pendohem për zgjedhjen time, çdo ditë falënderoj Zotin që ndodhem këtu. Jam në një klub të madh, me njerëz të vendosur për të parë sërish Pogba më të mirë. Ka disa faza që duhen respektuar. Dua të jem i sigurt kur të zbres në fushë dhe të jem vetvetja, ai që të gjithë presin të shohin”.
    Ylli francez, i pritur me entuziazëm nga tifozët, ka një objektiv të qartë; të rikthehet vendimtar dhe të tregojë talentin që e ka bërë një nga mesfushorët më të kompletuar të gjeneratës së tij. Nga ana e saj, Monaco bazohet tek ai për të rritur nivelin teknik dhe karizmatik të skuadrës, në prag të një sezoni që premton të jetë ambicioz.

  • Rashford te Barcelona, flet Pogba: Jam i lumtur për të, Manchester United po humb një lojtar të madh

    Rashford te Barcelona, flet Pogba: Jam i lumtur për të, Manchester United po humb një lojtar të madh

    21 Korrik 2025

    12:08

    Alfred Lleshi

    Është një nga goditjet më të bujshme të merkatos. Barcelona ka siguruar shërbimet e Marcus Rashford, i cili së shpejti do të zyrtarizohet si lojtari më i ri i skuadrës së Hansi Flick.
    Lidhur me këtë transferim, ka reaguar edhe Paul Pogba, ish-shok skuadre i Rashford te Manchester United dhe aktualisht pjesë e Monaco. Në një prononcim për kanalin e streamer-it “Speedy HQ”, mesfushori francez u shpreh: “Është një lëvizje e çmendur. Jam i lumtur për Marcus, sepse te Manchester United nuk po gjente më hapësirë. Ata po humbin një lojtar të madh, ky është lajm i keq për Manchester United, por shumë mirë për Barcelonën”.
    Pogba komentoi edhe situatën e klubit të tij të vjetër, duke shtuar: “Nuk po flas kundër Manchester United, sepse ka afruar disa lojtarë të rinj dhe trajnerin e ri, Amorim, i cili mesa duket kërkon të imponojë stilin e tij. Nuk është faji i trajnerit nëse nuk beson te një lojtar… Në fund të fundit, trajnerët duhet të fitojnë. Nëse nuk fitojnë dhe nuk luajnë mirë, do ta shkarkohen”.

  • Monaco, Pogba entuziast, gati të rikthehet në fushë

    Monaco, Pogba entuziast, gati të rikthehet në fushë

    Paul Pogba ka hedhur pas shpine periudhën që qëndroi jashtë fushe për shkak të doping, ndërsa tani është gati për t’u rikthyer sërish në fushë. Mesfushori u bashkua me Monacon dhe do qëndrojë në Principatë, deri në vitin 2027.
    “Është një gëzim i madh të kthehem për të luajtur. Monaco është një klub me histori të madhe dhe jam i nderuar që jam pjesë e tij. Jam gati të jap gjithçka për të ndihmuar ekipin, pas dy vitesh të vështira të kaluara vetëm.

    Doja të lija një gjurmë në Ligue 1. Familja, njohuritë e ekipit, përzierja e talenteve të rinj dhe lojtarëve me përvojë… gjithçka kontribuoi në vendimin tim”, tha ai pas firmës.

  • Fundi i agonisë së Pogba-s

    Fundi i agonisë së Pogba-s

    Monaco konfirmoi zyrtarisht mbërritjen e mesfushorit francez Paul Pogba, 32 vjeçm, i cili nuk mundi t’i fshihte emocionet e tij në nënshkrimin e kontratës dhe qau.
    Ai tha se ndihej sikur ishte rilindur dhe mes lotësh falënderoi njerëzit e klubit për besimin e tyre.
    Kjo më në fund i dha fund agonisë së Pogba-s, i cili nuk ka luajtur që nga shtatori 2023 për shkak të një pezullimi 18-mujor për doping. Ai u bë futbollist i lirë vitin e kaluar, kur ndërpreu reciprokisht kontratën e tij me Juventusin dhe pezullimi i tij përfundoi në mars.

    Paul Pogba, emotional when he signed for Monaco… what a moment. 🥺❤️‍🩹@AS_Monaco 🎥👏🏻 pic.twitter.com/d1jBTTFQt7
    — Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 28, 2025

    Pas heqjes së ndalimit, Pogba u lidh me disa klube, përfshirë Marsejën. U morën në konsideratë edhe transferimet në MLS ose në Ligën Profesioniste Saudite. Në fund, firma e tij u sigurua nga Monaco.
    Monaco është i kënaqur të njoftojë mbërritjen e Paul Pogba. Kampioni botëror francez ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me klubin nga Principata, e cila zgjat deri më 30 qershor 2027,” njoftoi Monaco. /tesheshi.com/