Tag: pogacar

  • Etapa e 15-të fitohet nga Velens, Pogaçar ruan fanellën e verdhë

    Etapa e 15-të fitohet nga Velens, Pogaçar ruan fanellën e verdhë

    Belgu Tim Wellens arriti një fitore historike këtë të diel në etapën e 15-të të Tour de France, n; segamentin Muret dhe Carcassonne. Çiklisti figuron shok skuadre i Tadej Pogaçar (i cili ruan fanellën e verdhë), i dha ekipit të Emirates fitoren e pestë në këtë Tour 2025.

    Kampioni belg më në fund preku finishin e Carcassonne me një epërsi prej 1’28” ndaj bashkatdhetarit të tij Victor Campanaerts (Visma – Lease a Bike) dhe francezit Julian Alaphilippe (Tudor), i cili e vendosi erdhi me 1’36” vonesë.

    Mbi të gjitha, Wellens u bë çiklisti i 113-të në histori që ka fituar të paktën një herë në secilin prej tre tureve kryesore (2 etapa në Giro në 2016 dhe 2018; 2 etapa në Vuelta në 2020).

    Ndërkohë klasifikimi i përgjithshëm nuk lëvis aspak mes vendit të parë Pogaçar dhe ndjekësit më të afërt danezit Vingegaard.

    Renditja pas etapës së 15-të ‘Tor de France’ 2025:

    Vazhdo leximin

  • Arensman fitues i etapës së sotme, Pogaçar rrit diferencën, largohet Evenepoel

    Arensman fitues i etapës së sotme, Pogaçar rrit diferencën, largohet Evenepoel

    Norvegjezi Thymen Arensman (INEOS Grenadiers) arriti një fitore epike në etapën mbretërore të Pyreneve në Luchon‑Superbagnères, duke kaluar i pari mbi Col de Peyresourde .

    Tadej Pogaçar u rëndit i duti teksa ruajti fanellën e Verdhë dhe thelloi avantazhin ndaj rivalit Vingegaard në 4 minuta e 13 sekonda.

    Ndërkaq Remco Evenepoel doli nga gara gjatë kësaj etapeje për shkak lodhjes dhe problemeve shëndetsore, një humbje e madhe për pretendentët e podiumit .

    Një incident i shqetësuar: makina e skuadrës Ineos goditi një spektator gjatë etapës, duke ngjallur shqetësime për sigurinë rrugëve të ngushta alpine

    Vazhdo leximin

  • Suksesi i radhës i Pogaçar vjen nga kronometri, slloveni i ‘verdhë’ bën absolutin

    Suksesi i radhës i Pogaçar vjen nga kronometri, slloveni i ‘verdhë’ bën absolutin

    U zhvillua sot etapa me kronometër e Tour de France (18 korrik 2025).

    Ka qenë etapa e 13-të, e karakterizuar nga një provë me kohë personale në terren malor prej 10.9 km nga Loudenvielle deri në altiportin Peyragudes.

    Fitorja ka shkuar te kampioni Tadej Pogaçar, i cili e mbylli në kohën 23 minuta, duke shënuar distancën me një epërsi prej 36 sekondash ndaj rivalit Jonas Vingegaard.

    Duke përshpejtuar ritmin dhe duke demonstruar formën e tij imponuese, slloveni Tadej Pogaçar ka forcuar më tej rolin e liderit me fanellën e verdhë në klasifikimin e përgjithshëm, duke konsoliduar epërsinë e tij ndaj rivalëve kryesorë .

    Fituesit e tre vendeve të para kronometër:

    Tadej Pogaçar (Sloveni – UAE Team Emirates-XRG) – 23:00

    Jonas Vingegaard (Dani – Visma-Lease a Bike) – +0:36 sekonda

    Primoz Rogliç (Slloveni – Red Bull Bora‑Hansgrohe) – +1:20 sekonda pas Pogaçar.

    Vazhdo leximin

  • Pogaçar me stil kampioni, rikthen fanellën e verdhë

    Pogaçar me stil kampioni, rikthen fanellën e verdhë

    Etapa e 12-të, slloveni arrin i pari, etapa e dytë e fituar këtë Tur 2025.

    Ekipi nuk zhgënjyen dhe Tadej Pogaçar arriti një tjetër sukses. Me 12 km nga fundi, slloveni sulmoi në ngjitjen Hautacam dhe fitoi etapën e tij të dytë të këtij Turi të Francës, duke rimarrë me forcë fanellën e verdhë. Vingegaard përfundoi i dyti, 2’11” më pak.

    Radha e mbërritjes së etapes së 12-të të Tour de France:

    Tadej Pogacar (UAE Team Emirates-XRG)

    Jonas Vingegaard (Visma-Lease a Bike), +2’10”

    Florian Lipowitz (Red Bull-Bora-Hansgrohe), +2’23”

    Tobias Johannessen (Uno-X Mobility), +3’00”

    Oscar Onley (Picnic PostNL), +3’00’

    Vazhdo leximin

  • Tour de France/ Abrahamsen fiton etapen e 11-të, rrëzohet Pogaçar

    Tour de France/ Abrahamsen fiton etapen e 11-të, rrëzohet Pogaçar

    Norvegjezi Jonas Abrahamsen (Uno – X Mobilty), i pari që sulmoi në etapen e sotme, përmbushi ëndrrën e tij duke marrë fitoren e tij të parë në Turin e Francës në Tuluzë. Tadej Pogaçar (UAE Emirates – XRG) pësoi një aksident në finale, ndërsa Ben Healy (EF Education – EasyPost) mbajti fanellën e verdhë.

    Një ditë pas pushimit, çiklistët zhvilluan një garë krejtësisht të çmendur të mërkurën, gjatë etapes së 11-të të Tour de France. Sulmi i parë, nga km 0, Jonas Abrahamsen (Uno-X Mobility) kaloi gjithashtu vijën e finishit i pari, në Toulouse, duke mposhtur shokun e tij të fundit që u shkëput, Mauro Schmid, në një sprint dhe me një diferencë prej 7″ ndaj Mathieu Van der Poel, grupi i të cilit edhe pse kundërsulmoi kurrë nuk arriti t’i bashkohej.

    Norvegjezi i dha ekipit të tij fitoren e parë në Tour. Pas tij, Ben Healy (EF Education-Easy Post) mbajti fanellën e tij të verdhë dhe hapësirat mbeten të pandryshuara pavarësisht sulmit nga Jonas Vingegaard… dhe një rrëzim 5 km nga fundi i sllovenit Tadej Pogaçar përziu shifrat finalë të kësaj etape.

    Vazhdo leximin

  • Milan fiton etapen e parë, Pogaçar ruan… të verdhën

    Milan fiton etapen e parë, Pogaçar ruan… të verdhën

    Çiklisti italian Xhonatan Milan mbylli sulmin e tij në mënyrë perfekte për të fituar etapën e tetë të Tour de France në një finish sprinti këtë të shtunë pasdite. Milan e parakaloi australianin Kaden Groves në të majtën e tij dhe e mbajti pas çiklistin belg Vout van Aert duke e lënë pas me rreth gjysmën e biçikletës.

    Kjo ishte fitorja e tij e parë në etapë të Turneut, pas katër fitoreve në Giro d’Italia. Kampioni në fuqi, Tadej Pogaçar, e ruajti fanellën e verdhë pasi përfundoi në grupin kryesor. Nesër etapa e nëntë në intererarin Chinon-Chateauroux 174 km.

    Fituesit e tetë etapave të Tour de France:

    Vazhdo leximin

  • Pogaçar triumfon në etapen e 7-të, rimerr fanellën e verdhë

    Pogaçar triumfon në etapen e 7-të, rimerr fanellën e verdhë

    Tour de France mbylli etapen e shtatë, protagonistët janë aty, fanella e verdhë rikthehet sërish te slloveni Pogaçar vetëm pas një dite.

    Tadej Pogaçar fiton përsëri sot në Mur-de-Bretagne dhe rimerr fanellën e verdhë si kryesues i klasifikimit të përgjithshëm. Tim Wellens dhe Jhonatan Narvaez ishin absolutisht perfektë, duke e lënë sllovenin thjesht të niste sprintin drejt vijës së finishit.

    Ndërkaq Jonas Vingegaard bëri mirë, por ishte i pafuqishëm kundër rivalit të tij në sprint: ai humbi edhe katër sekonda të tjera për shkak të bonusit kohor, dhe fanella e verdhë rrëshqet më tej. Vendi i tretë i shkon një Oscar Onley (Picnic-PostNL), 2″ më poshtë, i cili vazhdon të surprizojë në këtë javë të parë të Tour de France.

    Pas tij janë Felix Gall (Decathlon-Ag2r La Mondiale), Matteo Jorgenson (Visma|Lease a Bike), Remco Evenepoel (Soudal Quick-Step) dhe Kevin Vauquelin (Arkèa-B&B Hotels), të gjithë brenda 2 sekondash. Një ditë tjetër e vështirë për Red Bulls, me Florian Lipowitz dhe Primoz Roglic që po luftojnë pët t’u ngjitur lart.

    Tadej Pogaçar, me pikë në finish, ia rrëmbeu përsëri fanellën e gjelbër Jonathan Milan.

  • Tour de France/Pogaçar lider, merr fanellën e verdhë

    Tour de France/Pogaçar lider, merr fanellën e verdhë

    Një renditjen e përgjithshme: Pogaçar, Vingegard dhe Mas janë të gjithë në krye, ndërsa fituesi i Giro d’Italia Saimon Jets është shumë prapa.

    Pogaçar (26 vjeç) pas garës së sotme: “Kam fanellën e verdhë dhe është mirë ta kem, por e vërteta është se nuk është aq e rëndësishme ta kem tani se sa ta kem në vijën e finishit në Champs-Élysées,” tha kampioni slloven në fuqi

    Ishte menduar të ishte një ditë e dedikuar për sprinterët, por që në këtë fazë të parë të Tour de France pati hapësira midis çiklistëve tnë garë. Në një vlerësim të situatës për pretendentët favoritë në grupin e parë, ai që luftoi për fitoren, Tadej Pogacar dhe Xhonas Vingegard, gjithmonë shumë vigjilentë në krye të pedalimit, mbërritën natyrshëm.

    Ishte gjithashtu një ditë e shkëlqyer për Mateo Jorgenson, Enrik Mas, Kevin Vaukelin dhe Tobias Haland Johanesen, të gjithë duke përfunduar me të njëjtën kohë si fituesi. Ben O’Connor, i cili u rrëzua në pesë kilometrat e fundit, pati gjithashtu të njëjtën kohë. Australiani tani do të duhet të vlerësojë pasojat fizike të rënies së tij.

    Në fakt, shumë liderë mbetën prapa në garë: Më të spikaturit ishin Primozh Rogliç dhe Remko Evenepol. Zhoao Almeida, Matias Skjelmose, Emanuel Buçman, Karlos Rodriguez, Santiago Buitrago, Oskar Onlej, Feliks Gall, Florian Lipovitz, Lenert Van Eetvelt, Xhuljeme Martin dhe Geraint Tomas humbën 39 sekonda në vijën e finishit. Sigurisht qënjë fillim jo ideal për Turneun madhor të çiklizmit që po zhvillohet në Francë.

    Vazhdo leximin

  • Evenepoel fiton në kronometër, Pogaçar kryeson ‘Tour de France’

    Evenepoel fiton në kronometër, Pogaçar kryeson ‘Tour de France’

    Belgu Remko Evenepoel, dhuroi sot një super shfaqje sportive mbi biçikletë për të fituar garën e parë kronometër të Tour de France teksa kampioni në fuqi Tadej Pogaçar mbylli i dyti por duke rrëmbyer fanellën e verdhë.

    Evenepoel, kampioni olimpik dhe botëror në garën kohore, pritej të fitonte fazën në mungesë të specialistëve të garës kohore – Filipo Gana dhe Stefan Biseger, të cilët të dy u rrëzuan dhe dolën nga gara në ditën e parë të Tour javën e kaluar.

    Etapa e 5-të, kryesisht fushore, prej 33 kilometrash në Normandi, favorizoi çiklistë të fuqishëm si Evenepoel, i cili kishte fituar një garë kronometër në një mënyrë të ngjashme vitin e kaluar, ndërsa çiklisti belg përfundoi i treti në renditjen e përgjithshme.

    Evenepoel, ka lënë prapa plotësisht lëndimet e shumta të pësuara në një aksident të madh vitin e kaluar, sot ishte 16 sekonda më i shpejtë se Tadej Pogaçar teksa Edoardo Afini, kampioni europian i garës kronometër, ishte i treti me 33 sekonda prapa vendit të parë.

    Rënditja pas 5 etapave të para të Turit të Francës 2025

    Vazhdo leximin

  • Tour de France/ Etapa e dytë për holandezin Mateu van der Pul, Pogaçar i dyti…

    Tour de France/ Etapa e dytë për holandezin Mateu van der Pul, Pogaçar i dyti…

    Holandezi arrin vendin e parë dhe merr fanellën e verdhë

    Etapa e dytë e ‘Tour de France’ dukej si një etapë e projektuar për t’u fituar nga Mateu van der Pul dhe holandezi nuk priti gjatë për ta bërë këtë. Ai praktikisht i përshkoi 800 metrat e fundit në krye, pozicioni më pak ideal për të fituar një sprint.

    Fuqia e tij, megjithatë, ishte e mjaftueshme për t’iu kundërvënë sulmeve të Alaphilippe dhe shtytjes së Almeida në ato 250 metra me një pjerrësi prej 12%. Për van der Pul, kjo është fitorja e dytë në Tour të karrierës së tij, e para kishte ardhur katër vjet më parë: edhe në atë rast ai e kishte mposhtur Pogaçar dhe kishte marrë fanellën e verdhë.

    Ndërkohë kampioni i botës, slloveni Tadej Pogacar, i cili tenton të fitojë edhe në sprint, u detyrua të kënaqej me vendin e dytë me vetëm pak centimetra prapa holandezit ndërsa Jonas Vingegaard përfundoi i treti. Emrat e mëdhenj përpiqen të shfaqen që në start të këtij Turi teksa gara e gjatë ka ‘pedaluar’ vetëm në etapen e dytë.

    Sakaq, 10 më të mirët e etapës së sotme plotësohen nga: Gregoire, Alaphilippe, Onley, Aurelien Paret-Peintre, Vauquelin (autor i disa sulmeve në kilometrat e fundit), Velasco dhe Berckmoes.

    Vazhdo leximin