Tag: pogacar

  • ÇIKLIZËM/ Pogaçar bën bis, kampion bote me 66 kilometër shkëputje

    ÇIKLIZËM/ Pogaçar bën bis, kampion bote me 66 kilometër shkëputje

    Ashtu si në vitin 2024 në Zvicër, slloveni Tadej Pogaçar e përsërit veten edhe në Ruandë, duke konfirmuar fanellën ylber të kampionit Botërorin e rrugës në çiklizëm. Në skenën magjepsëse të Kigali, ylli i skuadrës së Emirateve të Bashkuara Arabe lëshohet në një sulm vendimtar plot 104 km para finishit, dhe mbërrin i vetëm në vijën e fundit. Një tjetër kryevepër nga një kampion legjendar si Pogaçar, ndërsa Remko Evenepoel u rendit i dyti dhe vendi i tretë i takoi irlandezit Ben Heili.
    GARA

    Me një distancë prej 267.5 kilometrash dhe 6096 metra ngjitje, gara me start të përbashkët e Botërorit 2025 u zhvillua dje në Kigali të Ruandës. Faza e parë u karakterizua nga tentativa të shumta arratisjeje nga çiklistë që nuk pretendonin fitoren, ndërsa fatkeqësisht Julian Alafilip (Franca) detyrohet të tërhiqet që në fillim. Edhe Tom Pidkok (Britania e Madhe) duket menjëherë në vështirësi, teksa një grup prej shtatë çiklistësh mundohet të shkëputet.
    Pika kyçe e garës vjen 104 km nga fundi, kur Tadej Pogaçar (Sllovenia) lëshon sulmin e tij të fuqishëm. Fituesi i fundit i Turit të Francës shton ritmin dhe hap menjëherë një diferencë, duke e vënë në vështirësi të madhe rivalin e përhershëm, Remko Evenepoel (Belgjika). Kampioni në fuqi i kronometrit, i cili vetëm një javë më parë ia kishte marrë fitoren Pogaçarit në garën e kohës, nuk arrin të ndjekë ritmin dhe mbetet pas.
    Ndërkohë, vetëm Isak Del Toro (Meksika) dhe Huan Ajuso (Spanja), të dy shokë ekiPi me Pogaçarit te UAE, arrijnë ta ndjekin përkohësisht. Mur de Kigali, ngjitja e famshme, bën që Pogaçar dhe Del Toro të shkëputen edhe nga Ajuso. Ndërkohë, një Evenepoel i nervozuar ndalet dy herë për të ndërruar biçikletën, duke humbur më shumë kohë. Pogaçar përpiqet të qëndrojë me Del Toron, por 66 km para finishit, meksikani i sinjalizon se nuk ka më fuqi, dhe slloveni vazhdon i vetëm drejt lavdisë.
    NJË FITORJE HISTORIKE
    “Kanibali” i çiklizmit modern shijon një tjetër triumf të gjatë dhe mbërrin i vetëm në finishin e Kigalit pas 6 orësh, 21 minutash dhe 20 sekondash, duke mbrojtur titullin dhe respektuar parashikimet. Pas fitores në Zvicër 2024, ai vendos kurorën edhe në Ruandë 2025, duke u bërë çiklisti i parë në histori që ngjitet në podium tre vite rresht në të dy evenimente si Turi i France dhe Kampionatin Botëror.
    Medalja e artë mbetet kështu në Slloveni, ndërsa Evenepoel, pavarësisht problemeve, rikthehet fuqishëm në fund dhe e mbyll i dyti, me një vonesë prej 1 minutë e 29 sekonda. Podiumin e plotëson irlandezi Ben Heili, i cili mposhti në sprintin final danezin Matias Skjelmose në duelin për vendin e tretë. Me 66 km shkëputje në krye, Pogaçar ka shkruar edhe një rekord historik, pasi askush më parë nuk kishte fituar një garë klasike, apo një botëror me kaq shumë kilometra “pedalim solo”.
    © BalkanWeb

  • TURI I FRANCËS/ Pogacar është mbreti i ri i çiklizmit botëror, fiton për herë të katërt turneun më prestigjioz

    TURI I FRANCËS/ Pogacar është mbreti i ri i çiklizmit botëror, fiton për herë të katërt turneun më prestigjioz

    Çiklisti slloven Tadej Pogacar është konfirmuar sot përsëri si fituesi i Turit të Francës. 26-vjeçari ka hyrë në histori sot, duke u bërë më i riu që arrin në 4 suksese në këtë tur prestigjioz, më i famshmi në historinë e çiklizmit, duke u konfirmuar pas edicioneve të fituara në vitet 2020-2021 dhe 2024.
    Ai ka lënë pas krahëve danezin Jonas Vingegard, që është rivali i tij i madh i karrierës, si dhe gjermanin Florian Lipovitz. Pogacar, i pari që ka regjistruar 6 edicione radhazi të Turit të Francës në podium, ka siguruar edhe fanellën me pika të ngjitësit më të mirë.

    Ai tentoi të bënte edhe arritje e madhe, që të kalonte i vetëm shiritin duke tentuar fitoren në etapën e fundit që zhvillohej në rrugët e Parisit. Por edhe pse ia doli të shkëputej bashkë me një grup të vogël, në ngjitjen e fundit të vogël në Montmartre ishte belgu Vut Van Aert ai i cili bëri shkëputjen vendimtare, duke marrë fitoren e kësaj etape.

  • Tadej Pogaçar triumfon në Tour de France, Vut van Aert princi i Parisit

    Tadej Pogaçar triumfon në Tour de France, Vut van Aert princi i Parisit

    Slloveni 26 vjeçar fiton për herë të katërt Turin më të madh në planet mbi biçikletë. Pogaçar ka triumfuar në 2020, 2021, 2024 dhe sot 27 korrik 2025.

    Përfundon këto çaste Tour de France 2025. Fitues i këtij turi për herë të katërt në histori është slloveni Tadej Pogaçar (UAE).

    Në etapën e 21-të të fundit zhvilluar në rrugët me asfalt dhe kalldrem në Paris fitues doli belgu Van Aert (Team Visma) i cili në 7-8 km e fundit shkëputet nga grupi me 5 çikistë mes të cilëve ishte dhe fanella e verdhë Pogaçar dhe triumfon i shkëputur.

    Vut Van Aert sulmoi shokun e tij të skuadrës Jorgenson, së bashku me Pogaçar, Balerini, Trentin dhe Mohoriç. Në xhiron e fundit në Montmartre, pas përparimit të fanellës së verdhë, Van Aert sulmoi, duke u shkëputur më në fund.

    Duke marrë rreziqe në zbritje dhe në kalldrëm, ai gradualisht fitoi terren derisa arriti vetëm në Champs-Élysées: kjo ishte ndoshta fitorja më e madhe e karrierës së tij.

    Disa sekonda më vonë, Davide Balerini zuri vendin e dytë dhe Matej Mohoriç të tretin. Pogaçar, duke festuar fanellën e tij të katërt të verdhë në karrierë, përfundoi i katërti.

    Klasifikimi përfundimtar i Tour de France, edicioni 112:

    1-Tadej Pogaçar, 2-Jonas Vingegard, 3-Florian Lipovitz /Sportiim.al/

    POG4CAR 💛💛💛💛#TDF2025 pic.twitter.com/d6eXchXQfU— Tour de France™ (@LeTour) July 27, 2025

    Vazhdo leximin

  • Slloveni Tadej Pogacar i jashtëzakonshëm, bën “poker” fitoresh në Turin e Francës

    Slloveni Tadej Pogacar i jashtëzakonshëm, bën “poker” fitoresh në Turin e Francës

    27 Korrik 2025

    19:40

    Telesport

    Çiklisti 26- vjeçar slloven Tadej Pogacar fitoi sot edicionin nr.112 të Turit të Francës. Ky është suksesi i tij i katërt në turneun më të rëndësishëm në botë në sportin e biçikletës, duke mbrojtur titullin fituar vjet.
    Pogacar fitoi 4 etapa të këtij edicioni. Fillimisht ai e mori fanellën e verdhë të liderit në etapën e 5-të, e dorëzoi dhe rimori në etapën e shtatë. Ai e humbi sërish atë për ta rimarrë përfundimisht në etapën e 12-të dhe e mbrojti atë deri në fund.
    Në përfundim të 21 etapave, çiklisti i skuadrës UAE dha kohën e përgjithshme 73h54’59”, duke lënë pas danezin Jonas Vingegaard, me +4’24” (i dyti). Ndërsa në vendin e tretë u klasifikua çiklisti gjerman Florian Lipowitz, me më shumë se 11 minuta vonesë në renditjen e përgjithshme.
    Slloveni e ka fituar këtë turne edhe në vitet 2020 e 2021, duke u konfirmuar si çiklisti më i mirë në botë. Një kampion i padiskutueshëm i biçikletës, që rikonfirmohet si fitues i Turit të Francës, ndërkohë që ka fituar edhe një herë Xhiron e Italisë (2024).

  • Tadej Pogaçar triumfon në Tour de France, Wout van Aert princi i Parisit

    Tadej Pogaçar triumfon në Tour de France, Wout van Aert princi i Parisit

    Slloveni 26 vjeçar fiton për herë të katërt Turin më të madh në plant mbi biçikletë. Pogaçar ka triumfuar në 2020, 2021, 2024 dhe sot 27 korrik 2025.

    Përfundon këto çaste Tour de France 2025. Fitues i këtij turi për herë të katërt në histori është slloveni Tadej Pogaçar (UAE).

    Në etapën e 21-të të fundit zhvilluar në rrugët me asfalt dhe kalldrem në Paris fitues doli belgu Van Aert (Team Visma) i cili në 7-8 km e fundit shkëputet nga grupi me 5 çikistë mes të cilëve ishte dhe fanella e verdhë Pogaçar dhe triumfon i shkëputur.

    Wout Van Aert sulmoi shokun e tij të skuadrës Jorgenson, së bashku me Pogaçar, Balerini, Trentin dhe Mohoriç. Në xhiron e fundit në Montmartre, pas përparimit të fanellës së verdhë, Van Aert sulmoi, duke u shkëputur më në fund.

    Duke marrë rreziqe në zbritje dhe në kalldrëm, ai gradualisht fitoi terren derisa arriti vetëm në Champs-Élysées: kjo ishte ndoshta fitorja më e madhe e karrierës së tij.

    Disa sekonda më vonë, Davide Balerini zuri vendin e dytë dhe Matej Mohoriç të tretin. Pogaçar, duke festuar fanellën e tij të katërt të verdhë në karrierë, përfundoi i katërti.

    Klasifikimi përfundimtar i Tour de France, edicioni 112:

    1-Tadej Pogaçar, 2-Jonas Vingegard, 3-Florian Lipowitz /Sportiim.al/

    POG4CAR 💛💛💛💛#TDF2025 pic.twitter.com/d6eXchXQfU— Tour de France™ (@LeTour) July 27, 2025

    Vazhdo leximin

  • TURI I FRANCËS 2025/ Arensman fiton Etapën 19, Pogacar gati shampanjën

    TURI I FRANCËS 2025/ Arensman fiton Etapën 19, Pogacar gati shampanjën

    Turi i Francës ka zhvilluar dje etapën e 19- të, Albertville – La Plagne, me distancë 93.1 km. Një garë e reduktuar me 30 km për shkak të shpërthimit të një epidemie në një fermë lopësh. Për arsye sigurie, organizatorët e ndërprenë ngjitjen e parë në Col de Saisies, ndërsa nisja u zhvillua një orë më vonë nga sa i planifikuar në kalendarin fillestar.
    Thymen Arensman shënoi triumfin e dytë edicionin e 112-të të Turit të Francës, duke mbërritur i pari në finish në etapën e djeshme. Holandezi i skuadrës INEOS Grenadiers regjistroi kohën 2:46:06, duke mposhtur me 2 sekonda dyshen e kreut, danezin Jonas Vingegaard (Visma) dhe sllovenin Tadej Pogacar (UAE).

    Pjesa e parë e garës paraqiti një shkëputje të Primoz Roglic, Tobias Foss, Einer Rubio, Victor Campenaerts, Lenny Martinez, Michael Storer dhe Bruno Armirail, të cilët u shkëputën në ngjitjet e para pavarësisht. Megjithatë shkëputja u shpërbë në Cormet de Roselend, ku Paret-Peintre dhe Roglic u larguan, duke tërhequr Martinez me vete.
    Në zbritje, slloveni u përpoq të largohej, por ndërsa afrohej ngjitja e La Plagne, ai u kap nga një sulm i menjëhershëm nga Pogacar, i cili arriti të tejkalonte Vingegaard dhe Thymen Arensman. Holandezi gjeti hapësirë të shkëlqyer, duke rezistuar deri në kilometrin e fundit, duke arritur triumfin me 2 sekonda.
    Në klasifikimin e përgjithshëm, Pogacar e mbron i sigurt fanellën e verdhë të liderit, me një epërsi prej 4:24 nga Vingegaard dhe 11:09 nga Lipowitz. Sot është radha për etapën e 20-të, Nantua-Pontarlier (184.2 km), etapa e parafundit, para parakalimit tradicional të dielën në Paris.

  • Tour de France/ Arensman triumfon në malore, e dyta për holandezin

    Tour de France/ Arensman triumfon në malore, e dyta për holandezin

    Vingegard i dyti, Pogaçar i treti ndërsa holandezi fitues i etapës shpërthen në lot në maloren e fundit të këtij Turi francez

    Pas Pirenejve, holandezi Thymen Arensman pushtoi edhe Alpet në etapën e 19-të malore të Turit numër 112-të në tokën franceze. Intererari ishte Albertville- La Plagne (93.1km). Ai fitoi etapën e La Plagne nën shoqërinë e shiut, duke përfituar nga dualiteti Pogaçar dhe Vingegard që sikundër në garat e kaluara i qëndronin pranë njëri tjetrit.

    Pasi nisi një sulm fillestar dhe priti që slloveni dhe danezi të përgjigjeshin, Arensman u rikthye me një ndryshim ritmi. Ai qëndroi i vetëm deri në vijën e finishit, pavarësisht se epërsia e tij varej në fije. Me të mbërritur, ai shpërtheu në lot gëzimi.

    Pikërisht pas tij ishin Vingegard dhe Pogaçar, të cilët pritën deri në 200 metrat e fundit për të bërë diferencën, por nuk arritën ta kapnin holandezin. Gjermani Florian Lipowitz përfundoi i katërti duke konsoliduar vendin e tij të tretë në renditjen e përgjithshme pasi Oscar Onley nuk mundi të mbante ritmin me dy kilometra të mbetura, duke humbur 47 sekonda.

    Nuk ndyshon asgjë në klasifikimin e përgjithshëm, slloveni Tadej Pogaçar kryeson ndjeshëm, ndiqet nga Vingegard me më shumë se 4 minuta…

    Rënditja e etpaës së 19-të, 25 korrik 2025

    Vazhdo leximin

  • Etapa e 18-të fitohet nga Ben O’Konor, Pogaçar i paprekshëm në krye të Tour de France

    Etapa e 18-të fitohet nga Ben O’Konor, Pogaçar i paprekshëm në krye të Tour de France

    Çiklisti Ben O’Connor (Jayco AlUla) fitoi etapen e 18-të të Tour de France, Vif – Courchevel duke mbërritur i vetëm në Col de la Loze (171.5 km) pasi sulmoi që në fillim e prekur i pari vijën e finishit.

    Vendi i dytë i shkoi kryesuesit dhe kampionit në fuqi Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates). Sërish slloveni mbeti i paprekshëm, duke iu përgjigjur mirë sulmeve të ndjekësit Vingegard dhe duke u larguar përsëri në finale, e marrë edhe 9 sekonda. Danezi zuri vendin e tretë, i ndjekur nga Oscar Onley (Picnic PostNL), dhe vendin e pestë për Einer Rubio (Movistar), i cili ishte pjesë e shkëputjes.

    Në renditjen e përgjithshme, Pogaçar vazhdon të dominojë me një epërsi prej 04:26 minutash ndaj Vingegard. Lipowitz ka humbur pak terren, por ai ruan vendin e tretë në renditje përpara Onley (i cili, megjithatë, është vetëm 22 sekonda prapa) dhe Roglic.

    Vazhdo leximin

  • Etapa e 19-të fitohet nga Ben O’Konor, Pogaçar i paprekshëm në krye të Tour de France

    Etapa e 19-të fitohet nga Ben O’Konor, Pogaçar i paprekshëm në krye të Tour de France

    Ben O’Connor (Jayco AlUla) fitoi etapen e 18-të të Tour de France, duke mbërritur i vetëm në Col de la Loze pasi sulmoi që në fillim e prekur i pari vijën e finishit.

    Vendi i dytë i shkoi kryesuesit dhe kampionit në fuqi Tadej Pogaçar (UAE Team Emirates). Sërish slloveni mbeti i paprekshëm, duke iu përgjigjur mirë sulmeve të ndjekësit Vingegard dhe duke u larguar përsëri në finale, e marrë edhe 9 sekonda. Danezi zuri vendin e tretë, i ndjekur nga Oscar Onley (Picnic PostNL), dhe vendin e pestë për Einer Rubio (Movistar), i cili ishte pjesë e shkëputjes.

    Në renditjen e përgjithshme, Pogaçar vazhdon të dominojë me një epërsi prej 04:26 minutash ndaj Vingegard. Lipowitz ka humbur pak terren, por ai ruan vendin e tretë në renditje përpara Onley (i cili, megjithatë, është vetëm 22 sekonda prapa) dhe Roglic.

    Vazhdo leximin

  • Etapë spektakolare, francezi Valentin Paret- Pientre fitues

    Etapë spektakolare, francezi Valentin Paret- Pientre fitues

    Dy kampionë të mëdhenj i pari dhe i dyti në klasifikimin e përgjithshëm të Tor de France,Tadej Pogaçar e Jonas Vingegaard, spektakolarë në betejen mes tyre

    Etapa e 16-të e Tour De France një garë e jashtëzakonshme me intenerarin Montempje-Mont Ventoux. Ndoshta më spektakolaria e këtij edicioni mbi biçikletë e kamionëve të shumtë në turin më të të ndjekur në planet.

    Në majë të ‘piramindes ngjitet një francez si Valentin Paret- Pientre i cili fitoi këtë etapë të spektakolare Çiklisti vendas i Soudal-Quick-Step mposhti në vijën e finishit në Mont Ventoux Ben Healy (EF Education-EasyPost). Vendi i tretë i shkoi Santiago Buitrago (Bahrein-Victorious) përpara Ilan Van Wilder (Soudal).

    Ndërkaq beteja për fanellën e verdhë midis Jonas Vingegard dhe Tadej Pogaçar vazhdoi e ndezur dei në sekondat e fundit. Danezi nga Visma|Lease a Bike u përpoq tre herë të shkëputej kampionit në fiqi dhe kryesuesit të turit, Pogaçar por slloveni në asnjë çast nuk e “hëngri” strategjinë e skuadrës së danezit madje duke e sulmuar në metrat e fundit për të fituar dhe 2 sekonda e dërguar në 4′ minuta e 15″ sekonda diferencën pas 16 etapash.

    Ishte gjithashtu një ditë e shkëlqyer për Matteo Jorgenson, Enric Mas, Kevin Vauquelin dhe Tobias Halland Johannessen, të gjithë duke përfunduar me të njëjtën kohë si fituesi. Ben O’Connor, i cili u rrëzua në pesë kilometrat e fundit, pati gjithashtu të njëjtën kohë. Australiani tani do të duhet të vlerësojë pasojat fizike të rënies së tij.

    Shumë liderë mbetën prapa në garë: Më të ”viktimizuarit’ ishin Primoz Rogliç dhe Remco Evenepoel. João Almeida, Mattias Skjelmose, Emmanuel Buchmann, Carlos Rodriguez, Santiago Buitrago, Oscar Onley, Felix Gall, Florian Lipowitz, Lennert Van Eetvelt, Guillaume Martin dhe Geraint Thomas humbën gjithashtu 39 sekonda në vijën e finishit.

    Klasifikimi i etapes së sotme, 10 vendet e para:

    Vazhdo leximin