Tag: poezisë

  • Përmbyllet në Gjakovë Mitingu i 61-të i Poezisë-  Eduard Frrokaj fiton Çmimin “Ali Podrimja”

    Përmbyllet në Gjakovë Mitingu i 61-të i Poezisë- Eduard Frrokaj fiton Çmimin “Ali Podrimja”

    Eduard Frrokaj

    Nga Blerim Valla

    Mitingu i Poezisë është një ngjarje e rëndësishme kulturore (letrare) që mbahet në qytetin e Gjakovës dhe i cili tashmë ka hyrë edhe në analet historike si festivali letrar shqiptarë që ka mbijetuar më së shumti – qe 61 vite, e mbase do të vazhdoj siç e meriton edhe në vitet që do vijnë!Kjo traditë e pasur dhe e njohur ka nisur në qytetin e Gjakovës që nga viti 1964, për të vazhduar deri më tani, duke promovuar letërsinë – poezinë e mirëfilltë dhe duke shënuar një nga manifestimet më të rëndësishme në kulturën dhe letërsinë shqiptare.Përkundër sfidave e problemeve të ndryshme qoftë politike (të para luftës nga regjimi serb meqë shihej dhe ishte si rezistencë kulturore) por edhe arsyeve të mungesës së financimit, në këto vitet e fundit nga institucionet tona kulturore që duhet ta përkrahin si e sa duhet mbarëvajtjen e tij!

    Kështu ishte edhe këtë vit, këtë fundjavë, kur u mbajt dhe përfundoi, ndonëse i reduktuar sa i përket akviteteve dhe me mungesë të theksuar të poetëve të njohur vendor dhe të huaj, e që këtë vit u mbajtë në Bibliotekën “Ibrahim Rugova” të Gjakovës!Në programin e sivjetëm të Mitingut të Poezisë fillimisht ashtu siç ishte paraparë u mbajt Tribuna tradicionale Letrare me temën “Letërsia, pasqyrim i kohës moderne” ku me kumtesën e saj shumë interesante dhe tejet në nivel u paraqit Dr. Migena Arllati.Më pas në kuadër të mitingut të sivjetëm, u bë promovimi i romanit më të ri “Udhëtimi në kohë” i shkrimtarit e historianit të njohur Jusuf Buxhovi. Për vlerat e mirëfilta estetike të romanit në fjalë, për stilin e veçantë të të shkruarit të Buxhovit (një përzierje fenomenale mes letërsisë dhe fakteve historike), dhe për figurat e fuqishme letrare të këtij romani të Buxhovit, referuan me kompetencë shkrimtarët Agim Byci dhe Muharrem Kurti.Pas dy referuesve fjalën e mori autori i romanit të promovuar Jusuf Buxhovi, i cili falenderoi referuesit, klubin letrar të Gjakovës “Gjon Nikolë Kazazi” për promovimin e librit të tij më të ri në kuadër të mitingut të sivjetëm dhe gjithë ata të pranishëm si dhe anëtarët e klubit e dashamirët e poezisë që po e mbajnë gjallë mitingun e poezisë në Gjakovë.

    Dhe si aktivitet i fundit, më pas u mbajt ora poetike, akt tradicional ky i mitingut të poezisë që nga themelimi, këtu e 61 vite më parë, e ku poezitë e tyre i lexuan shumë poetë vendorë.

    Për shkak të mungesës së përkrahjes financiare, (për të cilat arsye opinioni artdashës tashmë veç është i njoftuar), janë ndarë vetëm dy çmime letrare e jo edhe ato tri të tjerë tradicional si:“Çmimi Din Mehmeti” për veprën më të mirë poetike të vitit, pastaj “Çmimi Teki Dërvishi” për veprën më të mirë të vitit në prozë, as “Çmimi Ndërkombëtar Nëna Terezë” që i ndahet poetit më të mirë të huaj që merr pjesë në këtë manifestim letrar!

    Këtë vit çmimi kryesor i orës poetike të mitingut “Çmimi Ali Podrimja” për poezinë më të mirë, juria e klubit letrar “Gj. N. Kazazi” ja ndau poezisë “Shtëpia në vendlindje” të poetit Eduart Frrokaj.Kurse “Çmimi Yllka Domi” për poeteshën më të mirë debutante në miting, juria e klubit letrar të Gjakovës, për herë të parë që nga themelimi i këtij çmimi, këtë vit ju ndau dy poeteshave : Nita Bardhi – Bokshi për poezinë “Lutje” dhe Hyrë Fazliu për poezinë “Kur do t’plakem”!Përndryshe “Çmimi Letrar Yllka Domi” u themelua pas luftës me nismën e poetëve gjakovar Blerim Valla, Shkëndije Hoda dhe Agim Bycit dhe deri tani me këtë çmim janë nderur shumë poetesha nga mbarë hapësira shqiptare.

    Fotografitë: Shkëlzen Rexha

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    JAVA KULTURORE SHQIPËRI-KOSOVË, EKSPOZITA, DOKUMENTARË E KONCERTE DERI MË 5 DHJETOR

  • Nesër në Gjakovë mbahet Mitingu i 61-të i Poezisë

    Nesër në Gjakovë mbahet Mitingu i 61-të i Poezisë

    Nga Blerim Valla

    Mitingu tradicional i poezisë në Gjakovë, i 61-ti me radhë këtë vit do të mbahët vetëm një ditë dhe atë të premten më 21 nëntor.Ky edicion do të vjen me program të reduktuar në masë të madhe. Pra më i varfër për afër 90 % të aktiviteteve të tija letrare siç janë mbajtur më herët. Kështu këtë vit nuk do të ndahen tri çmimet letrare si “Çmimi Din Mehmeti” për veprën më të mirë poetike të vitit, pastaj “Çmimi Teki Dërvishi” për veprën më të mirë të vitit në prozë, as “Çmimi Yllka Domi” që i ndahet poteshës më të mirë të re pjesëmarrëse e mitingut, sikurse as “Çmimi Ndërkombëtar Nëna Terezë” që i ndahet poetit më të mirë të huaj që merr pjesë në këtë manifestim letrar!Të premten, më 21 nëntor në Mitingun e 61-të, të Poezisë do të ndahet vetëm “Çmimi Ali Podrimja” për poezinë më të mirë të lexuar gjatë Orës Letrare e ku do të lexojnë vetëm një numër i zgjedhur poetësh vendor.Mitingu i sivjetëm do të jetë i varfër edhe me mospjesëmarrjen të asnjë poeti të njohur shqiptar jashtë Kosovës e lërë më të atyre të huaj si mysafirë, siç kanë marrë pjesë për shumë vite më parë!Dhe krejt kjo për shkak të mospërkrahjes financiare nga ana e atyre që janë të thirrur ta bëjnë këtë!Vërtetë e dhimbshme dhe për keqardhje ky veprim me të cilin është lënë në mëshirën e fatit festivali i njohur poetik, si Mitingu i Poezisë në Gjakovë. Sikurse edhe institucioni më i njohur letrar shqiptar, si Klubi Letrar “Gjon Nikollë Kazazi” i Gjakovës prej të cilit kanë dalur poetët, shkrimtarët, kritikët letrar … më të njohur jo vetëm të Kosovës por edhe mbarëshqiptarë si Ali Podrimja, Din Mehmeti, Enver Gjergjeku, Besim Bokshi, Teki Dervishi, Agim Gjakova, Murteza Nura, Fahredin Gunga, Rexhep Hoxha, Ali Musaj, Flora Brovina, Ali Olloni, Sefedin Fetiu, Kadrush Radogoshi, Halil Haxhosaj, Agim Deva, Mazllum Saneja, etj.

    Një gjë të tillë e ka bërë të ditur shkrimtari Muharrem Kurti, kryetar i Klubit Letrar “Gjon Nikollë Kazazi” të Gjakovës, që është edhe organizatori kryesor Mitingut të Poezisë. Kurti në emër të kryesisë së klubit letrar të Gjakovës, ka thënë se përkundër mungesës së mbështetjës financiare, organizimin e këtij manifestimi i cili i mbijetoi 60 viteve, do të vazhdojë edhe këte vit por me shkurtime të mëdha të aktiviteteve dhe mosndarjen e çmimeve tradicionale, si dhe me mungesa të shumë poetëve nga Shqipëria dhe të huaj. “Njoftojmë publikun artëdashës letrar, se do të shënohet Mitingu i Poezisë, i 61 me radhë, edhe pse këtë vit patëm refuzim të projektit tonë konkurues në institucionet përkatëse kulturore, falë përpjekjeve të mëdha të shkrimtarit të njohur Jusuf Buxhovi (njëri nga themeluesit dhe pjesëmarrësit e gjallë sot të mitingut të parë këtu e 61 – vite më parë), për ta mbajtur patjetër këtë edicion të 61- të, si edhe falë përkrahjes simbolike të Kryetarit të Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, vetëm për të mos e humbur traditën 61 – vjeçare, po e mbajmë mitingun e poezisë edhe këtë vit, ndonëse me program të shkurtuar dhe në mënyrë krejtësisht vullnetare të kryesisë dhe anëtarëve të klubit letrar”, u shpreh Kurti!Me këtë rast kryetari i Klubit Letrar në Gjakovë, Muharrem Kurti, ka shpalosur edhe programin një ditor të edicionit të sivjetëm, të 61 – të të Mitingut tradicional të poezisë në Gjakovë, i cili do të mbahët të premten më 21 nëntor, në Bibliotekën “Ibrahim Rugova” të Gjakovës.

    Programi: me fillim nga ora 12.00

    -Tribuna letrare : “Letërsia, pasqyrim i kohës moderne”.

    -Promovimi i librit më të ri: “Udhëtimi në kohë” i shkrimtarit Jusuf Buxhovi.

    -Ora letrare : me poezitë garuese të pjesëmarrësve,

    -Ndarja e Çmimit “Ali Podrimja” : për poezinë më të mirë të lexuar gjatë mitingut.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    EDICIONI I TRETË I FESTIVALIT TË TEATRIT SHQIPTAR “MOISIU” MBAHET NË PRISHTINË

  • Jusuf Buxhovi: 61 vjet të Mitingut të Poezisë në Gjakovë

    Jusuf Buxhovi: 61 vjet të Mitingut të Poezisë në Gjakovë

    Emblemë e identitetit tonë kulturor-letrar

    Nga Jusuf BuxhoviNë paraditën e dhjetë nëntorit të vitit 1964, në Parkut e Qytetit në Gjakovë, para nxënësve të shkollave të mesme të qytetit dhe qytetarëve të shumtë, një grup i shkrimtarëve të rinj nga klubi i sapoformuar letrar “Gjon Nikollë Kazazi”, nën drejtimin e poetit të njohur Din Mehmeti dhe në praninë e poetit Enver Gjerqeku, hapën Mitingun e parë të Poezisë.Ishte ky fillimi i një manifestimi letrar i komunikimit me dashamirët e letërsisë në një formë të hapur. Si i tillë, me kyçjen në bashkëorganizim të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës dhe të Bashkësisë së Kulturës, mori mbikëqyrjen institucionale-shtetërore. Kjo u pasqyrua kur mitingu kaloi nën patronatin e Fadil Hoxhës, asokohe anëtar i Kryesisë së RSFJ-së dhe të KQ të LKJ-së, i pranishëm në mbrëmjet qendrore të mitingut me kreun më të lartë politik dhe kulturor të Kosovës. Tretmani i tillë i Mitingut, bëri që pas tri vitesh të kthehet në një mananifestim që tubonte poetë dhe shkrimtarë të njohur nga të gjitha viset e ish-Jugosllavisë. Pak më vonë, me pjesëmarrjën e shkrimtarëve të njohur botëror, edhe fitues të çmimit Nobel, Mitingu mori edhe karakter ndërkombëtar. Me kalimin e kohës, krahas aktiviteve në në hapësirat e Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi”, ato u shtrinë edhe me orët letrare nëpër shkollat fillore të qytetit dhe përreth si dhe me orën letare në Junik.Festa e poezisë, siç quhej Mitingu i Gjakovës, vazhdoi edhe pas rrënimit të autonomisë së Kosovës në mars të vitit 1989, kur Serbia filloi të qëllojë të gjitha shtyllat e identietit tonë institucional dhe kulturor.Edhe asokohe, Mitingu i Poezisë ruajti karakterin e tij kulturor. Kësaj i ndihmoi fakti se dr. Ibrahim Rugova ishte Kryertar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës dhe njëherësh president i Kosovës. Kështu, nën përkujdesjen e vazhdueshme të dr. Rugovës manifestim u mbajt edhe në rrethanat e pushtimit dhe të represionit më të egër serb. Madje, nga viti 1991, Mitingu i Poezisë në Gjakovë, fiton edhe karakrerin kombëtar, meqë për herë të parë morën pjesë shkrimtarë nga Shqipëria (Besnik Mustafaj dhe Xhevahir Spahiu), rrugë kjo që do të vazhdojë me përfshirjen në rrezën e Mitingut edhe të Tropojës dhe pjesëve të tjera të Malësisë së Gjakovës.Mitingu vazhdoi edhe pas çlirimit të Kosovës, por më kohë u vërejt një tërheqje e institucioneve qendrore nga organizimi dhe financimi i veprimtarisë së manifestimit. Kjo ndikoi, që Mitingu, viteve të fundit të zbehet deri në atë masë, saqë edhe mbajtja e mitingut të sivjemë të gjendet buzë dështimit! Mbetet që në ditët e ardhshme të shihet se a do të lejohet kjo?

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    BIPOLARITETI SOCIAL DHE KULTUROR NË ROMANIN “MONA” TË JUSUF BUXHOVIT

  • “Kodicil”, poezi nga Kenneth Rexroth

    “Kodicil”, poezi nga Kenneth Rexroth

    Pjesa më e madhe poezisë së botësËshtë artificialitet, konstruksion.Askush nuk e lexon përveç studiuesve.Pas një breziAjo është bërë aq e stërpjekur,Sa që nuk mund të tretet.Ka pak gjëra që nuk i kamLexuar, e ato ishin gjëra të zymta.Lamartine – Gower – Tasso –Apo metafizikët eKembrixhit, të lashtë apo modernë,Dhe majmunët e tyre amerikanë.Me dije qoftë, për vite me radhëKlasa sunduese e poezisë anglezeKa mbajtur qëndrimin se kjo është pikërisht ajoQë është Poezia, konstruksionPavetor, ku përemratVetorë nuk lejohen kurrë.Nëse zbatohet me rigorizitet tëMjaftueshëm, një teori e tillëProdhon në praktikë tëKundërtën e saj. PoeziaE Eliotit dhe Valérisë,Njashtu si ajo e Popet, nuk është sallPersonale, ajo është intensive,Ëndërrimtare subjektive siIntime dhe zbuluese,E sikletshme nëse doni,Si pamaturitë e kauçit të psikanalistit.Gjithmonë ka një arsye tëMjaftueshme për një tmerr tëPërdorimit të përemrit “Unë”.

    Përktheu: Fadil Bajraj

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    KENNETH PATCHEN: “AJO QË DOJA TË DIJA ËSHTË”

  • Stèphane Mallarmè, një nga më të rëndësishmit poet të simbolizmit francez

    Stèphane Mallarmè, një nga më të rëndësishmit poet të simbolizmit francez

    Stéphane Mallarmé (18 mars 1842- 9 shtator 1898) ishte një nga poetët më të rëndësishëm të simbolizmit francez dhe një figurë kyçe në transformimin e poezisë moderne. Ai nuk ishte thjesht një krijues vargjesh, por një mendimtar estetik që e pa gjuhën si një mjet për të zbuluar misterin dhe bukurinë e fshehur të botës.

    Mallarmé është i njohur për sintaksën e ndërlikuar, imazhet enigmatike dhe përdorimin e gjuhës si një strukturë muzikore. Ai besonte se poezia nuk duhet të përshkruajë botën, por ta evokojë atë përmes sugjerimit dhe heshtjes.

    Ndër më të famshmet janë L’Après-midi d’un faune (Pasditja e një fauni), e cila frymëzoi edhe baletin e Debussy-t, dhe poema eksperimentale Un coup de dés jamais n’abolira le hasard (Një hedhje zare nuk do ta shfuqizojë kurrë rastësinë), që sfidoi format tradicionale të faqes poetike.

    Ai e pa artin si një mënyrë për të arritur “realitetin e fshehur” përtej dukjes. Simboli, për të, ishte një dritare drejt së padukshmes.

    Mallarmé kaloi pjesën më të madhe të jetës si mësues, një profesion që nuk e pëlqente, por që i siguronte jetesën.

    Në Paris, ai organizonte takime javore të martave (“les mardis”) ku mblidheshin figura të mëdha si Paul Valéry, Rainer Maria Rilke dhe W.B. Yeats. Këto takime u bënë qendra e jetës intelektuale pariziene.

    Mallarmé frymëzoi jo vetëm poetët simbolistë, por edhe lëvizje si dadaizmi, surrealizmi dhe madje edhe kubizmi në artin pamor.

    “Akti poetik konsiston në shikimin e papritur, se një ide shpërbëhet në një sërë motivesh të barabarta dhe në grupimin e tyre; ata përtërihen” do të mëtonte Stèphane Mallarmè. Kjo nuk ishte thjeshtë një maksimë e poetit, por krejt konstelacioni i botëpërshkrimit ideor dhe estetik, e pse jo një postulat për çfarë ai do të ishte dhe të mbeste në poezi.

    Ndër eksponentët kryesorë të simbolizmit francez, së bashku me Paul Verlaine dhe Arthur Rimbaud, Stèphane Mallarmè i ka dhënë një gjuhë tjetër poezisë, duke zhvilluar një shprehje shumë të kërkuar dhe ndonjëherë hermetike, e cila falë kontributit të tij ka hapur rrugën drejt horizonteve të reja letrare, jo vetëm në Francë, por në të gjithë territorin evropian.

    I përulur dhe i rezervuar, Mallarmè konsiderohet babai i poezisë moderne dhe do të ketë shumë artistë që do të kuptojnë trashëgiminë e tij dhe do ta përkthejnë furinë e momentit në partitura reale muzikore të lirikave emocionuese.

    I pa kuptuar nga shumë prej bashkëkohësve të tij, për shkak të kombinimeve delikate të fjalëve që shpesh e bëjnë të vështirë leximin e rreshtave të tij, ai i cakton poezisë misionin e sugjerimit të objekteve, duke shfrytëzuar kështu imagjinatën tonë e cila, e tërhequr zvarrë nga fuqia e një tërësie të ndryshme nga fjalët e rastësishme, zgjon evokime të objekteve të përfaqësuara në një mënyrë absolutisht personale. Në fakt, Mallarmè e kufizon veten të sugjerojë dhe të mos shprehë kurrë ide, duke lënë kështu secilin prej nesh të kërcejë në ato vargje sublime, duke shprehur brendësinë e tij dhe duke mbledhur një ose më shumë fragmente të përvojës, ose, më thjesht, duke e braktisur veten në një ëndërr.

    Dhe përballë vargjeve të një bukurie sublime nuk duhet të flasim, që të shmangim prishjen me fjalë të asaj që, e shpjeguar me terma të përdorimit të zakonshëm dhe kombinime “të ndjeshme”, do të zhvlerësohej. Ashtu si të gjitha poezitë e mëdha, tekstet e Mallarme thjesht duhet të mendohen. Këto vargje që duhen shijuar dalin ngadalë fillimisht nga ndikimi i Charles Baudelaire dhe Edgar Allan Poe, për të marrë më pas origjinalitetin e vet që lëshohet me një stil revolucionar, të thellë dhe të fshehtë, në të cilin fuqia e fjalëve shprehet me sugjerime aluduese, mezi pëshpëritëse.

    Mallarmè-s, vdiq më 9 shtator 1898 për shkak të një spazme të faringut. Një ditë më parë, nga frika se mos mbytej, kishte ftuar gruan dhe vajzën që t’i shkatërronin të gjitha shkrimet e tij, sepse besonte se trashëgimia letrare nuk ekzistonte. Për fat të mirë kjo nuk ndodhi. Testamenti i tij letrar mbeti një gurthemel i rëndë i poezisë.

    Nga Apollinaire te Ungaretti, shumë do të ndikohen nga ky poet i madh francez, të cilin e rekomandojnë sem mund të lexohet dhe të shijohet vetëm në gjuhën origjinale, pasi shumë studiues pohojnë se muzikaliteti i vargjeve të tij nuk mund të përkthehet në gjuhë të tjera. Gjithsesi ai shpirt krijues ka arritur të rrëzojë muret e përkatësisë së tij gjuhësore, për të arritur të këndohet, mendohet dhe përjetohet njëjt si në frëngjisht edhe në gjuhë të tjera, madje edhe në shqip.

    Albert Vataj/ KultPlus.com

  • Ali Podrimja, poeti që kurrë nuk do të harrohet

    Ali Podrimja, poeti që kurrë nuk do të harrohet

    Ali Podrimja lindi më 28 gusht 1942 në Gjakovë, 83 vjet më parë, në kohë lufte e rrethanash aspak të volitshme dhe pati një fëmijëri mjaft të vështirë. Ali Podrimja është autor i më shumë se dhjetë vëllimeve me poezi dhe mbahet sot nga kritika si përfaqësuesi më tipik i poezisë së sotme shqiptare dhe si një poet me emër dhe në shkallë ndërkombëtare.

    Botën e vet poetike poeti e artikulon përmes një sistemi figurativ të konsoliduar (veçanërisht me simbolin dhe metaforën) dhe me një shkallë mjaft të lartë ndjeshmërie. Poezia e tij është epitomë e hermetizmit ku metaforat përbëhen nga disa nivele dhe nën-nivele kuptimore. Manifestimi i kësaj forme poetike u bë i domosdoshëm për poetin, sepse i shërbeu si mburojë kundër sulmeve ndaj ish-pushtetit serb në Kosovë. Pas pavarësisë së Kosovës, poezia e tij rifitoi lirizmin dhe ndjenjën poetike, por pa mundur të dalë krejtësisht nga stili i ngjeshur tradicional shqiptar, transmeton ‘konica.al’.

    Poeti Ali Podrimja, më 21 korrik të vitit 2012, u gjet pa shenja jete në qytetit Lodve të Francës, ku kishte udhëtuar për të marrë pjesë në një festival ndërkombëtar të poezisë.

    Ali Podrimja u lajmërua i zhdukur nga familjarët dhe të afërmit e tij të cilët thanë se kishin humbur kontaktet më të që prej datës 18 korrik.

    Lajmërim që alarmoi diplomacinë kosovare, që u bë më 20 korrik. Një ditë më vonë, policia franceze gjeti trupin e pajetë të poetit në afërsi të qytetit Lodve ku ai kishte udhëtuar për të marrë pjesë në një festival ndërkombëtar të poezisë.

    Sipas raportit të hetuesve francezë, mbi trupin e të ndjerit nuk janë gjetur shenja dhune dhe përjashtohet mundësia e vetëvrasjes. Për autoritetet franceze, Podrimja ka humbur orientimin gjatë një shëtitjeje në pyll dhe pas orësh të tëra lëvizjeje është dehidruar.

    Ndër veprat më të njohura të tij janë: “Thirrje” 1961 , “Dhimbë e bukur” 1967 , “Sampo” 1969 , “Torzo” 1971 , “Folja” 1973 , “Credo” 1976 , “Sampo 2” 1980 , “Drejtpeshimi” 1981 , “Lum Lumi” 1982 ,”Fundi i Gëzuar” 1988 , “Zari” 1990 , “Në bisht të sorrës” 1994, “Buzëqeshje në kafaz” 1995 , “Ishulli Albania” , “Pikë e zezë në blu” 2005.

    ObserverKult

    ——————-

    LEXO EDHE: Ali Podrimja: Koha është të duhemi…

  •  Grace Yee: Bora

     Grace Yee: Bora

    Poezia është përfshirë në Muajin australian të poezisë, gjatë të cilit organizohen festivale, evente dhe punëtori. The Guardian ka botuar këtë poezi me këtë rast, të bashkëngjitur me komentin e autorës

    BORA

    Nga Grace Yee

    në këtë lagje të hirshme, dikush prore humbet ndonjë këpucë (një snikër, një me lëkurë krokodili, një sandale gladiatori)

    në ditën e fundit të verës ti më prite para derës 

    së gjelbër. Unë mbërrita me biçikletën time (tiktake spicash 

    e ankthesh) e ti u gajase vesh me vesh – ne jemi dhëmbë 

    ne jemi djathë ne jemi kafshë shtëpiake në qytet!

          iu ramë kryq e tërthorë fushave paksa të pjerrëta 

    pa harta as navigatorë. ti u shtrive gjer e gjatë 

    mbi bari, krahët e mi në gjoksin tënd, pasdita rrotull nesh 

    nonshalante. 

          brenda dritaret janë të qelibarta, të kaltra dhe të gjelbra, unë 

    nuk i shoh kuajt të kullosin në ara, nuk i dëgjoj gjinkallat 

    të çiftohen. korridori është një limuzinë e heshtur, dera jote krijon 

    shtalka braili dhe dhoma jote është një jorgan me pupla me shirita 

    të trëndafiltë – 

          ekonomi premium, the ti – unë qesha dhe ti 

    më shtyve dhe unë piskata dhe ramë në krevat dhe

    jorgani me pupla na hodhi poshtë dhe shkapërdau puplat ngado rreth nesh

    snow 

    by Grace Yee

    in this charming quarter, someone always loses a shoe (a sneaker, a croc, a gladiator sandal)

    on the last day of summer you waited for me by the green/ gates. I rode up on my bicycle (ticking spokes and/ trepidations) and you grinned from ear to ear – we are teeth/ we are cheese we are pets in the city!// we stroll around the grounds weakly perpendicular/ without maps or navigations. you lie spreadeagled on the/ grass, my wings at your chest, the afternoon around usnonchalant.//inside the windows are amber, blue and green, I/ don’t see horses grazing in the fields, I don’t hear cicadas/ mating. the corridor’s a hushed limousine, your door yields/ shelves of braille, and your room is a pink-striped/ eiderdown –// premium economy, you said – I laughed and you/pushed me and I shrieked and we fell onto the bed and the/ eiderdown kicked us off and shook its feathers all around us

    SHËNIM I AUTORES:

    ‘bora’ filloi me një ëndërr që e kisha parë para më shumë njëyet vjetësh. Në ëndërr kishte dyer të gjelbra, një biçikletë dhe një jorgan me pupula me vija të trëndafilta. Asokohe, fëmijët e mi ishin shumë të vegjël dhe marrëdhënia ime martesore po shkërmoqej. Ëndrra qe një lehtësim i përkohshëm, një dëshirë e pjekur dhe jo e pakëndshme. 

    Pjesa më e rëndësishme e javës sime atëbotë ishte një dy orësh i orës së poezisë. Pikërisht aty e kam bërë skicën e parë të poezisë ‘bora’, me nevoja e saj të pakëta të fshehta dhe frikërat: “miqtë”, një “kapellë me tulla të kuqe”, “këmbët e lagura” në “linoleumin e ftohtë”. E kam lexuar një version të hershëm të poezisë në leximin tim të parë publik, një ngjarje e hapur me zërim. Kishte poetë shumë të njohur aty, shumica e tyre burra. Kur e paralajmërova titullin, njëri prej tyre u kukuris. E mora këtë si shenjë që ta mbaja këtë titull.

    Kur e rishikova ‘borën’ këtë vit, fillova me shënimet e vjetra rreth ëndrrës dhe ditarin që e kisha mbajtur vitin e kaluar gjatë një udhëtimi për në fshatin e të parëve të mi në Guangdong, Kinë. Po kërkoja gjëra tokësore që të qartësonin peizazhin e ëndrrës. 

    “Kafshët në qytet” janë kotelet për shitje në një qoshk rruge afër Sheshit të Mjekësisë Qingping në Guangzhou; “qelibar, kaltër dhe gjelbër” vjen nga dritaret me xhama me ngjyra “katër stinët” që zbukurojnë shtëpitë e shekullit të hershëm XX në provincën afër Taishanit; dhe “shtalka braili” është marrë nga dhoma e leximit për persona me shikim të dëmtuar në Bibliotekën Baiyun. 

    Në kuptimin e peshës, ‘bora’ është shumë më e lehtë se shumica e poezive që kam shkruar gjatë viteve të fundit. Është diçka e përhanur. Rëndom unë nuk sillem si e përhanur. 

    Stanca e fundit ka mbetur po ajo që nga skicimi i parë – përveç frazës “ekonomi premium”. Më pëlqen se si fillon kjo stancë me fluturimin dhe përfundon me rrëzimin. 

    /redroompoetry.org

    /Përkthimi: Gazeta Express/ KultPlus.com

  • Podujevë/ Të hënën mbahet Festivali i Poezisë “Valët e Llapit”

    Podujevë/ Të hënën mbahet Festivali i Poezisë “Valët e Llapit”

    Podujeva pret Festivalin e Poezisë “Valët e Llapit” – Mbrëmje me Donika Dabishevci dhe aktivitete letrare

    Më 18 gusht 2025, në orën 18:00, Galeria e Arteve e Podujevës do të mirëpresë dashamirët e fjalës së shkruar në një mbrëmje të pasur letrare, pjesë e Ditëve të Diasporës 2025, në kuadër të Festivalit të Poezisë “Valët e Llapit”.Ngjarja organizohet nga Shoqata e Shkrimtarëve të Llapit në bashkëpunim me Komunën e Podujevës.

    Programi i mbrëmjes përfshin:

    Takim me shkrimtaren Donika Dabishevci dhe prezantimin e veprës së saj artistike, përfshirë librin E gjithkohshmja Andërr, fituese i Çmimit Kombëtar për Poezi 2024.

    Ora letrare e Festivalit, me lexime poetike dhe diskutime krijuese.

    Çmimi “Ora e Diasporës”, dedikuar krijimtarisë nga autorë të diasporës.

    Ndarja e çmimeve për poezitë më të mira të Orës letrare të “Valës…”.

    Kjo ngjarje synon të bashkojë poetë, lexues dhe artdashës në një atmosferë të gjallë komunikimi letrar e kulturor.

    📅 Data: 18 gusht 2025🕕 Ora: 18:00📍 Vendi: Galeria e Arteve, Podujevë

    ObserverKult

  • Esad Mekuli, poeti që i dha zë shpirtit të Kosovës

    Esad Mekuli, poeti që i dha zë shpirtit të Kosovës

    Figura e Esad Mekulit qëndron si një nga shtyllat themelore të letërsisë shqipe në Kosovë. Me veprën e tij poetike dhe angazhimin intelektual, ai jo vetëm që la gjurmë të thella në zhvillimin e poezisë moderne, por u bë edhe zëri i një kohe të rëndë, ku fjala kishte peshën e rezistencës dhe përkushtimit.

    I lindur në Plavë më 1916, Mekuli i përkiste brezit të atyre krijuesve që nuk ndanë kurrë letërsinë nga përgjegjësia qytetare. Poezia e tij buron nga dhembja kolektive, nga dashuria për tokën, për njeriun e thjeshtë dhe për idealin e lirisë. Vepra e tij e parë, “Për ty” (1955), shënoi një kthesë në letrat shqipe të Kosovës, duke vendosur themelet e një poezie të ndjerë, të drejtpërdrejtë dhe me vetëdije të thellë kombëtare, transmeton KultPlus.

    Krahas krijimtarisë letrare, Esad Mekuli dha një kontribut të jashtëzakonshëm në jetën kulturore dhe institucionale të vendit. Ai ishte themelues i revistës “Jeta e Re” dhe kryetari i parë i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, duke ndikuar drejtpërdrejt në organizimin dhe zhvillimin e jetës letrare kosovare në dekada të vështira.

    Veprimtaria e tij përkthimore është po ashtu e rëndësishme, ai solli në gjuhën shqipe poetë të mëdhenj si Pushkini, Majakovski dhe Esenini, duke e pasuruar fondin kulturor kombëtar dhe duke hapur dritare të reja për lexuesin shqiptar.

    Më 6 gusht 1993, Esad Mekuli u nda nga jeta, por vepra dhe ndikimi i tij nuk u zbehën kurrë. Në këtë përvjetor, kujtohet një krijues që me fjalën e tij i dha kuptim një kohe, që përmes poezisë i dha zë atyre që nuk mund të flisnin, dhe që sot mbetet frymëzim për brezat e rinj.

    Esad Mekuli nuk ishte thjesht një poet, ai ishte një vetëdije e gjallë kulturore, një simbol i dinjitetit dhe i qëndresës shpirtërore shqiptare./KultPlus.com

  • Itali/ Irma Kurti nderohet me Çmimin e Argjendtë në Greqi  

    Krijimtaria e Irma Kurtit i kapërcen përsëri kufijtë: peotja vlerësohet me Çmimin e Argjendtë për poezinë me titull “Në këtë tokë të shkretë” në Konkursin Botëror të Poezisë dhe Letërsisë në Greqi. Poezia fituese u përkthye nga poetja dhe përkthyesja Sofia Skleida. Konkursi u organizua nga Shoqata kulturore “Zakynthini Estia di Cultura – Dionysios Romas”, e cila njihet zyrtarisht nga Ministria e Kulturës. Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, të mbajtur ditë më parë, në Sallën e Shoqatës së Shkrimtarëve Grekë në Athinë, morën pjesë dashamirës dhe përfaqësues të shumtë të artit dhe kulturës. Gjatë ceremonisë, Irma Kurti u cilësua si “poete me famë ndërkombëtare” duke theksuar se “vlerësimi i dhënë dëshmon cilësinë dhe universalitetin e veprës së saj poetike thellësisht njerëzore dhe të ndjeshme.”Konkursi i këtij viti iu kushtua figurës simbolike të poetit dhe patriotit Ioannis Zampelios (1787–1856), një nga zërat më të fuqishëm të Greqisë së shekullit të nëntëmbëdhjetë, i cili kujtohet si “dramaturgu i parë i jetës së re greke”, por edhe si një luftëtar aktiv i lirisë dhe shërbëtor i drejtësisë me integritet moral shembullor.Shoqata, e kryesuar nga Ioannis Karakasidis, promovon dhe përhap kulturën përmes organizimit të aktiviteteve artistike, letrare, historike dhe gjuhësore, si dhe mbështetjes së krijimtarinë dhe shprehjes së lirë, duke ofruar hapësira dhe mundësi për shkrimtarë, poetë, artistë të rinj dhe të afirmuar.Ceremonia u prit ngrohtësisht nga publiku dhe u pasurua me tinguj muzikorë me vepra të frymëzuara nga tekstet e poetëve fitues të Konkursit. Eventi shënoi pjesëmarrjen e autorëve nga vende të shumta dhe tekste në gjuhë të ndryshme, duke treguar natyrën ndërkombëtare të tij.“Konkursi Botëror i Poezisë dhe Letërsisë” mbahet çdo vit, duke u afirmuar si një nga iniciativat letrare më të njohura dhe më jetëgjatë në skenën kulturore greke dhe ndërkombëtare.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Krijimtaria e Irma Kurtit i kapërcen përsëri kufijtë: peotja vlerësohet me Çmimin e Argjendtë për poezinë me titull “Në këtë tokë të shkretë” në Konkursin Botëror të Poezisë dhe Letërsisë në Greqi. Poezia fituese u përkthye nga poetja dhe përkthyesja Sofia Skleida. Konkursi u organizua nga Shoqata kulturore “Zakynthini Estia di Cultura – Dionysios Romas”, e cila njihet zyrtarisht nga Ministria e Kulturës. Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, të mbajtur ditë më parë, në Sallën e Shoqatës së Shkrimtarëve Grekë në Athinë, morën pjesë dashamirës dhe përfaqësues të shumtë të artit dhe kulturës. Gjatë ceremonisë, Irma Kurti u cilësua si “poete me famë ndërkombëtare” duke theksuar se “vlerësimi i dhënë dëshmon cilësinë dhe universalitetin e veprës së saj poetike thellësisht njerëzore dhe të ndjeshme.”Konkursi i këtij viti iu kushtua figurës simbolike të poetit dhe patriotit Ioannis Zampelios (1787–1856), një nga zërat më të fuqishëm të Greqisë së shekullit të nëntëmbëdhjetë, i cili kujtohet si “dramaturgu i parë i jetës së re greke”, por edhe si një luftëtar aktiv i lirisë dhe shërbëtor i drejtësisë me integritet moral shembullor.Shoqata, e kryesuar nga Ioannis Karakasidis, promovon dhe përhap kulturën përmes organizimit të aktiviteteve artistike, letrare, historike dhe gjuhësore, si dhe mbështetjes së krijimtarinë dhe shprehjes së lirë, duke ofruar hapësira dhe mundësi për shkrimtarë, poetë, artistë të rinj dhe të afirmuar.Ceremonia u prit ngrohtësisht nga publiku dhe u pasurua me tinguj muzikorë me vepra të frymëzuara nga tekstet e poetëve fitues të Konkursit. Eventi shënoi pjesëmarrjen e autorëve nga vende të shumta dhe tekste në gjuhë të ndryshme, duke treguar natyrën ndërkombëtare të tij.“Konkursi Botëror i Poezisë dhe Letërsisë” mbahet çdo vit, duke u afirmuar si një nga iniciativat letrare më të njohura dhe më jetëgjatë në skenën kulturore greke dhe ndërkombëtare.