Tag: poezia

  • Esad Mekuli dhe poezia që nuk vdes kurrë

    Esad Mekuli dhe poezia që nuk vdes kurrë

    Esad Mekuli (1916 – 1993) mbetet një nga gurët themeltarë të letërsisë shqipe moderne dhe zëri i fuqishëm i një brezi që kërkonte dritë në kohë të vështira. Ai nuk ishte vetëm poet, por edhe vizionar, kritik, përkthyes dhe themelues i revistës Jeta e Re, e cila u bë strehë dhe frymëzim për shumë shkrimtarë shqiptarë në Kosovë.

    Në vargjet e tij pulsonte dhimbja dhe krenaria, plagët e popullit dhe ëndrra për liri, duke i dhënë fjalës poetike një forcë të veçantë që nuk shuhet me kohën. Mekuli mbetet një zë i ndërgjegjes kombëtare, një poet që e ktheu fjalën në armë dhe artin në kujtesë kolektive.

    Sot, në përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta, kujtohet si njeriu që i dha shpirt kulturës sonë dhe mbetet i pavdekshëm në historinë e letërsisë shqipe./KultPlus.com

  • Borges: Poezia është diçka aq intime, sa nuk mund të përkufizohet…

    Borges: Poezia është diçka aq intime, sa nuk mund të përkufizohet…

    Jorge Luis Borges

    Borges për poezinë:

    Roberto Alifano: Borges, ç’është poezia për ju? Si do ta përkufizonit?

    Borges: Mendoj se poezia është diçka aq intime, diçka aq thelbësore sa nuk mund të përkufizohet pa u tretur. Do të ishte sikur të përpiqeshim të përkufizonim ngjyrën e verdhë, dashurinë, rënien e gjetheve në vjeshtë… Nuk e di se si mund t’i përcaktojmë gjërat thelbësore. Më vjen në mendje se i vetmi përkufizim i mundshëm do të ishte ai i Platonit, pikërisht sepse nuk është përkufizim, por sepse është një fakt poetik. Kur flet për poezinë, Platoni thotë: «Ajo gjë e lehtë, flatrore dhe e shenjtë». Besoj se, në një farë mënyre, ky mund të jetë njëfarë përcaktimi i poezisë, pasi nuk e përkufizon atë në mënyrë të ngurtë, përkundrazi, i ofron imagjinatës imazhin e një engjëlli ose të një zogu.

    Përktheu: Bajram Karabolli

    ObserverKult

    —————————–

    Lexo edhe:

    KËSHILLË E BORGESIT: MOS U NGUTNI TË BOTONI!

    Teksti i Jorge Luis Borgesit , në hyrje të “Pedro Páramo”:

    Poetja e shquar amerikane, Emily Dickinson, besonte se botimi nuk është pjesë thelbësore e fatit të një shkrimtari. Juan Rulfo duket se ka besuar po ashtu. Ishte një adhurues i leximit, vetmisë dhe i shkrimit të dorëshkrimeve, të cilat i rishikonte, i korrigjonte dhe i asgjësonte.

    Kësisoj, nuk po e botonte dot librin e tij të parë, “Rrafshina në flakë” (1953), deri sa pothuajse shkoi dyzet vjeç dhe, kur një mik i tij kokëfortë, Efrén Hernández, ia rrëmbeu origjinalet dhe i çoi për t’i shtypur.

    Ky vëllim me nëntëmbëdhjetë tregime parafytyron dhe paraprin disi romanin. Që e bëri Rulfon të famshëm në shumë vende dhe në shumë gjuhë. Që nga çasti kur personazhi rrëfyes, i cili kërkon babanë e tij, Pedro Páramon, has një të panjohur që thotë se janë vëllezër dhe se të gjithë banorët e fshatit quhen Páramo, lexuesi kupton se ka hyrë në një libër fantastik, degëzimet e papërcaktuara të të cilit nuk i japin mundësi të parashikojë, veç forca tërheqëse e tij e mbërthen.

    Shumë të ndryshme janë analizat që kanë bërë kritikët për këtë roman. Ndoshta më e lexuara dhe më kompleksja është ajo e Emir Rodríguez Monegal. Historia, gjeografia, politika, teknika e Faulkner dhe e disa shkrimtarëve rusë dhe skandinavë, sociologjia dhe simbolizmi, kanë qenë çështjet me të cilat janë marrë, me shumë zell, por deri tani askush nuk ka arritur të zbulojë ylberin, në se do të përdorim metaforën e çuditshme të John Keats.“Pedro Páramo” është një nga romanet më të mirë të letërsisë në gjuhën hispanike dhe madje edhe të letërsisë.

    Përktheu: Bajram Karabolli

  • Kur më jepet e tëra qenia jote

    Kur më jepet e tëra qenia jote

    Kur më jepet e tëra qenia joteNdoc GjetjaTi je kaq e bukur sa më jepet të pyes:“Çfarë më je ti? Njeri apo art?”Të shoh dhe vjershat e shkruara i grisse para teje zbehet çdo varg.

    Ti je poezia. Të tjerat janë proza.Ti je poezia që s`bëhet dy herë,ti je frymëzimi që më dehu dhe botamë duket e tëra e larë me diell.

    Kaq ditë ti ecën përkrahu me mua,ditë e përditë ne rrimë kaq pranësa që më e dashura fjalë “Të dua”u bë e zakonshme si buka që hamë.

    Kur më jepet e tëra qenia jotemarr botën në dorë dhe të fshehtat ia didhe puthja përsëritet e bëhet si kopjethem gjëra të mençura që s`kanë poezi.

    Prandaj ik e më ler deri në mbrëmjeose largohu një javë se vij e të marrunë dua të jetoj me mungesën tënde,të krijoj pa ty në vetvete një hall.

    Më duhet një bosh që kërkon të mbushet,më duhet një gjemb që nga brenda më ther,më duhet të krijoj një dimër pa lule,më duhesh të të dua edhe një herë./KultPlus.com

  • Dritëro Agolli dhe Moikom Zeqo, “dialog (kolosësh) për poezinë dhe artin”

    Dritëro Agolli dhe Moikom Zeqo, “dialog (kolosësh) për poezinë dhe artin”

    “Koha Jonë”, në datat 6 dhe 7 korrik, të vitit 1994, publikoi një bashkëbisedim të Dritëro Agollit me Moikom Zeqon, “Dialog për poezinë dhe artin”, biseda është realizuar më 15 shtator 1993 në apartamentin e Dritëro Agollit në Tiranë.

    “Përjetova një pasdite të paharruar, duke pirë kafe pa sheqer, si dhe raki gjysmë seriozisht e gjysmë me shaka, folëm për poezinë”, shkruan në hyrjen e këtij takimi Moikom Zeqo.Biseda është regjistruar në magnetofon, është një dëshmi e fragmentuar, një mënyrë e veçantë të shprehuri dhe të arsyetuari lirshëm për poezinë dhe artin.

    Në këtë bisedë të 30 viteve më parë, ajo çfarë shprehen dy prej personalitetet më të veçanta të poezisë dhe artit shqiptar, është një bashkëbisedim përmes të cilit ne shfletojmë historinë e poezisë dhe artit, jo vetëm atë shqiptare, por edhe botërore, aq sa mundet të jetë pjesë e një bisede, vijimësi e një komunikimi.

    Biseda e realizuar më 20 qershor 1994 dhe e publikuar në dy numrat e “Koha Jonë” vijon:

    Zeqo: – Këtu, në studion tënde, Dritëro, ka shumë piktura dhe libra. Të ngjan se poezia është e padukshme.Agolli: Poezinë e bën të dukshme leximi.Zeqo: Më shumë se sa leximi alfabetik.Agolli: Padyshim. Poezia është lexim i alfabetit të shpirtit.Zeqo: -Flitet shumë për universalitetin e poezisë.Agolli: -Poeti është simbol i krijuesit të artit në përgjithësi. Rapsodi parahomerik është simbol i Homerit, ashtu si Homeri është simbol, jo vetëm i artit të fjalës, por dhe i arteve të tjera. Madje Homeri është edhe simbol i romancierëve të ardhshëm, që në kohën e tij nuk ekzistonin.Zeqo: -Pra, simbol i simboleve!Agolli:-Në art ka gjithmonë simbole të simboleve.Zeqo: – Në këtë mbretëri apo univers të simboleve poeti është një demiurg.Agolli: -Ta quash poetin demiurg është mënyrë e përsëritur përgjithësimi. Poetët janë të çuditshëm se bëjnë atë, që nuk e bëjnë njerëzit e rëndomtë. Të rëndomtit e ndjejnë këtë, po nuk identifikohen dot me poetët, vetëm u afrohen, vetëm i shijojnë krijimet, të mrekulluar prej tyre. Këtu nis admirimi për poetët.Zeqo:-Admirim disa herë i kultivuar. Më saktë duhet thënë se ndërtohen mite të poetëve. A nuk është Homeri një mit? Po Shekspiri? Po ka edhe mite të miteve.

    Nuk dihet emri i poetit që bëri Eposin e Gilgameshit. Ai është një mit i mitit të poetit. Në këtë rast historia dhe kronika është e përjashtuar, nuk ka fuqi, nuk flet dot. Në këtë poetogjenezë (nëse mund të artikulojmë një kalk të tillë!) ka shumë sekrete, që do të mbetet përherë në muzgun e skajshëm të fillimit të jetës njerëzore dhe të artit në përgjithësi.Agolli: -Moikom, pritja e arkeologut të shtyn të tejkalosh kohët. Poetogjeneza është një figurë ashtu si vetë poezia. Sa e lashtë që është poezia aq është edhe e re. Sa herë lind një poezi në të ka edhe lashtësi edhe rini, më saktë foshnjëri, përherë një fillim të ri.Zeqo: -Gjeneza e poetit është vetë gjeneza e poezisë.Zeqo:-Kanë kufij konvencionale, të padukshëm, të lëvizshëm, të ndryshueshëm në një lojë mendore të pafund.Agolli: – Po i mbush dy gota me raki. Le të pimë pak. Kjo e bën ndoshta më interesante bisedën.Zeqo: Dritëro, keni famë të madhe jo vetëm si poet, po edhe si ithtar i lëngut të jetës, i ritit dioniziak.Agolli: Pse, a nuk ka lindur Dionizi në Ballkan, a nuk jemi në vatrën e tij të stërlashtë? Çdo poet duhet të ketë diçka nga genet e Anakreontit. Është një poet i pavdekshëm.

    Unë pi lëngun e distiluar, esencë të rrushit. A nuk është edhe poezia lëngu i distiluar dhe esencë e vreshtës së jetës? Këtë Khajami e ka shpjeguar shkëlqyeshëm.

    Bile dhe prifti i përkorë dhe poeti i madh si Fan Noli, i pafrikshëm nga asketizmi ungjillor nuk nguron ta kuptojë e ta poetizojë shqip këtë mesazh që nuk humb. Një gotë raki i duhej Marathonomakut të Nolit dhe patjetër që nuk do të kishte vdekur nga lodhja, do të shpëtonte. Po rakia nuk qe shpikur akoma nga grekërit e vjetër.

    Zeqo: -Ekzistonte vera Po aq e denjë sa rakia.Agolli: -O, grekërit! Tërë ballkanasit bënin verë të mrekullueshme. Më vjen keq që s’kam mund të pi një gotë nga vera e Agamemnonit, ose e Kalimakut. Besoj i ngjante ambrozit të perëndive.Zeqo: I’a kalonte. Ambrozi që prej lulesh, vera nga rrushi i bekuar. Ndryshim dhe estetik dhe jetësor. Perënditë nuk dinë të dehen, njerëzit po.Agolli: -Prandaj njerëzit bëjnë poezi, kurse perënditë nuk bëjnë. Di ndonjë perëndi që të ketë krijuar ndonjë poemë, apo një roman, pikturë, apo të kompozojë një meshë funebre? Jo! Perënditë janë jashtë artit.Zeqo: -T’i lemë të qetë perënditë. Arti është i njerëzve dhe për njerëzit. Arti është subjekt tërësor njerëzor. Providenca është subjekt mbinjerëzor. Nuk ngatërrohen, nuk përzihen, ashtu si vaji dhe uji në të njëjtën gotë.Zeqo: -Dakord, po simboli është art dhe jo providencë. Simboli e shpall vetveten providencë. Në këtë rast providenca humbet, mbetet një ide e poetëve, tjetërsohet, është gjithashtu një krijim i mirëfilltë njerëzor.

    Kozmogonia, ose teogonia janë bërë së pari nga poetët. Kjo nuk ka asnjë diskutim. Për këtë nuk kishte nevojë për asnjë kishë në kuptimin e sotëm.Agolli: – Këtu është një enigmë e madhe e në këtë enigmë ka përherë art, përherë poezi.Zeqo: – Pse e përqas Aristoteli poezinë me filozofinë? Vetëm nga shkalla e lartë e përgjithësimit madje dhe e karakterit abstragues?Agolli: -Aristoteli fliste me kategori filozofike. Në fakt te çdo poet ka edhe një filozof, që nuk krijon me kategori filozofike. Filozoftë ndërtojnë sisteme, por dhe poetët ndërtojnë sisteme. Po këto ndërtime ndryshojnë në thelbin e vet. Këtu është dallimi.Zeqo: -Dallimi midis poetëve dhe filozofëve është konceptual, por prapë janë të një race.Agolli: -Eposi ynë i Veriut është gati si një sistem, pra tenton një autonomi, rri më vete, nuk përzihet me të tjerët. Poeti (ose kolektivi i poetëve popullorë në shekuj) është në këtë rast një konceptues sistemi. Pra, edhe një lloj filozofi.Zeqo: -Kjo ndodh për tërë eposet mesjetarë të Evropës. Eposet janë pasaporta të individualiteteve të popujve në fundin e Antikitetit të vonë dhe në Mesjetën e Hershme.

    Është si të thuash mbijetesa e universit të miteve antike të shmangur nga krishterimi, islamizmi. Kjo shmangie është njëkohësisht plot depërtime. Paganizmi politeist bashkëjeton me sagat e mëdha fetare monoteiste, duke bërë kompromise, simbiozë.Agolli: Duket se edhe njëmbëdhjetërrokëshi i Eposit të Veriut ka një bazë antike, tepër të vjetër, është më afër hekzametrit. Po Eposi shqiptar është shumë pagan. Idolet monoteiste qoftë të krishtera, qoftë islamike nuk e zotërojnë dot.Zeqo: Kjo shpjegohet me faktin historik se shqiptarët nuk kanë një fe unike, etniciteti i tyre nuk ka karakter fetar. ‘Pragmatizmi fetar i shqiptarëve i bën ata paganët më të skajshëm e të vonë të kontinentit. Cilësimin “pagan” e mendoj natyrisht në rrafsh konvencional të përgjithshëm.Agolli: -Poezia jonë kombëtare nuk ka një dimension fetar të mirëfilltë. Ka segmente fetare si tematikë p.sh. Budi, Bogdani. Noli motivet fetare (biblike) i përdor si simbole bile edhe Naimi.

    “Qerbelaja” është një histori më tepër se sa teologji lindore. Figura e Abaz Aliut është shqiptarizuar nga Naimi. Poeti ka shkruar dhe për Krishtin, ashtu si dhe për profetët kuranikë. Në poezinë naimiane emrat e perëndive janë thjesht personazhe që organizojnë lëndën letrare.Zeqo: -Po poezia e ka megjithatë një lloj misticizmi të ndritur.Zeqo: -Fjalët janë polisemantike në emërtimet e tyre. Kur përcaktojmë njëkohësisht edhe kufizojmë. Pra emërtimet nuk janë kurrë shteruese, absolute. Edhe përcaktimet për poezinë janë relative. Ne shpjegojmë, por nuk identifikojmë deri në fund.Agolli: -Me emërtimet le të merren më tepër studiuesit. Poetët krijojnë, shkruajnë, bëjnë poezi. Ky është atributi i tyre.Zeqo: – Le të kalojmë në diçka më konkrete. Je dakord?Zeqo: – Pa hyrë në historinë ende të pashkruar si duhet të poezisë shqipe kush janë për ju poetët e saj më të mëdhenj?Agolli: -Naim Frashëri si një kryemodel. Po edhe De Rada, Mjeda, Lasgushi…Zeqo: -Përmendët Mjedën. Të tjerë do të lartësonin më shumë Fishtën.Agolli: Mjeda është më poet se Fishta. Është më i kultivuar, më profesional, më fin, më interesant.Zeqo: Me poemat si mozaik sonetesh për qytetet antike, Mjeda bën një eksperiment të çuditshëm: një tendencë për një mikroepos iliro-arbër. Këtë s’e ka bërë kush deri më sot veç Mjedës. Në këto poema kemi dhe një rikonstruktim të mitologjisë ilire.Agolli: Fishta është një poet që duhet njohur patjetër. Ka për fat të keq shumë folklorizëm, shumë vargëzime e rima foljore, citime të këngëve popullore. Mjeda është i një dimensioni tjetër. Por gjithmonë është shfaqur në historinë e letrave shqipe më modest, më i heshtur, pa fare bujë e sensacione eseistike.Mjeda është më i sigurt në modestinë e tij se sa Fishta në rikrijimin e një kulti të ri.Zeqo: Mund të thuhet: Mjeda është Lasgushi i Veriut dhe Lasgushi është Mjeda i Jugut. Të dy kanë të përbashkët mjeshtërinë e lartë, profesionalizmin e habitshëm.Agolli: Veç Mjeda ka më shumë lëndë sociale, ka më hapësirë në simbolet e tij.Zeqo: Çudi! Në të gjitha kohërat dhe regjimet politike, Mjeda sikur është lënë mënjanë, pak si në heshtje, më saktë nuk është ngritur në atë lartësi që i përket.Agolli: Kjo është e vërtetë. Po vlerësimi i një poeti si Mjeda kërkon në vetvete nga ata që e vlerësojnë më tepër kulturë dhe koncept estetik më të specializuar.Agolli: Është i jashtëzakonshëm. Ai e modernizoi poezinë shqipe si askush. Ai është poeti më shpërthyes në tërë letërsinë shqipe. I papërsëritshëm, unikal.Zeqo: Poezia e viteve ’60, që lidhet me emrin e Kadaresë, tëndin dhe të Arapit pati një novatorizëm të vërtetë, emancipues. Po a nuk u politizua pak si tepër?Agolli: Pati politizim sidomos në vitet ’70. Po nuk është kjo kryesorja. Shumë politizim ka edhe poezia e Majakovskit, Brehtit, Nerudës, Cezar Vajehos, Ricosit, Nezvalit, Nazim Hikmetit.

    Po varet se ç’kuptohet me këtë politizim. Që i kënduan komunizmit? Kjo ishte e pashmangshme në shekullin e XX. Komunizmi qe një ideal humanist, pavarësisht se sistemi politik i socializmit real degjeneroi në totalitarizëm. Po poetët janë diçka tjetër nga politikanët dhe arti nuk duhet barazuar me politikën.Kush është më e rëndësishme te Araconi arti i tij i madh apo fakti që i besoi komunizmit?Patjetër arti. Balzaku kishte pikëpamje monarkiste, por arti i tij është i pavdekshëm. Poezitë për komunizmin u konceptuan si një fuqi morale e së ardhmes si humanizëm dhe jo si e kundërta e humanizmit.Më thoni në cilat poezi poetët e vërtetë, që besuan te komunizmi, thonë të përbuzet liria, dinjiteti, drejtësia? Ata i kanë dashur njerëzit të lirë dhe jo skllevër.

    Ata nuk e kanë dashur kurrë skllavërinë, as si burokraci, as si shtypje e lirisë së mendimit. Dogma e realizmit socialist qe me pasoja.

    Po talentet e vërtetë nuk futen dot në kallëp e as në skema. Tani që dogma e realizmit socialist nuk ekziston prapë krijohen mediokritete nga mediokrit, që janë përherë fatkeqësi e letërsisë. Mediokër do të ketë gjithmonë. Talentet i kapërcejnë kufizimet artificiale.

    Shumë poetë mediokër, më të zellshmit e realizmit socialist, tani e shajnë e mallkojnë këtë metodë sikur ajo i kishte të gjitha fajet.

    Dakord. Po pse tani nuk shkruajnë më mirë? Sepse talenti i tyre është i dyshimtë. S’kanë shkruar mirë as ahere, as tani. Të politizuar qenë ahere, të politizuar janë dhe tani. Dje ishin komunistë të tërbuar dhe tani antikomunistë të çmendur. Po ama vetëm poetë nuk kanë qenë dhe nuk janë.

    Zeqo: Sidomos mësime duhen nxjerrë nga e kaluara.

    Agolli: Mësimi kryesor është ai që thashë më sipër. Të talentuarit dinë ta gjejnë udhën të patalentuarit e humbin atë dhe e ngatërrojnë gjithmonë.

    Zeqo: Sidoqoftë edhe tani shkruhet poezi.

    Agolli: Shkruhet, po është e vështirë të spikatësh, të krijosh personalitet të fortë, të veçantë.

    Zeqo: Poezia është modernizuar më tej. Është metaforizuar më shumë.

    Agolli: Po ka edhe mungesë ndjenje, shpirti nuk duket, nuk zbulohet.

    Zeqo: Interesant, pikërisht finesa dhe shpirti i bën të lexueshme deri në pafundësi poetët lirikë grekë, apo dhe poetët kinezë të lashtë. S’di pse midis vargjeve të Safos dhe të Li Bosë sikur ka lidhje, ndonëse nuk e kanë njohur kurrë njeri-tjetrin.

    Agolli: I kanë rezistuar kohërave, shurdhërive, modave, marrëzive letrare. I ka përjetësuar shpirti njerëzor, pavarësisht nga përkatësitë etnike, apo dimensionimi në kohë e hapësirë.

    Le të marrim poetët e vjetër kinezë. Janë të thellë dhe shumë modernë. Një poet prej tyre thotë: “ u hodh në lumë të përqafonte Hënën dhe u mbyt”. Ose “shëtis në kufijtë e shtetit të të vdekurve”, d.m.th. po plaket dhe i është afruar moshës së vdekjes. Ka qytetërim dhe një ndjenjë të hollë, të çuditshme.

    Shpesh poetët e sotëm nisen nga modat. Meqë njeri ka suksese në diçka e imitojnë. Mirëpo nuk e kanë të brendshme. Nuk e kanë organike. Poetët marrin nga njeri-tjetri, po puna është se si duhet marrë dhe çfarë duhet marrë, për të mos humbur individualitetin, por përkundrazi ta skalitësh atë.

    Prozatorët marrin më pak nga njeri-tjetri. Poetët e kanë mjelur dhe zhvatur tërë poezinë antike. Në poezi merr edhe nga realiteti ku jeton edhe nga realiteti i kulturës.

    Zeqo: Për shembull Kostandin Kavafis. E tërë poezia e tij ngrihet nga realiteti i librave, i kulturës. Është për mendimin tim poeti më konceptual i Greqisë dhe ndoshta i Ballkanit. Poet i temave të helenizmit sinkretik, i persiatjeve erudite, i melankolisë dhe dilemave të bizantinizmit kulturor.

    Kavafis gjen pika takimi me analogjitë e sotme kontradiktore. Poezia e tij “Ardhja e barbarëve” është tipike, si disa poezi konceptuale të Brehtit. Shumë pak poetë shkruajnë poezi konceptuale të tilla.

    Agolli: E çuditshme, po pikërisht poezia konceptuale u mungonte p.sh. futuristëve. Ata deshën të bënin shpikje të reja, po më shpesh nuk arritën atë që synonin në manifestet letrare.

    Zeqo: Kjo sidomos te Marineti. Kurse poezitë futuriste të Majakovskit janë tjetër gjë.

    Agolli: Futuristët u kthyen në manieristë. Po kështu dadaistët, kurse surrealizmi ka mbijetuar më shumë.

    Zeqo: Ju Dritëro keni përkthyer shkëlqyeshëm Bagrickin. Ky libër (“Nata e fundit”) ka ndikuar në poezinë shqipe për forcën e figurave dhe origjinalitetin e veçantë. Motivet e tij për Til Uleshpingelin, ose poema për detin dhe vikingët janë një mrekulli. Ndihet te ai bota israelite si lajtmotivet pikturike të njëjta te arti i Mark Shagallit. Është një poet më interesant për mua, më perëndimor se sa p.sh. Esenini.

    Agolli: Bagrici dhe Bëmsi janë dy poetë që kanë ndikuar shumë te unë. Më vjen mirë që ma përmend Bagrickin. E kam dashuruar Iirizmin e tij. Është poet i madh dhe ka shkruar pak. Modem dhe rebel Bagricki rri midis Majakovskit dhe Eseninit dhe njëkohësisht është i ndryshëm nga të dy.

    Bagricki ka qenë çifut me origjinë, po kishte lidhje me qarkun kulturor të Odesës, me shumë elementë të kulturës mesdhetare. Odesa ka patur kontakte me grekërit e vjetër, me kryqëzime kulturash. Qarku i Odesës është i njohur, se i ka dhënë artit p.sh. Isak Babelin.

    Zeqo: Tregimet e Babelit për Odesën janë kryevepra. Janë më tragjike dhe të mprehta se sa proza e Shollohovit.

    Agolli: Ti Moikom e di nga arkeologjia mitin e argonautëve me Pontin d.m.th., Detin e Zi, me Krimenë. Mund të thuhet se edhe Odesa ndërmjet këtij miti është ndërlidhur me botën e madhe kurdoherë. Poezia e Bagrickit për kontrabandistët grekë është tipike për këtë. Isak Babeh qe edhe luftëtar i madh revolucionar i kavalerisë së kuqe. Po një ditë u kap nga policia sekrete e Stalinit dhe u zhduk. E tmerrshme!

    Zeqo: Faleminderit Dritëro për librin në frëngjisht, botim i Gallimardit, të Osip Mandelshtajmit që më dhurove para ca kohësh. Je i vetmi shkrimtar shqiptar që më ke dhuruar libra, nuk je cingun si të tjerët.

    Dhe fati i Mandelshtajmit qe afërsisht si i Babelit. U persekutua. Kam lexuar poezinë në distikë që shkroi kundër Stalinit. Është poet i madh dhe me të drejtë në një ese novelisti, Josif Brodski e quan një “far intelektual”. I ke lexuar kujtimet e gruas së Mandelshtajmit?

    Agolli: Kujtime tronditëse, më me kulturë se sa shumë lira të tjerë disidentësh.

    Zeqo: Për Mandelshtajmin ka shkruar dhe Danillo Kishi.

    Agolli: Nuk e kam lexuar atë që ka shkruar Kishi. Po gjatë studimeve të mia studenteske në Rusi i kam lexuar të tërë poetët e quajtur “dekadentë”. Sidomos shkrimtarët e qarkut të Odesës. Ka qytete që luajnë role të veçantë. Janë si të thuash “kozmopolite” dhe të hapura. Po shkrimtarët që krijohen aty nuk e humbin “adresën” e tyre. P.sh. ti Moikom ke patur fat të madh që je marrë me arkeologji.

    Arkeologjia ka të bëjë me epokat me “kozmopolitizmin”, d.m.th. ndërfutjen e kulturave te njëra-tjetra. Arkeologjia të shtyn të merresh me gjenezat. Kurioziteti është shtysë e madhe e kulturës dhe artit në përgjithësi. Çdo njeri që nga “homo sapiensi” e deri në ditët tona rivlerëson dhe rizbulon vetveten.

    Në këtë proces është tharmi i poezisë. Lexova një shkrimin tënd ku flisje për një hipotezë që emri i Dylqinës së romanit të Servantesit ndoshta ka lidhje me emrin e Ulqinit që në Mesjetë është thirrur edhe Dylqino. Interesante kjo temë dhe njëkohësisht poetike. Këtu lind fantazia, ndjenja, kërkimi dhe aventura e madhe e persiatieve.Don Kishoti i Servantesit është një kryevepër e papërsëritshme. Te figura e Dylqinjës është sekreti i artit. Don Kishoti e zbukuron në vetëdijen e tij një vajzë të thjeshtë fshatare dhe e bën më madhështore se sa mbretëreshat. Pra e dylqinizon botën. Ky dylqinizim është vetë arti, është sekreti i transformimet, i përjetimit, i mesazhit universal.Don Kishoti është i dyanshëm. Sa ireal, aq dhe realist. Kur Sançua u bë guvernator (ky është një truk natyrisht) Don Kishoti bëhet befas më realist se sa vetë Sançua që si fshatar e kishte të fortë sensin e realitetit në raport me Don Kishotin e dalldisur nga librat. Befas sikur ndërrohen rolet. Pushteti imagjinar e bën Sançon, Don Kishot, kurse arsyetimi e bën Don Kishotin një filozof iluminist. Këtu qëndron gjenialiteti i Servantesit.A e ke lexuar librin e Gram Grinit “Monsinjor Kishote”? Është libër i mirë, po megjithatë larg librit gjenial të Servantesit. Le të marrim një romancier tjetër, mikun tim, Jashar Qemalin. Libri i tij “Mehmet Imcaku” mund të bëhet vetëm nga ai nga askush tjetër. Po pak shpikje të tilla ka.Zeqo: Kur e pyeta njëherë në Stamboll Jasharin se kush është prozatori më i madh i Ballkanit e di se si mu përgjigj? Kaxanzaqi!Agolli: Ka të drejtë. Është kolos. Romani “Zorka” nuk e shkruan dot njeri-tjetër. Ka edhe diçka homerike në të.Zeqo: Ndoshta diçka aristofanike edhe tragjedi edhe komedi.Agolli: Çdo libër i madh ka diçka nga librat e tjerë të mëdhenj.Zeqo: Si e mendon zhvillimin e ardhshëm të letërsisë shqipe?(Shkëputur nga arkiva e “Koha Jonë”, e datës, 5 dhe 6 korrik 1994)Përgatiti: Albert Vataj

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    DRITËRO AGOLLI: EDHE UNË U DASHUROVA…

    Poezi nga Dritëro Agolli

    Hëna brirët lan në lumë, uji yllin e spërkat,Unë sillem nëpër shelgje sonte natën fillikat.

    Bulku fshehur pas një drize lumit iso po i mban,Natë e viseve të mia mbushur plot me jargavan.

    Si një rrahje flete molle një të puthur afër ndiej,Sonte njerëz dashurohen tek ky mal nën këta qiej.

    Edhe unë u dashurova dhe me jetën pata fat,Ndofta edhe puthjen time e dëgjoi një fillikat.

    Ndofta ndezi një cigare pranë shelgut tek ky vend,Ndofta buzët i lëvizi dhe diç solli nëpër mend.

    Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • Piskama poetike e një brezi në ikje…

    Piskama poetike e një brezi në ikje…

    LETËRSIA – HUMANE
    Nga ILIR ÇUMANI
    (Përsiatje rreth poezisë “Baba, ne ikëm”, e poetit Petrit Ruka)
    Petrit Ruka (1954–2021), mbetet një nga poetët më përfaqësues të letërsisë shqipe bashkëkohore, me një zë të veçantë që ka ditur të ndërthurë ndjeshmërinë njerëzore me dramën sociale dhe shpirtërore të kohës sonë. I njohur për poezinë lirike me ngjyresa elegjiake, ai solli në letërsi një humanizëm të thellë, që buron nga dhimbja, dashuria, kujtesa dhe identiteti.

    Ruka i përket një brezi poetësh që e shohin poezinë si mision shpirtëror dhe human. Karakteristikë e stilistikës së tij është poezia me shpirt të ndjeshëm e njerëzor, e ndërtuar mbi dramën e përditshme të jetës shqiptare.
    Gjuha e tij është e thjeshtë, por ngjethëse. E zakonshmja bëhet madhështore në duart e tij.
    Ai është poet i figurës së nënës, babait, motrës, vëllait, dashurisë së humbur, vendlindjes, fjalës së ndrojtur dhe të vërtetës që nuk bërtet, por thërret. Te Petrit Ruka, poezia është një akt memorieje dhe pendese, një rrëfim për të mos harruar.
    Poezia e tij është një literaturë e humanitetit, ngase ngushëllon shpirtin e njeriut të thjeshtë. Flet me ndjeshmëri për dramat personale dhe kolektive. Kujton dhe ringjall kujtesën si formë e mbijetesës emocionale. Denoncon, pa sharje, por me dhimbje, rrënimin moral të kohës sonë.
    Poezia e tij “Baba, ne ikëm”, një nga krijimet më të fuqishme të fundit të jetës, është një reflektim i sinqertë dhe rrënjësor për shpërnguljen, braktisjen dhe përballjen e njeriut me boshllëkun e kohës moderne. Është një poezi që tejkalon dimensionin estetik dhe bëhet dokument shpirtëror i një epoke në ikje.

    Kjo poezi është pjesë e krijimtarisë së vonë të autorit dhe është përfshirë në ciklin e tij poetik të botuar pas vitit 2010, i njohur për ndjeshmërinë intime dhe përballjen me realitetin shqiptar të pas-emigrimit.
    Kjo poezi është më shumë se një krijimtari poetike, ngase është një dokument shpirtëror i dhimbjes shqiptare, një kumt modern i mallit, një vaj për rrënjët që po shkulen.
    Përmes saj, Petrit Ruka vendos një gur të rëndë në altarin e poezisë humane shqiptare, aty ku ndjenja, kujtesa dhe loti nuk janë vetëm poetikë, por dëshmi.
    ***
    Ka poezi që nuk shkruhen vetëm për të bërë letërsi dhe art, por edhe për të qenë dëshmi. Dëshmi kohe, dëshmi shpirti, dëshmi kombëtare.
    Një prej tyre është padyshim poezia “Baba, ne ikëm…” e poetit Petrit Ruka, i cili, edhe pas ndarjes fizike nga kjo botë, vazhdon të jetojë në zemrën e lexuesit me vargjet e tij të dhimbshme e thellësisht njerëzore.
    Petrit Ruka, në këtë poezi, nuk flet vetëm për veten, as vetëm për një brez të sakrifikuar, të zhgënjyer dhe të humbur. Ai flet për një tragjedi kolektive të një gjenerate që turravrapet e përbumbur në një tranzicion të zgjatur kaotik, por që tashmë është bërë pjesë e pandarë e identitetit tonë të ri: braktisja e vendit, rrënjëve, shtëpisë dhe njeriut që e ndërtoi atë shtëpi: BABAIT.

    POEZIA E NJË BRAKTISJEJE TË MADHE
    “Baba, ne ikëm…” Kështu nis kjo elegji moderne që më shumë ngjan me një rrëfim pendese sesa me një letërthirrje.
    Subjekti poetik i drejtohet babait të ndjerë nga largësia e dheut të huaj, nga boshllëku i qyteteve të mëdha dhe fshatrave të braktisura masivisht, nga ekranet e kompjuterëve, nga një jetë që është kthyer në një manual përdorimi emocionesh, ku edhe loti është “me program”.
    Në një botë ku gjithçka është virtuale, përfshirë edhe dhimbja, Ruka ngrin një çast njerëzor: kur fotografia e babait hiqet nga muri, dhe në vend të saj vendoset një “dryn lotësh”. Është një tablo poetike që prek thelbin e një kohe të humbur.
    Ruka krijon një estetikë të dhimbjes, ku tabloja poetike është një përzierje e mungesës, ikjes dhe kujtesës. Ai ndërton një poezi që është një shpirt i braktisur, i cili endet ndërmjet së shkuarës dhe realitetit të zymtë të së tashmes.
    Kinematika poetike është e fortë: fshati i braktisur, fotografia e hequr nga muri, dy pika lot në vend të drynit, janë imazhe të skalitura thellë në memorien vizuale të lexuesit.
    Poezia është një monolog liriko-elegjiak me strukturë të lirë, e ndërtuar mbi një rrëfim emocional të një biri që i flet të atit të ndjerë. Kjo strukturë ndihmon në krijimin e një atmosfere intime, rrëqethëse, por edhe me vlera universale.
    FSHATI NË NJË KUTI,VARRI NË NJË VIDEO…
    Poezia ndërton një dialektikë dramatike mes jetës tradicionale dhe realitetit të sotëm. Nga njëra anë është fshati, shtëpia, varri i babait, fotografia në mur…
    E gjithë kjo, paraqet një botë reale dhe imagjinare që përfaqëson rrënjët, identitetin, nderin, kujtesën, dhe nga ana tjetër, kompjuterin, xhamin dixhital, video-konferencat, psikologun që kallais zemrën. Kjo përplasje është ajo çka përbën tragjedinë moderne dhe që poeti metaforikisht e vendos në qendër të artit të tij.
    Fshati nuk është më një vend që e prek me të gjitha shqisat e ndijimit dhe të prekjes, por vetëm një nostalgji e paketuar në një kuti teknologjike. Nuk puthim më nënën dhe babain kur ata ikin kësaj bote, por i qajmë përmes ekranit. Nuk shkojmë më në varreza, thjesht hapim një video.
    Kjo poezi, në thelb, është një akt psiko-social i denoncimit të dehumanizimit të shoqërisë që sjell moderniteti i shpejtë dhe pa rrënjë.
    Ruka prek shpirtin e traditës shqiptare siç janë – shtëpia, varri, fshati, fotografia në mur. Të gjitha këto janë simbole të përkatësisë identitare. Me ikjen nga këto elemente, humbet edhe përkatësia kulturore dhe antropologjike.
    Kompjuteri, në këtë poezi, është zëvendësimi i mitologjisë moderne, një “hyjni” që zë vendin e figurës së të atit, të familjes, të kujtesës. “Kanistra pikëllimi” është një metaforë brilante e poetit për ta përkufizuar tragjedinë e një epoke që ka humbur rrënjët.
    IKJA, SI PLAGË KOMBËTARE
    “Një kohë arixhinjsh jeton sot gjithë bota…” Kjo metaforë e ashpër dhe e hidhur, përmbledh në një varg të vetëm fatkeqësinë e emigrimit masiv shqiptar, që nuk është vetëm fizike, por edhe shpirtërore.
    Autori ngre një akuzë poetike ndaj jetës nomade moderne, që e ka kthyer njeriun në një trup pa tokë, pa gjuhë, pa vend.
    Të gjithë jemi kthyer në njerëz që rregullojnë kanistra dhe mbushim valixhe pikëllimi. Njerëz që i mbajnë të gjallë të afërmit jo me kujtime, por me ekranin dixhital. Njerëz që ndihen të vetëm edhe kur janë mes turmash.
    Petrit Ruka, me një ndjeshmëri që vjen nga përvoja dhe jo nga retorika, arrin të zbulojë thellësinë e dhimbjes që nuk e shohim më, ngase jemi mësuar të jetojmë pa rrënjë, pa shpjegime dhe pa kohë për t’u ndalur.
    Poezia e tij na ndal me forcë përpara vetes sonë dhe na kujton se kemi harruar të jetojmë si njerëz.
    Përmes vargut: “dyqan psikologu që të kallais dhe zemrën”, ai ndërton një tjetër metaforë moderne të zbrazëtisë emocionale në një botë materialiste.
    Simboli i xhamit të ekranit të kompjuterit bëhet simbol i komunikimit të rremë, virtualitetit, por edhe ndarjes shpirtërore.Ironia e hidhur – “Në fshat nuk shkojmë, e kemi me vete” – përshkruan ndarjen me rrënjët, duke e zëvendësuar atë me kujtime dixhitale.
    Toni është melankolik, vetëakuzues, pendues dhe tragjik. Ritmi nuk është i barabartë; ai ndjek emocionin e lëvizshëm dhe shpërthyes të poetit.
    Gjuha është natyrore (popullore në esencë), por e pasuruar me elementë bashkëkohorë (psikolog, video-konferencë, kompjuter), për të theksuar kontrastin midis traditës dhe modernitetit të zbrazët.
    Kjo poezi është një psikogramë e fajit, nostalgjisë dhe vetmisë. Poeti, në emër të brezit të tij, shpreh një ndjenjë faji kolektive, ngase kanë braktisur shtëpinë, babain, varrin, jetën reale.
    Ai tashmë është një njeri i thyer, i dërrmuar nga mekanizmi i jetës moderne kur shprehet: “qëllova i dobët dhe mbytem në lot”.
    Në një botë ku gjithçka është virtuale, ndjenjat e vërteta janë të pambrojtura. Kjo poezi është një thirrje për rikthim te humaniteti.
    NJË POEZI QË SHPALL HUMANIZMIN SI MISION
    Poezia e Petrit Rukës është më shumë se art. Ajo është një letërsi humane, e ndërtuar mbi dhe për njeriun e thjeshtë.
    Ai nuk përdor metafora për të fshehur, por për të zbuluar. Nuk shkruan për të bërë efekt estetik, por për të dhënë efekt ndjesor dhe ndërgjegjësues.
    Ai e sheh poezinë si kujtesë, shpëtim dhe lajmërim, si një formë për të mos harruar të vërtetën njerëzore në një botë që harrohet vetvetiu çdo ditë.
    Poezia trajton një nga plagët më të mëdha sociale të shoqërisë shqiptare të tranzicionit: emigrimin dhe shpërnguljen masive. Ikja nga fshati dhe rrënjët, braktisja e shtëpisë, varri i babait që tani është thjesht një “video”, janë tregues të shkëputjes nga identiteti.
    Jeta dixhitale zëvendëson lidhjet reale. Martesat, vdekjet, dashuritë, madje edhe dhimbja, ndodhin në “xhamin e kompjuterit”.
    Njeriu modern është konsumator emocionesh të gatshme dhe “psikologu” shërben si vend për të rikonstruktuar një zemër që nuk ndjen më natyrshëm.
    Në poezitë e tij, qoftë për nënën, për dashurinë, për atdheun apo për vetminë, gjithmonë ndjen një mall të përhershëm për njeriun e humbur, për moralin e thjeshtë, për ndjenjën e pastër, për fjalën që nuk bërtet, por dhemb.
    “Baba, ne ikëm…”, është një letër që nuk duhet të mbetet vetëm poezia e një biri, por thirrja e një brezi, që duhet të shohë pas, të ndalet, të mendojë dhe të kuptojë se, në këtë botë që gjithçka e bën gati për konsum, njeriu mbetet i vërtetë vetëm në lidhje me rrënjët e veta.
    Kjo poezi e Petrit Rukës është një vajtim modern shqiptar, një himn për të braktisurit, një pasqyrë për ata që kanë harruar të shikojnë, një lutje për t’u kthyer, qoftë dhe me vonesë, te vetja e vërtetë.
    BABA NE IKËM(Poezi nga Petrit Ruka)
    Baba, ne ikëm,… Shtëpinë e braktisëm…Një kohë arixhinjsh jeton gjithë bota,Dhe foton tënde nga muret e zbritëm,Si dryn një palë lot vendosëm tek porta…
    Ikëm, or ikëm, vendlindjen e vramë,Në metropole që mblidhen si punë e iriqve,(E ke parasysh kur e vjelin një pemëDhe mblidhet e ngjishet si në vargjet e fiqve?!)
    U ngjeshëm këtej nëpër halle të reja,E humbëm dhe barin, dhe gjumin, dhe këngën,Gjithçka e gatshme në dyqane luksoze,..Dyqan psikologu, që të kallais dhe zemrën…
    Ne ikëm dhe varrin ta kyçëm në një video,Të dielën të takojmë në xhamin vizual,Me mend i vemë lulet, dy lotë, një cigare,Jetojmë me simbole,…në një botë me manual.
    Në fshat nuk shkojmë, e kemi me vete,Tani ne gjithçka e mbajmë në një kuti,Kjo kutia baba e ka emrin kompjuter,Në xhamin e tij takon çdo njeri..
    Në xhamin e tij gjen nuse, bën dasëm,Puth djemtë e vëllait në tjetër kontinent,Dhe nënën e qan nga mijra kilometraKur e fusin në varr, me video koferencë.
    Ne bashkë do bëhemi kur të vijmë aty poshtë,Këtu lart u ndamë për jetë e për mot,S’të shkruaj më shumë, se ti e di mirë,Qëllova i dobët dhe mbytem në lot.
    Nuk dimë ku shkojmë, s’ka kohë të mendohesh,Nxitojmë nga që thjesht është në modë nxitimi,Një kohë arixhinjsh jeton sot gjithë bota,Ik edhe thur kanistra pikëllimi…

  • Kjo është poezia që Lasgush Poradeci e shkroi kur vuante nga sëmundja e rëndë

    Kjo është poezia që Lasgush Poradeci e shkroi kur vuante nga sëmundja e rëndë

    Nga Kristaq Jorgo

    Para disa ditësh znj. Marie Lasgush Poradeci publikoi autografin e një poezie të Lasgush Poradecit shkruar në frëngjisht në moshën 17-vjeçare. 

    Atë mot – është fjala për vitin e largët 1916 poeti ndodhej në Athinë, ku ndiqte mësimet në Liceun Francez. I mbërthyer për javë e muaj nga një formë e rëndë e tuberkulozit pulmonar, shtrohet disa herë në sanatorium e përjeton gjendje ekstreme mes jetës e vdekjes.

    Në këtë kohë ka lindur poezia në fjalë, të cilën po marrim guximin ta cilësojmë kryepoezi të tij.

    Jo për faktin se mund të jetë krijimi i parë i mjeshtrit. Ka dëshmi se edhe më të hershme janë fillimet poetike lasgushiane. As për faktin se përfaqëson një krijim të ndonjë vlere fort të posaçme, krahasuar me mrekullitë e vërteta që ai do të na sjellë më pas. Kemi të bëjmë, përkundrazi, me një poezi të përkorë dhe fare të shkurtër, elementare mund të thuhej, me vetëm 5 vargje, ndonëse formalisht 8, pasi tre prej tyre dalin dy herë.

    E megjithatë…

    Poezia me titull “Quand je t’ai vu, O reve immenese”, që  e sollëm shqip në trajtën “Kur të kam parë, O ëndërr’ qiellore” është, sipas nesh, dëshmuese e një momenti të jashtëzakonshëm në shpirtin, në jetën e në veprën e djaloshit.

    Poeti duhet të ketë përjetuar në atë zgrip të jetë-vdekjes një çast vizioni hyjnor, një epifaní, një ndriçim a një zbulesë, ngjashëm me çka përjetojnë shenjtorët a gjenitë. Ka parë një “ëndërr të pamatë” dhe i është zbuluar/ia ka dredhur shpirtin “Misteri i madh”.

    Ky është çasti – poezia na lejon të hamendësojmë kështu – i inicimit të Lasgush Poradecit me Sublimen, të Shenjtën, Bukurinë, Dashurinë, Sekretin, i takimit me qenien supreme, çasti në të cilin atij i ka rënë – me një sintagmë të krishterë – “balta e syrit” dhe ka nisur përnjëheri të shohë, të ndiejë, të kuptojë çka vetëm të shenjuarve tepër të rrallë u bëhet e mundur.

    Për këtë arsye edhe cilësimi i kësaj vepërze në dukje  fare të vogël e fare të thjeshtë, si kryepoezie tij, pse dëshmitare e çastit lindës të gjeniut.                                                                             

    Është çasti i Big Bang-ut, prej të cilit do të marrë jetë universi madhështor lasgushian.

    ————

    Vijon një shqipërim – me jo pak lëshime e të meta – ndjekur nga origjinali frëngjisht.

    ————

    Kur të kam parë, o ëndërr’ qielloreKur të kam parë, o ëndrr’ qiellore,U drodh në mua i madh mister:Unë qeshë në lulen djaloshoreKur të kam parë, o ëndrr’ qiellore.Amór me buzët çmenduroreM’shtrëngói zemrën time-vrer;Kur të kam parë, o Ëndrr’ qiellore,U drodh në mua i madh mister.

    Athinë, 1916     

    ————————

    QUAND JE T’AI VU, Ô RÊVE IMMENSEQuand je t’ai vu, ô Rêve immense,Frémit en moi le grand mystère:Ce fut en pleine adolescenceQuand je t’ai vu, ô Rêve immense.L’amour aux lévres de garancePressa mon coeur de solitaire;Quand je t’ai vu, ô Rêve immense,Frémit en moi le grand mystère.

    Athènes, 1916                    

    Lasgush Poradeci

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    SI E PËRJETOI LASGUSH PORADECI VDEKJEN E GRUAS: MË FAL NAFIJA IME, MË FAL…

     “Kur Nafija mbylli sytë më 3 gusht 1983 në Pogradec, Lasgush Poradeci i rënë në gjunjë para saj, i mbushur me lot, pëshpëriste me zë të dridhur e me sy të humbur: “Më fal Nafija ime, më fal” dhe më pas i puthte ballin, faqet, buzët, duart, trupin, çdo gjë.

    Ne e dinim, e ndjenim në qenien tonë, që ajo e kishte falur, e tani e priste atje lart duke e dashur si gjithmonë. Kjo pamje ishte aq e dhimbshme sa e pabesueshme për një njeri si ai që kish jetuar tërë jetën me kokën lart, pa iu përkulur kërkujt, madje as regjimit.

    Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • Ndjeshmëria poetike në “As qeni te porta nuk më njohu” të Arben Prendit

    Ndjeshmëria poetike në “As qeni te porta nuk më njohu” të Arben Prendit

    Nga Fatbardhë Hasi

    Cikli poetik i Arben Prendit, i përmbledhur nën titullin As qeni te porta nuk më njohu, përbën një odise poetike që përfshin më shumë se njëzet e pesë vite krijimtarie. Këto poezi janë krijuar në periudha të ndryshme kohore, dhe bashkohen nga disa motive dhe karakteristika të përbashkëta, siç janë: mungesa, vetmia, ikja, malli, dhimbja, zhgënjimi, dhe herë pas here, edhe ndjesi të zbehta dashurie. Ato reflektojnë një gjendje të thellë emocionale dhe ekzistenciale, e cila lidhet ngushtë me përvojat personale të autorit.

    Në aspektin tematik, poezitë trajtojnë përballjen me humbjen brenda një ambienti që të ngufatë dhe ndjenjën e izolimit, çka e shtyn subjektin lirik drejt një kërkimi të vazhdueshëm për identitet të ri dhe për lidhje emocionale. Poezia e parë dhe ajo e fundit të vëllimit lidhen ngushtë me njëra-tjetrën, duke ndërtuar narrativën e një udhëtimi të vazhdueshëm të poetit, i cili ndihet si një Odise i humbur që nuk arrin të gjejë vendin e tij, pavarësisht se ku e hedh fati.

    Në poezinë e parë, subjekti lirik kthehet në shtëpi pas një rrugëtimi të lodhshëm dhe shpirtërisht rraskapitës, i ngarkuar me përvoja që kanë lënë gjurmë të thella. Kthimi në shtëpi, me shpresën për të gjetur paqen dhe qetësinë, rezulton në një zhgënjim të dyfishtë: jo vetëm që nuk gjen atë që ka lënë pas, por tashmë asgjë nuk është më si më parë. Autori e përmbys mitin homerik të kthimit të Odisesë, duke e paraqitur subjektin e tij si të huaj në shtëpinë e vet, madje deri në atë pikë sa nuk njihet as nga qeni besnik.

    Itinerari që përshkruhet në poezitë e tjera të ciklit ndikon thellësisht në formimin e subjektit lirik, duke e ballafaquar me kriza të brendshme që çojnë në një transformim të plotë të identitetit të tij. Në fund, ai nuk është më në gjendje të njohë as vetveten, duke reflektuar një gjendje të rëndë emocionale gjë që rezulton të mos përshtatet më as me mendimet e veta.

    Trokas në portë, S’më njohin mendimet e mia kush jame zanë e më lehin me skërmitje,si robit të huej… (Prendi, 2024)

    Tashmë, lufta e brendshme intensifikohet, duke e vënë subjektin lirik përballë mendimeve të veta. Ky konfrontim paraqet një gjendje të rëndë psikologjike, pasi përplasja dhe mospajtimi nuk vijnë më nga jashtë, por krijohen në vetëdijen e individit si pasojë e ndikimeve të mëdha të realitetit të jashtëm.

    Një pjesë e konsiderueshme e poezive në këtë cikël ndërtohet mbi motivin e udhëtimit, ikjes dhe lëvizjes, qoftë në kuptimin fizik, qoftë në atë shpirtëror, psikologjik apo imagjinar. Këto lëvizje shërbejnë si metaforë për gjetjen e një vendi, krijimin e një kuptimi ose një rikthimi tek vetja. Disa prej poezive që e përqafojnë këtë tematikë janë: Për më mbërrite te ti; Motër mos u ban qyqe balade; Ik prej këndej; Vetëm shi bije; Nuk due me kthye.

    Baladë e sandaleve të prishuraTë dashurat e mia lëkurorsi më braktisët papritur kështu?Rripat, mbërtheckat fine,u këputën, humbën, ku?Asnjë këpucëtar, nuk pranon fytyrëngrysur,të merret me ju, t’ju lidhë plagët.Eh, ç’kohë e artë kur të pagrisurai përqeshnim këpucëtarët!Për braktisjen, pabesinë mizore,në plehra do t’ju flak,botës t’i bie rrotull zbathur,si endacak.

    Në poezinë e mësipërme, autori i kushton një elegji sandaleve, objekte që në dukje janë të thjeshta, por që për poetin bartin një vlerë të thellë emocionale dhe simbolike. Subjekti nuk i sheh ato vetëm si mbathje të zakonshme, por si mike të një udhëtimi të gjatë e të përbashkët. Kërkimi i tij për t’i riparuar, edhe pse rezulton i pamundur, shpreh dëshirën për të ruajtur lidhjen me to dhe për të shmangur ndarjen përfundimtare.

    Refuzimi i këpucëtarëve për t’i riparuar simbolizon refuzimin e shoqërisë për të ndihmuar ose për të ruajtur atë që është e vjetër, tradicionale, por ende e dashur për individin. Në këtë situatë pa rrugëdalje, ndarja bëhet e detyrueshme, dhe subjekti e pranon fundin, duke i flakur sandalet në kosh mbeturinash, por njëkohësisht duke ruajtur nostalgjinë dhe kujtimin e kohëve të përbashkëta. Poezia përfundon me një imazh të fortë të subjektit që, i zhveshur nga ajo çka ka qenë, vazhdon udhëtimin si një endacak, zbathur dhe i vetmuar.

    Përmes përdorimit të personifikimit, autori u jep objekteve të pajetë tipare njerëzore, duke i dhënë poezisë një thellësi emocionale të veçantë. Sandalet, në këtë kontekst, përfaqësojnë më shumë sesa një send, ato janë metaforë e marrëdhënieve, kujtimeve, por edhe e humbjeve që njeriu përjeton në jetën e tij. Poezia prek gjithashtu një aspekt social, duke reflektuar mbi vështirësinë e zëvendësimit, mungesën e përkujdesjes dhe pamundësinë për t’u përshtatur me një palë të reja.

    Shumë prej poezive të këtij vëllimi paraqesin një ndjenjë të theksuar malli dhe nostalgjie për të shkuaren. Kjo ndjenjë shprehet edhe përmes përfytyrimeve të së kaluarës që rishfaqet papritur në të tashmen, me një farë dëshire për të rifilluar atë që ka mbetur përgjysmë, siç ndodh në poezinë e më poshtme:

    Ishte po aq e bukur sa ç’kish qenë kur iku hareshëm pas një koke tjetër,e braktisur më ftoi t’i shkoja përsëri pas,por e përshëndeta lehtë në muzg:Lamtumirë, ëndërr e vjetër!

    Këtu paraqitet një kthesë e rëndësishme: ndonëse e kaluara ofron mundësinë e një rikthimi të asaj që ka mbetur në gjysmë, subjekti nuk e pranon më. Në vend të ndjekjes të së njëjtës ëndërr, ai zgjedh t’i japë fund iluzionit, me një paraqitje të qetë por përfundimtare. Këtu dëshmohet një akt pjekurie emocionale dhe reflektimi i thellë mbi kohën, ku ndarja dhe pranimin i realitetit të ri është i domosdoshëm.

    Disa nga poezitë në ciklin e Arben Prendit janë ndërtuar mbi logjikën e marrëdhënies shkak–pasojë. Gjithmonë ekziston një arsye që na detyron të kujtojmë apo të kuptojmë tjetrin. E të kuptosh tjetrin bëhet e mundur vetëm kur vetë i ke rënë asaj rruge, ashtu siç e thotë edhe fjala e urtë popullore: “Të vijën të më shohin, vetëm ata që kanë rënë nga dardha.” Poezia Për çadrat dhe dashuritë ndërtohet mbi këto parime. Për çadrat kujtohemi vetëm kur bie shi, domethënë vetëm kur na nevoiten. Më pas, në të njëjtën frymë, konstatohet se hallin e atij që është ende në rrugëtim mund ta kuptojmë vetëm pasi vetë kemi përfunduar udhëtimin tonë të gjatë. Poezia përmbyllet me një reflektim të fortë mbi natyrën njerëzore, e cila jo rrallë arrin të vlerësojë atë që ka, për aq kohë sa e posedon. Vlera e gjërave, qofshin ato ndjenja, njerëz apo përvoja jetësore, shpesh bëhet e dukshme vetëm pasi i kemi humbur. Siç shprehet në vargun përmbyllës: Dashuritë i kuptojmë, vetëm kur i humbim…

    Një tjetër poezi që veçohet për qasjen e saj origjinale është Tirana pa statujën e diktatorit, e cila funksionon si një poezi peizazhi urban. Ajo përshkruan një ditë të zakonshme në kryeqytetin shqiptar pas rrëzimit të simboleve të diktaturës, konkretisht statujës së diktatorit. Jeta e përditshme vijon me itinerarin e vet të zakonshëm: lëvizjet e makinave dhe autobusëve, kalimtarët, kioskat e gazetave, tregu i mallrave dhe ushqimeve, gjithçka zhvillohet në një rrjedhë të zakonshme, pothuaj indiferente. Për më tepër vihet në pah edhe qetësia e policëve, si një dëshmi e ndryshimeve në përmasat e autoriteteve dhe kontrollit publik.

    Ironia arrin kulmin kah fundi i poezisë, ku autori i bën një nderim të fundit diktatorit, në mënyrë simbolike dhe tejet ironike, përmes një veprimi të papërfillshëm, por shumë kuptimplotë, ku si preteks merret një fëmijë:

    në podiumin e shkulun të statujës së diktatorit,një fëmijë tre – katër vjeçar,urinon pafajsisht.Lëvduar qofsh, i themje i falun kësaj here, miku im,le të jetë për të,i fundit nderimnë emën të popullit.

    Këto vargje përmbajnë një akt të fuqishëm simbolik, ku pafajësia e një fëmije zëvendëson aktet ceremoniale të së kaluarës. Përmes këtij momenti, autori ironizon jo vetëm individin si pjesë të një shoqërie në tranzicion por edhe vet figuren mitike të diktatorit në të kaluarën, duke mos lënë anash as shoqërinë që i bën llogaritë me të kaluarën e vet. Ky nderim i fundit nuk paraqitet si një shenjë urrejtjeje, por si një akt çlirimi, një përkufizim i faktit që hija e diktaturës është zbehur dhe tashmë e ka të pamundur të ushtroj forcën dhe pushtetin e saj.

    Cikli i poezive dedikim për nënën, përbën një nga pjesët më emocionale dhe më të sinqerta të vëllimit poetik të Arben Prendit, ku ndërtohet me përkushtim raporti bir – nënë. Në letërsinë shqipe, është më e zakonshme që nënat të jenë figura që u drejtohen fëmijëve përmes poezive, ndërsa më rrallë hasen krijime ku biri i drejtohet nënës me kaq ndjenjë, thellësi dhe emocion.

    Nisur nga poezia Motër mos u ban qyqe balade, ku rrëfehet thyerja e një premtimi dhënë nënës, e deri te poezia Nana dhe Baba hynë në kornizë, që dëftohet vdekjen e prindërve dhe kalimi i tyre në pavdekësinë simbolike brenda një fotografie, janë pesë poezi që përbëjnë një cikël të ndërlidhur emocionalisht. Këto poezi ngërthejnë ndjenja të ndryshme dashuri, krenari, faj, dhimbje dhe mungesë, që ndërlidhen në mënyrë të natyrshme në vargje të ndjera.

    Dashuria për nënën përshkon pothuajse çdo varg, ndërsa ndjenja e krenarisë shfaqet veçanërisht në poezinë Nana, ku ajo përshkruhet si një figurë stoike dhe heroike, një nënë kreshnike që nuk është ankuar kurrë, as para vështirësive më të mëdha:

    nana jonë ishte nanë e fortë, nanë kreshnike,prej sojit të nanave që nuk lejnë ma në këtëepokë:…

    Ndjenja e fajit rëndon mbi subjektin lirik te poezia Motër mos u ban qyqe balade, në lidhje me pamundësinë për të përmbushur dëshirën e nënës që të shohë të bijën. Kjo përvojë merr një dimension të thellë mitik, duke hyrë në dialog intertekstual me mitin e Kostandinit dhe Doruntinës, ku fjala e dhënë dhe mosmbajtja e saj bëhet burim dhimbjeje dhe ndjenje faji.

    Ndërkaq, dhimbja dhe frika shprehen në mënyrë të përmbajtur, përmes një gjuhe të thjeshtë, por thellësisht emocionale, për atë që po pritet të ndodhë si proces i pashmangshëm i jetës, është paraqitur me këto fjalë: Nana gati nuk asht ma…

    Kurse në poezinë që paraqet tashmë vdekjen e saj, mungesa merr trajtën e një përvoje të përditshme, ku kujtimi dhe malli për nënën shfaqet përmes ëndrrave dhe prekjes së ftohtë imagjinare që mbetet në mendjen e poetit duke krijon një relacion mistik me nënën e vdekur tashmë:

    Tash që nana nuk asht ma gjallë, na andrrojmë për nanën,e ajo na vjen me radhë,nëpër andrra, – një e prekun e ftohtë nëpër flokë mbasmesnateasht ajo.

    Dy poezi të ciklit i janë dedikuar Lindës, me shumë gjasë bashkëshortes së autorit. Në poezinë e parë, poeti i drejtohet Lindës si vajzë sy bukur, duke i kërkuar të largohet nga ai vendi i sëmurë ku të dy bashkëjetojnë. Ai madje e pranon me qetësi idenë e mungesës së saj, nëse kjo do të përbënte një të ardhme më të mirë për të. Kjo sakrificë është një provë e dashurisë së madhe dhe të pakushtëzuar.

    Poezia tjetër është një paraqitje më e thellë e dashurisë, ku autori e përshkruan atë përmes krahasimeve me dukuritë natyrore. Dashuria si e tillë përkufizohet si e pastër, pa fjalë dhe e stabile, që rritet natyrshëm, pa eksagjerime dhe pa kushte:

    Dashunia asht,si trendafil erëmirë,si vena e mirë.

    ***

    Dashunia, e jonaasht e qetëm, e ambël,e plotë, e sigurtë,

    ***

    Asht si lumi pranveror…

    ***

    Si bima,nuk ka nevojë për vazo,

    ***

    Një gjethe e saj ndërrohet,me një tjetër,

    ***

    Asht pra dashuria jonë!Nuk i njoh sa duhet të tana trajtat e dashunisëpor kjo e jona asht,e kësojetshme.E heshtun,e pabujë,e vetëmjaftueshme,edhe pse jetojmë në një botë,tmerrësisht të ndryshme…

    Këto vargje e paraqesin dashurinë si një forcë e brendshme, që arrin të jetoj pavarësisht rrethanave të jashtme. Ajo nuk varet nga mjedisi ku frymon personi, por nga thellësia e ndjenjës dhe përkushtimi i dy njerëzve që e ushqejnë atë.

    Vëllimi poetik, As qeni te porta nuk më njohu, lë pas vetes një ndjesi të hidhur mbi jetën dhe realitetin shoqëror. Poezitë e këtij cikli janë krijuar në një kohë të vështirë, kur shoqëria shqiptare kalonte një tranzicion të thella politike, sociale dhe shpirtërore. Pasojat e asaj kohe, të mbushur me dhimbje, zhgënjim dhe ndarje, janë të pashmangshme dhe të pranishme në tekstin poetik.

    Poezia e Arben Prendit, në shumë aspekte, është një dëshmi e gjallë e shumë plagëve shoqërore. Ajo është e njollosur nga pasojat e realitetit të përjetuar. Pikërisht për këtë arsye, këto poezi e ruajnë fuqinë e tyre për të prekur ndjeshmërinë e lexuesit dhe për të thënë të pathënën me një gjuhë të heshtur, por të thellë.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    “NËNË HALIMES”, POEZI NGA FATBARDHË HASI

  • Poezia si refleksion i shpirtit

    Poezia si refleksion i shpirtit

    (Tinka Kurti: “Më quaj Izmir”)

    Nga Fatbardhë Hasi

    Libri i parë me poezi i Tinka Kurti Më quaj Izmir, është një përmbledhje poetike e cila sjell një frymë të re dhe më të pazakontë në letrat shqipe. Ai është libër i cili nis nga ndjesia e fajit, rrugëton nëpër pjekjen intelektuale të autores, futet skutave të dyshimit, reflektimit dhe dashurisë, për t’u kurorëzuar me ngritje zëri, akuzë dhe revoltë.Ndërtim i librit si tërësi ka një strukturë të lirë dhe nuk ka një skemë që i përmbahet. Poezia po ashtu është e krijuar në varg të lirë. Si përmbajtje, libri është i koncentruar në disa tema por që esencë e saj është jeta dhe ballafaqimi i përditshëm me të. Poezia e Tinka Kurtit ka edhe një lloj misioni apo është një poezi e revoltës madje fryma feministe është e shprehur dukshëm në poezi.Titulli i librit është refleksiv, Më quaj Izmir, është një lloj thirrje me të cilën autorja donë të identifikoj subjektin e saj lirik. Poezia e parë mban titullin Izmir, e cila lidhet me fëmijërinë e autores. Kjo poezi edhe pse është poezi me motivacion nga fëmijëria dhe sjell dromca nga retrospektiva e fëmijës së autores, del edhe si poezi më mision ku qëllimi i saj është të sulmoj racizmin i cili ishte dhe është i shprehur shumë në shoqërinë tonë por edhe globalisht. Madje autorja në promovimin e librit të saj ka rrëfyer historinë e saj të fëmijërisë që e lidhë me Izmirin. Ajo ndër të tjera ka shprehur ndjesinë e fajit që e ka përcjell gjithë jetën, për fjalinë fyese që i kishte thënë Izmirit, shokut të saj të fëmijërisë, kur ai i kishte ofruar të pijë ujë nga duart e tij. Marrë nga ana psikologjike një fëmijë pesë – gjashtë vjeçar nuk e ka të qartë se çka në të vërtetë donë të thotë të jesh ndryshe nga shumica, të jesh rom, i zi, apo çfarëdo nacionaliteti tjetër pakicë që të bën të dallueshëm nga të tjerët. Një fëmije në ata moshë, i është rezervuar një mendim dhe një shprehje e tillë racizmi a bulizmi nga të rriturit. Pra, nuk është që ajo (autorja), personalisht, ka ndjerë atë lloj antipatie ndaj Izmirit. Megjithatë, si rezultat pendesa e ka përcjellë gjithë jetën dhe poezia vije si lloj shpagimi ndaj shokut të fëmijërisë e për më tepër është një spastrim shpirtëror i autores.Quhem IzmirJam fëmija imagjinar i nënës simeemrin e mora prej një romidashnor i saj, kur ishin gjashtë vjeç…quhem Izmirdhe emri është një shpagim i historisë…

    quhem Izmirs’ka rëndësi sa vjeçpara meje ishte një Izmir tjetër…

    quhem Izmirnëna ime nuk bëri asnjë happër të flaku tutje asnjë emocionnga dashuri për Izmirin…

    quhem Izmirjam pendesa e nënës sime… (Kurti, 2025)

    Kurti e ka krijuar një fëmijë imagjinar të cilit ia ka veshur të gjitha atributet e një fëmije për të cilin ndjen dashuri dhe mëshirë. Emri i tij është pagëzim nga dashnori i fëmijërisë, më të cilin subjekti don që të bëjë pastrimin e historisë për fajin nga e kaluara. Izmiri imagjinar nuk ka një moshë të caktuar, madje ai është i vetëdijshëm për rolin e tij dhe di që është vetëm krijim imagjinatë në mendjen e autores sepse ai pohon: para meje ishte një Izmir tjetër. Për më tepër ai e di që është vetëm pendesë në mendjen e krijueses së tij për fajin e pa faj të bërë në fëmijëri.Poezia e Kurtit përbëhet edhe nga dromca të realitetit nga jeta e saj, madje ka edhe poezi autobiografike të cilat paraqesin një pjese të jetës e cila lidhet ngushtë me autoren, si poezitë për fëmijët, mandej poezia për nënën (Aty ku punon nëna), për Prishtinën etj.Poezia, 13 muaj e gjysmë, është një lloj elegjia për të birin në atë moshë i cili po përjeton qaste të vështira, e që subjekti e ka të pamundur dhe nuk ka forcë që të ia lehtësoj birit të saj ato qaste, qofshin ato dhimbje fizike apo probleme të tjera që përcjellin fëmijën në një moshë të tillë. Poezia është e mbushur me dhimbje e faj. Subjekti lirik e sheh dashurinë e fëmijës më të madhe dhe që arrin ta mund dashurin e saj për të: se dashuria jote është më e madhe se e imja. Brenda poezisë paraqitet një lloj lufte e pabarabartë dhe e cila e mundon shpirtërisht autoren. Ajo akuzon vetën vazhdimisht për mungesat e saj kundrejt të birit: ti s’më dhurove asnjë natë aq të idhët sa unë ty. Është kjo një lloj thirrje në të cilën nënat e reja e gjejnë vetën në një moment të caktuar, ku mungesa e tyre kundrejt fëmijëve të tyre në shumë momente të rëndësishme, për shkak të jetës dinamike, është një ndjenjë faji e vazhdueshme që i përcjell nënat vazhdimisht.Dilemat e një nënë e rritur në mesin e një bote e rrethuar vetëm nga gjinia femërore është shprehur te poezia Djali i parë. Subjekti lirik bije në një gjendje habie dhe pasigurie para përgjigjes se gjinekologes se fetusi në barkun e saj ishte djalë. Ajo e rrethuar në një bote femërore ku i vetmi mashkull në jetën e saj ishte babai, ndodhet përballë frikës dhe dyshimit nëse do të dijë të rris një djalë, duke pohuar se më parë kishte rritur katër motra, dhe se bota e saj ishte e ngjizur në mesin e fustaneve, shnollave dhe përrallave për vajza, gjëra këto të cilat nuk i interesojnë një djali.Poezia e Kurtit shoqërohet nga një tis i theksuar feminizmi i cili vërehet në disa poezi, por që më i theksuar është të poezia Ne. Kjo poezi mund të shikohet nga dy kënde. E para është një revoltë që shprehet për mungesën e vëmendjes që kanë gratë në shoqërinë tonë: ecim kilometra me takat e ngrëna, që thembrat na janë çarë nga peshat e rënda të injorimit….Përemri Ne, është përzgjedhur për të paraqitur zërin e shumë grave si një zë i vetëm, fati i të cilave është pak a shumë i njëjtë. E gjithë poezi është ndërtuar nga një varg pakënaqësish që shumë gra i përjetojnë dhe që janë të detyruara në një formë t’i jetojnë, kujtojmë (ne që flokët na mbajnë erë darke pa mish). Edhe pse një zë i pakënaqur dhe shpeshherë i revoltuar, në fund të ditës, ai zë, është i panënshtruar dhe i padorëzuar sepse pavarësisht sfidave, di të dhuroj lule, e di të ëndërroj muzgun dhe agimin edhe kur e prekin fundin. Kurse këndvështrimi tjetër është ajo se, si arrin që rutina e jetës së shpejtë dhe rrjetet sociale e blogeret të shkaktojnë një lloj presioni ku dukja fizike bëhet e nevojë dhe domosdoshmëri në një botë ku dukja e mund inteligjencën, kujtojmë (Ne që lexojmë lajme se thonjtë i kemi lyer me kozmetikën kancerogjene e mendonim të fshihnim gjurmët e lëndimeve shpirtërore…).Një gjë që është shumë e veçantë dhe që del paksa kontradiktore me frymën feministe është shprehur te poezitë Rivalia I – II. Aty autorja e ka një luftë të hapur me gruan të cilën e sheh si frymëzimin e vetëm që ta nxis gruan tjetër për tu rregulluar e për tu dukur. Kurse këtë nxitje ajo e lidhë pashkëputshëm me konceptin e burrit.si nuk e pata një rivalekrejt jetën timedreqi ta hajënjëherëtë shtyhesha me një vajzëpër një djalë

    a ka më femërore se kaq?dihet botërishtvajzat nuk mbahennuk vishen për t’i tërhequr djemtëpor t’i plasin të tjerat. (Kurti, 2025)

    Sipas autores, nëse dy femra luftojnë për të njëjtin burrë ato rregullohen dhe vishen që ta sfidojnë njëra – tjetrën dhe që hipotetikisht ndikon edhe të poenat e fituara për burrin që po synojnë të përvetësojnë. Kjo dëshirë për pushtet dhe dominim ndaj një rivaleje tjetër vetëm e vetëm për një burrë i jep një drejtim tjetër feminizmit në poezitë e Kurtit e cila ankohet që nuk kishte pasur njërivale të denjë gjithë jeten. Megjithëse qasja feministe që aplikon autorja nuk e përjashton burrin tërësisht nga sfera e jetës siç bëjnë disa rryma feministe që po aplikohen sot në botë. Kurti, frymën feministe e ka vetëm si kërkesë për barazi gjinore dhe jo për dominim.Janë dy varjante të një poezie të cilat paraqesin një realitet të autores, e cila braktis qytetin e saj të dashur dhe vendos të jetoj në një vend tjetër. Mirëpo ka një ndjenjë faji për këtë largim që po e bën. Prishtinë dhe Prishtinë 2.0, janë poezi dedikuar qytetit nga i cili po shkëputet autorja. Prishtina në sytë e saj është vendi ku ka kaluar shumë sfida të jetës. Aty paraqiten mangësitë dhe parregullsitë e qytetit. Autorja, Prishtinës, i drejtohet në formë pyetëse duke e funkisonalizuar atë si person real. I kërkon arsye për shumë çështje të pa përfunduara, e për shumë lëshime të bëra në kryeqytet si: pse nuk i nderon njerëzit e tu sa janë gjallë; pse nuk i pranon qetë divorcet; edhe te ti u vranë gratë për cilën qave më shumë?; një lulishte të lutem Prishtinë; pse flenë kaq shumë Prishtinë; pse i fsheh aq mirë njerëzit që lexojnë, këto dhe pyetje të tjera janë një refleksion mbi shumë dukuri që ndodhin në qytet. Është kjo një lloj lamtumire që autorja i bën qytetit të saj, sepse më gjithë mangësitë dhe kundërshtitë që ka ajo më qytetin, prapë dashuria dominon mbi të gjitha:

    ti nuk ishe qyteti im i parë, as i dytë dhe as i funditpse duhet të kthehem bash te tikrejt e plakurpor do të vijnëse oborri i shtëpisë sime do të ketë endetrëndafila vjeshtës dhe jo një banesë

    unë ende të duam edhe pse më le të shkoj pandalesa në rrugën time të shkëputjes. (Kurti, 2025)

    Poezia e Kurtit është edhe poezi dedikues ndaj miqve, poezi me tendence politike, poezi me ndjeshmëri personale e cila jo rrallë tejkalon pritjet e lexuesit duke e befasuar jo pak atë.Si e tillë në poezitë e Tinkës secili lexues e gjen veten në një formë apo tjetrën.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    “NËNË HALIMES”, POEZI NGA FATBARDHË HASI

  • Poezia e Arian Lekës në ekspozitën ndërkombëtare “Poetika Detare” në Kinë

    Poezia e Arian Lekës në ekspozitën ndërkombëtare “Poetika Detare” në Kinë

    Hangzhou, Kinë, korrik 2025
    Krijimtaria e poetit të njohur shqiptar, Arian Leka, është vendosur në hyrje të ekspozitës ndërkombëtare “Nautical Poetics: Invitational Exhibition of Maritime Poetry”, oranizuar nga “Encyclopedic Poetry School”, në “Longfor Xixi Paradise Walk”,  pranë Universitetit të Hangzhout. Ngjarja kulturore është vendosur në një prej qendrave më të rëndësishme të artit bashkëkohor në rajonin e Paqësorit – qyteti Hangzhou, Kinë. Kjo ekspozitë poetike monumentale, me titull simbolik ‘Për zemrat që guxojnë të panjohurën’, sjell për publikun një përzgjedhje të veçantë me 19 autorë ndërkombëtarë dhe zhvillohet në një format inovativ, që përfshin instalacione vizuale, teknologji interaktive. Krijimtaria e Arian Lekës është përkthyer në kinezisht nga poetja dhe kuratorja artistike e ekspozitës Yin Xiaoyuan.

    “Poezia e Detit” – Një përvojë poetike interaktive në tinguj, imazhe dhe fjalë
    Nga Besnik Bakiu
    Në ekspozitën “Poezia e Detit”, vizitorët janë të ftuar të zhytën në një përvojë poetike unike dhe ndërvepruese, ku zëri dhe fjala e poetit Arian Leka shfaqen për herë të parë përmes platformës inovative “The Poetry Box”. Kjo pajisje multimediale u jep mundësi të gjithëve të dëgjojnë poezinë në gjuhën origjinale të autorit, ta lexojnë në kohë reale, ta shpërndajnë online me miqtë ose ta printojnë si kujtim – duke ndërtuar kështu një lidhje të drejtpërdrejtë, intime dhe të gjallë me poezinë. Platforma The Poetry Box nuk është thjesht një arkivë dixhitale: ajo është një dritare që sjell më afër ndjenjën, kujtesën dhe tingullin e vargjeve, duke kapërcyer distancat mes autorit dhe lexuesit, kudo që ai ndodhet.

    Në këtë ngjarje prestigjioze, Arian Leka përfaqësohet me poezi nga vëllimi i tij i njohur “Hartë memece për të mbyturit”, me fokus të veçantë te cikli “Kripë fshehur në gjak” (Salt Hidden In The Blood). Ky cikël shpalos një poetikë të thellë detare – ku deti shndërrohet në metaforë të kujtesës, udhëtimit dhe tragjedive njerëzore – dhe vendos theksin mbi poezinë e Mesdheut si pjesë e identitetit dhe trashëgimisë kulturore. Ekspozita zhvillohet në një format bashkëkohor multimedial, ku poezia bashkëjeton me fotografi artistike, instalacione vizuale dhe teknologji interaktive, duke e kthyer vizitën në një udhëtim ndijor dhe kulturor që prek shqisat dhe kujtesën njëkohësisht.
     
    Kripë fshehur në gjak: Vargjet e Arian Lekës, të ekspozuara në mure poetike ofrojnë një dritare të re për të kuptuar se poezia shqiptare, në veçanti ajo që buron nga Mesdheu, ka një identitet të fortë, universal dhe është gjithnjë e më e pranishme në hartën globale të artit bashkëkohor, prej së cilës, si titull ekspozite është vargu:
     
    Me botën bëj luftë, me veten paqë;
    With the world make war, and peace with yourself
    和世界作战吧!但记得与自己讲和.

    Ky varg nga Shqipëria në murin digjital të Hangzhou e bën poezinë e Arian Lekës pjesë të një udhëtim ndërkombëtar përmes ekspozitës “Nautical Poetics”. Muri digjital prej shtatë metrash, ku është ekspozuar poezia, në zemër të qendrës kulturore “Longfor Xixi Paradise Walk” në Hangzhou të Kinës, bën të dallueshme krijimtarinë e fuqishme me tematikë nga deti të poetit shqiptar Arian Leka. Ky varg tashmë pjesë e ekspozitës ndërkombëtare “Nautical Poetics: Invitational Exhibition of Maritime Poetry”, organizuar nga “Encyclopedic Poetry School”, fton audienca të gjera të ndalen dhe të dëgjojë një zë poetik të brigjeve shqiptare. Poezia “Salt Hidden In The Blood” është më shumë se një tekst letrar; është një thirrje për të kujtuar, për të reflektuar mbi lirinë, mbi humanitetin e plagosur dhe mbi detin – si lidhje universale, por edhe si metaforë e thellë ekzistenciale.
    Arian Leka, një nga figurat më të dalluara të letërsisë bashkëkohore shqipe, e ka kthyer detin në qendër të universin poetik të tij – jo si një peizazh romantik, por si një kujtesë historike, si mall dhe si fatalitet që lundron nëpër gjenerata. Veprat e tij “Libër Deti” dhe “Hartë memece për të mbyturit” janë cilësuar nga kritikët letrarë, brenda dhe jashtë Shqipërisë, si ndër përmbledhjet më të rëndësishme poetike pas viteve ’90. Me një gjuhë të dendur, të kthjellët, shpesh kinematografike, ato ndërtojnë një botë ku deti nuk është më një horizont largësie, por një pasqyrë e përbashkët e kujtesës dhe dhimbjes. Poezia që tani udhëton drejt syve të publikut ndërkombëtar është përkthyer në anglisht nga Fiona Sampson, një ndër zërat më të njohur të kritikës poetike evropiane, dhe në kinezçe nga Yin Xiaoyuan, poete dhe kuratore e ekspozitës – dy përkthyese që i japin vargut të Lekës një jetë të re përtej gjuhës amtare. “Salt Hidden In The Blood” nuk është thjesht një poezi e ekspozuar në mur – është një urë që lidh brigjet e letërsisë shqiptare me audiencat ndërkombëtare, një kujtesë se fjala poetike, kur lind nga thellësia, mund të kapërcejë çdo kufi.
     
    We could’ve been free
    If the waves hadn’t pulled back.
    We were stranded on the islands.
    Closed up like shells. This was the mistake. The first one.
     
    我们早该获得自由如果不是大浪被撤回
    我们搁浅在岛屿上海蚌一般关闭
    这是一个错误,第一个错误故事的延伸,宿命为何难以摆脱
    并不重要

    “Auschwitz detar” – Një poemë europiane me zë shqiptar
    Në qendër të vëmendjes së kritikës ndërkombëtare është edhe poema “Auschwitz detar”, pjesë e të njëjtit cikël poetik, e përkthyer deri më sot në trembëdhjetë gjuhë: anglisht, frëngjisht, italisht, gjermanisht, spanjisht, greqisht, kroatisht, serbisht, rumanisht, maqedonisht, boshnjakisht, kinezisht dhe në gjuhën malazeze. Poema është performuar në skena kulturore të njohura në Stokholm, Këln, Beograd, Vjenë gjatë vitit 2022-2023 dhe së fundmi në Tiranë, në një performancë të veçantë poetike në mars 2024. Kjo vepër është vlerësuar gjerësisht për mesazhin e saj universal dhe për metaforën e fuqishme të detit si kamp përqendrimi bashkëkohor, që bart tragjeditë e migrantëve të mbytur në Mesdhe.
    Sipas Dr. Lidija Dimkovska, poema “është një dëshmi e thellë e fatit të njeriut në kushtet e politikës çnjerëzore… një klithmë me të cilën poeti shpreh besim humanist te fjala mes tragjedisë së së tashmes.” Kritika europiane ka vlerësuar gjerësisht këtë vepër për qasjen e saj novatore, fuqinë emocionale dhe thellësinë etike.
    Disa nga vlerësimet e vijnë si në vijim: “Një vepër komplekse, e dhimbshme dhe thellësisht njerëzore… ku deti bëhet arketip i gjithë shpërnguljeve njerëzore.” (Stella Sacchini – Il Fatto Quotidiano, Itali); “Ky libër është një varkë shpëtimi për shpirtrat e mbytur në det… një poemë epike, një vajtim i madh që u jep zë viktimave pa emër.” (Dr. Jorinde Reznikoff, Gjermani); “Arian Leka na tregon se Auschwitz-i përsëritet… Poeti beson se fjala është ende në gjendje të shpëtojë jetë.” (Revista “Souffle Inédit”, Francë); “Në këtë libër, deti vjen si një Leviathan poetik dhe mitik… një peizazh i përbashkët për të gjithë Mesdheun dhe kujtesën njerëzore.”(Botimi në greqisht, Plethora, 2023): “Ne kemi një fjalë për atë që ka ndodhur me njerëzit në Auschwitz, por ende nuk kemi asnjë fjalë për atë që ka ndodhur në det, por unë jam e vetëdijshme se ky titull ka arritur kufijtë e tij,” shprehet përkthyesja e poemës në gjermanisht, Zuzana Finger. Poema “Auschwitz detar” është vendosur gjithashtu në repertorin e leximeve publike dhe teatrore në disa qytete europiane, si një kritikë poetike ndaj indiferencës perëndimore ndaj tragjedive të emigrantëve.

    Përfaqësim institucional i letërsisë shqiptare: Prania e shkrimtarit Arian Leka në një nga ekspozitat më të avancuara të artit poetik bashkëkohor në Hangzhou, Kinë, nuk është thjesht një përfaqësim individual. Ajo është një dëshmi e qartë se letërsia shqipe po zë vendin e saj në hartën kulturore globale, jo vetëm si tekst, por si përvojë, si ndërveprim, si zë që depërton përtej kufijve tradicionalë të librit të shtypur.
    Kjo pjesëmarrje shënon një hap të rëndësishëm për përfaqësimin institucional të letërsisë shqiptare, e cila sot po komunikon në formate të reja dhe më të gjithanshme, që nga ekspozitat interaktive, tek instalacionet poetike, deri te dialogu i drejtpërdrejtë me audiencat ndërkulturore. Falë ekspozitës “Nautical Poetics: Invitational Exhibition of Maritime Poetry”, oranizuar nga “Encyclopedic Poetry School”, në “Longfor Xixi Paradise Walk”, poezia nuk është më vetëm varg i lexuar, por një përvojë shumëdimensionale, një urë që lidh gjuhë, kujtesa dhe ndjeshmëri kolektive.

    Krijimtaria e Arian Lekës sjell në këtë skenë botërore një zë të fuqishëm e të veçantë shqiptar, i cili flet për përvojën e emigrimit, për kujtesën historike dhe për identitetin mesdhetar, duke i artikuluar këto tema përmes gjuhës së artit bashkëkohor. Është një zë që ruan autenticitetin, por që njëkohësisht di të përshtatet me formatet më të reja të komunikimit kulturor. Pjesëmarrja në ekspozitën ndërkombëtare të Hangzhou-s është më shumë se një sukses individual: është një konfirmim i vlerave të letërsisë shqipe në një nga platformat më prestigjioze të artit poetik ndërkombëtar. Ajo dëshmon qartë se kultura shqiptare, përmes poezisë, artikulon përvoja universale dhe të dalë nga zona e inercisë, për t’u vendosur në qendër të dialogut global.
     

  • Raporti Loredana – Jozi dhe poezia misterioze që ndezi debat në emision

    Raporti Loredana – Jozi dhe poezia misterioze që ndezi debat në emision

    Në puntatën e fundit të emisionit “She’s On Top”, e ftuar speciale ishte Loredana Brati, ish-banore e spektaklit Big Brother VIP Albania, ku u komentua shumë edhe për raportin e saj me Joz Markun.
    Menjëherë pas nisjes së emisionit, Visjan Ukcenaj nuk nguroi të ngacmonte atmosferën, duke i kujtuar Loredanës se një nga konkurrentet e këtij sezoni i kishte shkruar Jozit një poezi. Konkurrentja në fjalë ndërhyri menjëherë për të sqaruar se ata nuk ndiqen në Instagram dhe se poezia ishte shkruar thjesht në mënyrë miqësore.
    Loredana reagoi me qetësi dhe maturi, duke i dhënë edhe një këshillë vajzës:“Shpirt, mua ai ma shkruajti, kaq ka rëndësi. Mos bëj për një mashkull, por më mirë të jetë mashkulli ai që bën për ty.”