Tag: poezi

  • Ahmet Selmani: Epi i vuajtjes sime

    Ahmet Selmani: Epi i vuajtjes sime

    EPI I VUAJTJES SIME, poezi nga Ahmet Selmani(ose krishti mbi krishtat)

    Tashmëkam filluar ta dua vuajtjen timedhe s’mund të jetoj pa tënuk jam skllav i pështirëas banor i neverisëpor qenie e gurtëqë vuaj për njeriunpër dashurinëpër bukurinëjap çdo gjë nga vetja imedhe nuk marr asgjë nga të tjerëtunë jam krisht mbi krishtat e kësaj boteqë gozhdohem me duart e mianë ëndërrdhe në zhgjëndërrsado që vuaj kaq shumëprapë nuk qaj kurrëpor vetëm qeshvuajtja ime është lumturi me flatraqë mund ta gjeni tek fluturonnë qiellin e zemrës simeose midis zogjve që këndojnësi engjëj të gëzuar.

    ObserverKult

    ————————-

    Lexo edhe:

    Dashuria para dhe pas vdekjes, poezi nga Ahmet Selmani

  • “Veronika”, poezi nga Ndue Ukaj

    “Veronika”, poezi nga Ndue Ukaj

    Si të gjitha gratë e bukura,ajo ka sy të ëmbël e zemër të bardhë.Shtegton udhëve të kohës,me peshën e një emri që e bart prej së kaluarës.Ajo e di se emri i çdokujt është një histori,si emri i asaj Evës që jeton në secilin njeri.Shpesh e kam pa’rrugëve të kryqëzimit,kur i kalonte barrierat dhe me një cohë të bardhë,shfaqej përpara të kryqëzuaritdhe ia fshinte djersët e gjakut.Kohët ndryshojnë, por gjithmonënjë njeri kryqëzohet në kalvarpër dëshirat e dikujt dhe më e thjeshta,për epshet e një turme të çmendur.Dhe ajo sa herë i sheh gozhdët e ndryshkura të urrejtjesnë duar të barbarëve, nxitondhe e nxjerr një cohë të bardhë prej zemrës së sajdhe ia fshin fytyrën të llangosurit.Ajo e di se një shikim i butëi zbut dhembjet, është ilaç, si vetë dashuria.Prandaj, besojani mjekimin e plagëve Veronikës,asaj që shkëputet prej turmës,që nuk kthehet në turmëdhe përherë gjen një shteg,një shteg të bardhë,një shteg plot dritë,të shfaqet krahëhapur përpara një dhembjejeqë e merr dhe e shtrëngon në gji.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    “MIRËMËNGJESI”, POEZI NGA NDUE UKAJ

  • Bertolt Brecht: Njerëzit e mëdhenj

    Bertolt Brecht: Njerëzit e mëdhenj

    Poezi nga Bertolt Brecht

    Çfarë nuk thonë njerëzit e mëdhenjGjëra të pakuptimta, marrëzi plotDhe njerëzit tjerë i marrin për budallenjQë kohën e bjerrin e s’u përgjigjen dot

    Njerëzit e mëdhenj, barkut i hedhinDhe s’i lënë atij zbrazët asnjë vrimëEdhe të tjerët, ç’të mbetet mbledhinDhe shtrojnë edhe ata një tavolinë

    E dini ç’bëri Aleksandri i madh…Donte Babilonin, si të veten lojëTë tjerëve u thoshte:-mos pritni në radhëSe për të fare nuk keni nevojë

    Ja, edhe Koperniku nuk flinte fareNga dielli s’i hiqte kurrë dylbitëNgryste e gdhinte netët në dritareSë besuari se qiellit ia dinte fshehtësitë

    Edhe B.Brecht-i madh, gjërat e thjeshta s’i merrte veshNdaj përbirohej të vështirave, barit si mister, ta zëmëPastaj, për Napoleonin fliste dhe e bënte shpeshSe edhe ai si njeri hante, për gjëmë

    Njerëzit e mëdhenj hiqeshin si dijetarëDuke i dhënë zërit, siç bën një bubullimëAma, t’ua them, mund t’ua falni atyre nderimin e madhPor, mbase nuk duhet të keni tek ta aq shumë besim…

    Në shqip: Besim Zymberi

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    BERTOLT BRECHT: DUKE KUJTUAR MARIE A

    Ju ftojmë të lexoni këtë poezi nga Bertolt Brecht:

    Atë ditë në muajin e blunjtë të shtatoritQetësisht nën një pemë të re kumbulleUnë e mbajta atë si një ëndërr të ëmbël në krahët e miDashuria ime e zbehtë, dhe ajo ishte e qetë me muaDhe sipër nesh në parajsat e bukura të verësIshte një re, për pak kohë e pashë atjeIshte shumë e bardhë dhe shumë lartë, kaq lart, sipërDhe kur pashë sërish ajo nuk ishte më

    Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • “Në izbë…”, poezi nga Ervin Nezha

    “Në izbë…”, poezi nga Ervin Nezha

    Në izbë,Ka një vend të fshehtëKu qëndron kyçurPrej viteshNjë albumBrenda të cilitKa veç një fotografi,Që tregonPër dy të dashuruar,Por që njëri prej tyreNuk jam unë.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    AGIM VINCA:  ORFEU SHQIPTAR DHE KËNGA SHQIPE E DASHURISË

  • “Epilog”, poezi nga John Berryman

    “Epilog”, poezi nga John Berryman

    Ai vdiq në dhjetor. Ai duhet të zbresëDiku, i paqartë dhe i ftohtë, shpirti dhe vula.Dhurata zbresë, dhe gjithë ajo mendjehollësi dështonDiku. Imagjinata e dikujt është një mikNuk mund ta shohësh atje. Ne të dy në fund.Emrat, foljet nuk ekzistojnë për atë që ndiej.

    Përktheu: Fadil Bajraj

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    KENNETH KOCH: NJË RECENSION

  • Pse pas 17 viteve burg, Frederik Rreshpja shkroi “Erdhi ora të vdes përsëri”?

    Pse pas 17 viteve burg, Frederik Rreshpja shkroi “Erdhi ora të vdes përsëri”?

    Frederik Rreshpja ishte poet lirik, eseist, publicist dhe botues shqiptar. Penda e tij është ndër më përfaqësueset të vargut shqip.

    Rreshpja u lind në Shkodër më 1940 në një familje me origjinë nga Dukagjini. Në vendlindje kreu shkollimin fillor dhe të mesëm pranë gjimnazit “29 nëntori”, studimet universitare i ndoqi pranë Pedagogjikut në Tiranë me korrespondencë. Më 1967 iu botua vepra e parë letrare, përmbledhja me poezi “Rapsodi shqiptare”.

    Më 1975 vepra e tij hiqet nga qarkullimi me urdhrin e një qarkoreje të Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës firmosur nga zv/ministri Mantho Bala. Arrestohet dhe dënohet “…si një person që paraqet rrezikshmëri shoqërore që synon në minimin, dobësimin dhe përmbysjen e pushtetit popullor…”. Frederik Rreshpja u burgos dhe vuajti 17 vjet burg. Poezia “Topi fushor” hyn në antologjinë më të rëndësishme zyrtare të kohës pa botuar ende ndonjë përmbledhje. Më 1967 iu botua vepra e parë letrare, përmbledhja me poezi “Rapsodi shqiptare” – pas një viti u arrestua sërish.

    Botimet dhe shkrimet ndër të përkohshmet e kohës u pritën mirë nga kritika, por kjo gjë nuk zgjati për shumë kohë.

    Më 25 nëntor 1992, Rreshpja jep një intervistë për gazetën “Zëri i Rinisë” dhe pyetjes se çfarë e gëzon dhe trishton më shumë në jetë, i përgjigjet: “Nuk e di nëse më ka mbetur ndonjë gjë në këtë botë, që të më gëzojë… Kur trishtohem, shkruaj. Prandaj shkruaj shumë”. Vetmi e trishtim poetik ky që do thuktohej në vëllimin poetik që do të vinte.

    NË LIRI

    Pasi doli nga burgu, botoi vëllimet “Erdhi ora të vdes përsëri” – 1994, “Lirika të zgjedhura” – 1996, përmbledhje kjo që u shpall më e mira për vitin përkatës, si dhe vëllimin me poezi “Në vetmi” që u botua në vitin 2004, i cili i solli titullin – “poet i vitit 2004”. Ai ishte kryeredaktor i gazetës “Ora”, udhëheqës i një shtypshkronje dhe pronar i Shtëpisë Botuese “Evropa”.

    Përfshihet në vëllimin “Historia e Letërsisë Shqiptare” e Robert Elsie-t të 2003. Përfaqësohet me disa poezi në “Antologji e poezisë shqiptare” të Aleksandër Zotos (1998) dhe në “Antologjinë e poezisë shqipe”. Frederik Rreshpja jetonte në Tiranë, i vetëm, sepse nuk ishte i martuar. Vdiq më 17 shkurt 2006 në Shkodër, nga një sëmundje e zemrës, i rrethuar nga vëllëzërit dhe familja e gjerë dhe u varros më 18 shkurt, në varrezat “Rrëmaj” të kishës katolike në Shkodër. Vetëm 66 vjeç me jetën e një bohemi, Reshpja do të largohej përgjithmonë nga jeta duke lënë pas vargjet. Kur ishte gjallë, pak ishin ata që besuan në gjenialitetin e tij.

    Midis poetit dhe njeriut, ky i fundit shfaqej i lodhur dhe shpesh pesimist mbi raportet e tij me mbijetesën. Më lehtë komunikonte me natyrën, shiun që binte ngadalë mbi Gjuhadol mbrëmjeve, hënën që shfaqej mbi çatinë e shtëpisë së vjetër, se me njerëzit. Me ta gjuha e zemrës shpesh i sillte probleme.

    “Tani që po vdes ëndërroj vetëm një kryq te koka/ dhe të harrohem, se nuk dua që edhe pas vdekjes/ të më ndjekë mallkimi i artit/ Mos e pastë njeri këtë fat! Por kur të vdes portreti im ka për t’u shfaqur nëpër gjethe/ se unë kam pasur miqësi me çdo dru/Në stinën ku bien gjethet/ do të bien edhe sytë e mi/ Tani e tutje shirat do jenë lotët e mi/ Mos e pastë njeri këtë fat…”

    Në shkurtin e vitit 2006 në dhomën ku ndante jetën në vetmi Frederik Reshpja hidhte këto vargje si një “Testament”.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    FREDERIK RRESHPJA: KA FILLUAR TË PLAKET NËNA…

    Ka filluar të plaket nëna. Fytyra e saj po mbulohet merrudha.Po mbulohet me një pleqëri të bukurÇ’është kështu kjo rrjetë që hedh koha mbi nënën time?

    Dhe duart që më mbanin mua, tani janë rënduar.Po s’ka gjë. Nga shpirti i sajzgjaten duar të tjera që më mbajnë pezull.

    Ecën ngadalë nëpër dhomë.Nganjëherë më pyet për librat që po shkruaj,por s’më ka pyetur kurrë pse s’kam shkruar asgjë përtë.

    Se nëna e di,Fjalën e parë në botë ia kam thënë asaj.Dhe fjalën e fundit në këtë botë asaj do t’ia them.

    ObserverKult

  • Jozef Radi: Mall për të vdekunin

    Jozef Radi: Mall për të vdekunin

    Poezi nga Jozef Radi

    Nji puthje t’braktisun e bana kopështe shëtita n’qiellin e dy syve t’humbun.Asnji fytyrë s’m’u shfaq nga çilja e gonxhes,asnji emën s’përmendën zogjtë n’fluturim.Bari i butë kërkonte nji kambë ta shkelte,kantilena e mbramjes si shi i ambël u derdhte.

    Krejt lodrat e hanës n’qiell i qendisame penelin e lodhun të trishtimeve të mia.Akrepat e ndryshkun t’nji ore të ndaluni mësova me hecë mbrapsht si gaforre,veç me m’kthye te ajo mbramj’e humbun,te ajo mbramja, ku gjethet rrzoheshin të dehunanën tinguj të largtë kambanash t’plagueme…

    Nji puthje t’braktisun e bana pylldhe humba shtigjesh me gjetë emnin tand…

    ObserverKult

    ——————–

    Lexo edhe:

    IKJA E NANËS, POEZI NGA JOZEF RADI

    S’po di duert ku me i vendosëas sytë s’po di ku me i ndalë!Shpirti yt çarçaf i bardhën’qiell të k’tij Marsindër gëzhoja kallashnikovi varë.

    Fjalët e tuambi krahë zogjsh mbetë,dhimbja jote zbathë vrapon qiejshe s’ndalet as ndër barakate mbytuna lotësh,as ndër brraka kohnash t’liga

    Nyje në shpirt, o nanëkjo lamtumirë e beftë!

    Ike si engjujt ikinsi bora bahet kaltërsi u bane,humbe nëpër kët t’vrazhdë marsi,e s’di mos je mshehë mbas ndoj fije bari;a mos kputë ndoj lule vjollce kund,mos n’sqep të ndoj sythi je futëo ndjek me petka nate kometënm’u rishfaqë mbas njiqind vjetësh?

    Poezinë e plotë e gjeni KËTU

  • “Komunikimi satelitor #3”, poezi nga Jack Micheline

    “Komunikimi satelitor #3”, poezi nga Jack Micheline

    I dashur Charles:Mora dje çeqet e tuNuk kërkoj gjykimin tënd për hebrenjtë apo Jetët e pandershmeDo ta vlerësoja nëse do t’i mbaje për vete mendimet e tua të fortaama duke të njohur ty, është e pamundur.Dua që ta dish se unë jam njeriu i vetvetespavarësisht se çfarë mendonmund të përpiqesh të më blesh, ama ti nuk mund të jesh unë.Nuk jemi aq të fortë dhe të shkëlqyer sa mund të jesh tiDobësia, turpi, dyshimet, kundërshtitë e mia janëndryshime të shpejtamjedisore, unë jam luftëtar jo bythëlëpirës.Shenjtor dhe Mëkatar, të gjitha në një.Këto janë kohë të vështira tashNuk jam më djalë i ri dhe nuk mund të jetoj një jetë emocionuesenjashtu siç jam mësuar,Ajo që admiroj tek njeriu është fisnikëria e tij, krenaria e tij. Më mungoninteligjenca bazëJam kokëfortë, mizor sall me veten time,Kështu që të kërkoj të jesh i duruar,Gjithmonë kam qenë i ndarë midis dashurisë dhe urrejtjes,Gëzimit dhe trishtimit.Jeta dhe Vdekja, jeta nuk është lojë.Me ose pa ty unë do të mbijetoj

    Përktheu: Fadil Bajraj

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    KENNETH KOCH: NJË RECENSION

  • Sergej Esenin: Lutja e nënës

    Sergej Esenin: Lutja e nënës

    Poezi nga Sergej Esenin

    Në periferi të fshatit, në një izbë, krejt e vetmuarnjë nënë plakë para ikonës, po lutet e gjunjëzuar.Lutet për djalin e vetëm, vajti kohë që s’ i ka shkruar,pse lufton në dhe të huaj, atdheun për të shpëtuar.Lutet nëna e mjeruar dhe fshin lotët që e verbojnë,atëherë syri i mjegulluar sajon pamje që e tmerrojnë.E çon në një fushë beteje, lufta ende s’ ka filluar,sheh djalin e saj hero, të vrarë, me lavdi mbuluar.Përmbi gjoks njollat e gjakut përshkënditje e flakëruar,dhe flamurin e armikut, dorë e ngrirë e mban shtrënguar.Ngazëllimi drithërues i ngrin gjakun plot trishtim,kokë e saj e zbardhëlluar mbi pëllëmbët gjen strehim.I mbulon vetullat, ballin, floku i rrallë që ndrin nën zjarr,por tashmë, lotët që rrjedhin ngjajnë porsi margaritarë.1914

    Shqipëroi: Arqile Garo

    ObserverKult

    ——————————

    Lexo edhe:

    PARA VDEKJES ESENIN E SHKROI KËTË POEZI. A E DINI ME ÇKA?

    Sergej Esenin u lind në 3 tetor 1895 dhe u nda nga jeta më 28 dhjetor 1925. Ai ishte poet lirik rus dhe njihet si një nga poetët më të famshëm dhe të mirënjohur të shekullit të 20-të. Ishte vetëm 30 vjeç kur e la këtë botë, i lodhur e i dërmuar nga gjithçka kishte jetuar…

    Jeta

    Sergej Esenin u lind në Konstantinovo në Ryazan Governorate të Rusisë Perandorake në një familje fshatare. Ai e kaloi shumicën e fëmijërisë së tij me gjyshërit, të cilët esencialisht e edukuan atë. Ai filloi të shkruante poezi që në moshën 9 vjeçare.

    Në vitin 1912, Esenin u zhvendos në Moskë. I mbulonte shpenzimet duke punuar si korrektor teknik në një kompani printimi. Një vit më pas ai u regjistrua në Moscow Charnyavsky University si një student i jashtëm dhe studioi atje për një vit e gjysmë. Poezitë e tij të hershme u inspiruan nga folklori rus.

    Në vitin 1915, ai u zhvendos në Petrograd. Aty u njoh me poetë si Alexander Blok, Sergey Gorodetsky, Nikolai Klyuev dhe Abdreu Bely dhe u bë i njohur në rrethin letrar. Blok-u i dha ndihmë të veçantë në promovimin e karrierës së hershme si poet. Esenin tha se Bely i dha atij kuptimin e formës. Bloku dhe Klyeuvi ia mësuan lirikën…

    Tekstin e plotë e gjeni KËTU

  • *Mirë, poezi nga Arti Lushi

    *Mirë, poezi nga Arti Lushi

    Sa hyri në shtëpiPati parandjenjën që e kish tradhtuar e shoqja.Shenjat ishin aty:Bredhi qe rrëzuar,Enët pa larëDhe një majmun lodër përplaste kryet në mur.Hoqi këpucët,U mbështet në divan,Dhe duke qëruar një portokallU ftillua “Po unë nuk kam grua”U mbush me aromë boje këpucësh.U ndie mirë.Vetëm por mirë.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    ARTI LUSHI: TAKIMI ME ISH-GRUAN DO JETË I SIKLETSHËM…