Tag: podgoricë

  • 113 vjetori i Pavarësisë festohet në Podgoricë, i pranishëm dhe presidenti Jakov Milatović

    113 vjetori i Pavarësisë festohet në Podgoricë, i pranishëm dhe presidenti Jakov Milatović

    Në Podgoricë u mbajt mbrëmë ceremonia solemne e 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Mal të Zi. Në një atmosferë festive morën pjesë rreth 550 të ftuar, mes tyre Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatović, anëtarë të Qeverisë, ambasadorë dhe personalitete nga jeta kulturore e shoqërore.
    Në fjalën e saj, Ambasadorja Zhaklina Peto theksoi rëndësinë historike të 28 Nëntorit dhe marrëdhëniet e ngushta mes dy vendeve, duke vlerësuar rolin e komunitetit shqiptar në Mal të Zi.

    Në fokus të eventit ishte trashëgimia kulturore dhe kulinaria shqiptare, me paraqitjen e veshjeve tradicionale, kërcimin e Tropojës, si dhe promovimin e pasurive të mbrojtura nga UNESCO: Xhubletës dhe Lumit të Vjosës. Mbrëmja u mbyll me gatime tradicionale shqiptare dhe një atmosferë të ngrohtë mikpritjeje.

  • Vrau bashkëkombësin në Podgoricë, ngrihet aktakuzë për vrasje kundër shtetasit shqiptar

    Vrau bashkëkombësin në Podgoricë, ngrihet aktakuzë për vrasje kundër shtetasit shqiptar

    Prokuroria e Lartë e Shtetit në Podgoricë, pas kryerjes së një hetimi, ngriti një aktakuzë kundër shtetasit shqiptar Eduard Berisha (23), i cili dyshohet për vrasjen e bashkëkombësit të tij Binak Kabashaj më 29 maj në Podgoricë.

    Ai akuzohet për veprën penale të vrasjes së rëndë dhe për veprën penale të mbajtjes pa leje të armëve dhe eksplozivëve.

    Aktakuza iu dorëzua Gjykatës së Lartë në Podgoricë për shqyrtim.

    “Aktakuza e ngarkon të pandehurin E.B se më 29.05.2025 në Podgoricë, në një vend publik, nga një armë zjarri – pistoletë, ka qëlluar disa predha drejt personave B.K dhe B.B, duke rezultuar në vdekjen e tij, ndërsa duke qëlluar disa predha ai ka rrezikuar edhe jetën e personave B.B, S.G dhe R.R, të cilët ishin pranë viktimës”, njoftoi Prokuroria e Lartë e Shtetit./ Vijesti.

  • Mali i Zi rikthen vizat për Turqinë pas përleshjeve të dhunshme në Podgoricë

    Mali i Zi rikthen vizat për Turqinë pas përleshjeve të dhunshme në Podgoricë

    Mali i Zi ka pezulluar përkohësisht regjimin pa viza për qytetarët turq, pas disa ngjarjeve të dhunshme që ndodhën në fundjavë në Podgoricë.
    Vendimi u mor pas incidentit ku një shtetas malazez u plagos me thikë nga një grup personash turq dhe azerbajxhanas, ngjarje që më pas shkaktoi reagime të forta dhe akte vandalizmi kundër turqve në qytet.
    Sipas policisë, dy persona, një turk dhe një azerbajxhanas, janë arrestuar si autorë të plagosjes, ndërsa rreth 45 të tjerë, kryesisht shtetas nga Turqia dhe Azerbajxhani, u ndaluan për verifikime lidhur me qëndrimin e tyre në vend. Tetë prej tyre janë dëbuar, ndërsa shtatë janë gjobitur.
    Pas ngjarjes, disa banorë të Podgoricës kanë sulmuar lokale dhe automjete me targa turke, ndërsa një restorant në pronësi të një shtetasi turk u shkatërrua plotësisht. Policia ndërhyri për të shmangur përshkallëzimin e situatës dhe paralajmëroi kontrolle të shtuara ndaj të huajve që qëndrojnë në territorin e Malit të Zi.
    Kryeministri Milojko Spajiç tha se vendimi për pezullimin e regjimit pa viza është marrë për “të ruajtur rendin dhe sigurinë publike”, ndërsa paralajmëroi që Turqia dhe Mali i Zi do të zhvillojnë bisedime për të gjetur një zgjidhje të përbashkët.
    Presidenti Jakov Milatoviç dhe ministri i Jashtëm Ervin Ibrahimoviç dënuan ashpër dhunën, duke bërë thirrje për qetësi dhe duke theksuar se “nuk duhet të ketë ndëshkim kolektiv apo stigmatizim të një populli të tërë”.
    Ndërkohë, Ministri i Brendshëm Danilo Sharanoviç deklaroi se në Mal të Zi jetojnë rreth 13 mijë shtetas turq, dhe se institucionet do të garantojnë sigurinë e tyre, por edhe respektimin e ligjeve të vendit.
    Zyrtarisht, vendimi për pezullimin e regjimit pa viza do të hyjë në fuqi menjëherë pas publikimit në Fletoren Zyrtare, ndërsa për shtetasit turq që duan të udhëtojnë apo të qëndrojnë në Mal të Zi do të zbatohet një procedurë e përshpejtuar për marrjen e vizës.

  • Turqit ‘trazojnë’ Malin e Zi, arrestime në Podgoricë dhe rikthim vizash për qytetarët turq

    Turqit ‘trazojnë’ Malin e Zi, arrestime në Podgoricë dhe rikthim vizash për qytetarët turq

    Qeveria malazeze forcon kontrollet ndaj shtetasve turq pas përleshjeve dhe arrestimeve
    Qeveria e Malit të Zi njoftoi të hënën pezullimin përkohshëm të regjimit pa viza për shtetasit e Turqisë, një masë që hyri në fuqi menjëherë pas publikimit në Gazetën Zyrtare dhe u justifikua si nevojë për të rishikuar mekanizmat e kontrollit të lëvizjes dhe qëndrimit të të huajve në vend.
    Vendimi përfshin procedurë të përshpejtuar për dhënien e vizave, me qëllim që të minimizohen efektet negative për qytetarët turq që tashmë kishin udhëtuar ose planifikonin të vinin në Mal të Zi.
    Ky veprim i qeverisë erdhi pas një operacioni policor në Podgoricë, ku u ndaluan rreth 50 shtetas të Turqisë dhe Azerbajxhanit, ndërsa u arrestuan dy persona, një turk dhe një azerbajxhanas, të dyshuar për përfshirje në një sulm me thikë ndaj një 25-vjeçari nga Podgorica, në lagjen Zabjelo, gjatë natës midis së shtunës dhe së dielës. Autoritetet njoftuan se incidentet e fundit dhe çështjet e ligjshmërisë së qëndrimit të disa shtetasve të huaj e bënë të domosdoshëm rishikimin e politikës së vizave dhe forcimin e kontrolleve.
    Pas arrestimeve, situata në terren u tensionua. Një grup qytetarësh u mblodh përpara ndërtesave ku qëndronin shtetasit turq, duke brohoritur parulla me përmbajtje urrejtjeje dhe thirrje për dhunë, si “Vrite turkun”. U dëmtuan disa automjete dhe një objekt në pronësi të qytetarëve turq, ndërsa policia ngriti perimetra sigurie dhe vendosi dhjetëra makina para Ambasadës turke në Podgoricë. Prokuroria e Lartë e Shtetit nisi hetimet për nxitje të urrejtjes kombëtare dhe racore, ndërkohë që dy të dyshuarit për përleshjen fillestare u akuzuan për veprën penale të sjelljes së dhunshme.
    Qeveria malazeze theksoi se po kujdeset për interesat e rreth 13 mijë qytetarëve turq që ndodhen aktualisht në vend dhe se masa e pezullimit nuk do të ndikojë në marrëdhëniet dypalëshe me Ankaranë. Podgorica premtoi se do të ndërmarrë hapa për të siguruar qëndrimin e ligjshëm dhe të qetë të tyre dhe se ky vendim është pjesë e harmonizimit të politikës së vizave me Bashkimin Evropian.
    Reagimet institucionale ishin të menjëhershme. Presidenti Jakov Millatoviq dënoi sulmin dhe u bëri thirrje qytetarëve për qetësi, duke paralajmëruar kundër stigmatizimit kolektiv. Ministri i Brendshëm Danilo Sharanoviq hodhi poshtë pretendimet se në Mal të Zi qëndrojnë mbi 100 mijë shtetas turq, duke sqaruar se numri real është 13.000, prej të cilëve 80 kanë qëndrim të përhershëm. Edhe partitë politike, përfshirë Partinë e Boshnjakëve, dënuan gjuhën e urrejtjes dhe kërkuan ndëshkimin e autorëve, pavarësisht origjinës së tyre etnike.
    Nga Ankaraja, Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë reagoi duke shprehur shqetësim dhe duke njoftuar se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet malazeze për garantimin e sigurisë dhe mirëqenies së shtetasve turq në Mal të Zi. Autoritetet turke theksuan se ngjarjet po monitorohen nga afër dhe se bashkëpunimi diplomatik me Podgoricën do të vijojë për të zgjidhur çdo situatë që mund të kërcënojë qytetarët turq.
    Ngjarjet ndodhën në një moment kur në Mal të Zi është rritur ndjeshëm prania e grupeve të huaja kriminale, veçanërisht turke, ruse dhe gjeorgjiane, të përfshira në trafik droge, pastrim parash dhe trafikim të qenieve njerëzore, sipas raportit të fundit të Qeverisë për Krimin e Organizuar. Sipas të dhënave zyrtare, në Mal të Zi janë të regjistruara 11 grupe të krimit të organizuar me rrezik të lartë, ndërsa gjatë muajve të fundit janë shtuar përplasjet midis klaneve që kontrollojnë kontrabandën ndërkombëtare të drogës.
    Pezullimi i regjimit pa viza, në këtë kontekst, shihet si masë e fortë për të rikthyer kontrollin mbi flukset e migracionit dhe për të penguar infiltrimin e strukturave të paligjshme në territorin malazez. Megjithatë, analistët paralajmërojnë se reagimet emocionale dhe masat e nxituara mund të rrezikojnë të përkeqësojnë tensionet etnike dhe të dëmtojnë marrëdhëniet tradicionale me Turqinë, një vend që ka luajtur rol të rëndësishëm ekonomik dhe diplomatik në rajon.
    Reagimi më i ashpër erdhi nga gazetari i njohur turk Ibrahim Haskoglu, i cili në rrjetin social X iu drejtua kryeministrit malazez Milojko Spajiç me akuza të rënda. Ai tha se “nuk mund ta bësh të gjithë Turqinë të paguajë për këtë” dhe e akuzoi Spajiçin se ka pranuar në vendin e tij persona të përfshirë në pastrim parash dhe mashtrime nga Turqia, pa organizuar kurrë ekstradimin e tyre. Sipas Haskoglut, “njerëz të tillë kanë filluar të marrin kontrollin e vendit tënd dhe ti i ke kanalizuar të ardhurat e parave të tyre të pista në ekonominë tënde. E ke shkaktuar vetë këtë situatë dhe tani po përpiqesh ta mbulosh duke ndëshkuar të gjithë qytetarët turq për të qetësuar zemërimin e brendshëm”.

  • Tuneli misterioz drejt Gjykatës së Lartë në Podgoricë, lirohen të gjithë të akuzuarit për mungesë provash

    Tuneli misterioz drejt Gjykatës së Lartë në Podgoricë, lirohen të gjithë të akuzuarit për mungesë provash

    Një gjykatë në Mal të Zi ka liruar tetë personat e akuzuar për gërmimin e një tuneli 30 metra të gjatë që çonte në depozitën e Gjykatës së Lartë në Podgoricë, me arsyetimin se nuk ekzistojnë prova që i lidhin ata me krimin.
    Tuneli, i zbuluar më 11 shtator 2023, kishte nisur nga një banesë e marrë me qira pranë Gjykatës dhe përfundonte në depo, ku ruheshin rreth 100 mijë sende provash, përfshirë nëntë tonë drogë, qindra armë, municione dhe materiale gjyqësore. Megjithatë, deri më sot nuk është përcaktuar se çfarë mund të jetë vjedhur.
    Gjykata Themelore arsyetoi se asnjë gjurmë ADN-je e gjetur në tunel, banesë apo depo nuk i përkiste të pandehurve. Për më tepër, një pjesë e të akuzuarve kishin alibi të verifikuara, ndërsa provat vizuale u konsideruan të paqarta për identifikim.
    Rasti ka ngritur dyshime të mëdha mbi sigurinë e institucioneve shtetërore, pasi Gjykata e Lartë ndodhet në zemër të Podgoricës, pranë Parlamentit, Qeverisë dhe ndërtesës së Presidentit. Ish-kryeministri Dritan Abazoviq pati deklaruar në atë kohë se çështja ishte “e zgjidhur”, por ekspertët paralajmëruan se vizitat e tij dhe të zyrtarëve të tjerë në vendngjarje mund të kenë kompromentuar provat.
     

  • Kreu i SPAK vizitë në Podgoricë/ Dumani takim me Kryeprokurorin Special, zbulohet axhenda

    Kreu i SPAK vizitë në Podgoricë/ Dumani takim me Kryeprokurorin Special, zbulohet axhenda

    Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Malin e Zi. Dumani u takua me homologun e tij malazezs Vladimir Novoviç. Në fokus të takimit ishte bashkëpunimi mes dy institucioneve në zbulimin dhe ndjekjen penale të autorëve të trafikut të narkotikëve në të dy vendet dhe lufta ndaj krimit të organizuar.
    “Drejtuesi i SPAK, z. Altin Dumani, u takua sot në Podgoricë me Kryeprokurorin Special të Malit të Zi, z. Vladimir Novovi?.
    Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i shkëlqyer mes dy institucioneve në luftën kundër krimit të organizuar transnacional, me theks të veçantë në zbulimin dhe ndjekjen penale të autorëve të trafikut të lëndëve narkotike, në të dy vendet,” thuhet në njoftimin zyrtar në faqen e SPAK në rrjetet sociale.

  • Ndërpritet shfaqja e filmit ‘Lejleku’ në Podgoricë, reagon edhe BE

    Ndërpritet shfaqja e filmit ‘Lejleku’ në Podgoricë, reagon edhe BE

    Filmi “Lejleku” i regjisorit Isa Qosja, i cili mori pjesë në festivalin e filmit Xhada në Podgoricë, u ndërpre derisa po shfaqej për publikun në mjedis të hapur më 3 shtator.

    Bajrush Kajtazi producent i filmit përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se shfaqja e filmit u ndërpre për shkak të pakënaqësive të shprehura zëshëm nga një grup personash ende të panjohur, të cilëve, siç thuhet, u pengoi fakti që filmi ishte në gjuhën shqipe.

    “Ky është një akt i turpshëm dhe i papranueshëm, por fakti që Lejleku ngjalli reagime kaq të forta tregon fuqinë e tij: ky film hap dialog, sfidon tabutë dhe prek plagë që disa përpiqen t’i fshehin”, ka shkruar ai.

    Tutje ai ka thënë se si producent, thotë me krenari se Lejleku do të vazhdojë rrugëtimin e tij në festival, kinematë dhe hapësirat kulturore të rajonit dhe të Evropës.

    “Ky film është dëshmi se arti shqip ka zë, ka dinjitet dhe ka mbështetje të forte ndërkombëtare dhe ky zë nuk do të heshtet kurrë, ka shkruar Kajtazi.

    Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe zyra e BE-së në Podgoricë duke thënë se “liria e shprehjes artistike është një nga vlerat thelbësore të demokracisë”./KultPlus.com

  • Shfaqja e filmit të Isa Qosjes ndërpritet në Podgoricë, organizatorët kërkojnë ndjesë

    Shfaqja e filmit të Isa Qosjes ndërpritet në Podgoricë, organizatorët kërkojnë ndjesë

    Në Podgoricë, mbrëmjen e kaluar është ndërprerë shfaqja e filmit “Lejleku” të regjisorit Isa Qosja, e cila u zhvillua në kuadër të Džada Film Fest. Ngjarja u zhvillua në rrugën “27 Marsi” në Zabjelo, ku, sipas dëshmitarëve, një grup të rinjsh shprehën pakënaqësi për faktin se filmi ishte në gjuhën shqipe, gjë që solli ndërprerjen e shfaqjes. Në vendngjarje më pas mbërriti edhe policia.

    Organizatorët e festivalit reaguan menjëherë duke sqaruar se projekcioni u ndërpre për arsye sigurie.“Edhe pse besojmë në lirinë e shprehjes artistike dhe në dialogun që nxit kinemaja, vendosëm ta ndalim shfaqjen nga parimi i kujdesit. Policia ishte e pranishme me detyrë zyrtare. Na vjen keq për pakënaqësitë e shkaktuara, por vazhdojmë më tutje me të njëjtin entuziazëm, sepse kinemaja është hapësirë për të gjithë,” theksoi organizatori në komunikatën e tij.

    Festivali Džada promovon bashkëjetesën, respektimin e diversitetit dhe shikimin e filmave nën qiell të hapur.

    Filmi “Roda” e ka pasur premierën në Mal të Zi fundvitin e kaluar dhe është shfaqur tashmë në disa qytete, përfshirë Tuzin, Barin dhe gjatë Festivalit të Filmit në Herceg Novi. Subjekti i tij zhvillohet në një zonë kufitare mes Malit të Zi dhe Shqipërisë dhe trajton temat e mentalitetit, patriarkatit dhe jetës në hapësirat e izoluara.

    Regjisori Isa Qosja, i lindur në Vuthaj, Mal të Zi, është një nga emrat më të njohur të kinemasë shqiptare, me vepra të vlerësuara ndërkombëtarisht, përfshirë filmin “Proka” (1988), i cili është shpërblyer në Festivalin e Kanës./KultPlus.com

  • Mali i Zi ‘pushtohet’ nga zjarret, kërkohet ndihmë ndërkombëtare për shuarjen e flakëve nga ajri

    Mali i Zi ‘pushtohet’ nga zjarret, kërkohet ndihmë ndërkombëtare për shuarjen e flakëve nga ajri

    Mali i Zi po lufton ende me zjarret, të cilat po shpërthejnë në disa lokacione dhe njëri prej tyre i është afruar kryeqytetit, duke shkaktuar pezullimin e trafikut në rrugën Podgoricë-Cetinje për një kohë.

    Përveç Podgoricës, zjarre kanë rënë edhe në Nikshiq, Bijelo Polje, Çanj, Buljaricë. Situata më kritike ishte në Buljaricë dhe Çanj ndërsa në Podgoricë më e rëndë ishte në Piperi, Smokovc, Kakaritska Gora dhe Doljani, njoftuan mediat lokale.

    “Të gjitha objektet që u kërcënuan mbrëmë janë aktualisht nën mbrojtje”, tha drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit, Miodrag Besoviq.

    Ai shtoi se zjarrfikësit nga Tivati, Kotori, Herceg Novi, Danilovgradi, Cetinja, Berana, Zhabljaku, Plevlja dhe Bijelo Polja mbërritën në Podgoricë dhe se shuarja e zjarrit po vështirësohet nga erërat e forta që, sipas parashikimeve, do të vazhdojnë të martën. Në Piperi, qytetarët janë pa ujë dhe energji elektrike mëngjesin e sotëm.

    Mali i Zi ka vendosur të gjitha burimet e disponueshme për të shuar zjarrin, me anëtarë të shërbimeve të mbrojtjes dhe shpëtimit, njësi ajrore dhe helikopterësh, ushtrinë, kompanitë lokale të shërbimeve dhe qytetarët që punojnë në terren ditë e natë.

    Është kërkuar gjithashtu ndihmë nga vendet fqinje si dhe ndihmë ndërkombëtare për të shuar zjarrin nga ajri.

    “Aktualisht, zjarret janë aktive në komunat e Podgoricës, Budvës, Tivarit, Nikshiqit, Shavnikut dhe Bijelo Poljes. Të gjitha njësitë e disponueshme të Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit, Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Ushtrisë së Malit të Zi si dhe shoqatave vullnetare të zjarrfikësve janë të angazhuara në shuarjen e tyre”, deklaroi Ministria e Brendshme e Malit të Zi duke kërkuar ndihmë ndërkombëtare për shuarjen e zjarreve pyjore nga ajri.

  • Kush është në foto/ gjejeni pa klikuar në artikull

    Kush është në foto/ gjejeni pa klikuar në artikull

    Isa Boletini

    Isa bej Boletini i njohur edhe thjesht si Isë Boletini (Boletin, 15 janar 1864 – Podgoricë, 23 janar 1916) ka qenë kryengritës shqiptar në Vilajetin e Kosovës, pjesëmarrës në rini në veprimet e Lidhjes së Prizrenit. Më pas shërbeu si kryetar i rojeve të pallatit sulltanor, prej ku u kthye me nishane (grada) dhe çifligje, pas ardhjes së xhonturqve dhe masave të tyre drejtoi kryengritjet e 1910 dhe atë të 1912. U caktua ndër rojet e Princ Vidit gjatë sundimit të tij jetëshkurtër. U vra gjatë një shkëmbimi zjarri me malazezët në Podgoricë së bashku me 17 shoqëruesit e vet.

    U lind në kullën e familjes në Boletin, pranë Mitrovicës, asokohe në sundimin e Perandorisë Osmane, i biri i Ademit të Murselit dhe Aishes. Familja e tij i takonte vëllazërisë Maksutaj të fisit të Shalës. Ishin zhvendosur nga Isniqi i Deçanit për në Boletin për punë gjaku.