Tag: podcastin

  • Sms e Belës  që tronditi Edi Ramën dhe e hodhi në sulm kundër SPAK

    Sms e Belës që tronditi Edi Ramën dhe e hodhi në sulm kundër SPAK

    Ditën e sotme Edi Rama në Podcastin e tij sulmoi prokurorët dhe gjyqtarët e SPAK duke e konsideruar veprim antiligjor pezullimin e Ballukut. “Një debat i hatashëm ka mbushur boshllëkun e klubeve mediatike e të pasqyrave sociale të javës, pasi një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë, kokë më kokë e pezulluan një anëtar të kabinetit qeveritar”, deklaroi Edi Rama duke e konsideruar grabitjen e shekullit të bërë nga krahu i tij i djrthtë  si lojë mediatike. Pavarësisht se Edi Rama sa herë i dalin hajdutë nga qeveria apo vjedhje nga banda e qeverisë lëshohet në akuza ndaj medieve, gjë që është rutinë  e përditshme e tij, sot doli pas disa sms rresht të Ballukut në drejtim të tij.
    Një nga sms e nisur  nga Balluku në drejtim të tij ishte: “ Pallosh mos kujto se do e hedhësh si  me ata lepurushat apo tigrat e letrës me mua. Dil e më mbro se kam inboxin plot me urdhërat e tua për Tunelin, Portin e Durrësit, aeroporte, porte, eco parqe dhe inceneratorë etj, etj, “.
    Megjithëse Edi Rama është munduar ta shmangë Belën, pas sherrit 7 orësh në kryeministri, duke u distancuar një sms tjetër e detyroi që të dilte që në pikë të mëngjezit për të bërë sulmet ndaj SPAK dhe kërcënimet ndaj Gjykatës Kushtetuese që mos tentojë  të lërë në fuqi pezullimin e Ballukut. A  janë 70 sms me Berberin që i disponon dhe Balluku, sms për Pasha Limanin për t’ja dhënë Ardit, apo urdhri për të hequr Lochheet Martin nga qarkullimi?
    Pasi mori në mëngjes këto sms nga Bela u detyrua të dilte me urgjencë në Podcastin e tij duke sokëllitur kundër drejtësisë.
    Lind pyetja: Çfarë përmbante kjo sms kaq e frikshme e Belës në drejtim të Palloshit, që e detyroi të reagonte pas një heshtje të gjatë?
    Pallosh po të troket ora, tik-tak…
     

  • “Vuaj nga pakënaqësia”/ Rama në podcastin “Flasim”: Gjithmonë kërkoj të bëj më mirë

    “Vuaj nga pakënaqësia”/ Rama në podcastin “Flasim”: Gjithmonë kërkoj të bëj më mirë

    “Unë vuaj nga pakënaqësia. Ata që më njohin nga afër e dinë shumë mirë këtë gjë, ata që më shikojnë nga larg nuk e besojnë këtë që them. Me aq sa kam arritur të kuptoj është që në distancë, perceptimi që krijoj është shumë i ndryshëm nga ai që jam në të vërtetë. Nëse në distancë mund të dukem si një njeri që i di të gjitha, në fakt vuaj nga pakënaqësia, jam i pakënaqur me çdo gjë që bëj. Nuk them që po, këtu jam happy, sepse nëse do të ketë një gjë që do të jem i kënaqur pa kushte, besoj do të arrij ta shoh momentin e hyrjes në BE. Është apokale, historike.
    Ndërsa të gjitha arritjet e tjera, për të cilat nuk ankohem, por i shpreh me një ndjenjë pakënaqësie ndaj vetes jo nga mundësitë që më janë dhënë. Në çdo gjë e mendoj që mund t’i kisha bërë më mirë, mund ti kisha bërë më mirë. Unë jam shumë i vështirë në debat dhe i mbroj me shumë forcë bindjet e mija, duhet bërë kjo gjë. Por jam shumë i hapur për të bërë më mirë, edhe për të kuptuar edhe se ku tjetri mbase e ka më mirë ose unë e kam gabim. Por nuk e tregoj. Që i vogël e kam pasur, i pathyeshëm në kokëfortësinë për të nxjerrë timen”, u shpreh Rama në podcastin “Flasim”.

  • Kandidatët e PS “vihen në garë” në podcastin e Ramës/ Ja parashikimi i tyre për zgjedhjet

    Kandidatët e PS “vihen në garë” në podcastin e Ramës/ Ja parashikimi i tyre për zgjedhjet

    Kryeministri Edi Rama, ka ftuar ditën e sotme në podcastin e tij “Flasim” kandiatët, të cilët do të marrin pjesë në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit. Në fund të podcasit, Rama u ka kërkuar kandidatëve të bëjnë një parashikim mbi zgjedhjet, të cilat do të mbahen të dielën.
    Kandidatja e Vlorës tha se mendon se do të marrë 80% të votave, ndërsa kandidati i Tepelenës tha se mendon se do të marrë 83% të votave.
    Biseda:
    Edi Rama: Në fund fare një parashikim. Sa përqind do të marrësh ti ?
    Brunilda Mersini: Unë shpresoj të marr 80% të votave
    Edi Rama: 80% të votave?
    Brunilda Mersini: Po
    Edi Rama: Po ti sa përqind do të marrësh?
    Gramoz Sako: Po rreth 83% besoj.
    Edi Rama: 83% As 2 as 4. Ta shikojmë. Po ti sa do të marrësh ?
    Ervin Ceca: Unë po tregohem më konservativ po them 75%.
    Edi Rama: Po ti sa do të marrësh?
    Altin Bojni: 65%
    Edi Rama: Të isha në vendin tënd, matjanëve do tu thoja 51%. Po ti sa do të marrësh ?
    Florenc Doka: Thash se do ta mundim Tepelenën por po them 71%.
    Edi Rama: Po mirë, hajde për hajër.

  • “Sa përqind do fitosh ti? Po ti?”, kandidatët vihen në garë në podcastin e Ramës: Vlora: Unë do marr 80%. Tepelena: Unë besoj 83%

    “Sa përqind do fitosh ti? Po ti?”, kandidatët vihen në garë në podcastin e Ramës: Vlora: Unë do marr 80%. Tepelena: Unë besoj 83%

    Një ditë para heshtjes zgjedhore, kryetari i PS-së, Edi Rama ka ndryshuar edhe ditën kur e publikon podcastin e tij “Flasim”.

    Këtë herë në tryezën e kreut të socialistëve ishin ulur pesë kandidatët e PS-së për bashkitë ku të dielën do të mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale.
    Pas një bisede të gjatë me ta, në fund, Rama i ka kërkuar secilit nga një parashikim se si do të dalin në këto zgjedhje.
    Të favorizuar edhe nga mungesa e fushatës nga opozita, e cila këtë herë ka vendosur të mbështesë kandidatë të pavarur, socialistët duket se i kanë hyrë garës me njeri-tjetrin se kush do të fitojë më shumë.
    Biseda:
    Edi Rama: Në fund fare një parashikim. Sa përqind do të marrësh ti?
    Brunilda Mersini: Unë shpresoj të marr 80% të votave
    Edi Rama: 80% të votave?
    Brunilda Mersini: Po
    Edi Rama: Po ti sa përqind do të marrësh?
    Gramoz Sako: Po rreth 83% besoj.
    Edi Rama: 83% As 2 as 4. Ta shikojmë. Po ti sa do të marrësh?
    Ervin Ceca: Unë po tregohem më konservativ po them 75%.
    Edi Rama: Po ti sa do të marrësh?
    Altin Bojni: 65%
    Edi Rama: Të isha në vendin tënd, matjanëve do tu thoja 51%. Po ti sa do të marrësh?
    Florenc Doka: Thash se do ta mundim Tepelenën por po them 71%.
    Edi Rama: Po mirë, hajde për hajër.

    Top Channel

  • “Sa përqind do fitosh ti? Po ti?”, kandidatja e Vlorës në podcastin e Ramës: Unë do marr 80%. Kandidati i Tepelenës: Unë besoj 83%

    “Sa përqind do fitosh ti? Po ti?”, kandidatja e Vlorës në podcastin e Ramës: Unë do marr 80%. Kandidati i Tepelenës: Unë besoj 83%

    Një ditë para heshtjes zgjedhore, kryetari i PS-së, Edi Rama ka ndryshuar edhe ditën kur e publikon podcastin e tij “Flasim”.

    Këtë herë në tryezën e kreut të socialistëve ishin ulur pesë kandidatët e PS-së për bashkitë ku të dielën do të mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale.
    Pas një bisede të gjatë me ta, në fund, Rama i ka kërkuar secilit nga një parashikim se si do të dalin në këto zgjedhje.
    Të favorizuar edhe nga mungesa e fushatës nga opozita, e cila këtë herë ka vendosur të mbështesë kandidatë të pavarur, socialistët duket se i kanë hyrë garës me njeri-tjetrin se kush do të fitojë më shumë.
    Biseda:
    Edi Rama: Në fund fare një parashikim. Sa përqind do të marrësh ti?
    Brunilda Mersini: Unë shpresoj të marr 80% të votave
    Edi Rama: 80% të votave?
    Brunilda Mersini: Po
    Edi Rama: Po ti sa përqind do të marrësh?
    Gramoz Sako: Po rreth 83% besoj.
    Edi Rama: 83% As 2 as 4. Ta shikojmë. Po ti sa do të marrësh?
    Ervin Ceca: Unë po tregohem më konservativ po them 75%.
    Edi Rama: Po ti sa do të marrësh?
    Altin Bojni: 65%
    Edi Rama: Të isha në vendin tënd, matjanëve do tu thoja 51%. Po ti sa do të marrësh?
    Florenc Doka: Thash se do ta mundim Tepelenën por po them 71%.
    Edi Rama: Po mirë, hajde për hajër.
     
     
     
     

    Top Channel

  • LIVE- Zgjedhjet e 9 Nëntorit/ Rama në Podcastin “Flasim”, të ftuar kandidatët e PS për 5 bashkitë

    LIVE- Zgjedhjet e 9 Nëntorit/ Rama në Podcastin “Flasim”, të ftuar kandidatët e PS për 5 bashkitë

    Kryeministri Edi Rama ka ftuar në podcastin “Flasim” kandidatët socialistë në pesë bashkitë që shkojnë në zgjedhjet e pjesshme lokale të dielën. Brunilda Mersini kandidon në Vlorë, Gramoz Sako në Tepelenë, Ervin Ceca në Berat ndërsa Florenc Doka në Cërrik, dhe Altin Bojni në Mat. 
    “Pasi nesër është heshtja zgjedhore dhe të dielën janë zgjedhjet. Këtu me mua është Bruna Mersini, ka ardhur e veshur me të zeza për të qenë në harmoni me dekorin,    Gramos Sako, Ervin Cece, Altin Bojni dhe Florenc Doka.”, tha Rama. 

  • Ministrja Evis Sala në podcastin “Flasim”, shpall prioritetet: Reformë në financimin e shëndetësisë dhe përmirësim i trajtimit onkologjik

    Ministrja Evis Sala në podcastin “Flasim”, shpall prioritetet: Reformë në financimin e shëndetësisë dhe përmirësim i trajtimit onkologjik

    Ministrja e Shëndetësisë Evis Sala, ka ndarë vizionin dhe objektivat kryesore për transformimin e sistemit shëndetësor në Shqipëri, gjatë një interviste në podcastin “Flasim” të kryeministrit Edi Rama. Në fokus të saj janë reformimi i financimit të shëndetësisë, përmirësimi i aksesit në trajtimin onkologjik, dhe ndërtimi i një strukture funksionale e të qëndrueshme menaxhimi.
    Sala u shpreh se një ndër sfidat kryesore është riorganizimi i mënyrës se si menaxhohet mjekësia dhe fondi i sigurimeve. Sipas saj, edhe pse mjekësia është falas për qytetarët, ajo ka një kosto reale që mbulohet nga shteti, ndaj është jetike krijimi i një sistemi transparent që përfshin sigurimet, kontrollin e kostove dhe financimin bazuar në rezultate.
    “Duhet të largohemi nga praktika e buxheteve historike dhe të ndërtojmë një sistem ku paratë ndjekin shërbimin dhe efektivitetin. Mjekësia nuk është falas ajo kushton, por ne duhet të garantojmë që qytetari ta marrë falas, pa kompromentuar cilësinë”, tha Sala.

    Me një përvojë të gjatë në fushën e onkologjisë, ministrja theksoi edhe rëndësinë e përmirësimit të trajtimit të pacientëve me sëmundje kancerogjene. Ajo shprehu angazhimin personal për të siguruar akses të plotë në barnat onkologjike, por brenda një protokolli të qartë dhe të standardizuar.
    “Kam përgjegjësi personale për onkologjinë. Duhet të sigurojmë që shërbimi të shkojë te pacienti dhe jo e kundërta. Qytetarët kanë nevojë për akses të drejtë dhe të lehtë në trajtim”, tha ajo.
    Ministrja ndau gjithashtu përjetimet e para në detyrë, duke i cilësuar si “sfida të bukura”, që kërkojnë jo vetëm reagim të shpejtë, por edhe zgjidhje afatgjata dhe sistematike. Ajo u shpreh e vendosur për të ndërtuar një skuadër profesionale dhe për të bashkëpunuar ngushtë me strukturat përkatëse për të përmbushur këto objektiva.
    “Ka vullnet dhe dëshirë për ndryshim. Ajo që kërkohet tani është një vizion i qartë dhe punë konkrete në terren”, përfundoi Sala.
    /vizionplus.tv

  • “Si ka mundësi që nuk të pyeti”/ Rama në podcastin “Flasim” me kandidaten për Tiranën, Ogerta Manastirliu

    “Si ka mundësi që nuk të pyeti”/ Rama në podcastin “Flasim” me kandidaten për Tiranën, Ogerta Manastirliu

    Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ka realizuar podcastin “Flasim” me Ogerta Manastirliun, kandidaten e PS-së për Bashkinë e Tiranës.
    “Nuk mbaj mend një herë tjetër kur kërkesat për intervistat në zyrën time të kenë qenë të panumërta si këtë herë për Diellin. Do të vijojmë të punojmë për këtë mandat të katërt deri në fund”, tha Rama.
    “Kam lindur në Tiranë me shumë njerëz përreth. Një kohë të madhe e kam shpenzuar në korridoret e Teatrit të Operas dhe Baletit. Më tha si ka mundësi që nuk të pyeti…”, u shpreh Ogerta Manastirliu.

  • Më tha si ka mundësi që nuk të pyeti…”/ Ogerta Manastirliu në podcastin e Ramës, çfarë mendon për Tiranën

    Më tha si ka mundësi që nuk të pyeti…”/ Ogerta Manastirliu në podcastin e Ramës, çfarë mendon për Tiranën

    “Nuk mbaj mend një herë tjetër kur kërkesat për intervistat në zyrën time të kenë qenë të panumërta si këtë herë për Diellin. Do të vijojmë të punojmë për këtë mandat të katërt deri në fund”, tha Rama.
    “Kam lindur në Tiranë me shumë njerëz përreth. Një kohë të madhe e kam shpenzuar në korridoret e Teatrit të Operas dhe Baletit. Më tha si ka mundësi që nuk të pyeti…”, u shpreh Ogerta Manastirliu.