Orinda Huta ka folur hapur për vendimin e saj për t’u shkëputur nga ekrani i televizionit dhe për t’iu dedikuar një formati që sot po njeh sukses të madh në tregun mediatik podcast-it. Formati i saj “Mam”, tashmë në sezonin e tretë, është kthyer në një pikë referimi për prindërimin, duke sjellë histori, sfida dhe biseda të vlefshme për nënat dhe baballarët. E ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Orinda tregoi se ideja lindi natyrshëm pas ardhjes në jetë të vajzës Atara. Ajo pranoi se ritmi intensiv i televizionit nuk i linte hapësirë të mjaftueshme për të qenë pranë familjes, ndaj podcast-i ishte zgjedhja e duhur.
Por ndryshimi nuk solli vetëm qetësi dhe ekuilibër familjar. Orinda pranoi se të ardhurat financiare nga podcast-i janë jo vetëm të qëndrueshme, por edhe më të mira se ato të televizionit tradicional.
“Të ardhurat janë vërtet të mira dhe janë tek unë, të gjitha. Plus Instagrami ka të ardhurat e veta dhe kur bashkohen bëjnë një paketë shumë të fortë,” – sqaroi ajo, duke theksuar se pavarësia e re profesionale i ka sjellë më shumë liri dhe stabilitet.
Me “Mam”, Orinda Huta duket se ka gjetur formulën ideale mes jetës personale dhe karrierës, duke e kthyer pasionin për komunikimin në një format modern, autentik dhe të suksesshëm.
Biseda;
Blendi Fevziu: Financiarisht, a ia vlen?
Orinda Huta: Po, ia vlen. Financiarisht ia vlen.
Blendi Fevziu: Ia vlen më shumë se një rrogë në media tradicionale?
Orinda Huta: Po, po, po, absolutisht ia vlen më shumë sesa një rrogë në televizion për faktin që ke pjesën e kohës që e ke totalisht tënden, mund të bësh shumë gjëra të tjera që ty të duhet të bësh, të hapësh edhe një biznes tëndin dhe të kesh gjëra që nuk t’i lejon dot koha në televizion sepse duhet të jesh aty, është respekti, të ftuarit, detyrohesh sepse nuk e ke në dispozicion ekipin gjithë kohës, janë disa gjëra që ti nuk i merr dot në televizion, plus që duhet të jesh aty kështu që unë këtë kohën nuk e doja më në këtë lloj forme dhe vendosa që t’i dedikohesha vetëm podcast-it dhe gjërave të tjera që janë pjesë pastaj.
Tag: podcast
-

Orinda Huta zbulon fitimet nga podcasti: Më shumë se rroga në televizion
-

Ibraj: Çfarë do arrijë PD-ja me foltoren 2? Muça: “Podcast-i” s’ka asnjë efekt!
Opozita mblidhet çdo të hënë para Kryeministrisë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe numrit 2 të qeverisë Belinda Balluku.
Kjo solli diskutime dhe debate në studion e QUO VADIS në Vizion Plus.
Deputeti Besart Xhaferri e konsideroi atë si një mjet për të rrëzuar kryeministrin, ndërsa avokati Kujtim Ibraj vuri në dyshim ndikimin e një foltoreje brenda partisë për të tërhequr vota.Ndërkohë gazetari Flogert Muça, me ironi e quajti si një podcast, ku Berisha po përdor një “strategji”.
Pjesë nga biseda:
Ibraj: Çfarë do arrinte PD-ja me Foltoren 2?
Xhaferri: Do rrëzojmë Ramën.
Ibraj: Foltorja është brenda partisë, si do t’i merrni votat?
Xhaferri: Ne i morëm votat, por na i vodhën.
Ibraj: Nuk jam për një foltore përballë kryeministrisë.
Muça: Besi thotë është një foltore, mund ta quajmë çfarëdo, podcast le ta quajmë. Këta kanë zgjedhur mënyra që qytetarët të vijnë tek këta. Doktori ka një strategji, por se çfarë, nuk e dimë. Ftojnë qytetarët të vinë çdo ditë. Përtej batutave, s’ka asnjë lloj efekti.
Ibraj: Ska kuptim.
/vizionplus.tv -

Elsa Lila thumbon Arbana Osmanin?
Këngëtarja e njohur Elsa Lila është rikthyer në qendër të vëmendjes pas pjesëmarrjes së saj në dy intervista të njëpasnjëshme, te podcasti i Grida Dumës dhe te podcasti i Arbana Osmanit. Në të dyja intervistat, artistja foli me sinqeritet për jetën e saj personale, karrierën dhe sfidat që ka kaluar ndër vite. Megjithatë, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen e publikut ka qenë ndryshimi i tonit dhe sjelljes së saj, veçanërisht në intervistën me Arbana Osmanin, ku shumë ndjekës e kanë cilësuar më të tensionuar dhe nervoze.
Një komentues në rrjetet sociale i ka shkruar këngëtares:
“Elsa, te Grida u dukje më e vërtetë dhe më e qetë. Jo çdo ditë jemi në humor të mirë, plus që nëse këtë podcast e ke bërë pas Arbanës, duket sikur je munduar të vetëkorrigjohesh. Vetëm fakti që ti je e ndërgjegjshme se në këtë botë vetëm gënjehet, mjafton për shumë nga reagimet e tua. Por gjithsesi, intelekti yt është për t’u admiruar.”
Elsa zgjodhi t’i përgjigjej personalisht komentit me shumë qetësi dhe klas:
“Faleminderit për mirësjelljen! Ky podcast është regjistruar shuuuuume kohë para tjetrit. Qetësia ime ka të bëjë, ashtu si për secilin prej nesh, me personin që kemi përballë.”
Me këtë përgjigje, Elsa Lila sqaroi se ndryshimet në sjellje nuk lidhen me ndonjë nervozizëm apo qëllim të caktuar, por me dinamikën njerëzore dhe raportin që krijohet gjatë bisedës. -

Rama fton në podcast Ogerta Manastirliun: Ti do jesh kryetarja e re e Bashkisë së Tiranës
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një moment nga podcast-i i tij “Flasim”, i cili sipas tij rikthehet ditën e nesërme.
Në promon e publikuar, Rama ka ndarë disa momente me Ogerta Manastirliun, ish-ministren e cila tashmë është kandidatja e PS për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit.
Gjatë dialogut me Manastirliun, Rama i drejtohet duke i thënë “ti do të jesh kreytarja e re e bashkisë së Tiranës”.
Nga ana tjetër, Manastirliu shfaqet duke treguar disa detaje për jetën e saj, ndërsa në fund lë të kuptohet se një person pranë saj e ka pyetur në lidhje me mënryën e shpalljes së kandidaturës së saj nga Rama.
“Si ka mundësi që nuk të pyeti”, thotë ajo, duke lënë të kuptohet se i referohet momentit në Asamblenë Kombëtare të PS, ku Rama tha se pas nisjes së procedurave të shkarkimt të kryebashkiakut në detyrë, Manastirliu do të jetë kandidatja e socialistëve për kryeqytetin. -

Rama rikthen Podcast-n e tij “Flasim”, Ogerta Manastirliu e ftuara e parë
Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Facebook do të rikthejë nesër Podcast-in e tij “Flasim”. E ftuara e parë e këtij sezoni të ri do të jetë kandidatja e PS për Bashkinë e Tiranës Ogerta Manastirliu.
Rama po ashtu bën të ditur se në këtë podcast do të flitet për ministren e gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale, Diella.
“Nuk mbajn mend herë tjerë që kërkesat drejt zyrës time, të jenë të panumërta si këtë herë për Diellën” shprehet Rama. -

Taylor Swift thyen një tjetër rekord Guinness, këtë herë me një podcast
Taylor Swift ka vendosur një tjetër rekord botëror, por jo përmes një albumi apo koncerti. Këtë herë, rekordi lidhet me një podcast. Pjesëmarrja e saj për herë të parë në episodin e “New Heights”, të drejtuar nga Jason dhe Travis Kelce, më 13 gusht, tërhoqi 1.3 milionë shikues të njëkohshëm në YouTube, duke u futur në Librin e Rekordeve Guinness.
Detaji interesant që i entuziazmoi fansat është fakti se kjo shifër përkon me numrin e preferuar të Swift – 13. Episodi dy-orësh tashmë ka kaluar mbi 20 milionë shikime, duke u kthyer në një ngjarje kulturore.
Në këtë podcast, Swift zbuloi për herë të parë albumin e saj të 12-të në studio, të titulluar “The Life of a Showgirl”, që do të publikohet më 3 tetor. Albumi, me 12 këngë të reja, është i frymëzuar nga turneu madhështor Eras Tour dhe, sipas artistes, përfaqëson “një periudhë të gëzueshme, dramatike dhe elektrike” të jetës së saj, transmeton KultPlus.
Travis Kelce, i fejuari i saj, u shpreh: “Është një album i gjallë, shumë pop dhe plot energji pozitive.”
Ky sukses i ri i shtohet listës së gjatë të arritjeve të Swift, e cila së fundmi thyeu edhe një rekord tjetër me albumin “The Tortured Poets Department”, duke regjistruar mbi 313 milion dëgjime në një ditë në Spotify./KultPlus.com
NEWARK, NEW JERSEY – AUGUST 26: Taylor Swift attends the 2019 MTV Video Music Awards at Prudential Center on August 26, 2019 in Newark, New Jersey. (Photo by Jamie McCarthy/Getty Images for MTV)
-

Nën presion për planin e kursimeve, kryeministri francez Bayrou i drejtohet YouTube dhe podcast-it për të bindur qytetarët
Kryeministri i Francës, François Bayrou, i cili po përballet me kritika të ashpra për planin e tij të diskutueshëm të kursimeve prej 44 miliardë eurosh, ka zgjedhur një rrugë të pazakontë për të komunikuar me publikun: YouTube dhe podcast.
Tre javë pas prezantimit të planit masiv të shkurtimeve për buxhetin e vitit 2026, Bayrou ka njoftuar nisjen e një fushate komunikimi digjitale, që përfshin një seri podcast-esh dhe video në YouTube, për të shpjeguar drejtpërdrejt me qytetarët strukturën e buxhetit.
Episodi i parë i podcast-it do të transmetohet këtë të martë në orën 17:00, ndërsa videoja e parë në YouTube do të fokusohet në kornizën e përgjithshme të buxhetit. Ndjekësit do të kenë mundësinë të bëjnë edhe pyetje.
Deficiti publik i Francës arriti në 5.8% të PBB-së në vitin 2024, që përkthehet në 168.6 miliardë euro – shumë mbi kufirin e lejueshëm nga rregullat e BE-së. Në përpjekje për të zbutur këtë situatë, më 15 korrik, Bayrou prezantoi planin e tij për të kursyer gati 44 miliardë euro në buxhetin e vitit 2026, me qëllim uljen e deficitit në 5.4% këtë vit dhe në 4.6% në vitin 2026.
Masat më të debatuara përfshijnë heqjen e dy festave zyrtare dhe ngrirjen e pensioneve dhe përfitimeve sociale – që do të thotë se ato nuk do të indeksohen më sipas inflacionit, siç ka qenë praktika e zakonshme.
Qëllimi përfundimtar i Bayrou është ulja e deficitit nën pragun prej 3% të kërkuar nga BE deri në vitin 2029.
Megjithatë, masat e tij kanë shkaktuar zemërim të madh në opozitë, veçanërisht nga partia e ekstremit të djathtë, Rassemblement National, e cila ka paralajmëruar një mocion mosbesimi në vjeshtë, kur buxheti të diskutohet në Parlament.
Bayrou ka deklaruar se është i gatshëm të “negociojë” me forcat politike, por “pa u tërhequr” nga objektivat e reduktimit të deficitit.
Në kampin e tij, disa e kanë krahasuar tashmë me ish-kryeministrin Michel Barnier, qeveria e të cilit u rrëzua nga një mocion mosbesimi në dimrin e kaluar – një paralajmërim i heshtur për pasojat politike që mund të pasojnë.
-

Keni një udhëtim të gjatë përpara? Ja disa truke se si ta bëni kohën të “fluturojë”
Udhëtimet e gjata ndonjëherë duken të lodhshme, por janë me të vërtetë një eksperiencë e bukur kur përjetohen.
Sapo nisemi me makinë, autobuz apo traget mendimet janë gjithnjë se kur do të arrijmë në destinacion. Orët e gjata që duhet të udhëtojmë na duken si pa mbarim, por nëse do t’i shijojmë siç duhet, do të mbeten një eksperiencë e paharrueshme.
Disa këshilla që koha të kalojë shpejt ndërsa jeni duke udhëtuar:Keni një udhëtim të gjatë përpara?
Në vend të playlistave muzikore zgjidhi të dëgjoni një podcast. Këngët gjatë udhëtimeve janë të këndshme, por akoma më interesante do të jetë nëse dëgjoni një podcast. Jo vetëm do të njihni më mirë një personazh, por kjo do të bëjë që koha të kalojë pa u vënë re.
Në avion
Zakonisht në këtë mjet udhëtues udhëtimet 3-4 orarëshe konsiderohen të gjata. Kështu që ku ka më mirë se të ndiqni disa episode nga seriali juaj i preferuar.
Keni një udhëtim të gjatë përpara? Ja disa truke se si
Udhëtim një natë në det
Nëse jeni duke udhëtuar me traget dhe duhet të përballeni me një udhëtim të gjatë, zgjidhni të angazhoheni me disa lojëra. Aq më e këndshme do të jetë nëse krijoni njohje dhe luani së bashku deri në përfundim të udhëtimit. Ah mos harroni, nëse nuk keni prenotuar një dhomë në traget, fillimisht sigurohuni të keni gjetur vende të rehatshme edhe për të fjetur.
Për ata që udhëtojnë me makinë
Udhëtimi me makinë është gjithashtu një udhëtim shpirtëror, i brendshëm dhe shumë i këndshëm. Konsideroni opsionin e podcast-it dhe audiobook-ut. Në varësi të vendit ku po udhëtoni, kërkoni episode podcast-i që flasin për të ose dëgjoni libra audio që bazohen në eksperienca personale të mëparshme aty.
-

“Nëse do të jetoja në këtë zonë nuk do të voja për asnjeri”, Ben Blushi për Astirin: Rrugë të pashtruara dhe me gropa
Gent Bushpepa, Ben Blushi dhe Renis Gjoka
TIRANA- Shkrimtari Ben Blushi ishte i ftuar në podkastin e drejtuar nga këngëtarët Renis Gjoka dhe Gent Bushpepa. Gjatë bashkëbisedimit Blushi ka komentuar edhe zonën e Astirit dhe problematikat e saj. Ai u shpreh se e kishte shumë të vështirë për të shkuar në vendin ku dyshja mbajnë podkastet e tyre. Sipas tij, duhej të shkoje në një rrugë të pashtruar, ku po ashtu duhet të kaloje edhe pesë rrugë të tjera po aq të pashtruara dhe me gropa.
Shkrimi i plotë:
I MBYLLUR NË GARAZH ME RENIS GJOKËN DHE GENT BUSHPEPËN
Për gati dy orë isha i ftuar në podcastin e dy këngëtarëve të mrekullueshëm, dy rokerave me zë të ngjirur, Renis Gjokës dhe Gent Bushpepës, ku përveçse nuk këndova, bëra çdo gjë tjetër që bëhet në një garazh, pra muhabet çunash që tregojnë historitë e tyre me alkoolin, vajzat dhe cigaren e plot vese të tjera që duhet ti kalosh përpara se të bëhesh burrë.
Unë i kam kaluar të gjitha këto dhe për fat më ka mbetur edhe një ves, letërsia për të cilën fola shumë me Renisin që më kishte lexuar disa libra dhe Gentin që nuk më kishte lexuar ende asgjë por që ishte shumë kurioz. Rrallë jam ndjerë aq komod në një podcast sepse as Renisi as Genti nuk më pyetën për kë votoj dhe për nuk votoj, apo pse votoj atë që nuk duhet ta votoj.
I vetmi problem që pata ishte të gjeja garazhin e tyre, në një pallat diku në Astir, në mes të një rrugë të pashtruar për të arritur deri tek e cila, duhet të kaloje nja pesë rrugë të tjera po aq të pashtruara dhe me gropa të shëndoshura nga uji. Nëse do jetoja në këtë zonë nuk do votoja për asnjeri, i thashë Renis Gjokës që më doli përpara për të më orientuar.
Podcastet janë një media e re, një modë e bërë në një odë dhe shpresoj shumë që disa vjet më vonë, të lodhur nga televizionet ku cdo natë thuhet e njëjta gjë, nga të njëjtit njerëz, do kemi një pluralitet podcastesh që janë të lira, të sinqerta dhe të këndshme edhe kur bëhen në një garazh.
Podcastet ku flitet për cdo gjë do jenë clirimi nga diktati i televizioneve tradicionalë sic po ndodh kudo në botë duke nisur nga Amerika ku një podcast i famshëm ndryshoi kursin e zgjedhjeve të fundit gjatë të cilave televizionet provuan që nuk kishin pothuajse asnjë ndikim.
Në televizionet e sotshme për fat të keq dalin vetëm të pasurit që ju tregojnë të varfërve cfarë duhet të bëjnë, si duhet të vishen, si duhet të flasin dhe si duhet të jetojnë duke blerë në dyqanet e tyre. Kurse në një podcast mund të dali dhe një i varfër që tregon sa e bukur është jeta edhe kur je me duar në xhep.
Prandaj koha që jetojmë është fantastike, sepse kur mendoj se 30 vjet më parë për të bërë një gazetë apo një televizion duheshin gjetur nja dhjetë zyra, shtatë kompjutera,pesë shofera dhe tre roje, nuk arrij ta besoj me cfarë shpejtësie kanë ndryshuar kohët. Më duket sikur ka ndodhur një shekull më parë.
Sot cdo njeri që ka dicka për të thënë, mund të bëjë një podcast me një celular nga kuxhina ku vlon tenxherja e drekës dhe ku lavatricja lëshon një zhurmë aq familjare për shumicën e njerëzve. Përderisa ka podcast nga garazhi mund të ketë podcast nga kuzhina apo nga bodrumi.
Asnjë brez në historinë e botës nuk ka shijuar më shumë përparimet teknologjike të cilat përveçse na e kanë bërë jetën më të thjeshtë, kanë marrë dhe një funksion tjetër. Sot teknologjia është kthyer në garant të demokracisë të cilën e mbron më mirë se ushtria, policia dhe partitë.
Një celular që kemi në dorë bën më shumë punë se dhjetë policë dhe një podcast krijon më shumë mendim se një parti. Uroj të më ndiqni sot në Garazh Lock në kanalin e youtube me të njëjtin emër me Renis Gjokën dhe Gent Bushpepën që meqë ra fjala harrova ti pyes c’dreqin patën që bënë një podcast. Ndoshta i shtyu zhurma e dashur lavatrices, pra nevoja për të pastruar njollat e errëta të censurës mbi çarçafët e fjalës së lirë./ZËRI
