Në seancën e së martës për dosjen “Plumbi i Artë”, Elton Kila dha dëshminë e tij për njohjet dhe marrëdhëniet me Florenc Çapjan dhe Suel Çelën, familjarët e tyre, si dhe shtetasin Luan Tabaku.
Kila: Kam pasur pak njohje me Florenc Çapjen.
Ndërsa Suel Çelën e njoh që kalama. Njihemi të gjithë në Elbasan.
Kam pasur edhe marrëdhënie për shkak të punës, kam shitur kam blerë.
Me Suelin njihem se familja e Suelit kanë qenë komshi përballë me bashkëshorten time.
Kam njohje edhe me familjarët e tij, të atin Petritin dhe vëllain, Marion.
Kila: Në lidhje me ngjarjet ndaj meje nuk flisja as me vëllezërit e mi.
Kur u përfol emri im, që kanë shkruar gazetat, ka paguar Suel Çela për mua, kam kërkuar takim tek tregu ushqimor. Takova babain e tij, Titin. Erdhi edhe vëllai pastaj.
Me vërte, më tha ai (Petriti), je bërë merak për këtë. Unë gjysmë i qetë isha, pasi nuk e besova që mund të ishte e vërtetë.
Kila: Shtetasin Luan Tabaku e njoh. Kam 30 vjet që e njoh. Ai ka qenë funksionar shtetëror. E kemi pasur në lagje. Nuk e di a e njeh Tabaku familjen Çela.
Kila: Në lidhje me ngjarjet nuk e kam takuar Suel Çelën.
Tag: plumbi
-

“Plumbi i Artë”, Elton Kila tregon njohjet me Florenc Çapjan, Suel Çelën e familjen e tij
-

Megaprocesi “Plumbi i artë”, dëshmon mjeku që shkoi të ndihmonte Nuredin Dumanin
Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca e radhës kundër të pandehurve në kuadër të mega procesit “Plumbi i Artë”. Në seancën e sotme ka dëshmuar edhe mjeku që shkoi të ndihmonte bashkëpunëtorin e drejtësisë Nuredin Dumanin në Fier pas atentatit tek Kthesa e Cërrikut.
“Më mori dikush një numër në telefon, me tha ka nevojë një njëri për mjekim në shtëpi, më shoqëroi nje person qe çalonte me tha: çfarë do shohësh këtu s’ke punë me fol jashtë. Në banesë ishte edhe një vajzë, nuk asistova në ndihmë mjekësore por i thashë se duhet të operohej. Kur ika me marrë makinën tek spitali kam parë që më ndiqte një person nga mbrapa. Nuk mendova që ishte ai që flitej në televizor pasi nuk përputhej pamja”, dëshmoi mjeku.
Procesi “Plumbi i Artë”, ka zbardhur dhjetëra ngjarje kriminale pas dëshmisë së Nuredin Dumanit, Skerdi Tases dhe Henrik Hoxhajt. -

21 janari me prova të reja nga Turqia/ Lapaj: Plumbi në kokën e një prej viktimave…
Kreu i “Shqipëria Bëhet” dhe avokati Adriatik Lapaj ka komentuar zhvillimet e fundit sa i përket dosjes të “21 Janarit”.
Lapaj zbuloi se ka informacione të reja nga Turqia të cilat tregojnë se plumbi i gjetur në kokën e një prej viktimave nuk është nxjerrë nga një armë e shtetit shqiptar.
Sipas kreut të “Shqipëria Bëhet”, kanë qenë familjarët e personave që humbën jetën ata të cilët e kanë vendosur në dijeni lidhur me këtë gjetje të autoriteteve turke.
“Në dijeninë time ka prova të reja nga Turqia. Plumbi i gjetur në kokën e një të prej të dëmtuarve rezulton që nuk është qitur nga një armë e shtetit shqiptar. Mund ta kem gabim por ky informacion më ka ardhur. Është ngjarje që ulëret për drejtësi. Nuk e kam burim zyrtar. E thashë, sepse nuk kam pse mos e them, përderisa e kam si informacion. Informacionin e kam nga njerëzit që kanë humbur familjarët”, tha Lapaj, duke theksuar më tej se ka ardhur koha që të vendoset drejtësia për gjakun e derdhur më 21 Janar të 2011.
Kujtojmë se një ditë më parë, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme u paraqit ish-kreu i PD-së Lulzim Basha, i cili në 2011 shërbente si ministër i Brendshëm.
Ndonëse vetë Basha nuk dha detaje lidhur me çështjen për të cilën u paraqit në Strukturën e Posaçme, burime për mediat nga organi i akuzës konfirmuan se ish-ministri u thirr për t’u pyetur si person në dijeni lidhur me masakrën e 21 Janarit , ku në Bulevard u vranë katër protestuesit e pafajshëm, Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika. -

“Plumbi në kokë s’ishte i armëve të shtetit”, xhaxhai i Aleks Nikës ‘i përvishet’ Lapajt: Po mbron vrasjet e Berishës
Informacioni që Adriatik Lapaj zbuloi në studion e “Off the Record”, se plumbi në kokën e një prej të dëmtuarve, ka dalë nga një armë që nuk i përket shtetit shqiptar, solli reagimin e xhaxhit të Aleks Nikës.
Duke e cilësuar të gabuar këtë deklaratë, pasi sipas tij është provuar me ekspertim që armët janë të Gardës së Republikës, Mark Nika thekson se kushdo që mbështet informacionin që dha Lapaj, mbron vrasësit.
Pjesë nga debati
Mark Nika: Unë e dëgjova dhe Adriatikun, por ose është i dezinformuar dhe nuk e njeh çështjen, ose bëjnë kualifikime të gabuara për t’iu shmangur përgjegjësisë së autorëve të vërtetë. Plumbi që ka qëlluar nipin tim është qëlluar nga anëtarët e gardës, jo nga plumba të tjerë. Ata që thonë kështu kthehen në mbrojtës të vrasësve.
Adriatik Lapaj: Nuk është ky qëllimi.
Mark Nika: Është provuar me ekspertim, vrasjet janë bërë me armë të shtetit, të Gardës së Republiëks dhe jo me trofe e armë të Saliut.
Adriatik Lapaj: Edhe mund të jetë.
Mark Nika: Korrigjoje. Se në këtë rast e dezinformon se thotë nuk ka përgjegjësi shteti. Unë di këtë që sot drejtësia i ka shkuar deri në fund.
Adriatik Lapaj: Zoti Mark e para unë jam në anë tënde, jam me ty të bësh drejtësi. E dyta gjërat që marrim si informacion unë e thashë që mund të mos jetë ashtu. Ndaj je këtu për ta saktësuar. Unë kam vetëm një pyetje; ju si familjarë keni çuar ndonjë provë së fundi, një skaner?
Mark Nika: Është kaseta, e ka çuar një gazetar.
Adriatik Lapaj: Jo kasetë, skaner?
Mark Nika: Jo i ka marrë prokuroria ato. -

Prova të reja për 21 Janarin? Lapaj: Plumbi në kokën e një prej të dëmtuarve nuk është qitur nga një armë e shtetit
Një ngjarje që ulëret për drejtësi, e quan kreu i “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj atë që ndodhi në 21 janarin e 14 viteve më parë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në kryeqytet, ku mbetën të vrarë 4 protestues. Po ashtu Lapaj zbuloi se ka informacione për prova të reja të ardhura nga Turqia që tregojnë se plumbi i gjetur në kokën e një prej të dëmtuarve, nuk është nxjerrë nga një armë e shtetit shqiptar.
“Në dijeninë time ka prova të reja nga Turqia. Plumbi i gjetur në kokën e një të prej të dëmtuarve rezulton që nuk është qitur nga një armë e shtetit shqiptar. Mund ta kem gabim por ky informacion më ka ardhur. Është ngjarje që ulëret për drejtësi. Nuk e kam burim zyrtar. E thashë, sepse nuk kam pse mos e them, përderisa e kam si informacion. Informacionin e kam nga njerëzit që kanë humbur familjarët”.
Lapaj theksoi se “ato janë pamje të imazhit të skanerit të pacientëve që kalibri i plumbit nuk është nga armët e shtetit shqiptar që përdoreshin në atë kohë”. Sipas tij “përgjegjësia është e të gjithë atyre që e nxitën dhe ata që zgjodhën mjetet e gabuara për ta ndalur. Besoj ka ardhur koha të bëhet drejtësi për atë” -

OBSH: Mbi 10% e fëmijëve mund të kenë plumb në gjak, kërkohen matje në disa zona të vendit
Ndotja toksike nga plumbi është alarmi që OBSH ngriti edhe këtë vit për shkak të vlerave të gjetura mbi përqendrimit e këtij metali në gjak në disa vende.
Tek fëmijët shqiptarë nën moshën 5 vjeç vlera mesatare e plumbit në gjak rezultoi nën pragun e lejuar prej 3,5 mikrogram/decilitër por gjithsesi sipas OBSH mbi 10% e tyre mund të tejkalojnë 5 mikrogram/decilitër dhe mbi 35% nivelin 3,5 mikrogram /decilitër.
Me këto vlera, mbi 45% e fëmijëve tanë janë të ekspozuar ndaj këtij metali helmues problematik.
“Mund të ketë zona që mund të ketë nivelin e plumbit shumë të lartë por mund të ketë dhe zona të tjera ku niveli i plumbit është zero dhe kur i fut në algoritmin e mesatares, mesatarja del në rregull. Nivelet e plumbit mbi 38.5% fillojnë shfaqin probleme në shëndetin e fëmijëve”, u shpreh Enver Roshi – Shefi i Departamentit të Shëndetit Publik në Universitetin e Mjekësisë.
Shefi i Departamentit të Shëndetit Publik në Universitetin e Mjekësisë Prof. Enver Roshi tregon për RTSH burimet e ekspozimit ndaj plumbit dhe dëmet serioze që ai shkakton.
“Ndotja e mjedisit sidomos trafiku, por edhe lodrat e fëmijëve, bojërat e përdorura ndikojnë në rënien e inteligjencës së fëmijës, të depozitimin të plumbit në kocka por edhe prekje e sistemit të gjakut, kujtesës etj.”, tha ai.
Universiteti i Mjekësisë kërkon angazhimin ne veprime konkrete dhe ndaljen e menjëhershme të ndotjes nga plumbi ku ai gjendet.
“Duhet të shohim se kush janë zonat më alert që përmbajnë plumb dhe duhen njoftuar menjëherë prindërit”, tha Roshi.
Helmimi nga plumbi është i vështirë për t’u kuruar. Dëmi që i shkakton nuk mund të kthehet mbrapsht. Testi i gjakut është mënyra e vetme për të identifikuar ekspozimin ndaj tij. -

“Plumbi i Artë”/ Përplasje mes Dumanit dhe Alibejt, ndërhyjnë punonjësit e sigurisë
Të penduarit e drejtësisë Nuredin Dumani dhe Erion Alibej u përfshinë në një përplasje verbale në seancën e të martës tek “Plumbi i artë”.
Mësohet se duke treguar për avokatët takimin e tij të parë me Nuredin Dumanin, Alibej tregoi detajet që i kishte treguar i pari mbi “masakrën e Bradasheshit”.
“Nuredini nuk më pranoi që vëllai i tij të ishte në ngjarje. Nuk e di, mbase ishte ndonjë hatërmbetje me vëllanë e tij”, tha Alibej, çka solli reagim të menjëhershëm të Dumanit.
“Me leje zonja kryetare”, tha Dumani duke u çuar në këmbë dhe drejtuar gishtin ndaj të penduarit Alibej: “Ky është mashtrim. Duhet të kërkosh falje për këtë!”.
Tesnioni u ndërpre nga ndërhyrja e gjykatës, që urdhëroi punonjësit e sigurisë të zhvendosnin Dumanin në një kënd ky kishte më pak kontakt viziv me Alibejn. -

“Plumbi i Artë”/ Petrit Qoli pyet Skerdi Tasen në GJKKO: Mos je ti personi që vrau ish-deputetin Fatmir Xhindi?
Në GJKKO po zhvillohet këtë të martë seanca e radhës për dosjen “Plumbi i Artë”.
Bashkëpunëtori i drejtësisë Skerdi Tase pyetet në gjyqin për dosjen “Plumbi i Artë”, nga avokatët e të pandehurve të tjerë.
Petrit Qoli, pyet Tasen : Mos jeni ju personi që keni qëlluar ndaj deputetin Fatmir Xhindi? Sepse ju keni thënë që të gjithë personat i keni qëlluar kanë qenë në 5m distancë, dhe Xhindi është vrarë nga kaq distancë? A shihni mirë nga sytë afër larg, se unë psh nuk shoh as afër as larg, dhe asnjëherë s’keni qëlluar në shenjë si ka mundësi?
Gjykata i refuzon përgjigjen për pyetjet.Top Channel
-

Përplasje mes Dumanit dhe Alibejt te “Plumbi i Artë”, ndërhyjnë punonjësit e sigurisë
Të penduarit e drejtësisë Nuredin Dumani dhe Erion Alibej u përfshinë në një përplasje verbale në seancën e të martës tek “Plumbi i artë”.
Gazetari i A2 CNN Armand Bajrami raporton se duke treguar për avokatët takimin e tij të parë me Nuredin Dumanin, Alibej tregoi detajet që i kishte treguar i pari mbi “masakrën e Bradasheshit”.
“Nuredini nuk më pranoi që vëllai i tij të ishte në ngjarje. Nuk e di, mbase ishte ndonjë hatërmbetje me vëllanë e tij”, tha Alibej, çka solli reagim të menjëhershëm të Dumanit.
“Me leje zonja kryetare”, tha Dumani duke u çuar në këmbë dhe drejtuar gishtin ndaj të penduarit Alibej: “Ky është mashtrim. Duhet të kërkosh falje për këtë!”.
Tesnioni u ndërpre nga ndërhyrja e gjykatës, që urdhëroi punonjësit e sigurisë të zhvendosnin Dumanin në një kënd ky kishte më pak kontakt viziv me Alibejn -

“Plumbi i Artë”/ Petrit Qoli pyet Skerdi Tasen në GJKKO: Mos je ti personi që vrau ish-deputetin?
Në GJKKO po zhvillohet këtë të martë seanca e radhës për dosjen “Plumbi i Artë”.
Bashkëpunëtori i drejtësisë Skerdi Tase pyetet në gjyqin për dosjen “Plumbi i Artë”, nga avokatët e të pandehurve të tjerë.
Petrit Qoli, pyet Tasen : Mos jeni ju personi që keni qëlluar ndaj deputetin Fatmir Xhindi? Sepse ju keni thënë që të gjithë personat i keni qëlluar kanë qenë në 5m distancë, dhe Xhindi është vrarë nga kaq distancë? A shihni mirë nga sytë afër larg, se unë psh nuk shoh as afër as larg, dhe asnjëherë s’keni qëlluar në shenjë si ka mundësi?
Gjykata i refuzon përgjigjen për pyetjet.
Lajmi në përditësim..Top Channel