Tag: plumba

  • Këndimi me tepsi, traditë e hershme shqiptare (VIDEO)

    Këndimi me tepsi, traditë e hershme shqiptare (VIDEO)

    Folklori dhe traditat shqiptare, janë sa të lashta, aq edhe të larmishme. Një prej këture traditave, ndoshta ndër më të bukurat e më të veçantat është edhe këndimi me tepsi.

    Tepsia (tigan bakri) është një formë popullore e zëvendësimit të veglave muzikore në mesin e komuniteteve në malet Dinarike.

    Tepsia vendoset mbi sofër, ndërsa rreth saj, vajza dhe nuse këndojnë. Ajo që e sjell tepsinë me dorën e djathtë, ka një unazë më të madhe se të zakonshmet, në mënyrë që krisma e unazës dhe rrotullimi i tepsisë të krijojnë melodi.

    Videoja është bërë nga etnografët japonezë nga Muzeu Kombëtar i Etnologjisë në Osaka, të cilët, vizituan rajonin dhe regjistruan shfaqje të trashëgimisë kulturore.

    Kënga që përcillet me tepsi është kënga “Në dërrasë të vekut kush po m’kjan”.

    ObserverKult

    Kliko edhe:

    DY PLUMBA QË GODITËN NJËRI-TJETRIN NË BETEJËN E ÇANAKALESË

    A tregon një imazh viral dy plumba që janë “përplasur” gjatë Betejës së Galipolit ( Çanakalesë) ?

    Imazhi që tregon dy plumba që goditën njëri-tjetrin, dukesupozuar se ka ndodhur gjatë asaj beteje, është bërë virale në gjithë botën tash e shumë vjet.

    Së pari u shfaq në vitin 2015. Por në publikimin e parë thuhej:

    “Këta dy plumba u përplasën në betejën e Galipoli në 1915, shanset që kjo të ndodhë janë 1 në miliard” .

    Por komentet dominuese ishin: “Nuk janë dy, por tre plumba”.

    Ndërkaq, ekspertët e balistikës që shqyrtuan imazhin nuk ishin të bindur se plumbat “përplaseshin”.

    Tekstin e plotë e gjeni KETU

    ObserverKult

  • Atentati në Elbasan, pranga rojes së karburantit dhe ish-ortakut të biznesmenit

    Atentati në Elbasan, pranga rojes së karburantit dhe ish-ortakut të biznesmenit

    Dy persona janë arrestuar lidhur me atentatin e së dielës, 30 nëntor, në Elbasan, ku u ekzekutua me tre plumba biznesmeni Edmond Mëhalla.
    Sipas gazetarit të Klan News, Besar Bajraktaraj, bëhet fjalë për rojen e karburantit (në pronësi të viktimës) i akuzuar për “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe ish-ortakun e biznesmenit të ndjerë, shtetasi me inicialet N.GJ, si bashkëpunëtor në vrasje.
    Në kërkim është shpallur një person tjetër.
    Ndërkohë, gazetari Fatos Salliu raporton se shtetasi N.GJ. është shoqëruar dje në komisariat, 1 dhjetor.
    “Ditët e fundit ishte parë duke qarkulluar me makinën që përdorën autorët në ekzekutimin e Mondi Mëhallës në Elbasan”, thotë Salliu.
    Kujtojmë se ngjarja ndodhi mbrëmjen e 30 nëntorit teksa biznesmeni udhëtonte me automjetin e tij.
    Tv Klan mëson se nga verifikimi i pamjeve filmike, vrasësi ka qenë në ruajtje të biznesmenit dhe sapo ai ka hipur në makinën e tij tip Range Rover, është afruar, ka dalë nga makina dhe ka hapur zjarr duke e lënë të vdekur në vend. 43-vjeçari mori dy plumba në kokë dhe një në trup, ndërsa vrasësi u largua në drejtim të Librazhdit.
    Mëngjesin e djeshëm, policia gjeti makinën e shkrumbuar të autorëve në fshatin Mirakë, si dhe armën e krimit. Viktima, ishte pronar i karburantit “Xhaxhi Oil” dhe një rrjeti taksish në qytetin e Elbasanit. Mësohet se ai ka qenë i proceduar për armëmbajtje pa leje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.
    Shkak i vrasjes dyshohet të jetë një konflikt i kohëve të fundit.

  • Katër plumba i morën jetën Mëhallës, gjendet një pistoletë në mjetin e djegur të autorëve

    Katër plumba i morën jetën Mëhallës, gjendet një pistoletë në mjetin e djegur të autorëve

    Detaje të reja kanë dalë në dritë për vrasjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Elbasan, ku viktimë mbeti Edmond Hyka (alias Mëhalla).
    JavaNews mëson se në makinën tip “Audi”, që u gjet e djegur  në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, para kthesave të Murrashit, është gjetur një pistoletë tip “Berreta”.
    Arma është gjetur e djegur brenda makinës që është shkrumbuar po ashtu nga flakët.
    Po ashtu mësohet se Mëhalla ka marrë 4 plumba, një në gjoks, një në qafë dhe 2 në kokë.

  • 4 plumba i morën jetën Edmond Mëhallës, gjendet pistoletë në mjetin e djegur

    4 plumba i morën jetën Edmond Mëhallës, gjendet pistoletë në mjetin e djegur

    Detaje të reja kanë dalë në dritë për vrasjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Elbasan, ku viktimë mbeti Edmond Hyka (alias Mëhalla).
    Sipas informacioneve, në makinën tip “Audi”, që u gjet e djegur  në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, para kthesave të Murrashit, është gjetur një pistoletë tip “Berreta”.
    Arma është gjetur e djegur brenda makinës që është shkrumbuar po ashtu nga flakët. Po ashtu. mësohet se Mëhalla ka marrë 4 plumba, një në gjoks, një në qafë dhe 2 në kokë.

  • Një nga atentatorët iu afrua biznesmenit dhe e qëlloi, ja çfarë u gjet brenda mjetit të tyre

    Një nga atentatorët iu afrua biznesmenit dhe e qëlloi, ja çfarë u gjet brenda mjetit të tyre

    Detaje të reja dalin nga ekzekutimi i biznesmenit Mondi Mëhalla alias Edmond Hyka, që u vra me dy plumba në kokë mbrëmjen e djeshme (30 Nëntor) në Elbasan.
    Raportohet se një nga autorët ka dalë nga mjeti tip Audi dhe iu është afruar biznesmenit që sapo kishte hipur në Range Rover duke qëlluar 3 plumba në drejtim të tij.
    Dy prej plumbave e kapën 43-vjeçarin në kokë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
    Ndërkohë mjeti i autorëve u gjet në fshatin Marikë të Librazhdit, ndërsa brenda tij mësohet se nuk kishte armë.
    43-vjeçari u ekzekutua brenda në automjetin tip Range Rover të parkuar pranë karburantit të tij, rreth orës 20:35.
    Sipas të dhënave paraprake, Mehalla sapo kishte dalë nga zyra e tij, në godinën ku ndodhen bizneset dhe banesa e nënës së tij.
    Në momentin që është futur në automjet, ai është qëlluar me armë zjarri duke marrë tre plumba, dy prej të cilëve në kokë, çka i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
    Deri tani, të paktën 10 persona janë shoqëruar dhe po merren në pyetje për të hedhur dritë mbi rrethanat e krimit.
    Ndërkohë, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka ngritur një grup të posaçëm hetimor, i cili po punon intensivisht për këqyrjen e pamjeve filmike të zonës dhe mbledhjen e provave të tjera materiale.
    Dyshohet për atentat mafioz
    Dinamika ngjarjes është vlerësuar nga ekspertët si një ekzekutim tipik mafioz, por mund të rezultojë edhe  vrasje për shkak të një konflikti të ndodhur mesjavën e fundit  për motive ende të paqarta.
    Menjëherë pas sinjalizimit, shërbimet e Policisë mbërritën në vendngjarje, duke ngritur pika të shumta kontrolli në të gjitha daljet e qytetit. Vijojnë kontrollet intensive në terren, në banesa, ambiente të ndryshme dhe rrugë dytësore, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.
    Burime policore bëjnë me dije se automjeti i përdorur nga atentatorët ka qenë një Audi me ngjyrë të zezë, i cili është larguar me shpejtësi në drejtim të aksit Elbasan–Librazhd, ku edhe u gjet i djegur në Mirakë.
    E shkuara e 43 vjeçarit
    Sipas të dhënave zyrtare, 43-vjeçari kishte precedentë penal në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. Po ashtu, mësohet se ai ishte përfshirë në një konflikt disa ditë para vrasjes, pistë që po konsiderohet seriozisht nga grupi hetimor si e mundshme lidhur me motivin e ekzekutimit.
    Hetimet vijojnë në disa pista paralelisht, ndërsa operacioni policor në terren mbetet në zhvillim. Autorët e atentatit mbeten ende të paidentifikuar.

  • Ishte në makinë kur u qëllua, biznesmeni u ekzekutua më dy plumba në kokë

    Ishte në makinë kur u qëllua, biznesmeni u ekzekutua më dy plumba në kokë

    ELBASAN– Detaje të reja janë mësuar nga ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan. Biznesmeni, Edmond Mehalla ka marrë dy plumba në kokë.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Ai është qëlluar ndërsa ndodhej në makinë në biznesin e tij. Viktima njihet me dy emra Edmond Hyka ose Mondi Mëhalla 43 vjeç. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Sipas burimeve dyshohet se janë dy autorë të përfshirë. Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    E gjithë zona është e survijuar nga kamera dhe qarkullimi kur ka ndodhur krimi ka qenë shumë i lartë.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Gazetari Fatmir Popja tha se atentati duket se ka qenë i mirë-organizuar, pasi atentatorët janë larguar pasi janë bindur që personi që ishte objektivi ka ndërruar jetë.

  • Kush është biznesmeni që u vra me dy plumba në kokë në Elbasan, pronari i një karburanti dhe rrjeti taksish

    Kush është biznesmeni që u vra me dy plumba në kokë në Elbasan, pronari i një karburanti dhe rrjeti taksish

    Biznesmeni Mondi Mëhalla u ekzekutua me 2 plumba në kokë pranë biznesit të tij mbrëmjen e sotme në Elbasan.
    Mëhalla, 43 vjeç, rezulton pronar i një karburanti në Elbasan, Xhaxhi Oil, aty ku edhe ka ndodhur ngjarja.
    Po ashtu, Mëhalla ishte edhe pronar i një rrjeti taksish po në qytetin e Elbasanit, El Taxi.
    Në pamjet nga vendi i ngjarjes, dallohen disa prej taksive të parkuara tek karburanti ngjitur me Range Rover-in ku u vra 43-vjecari.
    Ai nuk është person i panjohur për blutë e Elbasanit. 43-vjeçari rezulton i skeduar më parë për shpërndarje narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje.
    Siç sqarojnë burime për mediat, Mëhalla ishte në gjyq për armëmbajtje pa leje dhe sende të ndaluara. 1 vit me parë atij i është gjetur shkop gome. Ai njihet ndryshe edhe me emrin Edmond Hyka.

  • Zbardhen detaje nga vrasja e biznesmenit në Elbasan, u qëllua me dy plumba në kokë në makinë, ja çfarë dyshohet

    Zbardhen detaje nga vrasja e biznesmenit në Elbasan, u qëllua me dy plumba në kokë në makinë, ja çfarë dyshohet

    Detajet të reja janë zbardhur nga vrasja e bujshme e mbrëmjes së sotme në Elbasan, ku gjeti vdekjen Mondi Mëhalla. Biznesmeni u qëllua me dy plumba në kokë, teksa ndodhet në makinë pranë karburantit, biznesit të tij në Unazën Jugore të qytetit.
    Është qëlluar dhe ka gjetur vdekjen, teksa rrethanat mbeten të paqarta, po ashtu dhe motivet. Gjithçka për momentin është mister. E gjithë zona është e survejuar nga kamera dhe qarkullimi në këtë aks rrugore ku ka ndodhur ngjarja, ka qenë jashtëzakonisht e dendur, dhe mbërritja e forcave të policisë ka qenë mjaft e shpejtë.
    Atentati duket i mirë organizuar dhe atentatorët kanë organizuar vrasjen pasi janë bindur se personi ka ndërruar jetë. U qëllua disa herë me armë zjarri.
    Dyshohet se janë dy persona që kanë kryer ngjarjen. Nuk dihen ende lëvizjen e tyre si janë afruar në ambjentet e karburantit.
    Ka dyshime se kanë lëvizur me një automjet. Fillimisht po merren në pyetje dëshmitarë okularë por nuk ka të dhëna konkrete, apo persona të dyshuar për ekzekutimin e Mondi Mëhallës.
    Dyshimet po verifikohen për pista të mëparshme hetimore, me ndonjë konflikt të mundshëm. Nuk dihet se nëse i vrari ka patur konfliktet të mëparshme. Pritet të merren në pyetje dhe familjarë të tij.

  • Dinamika e vrasjes në Elbasan, ja çfarë po bënte biznesmeni kur u qëllua me plumba në kokë

    Dinamika e vrasjes në Elbasan, ja çfarë po bënte biznesmeni kur u qëllua me plumba në kokë

    Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e biznesmenit Edmond Mëhalla në Elbasan.

    Ai sapo kishte dalë nga zyra e tij dhe u fut në makinë, kur ka marrë tre plumba me pistoletë.
    Mësohet se Mëhalla kishte një biznes taksish dhe një pikë karburanti, ndërsa policia po punon për identifikimin e autorëve.

  • U ekzekutua me plumba në kokë, biznesmeni nga Elbasani emër i njohur për policinë, në gjyq për…

    U ekzekutua me plumba në kokë, biznesmeni nga Elbasani emër i njohur për policinë, në gjyq për…

    Biznesmeni Mondi Mëhalla u ekzekutua me 2 plumba në kokë pranë biznesit të tij mbrëmjen e sotme në Elbasan. Mëhalla, 43 vjeç, rezulton pronar i një karburanti në Elbasan, Xhaxhi Oil, aty ku edhe ka ndodhur ngjarja.
    Po ashtu, Mëhalla ishte edhe pronar i një rrjeti taksish po në qytetin e Elbasanit, El Taxi. Në pamjet nga vendi i ngjarjes, dallohen disa prej taksive të parkuara tek karburanti ngjitur me Range Rover-in ku u vra 43-vjecari.
    Ai nuk është person i panjohur për blutë e Elbasanit. Ai rezulton i skeduar më parë për shpërndarje narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje. Mëhalla ishte në gjyq për armëmbajtje pa leje dhe sende të ndaluara. 1 vit me parë atij i është gjetur shkop gome.