Një 35-vjeçar nga Shqipëria është ekzekutuar me armë zjarri në Greqi.
Mediat greke raportojnë se ai u qëllua me armë zjarri në kokë pak para orës 18:00 të pasdites në zonën e Agios Panteleimonas, në Athinë.
Forca të shumta policie dhe ekspertët mjekoligjor kanë mbërritur me shpejtësi në vendngjarje, ndërsa po zhvillohen hetime për rrethanat e incidentit.
Tag: plumb
-

Vritet me plumb në kokë 35-vjeçari shqiptar në Athinë
-

Tronditet Italia, tre të ekzekutuar me plumb në kokë dhe një në gjendje të rëndë në Napoli
Të shtëna me armë u regjistruan këtë pasdite, të shtunën, më 16 gusht, në zonën Cuotto të Forio d’Ischia, ishull në gjirin e Napolit.
Sipas mediave italiane katër persona u qëlluan me armë zjarri. Tre persona mbetën të vdekur dhe një i plagosur rëndë.
Shkaqet dhe dinamika e ngjarjes janë ende të paqarta.
Sipas raportimeve të para, personat e vrarë janë qëlluar me plumb në kokë, pothuajse si një ekzekutim.
Incidenti ndodhi në zonën Cuotto në hyrje të një parku hotelesh të njohur në zonë. -

17-vjeçarja nga Vlora tentoi t’i jepte fund jetës me plumb në kokë/ Familjarët fshehën armën dhe gëzhojën, babai nuk ishte dakord me stilin e jetesës së saj
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në Vlorë, ku një 17-vjeçare tentoi t’i jepte fund jetës me plumb në kokë.
Policia nuk e ka gjetur ende pistoletën me të cilën dyshohet se 17 vjeçarja ka qëlluar veten, sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat.
Pas ngjarjes, familjarët e kanë fshehur bashkë me gëzhojën dhe kanë pastruar vendngjarjen.
I ati i vajzës, me precedentë, nuk ka bashkëpunuar me policinë dhe kjo është arsyeja e shoqërimit në komisariat.
Atij i janë marrë dhe faktorët plotësues në duar për të zbuluar nëse ka qëlluar apo jo.
Paraprakisht policia ka dyshime se babai e ka shtyrë drejt vetëvrasjes vajzën pas një debati të ashpër me të, pasi nuk aprovonte stilin e jetesës së saj.
Vajza ndodhet në spitalin e Traumës e intubuar në gjendje të rëndë e shoqëruar nga gjyshërit me të cilët është rritur. -

Qëlloi veten me plumb në kokë/ Dyshime se i ati e shtyu 17-vjeçaren drejt aktit të rëndë, debatuan për stilin e jetesës…
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Vlorë, ku një 17-vjeçare tentoi t’i jepte fund jetës duke e qëlluar veten me plumb në kokë.
Policia nuk e ka gjetur ende pistoletën me të cilën dyshohet se 17-vjeçarja ka qëlluar veten.
Pas ngjarjes, familjarët e kanë fshehur bashkë me gëzhojën dhe kanë pastruar vendngjarjen.
I ati i vajzës, me precedentë, nuk ka bashkëpunuar me policinë dhe kjo është arsyeja e shoqërimit në komisariat.
Atij i janë marrë dhe faktorët plotësues në duar për të zbuluar nëse ka qëlluar apo jo.
Paraprakisht policia ka dyshime se babai e ka shtyrë drejt vetëvrasjes vajzën pas një debati të ashpër me të, pasi nuk aprovonte stilin e jetesës së saj.
Vajza ndodhet në spitalin e Traumës e intubuar në gjendje të rëndë e shoqëruar nga gjyshërit me të cilët është rritur.
-

17-vjeçarja tentoi t’i jepte fund jetës me plumb në kokë/ Familjarët fshehën armën dhe gëzhojën, babai nuk ishte dakord me stilin e jetesës së saj
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në Vlorë, ku një 17-vjeçare tentoi t’i jepte fund jetës me plumb në kokë.
Policia nuk e ka gjetur ende pistoletën me të cilën dyshohet se 17 vjeçarja ka qëlluar veten, sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat.
Pas ngjarjes, familjarët e kanë fshehur bashkë me gëzhojën dhe kanë pastruar vendngjarjen.
I ati i vajzës, me precedentë, nuk ka bashkëpunuar me policinë dhe kjo është arsyeja e shoqërimit në komisariat.
Atij i janë marrë dhe faktorët plotësues në duar për të zbuluar nëse ka qëlluar apo jo.
Paraprakisht policia ka dyshime se babai e ka shtyrë drejt vetëvrasjes vajzën pas një debati të ashpër me të, pasi nuk aprovonte stilin e jetesës së saj.
Vajza ndodhet në spitalin e Traumës e intubuar në gjendje të rëndë e shoqëruar nga gjyshërit me të cilët është rritur.Top Channel
-

Tentoi t’i jepte fund jetës me plumb në kokë, zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vlorë, si paraqitet gjendja e 17-vjeçares
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Vlorë, ku një 17-vjeçare ka tentuar të vrasë veten me armë zjarri.
Ajo është transportuar nga familjarë me urgjencë në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë, pasi ka një plumb në kokë, afër syrit, raporton korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi.
Mësohet se e reja është nga një fshat i Vlorës dhe ka qenë tek gjyshërit në lagjen ‘Kushtrimi’, ku dhe është vetëplagosur me armë tip pistoletë.
Sipas bluzave të bardha 17-vjeçaraja ka qenë e vetëdijshme kur ka mbërritur në ambientet e spitalit të Vlorës, por në momentin e parë ajo ka humbur ndjenjat dhe ka rënë në koma.
Sipas mjekëve ka dy dëmtime në kokë një në pjesën e syrit afër temthit dhe një në pjesën sipër kokës ku dhe plumbi ka dalë.
Sipas mjekëve 17-vjeçarja është e intubuar, ndërsa qëndrimi i saj ende në jetë është për shkak se gjaku ka dalë jashtë kokës dhe nuk ka hemorragji.
Pritet dërgimi i saj drejt spitalit të Tiranës.
Ndërkohë janë duke u marrë në pyetje familjarët, e paraprakisht dyshohet për vetëvrasje.Top Channel
-

Ishte te shtëpia e gjyshërve, 17-vjeçarja tenton vetëvrasjen, qëllon veten me plumb në kokë
Foto ilustruese
VLORË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një 17-vjeçare ka tentuar të vrasë veten me armë zjarri. E reja është transportuar nga familjarë me urgjencë në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë, pasi ka një plumb në kokë. Adoleshentja, nga një fshat i Vlorës, ishte tek gjyshërit në lagjen ‘Kushtrimi’, atje ku ka gjetur armën e zjarrit tip pistoletë dhe ka qëlluar veten.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 11:40, është paraqitur në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore, një shtetase e mitur 17 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë, në banesën e saj, në lagjen “Kushtrimi”.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./ZËRI -

Ishte te shtëpia e gjyshërve, 17-vjeçarja qëllon veten me plumb në kokë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Vlorë, ku një 17-vjeçare ka tentuar të vrasë veten me armë zjarri.
Ajo është transportuar nga familjarë me urgjencë në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë, pasi ka një plumb në kokë, afër syrit dhe sipas mjekëve të spitalin ajo është e intubuar por në gjendje shumë të rëndë.Ndërkohë janë duke u marrë në pyetje familjarët, e paraprakisht dyshohet për vetëvrasje.
Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 11:40, është paraqitur në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore, një shtetase e mitur 17 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë, në banesën e saj, në lagjen “Kushtrimi”. -

Shkoi me plumb në kokë, vdes 17-vjeçarja në Vlorë
ZËRI shpjegon realitetin ku jetojmë përmes dokumentarëve, hulumtimeve speciale, videove shpjeguese dhe elementëve multimedialë. Një grup profesionistësh të rinj mbulojnë çështjet e politikës, aktualitetit, ekonomisë dhe temave që ndikojnë direkt në jetën e njerëzve. Raportimi i bazuar në fakte është marka jonë unike. Ne vendosim standarte.NIPT: M32126006Q
-

Fatos Mahmutaj zbulon prapaskenat e errëta të masakrës së “21 janarit”: Ja si u plagosa në protestë…
Rigels Seliman
Gazetari Fatos Mahmutaj ka tronditur opinionin publik me rrëfimin rrëqethës për plagosjen e tij në protestën e 21 janarit 2011, duke zbuluar prapaskenat që u mbuluan me heshtje dhe manipulim shtetëror. Ai deklaron se u qëllua drejtpërdrejt nga gardisti ndërsa raportonte live, pa e kuptuar fillimisht që ishte goditur me plumb. Pas ngjarjes, jo vetëm që nuk mori ndihmën e duhur mjekësore, por iu mohua edhe ekzaminimi ligjor, ndërsa administrata spitalore dhe drejtësia tentuan ta zhduknin të vërtetën.
“Mjeku nuk donte të më ekzaminonte, më thanë s’je qëlluar me plumb, skenar i pastër politik”, u shpreh ai. Më tej Mahmutaj akuzon drejtpërdrejt Sali Berishën për fshehjen e provave dhe izolimin e rastit të tij. Ai thotë se pas asaj dite, karriera e tij prej 14 vitesh mori fund dhe u detyrua të kërkonte azil në Belgjikë. “Më tradhtuan të gjithë , nga shteti, nga drejtësia, nga mjekësia… vetëm që të më bëjnë të hesht”, përfundon ai.
Nga ekrani në azil, historia që u fsheh, reagon Z. Fatos Mahmutaj
Konkretisht gazetari Fatos Mahmutaj, rrëfeu për rastin kur u plagos më 21 janar 2011, teksa raportonte protestën e thirrur nga Partia Socialiste para Kryeministrisë. Mahmutaj tha se në fillim nuk e kuptoi që ishte plagosur nga një plumb dhe vazhdoi të fliste në lidhje direkte. Ai tha se pas atij plumbi, peripecitë dhe pasojat e ngjarjes bënë që të përfundonte azilant në Belgjikë. “Isha live në emisionin që raportoja dhe kisha përballë një gardist dhe qëlloi drejt turmës ku isha unë dhe flaka e fishekëve po vinte drejt meje. Momentet e para nuk e kuptova që isha plagosur nga një plumb mendova që ishte ndonjë cifël e trungut të pemës.
Vazhdova lidhjen dhe pas plagosjes, fola për rreth një minutë në lidhej direkte dhe po thoja në lidhje direkte që as vetë s’po e kuptoja çfarë po ndodhte dhe që mund të isha plagosur dhe vetë. Pas atij plumbi 14 vite karrierë morën fund. U shpërbë gjithçka. Për shkak të pasojave dhe peripecive të atij momenti përfundova azilant në Belgjikë. Ish-kryeministri i kohës tha në një konferencë shtypi që flitej për një gazetarë të plagosur, por tha më pas që nuk ka gazetar të plagosur. Nga ky moment, rasti im u izolua dhe nuk u bë publik. Kisha një lloj dashakeqësi nga administrata e spitaleve, pra pjesa politike e tyre arriti aty ku dukej se ata donin të më fshihnin deri sa të mos të takoja as prokurorët. Mjeku ligjor nuk donte të bënte ekspertizë, filloi të më thoshte të kanë goditur nga afër, s’je goditur me plumb, gjëra që më vjen turp t’i them sot”, deklaroi Mahmutaj këtë të martë për emisionin “Top Story” në “Top Channel”.
Çfarë deklaroi Mahmutaj më 20 janar 2025?
Ndërkohë kujtojmë se gazetari Fatos Mahmutaj foli edhe më 20 janar të këtij viti lidhur me hetimet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për ngjarjen e 21 janarit 2011, ku mbetën të vrarë nga pushteti i Berishës 4 protestues të opozitës së asaj kohe. Vetë Mahmutaj ka qenë në protestë atë ditë në lidhje transmetimi direkt dhe gjithashtu mbeti i plagosur. Mahmutaj thotë për Nertil Agalliun në ‘Sot Live në Shqipëri’, se kanë kaluar 14 vite nga ajo ngjarje, teksa jemi me vonesë në mbledhjen e fakteve. “Ka kaluar 14 vite. Vetëm nga transmetimi do kemi provat e plotë me veprimet hetimore. Jemi 14 vjet me vonesë dhe në fazën e mbledhjes së provës. Provat janë aty. E ka thënë pas vrasjes kryeministri atëherë, do kisha vrarë jo 4 po 4 mijë. Jo vetëm qytetarët por edhe kreun e opozitës. Nuk ka mohuar vrasjet dhe urdhrin për vrasje. Çfarë pritet më për ta marrë të pandehur?”, deklaroi ai disa muaj më parë. Më tej Mahmutaj zbulon se si atë ditë shefi i gardistëve Ndrea Prendi u dhunua në zyrën e Berishës në Kryeministri, pasi nuk po jepte urdhrin për të qëlluar mbi protestuesit. “Shef i grupit të gardistëve Arjan Adhami, ka urdhëruar shefin e gardës Ndrea Prendi për të qëlluar mbi protestuesit. Duhej marrë në ndjekje penale. Prendi ka dhënë urdhrin direkt për të qëlluar mbi njerëzit. Kemi gardistin Altin Llupo ka qëlluar mbi njerëzit. Kemi këta 4 persona të cilët që duhet të ishin në burg. Ish ministri i Brendshëm Basha duhet të sqarojë pozicionin e tij lidhur me 21 janarin. Mendoj se ai u përdor më shumë moskryerje veprime se sa për kryerje. Nuk janë thirrur deputetët e opozitës atëherë për protestën. Janë rrahur dhe dhunuar policët. Është vepër penale. ka pasur më pas dhunë të qytetarëve dhe disa nuk kishin lidhje me protestën. Ata që urdhëruan kanë 14 vjet dhe vazhdojnë dhe të sulmojnë akoma. Nuk është se nuk ndihen se mendojnë se sulmi është mbrojtja më e mirë. Ajo punë që duhet të ishte 2 orë pas krimit, kemi 14 vjet dhe atë 2 orësh nuk e kemi mbaruar akoma”, theksoi ai.
Hetimet dhe provat për “21 Janarin”
Po ashtu, Mahmutaj shton se ekziston kopja e hard diskut të serverëve të kryeministrisë për të cilën SPAK është në dijeni. “Adhami ka rrahur Ndrea Prendi në zyrë. Doli ditën tjetër në media me syrin e nxirë. Nuk ishte në përballje me protestuesit. E rrahën për të qëlluar mbi njerëzit. Provat ishin të mjaftueshme që nga momenti i parë. Mos të pretendohet se nuk ka kopje të hard-diskut të serverëve. SPAK do jetë në dijeni. Nga mediat është thënë disa herë se kopja ekziston”, u shpreh ai. Sakaq ai bëri me dije se dy ditë pas protestës me 4 të vrarë, gardistët nuk lejonin prokurorët dhe hetuesit të afroheshin në vendngjarje për të sekuestruar gëzhojat. “Do të mjaftonte fakti, në arkivin e televizionit tuaj apo të tjera, të merren pamjet filmike bruto. Kaq mjafton dhe duket kush ka qëlluar. Unë jam plagosur në 21 janar. E kisha përballë Agim Llupon dhe e kisha në tarracë Adhamin që qëllon me pistoletën e Ndrea Prendit. Prokuroria duhet të bëjë punën e vet. Dy ditë më pas isha aty në bulevard, ushtarë të gardës nuk lejonin grupin e hetuesve dhe prokurorëve të afrohej në perimetrin e caktuar. Gëzhojat ishin ti mblidhje me fshesë. Makineria e atij shteti filloi manipulimin. Mjeku tha u vranë nga afër. Të gjithë viktimat shpalleshin puçistë. Pikësëpari janë identifikuar kush ka qëlluar mbi njerëz. Janë zbardhur. Kaq gjë dihet. Pjesa e urdhrit është një përgjim i radiove i urdhrit të Prendit të qëllohet mbi mish. Prendi del me syrin e nxirë. U rrah në zyrën e kryeministrit. Nëse kemi hyrë diku sagllam dhe del me sy të nxirë. Është logjike kjo punë. Provat ekzistojnë, por nuk ka vullnet”, vijoi ai. Më tej ai përfundon duke thënë se ende nuk ka vullnet për të zgjidhur çështjet e drejtësisë si “21 janari”, “Gërdeci” apo edhe dosjen “Partizani”. “Berisha kaq kohë arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje për Partizanin. Luhet kukafshehti, vaj hallin çdo ndodhi me 21 janarin. Nuk ka vullnet për ti zgjidhur”, nënvizoi gazetari Mahmutaj.