Tag: plotësuar

  • Viti I ri akademik, në  gjithë universitetet regjistrohen 16 mijë studentë

    Viti I ri akademik, në gjithë universitetet regjistrohen 16 mijë studentë

    Në të gjitha universitet e vendit janë plotësuar rreth 16 mijë kuota nga studentët, që do të nisin për herë të parë arsimin e lartë.
    Drejtori i Përgjithshëm i RASH – Rrjetit Akademik Shqiptar, Arjan Xhelaj tha sot , se “në raundin e parë janë plotësuar rreth 16 mijë kuota në universitet në të gjithë vendin. Degët që lidhen me shkencat mjekësore, IT dhe inxhinieritë janë plotësuar plotësisht dhe arrijnë së bashku mbi 50% të totalit të regjistrimeve të deritanishme ”.
    Sipas tij, raundi i parë i parë i regjistrimeve kishte një ecuri të mirë.
    “Nga mbi 20 mijë maturantë që aplikuan, u regjistruan afërsisht 80% e tyre. Kishte programe që u plotësuan menjëherë, sidomos ato me konkurs, si Mjekesia e Përgjithshme, Arkitektura dhe Urbanistika, por edhe degët e Akademisë së Sigurisë dhe asaj të Forcave të Armatosura”, nënvizoi Xhelaj.
    Për këtë vit akademik edhe degët e mësuesisë kanë një ecuri të mirë.
    “Në degët që lidhen me mësuesinë ka një vazhdimësi si vitin e kaluar me rreth 7,5% të totalit të studentëve të regjistruar”, tha Xhelaj.
    Kreu i RASH u shpreh se raundi i dytë është një fazë ku maturantët duhet të jenë më realistë dhe të zgjedhin degë në përputhje me rezultatet që kanë.
    Mundësinë për të aplikuar nga data 20-22 shtator në portalin UAlbania do ta kenë rreth 7 mijë maturantë duke përfshirë këtu edhe të ardhurit nga sezoni i vjeshtës.
    Raundi i dytë i regjistrimeve në universitete nis më 29 shtator dhe do të zgjasë deri më 8 tetor, në 5 faza 48 orëshe.

  • Andia Ulliri kërkon mandatin/ KQZ shpërndan mandatet në Durrës, deputetja demokrate ankimon vendimin

    Andia Ulliri kërkon mandatin/ KQZ shpërndan mandatet në Durrës, deputetja demokrate ankimon vendimin

    Deputetja demokrate Andia Ulliri ka ankimuar në KAS vendimin e KQZ ppër certifikimin e mandateve në qarkun e Durrësit nga zgjedhjet e 11 majit. Me pretendimin se nuk është plotësuar kuota gjinore, ajo kërkon të ruajë vendin e saj në parlament.
    Zgjedhjet parlamentare të 11 majit e lanë deputeten demokrate Andia Ulliri jashtë parlamentit duke dalë e treta në listën e hapur. Por kjo nuk e ka ndaluar që të kërkojë vendin e saj në parlament, duke ankimuar ndarjen e mandateve në qarkun e Durrësit me pretendimin se nuk është plotësuar kuota gjinore. Vetëm një ditë pasi kryekomisioneri Ilirian Celibashi certifikoi fituesit që do të bëhen pjesë e Kuvendit në shtator, Ulliri dërgoi shkresën ku kërkon shqyrtimin nga trupa e komisionit të ankimeve dhe sanksioneve.
    Në dokument, Ulliri shprehet se në Durrës nuk është plotësuar kuota gjinore e kërkuar në Kodin Zgjedhor, e cila parashikon që në çdo listë dy deputetë duhet të jenë meshkuj dhe një femër. Sipas shkresës theksohet se në listat e PD në qarkun bregdetar, janë 5 deputetë meshkuj dhe vetëm një femër, duke pretenduar se mandati i fituesit të vetëm në listën e hapur, të marrë nga Arjan Ndoja, duhet t’i kalojë asaj.
    Më herët kryekomisioneri Ilirian Celibashi shpjegoi se listat e mbyllura dhe të hapura cilësohen si të ndara ndaj edhe kuota gjinore konsiderohet e plotësuar duke u nisur nga fakti se ka vetëm një fitues nga kandidatët preferencialë. Tashmë përgjigjen do ta japë trupa me pesë anëtarë e KAS. Në qarkun e Durrësit, Partia Demokratike Aleanca për Shqipërinë Madhështore fitoi 6 mandate, ndërsa PS arriti të rrëmbejë 8 mandate.

  • Publikoi në “TikTok ” fletën e votimit të plotësuar, e ‘pëson’ 24-vjeçari shqiptar, Policia nis hetimin

    Publikoi në “TikTok ” fletën e votimit të plotësuar, e ‘pëson’ 24-vjeçari shqiptar, Policia nis hetimin

    PAMJET NGA VOTIMI

    GJERMANI- Një i ri shqiptar, banues në Gjermani është proceduar pas publikimit të fletës së votimit. 24-vjeçari publikoi në rrjetin social “TikTok”, një fotografi të fletës së votimit (të plotësuar) që e ka siguruar nëpërmjet shërbimit postar, duke qenë se është emigrant në Gjermani.
    Policia sqaron se nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit” dhe “Shkelja e së drejtës së zgjedhjes”, për shtetasin E. N., 24 vjeç.
     

  • Publikoi në TikTok fletën e votimit të plotësuar, e ‘pëson’ i riu shqiptar në Gjermani

    Publikoi në TikTok fletën e votimit të plotësuar, e ‘pëson’ i riu shqiptar në Gjermani

    Një i ri shqiptar, banues në Gjermani është proceduar pas publikimit të fletës së votimit.
    Policia sqaron se nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit” dhe “Shkelja e së drejtës së zgjedhjes”, për shtetasin E. N., 24 vjeç.
    Ky i fundit ka publikuar në rrjetin social “TikTok”, një fotografi të fletës së votimit (të plotësuar) që e ka siguruar nëpërmjet shërbimit postar, duke qenë se është emigrant në Gjermani.
     

  • Postoi në TikTok fletën e votimit të plotësuar,procedohet i riu shqiptar në Gjermani

    Postoi në TikTok fletën e votimit të plotësuar,procedohet i riu shqiptar në Gjermani

    Policia e Lezhës ka proceduar penalisht një 24-vjeçar, pasi kishte publikuar në TikTok foton e fletës së plotësuar të votimit.
    Mësohet se i riu është emigrant në Gjermani.
    Ai akuzohet për veprat penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit” dhe “Shkelja e së drejtës së zgjedhjes”.
    “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit” dhe “Shkelja e së drejtës së zgjedhjes”, për shtetasin E. N., 24 vjeç, pasi ka publikuar në rrjetin social “TikTok”, një fotografi të fletës së votimit (të plotësuar) që e ka siguruar nëpërmjet shërbimit postar, duke qenë se është emigrant në Gjermani”, njofton policia.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

  • Postoi në TikTok fletën e votimit të plotësuar, e ‘pëson’ i riu shqiptar në Gjermani

    Postoi në TikTok fletën e votimit të plotësuar, e ‘pëson’ i riu shqiptar në Gjermani

    Një i ri shqiptar, banues në Gjermani është proceduar pas publikimit të fletës së votimit.

    Policia sqaron se nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit” dhe “Shkelja e së drejtës së zgjedhjes”, për shtetasin E. N., 24 vjeç.
    Ky i fundit ka publikuar në rrjetin social “TikTok”, një fotografi të fletës së votimit (të plotësuar) që e ka siguruar nëpërmjet shërbimit postar, duke qenë se është emigrant në Gjermani.

    Top Channel

  • “Jam i plotësuar”/ Laerti për rrugëtimin e tij në “Big Brother Vip”: Ishte si një katarsis

    “Jam i plotësuar”/ Laerti për rrugëtimin e tij në “Big Brother Vip”: Ishte si një katarsis

    Laerti ka kaluar 120 ditë brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”, në një rrugëtim të mbushur me debate, përjetime dhe emocione të forta.

     Ai e përshkroi këtë rrugë si një “katarsis” që e ka rilindur shpirtërisht, e po ashtu e ka formësuar. Ai madje tha se tashmë ndihet i plotësuar.

    Laerti: Është e vështirë për të ardhur këtu, do u jem borxhli sepse duke marrë vendimin për të hyrë këtu, pata mundësinë të kaloj gjithë jetën nëpërmjet një katarsisi shpirtëror dhe të më shërbejë si dikur, në kohën e prindërve, kur ushtria ishte 4 vite dhe shkoje çun, e dilje burrë nga aty. Unë jam i plotësuar. Mund të lumturohesh dhe me një gëzim të çastit, mund të fluturosh një moment nga lumturia, por të qënit i plotësuar është një ndjesi që… Ata që e kanë krijuar këtë format, e kanë menduar që 120 ditë është ajo periudha nga formimi deri tek lidnja e personalitetit tënd të formuar. Dëshira do ishte që të vazhdoja të rija, sepse një xhiro bëmë me makinë dhe isha si pa frymë dhe doja të kthehesha në shtëpi. Por përgjegjësitë që kam aty jashtë… Fatmirësisht tani ju njihni dhe nënën time kështu që… Unë jam djalë ushtaraku. Ka qenë ajo që më ka dhënë kurajë dhe kur humba tim atë.

  • Tatimet: 127 381 individë kanë plotësuar DIVA 2024

    Tatimet: 127 381 individë kanë plotësuar DIVA 2024

    Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, njoftoi dje se deri tani e kanë plotësuar Deklaratën e të Ardhurave Vjetore, (DIVA 2024) 127 381 individë që realizojnë mbi 1,2 milionë lekë të ardhura në vit, nga mbi 2 milionë që ishte më përpara. Sipas DPT 143.369 individë që duhet të deklaronin, deklaruan 127.381 individë ndërsa nga 73.850 individë që duhet të deklaronin, deklaruan 65.910 individë.
    Administrata Tatimore fton individët që nuk kanë deklaruar ende, të bëjnë deklarimin e DIVA sa më shpejt për të shmangur gjoba dhe interesa të panevojshme.

  • 80 mijë shqiptarë deklaruan të ardhurat, një javë nga mbyllja e afatit mijëra të tjerë nuk e kanë plotësuar ende formularin

    80 mijë shqiptarë deklaruan të ardhurat, një javë nga mbyllja e afatit mijëra të tjerë nuk e kanë plotësuar ende formularin

    Kur ka mbetur edhe një javë nga mbyllja e afatit zyrtar të deklarimit të të ardhurave, mijëra shqiptarë ende nuk e kanë plotësuar formularin.
    Sipas të dhënave nga tatimet pritshmëritë janë që 140 mijë individë duhet të plotësojnë deklaratën vjetore të të ardhurave. Por deri më tani rreth 50% e tyre e kanë zbatuar këtë detyrim ligjor.
    “Ne kemi evidentuar si individë që kanë të ardhura vjetore sipas kufirit të përcaktuar së bashku me ata që janë të dypunësuar rreth 140 mijë të punësuar. Deri më tani kanë dorëzuar formularin rreth 80 mijë individë. Jemi brenda afatit dhe cilido që ka paqartësi mund të informohet në faqen zyrtare të tatimeve”, deklaroi Rozana Çelmeta nga drejtoria e përgjithshme e tatimeve.

    Administrata tatimore thotë se në faqen zyrtare të institucionit  gjendet informacioni i nevojshëm për cilindo që nuk ka njohuritë e duhura, lidhur me atë që njihet si DIVA. Por çfarë ndodh në përfundim të afatit zyrtar që është 31 Marsi, për të gjithë ata që nuk e kanë plotësuar formularin?
    “Ndryshe nga vitet e kaluara që ka qenë fundi i Prillit, këtë vit afati i dorëzimit të formularit është 31 Marsi. Për të gjithë ata që do e dorëzojnë këtë formular pas këtij afati, sistemi gjeneron automatikisht një penalitet prej 3 mijë lekësh. Ndërsa për ata që janë të dypunësuar dhe kanë detyrim për të paguar, shoqërohet me kamatëvonesa”, sqaron Çelmeta.
    Por cilido që ka plotësuar gabim deklaratën, ka një mundësi të dytë për korrigjim.
    “Cilido që mendon se i  ka plotësuar gabim të dhënat në deklaratë, ka mundësinë që dy herë brenda tre muajve nga fundi i afatit të mund ta korrigjojë. Më pas korrigjimi do të bëhet pranë drejtorisë rajonale ku individi është i regjistruar”, tha Çelmeta.
    Subjekt i deklarimit të të ardhurave janë të gjithë ata që kanë të ardhura bruto 1.2 milion lekë në vit dhe ata që janë të dypunësuar. Këtë vit detyrim kanë dhe ata që kanë të ardhura bruto mbi 50 mijë lekë të patatueshme, ku  përfshihen të ardhurat nga qira ditore, Air Bnb apo booking./vizionplus.tv