Tag: plotësisht

  • Votojnë emigrantët e parë, Celibashi: Garantojmë plotësisht ruajtjen e fshehtësisë

    Votojnë emigrantët e parë, Celibashi: Garantojmë plotësisht ruajtjen e fshehtësisë

    Ka nisur zyrtarisht procesi i votimit të emigrantëve Shqiptar në diasporë. 111 fletët e par atë votimit pritet të mbërrijnë sot në Shqipëri, ndërsa kryekomisioneri Ilirjan Celibashi njoftoi se janë shpërndarë afro 91 mijë zarfe.
    Janë në mbërritje për në KQZ, por akoma në trakun e DHL, 111 zarfe. Janë 111 votues që kanë votuar dhe kanë njoftuar postierin e DHL për ta tërhequr ky zarf nga DHL. Me pak fjalë votimi i zgjedhësve shqiptarë nga jashtëm tashmë konsiderohet i kryer, që në momentin kur njëri prej votuesve e ka marrë zarfin dhe e ka kthyer mbrapsht”
    Sipas komisionerit shpërndarja e zarfeve do të vijoj edhe për dy ditët në vijim.

    Po çfarë ndodh pasi vota vendoset në zarf? Si garantohet që ajo nuk do të të tjetërsohet ose fotografohet?
    Në momentin që fleta është në sistemin e DHL dhe KQZ, garantoj 100% ruajtjen e fshehtësisë, kjo garantohet plotësisht nga ne. Nëse votuesit duan ta shesin, blejnë apo tregojnë, është çështje e tyre. Do të thotë se kanë llogaritur edhe pasojat penale. Nëse një fenomen i tillë ndodh, ai shoqërohet me sanksione penale të rënda, deri në 3, 4 apo 5 vite burgim.
    Zarfet me votën e shqiptarëve, sapo të kthehen në vendin tonë do të vendosen direkt në Parkun Olimpik, ku do të jenë të monitoruara 24 orë me kamera.
    /vizionplus.tv

  • Riasfaltimi i plotë i segmentit, Bashkia Shkodër njofton mbylljen për 24 orë të bulevardit “Skenderbeu”

    Riasfaltimi i plotë i segmentit, Bashkia Shkodër njofton mbylljen për 24 orë të bulevardit “Skenderbeu”

    Të nderuar qytetarë!
    Ditën e sotme nga ora 16:00, deri në orën 16:00 të datës 8 Prill, bulevardi “Skenderbeu” do të jetë i bllokuar plotësisht për shkak të punimeve për riasfaltimin e këtij segmenti rrugorë.
    Duke kërkuar mirëkuptimin e banorëve, ju bëjmë thirrje të evitoni plotësisht qarkullimin në këtë zonë. Policia e shtetit dhe Policia bashkiake do të jetë në ndihmë të banorëve për orientimin e trafikut.
    Faleminderit!

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • Digjet plotësisht një lokal në Darzezë, tymi mbulon zonën

    Digjet plotësisht një lokal në Darzezë, tymi mbulon zonën

    Një lokal në bregdetin e Darzezës ka rënë pre e flakëve, duke u djegur tërësisht.
    Nuk janë bërë të ditura ende shkaqet e zjarrit, por siç shikohet nga pamjet, tymi ka mbuluar zonën. Zjarrfikësit janë angazhuar për të shuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit. Aktualisht, autoritetet po hetojnë për shkakun e këtij incidenti.
    Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar deri tani.