Avokatët e kryebashkiakut Erion Veliaj u janë përgjigjur SPAK duke bërë të ditur se klienti i tyre ende nuk ka në dorë asnjë provë të dosjes hetimore, çka vështirëson një proces të drejtë.
DEKLARATË PËR SHTYP e mbrojtjes së z. Erion Veliaj
Në përgjigje të njoftimit të SPAK datë 05.12.2025
Mbrojtësit ligjorë të z. Erion Veliaj vlerësojnë të nevojshëm sqarimin e disa elementeve proceduralë, që janë thelbësore për publikun dhe për garantimin e një procesi gjyqësor të drejtë. Kjo deklaratë synon të qartësojë rrethanat konkrete që lidhen me njohjen e akteve dhe ushtrimin efektiv të së drejtës kushtetuese për përgatitjen e mbrojtjes.
1. Mbrojtja e z. Veliaj ka theksuar në mënyrë të vazhdueshme se e drejta për t’u njohur plotësisht me aktet është kusht themelor për ushtrimin e një mbrojtjeje efektive. Procesi nuk mund të vijojë pa u garantuar më parë që i pandehuri dhe mbrojtja janë njohur në mënyrë reale dhe jo formale, me materialet mbi të cilat do të zhvillohet gjykimi, një standard i pandryshueshëm në çdo sistem të së drejtës dhe pjesë përbërëse e parimit të “due process” (neni 42 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë). Kjo kërkesë buron drejtpërdrejtë nga neni 31 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, i cili garanton çdo qytetari nën akuzë kohën dhe lehtësitë e nevojshme për përgatitjen e mbrojtjes vetë, të drejtën për t’u mbrojtur vetë ose me avokat të zgjedhur prej tij, si dhe të drejtën për të komunikuar lirshëm dhe privatisht me mbrojtësin.
2. Të gjitha kërkesat për kohë shtesë janë paraqitur vetëm për të garantuar të drejtën themelore të njohjes së plotë dhe efektive me materialet e çështjes. Çdo shtyrje është vendosur nga gjykata pas vlerësimit se kërkesat ishin të arsyetuara dhe të domosdoshme për ushtrimin e mbrojtjes. Në asnjë rast mbrojtja nuk ka synuar vonesë, por ka kërkuar vetëm respektimin e standardeve ligjore të një procesi korrekt, të cilat deri më tani nuk janë garantuar plotësisht nga gjykata.
3. Dosja përmban rreth 60.000 faqe, të cilat përfshijnë dokumente teknike, analiza financiare, transkriptime audio dhe materiale të tjera të dendura. Është fakt i njohur në literaturën shkencore se: një i rritur lexon rreth 50 faqe/orë në tekste të thjeshta; në materiale komplekse, ritmi bie në 10–20 faqe/orë. Vetëm për leximin e thjeshtë (jo për analizën juridike) të 60.000 faqeve, brenda 30 ditëve, duke punuar 8 orë në ditë, do të duheshin 20–40 avokatë me kohë të plotë, pa kryer asnjë detyrë tjetër. Një detyrë e tillë është objektivisht e pamundur në çdo sistem drejtësie dhe bie ndesh me standardin kushtetues dhe europian të proporcionalitetit dhe të “reasonable time” në përgatitjen e mbrojtjes.
4. Pavarësisht mungesës së kohës së mjaftueshme dhe mungesës së aksesit të plotë në materiale – përfshirë faktin që z. Veliaj nuk ka ende në dispozicion asnjë provë të dosjes – mbrojtja ka punuar intensivisht për të qenë plotësisht bashkëpunuese me gjykatën dhe për të mos u bërë shkak vonesash. Qindra orë pune janë dedikuar për shqyrtimin e pjesëve të vëna në dispozicion, por kjo nuk mund të konsiderohet e mjaftueshme për të garantuar standardet e kërkuara nga Kushtetuta dhe Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut për një përgatitje reale dhe efektive të mbrojtjes.
5. Prokuroria ka pranuar në deklaratën për shtyp kryerjen e veprimeve hetimore jashtë afatit formal të hetimit, rrethanë që ngre dyshime legjitime mbi përputhshmërinë e materialeve të prokurorisë me dosjen e depozituar në gjykatë. Për sigurimin e korrektësisë së procesit, është thelbësore që mbrojtja dhe z. Veliaj të kenë akses të plotë në dosjen gjyqësore, pasi mbi atë dosje do të zhvillohet shqyrtimi gjyqësor. Ky është një standard minimal i çdo procesi të drejtë dhe nuk përbën as pengesë, as kontestim, por një kërkesë bazike për transparencë dhe qartësi procedurale.
6. Marrëdhënia avokat–klient është një raport profesional i rregulluar me ligj dhe me kode etike, dhe nuk ka asnjë lidhje me detyrimin procedural të organeve të hetimit dhe ndjekjes penale për të garantuar akses të plotë të të pandehurit në provat që përdoren ndaj tij në gjykatë. Në këtë fazë gjyqësore fokusi mbetet i vetëm: krijimi i kushteve që mundësojnë përgatitjen reale dhe efektive të mbrojtjes.
Mbrojtja nxit Prokurorinë të zbatojë plotësisht standardet e pjekurisë institucionale, duke u përqendruar në detyrimet që burojnë nga Kushtetuta në sallën e gjyqit dhe jo jashtë saj në deklarata publike që nuk zëvendësojnë transparencën dhe qartësinë e procesit gjyqësor.
Ne presim nga gjykata garantimin e këtij detyrimi themelor, pasi çdo devijim nga ky standard do ta reduktonte procesin në një ushtrim formal, duke cenuar qëllimin thelbësor të tij: realizimin e drejtësisë dhe jo prodhimin e një rezultati statistik.
Mbrojtja e z. Erion Veliaj,06/12/2025
Tag: plotësisht
-

Avokatët e Veliajt: E drejta për t’u njohur plotësisht me aktet, kusht themelor për mbrojtje efektive
-

Ksamil – Digjet plotësisht një lokal gjatë orëve të para të mëngjesit
Ksamil – Digjet plotësisht një lokal gjatë orëve të para të mëngjesit
Një lokal me konstruksion druri në Ksamil është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit, duke u djegur plotësisht. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:10, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Lokali rezulton në pronësi të Ramadan Zoto, 42 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim për plagosjen e dy personave më 17 korrik në Sarandë. Objekti ishte i marrë me qira nga shtetasi K. I.
Policia po vijon hetimet për të sqaruar nëse zjarri është aksidental apo i qëllimshëm.
KOMUNIKATA E POLICISË
Sarandë/ Rreth orës 03:10, në Ksamil, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht një lokal me konstruksion druri, i marrë me qira nga shtetasi K. I.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe të shkakut të rënies së zjarrit.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb -

Rusia reagon pas propozimit europian për paqe, këshilltari i Putin: Plotësisht jokonstruktiv, nuk funksionon për ne
Kremlini tha sot se kundërpropozimi i europianëve ndaj planit të paqes prej 28 pikash të SHBA-së për Ukrainën nuk është konstruktiv dhe thjesht nuk funksionon për Moskën.
Publikimi javën e kaluar i planit të paqes prej 28 pikash të SHBA-së ka rritur shqetësimet në Ukrainë dhe midis fuqive europiane se kërkesat kryesore të Rusisë ndaj NATO-s, territorit dhe orarit për çdo marrëveshje paqeje janë pranuar nga Uashingtoni.
Plani evropian ndryshon ndjeshëm kuptimin dhe rëndësinë e pikave kryesore mbi NATO-n dhe territoret, sipas një kopjeje të parë nga Reuters.
“Plani evropian, në shikim të parë… është plotësisht jokonstruktiv dhe nuk funksionon për ne”, u tha gazetarëve në Moskë këshilltari i politikës së jashtme të Kremlinit, Yuri Ushakov.
Presidenti Vladimir Putin tha të premten se propozimet e SHBA-së për paqe në Ukrainë mund të formojnë bazën për zgjidhjen e konfliktit, por nëse Kievi e refuzon planin, atëherë forcat ruse do të lëvizin më tej.
Ushakov tha se “jo të gjitha, por shumë pozicione të planit amerikan na duken mjaft të pranueshme”. Ai shtoi se disa, megjithatë, duhet të diskutohen më në detaje.
Top Channel
-

Rama: Anëtarësimi në BE objektivi historik që s’ka kompromis
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se momenti i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian do të jetë i vetmi rast kur ai do të ndihet plotësisht i kënaqur, një ngjarje të cilën e cilësoi si epokale, historike dhe të jashtëzakonshme.
Gjatë podkastit “Flasim”, Rama u shpreh se natyra e tij është të mos jetë kurrë plotësisht i kënaqur me punën apo rezultatet që arrin.“Vuaj nga pakënaqësia. Ata që më njohin nga afër e dinë shumë mirë këtë gjë. Ata që më shikojnë nga larg nuk e besojnë fare. Perceptimi në distancë është i ndryshëm nga çfarë jam realisht. Nëse dukem si dikush që mendon se i di të gjitha, në fakt unë vuaj nga pakënaqësia,” tha Rama.
Ai shtoi se është kritik ndaj vetes dhe gjithmonë mendon se mund të kishte bërë më mirë.
“Jam i pakënaqur me çdo gjë që bëj. I shoh me një ndjenjë pakënaqësie ndaj vetes, sepse mendoj se mund t’i kisha realizuar më mirë,” theksoi Kryeministri.
Rama foli edhe për qëndrimet e tij të forta në debate, por tha se me kalimin e kohës ka zhvilluar mekanizma për të rikonsideruar situatat.
“Jam shumë i vështirë në debat, sepse mbroj me forcë bindjet e mia. Por jam i hapur për të kuptuar se ku mund të bëj më mirë, apo ku mbase tjetri ka të drejtë dhe unë jo. Edhe pse nuk e tregoj,” tha ai.
Sipas tij, me kalimin e viteve ai është bërë më reflektues dhe më i prirur për të rishikuar vendimet dhe qëndrimet e së shkuarës. -

Moti i keq/ Fshati Xhyrë në izolim total, shembet këmba e urës
Fshati Xhyrë në Njësinë Administrative Hotolisht, bashkia Librazhd, po përballet prej mëngjesit të sotëm me një situatë të rëndë emergjente, pasi ura kryesore që e lidhte me rrugën kombëtare është e shkatërruar plotësisht nga prurjet jashtëzakonisht të mëdha të lumit Shkumbin. Rënia e këmbës qendrore të urës e vendosur në mes të shtratit të lumit, ka shkaktuar edhe dëmtimin dhe shembjen e strukturës dhe bllokimin e menjëhershëm të çdo lloj lëvizjeje.
Rrjedha e fuqishme e ujit, e nxitur nga reshjet intensive dhe prurjet e pazakonta të ditëve të fundit, ka bërë që ura të mos i rezistojë goditjes së vazhdueshme, duke e kthyer situatën në një rrezik për sigurinë publike. Që në orët e para, emergjencat civile dhe policia kanë ndërhyrë duke bllokuar me hyrjet si edhe duke vendosur sinjalistikën e nevojshme dhe ndaluar qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve, për të shmangur çdo incident të mundshëm.
Pas shembjes së urës, Xhyra është izoluar plotësisht. Banorët nuk kanë asnjë mundësi komunikimi ose lëvizjeje drejt zonave të tjera, ndërsa ndikimi i kësaj situate ndihet veçanërisht tek fëmijët dhe familjet e tyre. Nxënësit e shkollës 9-vjeçare kanë mbetur pa mësim, pasi mësuesit nuk kanë mundur të hyjnë në fshat për shkak të ndërprerjes së lidhjes rrugore. -

VIDEO + FOTO/ Greqi: Zjarr në Marina Zea, 4 anije me vlerë miliona euro digjen plotësisht
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë në orët e para të mëngjesit Marinën Zea në Greqi, duke shkatërruar plotësisht katër varka turistike.
Sipas autoriteteve, zjarri dyshohet se ka nisur nga një varkë druri me vela, e cila përdorej për itinerare turistike drejt ishujve Aegina dhe Moni. Flakët shpërthyen rreth orës 03:30 të mëngjesit dhe u përhapën me shpejtësi në tre anije të tjera që ndodheshin pranë.
Fillimisht, varka prej druri dhe dy të tjera u fundosën, ndërsa anija e katërt u zhyt pjesërisht nën sipërfaqen e ujit pak para orës 09:00.
Në operacionin për shuarjen e zjarrit morën pjesë 20 zjarrfikës me 8 automjete, si dhe anije të shërbimit zjarrfikës dhe autoriteteve portuale, të cilat hodhën ujë nga deti për të izoluar flakët.
Autoriteti portual ka vendosur barriera mbrojtëse në zonë për të parandaluar ndotjen e ujit nga karburantet dhe mbetjet e djegura.
Hetimet për shkaqet e zjarrit po kryhen nga ekipi hetimor i zjarrfikësve dhe autoriteti portual. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.
FOTO GALERI:
-

VIDEO + FOTO/ Greqi: Zjarr në Marina Zea, 4 anije me vlerë miliona euro u dogjën plotësisht
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë në orët e para të mëngjesit Marinën Zea në Greqi, duke shkatërruar plotësisht katër varka turistike.
Sipas autoriteteve, zjarri dyshohet se ka nisur nga një varkë druri me vela, e cila përdorej për itinerare turistike drejt ishujve Aegina dhe Moni. Flakët shpërthyen rreth orës 03:30 të mëngjesit dhe u përhapën me shpejtësi në tre anije të tjera që ndodheshin pranë.
Fillimisht, varka prej druri dhe dy të tjera u fundosën, ndërsa anija e katërt u zhyt pjesërisht nën sipërfaqen e ujit pak para orës 09:00.
Në operacionin për shuarjen e zjarrit morën pjesë 20 zjarrfikës me 8 automjete, si dhe anije të shërbimit zjarrfikës dhe autoriteteve portuale, të cilat hodhën ujë nga deti për të izoluar flakët.
Autoriteti portual ka vendosur barriera mbrojtëse në zonë për të parandaluar ndotjen e ujit nga karburantet dhe mbetjet e djegura.
Hetimet për shkaqet e zjarrit po kryhen nga ekipi hetimor i zjarrfikësve dhe autoriteti portual. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.
FOTO GALERI:
-

“Blindohet” fshati Halil në Krujë! E shkrumbuar plotësisht, dalin pamjet makinës së autorëve
makina e djegur
KRUJË- Kjo është makina e atentatorëve të ngjarjes së ndodhur në Rinas, ku mbeti i vrarë miku i Emiljano Shullazit dhe u plagos një tjetër. Automjeti u dogj në fshatin Halilaj të Fushë Krujës, pak kilometra larg vendit të krimit. Siç shikohet nga pamjet, makina është shkrumbuar plotësisht. Policia nuk ndërhyri menjëherë në mjetin e djegur, pasi brenda tij kishte edhe katër armë.
Automjeti ti “Toyota” me targa greke, u gjet pak minuta pas atentatit, në një përrua, pranë aksit Fushë Krujë-Krujë, mes fshatrave Halil dhe Zall. Autorët, pasi kanë kryer atentatin, duke vrarë Gilmando Danin, dogjën makinën në periferinë e Krujës.Në një reagim, Policia e Krujës dhe detaje rreth makinës së gjetur të shkrumbuar plotësisht, ndërsa bënë me dije se armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore. Ndërkohë, forca të shumta policia ndodhen në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën për kapjen e autorëve./ZËRI
-

Spiropali indinjuar nga Berisha: Qeveria distancohet plotësisht nga retorika e urrejtjes
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka reaguar në “X”, për deklaratat e Sali Berishës ndaj ambasadorit Silvio Gonzato.
Ajo ka shprehur indinjatën për këtë veprim, teksa shkruan se Qeveria shqiptare e Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme distancohen plotësisht nga qëndrime të tilla.
“Tejet e indinjuar nga sulmi i paprecedentë ndaj Ambasadorit të BE-së dhe ndaj vlerave të BE-së në Parlament ditën e sotme. Normalizimi i gjuhës së urrejtjes në diskursin politik dhe shtrembërimi i qëllimshëm i fakteve në lidhje me Ligjin jetik për Barazinë Gjinore është krejtësisht i papranueshëm.
Qeveria Shqiptare dhe Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme distancohen plotësisht nga retorika dhe qëndrime të tilla. Sot, është rasti të përsërisim edhe një herë me zë të lartë se Shqipëria qëndron e bashkuar me Europën. Ky spektakël i pahijshëm nuk do të na dekurajojë nga reformat jetike të integrimit, as nga angazhimi ynë thelbësor për të ngushtuar në ZERO hendekun e mundësive për gratë dhe vajzat”, thuhet në reagimin e saj. -

Horoskopi për ditën e sotme, 4 nëntor 2025
Showbiz E Martë, 4 Nëntor 2025 08:59
DashiÇështjet financiare mund të kenë nevojë për vëmendje sot. Faturat duhet të paguhen çekët ose kontratat të ekzekutohen. Lehtësimi që do të merrni nga kjo duhet t’ju ngrejë ndjeshëm moralin. Dilni në ajër të pastër, bëni një shëtitje dhe shfrytëzoni më shumë energjinë tuaj.
DemiJe në humor të shkëlqyer dhe mezi pret të bësh thuajse çdo gjë. Energjia jote fizike është e lartë, kështu që rekomandohet të bësh disa ushtrime, ndoshta sporte të ndryshme. Mund të duash të bësh një udhëtim të shkurtër jashtë qytetit, të nisësh një kurs të ri studimi ose të provosh të shkruash.BinjakëtKe mbërritur në një pikënisje të rëndësishme. Nis rrugën që gjithmonë ke dashur të ndjekësh. Je në pozicionin e përsosur. Rruga mund të duket e gjatë, por nuk ka pse të jetë e frikshme.
GaforrjaMos merrni asnjë vendim të madh. Shtyjeni për më vonë. Mendja juaj nuk është plotësisht e qëndrueshme dhe çdo veprim që bëni nuk do të dalë ashtu siç dëshironi. Kjo është një kohë për t’iu përmbajtur detyrave që janë planifikuar tashmë.
LuaniNuk mund t’u besosh plotësisht fjalëve të të tjerëve. Njerëzit mund të thonë një gjë tani dhe të premtojnë gjithçka, por që ata ta mbajnë këtë premtim është një histori tjetër. Në fund të fundit, ata kanë në mendje axhendën e tyre – jo tuajën. Ki kujdes.
VirgjëreshaVazhdoni me detyrat që keni nisur tashmë. Tani nuk është koha për të filluar diçka të re. Besimi juaj është i lartë dhe emocionalisht ndiheni mirë, por në përgjithësi, aktualisht nuk keni gjykimin e duhur. Mos bëni lëvizje të mëdha në këtë kohë.
PeshorjaJe në prag të një përparimi të madh në karrierën tënde. Mos e prish këtë mundësi të mrekullueshme duke u nxituar. Jo gjithçka është gati ende. Ki durim. Sot është një kohë e mirë për të reflektuar mbi të kaluarën dhe për të mbajtur shënime mendore.
AkrepiNjë ndryshim shumë pozitiv është në ajër, me shumë mundësi bëhet fjalë për situatën tuaj familjare. Ndoshta ju dhe partneri juaj po mendoni të zhvendoseni në një shtëpi të re, ose të blini ose shisni pronën tuaj. Mund ta çoni këtë vendim një hap më tej tani.
ShigjetariDo ta gjesh veten duke ëndërruar me sy hapur. Lëre mendjen të lirë. Fantazitë e tua janë shumë të vlefshme – ato do të të ndihmojnë të hapësh rrugën drejt hapit tjetër në karrierën tënde.
BricjapiMos e nënshkruaj kontratën ende. Mos i thuaj po marrëveshjes që po të ofrohet tani. Mendo plotësisht për pasojat. Nëse angazhohesh tani, do të gjendesh në një situatë shumë të vështirë më vonë.
UjoriKthehuni pas në kohë dhe pyeteni veten se çfarë keni arritur. A i keni përmbushur qëllimet që i keni vënë vetes? Ndoshta nuk keni vendosur asnjë qëllim. Vlerësoni situatën tani në mënyrë që të përgatiteni për të ardhmen.
PeshqitBëhuni gati! Thyeni barrierën që ju ka shqetësuar në marrëdhënien tuaj. Nëse ju dhe partneri juaj mendoni se ia vlen të vazhdoni, atëherë mund të kërkohet një përpjekje për të kapërcyer këtë vështirësi, por me vendosmëri çdo gjë është e mundur.