“Mbështesim SPAK për të mbushur 313-ën me shokët e Ramës”, Basha: Me Metën dhe Roshin në listë, demokratët e kanë të qartë kush mbron interesat e tyre dhe kush intersesat personale
Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, në emisionin “Të Paekspozuarit” tha se koalicioni që ai përfaqëson është alternativa e vetme serioze për zgjedhjet e 11 majit. Basha tha se oferta e Koalicionit Euroatlantik bazohet në një program të plotë dhe në mbështetje të pakushtëzuar për punën e SPAK-ut.
“Është e vetmja forcë politike që me vepra jo me fjalë në mbështetje të SPAK-ut që t’i shkojë deri në fund punës që ka nisur dhe t’i mbush plotë qelitë e 313-ës të Durrësit dhe Fierit me politikanë të korruptuar” – u shpreh Basha.
Ai gjithashtu tha se me Ilir Metën dhe Elvis Roshit, demokratët janë të qartë se kush u nis për interesa personal dhe kush është nis për interesat personale.
“Qëllimi është t’u japimnjë ofertë. Dhe Koalicioni Euroatlantik me programin dhe kandidatët e vet këtë po bën. Pse do heq dorë nga kjo? Që të rri zgjedhja pa zgjidhje. Të kemi zgjedhje pa zgjidhje më 11 maj. Me dy të palët që duan të marrin votat e qytetarëve që të nxjerrin shokët e tyre nga burgu, po mor zotëri. Votoni për numrin 4, Koalicionin Euroatlantik.Dhe gjëja e parë që do merni, se ne kemi një program të plotë, por kurrë nuk na lejuan që ta shpalosim. Gjëja e parë, është e vetmja forcë politike që me vepra jo me fjalë, është dhe do të jetë më fuqishëm në mbështetje të SPAK-ut që t’i shkojë deri në fund punës që ka nisur dhe t’i mbush plotë qelitë e 313-ës të Durrësit dhe Fierit me politikanë të korruptuar.Me Ilir Metën dhe Elvis Roshit, anëtarësia e Partisë Demokratike çdo ditë e më shumë vetëdijësohet se kush u nis për interesa personal dhe kush është nis për interesat e tyre” – tha Basha.
Tag: plotë
-

“Mbështesim SPAK për të mbushur 313-ën me shokët e Ramës”, Basha: Me Metën dhe Roshin në listë, demokratët e kanë..
-

Cila është mosha e lumturisë së plotë/ Studimi 85-vjeçar i Harvardit jep përgjigjen befasuese
Lumturia është relative. Disa e gjejnë te pasuria materiale, të tjerë mjaftohen me dashurinë e një njeriu pranë. Por kur arrihet lumturia e plotë? Këtë pyetje e ka trajtuar studimi i realizuar nga Universiteti i Harvardit, i cili nisi në vitin 1938 dhe përfshiu 268 studentë – nga të cilët vetëm 19 janë gjallë sot dhe janë rreth 90 vjeç.
Pas dekadash vëzhgimesh, studiuesit arritën në një përfundim: mosha kur njerëzit ndihen më të lumtur është 60 vjeç. Sipas Robert Waldinger, profesor i psikiatrisë dhe drejtues i studimit, nuk janë pasuria, inteligjenca apo gjenet ato që ndikojnë më shumë në lumturinë dhe jetëgjatësinë tonë – por cilësia e marrëdhënieve.
“Marrëdhëniet e forta mbrojnë individin nga trishtimi, ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit mendor dhe fizik, dhe madje ndikojnë më shumë se kolesteroli apo gjendja ekonomike”, shprehet Waldinger.Studiuesit theksojnë tri shtylla kryesore për një jetë të gjatë dhe të lumtur:
Të duash dhe të jesh i dashur.
Një martesë e qëndrueshme.
Kujdesi për trupin dhe shmangia e alkoolit dhe duhanit në mënyrë të tepruar.Ky studim është një thirrje për të investuar më shumë te njerëzit përreth nesh sesa te pasuria materiale. Në fund të fundit, lumturia nuk matet me gjëra, por me lidhje. Dhe sipas shkencës, të 60-ta është mosha e artë e shpirtit.
-

Hëna Rozë e prillit do të jetë një ‘Mikrohënë.’ Ja çfarë duhet të dimë.
Hëna e plotë e parë e pranverës, e njohur si “Hëna Rozë”, do të shfaqet me 12 prill 2025, duke arritur kulmin në orën 20:22 me orën lokale të SHBA-së Lindore (EDT). Pavarësisht emrit, hëna nuk do të jetë me ngjyrë rozë. Emri vjen nga lulëzimi i një bime pranverore me lule rozë të quajtur “floks” që çel në fillim të pranverës. Kjo traditë emërtimi, si shumë emra të tjerë të hënave të plota, e ka origjinën në kulturën e popujve indigjenë amerikanë. Emra të tjerë për hënën e prillit përfshijnë “Hëna që thyen akullin” dhe “Hëna e vezës”.
Këtë vit, Hëna Rozë shënon gjithashtu edhe Hënën e Plotë Të Pashkës, hëna e parë e plotë pas ekuinoksit të pranverës, e cila përdoret për të përcaktuar datën e Pashkëve. Meqë bie me 12 prill, Pashka do të festohet me 20 prill.
Përveç kësaj, kjo Hënë Rozë do të jetë edhe një “mikrohënë”. Kjo do të thotë se do të duket pak më e vogël në qiell, pasi do të ndodhet në apogje, pika më e largët nga Toka në orbitën e saj. Edhe pse ndryshimi në madhësi është i vështirë për t’u dalluar me sy të lirë, kjo do të jetë hëna e plotë më e vogël e vitit 2025. Kjo është e kundërta e një “superhëne”, kur hëna duket më e madhe për shkak se është më afër Tokës.
Hëna Rozë do të ndodhet në yjësinë e Virgjëreshës, pranë yllit të ndritshëm Spica. Në varësi të ndotjes së dritave në zonën tuaj, ylli mund të jetë i dukshëm pranë hënës.
Edhe pse kulmin e saj e arrin me 12 prill, hëna do të duket e plotë edhe natën para dhe pas kësaj date. Hëna tjetër e plotë, e njohur si “Hëna e Luleve,” do të ngrihet me 12 maj 2025. / Space – Syri.net
-

Sherr mes të rinjve në Lezhë, plagosen të dy! Njëri në gjendje të rëndë në spital
Një konflikt i çastit mes dy të rinjve ka ndodhur sot në qytetin e Lezhës. Ngjarja nisi pranë rrethrrotullimit të Katedrales dhe më pas u zhvendos në rrugën e Kalasë, në lagjen Varosh.
Sipas informacioneve nga korrespondentja e Top Channel, Brixhilda Deda, një prej të rinjve ka mbetur i plagosur rëndë në pjesën e kokës dhe po trajtohet në spitalin e Lezhës. Ndërkohë, autori i dyshuar është larguar nga vendngjarja dhe është ende në kërkim nga policia. Dyshohet gjithashtu se edhe ai ka pësuar disa dëmtime gjatë konfliktit.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e plotë të të përfshirëve. -

Këto janë shenjat që do të preken më shumë nga hëna rozë e prillit
Hëna e plotë e 12 Prillit e njohur edhe si Hëna Rozë – vjen për të sjellë ‘dritë’ në marrëdhëniet tuaja dhe rutinën për kujdesin ndaj vetes.
Kjo hënë e plotë në Peshore do t’ju ofrojë qartësi dhe besim, duke ju ndihmuar të rizbuloni veten tuaj më të mirë .
GaforrjaHëna e plotë rozë hedh dritë mbi plagët e vjetra emocionale dhe pasiguritë e ‘groposura’ thellë. Kjo fazë ju shtyn të kërkoni një stabilitet të konsiderueshëm emocional.
Nëse mendoni se një marrëdhënie nuk po ju ofron sigurinë që ju nevojitet, mund të merrni një vendim të vështirë, por çlirues, duke e lënë atë person pas.
Peshorja
Kjo hënë e plotë do ju përballë me realitetin dhe ju thërret të mbani qëndrim, ose do të vazhdoni me shërimin e marrëdhënies, ose do të zgjidhni ndarjen.
Bricjapi
Detyrimet dhe presionet e shtuara në fusha të tjera të jetës suaj mund t’ju kenë hequr vëmendjen nga marrëdhënia juaj. Distanca emocionale tani po ndihet dhe me energjinë e hënës së plotë. Tensionet po arrijnë kulmin. Nëse themeli i marrëdhënies suaj është i fortë, kjo krizë do të veprojë si një mundësi për forcim të marrëdhënies tuaj. -

Hëna e plotë te Peshorja! Meri Gjini sjell lajmet “bombë” për këto shenja horoskopi
Astrologe Meri Gjini ka bërë parashikimin e Horoskopit për pjesën e dytë të javës, në studion e “7pa5” në Vizion Plus me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.
Përveç mërkurit që është kthyer në të drejtë, do kemi edhe Venusin në të drejtë nga data 13. Gradualisht do shijojmë pranverën, në mendime, në shije dhe në të përditshmen.
Gjëja e rëndësishme e këtij 4 ditëshi është Hëna e plotë te Peshorja. Është një hyrje e fortë pozitive.Vendosni në agjendë çfarë keni të rëndësishme për të gjetur ekulibrat, nisur nga shëndeti te bashkëpunimet.
Do bëjë të mundur që agjenda dhe organizimet të jenë në shërbim të ekonomisë.
Përveç ekulibrit emocional, kjo Hënë sjell edhe faktorin e të papriturës në drejtim të erosit, në ngjyrosjen më të bukur. Kemi përmirësim të ndjeshëm në rezultatet që prisni të gjithë.
DashiDuke qenë që Hënën e plotë e kanë përballë, minimalisht do jenë shumë më të qartë me njerëzit që bashkëpunojnë. Mërkuri në të drejtë do ndihmojë shumë në mbyllje detyrimesh ekonomike. Disa prej jush do gjejnë idenë e zgjuar, mendimin dhe formën për të patur zhvillime të përshpejtuara në drejtim të karrierës dhe profesionit.
DemiUranin e kanë te vetja në një hyrje të fortë pozitive me Venusin. Do të duhet ta shfrytëzojnë maksimalisht këtë periudhë. Është shumë favorizues për ju deri më datë 19 prill. Çfarë keni të rëndësishme për ndryshime dhe vendimarrje në punë, vereni në agjendë në këtë periudhë. Në fundjavë do keni mundësi të qartësojnë çështje emocionale.
BinjakëtDiellin te Dashi në hyrje trekëndore me Jupiterin. Vendime shumë të mëdha. Një investim, një lëvizje e rëndësishëm, një ndryshim adrese, zgjerime në çështje familjare janë temat jetike kryesore të kësaj periudhe. Afatshkurtër, me Mërkurin në të drejtë, merreni vesh më lehtësisht me njerëzit, kudo që ta gjeni veten. Ka një rrjedhshmëri agjenda, më të lehtë. Me hënën e plotë te Peshorja, minimalisht do qartësoheni në gjendjen emocionale.
GaforrjaMarsin e kanë te vetja. Pavarësisht liodhjes, duhet të vazhdojnë me një agjendë të ngjeshur dhe të ngarkuar, por duke shijuar edhe me një humor të mirë. Energjia do jetë pozitive dhe në favorin e tyre. Është periudha për të mbyllur një cikël, për një projektim të madh.
LuaniDuket sikur është një 4 ditësh që do e gjejnë veten shpesh duke bërë të njëjtat gjëra. Kjo për të mbyllur detyrime që lidhen me punës ose trupit. Këto do jenë impenjimet. Kur të kthehet Venusi në të drejtë është periudhë shumë e mirë dhe më e lehtë. Sot dhe të shtunën do prisni ndryshime që do ju zbukurojnë javën.
VirgjëreshaKa qenë në një javë që i është dashur të bëjë rivendosje të forta. Nisi me hyrjen e fortë të Mërkurit. E kanë nisur me diskutime serioze dhe e mbyllin me zgjidhje serioze. Minimalisht këtë javë ekulibrat në çësthje të rëndësishme si puna dhe ekonomia, ose i kanë zgjidhur ose janë shumë afër zgjidhjes. Hëna e plotë do bëjë të mundur që minimalisht të ndihet bukur para pasqyrës.
PeshorjaHëna e plotë është te Peshorja. Kjo bën që nevoja për të detyruar veten për të ruajtur ekulibrat është prioritet. E gjejnë mënyrën si të jenë në qendër të vëmendjes, për mirë. Nga nesër deri në fund të javës, nuk ka vend për abuzim me alkolin. Këtë periudhë, hapat që do të hidhni drejt zhvillimeve të forta drejt punës tuaj, nisin që sot.
AkrepiNjë Venus shumë pozitiv te Akrepat për lëvizjet ekonomike. Në këtë 4 ditësh do kenë të qartë çfarë duan, çfarë duhet të arrijnë për të gjetur ekulibrin në xhepin e tyre. Sot dhe nesër dy ditë shumë të mira për të diskutuar me të tretët. Fundjava do ketë nevoj për pushim dhe të qetësojnë veten. Nëse keni për të zgjidhur çështje emocionale ose jeni në kërkim të dashurisë, është Venusi shumë pozitiv.
ShigjetariKanë një 4 ditësh jo shumë komod. Sepse nga njëra anë kanë nevoj të jetuar emocione të bukura, por Venusi në 4 këndësh vë prioritet nevojën për qartësimin në çështje profesionale. Me këtë Hënë të plotë është e sigurt që rezultati në fund do jenë planet për zgjerim familjar.
BricjapiKanë një Hënë të Plotë në kulmin e Horoskopit të vet. Më në fund, nis periudha që nuk do dëgjojnë shumë detyrim, ngarkesa dhe lodhje. Kalojmë në një fazë me hapësira shumë të mëdha për të shijuar të përditshmen, pranverën dhe veten. Këtë 2 ditësh do ta shfrytëzojnë për të gjetur formulën e artë: Çfarë duhet të mbyllin për tu marrë me veten. Kthjelltësimin e mendimit dhe emocionit e kanë në nivelin maksimal për një bricjap. Nis zyrtarisht Bricjapi pranverën.
UjoriPër shqetësimet dhe ngarkesat që kanë të mbartura që nga nëntori dhe tani, duhet të strategjitë e tyre t’i mbajnë për vete. Të kërkojnë zgjidhje vetëm nga familja ose njerëz që i konsideroni familje. Venusi në të kundërt do të ndikojë shumë në humorin tuaj, nga pendesa pse ndave informacionin që nuk do për çështje të rëndësishme. Fundjava, nëse sot do jeni pozitiv, në fundjavë do keni një lajm të bukur.
PeshqitMërkurin e kanë të vetja edhe pak ditë. Mërkuri në të drejtë me Saturnin ndihmon në zgjidhje të shpejta dhe të menjëhershme në çështjet që ju kanë shqetësuar këto kohë. Kthimi i Venusit në të drejtë, në datën 13 do bëjë të mundur që në pjesën e shëndetit të jeni të lehtësuar. Me Hënën e plotë te Peshorja do bëjë që të shijojnë emocione të forta. Të kthjelloheni nga pikpytjet në jetën personale, madje disa do marrin vendime të mëdha duke e kaluar raportin në një fazë tjetër. -

E PLOTË/ Kreu i Shtëpisë së Bardhë bën hapa pas, çfarë deklaroi Donald Trump: Mungesa e respektit…
Donald Trump ka rritur tarifat ndaj Kinës në 125% dhe gjithashtu ka lëshuar një pauzë prej 90 ditësh për disa tarifa.
Ai e konsideron këtë vendim të marrë ndaj Kinës, si pasojë e mungesës së respektit të treguar ndaj SHBA-së, kjo pasi autoritetet kineze vendosën t’i kundërpërgjigjen.
Deklarata e tij e plotë në “Truth Social”:
“Bazuar në mungesën e respektit që Kina ka treguar ndaj tregjeve botërore, unë po e rris tarifën e vendosur në Kinë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 125%, në fuqi menjëherë.
Në një moment, shpresojmë se në të ardhmen e afërt, Kina do të kuptojë se ditët e rrënimit të SHBA-së dhe vendeve të tjera, nuk janë më të qëndrueshme apo të pranueshme.
Në anën tjetër, dhe bazuar në faktin se më shumë se 75 vende kanë thirrur përfaqësues të Shteteve të Bashkuara, duke përfshirë Departamentet e Tregtisë, Thesarit dhe USTR, për të negociuar një zgjidhje për temat që diskutohen në lidhje me Tregtinë, Barrierat Tregtare, Tarifat, Manipulimin Valutor dhe Tarifat Jomonetare sugjerojnë që, i kundërpërgjigjur në çfarëdo mënyre, forme apo forme ndaj Shteteve të Bashkuara, unë kam autorizuar një PAUZË 90 ditore dhe një tarifë reciproke të ulur ndjeshëm gjatë kësaj periudhe, prej 10%, gjithashtu ju faleminderit për vëmendjen tuaj për këtë çështje”.Top Channel
-

Kallas, mesazh nga Tirana për Prishtinën e Beogradin
Kaja Kallas, Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, tha në një konferencë për shtyp me kryeministrin shqiptar Edi Rama në Tiranë të martën se Kosova dhe Serbia “nuk mund të lëvizin drejt BE-së pa normalizimin e plotë të marrëdhënieve”.
“Ajo që është e rëndësishme për Kosovën dhe Serbinë nuk mund të përparojë pa normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes këtyre dy vendeve”, tha Kallas.
Kallas theksoi gjithashtu se Shqipëria është një avokate e fortë e BE-së dhe përshëndeti vendimin e Shqipërisë për të zbatuar plotësisht sanksionet e BE-së kundër Rusisë.
“Shqipëria mbështet fuqimisht BE-në. Vendimi juaj për të zbatuar plotësisht sanksionet e BE-së kundër Rusisë, së bashku me mbështetjen tuaj humanitare dhe politike për Ukrainën, dëshmon përkushtimin tuaj ndaj BE-së. Ju jeni shumë të vlefshëm dhe të dobishëm për sa i përket bashkëpunimit në rajon për të pasur një mjedis të sigurt. BE-ja është e përkushtuar ndaj Shqipërisë dhe bashkëpunimi ynë sjell përfitime për të dyja palët”, tha Kallas.
“E ardhmja e Shqipërisë në BE”
Kallas tha se nuk ka rrugë të shkurtër për anëtarësimin në BE, përveç suksesit në reforma, por se e ardhmja e Shqipërisë është në BE.
“Nuk ka rrugë të shkurtra për anëtarësimin në BE përveç suksesit në reforma. Reformat janë të vështira dhe ju keni mbështetjen tonë për hapjen e një sërë kapitujsh të tjerë. E ardhmja e Shqipërisë është në BE”, tha Kallas, duke shtuar se gjatë bisedës me shembullin shqiptar është diskutuar edhe për situatën në rajon.
“Ne diskutuam edhe për zhvillimet në rajon. Dhe vlerësoj këshillat dhe komentet që më dhatë për Ballkanin Perëndimor sa i përket Kosovës dhe Serbisë, nuk mund të ketë përparim pa normalizim të plotë të marrëdhënieve mes këtyre dy vendeve, mezi pres të kthehem në takimin e Komitetit Politik Evropian”, tha Kallas.
Duke vizituar Malin e Zi, Kallas ka nisur të hënën një mini-tur në Ballkanin Perëndimor dhe pas Shqipërisë do të vizitojë Bosnje-Hercegovinën. /tesheshi.com/ -

VIDEO – Ndërhyrja në bulevardin “Skenderbeu”, kryebashkiaku Benet Beci inspekton punimet…
Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci ka inspektuar nga afër punimet në bulevardin “Skenderbeu” në qendër të qytetit. Aktualisht ne këtë segment rrugor prej 1 km, por punohet nje pjese te segmentit që po riasfaltohet plotësisht.
Kryebashkiaku Beci, gjatë intervistës dhënë për mediat u shpreh se kjo është një ndërhyrje e planifikuar që vjen pas ndërhyrjes së Bashkisë Shkodër dhe Ujësjellës Kanalizime për kolektorin në qendër të qytetit që zgjidh njëherë e mirë problematikën e përmbytjeve në këtë zonë sa herë kishte reshje shiu.
Në fund të muajit janar, Ndërmarrja e Shërbimeve dhe Punëve Publike e Bashkisë Shkodër së bashku me ndërmarrjen e Ujësjellës kanalizime nisën punën për sistemimin e plotë të rrjetit nëntokësorë të ujërave të shiut në këtë zonë e cila ishte kthyer në një problematikë prej vitesh. Pas sistemimit të plotë të kësaj ndërhyrjeje tashmë Bashkia Shkodër ka nisur riasfaltimin e plotë të të gjithë segmentit nga Sheshi “Demokracia” përgjatë të gjithë bulevardit “Skënderbeu”.Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
Ju mirëpresim! -

“E mundur hyrja në BE në 2030”, shefja e diplomacisë së BE mesazhe në Tiranë: Keni mbështetjen tonë të plotë sa i përket çeljes së grup-kapitujve të tjerë
Kaja Kallas, përfaqësuesja e Lartë për Politike të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian mbërriti sot në Tiranë, në sajë të turit të vizitës në Ballkanin Perëndimor.
Gjatë konferencës së përbashkët për mediat me kryeministrin Edi Rama ajo u shpreh se BE mbështet rrugën e Shqipërisë drejt BE.
“Ajo që dëshiroj të them, është që nuk ka ndonjë qark të shkurtër për të arritur me anëtarësimin në BE me reformat. Ju keni mbështetjen tonë të plotë sa i përket çeljes së grup-kapitujve të tjerë. E ardhmja e Shqipërisë është në BE. Unë me kënaqësi kam parë dhe nënshkrimin 90 milionë euro me Bankën Europiane për rindërtimin e hekurudhën që do të lidhë portin e Durrësit me Rrogozhinën, pjesë e korridorit të tetë”, tha ajo.
“Reformat e BE-së kanë disa faza në lidhje me sundimin e ligjit. Së pari është miratimi i reformave dhe faza e dytë është zbatimi i tyre. Kjo është shumë e rëndësishme për qytetarët, që të shohin se të gjithë po e marrin shumë seriozisht luftën kundër korrupsionit”, tha ajo në lidhje me sistemin e drejtësisë.Top Channel