Tag: plloçë

  • Nga përurimi te rrëshqitja e masivit, shembja që zbuloi problemet e rrugës Qukës- Qafë Plloçë

    Nga përurimi te rrëshqitja e masivit, shembja që zbuloi problemet e rrugës Qukës- Qafë Plloçë

    Nga Esmeralda Topi, Faktoje

    Mëngjesin e 23 nëntorit, disa familjarë nga Tirana nisën një udhëtim drejt Maliqit për të marrë pjesë në një përkujtimore. Ata vendosën të kalonin nga rruga e re Qukës – Qafë Plloçë, pak javë pas ceremonisë inauguruese, ku daullet, veshjet popullore dhe buka me qiqra tipike e juglindjes ishin pjesë e festës. 

    Por të gjitha makinat e nisura herët u detyruan të devijonin rrugën, pasi Qafë- Plloça ishte bllokuar nga një masiv i madh shkëmbor.

    “Ishim të pavendosur se nga do të kalonim për shkak të motit të keq, por në fund zgjodhëm rrugën e re,” tregon Geri, një nga udhëtarët, duke shtuar se përvojën e morën si mësim. “Nuk bëhet në mot të keq, e aq më pak në dimër”, përfundon ai.

    Problemet nisën që herët

    Problemet e para me rrugën që u hap për qarkullim në shtator nisën që në javët e para. Por pamjet e çarjes të skarpatës dhe rënies masive të gurëve në nëntor treguan degradimin e shpejtë të veprës më të shtrenjtë dhe më të stërzgjatur të infrastrukturës në Shqipëri.

    Rruga Qukës-Qafë Plloçë, 23 nëntor 2025

    Shembjen e rrugës Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ia la motit të keq, duke lënë në hije përgjegjësinë e kontraktorit.

    “Reshjet e dendura të shiut… kanë shkaktuar çarjen e skarpatës dhe rënien e gurëve në trup të rrugës në km 35,” tha ARRSH në një njoftim në rrjetin social facebook më 23 nëntor.

    Për të lehtësuar qarkullimin e mjeteve, Autoriteti Rrugor ndërtoi një kalim të përkohshëm në kilometrin 37, pjesa e fundit e rrugës Qukës – Qafë Plloçë.

    Seksioni ku ka ndodhur shembja është më i shtrenjti për kilometër. Një segment prej 9.2 kilometrash që ka kushtuar 70 milionë dollarë. E thënë ndryshe 7.6 milionë dollarë për kilometër. 

    Ndërsa e gjithë rruga Qukës – Qafë Plloçë (43,4 km) ka kushtuar 242.6 milionë dollarë.  

    Verifikim

    Një javë pas ndërtimit të bypassit si zgjidhje emergjente nga ARRSH, Faktoje udhëtoi drejt juglindjes dhe vizitoi zonën. Pamjet nga segmenti i tretë, ku kishte ndodhur shembja masive, ishin të njëjta me ato të ditës së parë. 

    Masivi shkëmbor vijonte mbi asfalt, barrierat të shtrembëruara dhe skarpatat mbrojtëse nuk ishin përfunduar. Mjetet devijonin nga kalimi paralel i përkohshëm. 

    Edhe më 6 dhjetor, panorama ishte e njëjtë. 

    Për t’i dhënë zgjidhje afatgjatë zonës ku ka ndodhur rrëshqitja, Autoriteti Rrugor Shqiptar thotë se do të bëj monitorim dhe studim. 

    “Për këtë rrëshkitje do të bëhet monitorim dhe studim gjeologo-inxhinierik për të arritur zgjidhjen më të mirë teknike dhe sigurinë në rrugë”- ARRSH për Faktoje.al.

    Por problemet nuk janë të izoluara vetëm në këtë segment. Edhe në pjesë të tjera të rrugës ka problematika me elementët kyë të sigurisë rrugore, skarpatat mbrojtëse mungojnë duke vënë në rrezik kalimtarët.

    Rruga u përurua pa përfunduar

    “Ndodhemi në segmentin Qukës- Qafë Plloçë, tashmë totalisht i përfunduar…”, deklaronte zëvendëskryeministrja Belinda Balluku gjatë përurimit. 

    Por dy muaj më vonë, masivi shkëmbor bllokoi rrugën, duke vënë në provë sigurinë dhe menaxhimin e këtij projekti që kërkoi gati dy dekada pune dhe qindra milionë dollarë. Dhe ndonëse u festua me daulle dhe valle popullore, rruga u inaugurua e papërfunduar plotësisht.

    Segmenti i tretë i rrugës, ai nga km 33 deri në 43, nuk ishte ende dorëzuar kur qeveria e hapi për qarkullim aksin Qukës -Qafë Plloçë.

    Faktoje kishte kërkuar informacion nga ARRSH dhe përgjigja erdhi më 28 nëntor, një ditë para shembjes. Sipas Autoritetit Rrugor punimet në rrugë kishin përfunduar, por punohej ende për përforcimin e skarpatave me ankora dhe rrjeta mbrojtëse. 

    Përgjigje kjo që faktonte një problem të njohur në Shqipëri, rrugët shpesh inaugurohen pa u përfunduar plotësisht. Si afat, ARRSH dha fundin e muajit nëntor.  

    “Kontraktori është në periudhën e defekteve, ka pastruar dherat e rëna në rrugë dhe po punon për stabilizimin e skarpatave”- ARRSH, 28 nëntor 2025.

    Por masivi shkëmbor nuk priti dorëzimin. Ai rrëshqiti, duke bllokuar rrugën dhe duke treguar se inaugurimet ceremoniale nuk garantojnë siguri. Autoriteti u detyrua të shtynte afatin e dorëzimit të seksionit në fundvit dhe të ndërtonte një bypass të përkohshëm që devijon trafikun.

    Përfundim

    Aksi Qukës – Qafë Plloçë i gjatë 43,4 km nisi të ndërtohej 16 vite më parë. Ndonëse u inagurua me daulle dhe bukë me qiqra, të dhënat zyrtare faktojnë se rruga nuk ishte përfunduar. 

    Shembja masive në pjesën e fundit të rrugës nxorri në pah mungesën e sigurisë, edhe pse fatura e projektit infrastrukturor ka qenë e majme dhe punimet kanë zgjatur për vite me radhë.

    Nisur nga informacionet e mbledhura dhe verifikimi i kryer, deklaratën e zëvendëskryeministres së pezulluar nga detyra, Belinda Balluku se ‘segmenti Qukës- Qafë Plloçë është i përfunduar…’ e kategorizojmë të pavërtetë. /Faktoje/ 

  • Sërish problematika në rrugën Qukës-Qafë Plloçë, pëson shembje edhe segmenti që lidhet me Pogradecin

    Sërish problematika në rrugën Qukës-Qafë Plloçë, pëson shembje edhe segmenti që lidhet me Pogradecin

    Pa u mbyllur ende problematika e shembjes masive të rrugës Qukës-Qafë Plloçë në dalje të tunelit, një tjetër segment i aksit nacional i inauguruar në muajin shtator, ka pësuar dëmtime të shumta.
    Një pjesë e trotuarit pranë fshatit Gështenjas në aksin Pogradec-Qafë Plloçë është shembur plotësisht. Bashkë me rrëshqitjen e trotuarit raportohet se janë dëmtuar edhe rrjetet nëntokësore, ndërsa rrezikohet edhe karrexhata e rrugës.
    Ndonëse kalon mes zonave të banuara, ky aks prej muajsh është pa ndriçim, duke rrezikuar seriozisht jetën e këmbësorëve. Sipas të dhënave, rikonstruksioni i rrugës, zgjerimi i korsive, vendosja e trafikndarësve, trotuareve dhe sistemi i ndriçimit përfunduan si investim në shtator të vitit 2018.
    Aksi Qukës-Qafë Pllocë kushtoi rreth 260 milionë euro dhe përfundoi pas 14 vitesh, por mjaftuan vetëm dy muaj përdorim që rruga të dalë jashtë funksioni. Shembjet masive tregojnë se cilësia e punimeve është mjaft e dobët dhe në terren kanë munguar studimet e mirëfillta gjeologjike mbi qëndrueshmërinë e tokës.
    Shembjet e përsëritura ngrenë dyshime të forta për mënyrën e projektimit të rrugës, për mbikëqyrjen dhe cilësinë e ndërtimit. Rruga që u trumbetua si një investim strategjik që do të lidhte Perëndimin me Lindjen po kthehet në shembull të keqmenaxhimit të fondeve publike për ndërtimin e saj.
    Për tenderat e zhvilluara për këtë segment, SPAK po heton ish-zv/kryeministren Belinda Balluku.

  • Rruga Qukës-Qafë Plloçë nuk gjen qetësi, pëson shembje edhe segmenti që lidhet me Pogradecin

    Rruga Qukës-Qafë Plloçë nuk gjen qetësi, pëson shembje edhe segmenti që lidhet me Pogradecin

    Pa u mbyllur ende problematika e shembjes masive të rrugës Qukës-Qafë Plloçë në dalje të tunelit, një tjetër segment i aksit nacional i inauguruar në muajin shtator, ka pësuar dëmtime të shumta.

    Një pjesë e trotuarit pranë fshatit Gështenjas në aksin Pogradec-Qafë Plloçë është shembur plotësisht. Bashkë me rrëshqitjen e trotuarit raportohet se janë dëmtuar edhe rrjetet nëntokësore, ndërsa rrezikohet edhe karrexhata e rrugës.

    Ndonëse kalon mes zonave të banuara, ky aks prej muajsh është pa ndriçim, duke rrezikuar seriozisht jetën e këmbësorëve. Sipas të dhënave, rikonstruksioni i rrugës, zgjerimi i korsive, vendosja e trafikndarësve, trotuareve dhe sistemi i ndriçimit përfunduan si investim në shtator të vitit 2018.

    Aksi Qukës-Qafë Pllocë kushtoi rreth 260 milionë euro dhe përfundoi pas 14 vitesh, por mjaftuan vetëm dy muaj përdorim që rruga të dalë jashtë funksioni. Shembjet masive tregojnë se cilësia e punimeve është mjaft e dobët dhe në terren kanë munguar studimet e mirëfillta gjeologjike mbi qëndrueshmërinë e tokës.

    Shembjet e përsëritura ngrenë dyshime të forta për mënyrën e projektimit të rrugës, për mbikëqyrjen dhe cilësinë e ndërtimit. Rruga që u trumbetua si një investim strategjik që do të lidhte Perëndimin me Lindjen po kthehet në shembull të keqmenaxhimit të fondeve publike për ndërtimin e saj.

    Për tenderat e zhvilluara për këtë segment, SPAK po heton ish-zv/kryeministren Belinda Balluku.

     

     

  • Rrëshqitje dhe dëmtime në aksin Pogradec–Qafë Plloçë, rrezikohet siguria në zonën e Gështenjasit

    Rrëshqitje dhe dëmtime në aksin Pogradec–Qafë Plloçë, rrezikohet siguria në zonën e Gështenjasit

    Në aksin Pogradec–Qafë Plloçë, pranë fshatit Gështenjas, rreshjet e ditëve të fundit kanë shkaktuar rrëshqitje të terrenit, duke bërë që një pjesë e trotuarit të shembet dhe të krijohet një gropë e thellë në anë të rrugës. Dëmtimi është konstatuar së fundmi, ndërsa dyshohet se rrëshqitja ka prekur edhe instalimet nëntokësore të zonës.
    Përmasat e shembjes janë të dukshme dhe aktualisht nuk ka një vlerësim të plotë teknik nëse dëmtimet mund të avancojnë drejt karrexhatës, çka do të rrezikonte qarkullimin e mjeteve në këtë segment të rëndësishëm.
    Prej muajsh, kjo pjesë e rrugës konsiderohet problematike edhe për shkak të mungesës së ndriçimit publik. Segmenti kalon pranë zonave të banuara, dhe mungesa e dritës e ka bërë lëvizjen e këmbësorëve veçanërisht të rrezikshme gjatë orëve të mbrëmjes.

    Aksi Pogradec–Qafë Plloçë u rikonstruktua në vitin 2018, me zgjerim korsish, trotuare dhe sistem të ri ndriçimi. Megjithatë, vitet e fundit ky segment është shndërruar në një nga pikat më problematike të juglindjes në lidhje me sigurinë rrugore, duke u përballur shpesh me rrëshqitje, mungesë mirëmbajtjeje dhe rrezik të shtuar për aksidente.
    Autoritetet pritet të kryejnë vlerësimin teknik në ditët në vijim, ndërsa banorët kërkojnë ndërhyrje të shpejtë për të shmangur rrezikimin e mëtejshëm të qarkullimit.

  • U rikonstruktua para disa vitesh, shembet një pjesë e trotuarit në aksin Pogradec–Qafë Plloçë

    U rikonstruktua para disa vitesh, shembet një pjesë e trotuarit në aksin Pogradec–Qafë Plloçë

    Një rrëshqitje e tokës ka shkaktuar shembjen e një pjese të trotuarit në aksin rrugor Pogradec–Qafë Plloçë, pranë fshatit Gështenjas.
    Si pasojë, janë dëmtuar edhe rrjetet nëntokësore, ndërsa banorët paralajmërojnë se situata po përkeqësohet nga dita në ditë dhe mund të prekë së shpejti edhe karrexhatën e rrugës.
    Gjithashtu raportohet se ky segment rrugor, i cili përshkon një zonë të banuar, prej muajsh është pa ndriçim, çka e bën edhe më të rrezikshëm kalimin e këmbësorëve gjatë mbrëmjes.
    Aktualisht nuk janë vendosur tabela paralajmëruese apo barriera mbrojtëse, ndërsa dëmtimet e dukshme po e kthejnë zonën në një rrezik potencial për aksidente.
    Rruga Pogradec–Qafë Plloçë u rikonstruktua në vitin 2018, me investim që përfshinte zgjerimin e korsive, ndërtimin e trotuareve dhe sistemin e ndriçimit publik.

    Megjithatë, pesë vite pas përfundimit të punimeve, dëmtimet e përsëritura tregojnë për mungesë mirëmbajtjeje dhe mbikëqyrjeje.

  • Dëmtohen rrjetet nëntokësore/ Trotuar i shembur në aksin Pogradec–Qafë Plloçë

    Dëmtohen rrjetet nëntokësore/ Trotuar i shembur në aksin Pogradec–Qafë Plloçë

    Një pjesë e trotuarit në aksin Pogradec–Qafë Plloçë, në segmentin që kalon pranë fshatit Gështenjas, është shembur plotësisht. Ngjarja është konstatuar ditët e fundit, ndërsa bashkë me rrëshqitjen e trotuarit raportohet se janë dëmtuar edhe rrjetet nëntokësore. Rrëshqitja është e konsiderueshme dhe për momentin nuk dihet nëse ajo rrezikon edhe karrexhatën e rrugës.
    Përveç dëmtimit të trotuarit, ky aks prej muajsh është pa ndriçim, ndonëse kalon mes zonave të banuara, duke rrezikuar seriozisht jetën e këmbësorëve.
    Sipas të dhënave, rikonstruksioni i rrugës, zgjerimi i korsive, vendosja e trafikndarëseve, trotuareve dhe sistemi i ndriçimit përfunduan si investim në shtator të vitit 2018. Aksi Pogradec–Qafë Plloçë njihet prej vitesh si një nga “njollat e zeza” të juglindjes sa u përket aksidenteve rrugore.

  • Shembet një pjesë e trotuarit në aksin Pogradec-Qafë Plloçë, dëmtohen rrjetet nëntokësore, rrezikohet jeta e këmbësorëve

    Shembet një pjesë e trotuarit në aksin Pogradec-Qafë Plloçë, dëmtohen rrjetet nëntokësore, rrezikohet jeta e këmbësorëve

    Një pjesë e trotuarit në aksin Pogradec–Qafë Plloçë, në segmentin që kalon pranë fshatit Gështenjas, është shembur plotësisht.

    Ngjarja është konstatuar ditët e fundit, ndërsa bashkë me rrëshqitjen e trotuarit raportohet se janë dëmtuar edhe rrjetet nëntokësore. Rrëshqitja është e konsiderueshme dhe për momentin nuk dihet nëse ajo rrezikon edhe karrexhatën e rrugës.
    Përveç dëmtimit të trotuarit, ky aks prej muajsh është pa ndriçim, ndonëse kalon mes zonave të banuara, duke rrezikuar seriozisht jetën e këmbësorëve. Sipas të dhënave, rikonstruksioni i rrugës, zgjerimi i korsive, vendosja e trafikndarësve, trotuareve dhe sistemi i ndriçimit përfunduan si investim në shtator të vitit 2018.
    Aksi Pogradec–Qafë Plloçë njihet prej vitesh si një nga “njollat e zeza” të juglindjes sa i përket aksidenteve rrugore.
     

    Top Channel

  • “Me një të rënë të lapsit Bela mori qindra mln euro, veç Tigrave e Çakenjve”, Balliu: Qukës-Qafë Plloçë, imoralitet…

    “Me një të rënë të lapsit Bela mori qindra mln euro, veç Tigrave e Çakenjve”, Balliu: Qukës-Qafë Plloçë, imoralitet…

    Deputeti demokrat Klevis Balliu ka deklaruar gjatë fjalës në Kuvend se Belinda Balluku është një nga hajdutet më të mëdha që njeh historia shqiptare, ndërkohë që ka evidentuar se një qeveri normale do të bënte gjithçka që ajo të largohej nga pushteti, ndërsa mazhoranca aktuale po bën të kundërtën, po e mbron.
    Kjo sipas tij vjen pasi i përfshirë në afera është edhe kryeministri Edi Rama.
    Balliu renditi aferat e Ballukut, ndërkohë që e ka quajtur aksin Qukës-Qafë Plloçë si një imoralitet i niveleve të larta, ku për të mbushur xhepat, dyshja Rama-Balluku nuk llogariti as jetën e qytetarëve që rrezikohej.
    “Në një senacë normale do të duhet të ishim duke diskutuar për Rendin e Ditës, por ku po bëhet tashmë gjithçka për të mbrojtur hajduten më të madhe të historisë, që me një të rënë të lapsit merr 50 mln euto te tuneli i Llogarasë, 260 mln euro Qukës Qafë-Plloçë, 70 mln euro rruga Korçë-Ersekë, 16 në Unazën e Madhe dhe miliona të tjera pa Tigrat 1&2, luenër e çackej. Një qeveri normale do të bënte gjithçka të largohnte hajduten në pushtet.
    Kësaj ane nuk duan t’ia dinë për Bleindën. Ajo nuk i bëntë gjitha këto vetëm, nuk i njihte turqitm, ia prezantoi Rama. Ndaj ishte ai që kryesonte takimin si në asnjë rast tjetër. Nëse Belinda meriton 1 ditë burg, Rama meriton 1 vit. Besoj që në PS ka nga ata që janë kundër kësaj që po ndodh, por nuk mudn të heshtim sepse bëhesh pjesë e vjedhjes.Qukës-Qafë Plloçë, imoralitet i niveleve të larta.
    Kur raporti i KLSH tregonte me skarpatat rrezikohet jeta e qytetarëëve qeveria nuk mori asnjë masë. Është një tragjedi e paralajmëruar, tregon shirtin e zi të kësaj qeverie. Aty kalojnë të majtë, të djathtë e pa parti”, tha ai nga foltorja e Kuvendit.

  • ‘Qukës–Qafë Plloçë apo Korçë–Ersekë pa standarte’, Balliu: Balluku është pezulluar, kush do t’i firmosë ndryshimet në Kodin Rrugor?

    ‘Qukës–Qafë Plloçë apo Korçë–Ersekë pa standarte’, Balliu: Balluku është pezulluar, kush do t’i firmosë ndryshimet në Kodin Rrugor?

    Zv. kryetari i Komisionit të Punëve të Brendshme, Klevis Balliu, u përplas sot me zëvendësministren e Infrastrukturës gjatë një debati në komision.

    “Fillimisht dua të di: kush do t’i firmosë këto ndryshime në Kodin Rrugor?”, tha Balliu, teksa theksoi se Ministrja Balluku është pezulluar dhe pyeti: “A do t’i firmosni ju? Apo sot askush nuk mban përgjegjësi për asgjë?”

    Balliu theksoi se rrugët që ndërton kjo qeveri janë vetë burimi i pasigurisë, sepse ndërtohen për të vjedhur, jo për t’u shërbyer qytetarëve. Ai përmendi veçanërisht rrugët Qukës–Qafë Plloçë dhe Korçë–Ersekë, duke i cilësuar si prova më e qartë: rrugë të shtrenjta, të rrezikshme dhe jashtë çdo standardi.

    “Projektligji është bosh: pa analiza, pa studime dhe pa transparencë. Qeveria justifikohet me BE-në, por lë rregullat kryesore peshat, përmasat dhe standardet t’i vendosë më vonë me vendime të Këshillit të Ministrave. Kjo do të thotë më pak kontroll, më shumë abuzim dhe zero garanci për qytetarët”, tha Balliu, duke shtuaar se Shqipërisë i duhet një ligj i qartë dhe i debatueshëm, jo një dokument formal që fsheh vendimmarrjen dhe shmang përgjegjësinë.

    “Siguria rrugore nuk rritet me justifikime, por me standarde, transparencë dhe përgjegjësi dhe asnjëra prej tyre nuk gjendet në këtë projektligj” , tha ai.

  • “Miliona të shpërdoruara me rrugë të pakolauduar”/ Skandali me Qukës-Qafë Plloçë, PD: Qeveria, simbol i dështimit

    “Miliona të shpërdoruara me rrugë të pakolauduar”/ Skandali me Qukës-Qafë Plloçë, PD: Qeveria, simbol i dështimit

    Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka bërë një deklaratë të ashpër lidhur me projektin e rrugës Qukës–Qafë Plloçë, të cilin e cilësoi si një nga shembujt më flagrantë të abuzimit me fondet publike, vonesave të pajustifikuara dhe dështimeve qeveritare. Sipas saj, rruga 40.5 kilometra, me vlerë të vlerësuar 152 milionë dollarë dhe e financuar nga Banka Islamike për Zhvillim, Fondi Saudit për Zhvillim dhe Qeveria Shqiptare, është shndërruar në simbol të keqmenaxhimit, ndërsa dëmtimet e rënda vetëm dy muaj pas inaugurimit e kanë kthyer projektin në skandal publik.
    Vangjeli theksoi se ndonëse lotet 1 dhe 2 duhej të ishin përfunduar në vitin 2018 dhe loti 3 në vitin 2017, asnjë prej tyre nuk u finalizua në kohë, duke sjellë një zvarritje prej deri në 8 vjet dhe rritje të kostove me të paktën 60 milionë dollarë. Zëdhënësja kujtoi se Kontrolli i Lartë i Shtetit kishte sinjalizuar për rreziqe dhe parregullsi të rënda në projekt që në vitin 2019, por paralajmërimet janë injoruar nga qeveria dhe institucionet përgjegjëse.
    Një tjetër shqetësim i ngritur nga PD ishte fakti se mbi aksin Qukës–Qafë Plloçë janë vendosur 6 kontrata shtesë nga ARRSH me vlerë 2.4 milionë euro, të cilat sipas Vangjelit, ngrenë dyshime për klientelizëm dhe korrupsion. Ajo theksoi se kompania 2T shpk, në pronësi të vëllait të kryebashkiakut të Tepelenës, është shpallur fituese në disa lote, edhe pse ka pasur probleme të rëndësishme në të shkuarën, duke ngritur dyshime se tenderat kanë qenë të paracaktuar.
    DENONCIMI
    Projekti i ‘Ndërtimit të rrugës Qukës-Qafë Plloçë’, një histori abuzimesh, vonesash dhe shpërdorimi të miliona eurove të fondeve publike, që ka kulmuar me dëmtimin e rëndë të rrugës vetëm dy muaj pas inaugurimit propagandistik të Kryeministrit Edi Rama. Projekti me gjatësi 40.5 km, i ndarë në tre lote, me vlerë të vlerësuar 152 milionë dollarë, financuar nga Banka Islamike për Zhvillim, Fondi Saudit për Zhvillim dhe Qeveria Shqiptare, është kthyer në simbolin e dështimit dhe korrupsionit qeveritar.
    Edhe pse lotet 1 dhe 2 duhej të kishin përfunduar në vitin 2018 dhe loti 3 në vitin 2017, asnjë prej tyre nuk u finalizua në kohë. Rruga u hap me 7-8 vite vonesë, duke rritur kostot me të paktën 60 milionë dollarë shtesë. Përveç kostove të ndërtimit dhe mbikëqyrjes, janë zhvilluar dy procedura për shërbime konsulence me vlerë 5.6 milionë euro, ndërkohë që ARRSH ka shfaqur mangësi të theksuara në projektim dhe menaxhimin e financimit, veçanërisht për lotin 3. Kontrolli i Lartë i Shtetit paralajmëroi që në vitin 2019 për rreziqet dhe problemet e rënda të këtij projekti, por paralajmërimet u injoruan.
    Më alarmante është se mbi këtë aks janë mbivendosur fonde publike përmes 6 kontratave të tjera prokuruar nga ARRSH me vlerë totale 2.4 milionë euro për punime dhe mirëmbajtje të kësaj rruge që prej vitit 2018 e në vijim. Fituesi i fundit i shpallur më 20 nëntor, ishte kompania ‘2T shpk’, në pronësi të vëllait të kryebashkiakut të Tepelenës, ku si për lotin 1 dhe për lotin 3 me gjithë problemet e paraqitura në të shkuarën janë përzgjedhur të njëjtët fitues , tregues që ngre dyshime se garat nuk kanë qenë reale, por të paracaktuara, duke konsoliduar klientelizmin dhe korrupsionin. Pas rrëshqitjes së skarpatave dhe dëmtimit të rëndë të rrugës vetëm dy muaj pas inaugurimit, mediat raportuan se kompania 2T ka nisur punimet për largimin e masivit shkëmbor ndërkohë që ende nuk ekzistonte një kontratë e lidhur dhe e njoftuar e tillë në sistemin elektronik të prokurimeve për këtë qëllim.
    Edhe më shqetësues është fakti se rruga është hapur pa procedurë kolaudimi. Ligji është i qartë: asnjë vepër infrastrukturore nuk mund të hapet pa u certifikuar cilësia e punimeve. Hapja e këtij aksi pa kolaudim ka vënë drejtpërdrejt në rrezik jetën e qytetarëve. Partia Demokratike kërkon që SPAK të nisë menjëherë hetimet për këtë aferë të rëndë korruptive, të identifikojë dhe ndëshkojë përgjegjësit, si dhe të garantojë llogaridhënie për miliona euro të shpërdoruara dhe për rrezikun e madh të shkaktuar ndaj qytetarëve. Shqiptarët meritojnë transparencë, siguri dhe institucione që punojnë për ta, jo projekte të dështuara, kosto të fryra dhe korrupsion të pandëshkueshëm.