Tag: pleqve

  • Zjarri në shtëpinë e të moshuarve në Bosnje, 11 të vdekur dhe mbi 30 të lënduar

    Zjarri në shtëpinë e të moshuarve në Bosnje, 11 të vdekur dhe mbi 30 të lënduar

    Njëmbëdhjetë njerëz e kanë humbur jetë dhe më shumë se 30 të tjerë janë lënduar si pasojë e një zjarri që shpërtheu në katin e shtatë të një shtëpie pleqsh në Tuzlla mbrëmjen e së martës, njoftuan të mërkurën autoritetet në kantonin e Tuzllës në Bosnje.

    Sipas të dhënave të fundit të pakonfirmuara, 30 persona janë shtruar në spital në Qendrën Klinike Universitare në Tuzlla, ndërsa numri i të lënduarve që deri më tani kanë kërkuar ndihmë mjekësore është më i lartë.
    Viktimat janë banorë të shtëpisë dhe trupat e tyre do të dërgohen për identifikim dhe autopsi, sipas autoriteteve.
    Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi zjarrin, por autoritetet e kanë nisur një hetim në vendin e ngjarjes.
    Drejtori i shtëpisë së pleqve, Mirsad Bakalloviç, dha dorëheqje një ditë pas zjarrit.
    Në një njoftim zyrtar disa orë pas zjarrit, shtëpia e pleqve konfirmoi numrin e të vdekurve dhe të lënduarve, dhe shtoi se të lënduarit po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Tuzllës.
    Sipas saj, mes të lënduarve ka edhe oficerë policie, zjarrfikës, punonjës mjekësorë dhe punonjës të shtëpisë së pleqve në Tuzlla.
    Një numër i madh zjarrfikësish morën pjesë në shuarjen e zjarrit, ndërsa në vendngjarje shkuan edhe policia dhe shërbimet e emergjencës.
    Kryeministri i kantonit të Tuzllës, Irfan Halilagiç, i tha shërbimit publik të Bosnjës se po kërkohet një zgjidhje për strehim të përkohshëm për banorët e shtëpisë.
    Kryeministri i Federatës së Bosnjës, Nermin Nikshiç, njoftoi për televizionin boshnjak se Qeveria do të marrë pjesë në rindërtimin e shtëpisë dhe kujdesin për banorët e saj.
    “Në periudhën e ardhshme, ne do të formojmë një ekip të Qeverisë së Bosnjës që do t’i vizitojë institucionet nën juridiksionin e Bosnjes dhe do t’u kërkojë autoriteteve të kantoneve të bëjnë të njëjtën gjë për institucionet nën juridiksionin e tyre, kur të ndodhë diçka e tillë, në mënyrë që të mos japin informacione të përgjithshme. Sonte dëgjuam shumë informacione nga banorët. Sidoqoftë, duhet të presim për të parë se çfarë e shkaktoi saktësisht tragjedinë”, tha Nikshiç.
    Ndërkaq, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime, pas zjarrit në shtëpinë e pleqve.
    “Në emër të popullit të Kosovës shpreh ngushëllime të sinqerta për familjarët e viktimave dhe popullit të Bosnje e Hercegovinës”, tha Osmani përmes një postimi në X, duke u uruar shërim të shpejtë të plagosurve./REL

    Top Channel

  • (VIDEO) Tre murgesha ‘arratisen’ nga azili i pleqve dhe kthehen në manastirin e tyre

    (VIDEO) Tre murgesha ‘arratisen’ nga azili i pleqve dhe kthehen në manastirin e tyre

    Tre murgesha austriake kanë sfiduar dioqezën e tyre, duke u larguar nga një azil pleqsh dhe duke u rikthyer në ish-manastirin e tyre në Salzburg. Më 4 shtator, Motra Regina (86), Motra Rita (81) dhe Motra Bernadette (88) u zhvendosën sërish në Kështjellën Goldenstein, ku kishin kaluar pjesën më të madhe të jetës së tyre, duke shkaktuar reagime të ashpra nga kisha lokale.

    Në manastir, murgeshat fillimisht u përballën me mungesë të energjisë elektrike dhe ujit të rrjedhshëm, por besimtarë dhe ish-nxënëse të tyre u erdhën në ndihmë duke siguruar gjeneratorë dhe mbështetje të përditshme. Ndërkohë, ato janë bërë aktive në Instagram, ku kanë mbledhur mbi 10 mijë ndjekës në pak ditë, duke dokumentuar jetën e tyre të përditshme.

    Mosmarrëveshja me eprorin Markus Grasl ka nisur që në vitin 2023, kur murgeshat pretendojnë se u larguan nga manastiri kundër vullnetit të tyre. Ai ka deklaruar se kushtet në Kështjellën Goldenstein nuk janë të përshtatshme për jetesën e tyre, duke paralajmëruar për rrezik shëndetësor.

    Megjithatë, motrat refuzojnë të kthehen në azilin e pleqve. “Në vend që të vdisja në atë azil pleqsh, do të preferoja të shkoja në livadh dhe të hyja në përjetësi”, tha Motra Bernadette për BBC. E ardhmja e tyre në manastir mbetet e pasigurt, pavarësisht mbështetjes së gjerë publike.

  • Entela Tabaku: Ka ditë kur kam frikë me kenë e lumtun

    Entela Tabaku: Ka ditë kur kam frikë me kenë e lumtun

    ka ditë kur kam frikë me kenë e lumtunfjalët e pleqve i kam birë në veshçatia diku duhet më pikue gëzohem për atë traun e thyem në trapazanse aty pikongjakmandej kam frikë mos me kenë e lumtunfjalët e pleqve i kam birë në veshshëndeti në radhë të parëe gëzohem që e falenderova zotinsa hapa sytëtanë janë mirëtë qofsha falëçudi e madhe me birat e mija në veshnuk dojnë me u mbyllëedhe pse vathë kurrë s’kam vuka ditë që më dhambin si ditën e parëe si atëherë i shtrëngoj dorën shoqesahmë mbaj

    ObserverKult

    —————-

    Lexo edhe:

    EDHE TI MUNDESH ME KEN’ I LUMTUN NËSE…

  • Bullgari, 205 të moshuar janë torturuar në azilet e pleqve

    Bullgari, 205 të moshuar janë torturuar në azilet e pleqve

    Në Bullgari zbulohet se 205 të moshuar janë torturuar në 5 azile pleqsh, transmeton Anadolu.

    Në një deklaratë nga Ministria e Drejtësisë thuhet se një operacion u krye në 5 azile pleqsh që ofronin shërbime të paligjshme në qytetet Stara Zagora dhe Varna.

    Në deklaratë vihet në dukje se 205 të moshuar, u torturuan në 5 azile pleqsh.

    Lidhur me të moshuarit që u torturuan u ndanë foto. Në foto shihet se të moshuarit janë dobësuar për shkak të neglizhencës dhe se janë të lidhur nga këmbët dhe të shtrirë nën shtretër.

    Ministri i Drejtësisë, Georgi Georgiev në një deklaratë për mediat tha se azilet e pleqve janë shndërruar në “shtëpi tmerri”.

    “Njerëzit këtu janë lidhur në shtretërit e tyre duke u vënë nën ndikimin e qetësuesve, janë torturuar dhe kanë vuajtur”, tha Georgiev.

    Disa të moshuar u dërguan në spital dhe disa u transferuan në vende të tjera, njoftoi Georgiev duke shtuar se “Askush nuk ka parë kurrë një tmerr të tillë. Disa nga inspektorët dolën duke qarë pasi panë situatën”.

    Georgiev tha se të moshuarit në azilet e pleqve mbaheshin robër dhe trajtoheshin mizorisht.

    “Dyert ishin të kyçura, dorëzat e brendshme të dritareve ishin të shkulura, kushtet e higjienës ishin të neveritshme, nuk kishte çarçafë. U ishin marrë telefonat, njerëzit nuk kishin lidhje me botën e jashtme, nuk kishin karta identiteti. Nuk kishte kujdes të vazhdueshëm shëndetësor. Mjeku vinte vetëm kur dikush vdiste. Njerëz të pakualifikuar po u injektonin të moshuarve ilaçe të paspecifikuara”, tha ai.

    Ndër të tjera Georgiev njoftoi se azilet e paligjshme të pleqve do të mbyllen dhe se do të vazhdojnë kontrollet e rrepta./ AA.

  • Balliu: Gati të kandidoj për PD, Berisha të dorëhiqet dhe të respektojë statutin!

    Balliu: Gati të kandidoj për PD, Berisha të dorëhiqet dhe të respektojë statutin!

    Sali Berisha duhet të dorëhiqet nga Partia Demokratike pas humbjes së zgjedhjeve, duke respektuar statutin e partisë dhe bashkë me të edhe Flamur Noka dhe kasta drejtuese.
    Kështu u shpreh sot në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, kandidatja e Primareve në Elbasan, Alesia Balliu, e cila tha se do vendosë edhe kandidaturën për të garuar për kreun e partisë, pasi në PD duhen bërë zgjedhje të reja pas humbjes më 11 maj.
    Ajo e cilësoi PD-në si partinë e “humbësve serialë dhe pleqve dështakë”. Kurse analisti Arben Meçe tha se Berisha krijon qëllimisht artifica politike dhe situata krize, madje sa të jetë ai në politikë, Parlamenti nuk do gjejë kurrë qetësi.
    “Çfarë mesazhi jep PD-ja me kërkesën e rinumërimit të votave në Tiranë dhe në Fier. Unë jam e mendimit që nëse ka pasur shkelje të arrestohen nga SPAK, gjithmonë nëse ka. Këta po akuzojnë për vjedhje votash brenda PD-së njëri-tjetrin. I qëndroj deklaratave të mia si një emër i ri. Si kandidaturë kërkoj hapjen e partisë.  Nuk mund ta lëj PD-në në dorën e disa pleqve dështakë. Njerëzit me kontribute i lanë jashtë për të futur Roshin në listë. Koha e këtyre pleqve ka mbaruar, partia duhet hapur, të ketë garë. Kaq e pamundur është që PD të mos ketë lidership të ri, reale, një të djathtë që të mos jetë e shitur”, tha Balliu.

    Ajo i quajti humbës serialë drejtuesit e PD-së me në krye Berishën dhe të paaftë për të fituar zgjedhjet nga 2013, ku regjistrojnë 10 dështime radhazi.
    “Janë të paaftë për të pranuar humbjen dhe realitetin dhe të bëjnë analizën e zgjedhjeve. Kanë vetëm 45 deputetë se 5 i kanë aleatët, këto janë kundër garës dhe statutit, janë kundër gjithçkaje, ishin të përgatitur për të humbur, ndaj futën edhe Roshin. E vërteta e këtyre është se janë humbës serialë dhe dështakë. Nga 2013 e deri tani, janë 10 palë zgjedhje. Berisha është i gëzuar, fitoi legacinë për të qenë partia e dytë në vend. Berisha duhet të dorëhiqet, e thotë statuti. PD e certifikoi vetë humbjen e saj. Neni e ka të shkruar, duhet të dorëhiqet. Aty shoh se nuk ka iniciativë dhe alternativë. Duhet ë ketë zgjedhje, të formatohet e djathta, të mos kalojë nga humbja në humbje. Ata që s’duan ikjen e Berishës, duan Ramën në pushtet”.
    Ajo u shpreh e gatshme që të hedhë kandidaturën për PD-në, por jo që të përsëritet farsa e Primareve si një ‘patericë’. Kandidatja e Primareve në Elbasan theksoi se edhe Aulon Kalasë në Durrës iu vodhën votat që të bëhej deputet njeriu i preferuar i familjes Berisha, sepse ashtu ishte dhënë urdhri.
    “Unë jam e gatshme t’i bashkohem çdo gare që sjell zhvillim dhe kundër një gare që është farsë, siç eprovova njëherë me Primaret. Nëse do jetë për shpresë ndaj shqiptarëve do jem aty, nëse do jetë për patericë e pleqve dështakë, nuk mund të jem pjesë e asaj fasade dhe e humbjes së radhës. Zëra kritikë ka shumë, edhe nga deputetë aktualisht të zgjedhur, që bëjnë fajtorë kupolën aktuale të PD-së për dështimin. Të respektojë statutin që thotë se kryetari që humbet zgjedhjet, jep dorëheqjen. Por ato zëra nuk duhet të bëhen paterica të Berishës dhe pleqve dështakë atje. Edhe Aulonit iu vodhën votat brenda partisë në Durrës sepse ishte i preferuari i familjes Berisha, ish-prokurorit Arjan Ndoja. Nga informacionet që kam është se u punua për të, sepse ishte kërkesë e familjes Berisha që të bëhej deputet. Kanë bërë edhe denoncime dhe kallëzime në SPAK, me iniciativë vetë ata, pa mbështetje partiake dhe duhen përgëzuar”.
    Në fund ajo theksoi se bashkë me Berishën duhet të largohet edhe kasta dështake e partisë.
    “Ka dhe individë të shumtë që përgëzojnë, madje ka dhe nga ata që do kërkojnë për largimin dhe dorëheqjen e Flamur Nokës në PD. Nuk ka kuptim që të iki Berisha dhe të rrijë Flamuri bashkë me kastën. Shumë nga deputetët që janë aty kanë pakënaqësi të madhe ndaj Berishës”, përfundoi Balliu.

  • Botohet në Zvicër “Bolero në vilën e pleqve” i Fatos Kongolit

    Botohet në Zvicër “Bolero në vilën e pleqve” i Fatos Kongolit

    Një nga emrat më të rëndësishëm të letërsisë bashkëkohore shqiptare, Fatos Kongoli, vjen për lexuesin zviceran me përkthimin e romanit të tij “Bolero im Haus der zwei Alten” (Bolero në vilën e pleqve, Toena, 2008) përkthyer në gjuhën gjermane nga Basil Schader. Botuar nga Wieser Verlag.Ky roman, i vlerësuar si një nga më të mirët e autorit, sjell rrëfimin e Parashqevisë, një e re lesbike që punon si infermiere geriatre në shtëpinë e një çifti ekscentrik në Tiranë. Përmes një gjuhe të saktë dhe të ftohtë, Kongoli eksploron një periudhë të mbushur me dyshime ekzistenciale, dëshira seksuale dhe dhembshuri për plakjen e pandalshme të çiftit.Në rrëfimin e saj shpaloset gjithashtu trauma e vitit 1997, vit kur Shqipëria u zhyt në kaos, dhunë dhe luftë civile. Romani spikat për trajtimin e temave tabu në letërsinë shqiptare, si dashuria mes personave të të njëjtit seks dhe përvoja intime femërore, duke e bërë atë një vepër të veçantë dhe të guximshme.Kongoli, një mjeshtër i personazheve antiheroike, sjell për herë të parë në letërsinë shqipe një antiheroine të stigmatizuar nga shoqëria—si grua, lesbike dhe pjesë e shtresës shërbyese. Puna e tij e shkëlqyer shfaqet jo vetëm në roman, por edhe në adaptimin kinematografik nga regjisor Spartak Peçani, i cili është nderuar me çmime të rëndësishme.Përkthimi i këtij romani në gjuhën gjermane ofron një mundësi të re për lexuesit ndërkombëtarë të njihen me një nga zërat më të spikatur të letërsisë shqiptare.