Tag: plehrat

  • VIDEO/ Rama në Kavajë: Transformuam qytetin, e nxorëm nga plehrat e harresës ku ishte zhytur

    VIDEO/ Rama në Kavajë: Transformuam qytetin, e nxorëm nga plehrat e harresës ku ishte zhytur

    Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama u ndal këtë pasdite në Kavajë, ku tha se qyteti është transformuar dhe ka dalë nga plehrat e harresës ku ishte zhytur.  Në prezantimin e arritjeve kryesore për sektorët më të rëndësishëm dhe sfidat e Shqipërisë 2030 në BE, Rama tha se “siç e kam thënë edhe më parë, ne nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne s’kanë ku gjejnë ata që kërkojnë, ndërkohë që ju që jeni këtu, jeni këtu se s’ka më të mirë se ju”.
    ”Ky bulevard nuk ekzistonte kur ne morëm detyrën, ky qytet ekzistonte, por nuk ishte ky qytet që është sot dhe këtë mund ta dëshmojë çdo qytetar i Kavajës, pavarësisht bindjeve.

    Nuk besoj se dikush sado inat të na ketë ose të më ketë mua, mos të na japë këtë hak që Kavajën ne e nxorëm nga plehrat e harresës dhe të një përçmimi që i vinte jo nga ne, që nuk na kishte votuar kurrë Kavaja por i vinte nga ata që Kavaja u kishte dhënë mbështetje pa kushte për gati çerekshekulli.
    Sot nuk ka në Kavajë një vend, një ndryshim që e bën këtë qytet shumë më tërheqës, më mesdhetar, më europian siç është gjithë ky territor që nuk ka vulën e mbështetjes time dhe të PS-së për Kavajën”, tha Rama.

  • ‘Tirana e pushtuar nga plehrat, inceneratori nuk ekziston’, Blushi: Fatura e pisllëkut, 32 milionë euro në vit

    ‘Tirana e pushtuar nga plehrat, inceneratori nuk ekziston’, Blushi: Fatura e pisllëkut, 32 milionë euro në vit

    Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka denoncuar përmes një videoje në rrjetet sociale situatën alarmante të mbetjeve urbane në Tiranë, ndërsa ngriti akuza të forta për pasurim të paligjshëm dhe mungesë të inceneratorit të premtuar.
    I ndodhur në Selitë, Blushi tregon pamje nga grumbujt e plehrave që, sipas tij, janë “në prag përmbytjeje” për zonën dhe po rriten bashkë me “aferat e Rilindjes”.
    “Ndodhem në zemër të Selitës, aty ku malet me plehra lartësohen dhe po kapin çatitë e kodinave që janë në prag të shembjes. Po lartësohen çdo ditë bashkë me to edhe pasurimi i paligjshëm i Edi Ramës dhe zyrtarëve të Rilindjes, përfshirë edhe ish-kryetarin e Bashkisë, që edhe pse ndodhet në qeli, vazhdon të vjedhë taksat e qytetarëve.”
    Blushi theksoi se pagesat për inceneratorin “vijojnë pa u ndalur”, ndonëse ai nuk ekziston, ndërsa plehrat po “përmbysin Selitën dhe gjithë Tiranën”.
    “Fatura e këtij pisllëku është mbi 32 milionë euro në vit – taksa që nuk shkojnë për pastrim, por përfundojnë te inceneratori fantazmë dhe kompani të lidhura me Ndranghetan.”
    Në fund, ai i bëri thirrje qytetarëve për një ndryshim në zgjedhjet e 11 majit:
    “Më 11 maj është koha t’i fusim fshesën Rilindjes, ngrehinës së pisllëkut që ka asfiksuar të gjithë Shqipërinë.”

  • VIDEO/ Durrësi në emergjencë mjedisore, plehrat pushtojnë vendin

    VIDEO/ Durrësi në emergjencë mjedisore, plehrat pushtojnë vendin

    Durrësi, një nga qytetet më të rëndësishme bregdetarë të Shqipërisë, po përballet me një situatë emergjente të ndotjes mjedisore, ku plehrat dhe mbeturinat janë bërë një problem i madh për komunitetin dhe mjedisin.

    Kjo situatë ka pasur ndikime të drejtpërdrejta jo vetëm në cilësinë e ajrit dhe ujit, por edhe në shëndetin e qytetarëve dhe turizmin që është një nga burimet kryesore të të ardhurave për qytetin.

    Mungesa e një menaxhimi të duhur nga Bashkia Durrës, të mbetjeve, mbeturinat e depozituara në vendet e papërshtatshme dhe grumbullimi i plehrave nëpër rrugë dhe plazhe ka krijuar një krizë të dukshme ekologjike.

    Kjo situatë kërkon një angazhim të përbashkët dhe urgjent nga Bashkia Durrës, për të rikthyer mjedisin e pastër dhe të shëndetshëm për qytetarët.

  • Greva njëmujore e higjienës/ Plehrat grumbullohen në rrugët e qytetit të dytë më të madh në Mbretërinë e Bashkuar

    Greva njëmujore e higjienës/ Plehrat grumbullohen në rrugët e qytetit të dytë më të madh në Mbretërinë e Bashkuar

    Birmingham po përballet me një situatë të rëndë mbeturinash, pasi grumbuj plehrash janë duke u mbledhur nëpër qytet për më shumë se një muaj. Greva e punëtorëve të mbledhjes së plehrave, e cila filloi më 11 mars, është shkaku i kësaj situate, pasi sindikata Unite kërkon rritje pagash dhe rikthim të pozita pune të eliminueshme. Bisedimet mes sindikatës dhe Këshillit të Qytetit të Birminghamit dështuan të hënën, por pritet të rinisin të martën.

    Për pasojë, plehrat kanë mbushur rrugët dhe janë shkaktuar edhe dëme, si minjtë që shfaqen në mbeturina dhe thasët që derdhen nga vrimat e tyre. Këshilli i Qytetit ka shpallur një “incident të madh” dhe ka angazhuar më shumë ekipe për pastrimin e qytetit. Megjithatë, edhe me ndihmën e forcave shtesë, situata është e vështirë dhe opsionet për qytetarët për të hequr mbeturinat janë të kufizuara.

    Kritikët e kësaj situate kanë ngritur shqetësime për mundësinë e një emergjence shëndetësore, ndërsa qeveria britanike është përpjekur të ndihmojë për të lehtësuar krizën. Partitë opozitare kanë kritikuar për dështimin në zgjidhjen e problemit, ndërkohë që banorët e Birminghamit janë të shqetësuar për shëndetin dhe mirëqenien e tyre.