Tag: plehrat

  • Zë kritik brenda PS-së, Braçe denoncon situatën me plehrat në Selitë: Bashkia nuk lëviz qimen e flokut

    Zë kritik brenda PS-së, Braçe denoncon situatën me plehrat në Selitë: Bashkia nuk lëviz qimen e flokut

    Fotot e postuara nga Braçe

    TIRANË- Erion Braçe është një nga deputetët më të zëshëm nga radhët e socialistëve. Deputeti socialist nuk ndalet së bëri kritikun, teksa së fundmi ka denoncuar situatën lidhur me papastërtinë në kryeqytet. Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Facebook, Braçe ka postuar foto të koshave të mbeturinave të tejmbushur, në zonën e Selitës, në Tiranë.
    Për këtë, socialisti kritikon Bashkinë e Tiranës dhe Ministrinë e Shëndetësisë, që nuk kanë marrë asnjë masë. Përballë kësaj situate, Braçe ngre alarmin se shëndeti I qytetarëve është në rrezik.
    Postimi i Braçes: 
    Dita 3 – Selitë, lagjia e qendrës;
    Mesa duket në Bashki dhe Ministrinë e Shëndetësise e hanë turpin me bukë!
    Koshat dhe plehrat në derë të qendrës shëndetësore, dy hapa nga posta e pesë hapa nga kopështi i fëmijëve; nuk po flas për shtëpitë e familjet se për to s’e vret kush mendjen!
    Shikoni, plehrat këtu janë tmerr, por më tmerr është që Bashkia dhe Ministria e Shëndetësisë-si ofruese shërbimi por edhe si kujdestare për shendetin publik, nuk lëvizin as qimen e flokut për këtë tmerr; kanë vapë!/ZËRI

  • “Tmerr! Janë në derë të qendrës shëndetësore”/ Braçe denoncon situatën në Selitë: Bashkia nuk lëviz qimen e flokut

    “Tmerr! Janë në derë të qendrës shëndetësore”/ Braçe denoncon situatën në Selitë: Bashkia nuk lëviz qimen e flokut

    Deputeti socialist, Erjon Braçe, ka denoncuar situatën me plehrat në zonën e Selitës, në Tiranë, ku pranë qendrës shëndetësore koshat e mbeturinave janë të papastruara. Aty pranë ndodhen edhe posta e një kopësht fëmijësh.
    Deputeti Braçe kritikon Bashkinë e Tiranës dhe Ministrinë e Shëndetësisë, që nuk kanë marrë asnjë masë, njëri institucion për pastrimin e tjetri si kujdestare për shëndetin publik.
    Denoncimi i deputetit Erjon Braçe:
    Dita 3 – Selitë, lagjia e qendrës;
    Mesa duket në Bashki dhe Ministrinë e Shëndetësise e hanë turpin me bukë!
    Koshat dhe plehrat në derë të qendrës shëndetësore, dy hapa nga posta e pesë hapa nga kopështi i fëmijëve; nuk po flas për shtëpitë e familjet se për to s’e vret kush mendjen!
    Shikoni, plehrat këtu janë tmerr, por më tmerr është që Bashkia dhe Ministria e Shëndetësisë-si ofruese shërbimi por edhe si kujdestare për shendetin publik, nuk lëvizin as qimen e flokut për këtë tmerr; kanë vapë!
     

  • Braçe për plehrat në Selitë: Janë në derë të qendrës shëndetësore, tmerr! Bashkia dhe Ministria nuk lëvizin qimen e flokut

    Braçe për plehrat në Selitë: Janë në derë të qendrës shëndetësore, tmerr! Bashkia dhe Ministria nuk lëvizin qimen e flokut

    Deputeti i PS-së, Erion Braçe vijon që të jetë zë i problemeve të komunitetit, edhe pse është pjesë e qeverisë. Ai ka denoncuar situatën me plehrat në zonën e Selitës, në Tiranë, ku pranë qendrës shëndetësore koshat e mbeturinave janë të papastruara.
    Aty pranë ndodhen edhe posta e një kopësht fëmijësh. Braçe kritikon Bashkinë e Tiranës dhe Ministrinë e Shëndetësisë, që nuk kanë marrë asnjë masë, njëri institucion për pastrimin e tjetri si kujdestare për shëndetin publik.

    Postimi i plotë
    Dita 3 – Selitë, lagjia e qendrës;
    Mesa duket në Bashki dhe Ministrinë e Shëndetësise e hanë turpin me bukë!
    Koshat dhe plehrat në derë të qendrës shëndetësore, dy hapa nga posta e pesë hapa nga kopështi i fëmijëve; nuk po flas për shtëpitë e familjet se për to s’e vret kush mendjen!
    Shikoni, plehrat këtu janë tmerr, por më tmerr është që Bashkia dhe Ministria e Shëndetësisë-si ofruese shërbimi por edhe si kujdestare për shendetin publik, nuk lëvizin as qimen e flokut për këtë tmerr; kanë vapë!

  • Rama shpall “armikun e ri”: Të sekuestrohet çdo bidon qumshti pa faturë

    Rama shpall “armikun e ri”: Të sekuestrohet çdo bidon qumshti pa faturë

    Në vendin ku trafikantët qarkullojnë të lirë, betonieret ndotin pa u shqetësuar, dhe ku plehrat pushtojnë bregdetet ndërsa zjarret përpijnë pyje e kodra, Kryeministri Edi Rama ka shpallur “luftën e madhe” kundër qumështit pa faturë.
    Në një takim me kryebashkiakët, kreu i qeverisë paralajmëroi se nga e hëna çdo shishe qumështi dhe produkt bulmeti që nuk ka faturë do të sekuestrohet pa mëshirë.
    “Është e patolerueshme dhe e rrezikshme,” tha Rama me tonin e tij të zakonshëm dramatik, sikur po fliste për një kërcënim kombëtar, jo për një bidon qumështi nga fshati.
    Sipas tij, temperaturat e larta mund të shkaktojnë helmime, ndaj kontrolli nuk do të përqendrohet te rrjetet e mëdha që importojnë pa standarde, por te fermerët dhe gratë që shesin djathë në tezga. “Pa faturë? Sekuestrohet! S’ka më paralajmërime!” – shpalli kryeministri me vendosmëri, si të ishte komandant në luftë kundër… kaçkavallit.
    ‘Drejtoria e Tatimeve është angazhuar për të sensibilizuar ata që tregtojnë qumësht dhe bulmet pa faturë që të mos e bëjnë më këtë gjë më, sepse nga java e ardhmes do të konfiskohet çdo shishe qumështi dhe bulmeti pa faturë, është e patolerueshme në pikëpamje të ligjit tatimor është edhe e rrezikshme në këtë fazë të vitit dhe me këto temperatura të larta, sepse mund të shkaktojë helmime që mund të evitohen. Nga e hëna e ardhshme nuk kemi më paralajmërime për vetëm sekuestrime në dyqane dhe në tregje’, tha Rama.
    Ndërkohë, qytetarët ende presin masa konkrete për plazhet që mbulohen nga plehrat, për zjarret që shkrumbojnë pyje pa asnjë parandalim e pa ndihmë nga ajri, për ndërtimet pa leje që betonojnë brigjet, për inceneratorin fantazmë të Elbasanit që dogji miliona por nuk dogji asnjë mbetje, dhe për krimin që zhduket nga radarët e shtetit.
    Në këtë Shqipëri të Ramës, ku ironia është kthyer në realitet, fatura e djathit është më e rëndësishme se fatura e oligarkëve, dhe djathi në tezga rrezik më i madh se mafia në tendera.

  • “Ndani plehrat në burim”/Rama-kryebashkiakëve: Po kalojmë në një shekull tjetër…

    “Ndani plehrat në burim”/Rama-kryebashkiakëve: Po kalojmë në një shekull tjetër…

    Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me kryebashkiakët e vendit në qytetin e Durrësit.
    Gjatë fjalës së tij, Rama kërkoi që pushteti vendor të përqëndrohet më shumë në trajtimin e mbetjeve.
    Ai tha që kryebashkiakët duhet të fillojnë të punojnë për ndarjen në burim, për riciklim e ripërdorim të mbetjeve.
    “Të filloni të punoni për ndarjen në burim për riciklim e ripërdorim, se nuk mund të jetë kjo histori: hidh plehrat, mbulo kazanët me plehra dhe më pas merri e çoji në venddepozitim…
    Kjo është një sfidë e kalimit nga fshati në qytet, në kuptimin e të bërit nga një vend fshat në një vend qytet i Europës dhe i kalimit nga një shekull në një shekull tjetër në sensin e përkatësisë europiane.
    Një eksperiencë jashtëzakonisht të mirë në këtë drejtim, jo për plehrat e fshatit, por për plehrat urbane, ka Berati, që ka ndërtuar një pikë shumë mbresëlënëse riciklimi, dhe ajo duhet parë se nuk është një shkencë shumë e madhe”, tha Rama.

  • Braçe denoncon: Kam muaj që kërkoj thjesht të hiqen koshat dhe plehrat nga qendra shëndetësore

    Braçe denoncon: Kam muaj që kërkoj thjesht të hiqen koshat dhe plehrat nga qendra shëndetësore

    Deputeti i PS-së, Erion Braçe vijon që të bëjë opozitën në Tiranë, në këtë qark ai fitoi edhe mandatin e deputetit. Braçe ka reaguar ashpër përmes një denoncimi lidhur me zaptimin e hapësirave publike në zonën e bllokut “1 Maji”, në Tiranë. Sakaq, me video ka denoncuar për koshat e plehrave. ”Tiranë/5 sa. Selitë-Qendra e vetme shëndetësore; koshat e plehrave dhe plehrat si “imunitet” shëndetësor! Që nga shkurti kam kërkuar thjesht të hiqen koshat dhe plehrat nga qendra shëndetësore! Çfarë standardi shëndetësor është ky për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Bashkinë e Tiranës? Përse duhet bërë mbledhje për këtë? Përse? Sepse bashkia dhe ministria nuk binden t’i heqin? Thjesht hi-qi-ni! Kaq”,-shkruan Braçe.

  • Flakët e plehrave në Elbasan, 10 vjet gënjeshtra nga Rama për Inceneratorin

    Flakët e plehrave në Elbasan, 10 vjet gënjeshtra nga Rama për Inceneratorin

    Edhe një verë tjetër gazrat toksikë që gjenerohen nga flakët e mbeturinave helmuan Elbasanin, një ritual që përsëritet thuajse çdo vit, sa herë temperaturat ngrihen dhe malet me plehra digjen masivisht. Për gati 24 orë zjarrfikësit u përpoqën të vënë nën kontroll flakët, ndërsa një shtëllungë e madhe tymi ngrihej në periferi të qytetit. Si zakonisht institucionet e menaxhimit të mbetjeve u gjendën të papërgatitura dhe ia lanë fajin temperaturave të larta, ndërsa pamje si kjo më poshtë dëshmojnë përmasat e rrezikshme të një fenomeni vrastar që duhej të kishte marrë fund një herë e mirë.

    Zyrtarët lokalë justifikohen me disa dalje të shkurtra për mediat në këto raste. Administratori i EcoElb, Leli Kaja nka thënë se zjarri është pasojë e temperaturave dhe tejmbushjes së vendgrumbullimit, por nuk jep shpjegim se përse mbeturinat nuk janë asgjësuar.
    “Zjarri ka ardhur për shkak të temperaturave të larta. Unë nuk merrem me hamendësime. Është e drejta e secilit të thotë çfarë mendon. Unë jam në këtë mal me mbetje dhe po bëjmë të gjitha përpjekjet për ta fikur,” tha Kaja.
    Dyshimet janë se flakët janë të qëllimshme. Në pamundësi për t’i menaxhuar sasitë e mëdha të mbeturinave, i vihet flaka. Janë ngjarje si këto, kur të gjithë kujtohen për “inceneratorin” – mrekullinë inxhinierike të premtuar nga Rilindja që jo vetëm do të zhdukte plehrat, por do të prodhonte edhe energji elektrike, por që përfundoi në një aferë korrupsioni, ku zyrtarë të lartë socialistë mbushën xhepat me dhjetëra milionë euro.

    Ky është rasti edhe të rikthehen disa momente, kur kryeministri Edi Rama është mburrur pa iu dridhur qerpiku me incineratorin e Elbasanit që do t’i jepte zgjidhje kancerit helmues për qytetin.
    Edi Rama, premtimet për inceneratorin e Elbasanit
    “Ky tumor i madh i një kanceri që prej 20 e kusur vitesh stërmundon organizmin e të gjithë zonës së Elbasanit dhe u kthye në një problem madhor jetik për të gjithë banorët e zonës, për shkak të një ndotjeje katastrofike, të gjeneruar nga fusha e tmerrshme e plehrave është sot në fazën e një operacioni rrënjësor shërues.
    Marrëdhënie me mbeturinat, me plehrat që 20 e ca kusur vitesh e mbytën Shqipërinë, dolën jashtë cdo kontrolli dhe që ne kemi vendosur t’i kthejmë nga një burim ndotje dhe kanceri në një burim energjie. Ky është zotimi ynë që po realizohet duke filluar nga ky operacion madhor”
    Edi Rama në inspektimin e punimeve të inceneratorit në Elbasan
    “Ia premtuam Elbasanit këtë gje dhe po ia bëjmë brenda mandatit dhe jo vetëm u zgjidh një problem, por praktikisht u kalua në një fazë komplet tjetër që nuk e ka asnjë qytet tjetër. Ndërkohë që jemi në përgatitjet për ta ripërtërirë këtë ekspericnë edhe në disa zona të tjera, me shpresën që ky problem do zgjidhet një herë e mirë”
    Rama në Inagurimin e Inceneratorit të Elbasanit
    Edi Rama në inaugurimin e inceneratorit në Elbasan
    “Ata nuk e patën kurrë ndjesinë e armiqësisë ndaj plehrave . Përkundrazi patën ndjenjën e bashkëjetësisë me plehrat dhe udhëhoqën me plehrat. Plehrat mund të jenë sëmundje sic ishin për Elbasanin dje dhe mund të jenë edhe pasuri, siç janë për Elbasanin sot. Dhe dallimi mes nesh dhe atyre që sot janë në çadër dhe janë në kushtet e një sere që nuk reciklon është që për ata, plehrat duhet të vazhdojnë të jenë sëmundje, për ne mbetjet e këtij vendi janë një pasuri që ne do ta kthejmë në burim ekonomie, burim zhvillimi dhe patjetër edhe në një instrument për të pasur një mjedis që është në lartësinë që bëri zoti kur bëri Shqipërinë një vend të mrekullueshëm”
    Rama pas zbulimit të skandalit me inceneratorët
    Në vitin 2020 dukej se vjedhja me inceneratorët ishte aq flagrante sa që disa njerëz duheshin arrestuar. Opozita kishte dërguar dosjet në SPAK për të nisur hetimet, ndërsa Rama bëhej gati të lëshonte disa prej njerëzve të piketuar për të bëre burg. Në emisionin Opinion, ai refuzoi të fliste për abuzimet me fondet publike:
    “Të bëjmë një marrëveshje fjale. Do flasim për vizionin, projektin e mbetjeve dhe realizimin apo do fillojmë të merremi “është një person, është një kshu”. Po filluat me persona, mblidhuni bashkë. Unë s’merrem me persona. Nuk më duhet fare kjo. (investigimi) Kjo është e shkruar nga dikush. E ça më duhet mua kjo? Nuk më intereson fare. Nuk më intereson fare. Nuk më intereson fare. A ka mundësi? Nuk është kjo. Fare. Nuk më intereson fare. Nuk më intereson fare gratë dhe burrat e botës.”
    Rama në fushatën e vitit 2023 pas disa arrestimeve për inceneratorët
    “Aty ku po bëjmë atë platformë të së ardhmes për të gjithë Shqipërinë po ju them, aty kishe malin me plehra. Jo po u bë inceneratori, jo po kjo, jo po ato. Mirë pra, pati probleme? Pati probleme. Pati njerëz që deshën me nxjerrë mjaltë nga plehrat? Pati! Ata kanë punën e vet. Por impianti është aty dhe Elbasani e ka ajrin të pastër. Ndodhin edhe këto, por ama me ne është shumë e qartë kontrata. E dinë të gjithë ata që janë përgjegjës për firmën e anës tonë me popullin”
    Në fushatën e vitit 2025, kur këmbëngul për inceneratorët si histori suksesi
    “Po kur tha “do ta mbyll impiantin e mbetjeve”, ne shyqyr që e vumë ne punë. Do ta mbyll tha, le të digjen plehrat në natyrë tha se është më higjienike. Normal. Do një mal me plehra që të digjet atje për të bërë ndonjë film se është shesh xhirimi kjo punë. E për të dalë ai atje, Koçi i teto Ollgës dhe për të bërë ndonjë serenatë atje hipur sipër non gratës dhe duke ardhur vërdallë bashkë me kalin e vet”
    Kur rilexon këto deklarata kuptohen se helmi për qytetarët në Elbasan është i dyfishtë; një herë buron nga malet me plehra që digjen në verë dhe herës tjetër buron nga propaganda qeveritare që u flet për projekte të suksesshme të trajtimit të mbeturinave, nga ato që pasi vjedhin paratë, kërkojnë t’u mbushin mendjen se plehrat nuk janë fatkeqësi, por pasuri./ Lapsi.al
     
     

  • Flakët e plehrave në Elbasan djegin 10 vjet gënjeshtra të Edi Ramës për inceneratorin

    Flakët e plehrave në Elbasan djegin 10 vjet gënjeshtra të Edi Ramës për inceneratorin

    Nga Lapsi.al

    Edhe një verë tjetër gazrat toksikë që gjenerohen nga flakët e mbeturinave helmuan Elbasanin, një ritual që përsëritet thuajse çdo vit, sa herë temperaturat ngrihen dhe malet me plehra digjen masivisht.

    Për gati 24 orë zjarrfikësit u përpoqën të vënë nën kontroll flakët, ndërsa një shtëllungë e madhe tymi ngrihej në periferi të qytetit. Si zakonisht institucionet e menaxhimit të mbetjeve u gjendën të papërgatitura dhe ia lanë fajin temperaturave të larta, ndërsa pamje si kjo më poshtë dëshmojnë përmasat e rrezikshme të një fenomeni vrastar që duhej të kishte marrë fund një herë e mirë.

    Zyrtarët lokalë justifikohen me disa dalje të shkurtra për mediat në këto raste. Administratori i EcoElb, Leli Kaja nka thënë se zjarri është pasojë e temperaturave dhe tejmbushjes së vendgrumbullimit, por nuk jep shpjegim se përse mbeturinat nuk janë asgjësuar.

    ‘Zjarri ka ardhur për shkak të temperaturave të larta. Unë nuk merrem me hamendësime. Është e drejta e secilit të thotë çfarë mendon. Unë jam në këtë mal me mbetje dhe po bëjmë të gjitha përpjekjet për ta fikur,’ tha Kaja.

    Dyshimet janë se flakët janë të qëllimshme. Në pamundësi për t’i menaxhuar sasitë e mëdha të mbeturinave, i vihet flaka. Janë ngjarje si këto, kur të gjithë kujtohen për ‘inceneratorin’, mrekullinë inxhinierike të premtuar nga Rilindja që jo vetëm do të zhdukte plehrat, por do të prodhonte edhe energji elektrike, por që përfundoi në një aferë korrupsioni, ku zyrtarë të lartë socialistë mbushën xhepat me dhjetëra milionë euro.

    Ky është rasti edhe të rikthehen disa momente, kur kryeministri Edi Rama është mburrur pa iu dridhur qerpiku me incineratorin e Elbasanit që do t’i jepte zgjidhje kancerit helmues për qytetin.

    Edi Rama, premtimet për inceneratorin e Elbasanit

     ‘Ky tumor i madh i një kanceri që prej 20 e kusur vitesh stërmundon organizmin e të gjithë zonës së Elbasanit dhe u kthye në një problem madhor jetik për të gjithë banorët e zonës, për shkak të një ndotjeje katastrofike, të gjeneruar nga fusha e tmerrshme e plehrave është sot në fazën e një operacioni rrënjësor shërues.

    Marrëdhënie me mbeturinat, me plehrat që 20 e ca kusur vitesh e mbytën Shqipërinë, dolën jashtë cdo kontrolli dhe që ne kemi vendosur t’i kthejmë nga një burim ndotje dhe kanceri në një burim energjie. Ky është zotimi ynë që po realizohet duke filluar nga ky operacion madhor’

    Edi Rama në inspektimin e punimeve të inceneratorit në Elbasan

     ‘Ia premtuam Elbasanit këtë gje dhe po ia bëjmë brenda mandatit dhe jo vetëm u zgjidh një problem, por praktikisht u kalua në një fazë komplet tjetër që nuk e ka asnjë qytet tjetër. Ndërkohë që jemi në përgatitjet për ta ripërtërirë këtë ekspericnë edhe në disa zona të tjera, me shpresën që ky problem do zgjidhet një herë e mirë’

    Edi Rama në inaugurimin e inceneratorit në Elbasan

     ‘Ata nuk e patën kurrë ndjesinë e armiqësisë ndaj plehrave . Përkundrazi patën ndjenjën e bashkëjetësisë me plehrat dhe udhëhoqën me plehrat. Plehrat mund të jenë sëmundje sic ishin për Elbasanin dje dhe mund të jenë edhe pasuri, siç janë për Elbasanin sot. Dhe dallimi mes nesh dhe atyre që sot janë në çadër dhe janë në kushtet e një sere që nuk reciklon është që për ata, plehrat duhet të vazhdojnë të jenë sëmundje, për ne mbetjet e këtij vendi janë një pasuri që ne do ta kthejmë në burim ekonomie, burim zhvillimi dhe patjetër edhe në një instrument për të pasur një mjedis që është në lartësinë që bëri zoti kur bëri Shqipërinë një vend të mrekullueshëm’

    Rama pas zbulimit të skandalit me inceneratorët

    Në vitin 2020 dukej se vjedhja me inceneratorët ishte aq flagrante sa që disa njerëz duheshin arrestuar. Opozita kishte dërguar dosjet në SPAK për të nisur hetimet, ndërsa Rama bëhej gati të lëshonte disa prej njerëzve të piketuar për të bëre burg. Në emisionin Opinion, ai refuzoi të fliste për abuzimet me fondet publike:

     ‘Të bëjmë një marrëveshje fjale. Do flasim për vizionin, projektin e mbetjeve dhe realizimin apo do fillojmë të merremi ‘është një person, është një kshu’. Po filluat me persona, mblidhuni bashkë. Unë s’merrem me persona. Nuk më duhet fare kjo. (investigimi) Kjo është e shkruar nga dikush. E ça më duhet mua kjo? Nuk më intereson fare. Nuk më intereson fare. Nuk më intereson fare. A ka mundësi? Nuk është kjo. Fare. Nuk më intereson fare. Nuk më intereson fare gratë dhe burrat e botës.’

    Rama në fushatën e vitit 2023 pas disa arrestimeve për inceneratorët

    ‘Aty ku po bëjmë atë platformë të së ardhmes për të gjithë Shqipërinë po ju them, aty kishe malin me plehra. Jo po u bë inceneratori, jo po kjo, jo po ato. Mirë pra, pati probleme? Pati probleme. Pati njerëz që deshën me nxjerrë mjaltë nga plehrat? Pati! Ata kanë punën e vet. Por impianti është aty dhe Elbasani e ka ajrin të pastër. Ndodhin edhe këto, por ama me ne është shumë e qartë kontrata. E dinë të gjithë ata që janë përgjegjës për firmën e anës tonë me popullin’

    Në fushatën e vitit 2025, kur këmbëngul për inceneratorët si histori suksesi

     ‘Po kur tha ‘do ta mbyll impiantin e mbetjeve’, ne shyqyr që e vumë ne punë. Do ta mbyll tha, le të digjen plehrat në natyrë tha se është më higjienike. Normal. Do një mal me plehra që të digjet atje për të bërë ndonjë film se është shesh xhirimi kjo punë. E për të dalë ai atje, Koçi i teto Ollgës dhe për të bërë ndonjë serenatë atje hipur sipër non gratës dhe duke ardhur vërdallë bashkë me kalin e vet’

    Kur rilexon këto deklarata kuptohen se helmi për qytetarët në Elbasan është i dyfishtë; një herë buron nga malet me plehra që digjen në verë dhe herës tjetër buron nga propaganda qeveritare që u flet për projekte të suksesshme të trajtimit të mbeturinave, nga ato që pasi vjedhin paratë, kërkojnë t’u mbushin mendjen se plehrat nuk janë fatkeqësi, por pasuri.

     

  • Digjet fusha e mbetjeve në Elbasan/ Vasili: Qeverisë ‘plehrë’ po i digjen plehrat pa incenerator

    Digjet fusha e mbetjeve në Elbasan/ Vasili: Qeverisë ‘plehrë’ po i digjen plehrat pa incenerator

    Deputeti Petrit Vasili ka reaguar ashpër ndaj qeverisë, duke e cilësuar si “qeveri plehrash” dhe duke e akuzuar për dështim total në menaxhimin e mbetjeve.
    Ai denoncoi mungesën e funksionimit të inceneratorëve dhe shpenzimet e mëdha për projekte që sipas tij nuk ekzistojnë.
    Sipas Vasilit, kjo situatë është pasojë e një korrupsioni të thellë dhe një politike të dështuar mjedisore.
    Postimi i deputetit Petrit Vasili:
    Qeverise plerë i digjen plehrat pa incenerator!
    Qeveria e Rames ka lindur nen shenjën e plehrave dhe keshtu edhe do te perfundoje.
    Pa vene kemben ne qeveri Rama ju leshua plehrave, nxori ministrat, nxori ushtrine, plasi puna vullnetare, u hodhen gjithe televizionet te filmonin dhe te gjithe thane: e zgjidhi ky, mbaroi kjo pune.
    Por nje vit me pas ketij ” suksesi” te papare shpalli emergjencen kombetare te plehrave per te justifikuar megavjedhjen e shekullit inceneratoret.
    U hodhen ne toke te gjitha strategjite europiane per trajtimin e plehrave dhe qeveria e plehrave vendosi se djegja me incenerator eshte nje kryeveper qe vetem Rama me te tijte e dinte.
    Megjithse ky ishte nje turp dhe krim mjedisor me pasoja te frikshme per dekada ju futen inceneratoreve me hap te shtrire per ti mjele milionat e tyre deri ne fund.
    Prap inaugurime, prap televizione, prap pallavra se do benin hatane dhe do i digjnin plehrat me inceneratore dhe miliona euro shpenzoheshin e grabiteshin pafund.
    Rezultati me spektakolar nuk behet, asnje incenerator nuk funksionon, ndersa kryevepra e korrupsionit inceneratori i Tiranes as edhe nuk ekziston fare, po fare fare.
    Ku gjendemi aktualisht pas 12 vjetesh te qeverise se plehrave.
    Situata eshte me keq se ne Afrike.
    Marrin flake malet e plehrave e behet nami ne Vlore ne kulmin e turizmit, flake dynjaja ne malin e plehrave ne Elbasan e po keshtu ne Shijak e ne vazhdim ne te gjithe Shqiperine.
    Qeveri plehrash, mentalitet plerë dhe hajdute per tu flakur ne plehra, kjo eshte trajektorja 12 vjecare e Rames dhe rilindjes.

  • “Plehrat shërbëtorë të Edvin Ramës”/ Adriana Kalaja nxjerr fotot e Bardhit dhe Salianjit

    “Plehrat shërbëtorë të Edvin Ramës”/ Adriana Kalaja nxjerr fotot e Bardhit dhe Salianjit

    Adriana Kalaja ka ripublikuar një postim të tre viteve më parë, ndërsa Partia Demokratike ishte në kulmin e përplasjeve. Në mesazhin e saj të ashpër, Kalaja kritikon ashpër disa figura të njohura të kësaj force politike, të cilët sipas saj, kanë tradhtuar idealet demokratike dhe kanë bashkëpunuar me qeverinë socialiste të Edi Ramës.
    Në postimin e ripublikuar, ajo ndan edhe foto të Gazment Bardhit dhe Ervin Salianjit, duke i akuzuar se janë “plehra që i shërbejnë regjimit të Edvin Ramës” dhe se nuk përfaqësojnë vullnetin e demokratëve të thjeshtë.
    “Jam pro bashkimit, por jo me plehrat, shërbëtorë të regjimit të Edvin Ramës. Këta që janë bashkë me Edvin Ramën dhe kundra demokratëve, besoni se do ngrenë zërin për të drejtat e atyre që u dhanë mandatin?”, shkruan Kalaja në statusin e saj.
    Ajo përmend gjithashtu edhe datën 8 janar, një ditë simbol për shumë demokratë, e lidhur me përplasjen fizike dhe politike në selinë e PD-së, duke e rikujtuar si një moment që nuk duhet harruar nga demokratët.
    Postimi i Kalajas vjen në një kohë kur debati për bashkimin e PD-së është rikthyer në qendër të vëmendjes, dhe tensionet mes fraksioneve brenda partisë vazhdojnë të jenë të pranishme.
    “Jam pro bashkimit por jo me plehrat shërbëtorë të regjimit të Edvin Ramës.
    Këta që janë bashkë me Edvin Ramën dhe kundra demokratëve, besoni se do ngrenë zërin për të drejtat e atyre që i dhanë mandatin?
    Demokratë, nuk harrohet 8 janari”, shkruante ajo në postimin që e ka ripublikuar.
    m