Nga Sandër Lleshaj
Ndoshta ka ende shumë shqiptarë që nuk u bën përshtypje fakti që plehrat e Shqipërisë përfundojnë në det, pikërisht aty ku plot naivitet besohet se përmes turizmit po ngrihet e ardhmja e vendit. Edhe kur lumenjtë shndërrohen në kanale ujërash të zeza që përfundojnë në plazhe apo kur grumbujt e mbetjeve plastike pushtojnë brigjet dhe detet, as sytë e atyre që paguhen për të parë, as kamerat e „mediave“ të zhytura në banalitet, botoks dhe llucë otomane, nuk arrijnë të shohin asgjë.
Por ajo që këtu nuk shihet ka mbërritur tashmë deri në Dubrovnik! Mediat më të mëdha botërore kanë ngritur alarmin për plehun shqiptar që ndërkohë po qelb edhe Dubrovnikun, njërën nga perlat e turizmit botëror.
Edhe pse kjo gjë është një turp i madh, kurrë nuk është as turp dhe as vonë për të pranuar se jemi në një gjendje katastrofike sa i përket mbrojtjes së mjedisit, që në thelb është mbrojtja e vërtetë e Shqipërisë, dhe se orientimi i përpjekjeve dhe i burimeve kombëtare duhet të zhvendoset nga iluzionet e një turizmi kozmetik të ngritur mbi ujëra të zeza dhe mbi pleh tek investimet themelore në menaxhimin e ujrave të zeza dhe të mbetjeve urbane.
Për sa kohë Tirana, Shkodra, Kukësi, Lezha, Elbasani, Fieri, Gjirokastra, Berati e të gjithë qytetet e tjera të vendit do t’i derdhin në lumë ujrat e zeza, e zezë do të jetë edhe perspektiva e turizmit në Shqipëri. Por jo vetëm.
Për turizëm do të mund të flitet vetëm atëherë kur Drini, Buna, Fani, Mati, Erzeni, Shkumbini, Devolli, Osumi, Semani, Vjosa dhe gjithë lumenjtë e përrenjtë e tjerë të Shqipërisë, nga kanale ujërash të zeza, të rikthehen në lumenj të pastër e të kulluar, ashtu sikur Zoti na i ka falur.
Sirenat e alarmit që po gjëmojnë nga Dubrovniku, Nju Jorku, Uashingtoni apo Vjena duhet të dëgjohen me kujdes edhe këtu. Ata që nuk dëgjojnë apo shpërfillin sinjalet e alarmit, si rregull, përballen me pasojat e fatkeqësisë.
Tag: plehrat
-

Alarm! Plehrat tona po qelbin Dubrovnikun
-

Plehrat nga Shqipëria ‘përmbytin’ Dubrovnikun/ ‘New York Times’: Ambasada shqiptare në SHBA nuk reagoi ndaj kërkesës tonë
Nga Adeel Hassan, THE NEW YORK TIMES
Mbeturinat e një vendi mund të jenë, në fakt, mbeturinat e një vendi tjetër.
Zyrtarët në Dubrovnik, Kroaci, nuk kanë mundur të gjejnë asnjë “thesar” në sasinë kolosale të mbeturinave që u përplasën në breg këtë javë në qytet, i cili shpesh quhet “Perla e Adriatikut” dhe zakonisht është i tejmbushur me turistë. Ata thanë se plehrat vinin kryesisht nga Shqipëria.
Një stuhi në Detin Adriatik trazoi ujërat, dhe rrymat e fuqishme jugore depozituan tonelata mbeturina, tha një zyrtar i qytetit, në dy atraksione kryesore turistike: plazhin Banje dhe Qytetin e Vjetër.
“Bazuar në etiketat dhe materialet e gjetura, pjesa dërrmuese e mbeturinave duket se kanë origjinë nga Shqipëria,” tha të mërkurën Marija Pajic Bacic, një përfaqësuese e Dubrovnikut.
Kryetari i bashkisë së Dubrovnikut, Mato Frankovic, tha se të gjitha shërbimet e qytetit, përfshirë punonjësit e pastrimit dhe punonjësit e portit, u angazhuan në operacionin e pastrimit.
Ekipet e pastrimit nisën punën në orët e para të mëngjesit, tha për transmetuesin publik lokal HRT, Denis Raos, shefi i ekipit në qendrën historike të qytetit.
Znj. Bacic tha se ngarkesat e kamionëve me plehra do të vazhdojnë për dy deri në tre ditët e ardhshme, dhe se vija bregdetare do të jetë shumë shpejt e pastër nga mbeturinat — kryesisht plastike, por edhe metale dhe mbetje mjekësore.
Ndërkohë, anëtarët e një organizate riciklimi thanë se do të përpiqeshin të ripërdornin disa nga materialet plastike, megjithëse mbetej e paqartë se çfarë mund të shpëtohej.
Ricikluesit dhe ekipet e pastrimit kanë fituar shumë përvojë, pasi Adriatiku prej vitesh ka hedhur tonelata plehra në brigjet e Dubrovnikut.
Deti Adriatik është i mbyllur, përveç një hyrjeje të ngushtë pranë thembrës së “çizmes” së Italisë, kështu që rrymat e tij të parashikueshme e bëjnë të lehtë identifikimin e drejtimit të lëvizjes së mbeturinave.
“Dubrovniku ka pasur problem me plehrat prej dekadash gjatë muajve të dimrit,” tha të mërkurën një udhërrëfyes lokal, Ivan Vukovic.
“Nuk është vetëm çështje plehrash,” shtoi ai, duke theksuar se kishte parë edhe kafshë që ishin përplasur në brigjet jugore të Mljetit, një ishull aty pranë.
Mbetjet plastike janë një çështje veçanërisht e ndjeshme në Dubrovnik, një qytet me 42,000 banorë, i cili në vitin 2020 nënshkroi një zotim për të reduktuar mbetjet plastike. Megjithëse qyteti është i vogël, ai pret çdo vit rreth 4.5 milion net qëndrimi të turistëve, të cilët gjenerojnë shumë mbetje plastike.
Çdo vit, dhjetëra miliona tonë plastikë hyjnë në detet dhe oqeanet e Tokës. Në përgjithësi, më pak se 10 për qind e mbetjeve globale plastike mendohet të riciklohet; pjesa tjetër hidhet në landfille, digjet ose përfundon në mjedis. Sipas shkencëtarëve, kjo plastikë është kthyer në një kërcënim madhor për jetën detare.
Kryebashkiaku Frankovic tha se ministria kroate e punëve të jashtme kishte qenë prej kohësh në bisedime me Shqipërinë, sepse “ne e dimë nga vijnë plehrat”.
Ai shtoi se ministria kishte ofruar ndihmë financiare për Shqipërinë për ta asistuar në menaxhimin e mbetjeve.
“Ne shohim vetëm plehrat që dalin në sipërfaqe, por një sasi shqetësuese fundoset dhe mbetet në fund të detit,” tha ai.
Ambasada e Shqipërisë në Uashington nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment të mërkurën.
Guvernatori i qarkut Dubrovnik-Neretva, Blaz Pezo, i tha HRT-së se vetëm bashkëpunimi ndërkufitar mund ta zgjidhë problemin.
Por një zgjidhje që ai sugjeroi ishte monitorimi satelitor “për të provuar të kapim këtë mbetje sa është ende në det të hapur.”
-

‘Po hedh 700 milionë euro për landfillet’/ Topalli: Plehrat e gjysmës së Shqipërisë do…
Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli në fjalën e saj në Kuvend ku analizoi buxhetin e vitit 2026 deklaroi se qeveria ka parashikuar 700 milionë euro të tjera për vitet e ardhshme për mbetjet sepse hodhi 430 milionë euro në inceneratorë që nuk ekzistojnë.
Topalli tha se përmes politikës së riciklimit është parashikuar që plehrat të dërgohen në Shkodër, ndërkohë që për këtë qytet nuk ka investime të tjera.
“Hodhi 430 milionë euro në inceneratorë që nuk ekzistojnë e tani rikthehet sërish te landfillet ku ka parashikuar 700 milionë euro të tjera për vitet e ardhshme.
Çfarë është kjo? Politika e riciklimit të korrupsionit dhe ka parashikuar që plehrat e gjysmës së Shqipërisë t’i çojë në Shkodër, ndërkohë që për atë qytet nuk ka asnjë investim tjetër, asnjë zhvillim as në rrugë në asnjë aks në asnjë projekt”, deklaroi Topalli. -

“Plehrat mblidhen një herë në 3 javë”, Korreshi alarmon: Ligji për mbetjet i hap rrugë korrupsionit dhe hajdutërisë
Deputeti i Partisë Demokratike Sajmir Korreshi ka dhënë argumentet e tij kundër projektligjit “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”.
Në Komisionin e Ligjeve Korreshi tha se ky ligj po bëhet që tenderimi të centralizohet vetëm në një dorë. Deputeti deklaroi se opozita është skeptike sepse gjithë mafia është e investuar në sektorin e përpunimit të mbetjeve, s’ka kosha, inceneratorë s’ka ose nuk punojnë dhe po ashtu nuk ka fusha mbetjesh.
“Pse nuk duhet të kalojë?
Sepse praktikat ndërkombëtare kanë tregusar se mafia ndërkombëtare e kryesoshj italiane është marrë vetëm m e plehrat.
Pse e paragjykojmë se ky ligj do shlojë drejt një hajdtërie dhe makutërie?
Sepse ligji i jep të drejtë qeverosë dhe mundësi për të plotësuar ligjet,. Po shkon drejt centralizimit.
Nëse deri mës sot ccdo bashki ka qenë ent më vete, dhe e tenderonte sipas mundësive sot do të tenderohet nga një dorë e vetme që është MIE.
Ndarjen e diferencuar e ka edhe ligji i kaluar por s’kemi kosha, na qelbën. Plehrat mblidhen një herë në 3 javë.
Pse nuk u vendoset gjobë baxhove që i kanë mbushur kanalet me shëllirë?
Ne vuajmë për infrastrukturë fundore, nuk kemi inceneratorë, atij të Fierit nuk po i gjejmë dot butonin e ndezjes si ai humori ku e ka butonin e qejfit.
Në rregull mund t’i diferencojmë, por s’kemi fushë mbetjesh, fusha në Lushnjë nuk rikuperohet më sepse aq mbetje ka sa edhe shejtani nuk afrohet.
Me këtë mender ligj Bashkia Lushnjë hedh plehrat në tokën time, ccfarë do t’i bësh ti si ministër kësaj bashkie?
Ka më ligj dhe kushtetutë dreq e të bir?
Plehrat hidhen atje ku u do qejfi drejtorëve të bashkisë. Ccfarë do të ndodhë këtu kometa Halley? Kot kemi ligj ne?”, tha Korreshi. -

Inceneratorët “dogjën” paratë, plehrat përfundojnë tek landfillet
Në mars të vitit 2015, në anë të ish kombinatit metalurgjik në Elbasan nisi puna për ndërtimin e impiantit të parë të përpunimit të mbetjeve dhe prodhimit të energjisë në Shqipëri. Sipas qeverisë inceneratori do t’i jepte zgjidhje mbledhjes dhe grumbullimit të mbetjeve si dhe do të prodhonte energji të gjelbër përmes trajtimit teknologjik të tyre.
“Është një impiant që vendoset për herë të parë në vendin tonë, por që me këtë vendosje përbën edhe themelin për të transformuar rrënjësisht të gjitha marrëdhëniet me mjedisin në hapin e tyre të parë, marrëdhënia, me plehrat që 20 e kusur vite e mbyten Shqipërinë, dhe që ne kemi vendosur t’i kthejmë nga një burim ndotjeje dhe kanceri në një burim energjie. Ky është zotimi ynë”, premtoi kryeministri Edi Rama asokohe.
Inceneratori i Elbasanit i kushtoi buxhetit të shtetit 26 milionë euro dhe rezulton më i vogli mes tre kontratave të kushtueshme të partneritetit publik privat të qeverisë shqiptare, që po hetohen për korrupsion dhe pastrim parash nga Prokuroria e Posaçme, SPAK.
Inceneratorët, që duhej të ishin një zgjidhje moderne, u kthyen në simbol të korrupsionit dhe abuzimit.
Drejtësia
Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dhënë vendime fajësie për aferën e tre inceneratorëve, të Elbasanit, Tiranës dhe Fierit. Për inceneratorin e Fierit, gjykata vendosi të dënojë 12 të pandehur.
Për çështjen e inceneratorit të Elbasanit 9 të pandehur dhe për inceneratorin e Tiranës dënim për 8 të pandehur.
Në të tria çështjet, për inceneratorin e Elbasanit, Fierit dhe Tiranës, Lefter Koka ish-Ministër i Mjedisit, Alqi Bllako ish-sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe pronarët “de facto” të inceneratorëve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri kanë marrë dënime.
Ndërsa të dënuar të tjerë janë kryesisht administrator, anëtarë të vlerësimit të ofertave tenderuese dhe pronarë subjektesh të ndryshme që lëshuan fatura fiktive për kryerje punimeshReforma e re për mbetjet
Dhjetë vjet më vonë, zotimi i kryeministrit se plehrat do të ktheheshin nga burim kanceri në burim energjie, u shua bashkë me miliona euro të taksapaguesve shqiptarë.
Pa marrë asnjë përgjegjësi, kryeministri bashkë me ministren e mjedisit Mirela Kumbaro, prezantuan një reformë të re për menaxhimin e integruar të mbetjeve si domosdoshmëri në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE-në.
“Ky është kapitulli më sfidues i negociatave dhe ky është aspekti më sfidues i anëtarësimit tonë në Bashkimin Europian,” tha Rama duke iu referuar kapitullit 27 për Mjedisin.
Në thelb të reformës është krijimi i një kompanie publike (Operatorit Kombëtar të Trajtimit të Mbetjeve).
“Ndërmarrje e re që do të jetë në dispozicion të të gjithë Republikës, të pushtetit vendor, qytetarëve, duke përqendruar të gjithë procesin e trajtimit të mbetjeve. Nuk do të jetë më një proces i administruar nga bashkitë, por i administruar nga ky operator kombëtar, në bashkëpunim me të gjitha hallkat e tjera të qeverisjes. Bashkitë do të jenë klientë, njësoj siç janë klientë të operatorëve të tjerë për të tjera shërbime”, tha kryeministri Edi Rama.
Ndërsa Kumbaro shpjegoi rolin e bashkive pas krijimit të Operatorit Kombëtar të Mbetjeve.
“Bashkive nuk ju lëviz kompetenca e menaxhimit të territorit për menaxhimin e mbetjeve, pra pastërtia në territor. Por do të jetë operatori kombëtar ai që do të bëjë të gjithë infrastrukturën e rëndë dhe trajtimin e mbetjeve”, pohoi ajo.
Reforma e re për menaxhimin e integruar të mbetjeve në Shqipëri parashikon ndërtimin e landfilleve të reja në Kukës, Dibër dhe Berat.
Po ashtu, zgjerimin e tyre në Elbasan, Fier, Korçë, Bushat dhe Bajkal.
Paralelisht me këto investime do të shtohen edhe impiante për përpunimin e mbetjeve dhe kompostimin e mbetjeve organike.
Reforma parashikon edhe mbylljen e dhjetëra vend-depozitimeve të paligjshme si dhe rritjen e masave ndëshkuese ndaj ndotësve. Kompanitë prodhuese dhe importuese do të detyrohen t’i gjurmojnë mbetjet e tyre deri në riciklim.Reforma që duhej bërë
Olsi Nika nga “Eco Albania” thotë se qeveria ishte e detyruar të pranonte dështimin dhe reforma e prezantuar duhet të ishte bërë që në krye të herës.
“Është strategjia e famshme e R-ve. Fillimisht t’i duhet të reduktosh sa më shumë përdorimin e materialeve edhe të mbetjeve. E dyta është të ripërdorësh ato çka konsiderohen mbetje, parimi i ekonomisë qarkulluese. Në momentin që as nuk i redukton dot as nuk mund ta ripërdorësh, ti i ndryshon trajtën dhe futet riciklimi, R-ja e tretë”, shpjegon Nika.
“Sepse zinxhiri i menaxhimit të mbetjeve fillon tek shtëpia jote dhe e imja, dhe ky zinxhir nuk është marrë kurrë seriozisht në Shqipëri. Janë bërë programe pilotë, show, strategji dhe nuk ka vullnet sepse mbetjet janë lekë”, përfundon ai.
Edhe Mihallaq Qirjo, profesor pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, e sheh riciklimin si zgjidhjen e duhur.
“Duhet parë rifutja në përdorim e materialeve të cilët kanë dalë nga një cikël përdorimi. Pra këtu unë gjykoj se kemi ende hapësira për të parë zhvillimin e vendit në një rrugë më të gjelbërt”, pohon ai teksa shton se, “strategjia e menaxhimit të mbetjeve me anë të djegies ishte e gabuar që në krye të herës ndaj kemi këto rezultate sot”
Përfundim
Nisur nga informacionet e mbledhura, premtimin e kryeministrit Edi Rama se inceneratorët do të transformonin rrënjësisht të gjitha marrëdhëniet me mjedisin, duke i kthyer plehrat nga burim ndotjeje në energji të pastër, e kategorizojmë premtim të pambajtur. -

Inceneratorët ‘dogjën’ paratë, plehrat përfundojnë tek landfillet
Nga Esmeralda Topi-Faktoje.al
Në mars të vitit 2015, në anë të ish kombinatit metalurgjik në Elbasan nisi puna për ndërtimin e impiantit të parë të përpunimit të mbetjeve dhe prodhimit të energjisë në Shqipëri. Sipas qeverisë inceneratori do t’i jepte zgjidhje mbledhjes dhe grumbullimit të mbetjeve si dhe do të prodhonte energji të gjelbër përmes trajtimit teknologjik të tyre.
‘Është një impiant që vendoset për herë të parë në vendin tonë, por që me këtë vendosje përbën edhe themelin për të transformuar rrënjësisht të gjitha marrëdhëniet me mjedisin në hapin e tyre të parë, marrëdhënia, me plehrat që 20 e kusur vite e mbyten Shqipërinë, dhe që ne kemi vendosur t’i kthejmë nga një burim ndotjeje dhe kanceri në një burim energjie. Ky është zotimi ynë’, premtoi kryeministri Edi Rama asokohe.
Inceneratori i Elbasanit i kushtoi buxhetit të shtetit 26 milionë euro dhe rezulton më i vogli mes tre kontratave të kushtueshme të partneritetit publik privat të qeverisë shqiptare, që po hetohen për korrupsion dhe pastrim parash nga Prokuroria e Posaçme, SPAK.
Inceneratorët, që duhej të ishin një zgjidhje moderne, u kthyen në simbol të korrupsionit dhe abuzimit.
Drejtësia
Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dhënë vendime fajësie për aferën e tre inceneratorëve, të Elbasanit, Tiranës dhe Fierit. Për inceneratorin e Fierit, gjykata vendosi të dënojë 12 të pandehur.
Për çështjen e inceneratorit të Elbasanit 9 të pandehur dhe për inceneratorin e Tiranës dënim për 8 të pandehur.
Në të tria çështjet, për inceneratorin e Elbasanit, Fierit dhe Tiranës, Lefter Koka ish-Ministër i Mjedisit, Alqi Bllako ish-sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe pronarët ‘de facto’ të inceneratorëve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri kanë marrë dënime.
Ndërsa të dënuar të tjerë janë kryesisht administrator, anëtarë të vlerësimit të ofertave tenderuese dhe pronarë subjektesh të ndryshme që lëshuan fatura fiktive për kryerje punimesh
Reforma e re për mbetjet
Dhjetë vjet më vonë, zotimi i kryeministrit se plehrat do të ktheheshin nga burim kanceri në burim energjie, u shua bashkë me miliona euro të taksapaguesve shqiptarë.
Pa marrë asnjë përgjegjësi, kryeministri bashkë me ministren e mjedisit Mirela Kumbaro, prezantuan një reformë të re për menaxhimin e integruar të mbetjeve si domosdoshmëri në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE-në.
‘Ky është kapitulli më sfidues i negociatave dhe ky është aspekti më sfidues i anëtarësimit tonë në Bashkimin Europian,’ tha Rama duke iu referuar kapitullit 27 për Mjedisin.
Në thelb të reformës është krijimi i një kompanie publike (Operatorit Kombëtar të Trajtimit të Mbetjeve).
‘Ndërmarrje e re që do të jetë në dispozicion të të gjithë Republikës, të pushtetit vendor, qytetarëve, duke përqendruar të gjithë procesin e trajtimit të mbetjeve. Nuk do të jetë më një proces i administruar nga bashkitë, por i administruar nga ky operator kombëtar, në bashkëpunim me të gjitha hallkat e tjera të qeverisjes. Bashkitë do të jenë klientë, njësoj siç janë klientë të operatorëve të tjerë për të tjera shërbime’, tha kryeministri Edi Rama.
Ndërsa Kumbaro shpjegoi rolin e bashkive pas krijimit të Operatorit Kombëtar të Mbetjeve.
‘Bashkive nuk ju lëviz kompetenca e menaxhimit të territorit për menaxhimin e mbetjeve, pra pastërtia në territor. Por do të jetë operatori kombëtar ai që do të bëjë të gjithë infrastrukturën e rëndë dhe trajtimin e mbetjeve’, pohoi ajo.
Reforma e re për menaxhimin e integruar të mbetjeve në Shqipëri parashikon ndërtimin e landfilleve të reja në Kukës, Dibër dhe Berat.
Po ashtu, zgjerimin e tyre në Elbasan, Fier, Korçë, Bushat dhe Bajkal.
Paralelisht me këto investime do të shtohen edhe impiante për përpunimin e mbetjeve dhe kompostimin e mbetjeve organike.
Reforma parashikon edhe mbylljen e dhjetëra vend-depozitimeve të paligjshme si dhe rritjen e masave ndëshkuese ndaj ndotësve. Kompanitë prodhuese dhe importuese do të detyrohen t’i gjurmojnë mbetjet e tyre deri në riciklim.
Reforma që duhej bërë
Olsi Nika nga ‘Eco Albania’ thotë se qeveria ishte e detyruar të pranonte dështimin dhe reforma e prezantuar duhet të ishte bërë që në krye të herës.
‘Është strategjia e famshme e R-ve. Fillimisht t’i duhet të reduktosh sa më shumë përdorimin e materialeve edhe të mbetjeve. E dyta është të ripërdorësh ato çka konsiderohen mbetje, parimi i ekonomisë qarkulluese. Në momentin që as nuk i redukton dot as nuk mund ta ripërdorësh, ti i ndryshon trajtën dhe futet riciklimi, R-ja e tretë’, shpjegon Nika.
‘Sepse zinxhiri i menaxhimit të mbetjeve fillon tek shtëpia jote dhe e imja, dhe ky zinxhir nuk është marrë kurrë seriozisht në Shqipëri. Janë bërë programe pilotë, show, strategji dhe nuk ka vullnet sepse mbetjet janë lekë’, përfundon ai.
Edhe Mihallaq Qirjo, profesor pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, e sheh riciklimin si zgjidhjen e duhur.
‘Duhet parë rifutja në përdorim e materialeve të cilët kanë dalë nga një cikël përdorimi. Pra këtu unë gjykoj se kemi ende hapësira për të parë zhvillimin e vendit në një rrugë më të gjelbërt’, pohon ai teksa shton se, ‘strategjia e menaxhimit të mbetjeve me anë të djegies ishte e gabuar që në krye të herës ndaj kemi këto rezultate sot’
Përfundim
Nisur nga informacionet e mbledhura, premtimin e kryeministrit Edi Rama se inceneratorët do të transformonin rrënjësisht të gjitha marrëdhëniet me mjedisin, duke i kthyer plehrat nga burim ndotjeje në energji të pastër, e kategorizojmë premtim të pambajtur.
-

Plehrat zhvlerësojnë turizmin, të huajt e bëjnë problem në forumet e udhëtimit
“Shqipëria po digjet! Dhe jo, nuk është thjesht zjarr, është një paralajmërim. Unë nuk jetoj këtu, jam një kalimtare.
Ndalova! Vëzhgova! Dhe zemra mu thye. Kjo sepse Shqipëria është një vend i bukur, por kjo bukuri është e mbuluar me plehra. Kudo! Nën ura, përgjatë rrugëve, në kanale, në shkurre.
Shishe, plastika, gota, të hedhura kudo dhe askush nuk bën asgjë. Tani ka marrë flakë dhe mos thoni që është vetëm nga i nxehti, nga koha apo klima. Po, këto ndikojnë, por arsyeja e vërtetë është neglizhenca juaj.”
Ky është një koment që Iwona Alex Gray postoi në ditën e parë të gushtit në faqen Visit Albania, një faqe që ka rreth 600 mijë ndjekës që duan të dinë për Shqipërinë, pyesin, informohen, kanë kuriozitet.
Statusi shoqërohet me një foto që ndoshta të huajve u vret sytë më shumë se ne shqiptarëve, të cilët e shohim shpesh dhe na është zbehur reagimi.
Postime të tilla në rrjete sociale, platforma të udhëtimeve apo të vlerësimit të destinacionit po bëhen gjithnjë e më të shpeshta.Kjo situatë u duket të huajve e pakonceptueshme. Për ta kuptuar mjafton të shohësh mijëra komente që postohen çdo ditë në Google Review, ashtu siç u mbush me komente edhe postimi që turistja e huaj bëri në grupin Visit Albania.
Michael T komentoi: “Ke shumë të drejtë. Shohim kaq shumë fshatra, sidomos në zonat malore, ku pas shtëpive ka male me mbeturina. Ka mungesë të infrastrukturës së mbetjeve në këtë vend. Por për më tepër, ka shumë pak ose aspak ndërgjegjësim për natyrën dhe mbrojtjen e saj.
Është zakonisht e neveritshme të endesh nëpër parkime makinash nëse te duhet të pushosh. Vendi është i bukur dhe do të ishte edhe më shumë, nëse s’do të kishte këtë ‘anë të shëmtuar’ të Shqipërisë.”
Veronica W konfirmon gjithashtu se kjo është e vërtetë. “Në këto vite njerëzit po hedhin gjëra nëpër rrugë, plazhe, male. Por nuk ka infrastrukturë në Shqipëri, me përjashtim të qyteteve të mëdha. Shumica e njerëzve në fshat duhet të kujdesen vetë për mbetjet e tyre dhe në disa raste edhe i djegin.
Njerëzit përpiqen të marrin përgjegjësi, por duhet bërë më shumë. Por mund të them se e njëjta gjë vlen edhe për Mbretërinë e Bashkuar”, thotë ajo.
Aida H pohon se kjo është tipike për vendet e Ballkanit dhe nuk e kupton pse njerëzit urrejnë vendet e tyre, ndërkohë që një komentues tjetër i huaj shprehet se më shumë se urrejtje, bëhet fjalë për mungesë ndërgjegjësimi.
Pavarësisht se mbetjet nuk duket të jenë problemi më i madh që ka Shqipëria, për të huajt kjo duket të jetë çështja kryesore. Turizmi dhe rritja e interesit për Shqipërinë kanë çuar të huajt në çdo cep të saj dhe shumica, teksa magjepsen nga bukuritë natyrore, ngrejne zërin në platforma online për ndërgjegjësim.
Përtej të mirës që mund të sjellë kjo për rritjen e vëmendjes, ajo vjen edhe me koston e “marketingut negativ”, ku Shqipëria identifikohet si një vend i mbuluar nga plehrat./Monitor -

Plehrat zhvlerësojnë turizmin, të huajt e bëjnë problem në forumet e udhëtimit me 600 mijë ndjekës
“Shqipëria po digjet! Dhe jo, nuk është thjesht zjarr, është një paralajmërim. Unë nuk jetoj këtu, jam një kalimtare. Ndalova! Vëzhgova! Dhe zemra mu thye.Kjo sepse Shqipëria është një vend i bukur, por kjo bukuri është e mbuluar me plehra. Kudo! Nën ura, përgjatë rrugëve, në kanale, në shkurre. Shishe, plastika, gota, të hedhura kudo dhe askush nuk bën asgjë. Tani ka marrë flakë dhe mos thoni që është vetëm nga i nxehti, nga koha apo klima. Po, këto ndikojnë, por arsyeja e vërtetë është neglizhenca juaj.”Ky është një koment që Iwona Alex Gray postoi në ditën e parë të gushtit në faqen Visit Albania, një faqe që ka rreth 600 mijë ndjekës që duan të dinë për Shqipërinë, pyesin, informohen, kanë kuriozitet. Statusi shoqërohet me një foto që ndoshta të huajve u vret sytë më shumë se ne shqiptarëve, të cilët e shohim shpesh dhe na është zbehur reagimi. Postime të tilla në rrjete sociale, platforma të udhëtimeve apo të vlerësimit të destinacionit po bëhen gjithnjë e më të shpeshta.Kjo situatë u duket të huajve e pakonceptueshme. Për ta kuptuar mjafton të shohësh mijëra komente që postohen çdo ditë në Google Review, ashtu siç u mbush me komente edhe postimi që turistja e huaj bëri në grupin Visit Albania.Michael T komentoi: “Ke shumë të drejtë. Shohim kaq shumë fshatra, sidomos në zonat malore, ku pas shtëpive ka male me mbeturina. Ka mungesë të infrastrukturës së mbetjeve në këtë vend. Por për më tepër, ka shumë pak ose aspak ndërgjegjësim për natyrën dhe mbrojtjen e saj. Është zakonisht e neveritshme të endesh nëpër parkime makinash nëse te duhet të pushosh. Vendi është i bukur dhe do të ishte edhe më shumë, nëse s’do të kishte këtë ‘anë të shëmtuar’ të Shqipërisë.”Veronica W konfirmon gjithashtu se kjo është e vërtetë. “Në këto vite njerëzit po hedhin gjëra nëpër rrugë, plazhe, male. Por nuk ka infrastrukturë në Shqipëri, me përjashtim të qyteteve të mëdha. Shumica e njerëzve në fshat duhet të kujdesen vetë për mbetjet e tyre dhe në disa raste edhe i djegin. Njerëzit përpiqen të marrin përgjegjësi, por duhet bërë më shumë. Por mund të them se e njëjta gjë vlen edhe për Mbretërinë e Bashkuar,” thotë ajo.Aida H pohon se kjo është tipike për vendet e Ballkanit dhe nuk e kupton pse njerëzit urrejnë vendet e tyre, ndërkohë që një komentues tjetër i huaj shprehet se më shumë se urrejtje, bëhet fjalë për mungesë ndërgjegjësimi.Pavarësisht se mbetjet nuk duket të jenë problemi më i madh që ka Shqipëria, për të huajt kjo duket të jetë çështja kryesore. Turizmi dhe rritja e interesit për Shqipërinë kanë çuar të huajt në çdo cep të saj dhe shumica, teksa magjepsen nga bukuritë natyrore, ngrejne zërin në platforma online për ndërgjegjësim. Përtej të mirës që mund të sjellë kjo për rritjen e vëmendjes, ajo vjen edhe me koston e “marketingut negativ”, ku Shqipëria identifikohet si një vend i mbuluar nga plehrat./ N.Maho Nga bukuritë natyrore te kaosi, plehrat e shtrenjtimi içmimeve; Shqipëria turistike në syrin e botësKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

“Institucionet, bashkëjetesë me plehrat”/ Shpërthen deputeti: Turpi hahet me gjumë, stil i ri jete
Ndotja masive me plehra në këtë zonë, pikërisht në qendër, ku ndodhen edhe institucionet, në Njësinë 5, e ka indinjuar së tepërmi, teksa me një postim-video në rrjetin Instagram, duke komentuar situatën, denoncon dhe jep edhe pamjet e realitetit atje.
Deputeti i sapozgjedhur dhe mandatuar për qarkun e Tiranës më 11 maj, socialisti Erion Braçe, e ka nisur ditën sot me një ‘zile alarmi’ për gjendjen në Selitë.
Ligjvënësi senator përshkruan jo vetëm situatën, por vë në dukje edhe heshtjen e Bashkisë dhe të Ministrisë së Shëndetësisë, duke nënvizuar se “ka bashkëjetesë me gjumin, një stil i ri jete”.
Postimi i Erion Braçes:“Tirana, 5-a.Selitë, mu në qendër, aty ku janë institucionet. Bashkëjetesë me plehrat, ekuilibri i ri.Çfarë ndodh kështu, do pyesni ju, kaq muaj flet deputeti, dhe Bashkia e as Ministria e Shëndetësisë nuk reagojnë.Gjumëëëëë, gjumëëëëë! Turpi haet me gjumë, stil i ri jete!!”




