Tag: plazhit

  • FOTOLAJM – Rrezikonte të mbytej në det, rojet e plazhit i shpëtojnë jetën të moshuarës nga Kosova…

    FOTOLAJM – Rrezikonte të mbytej në det, rojet e plazhit i shpëtojnë jetën të moshuarës nga Kosova…

    Një pushuese e moshuar nga Kosova është shpëtuar sot nga rojet e plazhit në Shëngjin, pasi ishte në rrezik mbytjeje ndërsa po lahej në det.
    Ngjarja ka ndodhur pranë një zone të frekuentuar nga pushuesit, afër bizneseve të Ervis Pjetrushit dhe Armando Markut. Rojet e plazhit kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë arritur ta nxjerrin të moshuarën në breg, duke i dhënë ndihmën e parë.
    Pas ndërhyrjes së parë, ajo është transportuar në spitalin e Lezhës për trajtim të mëtejshëm mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
    Ky është një tjetër rast që vë në pah rëndësinë jetike të pranisë dhe gatishmërisë së rojeve të plazhit gjatë sezonit turistik, për sigurinë e pushuesve në zonën bregdetare të Shëngjinit dhe jo vetëm.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Projekti për Plazhin e Madh, kreu i Ulqinit: Mbrojtja ka një çmim të lartë

    Projekti për Plazhin e Madh, kreu i Ulqinit: Mbrojtja ka një çmim të lartë

    “Jemi të gatshëm të sakrifikojmë edhe individualisht”, thotë kryetari Genci Nimanbegu, për Plazhin e Madh të Ulqinit. Ai thekson se do të vazhdojnë të mbrojnë plazhin prej 13 kilometrave, i cili është paraparë që t’i jepet me qira për 99 vjet një investitori arab. Në rast se realizohet projekti i kompleksit turistik dhe banimi që po propozohet nga qeveria në Mal të Zi, Nimanbegu thotë se qytetarët e Ulqinit do të largohen nga trojet e veta.Kundër këtij projekti, ditë më parë është protestuar para Kuvendit të Malit të Zi, me thirrjen se “Ulqini nuk është në shitje”.?Kryetari i Ulqinit, Genci Nimanbegu tha për KosovaPress se këtë projekt e kundërshton komuna, opozita në nivel shtetëror dhe ambientalistë. “Problemi i Plazhit të Madh është një problem i krijuar nga vet kryeministri Spajiq dhe nga shumica parlamentare dhe unë si kryetar komune u jam shumë mirënjohës subjekteve politike në komunën tonë, qoftë pozitë qoftë opozitë që njëzëri kemi marrë qëndrim që nuk e pranojmë një lloj shitje të Plazhit të Madh ndaj investitorëve të cilët as që kanë të bëjnë me investimin në hoteleri por në patundshmëri’, thotë ai.“Kuvendi i Malit të Zi e ka aprovuar marrëveshjen me të cilën do të mundësohet kjo punë por shihni që edhe komuniteti jonë, edhe shoqatat joqeveritare këmbëngulim që kjo në votimin e dytë të mos kalojë. Presim edhe nga Bashkimi Evropian mendimin që ky është një hap i cili do të ngadalësojë integrimin e Malit të Zi në Unionin Evropian, për arsye se i anashkalon ligjet mbi prokurime publike, mbi pronë shtetërore, madje edhe Kushtetutën e Malit të Zi e vënë në rend të dytë”, shton Nimanbegu.Një pjesë të perlës së Plazhit të Madh të Ulqinit, qeveria e Malit të Zi ka planifikuar që t’ia japë me qira për 99 vjet një investitori arab.Kjo marrëveshje me Emiratet u nënshkrua nga kryeministri Millojko Spajiq.“Ne nuk do të ndalemi duke mbrojtur të drejtën e qytetarëve tanë, por në rend të parë të fëmijëve tanë. Sepse nëse do të realizohet ky plan do të thotë që gjithë kjo zonë do t’i jepet një investitori të panjohur, apo të njohur, nuk ka rëndësi, për 100 vite pa para, me mundësi që të ndërtohen banesa, dhe kjo do të simbolizojë largimin e qytetarëve të Ulqinit nga trojet e veta sepse kjo është ekonomia jonë dhe qëndrimi im dhe qëndrimi i gjithë ekzekutivit, këshilltarëve është unik që të mos lejojmë këto hapa”, thotë ai.Nimanbegu thotë se nuk do të heqin dorë nga “mbrojtja e Plazhit të Madh të Ulqinit”. “Edhe nëse do të ndodhë votimi i dytë nuk do ta lejojmë, qoftë edhe fizikisht. Jemi të vetëdijshëm që mbrojtja e të drejtave tona ka sakrificë dhe jemi të gatshëm, qoftë edhe individuale, sakrificë edhe materiale sepse askujt nuk i konvenon që gjatë sezonit veror të mbahen protesta apo gjatë sezonit turistik të merren hapa të cilat me qeverinë do t’i ashpërsojmë. Por siç edhe e kam thënë, kryeministrit Spajiq i dëshiroj një pension politik shumë të shpejt, sepse si kryeministër është një dëshpërim i madh për Malin e Zi”, shton ai./KosovaPress

  • Çadra në plazh vetëm për hotelet, taskë forcë në terren për kontrollin e hapsirës bregdetare

    Çadra në plazh vetëm për hotelet, taskë forcë në terren për kontrollin e hapsirës bregdetare

    Gjatë këtij sezoni veror, e drejta për plazh privat do t’i jepet vetëm strukturave akomoduese të kategorizuara nga ministria, që kanë një hapësirë plazhi në afërsi. Numri i çadrave që këto njësi do të vendosin për pushuesit do të llogaritet në bazë të numrit të dhomave. Sipas formulës së miratuar nga qeveria, për 1 dhomë do të vendosen 2 çadra.
    “Presim të qëndrojmë në vlerën e 500 aplikuesve që kanë kaluar në fazën e dytë të miratimit paraprak për hapësirën e plazhit, por që duhet të plotësojnë edhe dokumentet finale. Besoj do të qëndrojmë në këto numra sepse kanë kaluar një sërë kriteresh dhe vlerësimesh. Kemi dyfishim të parcelave publike dhe një rënie, dhe një përmbysje të numrit me subjektet private.”, tha Herida Duro, Drejtore e politikave dhe strategjive të turizmit, ministria e turizmit.
    Detyrimi për subjektet private është që çadrat t’i vendosin në distancë prej 3 metrash, të kenë dush, kabinë zhveshjeje, tualet dhe vrojtues plazhi. Për të monitoruar situatën, në terren gjatë sezonit do të jetë një task forcë.

    “Do të ngrihet një task forcë e dedikuar me mbi 40 përfaqësues të gjithë institucioneve qendrore, por edhe agjencive e specializuara për sigurinë ushqimore dhe shëndetin publik, që janë pjesë e një platforme dhe një sërë masash operacionale, të gjitha subjektet të jenë brenda normave të zhurmave, të ndotjes akustike, të mirëmbajtjes. Këtë vit do të mbulojmë të gjithë vijën bregdetare për pastrim, për të gjithë pushuesit.”, shprehet Duro.
    Përjashtime në ligj bëhen për bashkitë Fier dhe Divjakë, në stacionet e plazhit që nuk kanë struktura akomoduese pranë hapësirës së plazhit. Në këto zona, e drejta për të menaxhuar një stacion plazhi do të jepet edhe për biznese të tjera që ofrojnë shërbim aty, me kushtin që të kenë kapacitet mbi 20 tavolina.
    /vizionplus.tv

  • Sezoni veror nis me super oferta për produktet e plazhit në Megatek, ulje deri në 58%

    Sezoni veror nis me super oferta për produktet e plazhit në Megatek, ulje deri në 58%

    Këtë verë Megatek vjen me një super lajm: Ulje deri në 58% për produktet e plazhit. Kur temperaturat rriten dhe ditët zgjaten, çmimet në hipermaketin më të madh në vend ulen. Sepse ne e dimë që klientët tanë kanë nevojë të përgatiten siç duhet për ditët e nxehta që na presin.

    Nga çadrat e plazhit, shezlongët dhe karriget komode, deri te shtrojat, komardaret dhe dyshekët e ujit me fryrje, çdo produkt i Megatek vjen me cilësi të lartë dhe çmime të ulëta. Për më shumë rehati dhe stil, zgjidh nga gama e gjerë e syzeve të diellit, çantat e plazhit, kapele dhe aksesorë personalë që ju mbrojnë nga dielli dhe plotësojnë pamjen tuaj verore.

    Nëse jeni i apasionuar pas aventurave bregdetare apo preferoni freskinë e një pishine në oborrin tuaj, në Megatek do të gjeni gjithçka që ju nevojitet në një vend të vetëm: çadra, shezlongë, karrige plazhi, shtroje, dyshekë me fryrje, komardare, varka uji, lodra për fëmijë, syze, kapele, çanta dhe një gamë të gjerë aksesorësh personalë dhe noti.

    Edhe fëmijët do të gëzojnë pushimet me lodrat për plazh, varkat me fryrje dhe aksesorët e notit, sepse argëtimi familjar nuk duhet të mungojë kurrë!

    Ndërkohë, ata që preferojnë qetësinë e shtëpisë, mund të zgjedhin nga larmia e trajtuesve të ujit për pishina, për t’u siguruar që gjithçka të jetë e pastër, higjienike dhe e gatshme për freski në çdo moment.

    Vizitoni Megatek gjatë muajit maj dhe përfitoni nga çmimet më të mira të sezonit. Shfletoni produktet në dyqan ose online në www.megateksa.com dhe bëni gati pushimet që keni ëndërruar – me më pak shpenzime dhe më shumë cilësi!

  • Stacionet e plazhit, nis faza e dytë e aplikimit

    Stacionet e plazhit, nis faza e dytë e aplikimit

    Nisin aplikimet e fazës së dytë për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi për sezonin turistik veror 2025.Sipas njoftimit të ministrisë së turizmiti dhe mjedisit, të gjjithë subjektet të cilët kanë aplikuar përmes portalit E-Albania, për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi këtë sezon veror, dhe janë njoftuar për të vijuar me fazën e dytë të aplikimit, kanë afat deri në datë 30 Prill, të ngarkojnë në portalin “e-Albania” dokumentacionin e kërkuar.
    Për shkak të problemeve të vitit të shkuar që vija bregdetare u zu nga çadrat dhe shezlongët, këtë vit administrimi i stacioneve të plazheve do të bëhet vetëm nga subjektet që kanë struktura akomoduese. Duke i dhënë një frymëmarrje vijës bregdetare.Në rregulloren e re të menaxhimit të plazheve përcaktohet se numri i çadrave do të caktohet në varësi të numrit të dhomave të deklaruara nga subjekti. Përjashtim bëjnë vetëm plazhet në bashkitë Fier dhe Divjakë që nuk kanë hotele në afërsi të detit dhe stacione plazhi do të kenë baret e restorantet, në afërsi të bregdetit që kanë kapacitet mbi 20 tavolina.
    Kushtet e reja që duhet të plotësojnë stacionet e plazhit përcaktojnë se në plazhet ranore çadrat dhe ndenjëset e pushuesve duhet të vendosen të paktën 10 m nga vija e bregut te detit apo liqenit. Ndërsa në plazhet shkëmbore duhet të respektohet një distancë prej 2.5-3 m. Sa u përket hapësirave publike është përcaktuar se në çdo 1000 metra vijë lineare, 300 metra do të jetë plazh publik. Por do të jetë nisja e sezonit veror që do të tregojë se sa do të respektohen këto rregulla të cilat erdhën si domsodoshmëri e pakënqësive të ngritura nga pushuesit në sezonin veror 2024. Klan News

  • Dhënia e Plazhit të Madh drejt arabëve, protesta shqiptare kundër projektit: Ulqinin nuk do ta shesim

    Dhënia e Plazhit të Madh drejt arabëve, protesta shqiptare kundër projektit: Ulqinin nuk do ta shesim

    Një marrëveshje mes qeverisë malazeze dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, e cila hap rrugën për dhënien me qira për 99 vjet të Plazhit të Madh të Ulqinit, ka nxitur protesta të vazhdueshme prej dy javësh nga qytetarët dhe forcat politike në vend.

    Ndërsa kryeministri Spajić e konsideron këtë marrëveshje si një mundësi që nuk duhet humbur, politikanët shqiptarë në Mal të Zi janë të unifikuar në kundërshtinë e tyre, duke shkuar deri në akuza se pas këtij projekti fshihet një plan i hartuar në Beograd.
    Kryetari i Komunës Genci Nimanbegu thotë se ulqinakët nuk janë kundër zhvillimit, por janë kundër shitjes së tij tek një investitor arab që është shumë i dyshimtë.
    Për qytetarët, Ulqini nuk është toka ku do të pasurohen të tjerët.
    Kur toka e të parëve jepet për 99 vjet, pa u pyetur ata që jetojnë mbi të, reagimi është i natyrshëm. Shqiptarët e Ulqinit e shohin këtë marrëveshje jo si një investim, por si një rrezik për të humbur atë që u përket komunitetit. Ata nuk kundërshtojnë zhvillimin, por kërkojnë të bëhen pjesë e vendimeve.

    Top Channel