Tag: plazhit

  • Incident rrugor në Vlorë/ Automjeti godet dy turistë, jashtë rrezikut për jetën

    Incident rrugor në Vlorë/ Automjeti godet dy turistë, jashtë rrezikut për jetën

    Aksident ne zonen e plazhit te vjeter ne Vlore. Nje automjet ne levizje perplas dy kembesore, turiste te huaj, nje prej te cilave femer . Ne vendngjarje kane mberritur menjehere forcat e policise te vlores qr Kane nisur hetimet per ngjarjen.
    Te dy personat e plagosur Kane marre fillimisht ndihmen e pare mjekesore ne qendren shendetsore verore ne zonen e plazhit te vjeter ndersa me pas me auto ambulance Jane derguar drejt spitalit rajonal te qytetit te vlores per ndihme mjekesore por jashte rrezikut per jeten.

  • Zjarri në tregun afër plazhit të Durrësit, vihet nën hetim pronari, akuzohet për…

    Zjarri në tregun afër plazhit të Durrësit, vihet nën hetim pronari, akuzohet për…

    Procedohet në gjendje të lirë pronari i tregut në plazhin e Durrësit, pas zjarrit masiv që ra një ditë më parë. Procedimi është për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë. Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu një ditë më parë tregun në zonën e Plazhit të Durrësit, në sektorin Iliria.
    Flakët përfshinë një sipërfaqe të madhe, ndërsa forcat zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje. Si pasojë e zjarrit në tregun ambulant u bllokua qarkullimi rrugor në rrugën “Pavarësia” në plazh. Tregu është me llamarina dhe gjendeshin mbi 20 dyqane që operojnë në zonë. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit në përmasa të mëdha. Prefekti i qarkut Durrës Emilian Jani, tha një ditë më parë se ka dëme të shumta materiale dhe se ky treg, nuk përmbush asnjë kriter dhe kushte të sigurimit teknik.

  • Përfshihet nga flakët e zjarrit tregu industrial pranë plazhit në Durrës

    Përfshihet nga flakët e zjarrit tregu industrial pranë plazhit në Durrës

    Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme tregun industrial në zonën e plazhit të Durrësit.
    Sipas informacioneve të para deri më tani raportohet për dëme të shumta materiale, ndërsa makinat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve.
    Shkaqet e zjarrit nuk janë ende të qarta, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
     

  • Përfshihet nga flakët tregu afër plazhit të Durrësit, ‘re’ të mëdha tymi në qytet

    Përfshihet nga flakët tregu afër plazhit të Durrësit, ‘re’ të mëdha tymi në qytet

    Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë tregun në zonën e Plazhit të Durrësit, në sektorin Iliria.

    Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe, ndërsa forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për vënien nën kontroll të zjarrit.
    Si pasoje e zjarrit në tregun ambulant është bllokuar qarkullimi rrugor ne rrugën “Pavarësia” në plazh. Katër mjete zjarrfikëse të qytetit, plazhit dhe portit po punojnë për neutralizimin e flakëve. Ndërkaq priten zjarrfikëse dhe nga Kavaja.
    Tregu është me llamarina gjenden mbi 20 dyqane që operojnë. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit në përmasa të mëdha.

    Top Channel

  • Përfshihet nga flakët tregu afër plazhit “Iliria” të Durrësit

    Përfshihet nga flakët tregu afër plazhit “Iliria” të Durrësit

    Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme tregun ambulant në zonën e plazhit, duke shkaktuar panik mes tregtarëve. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.
    Makinat zjarrfikëse të qytetit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit. Nuk raportohet për të lënduar në njerëz.
    Shkaqet e zjarrit ende nuk janë bërë të ditura dhe pritet të hetohen nga autoritetet përkatëse.

  • Përplasje për hapësirën e plazhit në Radhimë, dy persona përfundojnë në spital nga dhuna

    Përplasje për hapësirën e plazhit në Radhimë, dy persona përfundojnë në spital nga dhuna

    Foto ilustruese

    VLORË- Një përplasje e dhunshme ka ndodhur në Radhimë për shfrytëzimin e një hapësire për plazh. Pronarja e një subjekti turistik është dhunuar fizikisht për shkak të një konflikti pronësie. Në një denoncim që kanë bërë për “JOQ”, pronarët e subjektit “Baro Beach”, i lidhur me “Hotel Dion”, janë sulmuar nga fqinjët e tyre në zonën e Radhimës. Kjo sepse edhe ata pretendojnë të njëjtën hapësirë plazhi, edhe pse “Baro Beach” ka një kontratë 5-vjeçare që nga viti 2021.
    Sipas denoncimit, përfaqësuesit e “Baro Beach” pretendojnë se konflikti ka eskaluar në përplasje fizike me sende të fortë, ku përmendin se janë dhunuar nga Adjon Hanxhari, i lidhur me subjektin “Oricon Coast”.
    “Ne jemi një biznes që operon në Radhimë, me leje të rregullt për përdorimin e hapësirës së plazhit për një periudhë prej pesë vitesh, që nga viti 2021. Fqinji ynë pretendon se kjo hapësirë i përket atij, vetëm sepse është ‘i fortë’. Sot, ai na tregoi ‘forcën’ duke dërguar truprojat e tij për të na dhunuar fizikisht. Personi në fjalë është Adjon Hanxhari, i cili pretendon përmes biznesit të tij ‘Oricon Coast’ se hapësira i takon atij. Në fakt, është ai që ka ushtruar dhunë ndaj nesh. Ne jemi ‘Baro Beach’ dhe jemi të lidhur familjarisht me ‘Hotel Dion’. Për më tepër, struktura jonë figuron qartë në Google Maps që prej vitit 2010, kohë kur zoti Adjon Hanxhari nuk kishte asnjë prani në atë zonë. Se dy nga ne perfunduan ne urgjence, edhe djali (me nenshtetesi italiane) mori shume goditje,”-ka bërë me dije denoncuesi. 
    Për të provuar se kanë një kontratë, kanë bërë publik edhe dokumentin e nënshkruar më 3 gusht 2021 me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit dhe Bashkinë Vlorë. Dokumenti u firmos nga zonja Floresha Mukaj në emër të subjektit qiramarrës. Në kontratë përcaktohet qartë se hapësira prej 200 m2 në parcelën VL-291. Në mbështetje të pretendimeve të tyre, përfaqësuesit e “Baro Beach” thonë ndërtesa dhe struktura e tyre figurojnë në Google Maps që nga viti 2010, kohë kur “Oricon Coast” nuk ekzistonte në atë zonë.
    KONTRATA PËR PËRDORIMIN E HAPËSIRËS SË PLAZHIT KONTRATË QIRAJE:

    Sot, më datë 03.08 2021. në Tiranë, nënshkruhet një kontratë qiraje ndërmjet palëve, si më poshtë:
    Agjencia Kombëtare e Bregdetit (AKB), përfaqësuar nga z. Ledion Lake, në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë dhe subjektit, znj. Floresha Mukaj, person fizik.
    A) Qiramarrësi operon një strukturë shërbimi të ndodhin në zonën e Radhimës me një kapacitet prej 20 tavolinashB) Mbështetur në vendimin nr. 171, datë 27.03.2019, të Këshillit të Ministrave, “për miratimin e kushteve dhe kritereve për ushtrimin e veprimtarisë së stacionit të plazhit, qiramarrësi ka depozituar pranë qiradhënësit, aplikimin për marrjen në përdorim të hapësirës së plazhit prej 200 m², të ndodhur në avinën e Radhimës në parcelën VL-291.
    Por edhe pse denoncimi është bërë publik, ende nuk ka një reagim nga pala tjetër për të sqaruar anën e tyre të ngjarjes. E teksa ngjarja është bërë publike, për rastin ende nuk ka pasur as një sqarim nga blutë e Vlorës./ZËRI

  • Qarkulloi me makinë në zonën e plazhit të Vlorës pranë pushuesve, e pëson drejtuesi i automjetit

    Qarkulloi me makinë në zonën e plazhit të Vlorës pranë pushuesve, e pëson drejtuesi i automjetit

    Policia ka vendosur gjobë prej 53 mijë lekësh për drejtuesin e një automjeti që shfaqej në një video në rrjetet sociale duke lëvizur në bregdetin e Vlorës, në zonën e plazhit.
    Lajmin e ka bërë të ditur vetë Policia përmes një njoftimi, ku shkruhet se ai ka shkelur 3 nene të Kodit Rrugor, “Rregullimi i qarkullimit në qendrat e banuara “Shpejtësia” dhe “Mosrespektimi i sinjalizimit rrugor”.
    Po ashtu, Policia bën të ditur se drejtuesi i automjetit që u shfaq në video duke qarkulluar në plazh, nuk ishte efektiv policie, siç ishte përfolur.
    Njoftimi i Policisë:
    Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë
    Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqet një automjet duke lëvizur në bregdet, në zonën e plazhit, në qytetin e Vlorës, ju informojmë se:
    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore, kanë lokalizuar automjetin që shfaqet në pamjet e publikuara dhe kanë identifikuar drejtuesin e tij.
    Pas shoqërimit të automjetit në ambientet e komisariatit, shtetasit Gj. I. (sqarojmë se ky shtetas nuk është punonjës i Policisë së Shtetit) iu vendos masa administrative 53 000 lekë, për shkeljen e 3 neneve të Kodit Rrugor, “Rregullimi i qarkullimit në qendrat e banuara “Shpejtësia” dhe “Mosrespektimi i sinjalizimit rrugor”.
    ????♂️ Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë është e angazhuar maksimalisht për të garantuar rendin dhe sigurinë publike gjatë sezonit turistik, me qëllim krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurtë për të gjithë pushuesit, vendas dhe të huaj. Çdo shkelje që cenon këtë objektiv do të trajtohet me zero tolerancë.
    Ftojmë qytetarët të denoncojnë çdo rast paligjshmërie apo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, duke telefonuar në numrin 112

  • “Red Bull Spike”, në Golem, 16 skuadra garuan në kampionatin e volejbollit të plazhit

    “Red Bull Spike”, në Golem, 16 skuadra garuan në kampionatin e volejbollit të plazhit

    Më 21 Qershor nisi zyrtarisht Red Bull Spike në Golem, një event që rikthen emocionet e volejbollit të plazhit me adrenalinë dhe spektakël të garantuar. E konsideruar si një nga garat më të pritura të verës, Red Bull Spike mblodhi 16 skuadra nga e gjithë Shqipëria, të cilat hynë në fushë me një qëllim të vetëm: të shpallen kampionë të këtij edicioni.

    Gjatë ditës së parë u zhvillua faza eliminatore, ku ndeshjet sollën jo vetëm përballje të forta, por edhe sfida teknike. Kalimi nga volejbolli “indoor” në rërë ndryshoi të gjithë dinamikën e lojës, duke e bërë gjithçka më të vështirë dhe më kërkuese fizikisht.
    Gjyqtarët e Federatës shqiptare të volejbollit gjykuan çdo ndeshje duke qenë të drejtë dhe transaprentë në çdo pikë.

    Djem dhe vajza, të rinj me talent dhe emra të njohur të volejbollit shqiptar, dhanë maksimumin për të kaluar në fazën e radhës. Çdo pikë ishte e luftuar, çdo set me rëndësi, dhe entuziazmi i publikut i dha energji çdo aksioni në fushë.
    Në përfundim të ditës së parë, 8 skuadra siguruan biletën për në çerekfinale.
    Niveli i lojës u rrit, tensioni gjithashtu. Emrat e mëdhenj nisën të spikasnin, por nuk munguan as surprizat që trazuan pritshmëritë. Loja u bë më taktike dhe më intensive, ndërsa skuadrat më të mira kërkuan vendin e tyre në gjysmëfinale. Të dielën, më 22 qershor, u zhvillua finalja e madhe e cila u albitrua nga Federata Shqiptare e volejbollit.

    Pas dy ditësh garë intensive, kampionati u mbyll me emocion dhe spektakël. Në fund të edicionit, vendin e parë e mori ekipi nga Kosova, që përfaqësohej nga Erion Bajrami, Valmira Ramadani, Loresa Avdyli dhe Ermal Maliqi. Në vend të dytë u rendit ekipi Bicheet, ndërsa vendi i tretë shkoi për Ekipin Plazhistët./vizionplus.tv

  • Zjarri përfshin pyllin e Sodës pranë plazhit të Zvernecit, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

    Zjarri përfshin pyllin e Sodës pranë plazhit të Zvernecit, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

    Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme zonën e pyllit të Sodës, në afërsi të plazhit të Zvernecit, ku operojnë edhe disa biznese turistike.

    Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të dendur, ndërsa ekziston rreziku që zjarri të përhapet më tej drejt pyllit të dendur dhe objekteve përreth.

    Në vendngjarje ndodhen dy mjete të zjarrfikëses që po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve.

    Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkakun