Këshilltari për Çështjet Ekonomike në Partinë Demokratike dhe njëkohësisht Nënkryetari i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorian Teliti, ka reaguar pas konfliktit të ndodhur në Ksamil mes dy biznesmenëve, për hapësirën në plazh.
Teliti ka dënuar dhunën në sy të pushuesve në jug të vendit dhe ka ngritur shqetësimin për politikat qeveritare, që sipas tij janë shkak i situatës së krijuar një ditë më parë.
Sipas tij, një ndryshim ligjor që u bë vitin e kaluar, i dha hotelerive të drejtën për të administruar çadrat në plazh, pa marrë në konsideratë bizneset ekzistuese që prej vitesh ushtronin aktivitet në të njëjtat hapësira me leje të ligjshme.
“Për 13 vite rresht, një lokal funksiononte, i cili ishte pajisur me leje në atë pjesë të plazhit për të vendosur cadrat, duke pasur një aktivitet të konsoliduar shumëvjecar me çadrat e tij. Kur pronari i hotelit kërkoi lirimin e hapësirës (në zbatim të ligjit), u përball me “rezistencën legjitime” të pronarit të lokalit, i cili kishte një histori 13-vjeçare të përdorimit të lejuar nga shteti të asaj zone,” shkruan Teliti.
“Si mundet që ligje të reja të hyjnë në fuqi dhe të zbatohen pa marrë parasysh investimet dhe aktivitetet ekzistuese”, shkruan ai, ndërsa u ka bërë thirrje që shteti të marrë përgjegjësi për situatën.
“Është koha që shteti të marrë përgjegjësitë e veta dhe të shmangë krijimin e situatave”, përfundon ai.
Reagimi i Dorian Telitit
DHUNA DUHET NDËSHKUAR, POR KUSH E NDEZI SHKËNDIJËN E KONFLIKTIT NË KSAMIL?
Së pari, dënoj me forcë dhunën e përdorur, pasi çdo mosmarrëveshje, pavarësisht natyrës, nuk zgjidhet kurrë me sherr e dhunë. Kjo është një pikënisje e qartë dhe e pandryshueshme.
Por, le të thellohemi pak më shumë: kush e shkaktoi këtë konflikt në radhë të parë? Përgjigja na çon direkt te shteti dhe ligjet e tij. Që prej vitit të kaluar, hotelerive u është dhënë e drejta që të zotërojnë edhe çadrat e tyre në plazh. Kjo masë, ndonëse mund të ketë pasur synime të mira, la pas dore realitetin ekzistues.
Për 13 vite rresht, një lokal funksiononte, i cili ishte pajisur me leje në atë pjesë të plazhit për të vendosur cadrat, duke pasur një aktivitet të konsoliduar shumëvjecar me çadrat e tij.
Kur pronari i hotelit kërkoi lirimin e hapësirës (në zbatim të ligjit), u përball me “rezistencën legjitime” të pronarit të lokalit, i cili kishte një histori 13-vjeçare të përdorimit të lejuar nga shteti të asaj zone.
Kjo situatë nxjerr në pah një problem serioz: “mungesën e planifikimit afatgjatë dhe koordinimit nga ana e autoriteteve”.
❓Si mundet që ligje të reja të hyjnë në fuqi dhe të zbatohen pa marrë parasysh investimet dhe aktivitetet ekzistuese, të cilat janë zhvilluar pikërisht me bekimin dhe lejen e vetë shtetit? Kjo paqartësi dhe ndryshim i papritur i rregullave është një burim i vazhdueshëm konfliktesh dhe pasigurie për biznesin.
Është koha që shteti të marrë përgjegjësitë e veta dhe të shmangë krijimin e situatave të tilla ku qytetarët dhe bizneset detyrohen të bien ndesh me njëri-tjetrin për shkak të vendimeve të nxituara dhe të pakoordinuara. Dhuna në këtë rast ishte pasojë, por shkaku është shpeshherë më i thellë dhe kërkon zgjidhje politike dhe administrative.
Tag: plazhit
-

Sherri i dhunshëm në Ksamil për çadrat e plazhit, PD: Shteti duhet të marrë përgjegjësi!
-

‘O plehrë çfarë ke bërë…’/ Përplasja e dhunshme në Ksamil për pronësinë e plazhit, tre të arrestuar dhe një i mitur nën hetim
Tre persona janë arrestuar lidhur me konfliktin e dhunshëm që u regjistrua mesditën e djeshme në plazhin e Ksamilit, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë edhe një 17-vjeçar.
Mësohet se në pranga ka rënë Agim Taraj, 43 vjeç, pronar i ‘Sunset Restorant Ksamil’, shtetasi me iniciale S. S., 18 vjeç, banues në Dibër dhe A. Z., 35 vjeç, banues në Durrës.
Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë, për shkak të moshës, një shtetas i mitur, 17 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.
Nga hetimet rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, pranë një plazhi publik në Ksamil, Albert Pashajn i cili është pronar i ‘Euro Hotel Ksamil’, duke i shkaktuar dëmtime trupore.
Gjithashtu, lidhur me këtë ngjarje, u referuan materialet në Prokurori për veprën penale “Shkatërrimi i pronës” dhe nisi procedimi penal për shtetasen me iniciale O. P., 40 vjeçe, pasi pas konfliktit ajo ka dëmtuar ambientin duke shkatërruar pajisje dhe sende të tjera në “beach bar”-in e Agim Tarajt.
Burime bëjnë me dije se ngjarja ka lidhje me një konflikt që ka ndodhur edhe më parë mes dy biznesmenëve për plazhit para hotelit se kush do ta kishte në zotërim.
-

Sherr në plazhin e Kavaleshencës, përplasje fizike mes dy të rinjve dhe punonjësit të plazhit
Një konflikt i dhunshëm ka ndodhur pasditen e sotme në plazhin e Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme (i njohur si Kavaleshenca) në Durrës, ku janë përfshirë disa pushues dhe një punonjës i plazhit që kujdesej për rregullin në plazh dhe mirëmbajtjen e çadrave.
Përplasja ka nisur pas një paralajmërimi që punonjësi i plazhit u ka bërë dy të rinjve, të cilët po luanin me top pranë zonës së çadrave, duke shqetësuar pushuesit e tjerë. Kjo ka shkaktuar një debat verbal, i cili më pas ka degraduar në dhunë fizike.
Sipas burimeve, punonjësi u ofendua dhe u shty nga të rinjtë, duke e hedhur në tokë. Situata u përshkallëzua për pak minuta, por fatmirësisht u neutralizua falë ndërhyrjes së pushuesve të tjerë, shumica e të cilëve janë punonjës policie, që ndodheshin pranë dhe arritën të qetësonin palët.
Në lidhje me konfliktin nuk ka pasur asnjë njoftim në policinë e Durrësit, duke e mbyllur rastin me aq, por për disa pushues të pranishëm ngjarja është tejet shqetësuese pasi lidhet me sigurinë në një plazh që duhet të jetë nga më të sigurtët.Top Channel
-

‘Plas lufta’ në Ksamil, dy biznesmenë në konflikt për çadrat në plazh! Skena dhune në bregdet,shokohen pushuesit
Konflikti për shfrytëzimin e një hapësirë plazhi ka degraduar në përplasje fizike mes dy biznesmenëve që aktivitetin e tyre e ushtrojnë në bregdetin e Ksamilit, duke dhuruar skena të patolerueshme për pushuesit në mes të sezonit turistik.
Dy biznesmenë, njëri pronar i një lokali dhe tjetri pronar i një hoteli janë përfshirë në një sherr për shfrytëzimin e hapësirës së plazhit.
Sherri që duket që nuk ka lindur sot por është i mbartur është mesAlbert Pashaj pronar i “Euro Hotel” në Ksamil dhe Agim Taraj pronar i “Sunset Beach bar”po në Ksamil.
Syri TV ka siguruar një video të ngjarjes që mendohet se ka ndodhur sot në mesditë kur pranë plazhit shihet një person i mbuluar me gjak në fytyrë dhe një tjetër që largohet.
Personi i gjakosur është Albert Pashaj, i cili në një moment merr në dorë dhe një tullë. Personi që largohet është Agim Taraj
Ndërkohë në video dëgjohet zëri i një gruaje të tronditur që duket se mund të jetë dhe ajo që filmon që i drejtohet personin që largohet me: Plehër.
E gjithë skena e potolerueshme e dhunës ka ndodhur paraditen e së shtunës (19 korrik 2025) në sy të dhjetëra pushuesve të cilët janë shokuar dhe frikësuar nga skena.
Zona e lakmuar nga dy pronarët për të vendosur çadra, ndodhet në hyrje të vijës bregdetare të Ksamilit, dhe është caktuar nga bashkia si hapësirë për plazh publik.
Pashaj pretendon se është hera e dytë që dhunohet, pasi është goditur nga Taraj edhe në 6 qershor në afërsi të të njëjtit vend.
Nga ana tjetër familjarët e Agim Tarajt akuzojnë pronarin e “Euro Hotel Ksamil”, Albert Pashai se ka nisur konfliktin pasi së bashku me familjarë të tij, është paraqitur në ambientet e ‘Sunset Restorant Ksamil’ në pronësi të Agim Tarajt dhe ka hedhur pije në tokë e fyer kamarierin. Pas këtij veprimi, kamarieri ka reaguar duke e goditur fizikisht.
Në pamje shihen karrige përtokë dhe xhama të thyer. Familjarët thonë se Agim Tafaj nuk ka qenë pjesë e konfliktit, ndryshe nga si është raportuar, por është shoqëruar në polici vetëm si person në dijeni.
Policia ende nuk ka dhënë detaje për këtë konflikt, dhe aktualisht hapësira e plazhit që ka shkaktuar konfliktin është plazh publik.
-

Prindërit ishin në alarm, Policia gjen 8-vjeçarin e humbur në plazhin e Shëngjinit
Policia e Shtetit gjeti dhe ua ktheu prindërve një fëmijë që kishte humbur në Shëngjin. Reagimi i menjëhershëm i Policisë dhe i vrojtuesve të plazhit bëri të mundur gjetjen e një fëmije që ishte larguar nga prindërit, në plazhin e Shëngjinit.
Punonjësit e Policisë në Shëngjin i dorëzuan familjes, në gjendje të mirë shëndetësore, fëmijën 8-vjeçar nga Kosova. Salla Operative e DVP Lezhë u njoftua nga një pushuese nga Kosova, se djali i saj ishte larguar dhe nuk po e gjente dot.Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë që patrullojnë me biçikleta në zonën e plazhit në Shëngjin u angazhuan dhe koordinuan veprimet me vrojtuesin e plazhit për gjetjen e fëmijës. Pas rreth një ore kërkimesh intensive në terren, punonjësit e Policisë e lokalizuan të miturin pranë një hoteli. Fëmija ndodhej në gjendje të mirë shëndetësore dhe iu rikthye menjëherë nënës së tij.
-

Gjendet 8-vjeçari në plazhin e Shëngjinit, policia ua dorëzon prindërve
Reagimi i menjëhershëm i Policisë dhe i vrojtuesve të plazhit bëri të mundur gjetjen e një fëmije që ishte larguar nga prindërit, në plazhin e Shëngjinit.
Punonjësit e Policisë në Shëngjin i dorëzojnë familjes, në gjendje të mirë shëndetësore, fëmijën 8-vjeçar nga Kosova.
Salla Operative e DVP Lezhë u njoftua nga një pushuese nga Kosova, se djali i saj ishte larguar dhe nuk po e gjente dot.Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë që patrullojnë me biçikleta në zonën e plazhit në Shëngjin u angazhuan dhe koordinuan veprimet me vrojtuesin e plazhit për gjetjen e fëmijës.
Pas rreth një ore kërkimesh intensive në terren, punonjësit e Policisë e lokalizuan të miturin pranë një hoteli. Fëmija ndodhej në gjendje të mirë shëndetësore dhe iu rikthye menjëherë nënës së tij.
Nëna e fëmijës ka falënderuar shërbimet e Policisë dhe vrojtuesit të plazhit për reagimin e shpejtë dhe profesional që kontribuoi në gjetjen e të miturit. -

“Futbolli i plazhit çel sezonin amator”. Demneri: Synojmë organizimin e Europianit 6×6 në Shqipëri
Futbolli amator do të nisë sezonin e ri me Kampionatin e Futbollit të Plazhit, që do të zhvillohet më 26–27 korrik në Golem. Në një intervistë për fshf.org, Drejtori i Futbollit Amator në FSHF, Jurgen Demneri, u shpreh se ky aktivitet është kthyer tashmë në traditë dhe do të shërbejë si një nisje e sezonit të ri.
“Sezoni i ri në futbollin amator fillon me një traditë, duke parë edhe nga viti i kaluar, me futbollin e plazhit, që do të zhvillohet në Golem te Pishat e Buta. Do të jetë një nisje e futbollit amator, një nisje e sezonit të ri ku do të bëjmë një promovim të futbollit të plazhit, ku do të marrin pjesë 12 ekipe. Do të ketë një atmosferë shumë të bukur, ku do të mblidhen të gjithë për të festuar në dy ditë. Pretendojmë që ky kompeticion të vazhdojë të rritet, të zhvillohet edhe në Shkodër. Pra, pretendojmë që të vazhdojë edhe në pjesën e Velipojës në muajin gusht. Më pas, në sezonin që vjen synojmë që të zhvillohet edhe në zonën e Vlorës dhe në vazhdim të krijojmë një kampionat kombëtar të futbollit të plazhit, ku të kemi mundësi të marrim pjesë edhe në turne me ekipin tonë kombëtar”, – u shpreh Jurgen Demneri.
Gjatë intervistës, ai bëri të ditur se është në diskutime me “International Socca Federation” për organizimin e një turneu madhor ndërkombëtar 6×6 në Shqipëri, me pjesëmarrjen e 28 deri në 44 shtete.
“Një risi e madhe për futbollin amator është që jemi në diskutime për zhvillimin e një turneu madhor në bashkëpunim me “International Socca Federation”, futbolli 6×6. Jemi drejt konkretizimit të zhvillimit të një turneu madhor në Shqipëri. Ky është një lajm shumë i madh për futbollin amator, pasi na besohet organizimi i një turneu si Europiani ose Kampionati Botëror. Do të ketë një pjesëmarrje shumë të madhe prej 28 deri në 44 shtete, që do të mirëpriten në Shqipëri për të zhvilluar këtë turne. Kemi dorëzuar projektin për zhvillimin e këtij turneu, ku i gjithë Kampionati Europian ose Botëror, sipas diskutimeve që kemi, do të zhvillohet në “Shtëpinë e Futbollit”, – tha Jurgen Demneri, i cili konfirmoi gjithashtu se kampionatet tradicionale Sunday League dhe 5×5 janë në fazën përfundimtare të mbylljes së regjistrimeve. Gjithashtu, ai nënvizoi bashkëpunimin me klubin Vllaznia Futsal, për organizimin e turit paraeliminator Futsal Champions League, ndërsa në tetor nis sezoni i ri i Kampionatit të Futsallit. -

Kampionati i futbollit të plazhit rikthehet në Golem, FSHF hap regjistrimet për edicionin e dytë
Federata e Futbollit në bashkëpunim me “Beachee Albania”, do të organizojë për të dytin vit radhazi kampionatin e futbollit të plazhit, i cili këtë sezon do të zhvillohet në Golem, më 26 dhe 27 korrik.
Regjistrimet janë hapur dhe të gjithë të interesuarit mund të kontaktojnë në adresën e email-it: jdemneri@fshf.al .
Departamenti i Futbollit Amator në FSHF bën me dije se vendet janë të limituara, ndaj të gjitha ekipet e interesuara duhet të nxitohen për t’u regjistruar sa më parë.
Ky aktivitet synon të promovojë futbollin e plazhit si një formë argëtuese dhe gjithëpërfshirëse, duke ofruar një tjetër hapësirë për zhvillimin e futbollit amator në vend.
