Tag: plazhin

  • Dy të rinj sulmohen nga peshkaqeni në plazhin “Parajsa e Humbur”, humb jetën 20 vjeçarja (VIDEO)

    Dy të rinj sulmohen nga peshkaqeni në plazhin “Parajsa e Humbur”, humb jetën 20 vjeçarja (VIDEO)

    Një grua vdiq dhe një burrë u plagos rëndë të enjten në mëngjes, kur u sulmuan nga një peshkaqen, ndërsa notonin në një plazh të izoluar në Parkun Kombëtar Crowdy Bay, rreth 300 kilometra në veri të Sidneit, në Uellsin e Ri Jugor, Australi.
    Sipas policisë, viktima, që vlerësohet të jetë rreth të 20-ve, ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa i plagosuri, gjithashtu afërsisht në të njëjtën moshë dhe mik i saj, u transportua me helikopter në një spital në Newcastle në gjendje kritike.
    Shërbimet e urgjencës mbërritën në plazhin Kylies herët të enjten në mëngjes, pasi një telefonatë raportoi një sulm peshkaqeni.
    Viktimat ishin turistë nga Zvicra, tha një zëdhënës i policisë për CNN.
    Autoritetet i dhanë meritën një anëtari të publikut për reagimin e tyre të shpejtë, duke i ofruar ndihmën e parë burrit të plagosur para se të mbërrinin ndihmësit mjekësorë, gjë që ata thanë se ka të ngjarë t’i shpëtonte jetën.
    Ata po notonin në gjirin e njohur si “Parajsa e Humbur”.
    “Guximi i disa njerëzve në kohë si këto është vërtet i admirueshëm”, u tha gazetarëve shefi i Shërbimit të Ambulancës së Uellsit të Ri Jugor, Josh Smith.
    “Të dalësh në atë situatë është heroike dhe na dha kohë të shkonim te burri i plagosur.”
    Plazhi u mbyll menjëherë, ndërsa autoritetet filluan të instalonin kurthe “inteligjente”, të cilat tërheqin peshkaqenët me grepa të vendosur në mënyrë që ata të mund të etiketohen dhe të lirohen përsëri.
    Organizata Surf Life Saving NSW njoftoi se plazhet përreth do të mbeteshin gjithashtu të mbyllura për 24 orë, me dronë që monitorojnë zonën.
    “Ky është një rast tragjik dhe ne shprehim ngushëllimet tona më të thella familjeve të gruas dhe burrit të përfshirë në incident”, tha drejtori ekzekutiv i Surf Life Saving NSW, Steve Pearce.
    Ai gjithashtu u bëri thirrje larësve të shmangin hyrjen në ujë në plazhet aty pranë dhe të ndjekin udhëzimet e rojeve të bregdetit.

     

  • “Të shtëna me armë në Plazhin e Vjetër”, telefonata alarmon Policinë e Vlorës

    “Të shtëna me armë në Plazhin e Vjetër”, telefonata alarmon Policinë e Vlorës

    Pak momente më parë, një telefonatë ka mbërritur në Komisariatin e Policisë së Vlorës. Telefonata është kryer nga një qytetarë, i cili ka raportuar për të shtëna me armë zjarri në zonën e Plazhit të Vjetër në Vlorë.
    Pas marrjes së njoftimit blutë e Vlorës kanë nisur të krehin zonën, për të kontrolluar nëse ka apo jo të shtëna dhe persona të lënduar.
    Dyshimet kanë qenë që mund të jetë qëlluar drejt një personi apo automjeti. Me të mbërritur policia në vendin e ngjarjes, pas shumë minutash tashmë që ka kontrolluar zonën ende nuk është konstatuar asgjë.
    Sipas informacioneve grupi në terren nuk ka konstatuar të shtëna në zonë. Ndërkohë që kontrolli vazhdon në gjithë Plazhin e Vjetër dhe zonën e Pyllit të Sodës.

  • U zhveshën në plazhin e gabuar, përfundojnë në burg nudistët

    U zhveshën në plazhin e gabuar, përfundojnë në burg nudistët

    Gjashtë pushues u arrestuan nga sherifi i qarkut St. Lucie në Florida pasi departamenti mori ankesa të shumta se ishin shfaqur nudo në një plazh jo të përshtatshëm. 
    Grupi i nudistëve po qëndronin pranë zonës Little Mud, e cila është rreth një milje në veri të plazhit Blind Creek, ku lejohet nudizmi. 
    Daniel Harrison, Donald Knapp, Gaetan Lambert, Steven Marchenke, Elmer Quandt dhe Nicholas Ramos akuzohen për ekspozimin e organeve të tyre gjenitale, sipas zyrës së sherifit pasi u gjetën 1.5 kilometra larg plazhit ku lejohet nudizmi. 
    Plazhi nudist është aktualisht i mbyllur dhe, ndërsa autoritetet pranuan se “mund të shkaktojë shqetësime të përkohshme për ata që lahen”, ata nuk lejojnë nudizmin në zona publike të pacaktuara. 
    Nudistët që protestojnë kundër projektit Blind Creek kanë kërkuar vazhdimisht që t’u jepet hapësirë në veri të plazhit, por banorët kanë rezistuar. Që nga fillimi i shtatorit, policia ka patrulluar zonën me patrulla të shtuara në këmbë dhe ka vendosur tabela që tregojnë zonat ku lejohet lakuriqësia. 
    “Oficerët do të vazhdojnë të zbatojnë të gjitha ligjet dhe rregulloret që lidhen me plazhin Blind Creek. Vizitorëve u kujtohet të qëndrojnë brenda kufijve të nudizmit dhe të mbulohen para se të largohen nga këto zona ose të hyjnë në parkingje dhe zona publike”, sipas autoriteteve. 
    Ekspozimi i organeve gjenitale në shtetin e Floridës është një kundërvajtje dhe, nëse dënohen, shkelësit mund të përballen me një vit burg dhe një gjobë prej 1,000 dollarësh. 
     

  • Shkrumbohet një ‘beach bar’ në plazhin e Jonufrës, dyshohet se…

    Shkrumbohet një ‘beach bar’ në plazhin e Jonufrës, dyshohet se…

    Një zjarr ka shkrumbuar ditën e sotme një ‘beach bar’ në zonën e plazhit të Jonufrë­s, duke e shkrumbuar totalisht.

    Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike, e cila ka bërë që flakët të përfshijnë me shpejtësi të gjithë ambientin.
    Edhe pse forcat zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendngjarje, nuk kanë mundur ta shpëtojnë objektin, i cili u dogj i tëri. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por vetem deme te konsiderueshme materiale.

    Top Channel

  • Ujku sulmon 5-vjeçaren nga Serbia në plazhin grek

    Ujku sulmon 5-vjeçaren nga Serbia në plazhin grek

    Një ngjarje tronditëse është shënuar në plazhin e Agios Nikolaos të Halkidiki, Greqi, ku një ujk ka sulmuar një vajzë 5-vjeçare.

    Sipas mediave greke, vajza është me origjinë nga Serbia, e ndodhej aty për pushime së bashku me të ëmën.

    Mendohet se vajza ka qenë duke luajtur e vetme në plazh, pak më tutje çadrës ku ajo rrinte me prindin e saj, e më pas është sulmuar nga ujku. Ka qenë nëna e vajzës, që me një gur sulmuoi ujkun për ta larguar nga vajza 5-vjeçare.

    Ujku arriti ta kafshonte dhe ta gërvishte fëmijën në shpinë, por fatmirësisht ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    Sakaq, Organizata Mjedisore për Jetën e Egër dhe Natyrën, ka konfirmuar prezencën e ujqervë dhe çakejve në zonë, teksa janë vendosur dhe kamera përreth për të regjistruar sjelljen e kafshëve.

  • Mbytet 16-vjeçari në plazhin e Durrësit

    Mbytet 16-vjeçari në plazhin e Durrësit

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në plazhin e Durrësit. Një i mitur është mbytur aksidentalisht teksaka qenë duke u larë në det.
    Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure, në në lagjen nr. 13 të Durrësit.
    Policia njofton se i mituri është shtetasi E. V., 16 vjeç.
    Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të mbytjes.
     

  • Mbytet i mituri në plazhin e Durrësit

    Mbytet i mituri në plazhin e Durrësit

    Një i mitur është mbytur aksidentalisht në plazhin e Durrësit.

    Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure, në në lagjen nr. 13, Durrës, teksa i mituri ka qenë duke u larë në det.
    Policia njofton se është mbytur aksidentalisht shtetasi E. V., 16 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës.
    Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të mbytjes.
     

    Top Channel

  • Dyshohet se përdhunoi një turiste italiane në plazhin e Durrësit, zbardhet dëshmia e 26-vjeçarit: Isha nën efektin e lëndëve narkotike

    Dyshohet se përdhunoi një turiste italiane në plazhin e Durrësit, zbardhet dëshmia e 26-vjeçarit: Isha nën efektin e lëndëve narkotike

    Ditën e sotme është mbajtur seanca e parë gjyqësore e autorit të dyshuarit të përdhunimit në Durrës, Leonardo Preza.

    Përpara trupit gjykues ai ka deklaruar se nuk mban mend asgjë, pasi ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike.
    Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë Arrest në burg për 26-vjeçarin Leonardo Preza që akuzohet se përdhunoi turisten 18-vjeçare italiane në plazhin e Durrësit pak ditë më parë.
    Arrestimi i tij pak ditë më parë u bë pasi, rreth orës 05:25 të mëngjesit të datës 05.09.2025, në shezlongët përballë një hoteli në lagjen 13, ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 18-vjeçare shtetase italiane.

    Top Channel

  • Pësoi arrest kardiak, humb jetën 80-vjeçari në plazhin e Velipojës

    Pësoi arrest kardiak, humb jetën 80-vjeçari në plazhin e Velipojës

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në plazhin e Velipojës.
    Një shtetas kosovar, 80 vjeç, i identifikuar si Gj. K., dyshohet se ka pësuar arrest kardiak sapo ka dalë nga deti.
    Për shkak të këtij arresti, ai ka humbur jetën në vendngjarje.
    Materialet janë kaluar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër për veprime të mëtejshme.
    Gjithashtu, dje, në plazhin e Velipojës, shtetasi kosovar Gj. K., 80 vjeç, sapo ka dalë nga deti, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

  • Tragjike në Velipojë, dy pushues të moshuar nga Kosova, humbin jetën në plazhin e preferuar…

    Tragjike në Velipojë, dy pushues të moshuar nga Kosova, humbin jetën në plazhin e preferuar…

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, për njoftim fakti, pasi ditën e djeshme, në Velipojë, duke u larë në det, është mbytur aksidentalisht shtetasi kosovar Z. J., 72 vjeç.
    Gjithashtu, dje, në plazhin e Velipojës, shtetasi kosovar Gj. K., 80 vjeç, sapo ka dalë nga deti, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!