Tag: plazhi

  • Balluku nxjerr pamjet nga plazhi i Darëzezës: Çdo ditë e më shumë po frekuentohet nga pushues vendas e të huaj

    Balluku nxjerr pamjet nga plazhi i Darëzezës: Çdo ditë e më shumë po frekuentohet nga pushues vendas e të huaj

    “Plazhi i Darëzezës çdo ditë e më shumë po frekuentohet nga pushues vendas dhe të huaj!Për të përballuar këtë fluks në rritje dhe për të garantuar sigurinë shëndetësore të pushuesve, Qendra Shëndetësore Verore këtu ashtu si në 35 pika të tjera në vend, është në gatishmëri të plotë për të ofruar ndihmë mjekësore të menjëhershme dhe cilësore gjatë gjithë sezonit turistik.Nga data 1 qershor deri më sot, në Qendrat Verore janë paraqitur 21,862 pushues, nga të cilët 74% janë qytetarë shqiptarë, ndërsa 26% janë turistë të huaj”, shkruan Belinda Balluku, zëvendëskryeministre dhe ministre e Infrastrukturës.

  • “Plazhi i lirë” ushtron kontrolle në zonën e Golemit, procedohen penalisht 2 shtetas

    “Plazhi i lirë” ushtron kontrolle në zonën e Golemit, procedohen penalisht 2 shtetas

    KavajëVijojnë kontrollet në zbatim të planit operacional të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike për pushuesit dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet, gjatë sezonit veror.Procedohen penalisht 2 shtetas, pasi kishin zënë 2 hapësira publike dhe i kishin përshtatur për kryerjen e aktiviteteve ekonomike, në kundërshtim me ligjin.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Bashkiake, në zbatim të planit operacional “Plazhi i lirë”, kanë ushtruar kontrolle në zonën e Golemit.Nga kontrollet u konstatua se shtetasit R. M., B. T, kishin zënë nga një hapësirë publike dhe i kishin përshtatur për kryerjen e aktiviteteve të ndryshme ekonomike, pa leje nga organet kompetente.Në vijim të veprimeve për këto raste, u referuan materialet procedurale në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasi R. M., 36 dhe B. T., 63 vjeç, të banues në Kavajë, për veprën penale “Pushtimi i tokës”.Drejtoria Vendore e Policisë Durrës do të vijojë kontrollet për të ndaluar çdo shkelje që cenon hapësirat publike dhe sigurinë e pushuesve. Ftojmë qytetarët të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në numrin 112.

  • Plazhi i Darëzezës “pastrohet” nga zaptuesit/ Policia sekuestron 90 çadra e shezlongë

    Plazhi i Darëzezës “pastrohet” nga zaptuesit/ Policia sekuestron 90 çadra e shezlongë

    Policia e Fierit në bashkëpunim me ata Bashkiakë dhe të Seksionit të Krimit Ekonomik ka vijuar aksionin për lirimin e hapësirave publike.
    Në plazhin e Darzëzezës blutë bëjnë me dije se sekuestruan 90 komplete me çadra dhe shezlongë.
    Ndërkohë në gjendje të lirë do të hetohet pronari i subjektit që kishte vënë objektet, në kundërshtim me ligjin.
    Njoftimi i policisë:
    Me objektiv lirimin e hapësirave publike, të zëna pa autorizim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier dhe ato të Seksionit të Krimit Ekonomik, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Bashkiake, po kryejnë kontrolle sistematike në zonat urbane dhe bregdetare.
    Gjatë këtyre kontrolleve u konstatua se në një stacion plazhi në Darëzezë, ishin vënë pa leje, rreth 90 komplete me çadra dhe shezlongë.
    Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për pronarin e subjektit që kishte vënë këto objekte, shtetasin D. M., 26 vjeç, për veprat penale “Pushtimi i tokës”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Ushtrimi i aktivitetit tregtar i pa pajisur me kasë fiskale”.
    Kontrollet vijojnë.
    Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

  • Kaltërsi dhe relaks në plazhin publik të Velipojës (FOTO)

    Kaltërsi dhe relaks në plazhin publik të Velipojës (FOTO)

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm disa pamje nga plazhi publik në Velipojë.
    “Me këtë kaltërsi dhe relaks që vjen nga plazhi publik i Velipojës së bukur, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama krahas pamjeve që sjell në rrjetet sociale.

  • Kullat e vrojtimit bosh, mungon siguria në një pjesë të plazheve në vend

    Kullat e vrojtimit bosh, mungon siguria në një pjesë të plazheve në vend

    Në shumë kulla vrojtimi në bregdet nuk ka asnjë njeri.
    Plazhet janë plot, por sytë e atyre që garantojnë sigurinë e pushuesve mungojnë.

    Kjo panoramë përsëritet edhe këtë vit nga veriu në jug.

    “Gjatë një vëzhgimi të bërë nga Tv Klan, në plazhin e Shëngjinit, shumë prej kullave të vrojtimit që janë vendosur për sigurinë e pushuesve ishin bosh, ndërsa në shumë të tjera vrojtuesit ishin vigjilent”, raporton gazetari Martin Marku.
    “Jo s’kam parë, duhet të ketë”, u shpreh një pushues.
    “Duhet patjetër, me u përgjigj dikush…”, tha një pushues tjetër.
    Sipas ligjit, edhe plazhi publik duhet të garantojë shërbimin me vrojtues plazhi, por në realitet mungojnë e në disa raste ato ruhet nga vrojtuesi i zonës private ngjitur, përmes një dakordësie mes bashkisë dhe bizneseve.
    “Nuk kemi pasur shqetësim këtë sezon. Ngjitur jam me plazhin publik, do të jap të pamundurën, edhe sikur ta kem zonën time”,tha Gjon Çoku, vrojtues plazhi.

    Edhe në Durrës, situata është e njëjtë, në disa zona vrojtuesit janë në detyrë e në të tjera mungojnë plotësisht.

    “Ky standard sigurie mungon në kulmin e sezonit, ndërsa institucionet lokale pretendojnë se zgjidhja është gjetur përmes bashkëpunimit me subjektet private. Roja e plazhit privat, sipas tyre do të mbulojë edhe hapësirën publike ngjitur.”, raporton gazetarja Enkeleda Arapi.
    “Publiku s’ka, po është ky i kësaj…”, tha një pushues.
    Në Divjakë, që është një nga plazhet me hapësirat më të mëdha publike, problemet janë të njëjta, struktura ka, ndërsa njerëz jo.
    “Në Divjakë të gjitha bizneset kanë vendosur kulla vrojtimi, por jo në të gjithë këto ka punonjës.”, raporton gazetarja Anila Sefa.
    Në jo pak raste personat që në dokumente rezultojnë si vrojtues, në praktikë janë të angazhuar me detyra të tjera brenda subjektit privat.
    Kjo ndodh edhe në Vlorë.
    “Një nga mungesat që vihet re gjatë këtij sezoni turistik janë vrojtuesit e plazheve.”, raporton gazetarja Greta Haska.
    Ndërsa në plazhet publike, në disa raste janë vendosur vetëm tabela informuese.
    “Duhet të jemi të vëmendshëm, ka njerëz që mund të rrezikojnë për probleme shëndetësorë që mund të kenë”, shprehet Ariel Lamaj, vrojtues plazhi.
    Një shembull i mirë vjen nga vija breg-liqenore e Pogradecit.
    “Edhe vjet që ishim, këto kullat kështu ishin”, tha një pushuese.
    Në pjesën me të madhe, si zonat publike ashtu edhe ato private kullat e vrojtimit janë funksionale.
    “Tek plazhet publike, bashkia e Pogradecit ka punësues vrojtues, të cilët qëndrojnë nga ora 09:00 deri nga ora 17:00 – 18:00, duke siguruar qytetarët”, tha Entela Karafili, drejtore e Tatim – Taksave në bashkinë Pogradec“
    Nga viti 2017 e deri më sot, në vend janë trajnuar dhe certifikuar rreth 1 900 vrojtues plazhi.
    Tv Klan

  • Vëzhgimi: Kullat e vrojtimit bosh, mungon siguria në një pjesë të plazheve në vend

    Vëzhgimi: Kullat e vrojtimit bosh, mungon siguria në një pjesë të plazheve në vend

    Në shumë kulla vrojtimi në bregdet nuk ka asnjë njeri.

    Plazhet janë plot, por sytë e atyre që garantojnë sigurinë e pushuesve mungojnë.

    Kjo panoramë përsëritet edhe këtë vit nga veriu në jug.

    “Gjatë një vëzhgimi të bërë nga Tv Klan, në plazhin e Shëngjinit, shumë prej kullave të vrojtimit që janë vendosur për sigurinë e pushuesve ishin bosh, ndërsa në shumë të tjera vrojtuesit ishin vigjilent”, raporton gazetari Martin Marku.

    “Jo s’kam parë, duhet të ketë”, u shpreh një pushues.

    “Duhet patjetër, me u përgjigj dikush…”, tha një pushues tjetër.

    Sipas ligjit, edhe plazhi publik duhet të garantojë shërbimin me vrojtues plazhi, por në realitet mungojnë e në disa raste ato ruhet nga vrojtuesi i zonës private ngjitur, përmes një dakordësie mes bashkisë dhe bizneseve.

    “Nuk kemi pasur shqetësim këtë sezon. Ngjitur jam me plazhin publik, do të jap të pamundurën, edhe sikur ta kem zonën time”, tha Gjon Çoku, vrojtues plazhi.

    Edhe në Durrës, situata është e njëjtë, në disa zona vrojtuesit janë në detyrë e në të tjera mungojnë plotësisht.

    “Ky standard sigurie mungon në kulmin e sezonit, ndërsa institucionet lokale pretendojnë se zgjidhja është gjetur përmes bashkëpunimit me subjektet private. Roja e plazhit privat, sipas tyre do të mbulojë edhe hapësirën publike ngjitur.”, raporton gazetarja Enkeleda Arapi.

    “Publiku s’ka, po është ky i kësaj…”, tha një pushues.

    Në Divjakë, që është një nga plazhet me hapësirat më të mëdha publike, problemet janë të njëjta, struktura ka, ndërsa njerëz jo.

    “Në Divjakë të gjitha bizneset kanë vendosur kulla vrojtimi, por jo në të gjithë këto ka punonjës.”, raporton gazetarja Anila Sefa.

    Në jo pak raste personat që në dokumente rezultojnë si vrojtues, në praktikë janë të angazhuar me detyra të tjera brenda subjektit privat.

    Kjo ndodh edhe në Vlorë.

    “Një nga mungesat që vihet re gjatë këtij sezoni turistik janë vrojtuesit e plazheve.”, raporton gazetarja Greta Haska.

    Ndërsa në plazhet publike, në disa raste janë vendosur vetëm tabela informuese.

    “Duhet të jemi të vëmendshëm, ka njerëz që mund të rrezikojnë për probleme shëndetësorë që mund të kenë”, shprehet Ariel Lamaj, vrojtues plazhi.

    Një shembull i mirë vjen nga vija breg-liqenore e Pogradecit.

    “Edhe vjet që ishim, këto kullat kështu ishin”, tha një pushuese.

    Në pjesën me të madhe, si zonat publike ashtu edhe ato private kullat e vrojtimit janë funksionale.

    “Tek plazhet publike, bashkia e Pogradecit ka punësues vrojtues, të cilët qëndrojnë nga ora 09:00 deri nga ora 17:00 – 18:00, duke siguruar qytetarët”, tha Entela Karafili, drejtore e Tatim – Taksave në bashkinë Pogradec

    Nga viti 2017 e deri më sot, në vend janë trajnuar dhe certifikuar rreth 1 900 vrojtues plazhi.

  • Media italiane: Det kristalor dhe bukuri magjepsëse, vizitoni plazhet më të qeta në Shqipëri

    Media italiane: Det kristalor dhe bukuri magjepsëse, vizitoni plazhet më të qeta në Shqipëri

    Keni planifikuar të kaloni pushimet në bregdetin e Shqipërisë? Ekzistojnë disa plazhe që konsiderohen xhevahire të vërteta.
    Gjithnjë e më shumë turistë po e vlerësojnë Shqipërinë si një destinacion kryesor për pushimet e tyre verore: deti, është vërtet një xhevahir dhe ka plazhe për të gjitha shijet.

    Përveç kësaj, nuk është e vështirë të shkosh në Shqipëri nga Italia dhe gjuha italiane është një gjuhë, padyshim e përhapur kudo.
    Nëse doni të kaloni disa ditë në bregdet, ne ju rekomandojmë disa nga plazhet më të fshehura dhe më pak të njohura në Shqipëri.
    Plazhi i Gjipesë: një kanion që hapet në det
    Riviera Shqiptare përfshin vendpushimet bregdetare më të njohura si Saranda, Ksamili apo Dhërmiu.
    Këto vende janë shumë të bukura dhe shpesh vizitohen nga një numër i madh turistësh, veçanërisht në pikun e sezonit veror.
    Plazhi i Gjipesë, nga ana tjetër, është një plazh në Rivierën Shqiptare, ku turmat janë më të kufizuara.
    Pse është më pak i mbushur me turistë se plazhet e tjera nëse është kaq i bukur?
    E thjeshtë: duhet të ecni pak për të arritur atje. Vendi ku mund të parkoni automjetin tuaj është rreth katër kilometra larg nga Dhërmiu. Nga aty, duhet të vazhdoni më këmbë përgjatë shkëmbit për rreth 40 minuta.
    Rruga është e mirë, por duhet të ecësh me këpucë të përshtatshme dhe sigurisht jo me shapka.
    Plazhi i Gjipesë përbëhet nga rërë dhe gurë të vegjël, të gjithë me ngjyrë të çelët. Uji i detit është kristal i pastër dhe ngjyrë bruz.
    Gjipeja është një plazh unik, i vendosur në fund të një kanioni shkëmbinjsh.
    Kjo e bën atë sugjestionues dhe të izoluar. Mjedisi është plotësisht natyror, pa asnjë lloj ndërhyrje. Ky plazh është perfekt për ata që kërkojnë qetësi dhe një arratisje nga jeta e përditshme.
    Plazhi i Livadhit: pjesa veriore, ku heshtja takon detin
    Një nga plazhet më të arritshme lehtësisht, ndër shumë plazhet e bukura në Shqipëri, është Plazhi i Livadhit.
    Zakonisht është shumë i njohur dhe i frekuentuar në pjesën qendrore, por, nëse doni diçka më natyrale dhe të qetë, këshilla jonë është të largoheni nga zona ku do të gjeni shumë turistë dhe të shkoni, duke ecur përgjatë vijës bregdetare, drejt veriut.
    Pjesa veriore e Plazhit të Livadhit është ajo ku nuk lejohen resortet e plazhit dhe gjatë pikut të sezonin – frekuentimi është më i kufizuar.
    Ashtu si plazhet e tjera të mrekullueshme në Shqipëri, Plazhi i Livadhit gjithashtu krenohet me detin blu dhe kristalor si një xhevahir i çmuar.
    Plazhi i Akuariumit
    A përfshin udhëtimi juaj në Shqipëri edhe kalimin e disa orëve, ose ndoshta disa ditëve, në një varkë? Shkëlqyeshëm. Plazhi i fshehur i Akuariumit është vendi ideal.
    Është një vend i cili frekuentohet nga shumë pak turistë. Në fakt, arrihet më lehtë nga deti. Gjeografikisht, ky plazh ndodhet në veri të Plazhit të Livadhit, praktikisht në gjirin e vogël ngjitur.
    Emri i tij vjen nga transparenca e ujit, i cili duket si një akuarium. Si gjatë agimit ashtu edhe gjatë perëndimit të diellit, ky plazh është një nga vendet më romantike në Rivierën Shqiptare.
    Plazhi i Pasqyrave, ku dielli i verbon të gjithë
    Në jug të Sarandës, në rrugën drejt Ksamilit, ndodhet Plazhi i Pasqyrave. Pse quhet kështu ky plazh i fshehur dhe i bukur në Shqipëri? Sepse ngjyra e rërës së tij – reflekton dritën – si pak vende të tjera në botë.
    Më shumë se e nevojshme, nëse shkoni atje – gjatë udhëtimit tuaj përgjatë Rivierës Shqiptare – ju duhen syze dielli dhe shumë krem ​​mbrojtës.
    Për të arritur këtu, është më mirë të parkoni përgjatë rrugës kryesore dhe pastaj të ecni më këmbë.
    Është më pak i mbushur me turistë se Ksamili dhe ofron një pamje madhështore të Korfuzit, ishullit grek, i cili është pikërisht përballë.
    Plazhi i Pasqyrave është një tjetër vend i përsosur për të admiruar perëndimet e diellit shumë romantike.
    Plazhi i Borshit
    Plazhi i Borshit sigurisht që nuk është një plazh i panjohur për ata që udhëtojnë në Shqipëri, por ka një element për t’u marrë në konsideratë, nëse jeni duke kërkuar një vend ku turmat janë vetëm një “kujtim i largët”.
    Ky plazh, përfaqëson një nga plazhet më të gjatë në të gjithë Shqipërinë. Bëhet fjalë për rreth 7 kilometra vijë bregdetare.
    Sapo të largoheni nga pjesa e plazhit ku ka bujtina, bare dhe restorante, qetësia do të jetë shoqëruesi juaj më besnik i udhëtimit.
    Këtu do të gjeni një ndërthurje midis një mjedisi tipik mesdhetar me ullishte dhe bimësi, dhe rërës, shkëmbinjve dhe një deti me ngjyrën e safirëve.
    Plazhi i Shën Andreut: një vend i mbrojtur ku respektohet natyra
    Një tjetër plazh i arritshëm që duhet vizituar në Shqipëri, është Plazhi i Shën Andreut, një vend pranë Karaburunit, brenda Parkut Detar Karaburun-Sazan.
    Ky plazh është një nga vendet më të pacënuara dhe të mbrojtura në Shqipëri.
    Ai ndodhet brenda një parku natyror. Është ideal për ata që e duan detin e pastër, natyrën e pandotur dhe qetësinë.
    Mjedisi detar këtu është ndër më të pastrit në të gjithë Adriatikun.
    Idealja është të niseni me varkë nga Orikumi ose Vlora. Plazhi është i vogël, me rërë dhe shtrati i detit është i cekët.
    Plazhi i Krorëzës: ujëra të thella dhe rërë e artë
    Plazhi i Krorëzës konsiderohet si një nga plazhet më të izoluara dhe më të ruajtura në Shqipëri.
    Ky vend karakterizohet nga rëra e artë dhe ujëra vërtet të pastra. Ju mund të notoni në det të hapur dhe të shijoni peizazhin.
    Aksesi në plazhin e Krorëzës, është i mundur vetëm nga deti.
    Varkat që sjellin njerëz këtu nisen gjithashtu nga Porto Palermo, me ture të organizuara të hartuara posaçërisht për të respektuar mjedisin, por duke i lejuar turistët të shijojnë një nga pikat më të bukura bregdetare në Shqipëri.
    Krorëza është plotësisht e egër, kështu që do të keni mundësi të shijoni nga afër rërën, detin dhe natyrën.

  • “Na zhdukën çadrat dhe shezlongët nga plazhi publik”, pensionistët denoncojnë rastin në Golem

    “Na zhdukën çadrat dhe shezlongët nga plazhi publik”, pensionistët denoncojnë rastin në Golem

    Një grup plazhistësh të moshuar, disa edhe me aftësi ndryshe, denoncuan në Tak Fak shkatërrimin e çadrave dhe shezlloneve që i kishin lënë një natë më parë në hapësirën e një plazhi publik, ku prej vitesh kalonin ditët e nxehta buzë detit.

    Plazhi, në njësinë administrative të Golemit, ishte “pastruar” nga pajisjet në pronësi të pensionistëve nga forcat e policisë bashkiake Kavajë në 3.00 të mëngjesit. Për të ndjekur problemin,

    Tak Fak me një grup përfaqësuesish nga pensionistët shkoi në Policinë Bashkiake, bashkinë Kavajë dhe Njësinë Bashkiake Golem ku bëmë edhe denoncimin.

    3 ditë më pas telefonuam Kevin Caca. Anëtar i Komisionit të Menaxhimit të Rërës, Përgjegjës i Hartografisë, Kadastrës Urbane në Drejtorinë e Kadastrës dhe Menaxhimit të Aseteve të Bashkisë Kavajë

    Në vijim të kërkesës sonë bashkia i ka caktuar plazhistëve një hapësirë tjetër publike 200 metra larg po me kusht që ata të mos i fortifikojnë çadrat dhe shezllonet si në hapësirën e vjetër në mënyrë që e gjithë popullata të ketë akses lirshëm në këtë hapësirë.

    panorama

  • Si Viaggia: Det kristal dhe bukuri e vetmuar plazhet më të fshehta të Shqipërisë

    Si Viaggia: Det kristal dhe bukuri e vetmuar plazhet më të fshehta të Shqipërisë

    Gjithnjë e më shumë turistë po e vlerësojnë Shqipërinë si një destinacion kryesor për pushimet e tyre verore: deti, është vërtet një xhevahir dhe ka plazhe për të gjitha shijet.Përveç kësaj, nuk është e vështirë të shkosh në Shqipëri nga Italia dhe gjuha italiane është një gjuhë – padyshim e përhapur kudo.Nëse doni të kaloni disa ditë në bregdet, ne ju rekomandojmë disa nga plazhet më të fshehura dhe më pak të njohura në Shqipëri.Plazhi i Gjipesë: një kanion që hapet në detRiviera Shqiptare përfshin vendpushimet bregdetare më të njohura si Saranda, Ksamili apo Dhërmiu.Këto vende janë shumë të bukura dhe shpesh vizitohen nga një numër i madh turistësh, veçanërisht në pikun e sezonit veror.Plazhi i Gjipesë, nga ana tjetër, është një plazh në Rivierën Shqiptare, ku turmat janë më të kufizuara.Pse është më pak i mbushur me turistë se plazhet e tjera nëse është kaq i bukur?E thjeshtë: duhet të ecni pak për të arritur atje. Vendi ku mund të parkoni automjetin tuaj është rreth katër kilometra larg nga Dhërmiu. Nga aty, duhet të vazhdoni më këmbë përgjatë shkëmbit për rreth 40 minuta.Rruga është e mirë, por duhet të ecësh me këpucë të përshtatshme dhe sigurisht jo me shapka.Plazhi i Gjipesë përbëhet nga rërë dhe gurë të vegjël, të gjithë me ngjyrë të çelët. Uji i detit është kristal i pastër dhe ngjyrë bruz.Gjipeja është një plazh unik, i vendosur në fund të një kanioni shkëmbinjsh.Kjo e bën atë sugjestionues dhe të izoluar. Mjedisi është plotësisht natyror, pa asnjë lloj ndërhyrje. Ky plazh është perfekt për ata që kërkojnë qetësi dhe një arratisje nga jeta e përditshme.Plazhi i Livadhit: pjesa veriore, ku heshtja takon detinNjë nga plazhet më të arritshme lehtësisht, ndër shumë plazhet e bukura në Shqipëri, është Plazhi i Livadhit.Zakonisht është shumë i njohur dhe i frekuentuar në pjesën qendrore, por, nëse doni diçka më natyrale dhe të qetë, këshilla jonë është të largoheni nga zona ku do të gjeni shumë turistë dhe të shkoni, duke ecur përgjatë vijës bregdetare, drejt veriut.Pjesa veriore e Plazhit të Livadhit është ajo ku nuk lejohen resortet e plazhit dhe gjatë pikut të sezonin – frekuentimi është më i kufizuar.Ashtu si plazhet e tjera të mrekullueshme në Shqipëri, Plazhi i Livadhit gjithashtu krenohet me detin blu dhe kristalor si një xhevahir i çmuar.Plazhi i AkuariumitA përfshin udhëtimi juaj në Shqipëri edhe kalimin e disa orëve, ose ndoshta disa ditëve, në një varkë? Shkëlqyeshëm. Plazhi i fshehur i Akuariumit është vendi ideal.Është një vend i cili frekuentohet nga shumë pak turistë. Në fakt, arrihet më lehtë nga deti. Gjeografikisht, ky plazh ndodhet në veri të Plazhit të Livadhit, praktikisht në gjirin e vogël ngjitur.Emri i tij vjen nga transparenca e ujit, i cili duket si një akuarium. Si gjatë agimit ashtu edhe gjatë perëndimit të diellit, ky plazh është një nga vendet më romantike në Rivierën Shqiptare.Plazhi i Pasqyrave, ku dielli i verbon të gjithëNë jug të Sarandës, në rrugën drejt Ksamilit, ndodhet Plazhi i Pasqyrave.Pse quhet kështu ky plazh i fshehur dhe i bukur në Shqipëri? Sepse ngjyra e rërës së tij – reflekton dritën – si pak vende të tjera në botë.Më shumë se e nevojshme, nëse shkoni atje – gjatë udhëtimit tuaj përgjatë Rivierës Shqiptare – ju duhen syze dielli dhe shumë krem ​​mbrojtës.Për të arritur këtu, është më mirë të parkoni përgjatë rrugës kryesore dhe pastaj të ecni më këmbë.Është më pak i mbushur me turistë se Ksamili dhe ofron një pamje madhështore të Korfuzit, ishullit grek, i cili është pikërisht përballë.Plazhi i Pasqyrave është një tjetër vend i përsosur për të admiruar perëndimet e diellit shumë romantike.Plazhi i BorshitPlazhi i Borshit sigurisht që nuk është një plazh i panjohur për ata që udhëtojnë në Shqipëri, por ka një element për t’u marrë në konsideratë, nëse jeni duke kërkuar një vend ku turmat janë vetëm një “kujtim i largët”.Ky plazh, përfaqëson një nga plazhet më të gjatë në të gjithë Shqipërinë. Bëhet fjalë për rreth 7 kilometra vijë bregdetare.Sapo të largoheni nga pjesa e plazhit ku ka bujtina, bare dhe restorante, qetësia do të jetë shoqëruesi juaj më besnik i udhëtimit.Këtu do të gjeni një ndërthurje midis një mjedisi tipik mesdhetar me ullishte dhe bimësi, dhe rërës, shkëmbinjve dhe një deti me ngjyrën e safirëve.Plazhi i Shën Andreut: një vend i mbrojtur ku respektohet natyraNjë tjetër plazh i arritshëm që duhet vizituar në Shqipëri, është Plazhi i Shën Andreut, një vend pranë Karaburunit, brenda Parkut Detar Karaburun-Sazan.Ky plazh është një nga vendet më të pacënuara dhe të mbrojtura në Shqipëri.Ai ndodhet brenda një parku natyror. Është ideal për ata që e duan detin e pastër, natyrën e pandotur dhe qetësinë.Mjedisi detar këtu është ndër më të pastrit në të gjithë Adriatikun.Idealja është të niseni me varkë nga Orikumi ose Vlora. Plazhi është i vogël, me rërë dhe shtrati i detit është i cekët.Plazhi i Krorëzës: ujëra të thella dhe rërë e artëPlazhi i Krorëzës konsiderohet si një nga plazhet më të izoluara dhe më të ruajtura në Shqipëri.Ky vend karakterizohet nga rëra e artë dhe ujëra vërtet të pastra. Ju mund të notoni në det të hapur dhe të shijoni peizazhin.Aksesi në plazhin e Krorëzës, është i mundur vetëm nga deti.Varkat që sjellin njerëz këtu nisen gjithashtu nga Porto Palermo, me ture të organizuara të hartuara posaçërisht për të respektuar mjedisin, por duke i lejuar turistët të shijojnë një nga pikat më të bukura bregdetare në Shqipëri.Krorëza është plotësisht e egër, kështu që do të keni mundësi të shijoni nga afër rërën, detin dhe natyrën.https://siviaggia.it/idee-di-viaggio/spiagge-albania-meno-conosciute/537743/

  • Bllokohet qarkullimi tek Plazhi i Durrësit, tregu i përfshirë nga flakët, tregtarët mundohen të shpëtojnë mallin

    Bllokohet qarkullimi tek Plazhi i Durrësit, tregu i përfshirë nga flakët, tregtarët mundohen të shpëtojnë mallin

    Tregu tek Plazhi “Iliria” i Durrësit duket i gjithi i mbuluar nga flakët, ndërsa ajo që e bëjnë më të vështirë ndërhyrjen është tymi që ka mbuluar zonën. Disa prej tregtarëve po mundohen të shpëtojnë pak nga malli që gjendej në njësitë tregtare.

    Fatmirësisht nuk raportohet për dëme në njerëz, por vetëm materiale.
    Nuk dihet shkaku i shpërthimit të zjarrit në treg, por edhe në vitet e shkuara ka pasur shpërthime në këtë sektor.
    Dyshohet që zjarri të jetë i qëllimshëm për t’i hapur rrugë ndërtimeve të reja ose aksidental si pasojë e ndonjë shkëndije elektrike dhe kushteve jo të sigurta të tregut.
    Si pasojë e zjarrit në tregun ambulant në Durrës, është bllokuar qarkullimi rrugor në rrugën Pavarësia në plazh.
    Katër makina zjarrfikëse të qytetit, plazhit dhe portit po punojnë për neutralizimin e flakëve.