Ksamili mbetet një destinacion i preferuar për shqiptarët por edhe për turistët e huaj. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Ksamili, ndërsa shprehet se tashmë pushuesit kanë hapësirën e tyre publike për të shijuar këtë bukuri që ofron Ksamili.
“MIRËMËNGJES dhe nga plazhi publik në Ksamil, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama bashkangjitur videos.
Tag: plazhi
-

Sezoni turistik, Rama ndan pamje nga plazhi publik në Ksamil
-

Edi Rama nga Plazhi i Kunes: Mes gjelbërimit dhe freskisë së Adriatikut, ju uroj një ditë të bukur
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur këtë të mërkurë të përshëndesë ndjekësit e tij me një pamje nga bregdeti verior i Shqipërisë. Në një postim në rrjetet sociale, ai ka ndarë një fotografi nga plazhi i Kunes në Lezhë, duke përcjellë një mesazh pozitiv për ditën.
“MIRËMËNGJES 😊 dhe nga Plazhi i Kunes në Lezhë, mes gjelbërimit dhe freskisë së Adriatikut, ju uroj një ditë të bukur🫶”, shkruan Rama.Ky është një ndër postimet e zakonshme të mëngjesit nga kryeministri, i cili shpesh ndan pamje të natyrës shqiptare për të promovuar bukuritë natyrore dhe turizmin në vend. Plazhi i Kunes, i njohur për natyrën e paprekur dhe gjelbërimin përreth, mbetet një nga destinacionet gjithnjë e më të preferuara gjatë verës.
-

VD-“Çmendet” moti në Itali! Tornado “fluturon” çadrat në ajër, pushuesit largohen të tmerruar
Pamje nga vendngjarja
ROMË- Një pasdite relaksuese u shndërrua në një kaos të pastër për pak sekonda në Maccarese, në bregdetin në veri të Romës, ku një tornado goditi papritur plazhin duke ngritur çadrat në ajër dhe duke shkaktuar panik te pushuesit. Incidenti ndodhi në orët e para të pasdites së djeshme, ndërsa plazhi ishte i mbushur me familje dhe turistë. Fenomeni i papritur dhe i dhunshëm i motit përfshiu shpejt vijën bregdetare, duke prekur të paktën tre vendpushime plazhi.
Sipas dëshmitarëve, moti u përkeqësua papritur dhe një erë e fortë përfshiu plazhin, duke hedhur çadra dhe shezlongje. Ata thonë që përjetuan momente paniku, por pak më vonë gjithçka u kthye në normalitet.
“Moti u përkeqësua papritur dhe filloi të frynte shumë fort. Çadrat u hodhën në ajër. Zgjati disa minuta, por njerëzit ishin të frikësuar dhe vrapuan për t’u fshehur. Pati panik, por për fat të mirë askush nuk u lëndua. Pak më vonë, gjithçka u kthye në normalitet”, tha një punonjës në një dyqan plazhi në zonë.
Sipas autoriteteve vendase, fatmirësisht nuk ka raportime për të lënduar rëndë, megjithëse disa persona kanë pësuar lëndime të lehta për shkak të sendeve që fluturuan në ajër./ZËRI -

Plazhi sekret, “i pazbuluar” në Majorka, turistët e shndërruan në një vendgrumbullim mbeturinash
Majorka
SPANJË- Etja për “plazhe sekrete”, “fshatra të panjohura”, “male të pabesueshme” për t’u vizituar nga turistët nuk shuhet kurrë. Por shumë shpejt edhe këto “vende për disa” bien viktimë e turizmit të tepërt. Kjo është ajo që i ndodhi bregdetit Caló de Moro në Majorka, me ujërat e tij të bukura e të kthjellëta si kristali. Dikur i njohur vetëm për vendasit dhe disa të tjerë, sot është plot me turistë dhe përdorues të Instagram-it… por edhe me shumë mbeturina.
Ironia është se autoritetet janë gjithashtu fajtore për rrëmujën aktuale.
VIDEOJA NGA PLAZHI:Vitin e kaluar, ata u kërkuan krijuesve të përmbajtjes në internet të vizitonin disa nga vendet më pak të njohura të ishullit për të lehtësuar presionin mbi ato të mbushura me njerëz. Në fakt, postimet virale e bënë atë të famshëm: mbi 1,300 video në TikTok për plazhin janë parë nga mbi 10 milionë njerëz. Kjo solli shumë më tepër njerëz sesa mund të përballonte plazhi mjaft i vogël.
Për të shkuar në plazh, duhet të ngjitesh 120 shkallë të pjerrëta. Por kjo nuk i dekurajon përdoruesit e Instagram-it. Tani turistët lënë mbeturinat e tyre, ata e marrin rërën me vete. Është vlerësuar se 70 kilogramë rërë e mbetur mbi peshqirë dhe këpucë çdo ditë, ndërsa 6 ton rërë humbet çdo tre muaj, e cila nuk zëvendësohet lehtë. Më e pakta që autoritetet mund të bënin ishte të hiqnin fotot që promovonin plazhin nga faqja e internetit e ishullit.
Por është tepër vonë!
Banorët vendas, të zemëruar nga turizmi i tepërt, tani po zotohen të rimarrin bregdetin nga “pushtuesit”.
Në qershor, më shumë se 300 protestues dolën në plazh dhe shpalosën banderola, duke bërë thirrje për “pushtimin e plazheve” nga turistët./ZËRI -

Vëzhgimi i Fiks Fare nga Velipoja në Vlorë! Stacione plazhi pa vrojtues, pa mjete dhe pa kulla. Shkelet ligji, rrezikojnë pushuesit
Fiks Fare ka bërë një vëzhgim nga veriu në jug, në dhjetëra stacione plazhi, për të parë nëse zbatohen kriteret për vendosjen e kullave të vrojtimit, rojeve dhe mjeteve të shpëtimit.
Ka një VKM të dalë në vitin 2019, ku çdo stacion plazhi duhet të ketë roje, pajisje, radio ndërlidhëse për shpëtimin e pushuesve. Por, nga vëzhgimi i Fiks Fare rezultoi se në shumicën e stacioneve mungonte kulla, s’kishte roje dhe as mjete. Për pasojë, çdo vit mbyten pushues në çdo plazh. Kush mban përgjegjësi?!
Vendimi i qeverisë: Nëse s’ka vrojtues, hiqet leja!
Në vitin 2019, qeveria miratoi një VKM për “kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit”. Janë një mori kriteresh që duhet të përmbushë një subjekt privat për t’a marrë lejen në disa institucione. Në nenin 7 përcaktohen edhe kërkesat për sigurinë në këto stacione plazhit. Krahas pastërtisë dhe sigurisë, shkruhet se “të gjitha stacionet e plazhit duhet të garantojnë shërbimin me vrojtues plazhi përgjatë gjithë kohës që subjekti ushtron aktivitetin e tij”.
Madje përcaktohet mjaft qartë se për çdo 80 metra vijë lineare bregdetare duhet të ketë një vrojtues. Ndërkohë, shkruhet se të gjitha stacionet e plazhit duhet të kenë flamuj (i kuq ndalim notimi, i verdhë notim me masa mbrojtëse dhe jeshil që lejohet notimi). Dhe, këto duhet të vendosen në kullën që duhet të jetë 3.5 metra e lartë.
Çdo stacion, shkruhet në VKM, duhet të ketë pikë vrojtimi me disa pajisje si dhe detyrimisht duhet të ketë vrojtues plazhi. Madje, mungesa e shërbimit me vrojtues nëse konstatohet, përbën shkak për heqjen e lejes. Ndërkohë në kullë duhet të gjenden jelekët e shpëtimi, dylbitë, uniforma e rojës, gomerdarja apo kanale për komunikim emergjence. Në letra janë shkruar mjaft qartë se çfarë duhet. Po në terren, a zbatohet?!
Në fund të muajit qershor 2025, një pushues humbi jetën në Durrës, në sektorin RINIA. Shkaku?! Mungesa e vrojtuesit të plazhit! Raste flagrante ka pasur ndër vite pothuajse në të gjithë vijën bregdetare. Rastet fillojnë nga Velipoja, Shëngjini, Gjiri i Lalzit, Durrësi, Golemi, Spilleja, Divjaka, Semani, Vlora, Himara apo edhe Saranda. Në shumicën e rasteve fatale, shkaku është bërë pikërisht mosndërhyrja në kohë e rojtarëve të plazhit, një detyrim për çdo subjekt privat.Velipoja dhe Shëngjini: Pa kulla vrojtimi dhe vrojtues
Fiksi ka bërë një vëzhgim në plazhet e Velipojës dhe Shëngjinit, për mungesën e rojeve të plazhit, të kullave dhe pajisjeve. Vetëm disa stacione kishin roje, por në një distancë të stërmadhe nuk kishte as kulla vrojtimi. Kamera e Fiks Fare filmoi se në shumicën e stacioneve të plazhit ishin vendosur disa pjesë të drunjta, me flamur sipër dhe disa rregulla. Por, as mjete, as vrojtues dhe gjithçka që i duhet një stacioni plazhi. Fiksi bisedon me dhjetëra pushues që ankohen për mungesën e rojeve, ndërsa që një punëtor thotë se ai, krahas punës që bën për të siguruar jetesën, “ruan” edhe plazhin.
Dikush tjetër thotë se prindërit janë bërë të fiksuar pas internetit dhe rrinë në “Tik Tok”. “Fëmijë të vegjël që rrinë vetëm dhe rrezikojnë. Roja e parë duhet të jetë prindi. Këtu roje s’ka” thotë një tjetër. Ndërkohë të tjerë që ankohen edhe për distancën nga bregu i detit deri te çadrat. Duhet të jetë 8 metra, por në shumë raste distanca është 0 metër. Edhe në ato vende që ka rojtar, nuk ka pajisje apo kullë.
Fiksi vëzhgon edhe plazhet e Shëngjinit, në Lezhë. Situata ishte pak më ndryshe nga Velipoja. Në Shëngjin ishin kulla dhe një pjesë e tyre kishin vrojtues në pjesën qendrore, atje ku është qyteza. Fiksi shkon në një kullë, por nuk gjen rojtarin. Ai qëndronte në lokal. Në momentin që sheh grupin e Fiksit, shkon në afërsi të kullës. Një rojtar thotë se ishte duke marrë një shishe ujë, ndërkohë gazetarët i bëjnë me dije se “sa shkove, mund të ishte mbytur pushuesi!”.
Ndërkohë, gjysma tjetër e Shëngjinit në një distancë të gjatë, nuk kishte as kulla dhe as vrojtues. Pushuesit ankohen për mungesën e rojeve.
Plazhet e Durrësit: Mbyten pushuesit, mungojnë rojtarët
Grupi i emisionit Fiks Fare inspektoi një vijë të gjatë prej 2.5 kilometrash, të mbushura me stacione plazhi për të parë nëse ka apo jo vrojtues. Në gjithë këtë pjesë ishin vetëm 8 kulla vrojtimi, ku distanca nga njëra tjetra ishte në 300 metra. Në shkelje të VKM-së që përcakton se distanca duhet të jetë vetëm 80 metra.
Në të 8 kullat e vrojtimit, Fiksi gjeti vetëm 1 roje plazhi. Edhe ky roje nuk ndodhej në atë kullë, por u paraqit vetëm kur pa grupin e xhirimit. “Nuk kemi kushte fare, nuk kemi asgjë. E sheh as kulla e vrojtimit nuk ka shkallet, s’kemi si të ngjitemi, mungojnë flamujt dhe të gjitha gjërat e tjera”.
Ndërkohë, një punonjës tjetër pohon se “këtu të gjitha mungojnë, vetëm ankesa ka, asgjë nuk është në rregull. Edhe nga bashkia deri tani kanë ardhur për t’a inspektuar vetëm njëherë. Nuk është se merren me kushtet dhe pajisjet që mungojnë. Vetëm shohin se a është roja në detyrë”.
Fiksi bisedoi edhe me pushues që shprehen të shqetësuar për mungesën e rojeve bregdetare. “Kam 5 ditë që kam ardhur dhe akoma një roje bregdetare nuk e kam parë” thotë njëri prej tyre. Dikush tjetër pohon se “është e tmerrshme, kam ca ditë që bëj plazh këtu dhe asnjë roje bregdetare”. Të tjerë shtojnë se kanë fëmijë, por ka edhe nga të rriturit që nuk dinë të notojnë, duhet të jetë obligative prezenca e rojeve këtu”.
Lungomore dhe Zvërneci në Vlorë: Qytetarët “bëhen” roje!
Grupi i Fiks Fare udhëtoi më në Jug të Shqipërisë, për të vëzhguar stacionet e plazheve nëse i plotësojnë kushtet për të siguruar jetën e pushuesve në raste rreziku. Fillimisht, kamera e Fiksit shkon në zonën e Lungomares, në Vlorë, një zonë pothuajse me stacione plazhi private. Në shumë pak vende kishte hapësirë publike, ndërkohë që kullat ekzistonin por s’kishin vrojtues.
Fiksi vëzhgon me radhë stacionet, ndërkohë në një të tillë del një punonjës i cili thotë se ai është për të gjitha. “Bashkia e ka fajin” shton ai, ndërsa Fiksi e pyet se si mund të jetë ai vrojtues dhe nëse ka bërë apo jo trajnime. “Po, di not unë, me ka trajnuar rruga” shton më tej.
Grupi i Fiksi shkon në një tjetër stacion, edhe atje kishte kullë por pa vrojtues! Sipër kullës ishte një pushues i huaj. Ndërkohë, në një stacion tjetër ka një tabelë që thotë që kjo kullë nuk vrojtohet. Në momentin që Fiksi shkon për të pyetur punonjësit e stacionit, del vrojtuesi me uniformë dhe me licencë. “Unë jam këtu, por shkova dhe u freskova. E kam vënë unë atë kullën, aty rri unë” shton ai. Fiksi i thotë se përse ka shkruar që nuk ka vrojtues, teksa qesh dhe nuk flet.
Vëzhgimi i grupit të Fiksit shkon deri në fund të Lungomares, ku në një pjesë tjetër të zonës del një vrojtues, i cili ishte mbi kullën. Ai tregon si e nis ditën, oraret dhe çfarë pune bën. Një djalë shkon i del para grupit të fiksit i veshur për plazh jo me uniformë, teksa tregon që e ka licencën. Ai më pas “mburret” se ka folur me gjithë plazhin që nëse ka nevojë ndonjë pushues që mund të mbytet t’a njoftojnë. Më pas qesh, teksa gazetarët e pyesin se si mund të shkojë dhe t’i shpëtojë. “Kam mënyrat e mia” përgjigjet ai. Fiksi konstaton se te i njëjti vend s’ka kullë dhe mjete shpëtimi!
Fiksi vëzhgon edhe stacionet e plazhit në zonën e Zvërnecit, po në Vlorë. Kamera e Fiksit filmon kullat e vjetra dhe pa vrojtues. Disa pushues thonë se “ka pasur para 2 vitesh, por sot asnjë”. Fiksi shkon te pyesë pronarët e një stacioni dhe punonjësit nuk kanë dijeni nëse kanë apo jo vrojtues.
Vëzhgimi vijon në një stacion tjetër, por sërish pa kulla dhe pa asnjë shenjë sinjalizimi. Në kullë ishte veçse një jelek si “shenjë”. Fiksi shkon të pyesë pronarët nëse kanë apo jo vrojtues, teksa kamarierët pohojnë se “nuk e dimë, pasi jemi brenda”. Në një lokal tjetër del menaxheri dhe thotë se Zvërneci s’është me probleme si plazh, pasi është i cekët dhe kanë vrojtues me një orar nga ora 08.00 deri në 16.00.Top Channel
-

Plazhet sekrete të Europës për të zbuluar këtë verë
Nëse jeni lodhur nga turmat dhe çmimet e larta, ja disa parajsa bregdetare larg syve të publikutNdërsa plazhet me famë si Malaga, St. Tropez apo St. Ives mbeten destinacione klasike të verës, ato gjithashtu sjellin me vete radhë për shezlongë, fotografi të njëjta në Instagram dhe shumë njerëz që konkurrojnë për një hapësirë nën diell. Por këtë vit, sipas platformës së udhëtimeve Hellotickets, luksi i vërtetë është privatësia.Playa de GulpiyuriPër të ndihmuar udhëtarët që kërkojnë qetësi dhe natyrë të paprekur, Hellotickets publikoi listën e 10 plazheve më të izoluara për të vizituar në Europë gjatë verës. Të aksesueshëm vetëm me varkë, makinë 4×4 apo ecje të gjatë, këto vende janë larg rrugëve të zakonshme turistike, por ofrojnë bukuri të rrallë.Në krye të listës është Playa de Saleccia në bregun verior të Korsikës, në mes të shkretëtirës së Agriates. Me rërë të bardhë dhe gjire të fshehura, uji i kristaltë është ideal për zhytje, dhe hapësira e bollshme ju lejon të shtriheni pa u shqetësuar nga fqinjët. Megjithatë, është mirë të merrni me vete ushqim, ujë dhe krem dielli, pasi plazhi nuk ka shumë hije apo shërbime.Në vendin e gjashtë, plazhi Seixal në Madeira ofron një pamje krejt ndryshe: rërë e zezë vullkanike dhe ujëra të kaltërta të rrethuara nga shkëmbinj të gjelbër. Nga aty mund të eksploroni edhe pyllin Laurissilva përmes shtegut të ecjes që kalon pranë një shtëpie guri, dikur strehë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Plazhi ofron edhe dushe, kajakë me qira dhe një bar për freskim.MadeiraNëse doni më shumë aktivitete, provoni Golden Beach në ishullin Paros të Greqisë. Plazhi ofron shezlongë, çadra dhe ture zhytjeje për të eksploruar shpellën Panderonisi. Për aventurierët, është edhe një nga vendet më të mira për sporte si windsurf dhe kitesurf. Pas aktiviteteve, mund të shijoni një vakt në restorantet buzë detit.ParosLista e plotë e plazheve sekrete të Europës për verën 2025:Playa de Saleccia, Korsikë, FrancëPlaya Gulpiyuri, Asturias, SpanjëPraia da Marinha, Algarve, PortugaliCala Goloritzé, Sardenjë, ItaliElafonissi Beach, Kretë, GreqiSeixal Beach, Madeira, PortugaliGolden Beach, Paros, GreqiKleopatra Beach, Alanya, TurqiRamla Bay, Gozo, MaltëLuskentyre Beach, Harris, SkociNë këto vende, verën mund ta shijoni në paqe, me natyrë të egër, ujëra të kthjellta dhe qetësinë që plazhet më të njohura nuk mund ta ofrojnë. / Time Out, Shqip.alKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Rama ndan pamje nga plazhi i Pishporos në Fier
Me 18 kilometra vijë bregdetare ende për t’u shfrytëzuar, qyteti i Fierit ofron një potencial të vërtetë për zhvillimin e turizmit veror.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ajri të plazhit të Pishporos në Fier. Vija bregdetare ranore e Pishporos, mbetet një destinacion turistik ende i pazbuluar.
Plazhi i Pishporos shtrihet në një gjatësi prej 9.5 km mes derdhjes së lumit të Vjosës e deri në Zvërnec të Vlorë.
Në stinën e verës plazhet ranore me shtrirje të konsiderueshme në territorin e bashkisë së Fierit, të ofrojnë qetësi dhe argëtim në të njëjtën kohë.
18 kilometra në perëndim të qytetit të Fierit, shtrihet edhe plazhi i Semanit, me gjatësi 7 kilometra. Pjesë e vijës bregdetare të Fierit janë po ashtu edhe plazhi i Darzezës 13.7 kilometra dhe plazhi Ndërnënas 8 kilometra.
Ndërkohë gatimet tradicionale me prodhime vendase dhe çmime të përballueshme mbeten joshja e vizitorëve në Fier./atsh/KultPlus.com
-

Shqipëria turistike në syrin e botës: Nga kaosi, te plehrat dhe shtrenjtimi i çmimeve
Shqipëria vijon të mbetet një destinacion me interes për të huajt në aspektin turistik, edhe pse ritmi i rritjes është ngadalësuar në raport me një vit më parë. Në platforma të udhëtimit bëhen çdo ditë mijëra komente për atë se çfarë pëlqejnë apo jo vizitorët, ku nuk mungojnë komentet pozitive dhe negative. Plazhet dhe bekimi që na ka dhënë natyra janë në krye të vlerësimeve pozitive, ashtu sikurse mbeturinat që gjenden kudo, ndërtimet pa kriter, çmimet e shtrenjta ku nuk përputhet shërbimi me atë që paguan janë shpesh arsye për komente të gjata negative. Jugu i vendit mbetet mes dy ekstremesh ku disa e duan e të tjerë thonë “kurrë më”, Durrësi ku vijnë me pak pritshmëri shihet si një surprizë e këndshme, kurse Velipoja mbetet ende jashtë radarit me pak vizitorë, por ama me vlerësimin më pozitiv nga ajo pakicë që e zgjedh.
Shqipëria u vizitua në 6 muajt e parë të vitit nga 4.76 milionë të huaj të cilët janë një miks, mes interesit kulturor, kulinar por edhe atij të detit dhe rërës. Rritja në muajt e parë të vitit, edhe pse më modeste se një vit më parë, sërish foli për një destinacion që ngjall kuriozitet, teksa vera pritet të jetë një tjetër kapitull që po shfaqet me luhatje.
Pritshmëritë e operatorëve turistikë janë që sezoni veror të shënojë më pak turistë se sezoni veror i vitit të kaluar dhe shkak për këtë pesimizëm janë bërë rezervimet paraprake individuale, që ishin më të ulëta se e njëjta periudhë e një viti më parë.
Bëhet fjalë për rezervimet që vijnë nga Europa Perëndimore nga ku po vjen pjesa më e madhe e të huajve që kulturën e planifikimit të pushimeve e kanë pjesë të tyre duke mos lënë gjëra për “last minute” (rezervim të minutës së fundit.
Vetëm italianët në një përqindje të vogël mund të jenë një rast i rezervimeve të momentit të fundit, nisur nga afërsia dhe alternativat e transportit që janë më të larmishme dhe ofertat që mund të gjejnë.
Gjithsesi, të huajt po vijojnë të vijnë dhe të shumtë janë ata që Shqipërinë e konsiderojnë një zbulim të bukur, një vend që nuk duhet humbur, një alternativë për pushime ekonomike dhe ushqim të mirë.
Komentet pozitive nuk mungojnë në rrjete sociale dhe platformat e posaçme për udhëtimet si Tripadvisor apo Google Review ashtu sikurse nuk mungojnë ato negative madje deri në ekstrem për një vend që “fama” turistike e gjeti disi të papërgatitur.
Këto platforma, të cilat bashkojnë zërat e miliona turistëve, duhet të jenë në fakt pasqyra ku qeveria, biznesi dhe gjithë industria turistike sheh veten dhe korrigjon atë që nuk shkon.
“Monitor” përzgjodhi për rajone të ndryshme në vend, disa nga kritikat që kanë të huajt sa i takon turizmit, për t’i dhënë zë dhe si një formë për të reflektuar në mënyrë që Shqipëria të vijojë të ketë shkëlqimin turistik që po përjeton viteve të fundit.
Por cilat janë në fakt disa nga aspektet që të huajt vlerësojnë dhe kritikojnë këtë vit? Hapësirat më të shumta të plazheve publike këtë vit, janë një nga pikat që vlerësohet. Të huajt përgjithësisht parapëlqejnë të shkojnë drejt këtyre hapësirave nisur edhe nga fakti që e vizitojnë vendin tonë si turistë në buxhet.
Duan të shpenzojnë pak dhe çadrat e shezlonet nuk janë diçka që e shohin si të arsyeshme për ta paguar, aq më shumë me çmime të kripura ku në disa plazhe 15-20 euro është standard.
Dashurojnë ushqimin dhe mikpritjen e vendasve ashtu sikurse kritikojnë çmimet e ekzagjeruara që aplikohen për disa shërbime në industrinë turistike vetëm sepse janë turistë.
Mbetjet janë një kryefjalë e përbashkët e të gjithëve, nga Jugu në Veri dhe i shqetëson normaliteti me të cilin vendasit lënë mbeturinat në plazhet që frekuentojnë apo mënyra sesi sillen me natyrën.
Ndërtimet që kanë pushtuar bregdetin, sidomos në Jug, janë pjesë e albumeve fotografike që ngarkohen në platforma ku sigurisht fjalët nuk janë për t’i përgëzuar, por për ndryshimin dramatik që po i bëhet peizazhit mahnitës që po zëvendësohet me beton.
Por si e sheh sot bota me syrin e saj një vend të vogël si Shqipëria? Nga Saranda në Velipojë çfarë po thonë turistët për ne.
Saranda ndan turistët, e bukur por kaotike dhe çmimet janë të shtrenjta
Saranda mbetet një nga destinacionet e parapëlqyera të të huajve të cilët joshën për të vizituar Jugun e Shqipërisë nga “thirrja” e plazheve të kristalta, perëndimeve idilike apo jetës vibrante të qytetit.
Për rrjedhojë, pritshmëria dhe realiteti që gjejnë, shpesh i bën vizitorët të ndahen në dy ekstreme. Pra, Sarandën ose do ta duash ose do ta urresh. Panorama që të shfaqet në komentet e shumta që mund të hasësh varet se cilës platformë i drejtohesh.
Në Google Review, për vende specifike në Sarandë do të gjesh një miks mes komenteve pozitive dhe negative por në Tripadvisor, thuajse të gjithë vlerësimet e reja janë negative.
Kjo ka ulur vlerësimin e përgjithshëm të destinacionit në 2.7 nga 5 që duhet të jenë. Por çfarë kanë kritikuar në fakt pushuesit?Tepër e mbipopulluar, rrugët dhe shoferët të tronditin. Plazhi publik është 1/10. Turp që kaq shumë plazhe janë privatizuar.
E vetmja gjë e mirë për këtë vend ishte mundësia për të dalë për në Korfuz. Kisha shumë dëshirë të vija këtu, por jam e zhgënjyer. Ka kaq shumë vende më të mira për të vizituar. Mos u lodh fare të vish deri këtu për këtë zhgënjim”, – komenton Michele T.
Një tjetër turist duket se kritikon tendencën për të mos qenë i drejtë me turistët sa i takon konvertimit të eurove që lënë si dhe çmimet e shtrenjta. “Kudo hajdutë të tmerrshëm. Mashtrojnë turistët në çdo vend.
Kini kujdes mashtrojnë me Euro dhe Lek, ushqimi është i shtrenjtë dhe i tmerrshëm” komenton Lendrit K.
Mbipopullimi i qytetit kur ndërkohë i mungon infrastruktura për të përballuar këtë fluks është një shqetësim që përsëritet vit pas viti. Një pushues britanik Robert J (Ipswich, UK) i cili vizitoi Sarandën me familjen e cilësoi gabim qëndrimin në Sarandë pikërisht për këtë arsye.
Ishte një gabim të qëndronim në Sarandë, është një destinacion shumë i ngarkuar turistik, por nuk ka infrastrukturë për të mbështetur fluksin e turistëve. Ka disa restorante të mira, por nuk mjaftojnë për të kompensuar mungesat.
Plazhet në qytet janë të ndotura dhe të mbushura, kështu që të duhet makinë, që do të thotë të përjetosh ndjesinë të dhënit të makinës me stilin e tmerrshëm të vendasve që është e frikshme dhe e rrezikshme” nënvizon ai.
Kaotizmi dhe mënyra sesi vendasit sillen në timon duket se është bërë shkak për një seri komentesh negative.
“Mendoj se kam qenë mjaft bujar që i kam dhënë dy yje, dhe kjo vetëm sepse kemi ngrënë disa vakte shumë të mira me çmime të arsyeshme megjithatë drejtimi i makinës është kaotik, parkim nuk ka dhe jemi vetëm në qershor (jo sezoni i pikut).
Mund ta kuptoj që të rinjtë mund të shijojnë jetën e natës këtu, por nëse kërkoni pushime çlodhëse si unë, me pak eksplorim largohuni nga Saranda!
Do të rekomandoja ta vizitoni Shqipërinë, por shkoni në veri ku ka plazhe shumë të mira dhe vende interesante historike” shprehet një tjetër turist.
Një tjetër arsye për zhgënjim duket se është petku shkëlqyes që Sarandës i është veshur në artikujt promovues dhe ndoshta pritshmëritë janë bërë aq të larta sa realiteti duket si mashtrim.
Antonia komenton se kishte shumë pritshmëri por në realitet drejtimi i makinës këtu është shumë i komplikuar, nuk ka vende parkimi, nuk ekziston as një sistem i mirë autobusësh. “Jemi shumë të zhgënjyer nga kjo përvojë dhe nuk do të kthehemi më” thotë ajo komentin e saj.
Ksamili, vlerësohen plazhet por jo shërbimi, problem mbetjet, muzika, dendësia e çadrave
Ksamili këtë sezon duket se ka rikuperuar disa pikë në imazh nëse u referohemi komenteve që turistët që e kanë vizituar kanë bërë në Google Review. Sigurisht meritat për këtë i merr natyra e cila e ka bekuar këtë rajon me plazhe mahnitëse dhe peizazhe që rrëmbejnë zemrat e atyre që i shohin.
Por edhe në këtë rast, Tripadvisor ndryshe nga Google ka marrë më shumë vlerësime negative për Ksamilin dhe kjo lidhet më shumë me mënyrën sesi menaxhohet sezoni në një nga perlat turistike të vendit që është kthyer në imazhin promovues ndërkombëtar.
Turistët kritikojnë dendësinë e çadrave që vendosen në plazhe, mbeturinat që gjenden kudo apo garën që lokalet bëjnë me njëri-tjetrin se cili e ka muzikën më të lartë.
Komentuesi 0586irenet në Tripadvisor që vizitoi Ksamilin çift shkuan se nuk do ta vizitojë kurrë më.
“Aspekte pozitive: Deti i bukur dhe mikpritja e shqiptarëve. Për pjesën tjetër, vend tepër turistik, pa mundësi shpëtimi, edhe nëse përpiqesh të gjesh një plazh më të izoluar nuk është e mundur; çadrat janë të gjitha ngjitur me njëra-tjetrën (nga 15 € e sipër) me shezlonë të vjetër e të rrënuar.
Qendra e Ksamilit është një karnavale, një grumbull restorantesh të shtrenjtë dhe me cilësi të dobët. Përreth ka plot mbeturina. Nuk kam qenë në vende të tjera në Shqipëri, por këtu me siguri nuk kthehem më” vlerëson ai.
Sarah nga Italia, e cilëson se plazhet janë si në Karaibe, por atmosfera irrituese.
“Plazhet e Ksamilit janë padyshim të bukura, por… Janë shumë të vogla dhe shezlonët praktikisht janë ngjitur me njëri-tjetrin.
Që nga mesi i qershorit plazhet janë të tejmbushura me fëmijë, të cilëve prindërit ua lejojnë çdo gjë, duke krijuar një ambient shumë të zhurmshëm që e bën të pamundur çdo formë relaksi. Kudo ndihet se qyteti është përshtatur shumë shpejt për turizëm masiv, ka lokale ngado.
Supermarketet e vegjël nuk kanë thuajse asgjë nga ato që duhen për një pazar normal, duke i detyruar njerëzit të hanë jashtë në vende aspak të lira. Supermarketet kanë çmime tepër të larta, më të larta se në Itali.
Në plazhe nuk ka rregulla, njerëz që pinë duhan, bërtasin. Trafiku në rrugë është i tmerrshëm, turistët në këmbë dhe makinat ndajnë rrugët pa asnjë logjikë. Për dy shezlonë dhe një çadër duhet të paguash të paktën 20 euro (rrallë 15), por çmimet rriten edhe më shumë për çdo shërbim shtesë.
Tualetet e plazheve janë nën pragun e së pranueshmes. Është një vend që po rritet me shpejtësi për të tërhequr turistët, por ndërkohë, përveç lokaleve, nuk ka ofruar shërbime të tjera të domosdoshme.
Preferojnë (në mënyrë këmbëngulëse) pagesën cash, pa dhënë fatura dhe fakti që do të paguash me kartë, me përjashtime të rralla, nuk mirëpritet dhe shpesh nuk e fshehin irritimin.
Nëse zgjidhni Ksamilin, përgatituni të shpenzoni shumë, madje edhe për shërbime që nuk janë aspak në lartësinë e pagesës. Do të kthehesha vetëm për plazhet, por për asnjë arsye tjetër” shprehet ajo.
Nga mbeturinat te ndërtimet e parkimet, çfarë zhvlerëson bukurinë e Jugut
Plazhet në Jug të vendosur duket sikur janë në një bursë të luhatshme ku vit pas viti, herë fitojnë e herë humbin pikë. Problematikat e tyre mbeten të vjetra apo edhe të reja që vijnë me zhvillimin që pëson zona ku ndodhen.
Borshi që një vit më parë ishte plazhi ku dominuan kryesisht vendasit dhe plazhi me çmimet më ekonomike duket se këtë vit është bërë një pikë e preferuar edhe për të huajt, të cilët janë të ndarë në opinionet që kanë.
Frederique Bertrand, i cili vizitoi së fundmi këtë plazh, komenton se ka cigare kudo dhe uji nuk është shumë i pastër. Në fund ai shton se nuk e rekomandon.
Komentuesi tjetër Der Ehrliche që i ka dhënë vetëm tre yje rendit si problem sjelljen jo shumë të përgjegjshme të vendasve, sa u takon organizimeve që bëjnë në plazhe dhe pastrimit të mbetjeve.
“Plazhi është i gjatë dhe ka shumë vende parkimi, falas. Të gjithë njerëzit në plazh janë të këndshëm – kryesisht shqiptarë. Ujë i bukur. Plazh me guralecë. Mund të ecni gjatë dhe larg nëse doni. Dallgë të këndshme.
Gjenden edhe hapësira shumë të mira për hije, nëse gjeni ndonjë të lirë.
Ndonjëherë ka shumë ndërtime spontane, vende të improvizuara për zjarr dhe “barbecue”. Njerëzit bëjnë “barbecue” dhe ndezin zjarre në hapësira të hapura dhe asgjë nuk pastrohet. Duhet kujdes me zonat e hapura të plazhit, larg klubeve, sepse ndonjëherë mund të ecni mes bajgave të lopëve.
Një hotel i ri po ndërtohet këtu, do të jetë një kompleks gjigant, dhe pakënaqësia tashmë është shprehur me grafiti. Është mjaft interesante të shihet si po zhvillohet ky vend”, – vlerëson ai.
Adrian Martinez, një tjetër vizitor, nënvizon se plazhet nuk janë shumë të mbushur por rrugët janë kaotike dhe si kudo këtu ka mbeturina. Të njëjtën përshtypje ka lënë edhe Carlo Regazzo.
“Plazh i zakonshëm, me guralecë, ujë relativisht i pastër, shumë vende për të ngrënë, por i zhytur në atë neglizhencën e zakonshme shqiptare: mbeturina kudo, rrugë të pakalueshme, kaos me makinat, duhet të përshtatesh, nëse mundesh” shprehet ai.
Për Dhërmiun duket se investimet e bëra në lokale plazhi janë mbresëlënëse por muzika e lartë dhe mungesa e parkimit janë arsye për stres.
“Nuk ka vende parkimi të mirëfillta. Kështu që bëhet shumë e vështirë të gjesh ku të parkosh makinën, ose duhet të paguash 5 euro dikujt që ka liruar një copë tokë të braktisur. Për këtë arsye, ne në përgjithësi nuk do të shkojmë më në Dhërmi”, – komenton një turiste britanike.
Lianne M nga Holanda shprehet se plazhi është shumë i bukur, por “pothuajse të gjithë beach club-et konkurrojnë se cili vendos muzikën më të lartë. Prandaj, çlodhja në plazhin e Dhërmiut është e pamundur”.
Çmimet janë një tjetër arsye për kritikë. “Kush vjen në Shqipëri me idenë e çmimeve të ulëta duhet ta harrojë. 15 euro për një çadër plazhi. Mund të mos duket shumë e lartë, por duhet të ishte 5 euro.
Të mos flasim për çmimet në minimarkete: 4 euro/kg për bananet dhe 4 euro për një akullore të paketuar.
Kjo është dyfishi i çmimeve në Tiranë, të cilat tashmë janë të larta”, komentoi një pushues italian, Mario Bianchi pas një vizite në plazhin e Drimadhes. Petr PetrK shprehet se teksa plazhet janë pjesa e bukur e vendit ka një tjetër anë që nuk është edhe aq e bukur.
“Realitet i trishtuar janë kantieret e ndërtimit pas plazhit, nuk dua ta përfytyroj të ardhmen e këtij vendi” shprehet ai.
Livadhi dhe Himara duket se janë plazhet që kanë marrë më pak kritika në këtë rajon nisur këtu edhe nga prania e plazhit publik në njërën anë, alternativave më të shumta të pazareve në qytet, si dhe çmimeve jo shumë të ekzagjeruara të shezloneve përfshi këtu edhe mundësinë e parkimit.
Durrësi, pritshmëri të ulëta, por vlerësimi pozitiv më i qëndrueshëm në platforma
Durrësi që mbetet aktualisht modeli më i qëndrueshëm i turizmit në vend duket se e reflekton këtë edhe në komentet që merr nga turistët individualë që e vizitojnë.
Qyteti dhe plazhet rrethues të tij ndoshta nuk janë më idealet nëse krahasohen me Jugun por avantazhi i madh që kanë është se janë ranorë dhe më të përshtatshëm për familjet me fëmijë, çmimet më ekonomike, oferta e larmishme për aktivitetet që mund të zhvillosh.
Pikërisht këto i kanë siguruar qytetit një vlerësim me 4.1 nga 5 në Google Review. Ndryshe nga sa ndodh me Jugun, ata që vijnë në qytet nuk kanë prtishmëri shumë të larta për plazhin dhe ujin dhe gjithsesi një pjesë e mirë e tyre befasohen pozitivisht.
Michele Braone komentoi pozitivisht përvojën e tij në qytet.
“Shëtitorja buzë detit është e bukur, me shumë bare, restorante dhe veçanërisht tezga që shesin suvenire të çdo lloji. Por më së shumti më pëlqyen spektaklet e shitësit të akullores, me konët që fluturonin dhe zhdukeshin” shprehet ai.
Lenka Kováčová, një tjetër turiste, vlerëson faktin që ka një plazh publik dhe që është relativisht i pastër. “Duhet të paguash për shezlonët, por ne nuk i përdorëm. Ka shumë bare dhe biznese të ndryshme.
Gjenden edhe karusela” nënvizoi ai. Berkin Tasgun vlerëson se deti është me rërë, ndaj mund të duket pak i pistë, por në fakt është krejt në rregull.
“Paguam 700 lekë (7 €) për dy shezlonë. Zgjodhëm të blinim birra dhe snacks nga marketi dhe jo nga pronari i shezlonëve, gjë që ishte një ide e mirë” nënvizoi ai. Por jo të gjithë e kanë parë kaq pozitivisht. Valiantsin Pcholkin e komenton si vendin më të pistë në botë ku i është dashur të notojë.
“Gjithçka është në mbeturina” shprehet ai. Ade P.O. që vizitoi Durrësin në javën e dytë të korrikut vlerëson se 90% e plazhit është i mbushur me shezlonë dhe çadra me pagesë, por ka tabela që e tregojnë qartë se plazhi është publik, dhe ka disa hapësira të vogla ku njerëzit ulen me peshqirët e tyre në tokë ose çadrat e sjella nga shtëpia.
“Plazhi me rërë është relativisht i pastër. Po bëhen përpjekje për mbledhjen e mbeturinave dhe përmirësimin e pastërtisë. Uji është relativisht i pastër, por është i ngjashëm me Mar Menorin dhe është i cekët pavarësisht sa larg shkon.
Nuk ka dallgë. Frekuentohet nga vendas dhe familje. Nuk ka dushe. Shëtitorja është plot me bare, restorante, dyqane. Pas orës 18:00, atmosfera (dhe temperatura) është më e këndshme” shprehet ajo.
Plazhi i Currilave është një tjetër pikë që ka hyrë pozitivisht në vlerësimet e turistëve, të cilët komentojnë se është i përshtatshëm për familjarët por duhet të vini herët në mëngjes të gjeni parkim dhe shezlonë bosh.
Krejt e kundërta në fakt duket se ndodh me Qerretin që i takon Kavajës. Pavarësisht sesa popullor është ai, turistët kritikojnë se uji është i pisët, dhe nuk ka dhoma zhveshjeje. Pavarësisht standardit të ulët, të paktën çmimet gjykohen se janë të arsyeshme.
“Kalova një javë me një grup miqsh. Standard shumë i ulët.
Nga njëra anë palma, nga ana tjetër grumbuj mbeturinash, erë kanalizimesh, plazhi nuk pastrohet, nuk i kushtohet shumë vëmendje pastërtisë. Restorantet me çmime të pranueshme.
Dyqanet janë shumë më të lira. Qëndruam në një apartament, akomodimi ishte shumë i mirë, 50 euro nata për apartament për 2 persona” vlerëson Ònika Màthè në Google Review.
Pylli me pisha shihet si një avantazh. Miguel komenton se plazhet private janë mirë, por publikët të pistë, dhe pylli me pisha pas tyre nuk mund të ishte në gjendje më të keqe. Mbeturinat janë të shpërndara kudo.
Kurse Oleh Us e krahason me Detin Azov, shumë i cekët, uji është i turbullt nga rëra.
“Por pozitiv është fakti se ka një pyll halor aty pranë, që krijon hije” shprehet ai. .
Shëngjini mes dy kontrasteve, Rana e Hedhun merr zemrat e të huajve
Promovimi i turizmit në mediat ndërkombëtare që zakonisht ka si fjalë kyçe të qenët destinacion i lirë dhe si foto plazhet e Jugut ka bërë që eksplorimi i të huajve në plazhet e Veriut të jetë më i ulët. Sigurisht prania e tyre nuk mungon por nuk është aq e dukshme sa në Sarandë, Vlorë apo Durrës.
Kureshtarët që kanë zgjedhur Veriun kanë arritur të shkëpusin të paktën nga Shëngjini “dunën” e magjishme të rërës e njohur si Rana e Hedhun.
Për pjesën e Shëngjinit kjo duket të jetë pika më e rekomanduar për t’u vizituar sipas Google Review. Plazhi i qytetit kritikohet për shezlonet e shumtë, jo se tek Rana nuk ndodh diçka e tillë ama.
“Plazh ranor. Fatkeqësisht uji është shumë i errët dhe duket i ndotur. Këndshëm për t’u zhytur për një orë si ndalesë gjatë rrugës dhe kjo është e gjitha”, – komenton Nadia për Shëngjinin.
Një turist francez Val0u38 rekomandon që kush do të vizitojë këtë zonë për plazh të mos humbasë kohë në qytet.
“Ka shumë plazhe të tjera më të mira dhe jo shumë larg.
Ky plazh është plot me shezlonë shumë pranë njëri-tjetrit, e pamundur të qëndrosh në qetësi, ndaj nuk u vendosëm fare aty, shumë i ngarkuar për ne. Gjithashtu shumë e vështirë të parkosh” komenton ai.
Por krejt ndryshe nga plazhi i qytetit i njëjti vizitor komenton se Rana e Hedhun është mjaft interesante dhe mund të kalosh gjithë ditën aty.
“Ka një plazh shumë të bukur me rërë, shumë i madh, ideal për fëmijët sepse deti është i cekët dhe ka parkim falas kudo.
Ka disa bare, dhe morëm me qira shezlonë e çadër. Na pëlqeu shumë ky plazh, pasi është i qetë dhe larg turmave të plazhit të Shëngjinit, ku shezlonët janë ngjitur me njëri-tjetrin.
Ndodhet vetëm 5 km larg qytetit” shprehet ai. Një tjetër vizitor Christian Chelu vlerëson pozitivisht këtë pjesë e bregdetit shqiptar.
“Një dunë mahnitëse që bashkohet papritur me detin. Fatkeqësisht, vendasit hedhin mbeturina kudo dhe duket se nuk kanë asnjë problem të rrinë të rrethuar nga plehrat në plazh”, – shprehet ai.
Duke parë kantieret e ndërtimit që kanë zënë vend kudo nëpër bregdet duket se edhe në pjesën e Ranës së Hedhur ekziston frika se mund të nisë të ndërtohet.
“Plazh publik, i gjithi për vete shpresoj të mos fillojnë së shpejti të ndërtojnë resorte. Megjithatë, rëra ishte pak e pistë, me shumë mbeturina të hedhura”, nënvizon një tjetër pushues.
Velipoja më pak e promovuar, por vlerësime pozitive
Plazhi i Velipojës mbetet ndoshta ndër më pak të promovuarit por vlerësimet në Google Review edhe pse të pakta e cilësojnë atë të një niveli 4.5 nga 5.
Ky është një rezultat mjaft i mirë në raport me gjithë plazhet e vendit por kjo më së shumti lidhet me faktin që vizitorët që hyjnë online për të bërë një vlerësim janë ende në numër të kufizuar.
Gjithsesi komentet pozitive të Velipojës nuk mungojnë dhe lidhen më së shumti me ngarkesën më të paktë që ka rajoni me turistë, çmimet ekonomike ku mund të gjesh shezlone mes 500-1000 lekë apo ushqimit me çmim të lirë që mund të hash në restorante.
Emil Haas komenton se plazhi është me rërë, i pastër dhe i qetë ndërsa Shams Haque që shoqëron komentin e tij me foto të plazhit dhe ushqimit shprehet se ky është një plazh i mrekullueshëm për të kaluar pushimet.
Rritja e çmimeve në struktura akomoduese në Durrës dhe në Jugun e vendit kanë bërë që Velipoja dhe Shëngjini të jenë kryesisht destinacone edhe më të përqendruara se më parë për shqiptarët e Kosovës./ Monitor.al -

Rama: “Plazhi i Pishporos”, një destinacion tërheqës për ata që kërkojnë një breg të qetë, larg turizmit masiv
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një video ku përciellet magjia e plazhit të qetë të Pishporos. Ky është një destinacion tërheqës për ata që kërkojnë një plazh të qetë, larg turizmit masiv, ata që duan të shkëputen nga bota dhe ta ndjejnë detin, rërën, natyrën në të gjithë parmasat e tyre.Siç dihet plazhi i Pishporos ndodhet vetëm 20 kilometra nga Fierit, në zemër të një ekosistemi të rrallë, Parku Natyror i Pishë‑Poros, pjesë e deltës së lumit Vjosë. Për shumë vite ka qenë i fshehur, pothuajse i panjohur, për shkak të mungesës së infrastrukturës dhe qasjes së vështirë.
Sot, falë punimeve të rrugëve dhe interesit në rritje, ai është bërë një nga destinacionet më tërheqëse për ata që kërkojnë një plazh të qetë, larg turizmit masiv.Karakteristikat që e bëjnë unik dhe të lakmuar këtë fragment të vijës bregdetare është: Rërat e virgjëra dhe dunet, sipërfaqe natyrore të ruajtura, që formojnë një peizazh të egër e të bukur.Flora dhe fauna e pasur, më shumë se 100 lloje bimësh aromatike e medicinale, shpendë migratorë dhe habitat i disa specieve të rralla.Qetësia e natyrës, e shprehur nga mungesa e ndërtimeve masive dhe shërbimeve të zhurmshme krijon një ambient meditativ dhe relaksues.Pishporo ka filluar të tërheqë turistë shqiptarë e të huaj që kërkojnë autenticitet.Në verën e fundit janë vendosur disa bar-restorante të vogla dhe shezlongë, por vendi ruan ende pamjen e tij të paprekur.Fakti që një figurë publike si kryeministri zgjedh të ndajë një ditë pushimi nga Pishporo nuk është vetëm një moment personal.Ky gjest është edhe një lloj promovimi të turizmit vendas: një ftesë e heshtur që shqiptarët të kthejnë sytë nga këto hapësira të bukura që ende nuk janë prekur nga betoni dhe ndërtime pa kriter.
AV -

Nga bukuritë natyrore te kaosi, plehrat e shtrenjtimi içmimeve; Shqipëria turistike në syrin e botës
Shqipëria turistike në syrin e botës Shqipëria vijon të mbetet një destinacion me interes për të huajt në aspektin turistik, edhe pse ritmi i rritjes është ngadalësuar në raport me një vit më parë. Në platforma të udhëtimit bëhen çdo ditë mijëra komente për atë se çfarë pëlqejnë apo jo vizitorët, ku nuk mungojnë komentet pozitive dhe negative. Plazhet dhe bekimi që na ka dhënë natyra janë në krye të vlerësimeve pozitive, ashtu sikurse mbeturinat që gjenden kudo, ndërtimet pa kriter, çmimet e shtrenjta ku nuk përputhet shërbimi me atë që paguan janë shpesh arsye për komente të gjata negative. Jugu i vendit mbetet mes dy ekstremesh ku disa e duan e të tjerë thonë “kurrë më”, Durrësi ku vijnë me pak pritshmëri shihet si një surprizë e këndshme, kurse Velipoja mbetet ende jashtë radarit me pak vizitorë, por ama me vlerësimin më pozitiv nga ajo pakicë që e zgjedh. Nertila Maho Shqipëria u vizitua në 6 muajt e parë të vitit nga 4.76 milionë të huaj të cilët janë një miks, mes interesit kulturor, kulinar por edhe atij të detit dhe rërës. Rritja në muajt e parë të vitit, edhe pse më modeste se një vit më parë, sërish foli për një destinacion që ngjall kuriozitet, teksa vera pritet të jetë një tjetër kapitull që po shfaqet me luhatje.Pritshmëritë e operatorëve turistikë janë që sezoni veror të shënojë më pak turistë se sezoni veror i vitit të kaluar dhe shkak për këtë pesimizëm janë bërë rezervimet paraprake individuale, që ishin më të ulëta se e njëjta periudhë e një viti më parë.Bëhet fjalë për rezervimet që vijnë nga Europa Perëndimore nga ku po vjen pjesa më e madhe e të huajve që kulturën e planifikimit të pushimeve e kanë pjesë të tyre duke mos lënë gjëra për “last minute” (rezervim të minutës së fundit.Vetëm italianët në një përqindje të vogël mund të jenë një rast i rezervimeve të momentit të fundit, nisur nga afërsia dhe alternativat e transportit që janë më të larmishme dhe ofertat që mund të gjejnë.Gjithsesi, të huajt po vijojnë të vijnë dhe të shumtë janë ata që Shqipërinë e konsiderojnë një zbulim të bukur, një vend që nuk duhet humbur, një alternativë për pushime ekonomike dhe ushqim të mirë.Komentet pozitive nuk mungojnë në rrjete sociale dhe platformat e posaçme për udhëtimet si Tripadvisor apo Google Review ashtu sikurse nuk mungojnë ato negative madje deri në ekstrem për një vend që “fama” turistike e gjeti disi të papërgatitur.Këto platforma, të cilat bashkojnë zërat e miliona turistëve, duhet të jenë në fakt pasqyra ku qeveria, biznesi dhe gjithë industria turistike sheh veten dhe korrigjon atë që nuk shkon.“Monitor” përzgjodhi për rajone të ndryshme në vend, disa nga kritikat që kanë të huajt sa i takon turizmit, për t’i dhënë zë dhe si një formë për të reflektuar në mënyrë që Shqipëria të vijojë të ketë shkëlqimin turistik që po përjeton viteve të fundit.Por cilat janë në fakt disa nga aspektet që të huajt vlerësojnë dhe kritikojnë këtë vit? Hapësirat më të shumta të plazheve publike këtë vit, janë një nga pikat që vlerësohet. Të huajt përgjithësisht parapëlqejnë të shkojnë drejt këtyre hapësirave nisur edhe nga fakti që e vizitojnë vendin tonë si turistë në buxhet.Duan të shpenzojnë pak dhe çadrat e shezlonet nuk janë diçka që e shohin si të arsyeshme për ta paguar, aq më shumë me çmime të kripura ku në disa plazhe 15-20 euro është standard.Dashurojnë ushqimin dhe mikpritjen e vendasve ashtu sikurse kritikojnë çmimet e ekzagjeruara që aplikohen për disa shërbime në industrinë turistike vetëm sepse janë turistë.Mbetjet janë një kryefjalë e përbashkët e të gjithëve, nga Jugu në Veri dhe i shqetëson normaliteti me të cilin vendasit lënë mbeturinat në plazhet që frekuentojnë apo mënyra sesi sillen me natyrën.Ndërtimet që kanë pushtuar bregdetin, sidomos në Jug, janë pjesë e albumeve fotografike që ngarkohen në platforma ku sigurisht fjalët nuk janë për t’i përgëzuar, por për ndryshimin dramatik që po i bëhet peizazhit mahnitës që po zëvendësohet me beton.Por si e sheh sot bota me syrin e saj një vend të vogël si Shqipëria? Nga Saranda në Velipojë çfarë po thonë turistët për ne. Saranda ndan turistët, e bukur por kaotike dhe çmimet janë të shtrenjtaSaranda mbetet një nga destinacionet e parapëlqyera të të huajve të cilët joshën për të vizituar Jugun e Shqipërisë nga “thirrja” e plazheve të kristalta, perëndimeve idilike apo jetës vibrante të qytetit.Për rrjedhojë, pritshmëria dhe realiteti që gjejnë, shpesh i bën vizitorët të ndahen në dy ekstreme. Pra, Sarandën ose do ta duash ose do ta urresh. Panorama që të shfaqet në komentet e shumta që mund të hasësh varet se cilës platformë i drejtohesh.Në Google Review, për vende specifike në Sarandë do të gjesh një miks mes komenteve pozitive dhe negative por në Tripadvisor, thuajse të gjithë vlerësimet e reja janë negative.Kjo ka ulur vlerësimin e përgjithshëm të destinacionit në 2.7 nga 5 që duhet të jenë. Por çfarë kanë kritikuar në fakt pushuesit?Tepër e mbipopulluar, rrugët dhe shoferët të tronditin. Plazhi publik është 1/10. Turp që kaq shumë plazhe janë privatizuar.E vetmja gjë e mirë për këtë vend ishte mundësia për të dalë për në Korfuz. Kisha shumë dëshirë të vija këtu, por jam e zhgënjyer. Ka kaq shumë vende më të mira për të vizituar. Mos u lodh fare të vish deri këtu për këtë zhgënjim”, – komenton Michele T.Një tjetër turist duket se kritikon tendencën për të mos qenë i drejtë me turistët sa i takon konvertimit të eurove që lënë si dhe çmimet e shtrenjta. “Kudo hajdutë të tmerrshëm. Mashtrojnë turistët në çdo vend.Kini kujdes mashtrojnë me Euro dhe Lek, ushqimi është i shtrenjtë dhe i tmerrshëm” komenton Lendrit K.Mbipopullimi i qytetit kur ndërkohë i mungon infrastruktura për të përballuar këtë fluks është një shqetësim që përsëritet vit pas viti. Një pushues britanik Robert J (Ipswich, UK) i cili vizitoi Sarandën me familjen e cilësoi gabim qëndrimin në Sarandë pikërisht për këtë arsye.Ishte një gabim të qëndronim në Sarandë, është një destinacion shumë i ngarkuar turistik, por nuk ka infrastrukturë për të mbështetur fluksin e turistëve. Ka disa restorante të mira, por nuk mjaftojnë për të kompensuar mungesat.Plazhet në qytet janë të ndotura dhe të mbushura, kështu që të duhet makinë, që do të thotë të përjetosh ndjesinë të dhënit të makinës me stilin e tmerrshëm të vendasve që është e frikshme dhe e rrezikshme” nënvizon ai.Kaotizmi dhe mënyra sesi vendasit sillen në timon duket se është bërë shkak për një seri komentesh negative.“Mendoj se kam qenë mjaft bujar që i kam dhënë dy yje, dhe kjo vetëm sepse kemi ngrënë disa vakte shumë të mira me çmime të arsyeshme megjithatë drejtimi i makinës është kaotik, parkim nuk ka dhe jemi vetëm në qershor (jo sezoni i pikut).Mund ta kuptoj që të rinjtë mund të shijojnë jetën e natës këtu, por nëse kërkoni pushime çlodhëse si unë, me pak eksplorim largohuni nga Saranda!Do të rekomandoja ta vizitoni Shqipërinë, por shkoni në veri ku ka plazhe shumë të mira dhe vende interesante historike” shprehet një tjetër turist.Një tjetër arsye për zhgënjim duket se është petku shkëlqyes që Sarandës i është veshur në artikujt promovues dhe ndoshta pritshmëritë janë bërë aq të larta sa realiteti duket si mashtrim.Antonia komenton se kishte shumë pritshmëri por në realitet drejtimi i makinës këtu është shumë i komplikuar, nuk ka vende parkimi, nuk ekziston as një sistem i mirë autobusësh. “Jemi shumë të zhgënjyer nga kjo përvojë dhe nuk do të kthehemi më” thotë ajo komentin e saj. Ksamili, vlerësohen plazhet por jo shërbimi, problem mbetjet, muzika, dendësia e çadraveKsamili këtë sezon duket se ka rikuperuar disa pikë në imazh nëse u referohemi komenteve që turistët që e kanë vizituar kanë bërë në Google Review. Sigurisht meritat për këtë i merr natyra e cila e ka bekuar këtë rajon me plazhe mahnitëse dhe peizazhe që rrëmbejnë zemrat e atyre që i shohin.Por edhe në këtë rast, Tripadvisor ndryshe nga Google ka marrë më shumë vlerësime negative për Ksamilin dhe kjo lidhet më shumë me mënyrën sesi menaxhohet sezoni në një nga perlat turistike të vendit që është kthyer në imazhin promovues ndërkombëtar.Turistët kritikojnë dendësinë e çadrave që vendosen në plazhe, mbeturinat që gjenden kudo apo garën që lokalet bëjnë me njëri-tjetrin se cili e ka muzikën më të lartë.Komentuesi 0586irenet në Tripadvisor që vizitoi Ksamilin çift shkuan se nuk do ta vizitojë kurrë më. “Aspekte pozitive: Deti i bukur dhe mikpritja e shqiptarëve. Për pjesën tjetër, vend tepër turistik, pa mundësi shpëtimi, edhe nëse përpiqesh të gjesh një plazh më të izoluar nuk është e mundur; çadrat janë të gjitha ngjitur me njëra-tjetrën (nga 15 € e sipër) me shezlonë të vjetër e të rrënuar.Qendra e Ksamilit është një karnavale, një grumbull restorantesh të shtrenjtë dhe me cilësi të dobët. Përreth ka plot mbeturina. Nuk kam qenë në vende të tjera në Shqipëri, por këtu me siguri nuk kthehem më” vlerëson ai.Sarah nga Italia, e cilëson se plazhet janë si në Karaibe, por atmosfera irrituese.“Plazhet e Ksamilit janë padyshim të bukura, por… Janë shumë të vogla dhe shezlonët praktikisht janë ngjitur me njëri-tjetrin.Që nga mesi i qershorit plazhet janë të tejmbushura me fëmijë, të cilëve prindërit ua lejojnë çdo gjë, duke krijuar një ambient shumë të zhurmshëm që e bën të pamundur çdo formë relaksi. Kudo ndihet se qyteti është përshtatur shumë shpejt për turizëm masiv, ka lokale ngado.Supermarketet e vegjël nuk kanë thuajse asgjë nga ato që duhen për një pazar normal, duke i detyruar njerëzit të hanë jashtë në vende aspak të lira. Supermarketet kanë çmime tepër të larta, më të larta se në Itali.Në plazhe nuk ka rregulla, njerëz që pinë duhan, bërtasin. Trafiku në rrugë është i tmerrshëm, turistët në këmbë dhe makinat ndajnë rrugët pa asnjë logjikë. Për dy shezlonë dhe një çadër duhet të paguash të paktën 20 euro (rrallë 15), por çmimet rriten edhe më shumë për çdo shërbim shtesë.Tualetet e plazheve janë nën pragun e së pranueshmes. Është një vend që po rritet me shpejtësi për të tërhequr turistët, por ndërkohë, përveç lokaleve, nuk ka ofruar shërbime të tjera të domosdoshme.Preferojnë (në mënyrë këmbëngulëse) pagesën cash, pa dhënë fatura dhe fakti që do të paguash me kartë, me përjashtime të rralla, nuk mirëpritet dhe shpesh nuk e fshehin irritimin.Nëse zgjidhni Ksamilin, përgatituni të shpenzoni shumë, madje edhe për shërbime që nuk janë aspak në lartësinë e pagesës. Do të kthehesha vetëm për plazhet, por për asnjë arsye tjetër” shprehet ajo. Nga mbeturinat te ndërtimet e parkimet, çfarë zhvlerëson bukurinë e JugutPlazhet në Jug të vendosur duket sikur janë në një bursë të luhatshme ku vit pas viti, herë fitojnë e herë humbin pikë. Problematikat e tyre mbeten të vjetra apo edhe të reja që vijnë me zhvillimin që pëson zona ku ndodhen.Borshi që një vit më parë ishte plazhi ku dominuan kryesisht vendasit dhe plazhi me çmimet më ekonomike duket se këtë vit është bërë një pikë e preferuar edhe për të huajt, të cilët janë të ndarë në opinionet që kanë.Frederique Bertrand, i cili vizitoi së fundmi këtë plazh, komenton se ka cigare kudo dhe uji nuk është shumë i pastër. Në fund ai shton se nuk e rekomandon.Komentuesi tjetër Der Ehrliche që i ka dhënë vetëm tre yje rendit si problem sjelljen jo shumë të përgjegjshme të vendasve, sa u takon organizimeve që bëjnë në plazhe dhe pastrimit të mbetjeve.“Plazhi është i gjatë dhe ka shumë vende parkimi, falas. Të gjithë njerëzit në plazh janë të këndshëm – kryesisht shqiptarë. Ujë i bukur. Plazh me guralecë. Mund të ecni gjatë dhe larg nëse doni. Dallgë të këndshme.Gjenden edhe hapësira shumë të mira për hije, nëse gjeni ndonjë të lirë.Ndonjëherë ka shumë ndërtime spontane, vende të improvizuara për zjarr dhe “barbecue”. Njerëzit bëjnë “barbecue” dhe ndezin zjarre në hapësira të hapura dhe asgjë nuk pastrohet. Duhet kujdes me zonat e hapura të plazhit, larg klubeve, sepse ndonjëherë mund të ecni mes bajgave të lopëve.Një hotel i ri po ndërtohet këtu, do të jetë një kompleks gjigant, dhe pakënaqësia tashmë është shprehur me grafiti. Është mjaft interesante të shihet si po zhvillohet ky vend”, – vlerëson ai.Adrian Martinez, një tjetër vizitor, nënvizon se plazhet nuk janë shumë të mbushur por rrugët janë kaotike dhe si kudo këtu ka mbeturina. Të njëjtën përshtypje ka lënë edhe Carlo Regazzo.“Plazh i zakonshëm, me guralecë, ujë relativisht i pastër, shumë vende për të ngrënë, por i zhytur në atë neglizhencën e zakonshme shqiptare: mbeturina kudo, rrugë të pakalueshme, kaos me makinat, duhet të përshtatesh, nëse mundesh” shprehet ai.Për Dhërmiun duket se investimet e bëra në lokale plazhi janë mbresëlënëse por muzika e lartë dhe mungesa e parkimit janë arsye për stres.“Nuk ka vende parkimi të mirëfillta. Kështu që bëhet shumë e vështirë të gjesh ku të parkosh makinën, ose duhet të paguash 5 euro dikujt që ka liruar një copë tokë të braktisur. Për këtë arsye, ne në përgjithësi nuk do të shkojmë më në Dhërmi”, – komenton një turiste britanike.Lianne M nga Holanda shprehet se plazhi është shumë i bukur, por “pothuajse të gjithë beach club-et konkurrojnë se cili vendos muzikën më të lartë. Prandaj, çlodhja në plazhin e Dhërmiut është e pamundur”.Çmimet janë një tjetër arsye për kritikë. “Kush vjen në Shqipëri me idenë e çmimeve të ulëta duhet ta harrojë. 15 euro për një çadër plazhi. Mund të mos duket shumë e lartë, por duhet të ishte 5 euro.Të mos flasim për çmimet në minimarkete: 4 euro/kg për bananet dhe 4 euro për një akullore të paketuar.Kjo është dyfishi i çmimeve në Tiranë, të cilat tashmë janë të larta”, komentoi një pushues italian, Mario Bianchi pas një vizite në plazhin e Drimadhes. Petr PetrK shprehet se teksa plazhet janë pjesa e bukur e vendit ka një tjetër anë që nuk është edhe aq e bukur.“Realitet i trishtuar janë kantieret e ndërtimit pas plazhit, nuk dua ta përfytyroj të ardhmen e këtij vendi” shprehet ai.Livadhi dhe Himara duket se janë plazhet që kanë marrë më pak kritika në këtë rajon nisur këtu edhe nga prania e plazhit publik në njërën anë, alternativave më të shumta të pazareve në qytet, si dhe çmimeve jo shumë të ekzagjeruara të shezloneve përfshi këtu edhe mundësinë e parkimit. Durrësi, pritshmëri të ulëta, por vlerësimi pozitiv më i qëndrueshëm në platforma Durrësi që mbetet aktualisht modeli më i qëndrueshëm i turizmit në vend duket se e reflekton këtë edhe në komentet që merr nga turistët individualë që e vizitojnë.Qyteti dhe plazhet rrethues të tij ndoshta nuk janë më idealet nëse krahasohen me Jugun por avantazhi i madh që kanë është se janë ranorë dhe më të përshtatshëm për familjet me fëmijë, çmimet më ekonomike, oferta e larmishme për aktivitetet që mund të zhvillosh.Pikërisht këto i kanë siguruar qytetit një vlerësim me 4.1 nga 5 në Google Review. Ndryshe nga sa ndodh me Jugun, ata që vijnë në qytet nuk kanë prtishmëri shumë të larta për plazhin dhe ujin dhe gjithsesi një pjesë e mirë e tyre befasohen pozitivisht.Michele Braone komentoi pozitivisht përvojën e tij në qytet.“Shëtitorja buzë detit është e bukur, me shumë bare, restorante dhe veçanërisht tezga që shesin suvenire të çdo lloji. Por më së shumti më pëlqyen spektaklet e shitësit të akullores, me konët që fluturonin dhe zhdukeshin” shprehet ai.Lenka Kováčová, një tjetër turiste, vlerëson faktin që ka një plazh publik dhe që është relativisht i pastër. “Duhet të paguash për shezlonët, por ne nuk i përdorëm. Ka shumë bare dhe biznese të ndryshme.Gjenden edhe karusela” nënvizoi ai. Berkin Tasgun vlerëson se deti është me rërë, ndaj mund të duket pak i pistë, por në fakt është krejt në rregull.“Paguam 700 lekë (7 €) për dy shezlonë. Zgjodhëm të blinim birra dhe snacks nga marketi dhe jo nga pronari i shezlonëve, gjë që ishte një ide e mirë” nënvizoi ai. Por jo të gjithë e kanë parë kaq pozitivisht. Valiantsin Pcholkin e komenton si vendin më të pistë në botë ku i është dashur të notojë.“Gjithçka është në mbeturina” shprehet ai. Ade P.O. që vizitoi Durrësin në javën e dytë të korrikut vlerëson se 90% e plazhit është i mbushur me shezlonë dhe çadra me pagesë, por ka tabela që e tregojnë qartë se plazhi është publik, dhe ka disa hapësira të vogla ku njerëzit ulen me peshqirët e tyre në tokë ose çadrat e sjella nga shtëpia.“Plazhi me rërë është relativisht i pastër. Po bëhen përpjekje për mbledhjen e mbeturinave dhe përmirësimin e pastërtisë. Uji është relativisht i pastër, por është i ngjashëm me Mar Menorin dhe është i cekët pavarësisht sa larg shkon.Nuk ka dallgë. Frekuentohet nga vendas dhe familje. Nuk ka dushe. Shëtitorja është plot me bare, restorante, dyqane. Pas orës 18:00, atmosfera (dhe temperatura) është më e këndshme” shprehet ajo.Plazhi i Currilave është një tjetër pikë që ka hyrë pozitivisht në vlerësimet e turistëve, të cilët komentojnë se është i përshtatshëm për familjarët por duhet të vini herët në mëngjes të gjeni parkim dhe shezlonë bosh.Krejt e kundërta në fakt duket se ndodh me Qerretin që i takon Kavajës. Pavarësisht sesa popullor është ai, turistët kritikojnë se uji është i pisët, dhe nuk ka dhoma zhveshjeje. Pavarësisht standardit të ulët, të paktën çmimet gjykohen se janë të arsyeshme.“Kalova një javë me një grup miqsh. Standard shumë i ulët.Nga njëra anë palma, nga ana tjetër grumbuj mbeturinash, erë kanalizimesh, plazhi nuk pastrohet, nuk i kushtohet shumë vëmendje pastërtisë. Restorantet me çmime të pranueshme.Dyqanet janë shumë më të lira. Qëndruam në një apartament, akomodimi ishte shumë i mirë, 50 euro nata për apartament për 2 persona” vlerëson Ònika Màthè në Google Review.Pylli me pisha shihet si një avantazh. Miguel komenton se plazhet private janë mirë, por publikët të pistë, dhe pylli me pisha pas tyre nuk mund të ishte në gjendje më të keqe. Mbeturinat janë të shpërndara kudo.Kurse Oleh Us e krahason me Detin Azov, shumë i cekët, uji është i turbullt nga rëra.“Por pozitiv është fakti se ka një pyll halor aty pranë, që krijon hije” shprehet ai. . Shëngjini mes dy kontrasteve, Rana e Hedhun merr zemrat e të huajve Promovimi i turizmit në mediat ndërkombëtare që zakonisht ka si fjalë kyçe të qenët destinacion i lirë dhe si foto plazhet e Jugut ka bërë që eksplorimi i të huajve në plazhet e Veriut të jetë më i ulët. Sigurisht prania e tyre nuk mungon por nuk është aq e dukshme sa në Sarandë, Vlorë apo Durrës.Kureshtarët që kanë zgjedhur Veriun kanë arritur të shkëpusin të paktën nga Shëngjini “dunën” e magjishme të rërës e njohur si Rana e Hedhun.Për pjesën e Shëngjinit kjo duket të jetë pika më e rekomanduar për t’u vizituar sipas Google Review. Plazhi i qytetit kritikohet për shezlonet e shumtë, jo se tek Rana nuk ndodh diçka e tillë ama.“Plazh ranor. Fatkeqësisht uji është shumë i errët dhe duket i ndotur. Këndshëm për t’u zhytur për një orë si ndalesë gjatë rrugës dhe kjo është e gjitha”, – komenton Nadia për Shëngjinin.Një turist francez Val0u38 rekomandon që kush do të vizitojë këtë zonë për plazh të mos humbasë kohë në qytet.“Ka shumë plazhe të tjera më të mira dhe jo shumë larg.Ky plazh është plot me shezlonë shumë pranë njëri-tjetrit, e pamundur të qëndrosh në qetësi, ndaj nuk u vendosëm fare aty, shumë i ngarkuar për ne. Gjithashtu shumë e vështirë të parkosh” komenton ai.Por krejt ndryshe nga plazhi i qytetit i njëjti vizitor komenton se Rana e Hedhun është mjaft interesante dhe mund të kalosh gjithë ditën aty.“Ka një plazh shumë të bukur me rërë, shumë i madh, ideal për fëmijët sepse deti është i cekët dhe ka parkim falas kudo.Ka disa bare, dhe morëm me qira shezlonë e çadër. Na pëlqeu shumë ky plazh, pasi është i qetë dhe larg turmave të plazhit të Shëngjinit, ku shezlonët janë ngjitur me njëri-tjetrin.Ndodhet vetëm 5 km larg qytetit” shprehet ai. Një tjetër vizitor Christian Chelu vlerëson pozitivisht këtë pjesë e bregdetit shqiptar.“Një dunë mahnitëse që bashkohet papritur me detin. Fatkeqësisht, vendasit hedhin mbeturina kudo dhe duket se nuk kanë asnjë problem të rrinë të rrethuar nga plehrat në plazh”, – shprehet ai.Duke parë kantieret e ndërtimit që kanë zënë vend kudo nëpër bregdet duket se edhe në pjesën e Ranës së Hedhur ekziston frika se mund të nisë të ndërtohet.“Plazh publik, i gjithi për vete shpresoj të mos fillojnë së shpejti të ndërtojnë resorte. Megjithatë, rëra ishte pak e pistë, me shumë mbeturina të hedhura”, nënvizon një tjetër pushues. Velipoja më pak e promovuar, por vlerësime pozitive Plazhi i Velipojës mbetet ndoshta ndër më pak të promovuarit por vlerësimet në Google Review edhe pse të pakta e cilësojnë atë të një niveli 4.5 nga 5.Ky është një rezultat mjaft i mirë në raport me gjithë plazhet e vendit por kjo më së shumti lidhet me faktin që vizitorët që hyjnë online për të bërë një vlerësim janë ende në numër të kufizuar.Gjithsesi komentet pozitive të Velipojës nuk mungojnë dhe lidhen më së shumti me ngarkesën më të paktë që ka rajoni me turistë, çmimet ekonomike ku mund të gjesh shezlone mes 500-1000 lekë apo ushqimit me çmim të lirë që mund të hash në restorante.Emil Haas komenton se plazhi është me rërë, i pastër dhe i qetë ndërsa Shams Haque që shoqëron komentin e tij me foto të plazhit dhe ushqimit shprehet se ky është një plazh i mrekullueshëm për të kaluar pushimet.Rritja e çmimeve në struktura akomoduese në Durrës dhe në Jugun e vendit kanë bërë që Velipoja dhe Shëngjini të jenë kryesisht destinacone edhe më të përqendruara se më parë për shqiptarët e Kosovës. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.