Tag: plazhi

  • Velipoja, destinacioni i preferuar i turistëve për hapësirën dhe pastërtinë

    Velipoja, destinacioni i preferuar i turistëve për hapësirën dhe pastërtinë

    Plazhi i Velipojës vazhdon të mbetet një ndër destinacionet më të frekuentuara të bregdetit shqiptar, duke tërhequr pushues vendas dhe të huaj çdo sezon veror. Hapësira e gjerë publike dhe pastërtia janë dy nga arsyet kryesore që turistët zgjedhin këtë plazh për të kaluar pushimet.
    Pushuesit shprehen se ndihen të lirë dhe komodë falë sipërfaqes së bollshme që ofron Velipoja, ndërsa standardet e larta të pastërtisë e bëjnë eksperiencën edhe më të këndshme. Përveç këtyre, shërbimet dhe mikpritja e zonës e forcojnë më tej imazhin e Velipojës si një destinacion turistik në rritje.

    Edhe kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, përmes një postimi në rrjetet sociale, theksoi rëndësinë e Velipojës për turizmin:“Për pushuesit, plazhi i Velipojës është përherë zgjedhja e parë për pushime. Ata vlerësojnë hapësirën publike të bollshme dhe pastërtinë që gjejnë në plazh. Të diel të mbarë! ☀️”, u shpreh Beci.
    Me rritjen e fluksit të vizitorëve çdo vit, Velipoja po konsolidohet si një ndër plazhet më të preferuara të bregdetit shqiptar.

  • Rama promovon plazhin e Porto Palermos

    Rama promovon plazhin e Porto Palermos

    I shtrirë mes kodrave të gjelbra dhe ujërave të detit Jon, Plazhi i Porto Palermos në Rivierën shqiptare ofron një destinacion perfekt për vizitorët, qofshin ata vendas ose të huaj. Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit foto nga ky plazh, i cilësuar si një nga zonat më të bukura të bregdetit shqiptar. Plazhi ka një pamje spektakolare me guralecë të bardhë, me ujëra të kristalta dhe në krye një kala 200-vjeçare. Ajo njihet me dy emra, kalaja e Porto-Palermos ose kalaja e Ali Pashë Tepelenës.

  • Media italiane: Cilat janë plazhet më të bukura në Shqipëri?

    Media italiane: Cilat janë plazhet më të bukura në Shqipëri?

    Zbulo plazhet më të bukura të Shqipërisë, ku të presin rëra e pastër, ujëra kristal dhe një bregdet plot hijeshi. Shqipëria po përjeton një moment të rëndësishëm dhe ne jemi këtu për ta ndarë me ju. Riviera shqiptare është e mbushur me plazhe magjepsëse që ofrojnë një përvojë luksi me çmime të përballueshme. Gjej parajsën tënde buzë detit me udhëzuesin tonë të plazheve më të bukura të Shqipërisë, për një pushim buzë detit vetëm pak orë larg Italisë.
    Pse të zgjedhësh Shqipërinë për pushimet e tua verore?

    Bukuri e paprekur dhe aventura në Adriatik
    Udhëto drejt kësaj perle të bregdetit Adriatik e Jon, për të admiruar plazhe të mrekullueshme, për të zbuluar historinë e pasur ende pak të njohur dhe për të shijuar shijen e një kuzhine të mrekullueshme. Eksploro rrënoja antike, qytete plot gjallëri dhe peizazhe malore mbresëlënëse, përpara se të shtrihesh në një plazh të paprekur.
    Më poshtë gjenden disa nga plazhet më të bukura të Shqipërisë, për një pushim mes bukurisë dhe relaksit.

    Tetë plazhet më të mira të Shqipërisë
    Qoftë në rivierën shqiptare apo në veri të vendit, bregdeti i Shqipërisë ofron një larmi plazhesh për çdo shije. Në Sarandë dhe Shëngjin do të gjesh beach club-e plot gjallëri, bare dhe muzikë ritmike; në Gjipe do të përjetosh qetësi e izolim mes natyrës; ndërsa në Velipojë do të gjesh ujëra të përshtatshme për familje. Zbulo perla të fshehura, eksploro shkëmbinj spektakolarë dhe shijo diellin e Mesdheut në këto plazhe të mrekullueshme të Shqipërisë, në disa nga destinacionet më të bukura bregdetare të vendit. Lexim të këndshëm dhe pushime të mbara!
    1. Saranda
    Plazhi më i njohur turistik në Shqipëri

    Qyteti bregdetar i Sarandës konsiderohet si kryeqyteti jozyrtar i rivierës shqiptare dhe një nga destinacionet më të mira turistike të vendit. Ai ofron një gamë të gjerë plazhesh dhe më i famshmi është plazhi kryesor i qytetit. Bulevardi buzë detit është plot gjallëri dhe të dhuron një kombinim të përkryer mes relaksit dhe argëtimit. Ujërat kristal të Sarandës janë pikërisht ashtu siç i ke parë në rrjetet sociale. Përveç notit dhe banjove të diellit, mund të provosh sporte ujore ose të ulesh në ndonjë prej bareve të shumta pranë plazhit, gjithmonë të mbushura me vizitorë.
    2. Ksamil
    Perla e Jonit

    Ky plazh i mrekullueshëm dhe magjepsës është një nga destinacionet kryesore bregdetare të Shqipërisë. Arsyeja kryesore për ta vizituar është pozicioni i tij i jashtëzakonshëm – një gji piktoresk me tre ishuj të vegjël, të cilët mund t’i arrish me varkë ose edhe me not, nëse je në formë të mirë. Pasi të mbërrish, mbetet për të shijuar diellin dhe për t’u freskuar në ujërat mahnitës me nuancë smeraldi dhe turkezi. Mbaj mend se gushti është muaji më i ngarkuar me pushues, ndërsa stina e pranverës dhe vjeshtës është periudha ideale për të shijuar qetësinë dhe bukurinë e Ksamilit.
    Spille
    Në jug të qytetit portual të Durrësit, shtrihet një hapësirë e gjerë me rërë, plot 8 kilometra e gjatë. Në pjesën e plazhit më pranë qendrës së fshatit Spille, mund të marrësh me qira shezlongë dhe çadra. Nëse zgjedh të largohesh pak më tej, turma bëhet më e rrallë, por gjatë rrugës do të gjesh gjithsesi plot restorante dhe bare ku mund të ndalesh e të shijosh ushqim apo pije freskuese.
    Velipojë
    E përshtatshme për familje
    Plazhi më verior i Shqipërisë, pranë kufirit me Malin e Zi, ofron rërë të artë, perfekte për fëmijët e vegjël, si dhe një sërë shërbimesh për pushuesit. Shezlongët dhe çadrat janë të disponueshme me pagesë, por gjatë sezonit të lartë zona mund të bëhet e tejmbushur. Nëse kërkon më shumë qetësi, mjafton një shëtitje pesë minuta larg nga qendra e zhurmshme e argëtimit. Rekomandohet të marrësh me vete një çadër plazhi, pasi hije natyrale ka shumë pak.
    Shëngjin
    Plot argëtim
    Ky plazh i mrekullueshëm ndodhet në bregdetin e njohur verior të Shqipërisë. Shtrihet për rreth 3 kilometra, me hotele nga njëra anë dhe ujëra blu të kristaltë nga ana tjetër. Rëra e artë dhe e imët zbret butësisht drejt detit të cekët e me valë të lehta, duke e bërë këtë vend ideal për familjet. Pushuesit mund të gjejnë të gjitha shërbimet e nevojshme për një ditë të plotë në plazh – nga sportet ujore e deri te shezlongët, të shoqëruara me një atmosferë festive. Koha më e përshtatshme për të shmangur turmat është periudha nga fundi i majit deri në fillim të qershorit.
    Gjipe
    Bukuri natyrore dhe qetësi

    E rrethuar nga malet, plazhi i Gjipesë është një vend paqeje dhe qetësie, perfekt për ata që kërkojnë një shije më të egër të natyrës përgjatë bregdetit shqiptar. Për të mbërritur në plazh nga rruga kryesore, të pret një shteg rreth 30-minutësh nëpër një peizazh mahnitës natyror. Gjatë ecjes, do të mund të admirosh pamje magjepsëse të plazhit, që e shtojnë edhe më shumë emocionin përpara se të mbërrish buzë detit.
    7. Dhërmi
    Vendi ideal për verën

    Dhërmiu, pranë Drymades, është një nga plazhet më të famshme të Shqipërisë dhe gjithçka lidhet me bukurinë e tij natyrore mahnitëse. Shkel mbi rërën me zhavorr të bardhë, shijo ujërat turkeze dhe admiro peizazhin përreth. Ky është gjithashtu një nga plazhet më të frekuentuara të vendit, ku muzika kumbon fort dhe pushuesit garojnë për një vend pranë bregut. Megjithatë, një shëtitje e shkurtër përgjatë plazhit mjafton për të gjetur këndin tënd të qetësisë dhe parajsës, edhe gjatë muajve të verës.
    8. Borsh
    I qetë dhe i heshtur

    Plazhi më i madh në Shqipëri shtrihet për rreth 7 kilometra me zhavorr të bardhë e të pastër përgjatë rivierës shqiptare. Ujërat turkeze të Jonit shkëlqejnë nën rrezet e diellit, ndërsa sfondi rustik të dhuron pamjen e ullishteve, kodrina të buta dhe dhi që kullosin lirshëm. Pavarësisht bukurisë së tij, ky është një nga plazhet më pak të frekuentuara të zonës. Përtej bregut, atraksionet që ia vlen të vizitosh janë Kalaja e Borshit dhe ujëvarat e bukura aty pranë./SkyScanner.it

     
     

  • Sezoni turistik, Rama poston pamje nga plazhi i Shëngjinit i tejmbushur me pushues

    Sezoni turistik, Rama poston pamje nga plazhi i Shëngjinit i tejmbushur me pushues

    Bregdeti i Shëngjinit çdo vit frekuentohet nga mijëra pushues vendas e të huaj. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga plazhi i Shëngjinit, në këtë mesgushti të mbushur me pushues.
    Plazhet e Shëngjinit janë të njohura për rërën dhe ujin e ngrohtë. Një nga plazhet që tërheq vëmendjen e pushuesve është ai i “Ranës së hedhun”, por edhe plazhet e Kunes dhe Tales. Ndërthurja e turizmit bregdetar me atë historik e natyror dhe kulinaria e pasur e bëjnë Lezhën një destinacion për turizëm gjithëvjetor.

    Rreth 38 kilometra vijë bregdetare, male, lumenj e laguna, histori, arkeologji dhe një trashëgimi e pasur kulturore, Lezha mund t’i ofrojë të gjitha në një paketë të plotë turistike.

  • Dy perlat e Jonit: Shpella e Pëllumbave dhe plazhi i Pasqyrave (Foto)

    Dy perlat e Jonit: Shpella e Pëllumbave dhe plazhi i Pasqyrave (Foto)

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë ditën e sotme disa pamje nga plazhet e detit Jon: Shpella e Pëllumbave dhe plazhi i Pasqyrave në Ksamil.
    “Dhe me dy perla të Jonit, Shpellën Pëllumbave e Plazhin Pasqyrave, ju uroj një fundjavë të qetë”, shkruan Rama krahas pamjeve që sjell në rrjetet sociale.

  • Stuhi ere në Vlorë, tremben pushuesit! Largohen me nxitim nga plazhi

    Stuhi ere në Vlorë, tremben pushuesit! Largohen me nxitim nga plazhi

    Erërat e forta dhe reshjet e befasishme të shiut kanë trmbur pushiesit apsditen e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës.

    Siç shihet edhe në videon e Vizion Plus, pushuesit largohet me nxitim nga plazhi, ndërsa era e fortë ka ngritur rërën.

    Po ashtu në video shihet se si çadrat dhe shezlonget tunden fort nga era. Raportohet se kjo situatë zgjati disa minuta, por kaq  mjaftoi për të boshatisur të gjithë vijën bregdetare të qytetit.

  • FOTO / Rama promovon Livadhin: Një mëngjes i qetë nga plazhi i Himarës

    FOTO / Rama promovon Livadhin: Një mëngjes i qetë nga plazhi i Himarës

    Në një postim të publikuar herët këtë të diel, më 10 gusht, kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit një pamje nga plazhi i Livadhit në Himarë, duke uruar të gjithë qytetarët për një ditë të qetë dhe relaksuese.

    “MIRËMËNGJES. dhe me qetësinë që dhuron plazhi i Livadhit në Himarë, ju uroj një të diel të paqtë.”, shkruan Rama në rrjetet sociale, duke e shoqëruar mesazhin me disa imazhe të bregdetit.

    Plazhi i Livadhit, një prej perlave natyrore të rivierës shqiptare, shtrihet në një gjatësi prej 1.2 kilometrash dhe ka një gjerësi prej rreth 100 metrash. Rëra e pastër dhe e pasur me minerale, uji kristal i kaltër dhe natyra përreth e bëjnë këtë destinacion një nga më të kërkuarit nga turistët, veçanërisht të huajt, gjatë muajve të verës.

    Ky postim vjen në vazhdën e përpjekjeve të qeverisë për të promovuar turizmin bregdetar dhe bukuritë natyrore të Shqipërisë, në një sezon veror që po shënon shifra rekord në numrin e vizitorëve vendas dhe të huaj.

  • Rama ndan fotot: Qetësi nga plazhi i Livadhit në Himarë

    Rama ndan fotot: Qetësi nga plazhi i Livadhit në Himarë

    Plazhi i Livadhit në Himarë, i njohur për ujin e tij të kristaltë dhe shkëmbinjtë e lartë që e rrethojnë, është shndërruar në një destinacion të preferuar për turistë vendas e të huaj që zgjedhin Rivierën Shqiptare për të pushuar.

    Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale foto nga ky plazh, i cili përveç ujërave të kristalta të Jonit ofron qetësi për çdo pushues.

    Ky plazh ndodhet poshtë Kalasë së Himarës, duke ofruar një kombinim të mrekullueshëm të historisë dhe natyrës.

    Me një shtrirje prej rreth 1,2 kilometra dhe një gjerësi prej 100 metrash, me rërë të pastër dhe të mineralizuar, plazhi i Livadhit tërheq çdo vit vizitorë të shumtë, sidomos të huaj.

    Ai ofron një qetësi jo të zakontë, gjë e cila është një nga kriteret kryesore që kanë pushuesit, dhe sidomos familjarët në përzgjedhjen e destinacioneve turistike gjatë sezonit veror.

    Vendi është i përshtatshëm për t’u larë në thellësi dhe për hedhje nga shkëmbinjtë.

    Plazhi i Livadhit ofron të gjitha shërbimet e nevojshme për pushime relaksuese, me një larmishmëri hotelesh, lokalesh, restorantesh të çdo lloj portofoli. Ai është i përshtatshëm për çdo tipologji turistësh, vendas e të huaj.

    Po në veçanti vizitorët e huaj duket sikur janë magjepsur nga ky plazh, për shkak të ujit të pastër dhe mundësisë që jep natyra për të eksploruar./atsh/KultPlus.com

  • Rama: Plazhi i Darzezës, çdo vit e më shumë destinacion veror

    Rama: Plazhi i Darzezës, çdo vit e më shumë destinacion veror

    Plazhi i Darzezës, vetëm 20 kilometra larg qytetit të Fierit, po tërheq çdo vit gjithnjë e më shumë pushues, si vendas ashtu edhe turistë të huaj.
    Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga ky plazh, ku shihet një numër i madh pushuesish nga të gjitha grupmoshat që shijojnë bukuritë natyrore të zonës.

    Me një shtrirje prej 13.7 km², Darzeza është e njohur për rërën e saj të imët dhe ujërat e kristalta. Ky plazh i veçantë nuk dallon vetëm për bukurinë natyrore, por edhe për pastërtinë dhe pyllin shekullor që e rrethon.

    Zona ofron kushte ideale për sportet e ujit, si kitesurfing, windsurf, dhe wakeboard, falë dallgëve të forta që krijohen nga era – një fenomen unik për bregdetin e Ballkanit.
    Në fundjavë, Darzeza është një nga destinacionet më të preferuara të fierakëve dhe vizitorëve të tjerë, me mbrëmje të freskëta dhe atmosferë relaksuese, që e bëjnë këtë plazh një perlë të vërtetë bregdetare.

  • Kryeministri Rama nga Ksamili: Ju uroj një ditë të mbarë nga plazhi publik

    Kryeministri Rama nga Ksamili: Ju uroj një ditë të mbarë nga plazhi publik

    Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur ndjekësit e tij këtë mëngjes me një tjetër pamje bregdetare, kësaj here nga jugu i vendit. Në një postim në rrjetet sociale, ai ka ndarë një fotografi nga plazhi publik në Ksamil, duke uruar një ditë të mbarë për të gjithë qytetarët.
    “MIRËMËNGJES 😊 dhe nga plazhi publik në Ksamil, ju uroj një ditë të mbarë🫶”, shkruan Rama në statusin e tij.