Tag: plazheve

  • Paralajmërimi i Ramës për lirimin e plazheve publike: Mos e sfidoni shtetin! Në Lalëz e gdhijnë si zaptues, dhe ngrysen si …

    Paralajmërimi i Ramës për lirimin e plazheve publike: Mos e sfidoni shtetin! Në Lalëz e gdhijnë si zaptues, dhe ngrysen si …

    Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka vijuar me paralajmërimit për lirimin e hapësirave të plazheve publike në vend, që janë zënë nga pronarë biznesesh në mënyrë të paligjshme.
    Rama ka postuar pamje nga një biznes në Gjirin e Lalzit, të cilit pas aksionit i janë hequr të gjitha shezlongët dhe çadrat e vendosura në vijën bregdetare.
    “A ia vlen të humbasësh gjithë këta shezllonë e çadra për të sfiduar shtetin?!Nuk e di, këta e dinë – në Lalëz këta e gdhinë si zaptues me qindra çadra dhe e ngrysën si të përzënë me duar në xhepa – po kthesa e këtij viti me plazhet publike është vetëm hapi i parë i një qasjeje të re ndaj buzës së detit, e cila është e të gjithë shqiptarëve jo vetëm e disa tregtarëve”, shkruan Rama.

  • Rama: Plazhe publike më shumë, përgjegjësi më të mëdha për pastërtinë dhe sigurinë

    Rama: Plazhe publike më shumë, përgjegjësi më të mëdha për pastërtinë dhe sigurinë

    Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se strukturat shtetërore janë të angazhuara çdo ditë për të garantuar një sezon turistik të sigurt dhe të pastër përgjatë gjithë vijës bregdetare shqiptare.

    Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shkruan se shtimi i plazheve publike ka sjellë rritje të ndjeshme të numrit të pushuesve, duke rritur njëkohësisht edhe përgjegjësitë për mirëmbajtjen e tyre.
    POSTIMI I PLOTË:

    Me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit, agjencitë rajonale dhe strukturat e tjera, jemi çdo ditë në terren, për të monitoruar garantimin e një sezoni turistik të pastër, të rregullt dhe respektim të parcelave publike siç parashikohet në rregulloren e re të menaxhimit të plazheve, ku dyfishimi i aksesit në plazhet publike, shton edhe përgjegjësitë për mirëmbajtjen, pastrimin dhe modelin qytetar në respektimin e hapësirave të përbashkëta.

     /vizionplus.tv

  • Më shumë plazhe publike në Lezhë, Bashkia “konkurron” privatin me çmime nga 300 deri në 500 lekë për çadër

    Më shumë plazhe publike në Lezhë, Bashkia “konkurron” privatin me çmime nga 300 deri në 500 lekë për çadër

    Sipërfaqja e plazheve publike është me e madhe këtë sezon veror në plazhet e Lezhës.

    Ndonëse jemi në pikun e sezonit, vizitorët në këto zona po preferojnë më shumë hapësirat publike ose ato që po menaxhohen nga Bashkia si një mundësi e mirë për të pushuar me lirë dhe më mirë.

    Bashkia ka vendosur çadra për të gjithë pushuesit që dëshirojnë të marrin në shërbim shezlonge kundrejt një pagese të përballueshme e cila varion nga 300-500 lekë , duke prere edhe kupon tatimor.

    Krahas plazheve me pagese që menaxhohen nga Bashkia me tarifat me të ulëta, ka hapësira të mjaftueshme që pushuesit të mund të zgjedhin këto vende pa asnjë pagese.

    Plazhi i Shëngjinit, Tales por edhe oazi magjepsës i “Ranës se Hedhun” mbeten pa diskutim një ndër destinacionet më të veçanta të kësaj vere.

  • IKMT aksion te “Shkëmbi i Kavajës”, reagon kryeministri Rama: Qytetarët e turistët më shumë akses gjatë pushimeve

    IKMT aksion te “Shkëmbi i Kavajës”, reagon kryeministri Rama: Qytetarët e turistët më shumë akses gjatë pushimeve

    Shtohen hapësirat e plazheve publike në bregdetin e Durrësit.
    Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga ky aksion duke thënë se kështu po shtohen hapësirat e plazheve publike në bregdetin e Durrësit.
    “Shtohen hapësirat e plazheve publike në bregdetin e Durrësit, duke u ofruar qytetarëve dhe turistëve më shumë akses përgjatë pushimeve verore. Pamje nga aksioni për lirimin e plazheve publike në zonën e Shkëmbit të Kavajës”, shkruan Rama.

  • Rama ndan pamje nga aksioni për lirimin e plazheve publike në zonën e Shkëmbit të Kavajës

    Rama ndan pamje nga aksioni për lirimin e plazheve publike në zonën e Shkëmbit të Kavajës

    Dyfishimi i hapësirave publike në plazhet e Durrësit ka shtuar përgjegjësitë e institucioneve vendore për mbarëvajtjen e sezonit turistik. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga aksioni për lirimin e plazheve publike në zonën e Shkëmbit të Kavajës.
    “Shtohen hapësirat e plazheve publike në bregdetin e Durrësit, duke u ofruar qytetarëve dhe turistëve më shumë akses përgjatë pushimeve verore”, u shpreh kryeministri krahas videos.

    Prej datës 15 qershor ka nisur operacioni “Plazhe të Pastra”, përmes të cilit Agjencia Kombëtare e Bregdetit mbështet 8 bashki bregdetare në pastrimin e plazheve, përfshi edhe Durrësin.
    Durrësi ka një vijë bregdetare mjaft të gjatë këtë vit plazhet publike janë konceptuar të ndërprera me ato private, me qëllim që pushuesit të kenë mundësi t’i aksesojnë në segmente të ndryshme.

  • Lirimi i plazheve publike, Rama publikon pamjet nga aksioni ‘fshesa’ në zonën e Shkëmbit të Kavajës

    Lirimi i plazheve publike, Rama publikon pamjet nga aksioni ‘fshesa’ në zonën e Shkëmbit të Kavajës

    Shtohen hapësirat e plazheve publike në bregdetin e Durrësit.
    Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga ky aksion duke thënë se kështu po shtohen hapësirat e plazheve publike në bregdetin e Durrësit.
    “Shtohen hapësirat e plazheve publike në bregdetin e Durrësit, duke u ofruar qytetarëve dhe turistëve më shumë akses përgjatë pushimeve verore. Pamje nga aksioni për lirimin e plazheve publike në zonën e Shkëmbit të Kavajës”, shkruan Rama.

  • Lirimi i plazheve publike, Rama publikon pamjet nga aksioni ‘fshesa’ në zonën e Shkëmbit të Kavajës: Qytetarët e turistët më shumë akses gjatë pushimeve

    Lirimi i plazheve publike, Rama publikon pamjet nga aksioni ‘fshesa’ në zonën e Shkëmbit të Kavajës: Qytetarët e turistët më shumë akses gjatë pushimeve

    Shtohen hapësirat e plazheve publike në bregdetin e Durrësit.

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga ky aksion duke thënë se kështu po shtohen hapësirat e plazheve publike në bregdetin e Durrësit.
    “Shtohen hapësirat e plazheve publike në bregdetin e Durrësit, duke u ofruar qytetarëve dhe turistëve më shumë akses përgjatë pushimeve verore. Pamje nga aksioni për lirimin e plazheve publike në zonën e Shkëmbit të Kavajës”, shkruan Rama.

    Top Channel

  • KKT miratoi për këtë vit 127 stacione plazhi për privatët, sa po shiten shezlonet

    KKT miratoi për këtë vit 127 stacione plazhi për privatët, sa po shiten shezlonet

    Teksa sezoni veror ka hyrë në pikun e tij me muajt korrik dhe gusht që kanë fluksin më të lartë të pushuesve në bregdet, janë të paktën 127 subjekte në gjithë vijën bregdetare nga Shkodra në Sarandë të cilët kanë fituar të drejtën për stacione plazhi.
    Këto janë subjekte të cilët parimisht ofrojnë akomodim dhe që nga aplikimet që kanë bërë në sistem kanë fituar të drejtën për të shfrytëzuar edhe plazhin. Së fundmi u zbardhën edhe lejet e dhëna për shfrytëzimin e plazheve të dhëna nga Këshilli Kombëtar i Territorit ku përveç bashkive që kanë vijë bregdetare përfshihet në listë edhe Pogradeci për shfrytëzimin që i bëhet bregut të Liqenit të Ohrit.
    Gjatë vitit të shkuar për shkak të problemeve të shfaqura me dendësinë e shezloneve dhe çmimeve që aplikoheshin në disa rajone nga ana përfaqësuesve të qeverisë u premtua se situata do të ndryshonte me aplikimet për shfrytëzimin e bregut gjatë verës 2025.
    Në fakt këtë vit ka një prezencë më të madhe të plazheve publike teksa në zonat ranore me breg të gjerë është kërkuar që subjektet të lënë të lirë hapësira 7-8 metra nga vija e bregut kurse në ato më në Jug 2.5-3 metra që mund të shfrytëzohen nga publiku.
    Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro gjatë inspektimeve të zhvilluara javëve të fundit në Bashkitë që kanë vijë bregdetare është shprehur se diferenca në favor të plazheve publike pritet të jetë edhe më e madhe vitin tjetër. Kjo sipas saj do të vijë si efekt i përfundimit të kontratave 5 vjeçare me disa subjekte që janë lidhur në vitin 2021 dhe vijojnë ende.
    Disa Bashki kanë zgjidhur këtë vit menaxhimin e plazheve të vetme duke krijuar ndërmarrje siç është Lezha ndërkohë që edhe Shkodra ka ndjekur një model të sajin . Ndryshe nga vitet e tjera çmimet e shezloneve nuk janë bërë ende pjesë “virale” e komenteve në rrjete sociale me përjashtim të Ksamilit ku sërish janë të huajt që shprehin habi nga çmimet 20-30 euro për dy shezlone dhe një çadër.
    Përgjithësisht në bregdetin e Durrësit dhe të Vlorës çmimet e shezloneve në fundjave kanë qenë në një mesatare prej 1000 lekësh me një ulje gjatë javës (kryesisht gjatë qershorit). Në pjesën më veriore të bregdetit çmimet janë shfaqur edhe më ekonomike me një mesatare 500 leke deri 1000 lekë./ Monitor

  • Bregdeti, KKT miratoi për këtë vit 127 stacione plazhi për privatët, sa po shiten shezlonet

    Bregdeti, KKT miratoi për këtë vit 127 stacione plazhi për privatët, sa po shiten shezlonet

    Teksa sezoni veror ka hyrë në pikun e tij me muajt korrik dhe gusht që kanë fluksin më të lartë të pushuesve në bregdet, janë të paktën 127 subjekte në gjithë vijën bregdetare nga Shkodra në Sarandë të cilët kanë fituar të drejtën për stacione plazhi.Këto janë subjekte të cilët parimisht ofrojnë akomodim dhe që nga aplikimet që kanë bërë në sistem kanë fituar të drejtën për të shfrytëzuar edhe plazhin. Së fundmi u zbardhën edhe lejet e dhëna për shfrytëzimin e plazheve të dhëna nga Këshilli Kombëtar i Territorit ku përveç bashkive që kanë vijë bregdetare përfshihet në listë edhe Pogradeci për shfrytëzimin që i bëhet bregut të Liqenit të Ohrit.Gjatë vitit të shkuar për shkak të problemeve të shfaqura me dendësinë e shezloneve dhe çmimeve që aplikoheshin në disa rajone nga ana përfaqësuesve të qeverisë u premtua se situata do të ndryshonte me aplikimet për shfrytëzimin e bregut gjatë verës 2025.Në fakt këtë vit ka një prezencë më të madhe të plazheve publike teksa në zonat ranore me breg të gjerë është kërkuar që subjektet të lënë të lirë hapësira 7-8 metra nga vija e bregut kurse në ato më në Jug 2.5-3 metra që mund të shfrytëzohen nga publiku.Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro gjatë inspektimeve të zhvilluara javëve të fundit në Bashkitë që kanë vijë bregdetare është shprehur se diferenca në favor të plazheve publike pritet të jetë edhe më e madhe vitin tjetër. Kjo sipas saj do të vijë si efekt i përfundimit të kontratave 5 vjeçare me disa subjekte që janë lidhur në vitin 2021 dhe vijojnë ende.Disa Bashki kanë zgjidhur këtë vit menaxhimin e plazheve të vetme duke krijuar ndërmarrje siç është Lezha ndërkohë që edhe Shkodra ka ndjekur një model të sajin . Ndryshe nga vitet e tjera çmimet e shezloneve nuk janë bërë ende pjesë “virale” e komenteve në rrjete sociale me përjashtim të Ksamilit ku sërish janë të huajt që shprehin habi nga çmimet 20-30 euro për dy shezlone dhe një çadër.Përgjithësisht në bregdetin e Durrësit dhe të Vlorës çmimet e shezloneve në fundjave kanë qenë në një mesatare prej 1000 lekësh me një ulje gjatë javës (kryesisht gjatë qershorit). Në pjesën më veriore të bregdetit çmimet janë shfaqur edhe më ekonomike me një mesatare 500 leke deri 1000 lekë. / N.Maho Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Ministrat Kumbaro dhe Hoxha në Himarë: 3 janë prioritetet e sezonit veror

    Ministrat Kumbaro dhe Hoxha në Himarë: 3 janë prioritetet e sezonit veror

    Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ka vijuar inspektimet në plazhet e bregdetit Jon. Edhe në bashkinë Himarë, pas aksioneve për lirimin e plazheve, hapësirat publike pothuasje janë dyfishuar.
    E shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha dhe kryetari i Bashkisë së Himarës Vangjel Tavo, Kumbaro kërkoi bashkëpunimin e policisë kufitare për respektimin e rregullave të mjeteve të turizmit detar.
    “Procesi i shpërndarjes së plazheve ka përfunduar dhe na duhet bashkëpunimi edhe i policisë bashkiake me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit dhe strukturave të Policisë së Shtetit. Është bërë një aksion për pjesën e zaptimeve të plazheve në zonën e Potamit dhe Spillesë. Janë vendosur bovat si elementë të sigurisë dhe ndërkohë, angazhimi i policië kufitare është shumë i rëndësishëm për të garantuar sigurinë e jetës për ata të cilët përdorin aktivitete të turizmit detar me jet ski dhe me skafe”, tha ministrja Kumbaro.
    Edhe gjatë inspektimit në plazhet e Himarës, ministrja kërkoi nga të gjithë administratorët e plazheve private të respektojnë distancën 2.5-3 metër  buzë detit si hapësirë publike, si dhe koordinim mes bashkisë dhe Agjencisë Kombëtare të Bregdetit për mirëmbajtjen dhe pastrimin e plazheve publike: “Rritja e hapësirave publike rrit nga ana tjetër përgjegjësinë për mirëmbajtjen dhe pastrimin, kështu që dyfishimi i forcave 24 orë me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit dhe bashkisë, për të evaduar mbetjet është sfidë më e madhe”, u shpreh ministrja.
    Më tej, ministrja Kumbaro kërkoi bashkëpunimin e Policisë së Shtetit për të lehtësuar trafikun në  qarkullimin e automjeteve gjatë periudhës së pikut, veccanërisht gjatë fundjavave. Lidhur me planin e masave, të Policisë së Shtetit për sezonin turistik, ministri Hoxha tha:
    “Këtë vit kemi shtuar forcat e policisë të cilët do të jenë të stacionuar në Vlorë dhe të gjithë bregdetin. Drejtoria e Policisë Vlorë është shtuar me 95 forca të reja policie të cilat do të jenë të shpërndarë sipas nevojave për monitorimin e plazheve. Në fokusin tonë të veçantë janë dhe mjetet e lundrimit të cilat ndonjëherë mbingarkohen.”
    Kryetari i Bashkisë Vangjel Tavo, nga ana tjetër u shpreh se janë marrë të gjitha masat dhe është komunikuar me bizneset për lirimin e hapësirave, menaxhimin e mbetjeve dhe bashkia po bën përgatitjet e fundit për mobilimet e plazheve publike: “Për sa i përket plazheve publike, jemi gati në raportin 50 me 50%.  Në plazhet publike të Himarës do të vendosim 250 çadra të bashkisë të cilat do të jenë falas për pushuesit”
    Gjatë qëndrimit në Himarë, ministrja Kumbaro u takua edhe me pushues si dhe me biznese që kanë ‘beach bar’ për problemin e zhurmave në mjedis.