Tag: plazheve

  • “Hudhrën e paskemi me vete”/ Menaxhimi i plazheve, Rama batuta me Qosen: Shpresoj të na bashkohet…

    “Hudhrën e paskemi me vete”/ Menaxhimi i plazheve, Rama batuta me Qosen: Shpresoj të na bashkohet…

    Kryeministri Edi Rama nuk e kurseu ironinë as këtë të enjte në eventin me temë “Shqipëria Turistike 2030”.
    Ai thumboi kryebashkiakun e Kavajës, Fisnik Qosen, duke thënë se shpreson që t’i bashkohet në planin për menaxhimin e plazheve, pavarësisht se është demokrat.
    Edi Rama: Shpresoj të na bashkohet dhe Kavaja demokratike, që uroj të ndalojë zhvillimin e mëtejshëm të pallateve, që i zënë vendin pishave.
    Ka ardhur kryetari i bashkisë së Kavajës këtu? Rrofsh… hudhrën e paskemi me vete, do të na shkojë mirë.
    Ata që janë mësuar të dhunojnë plazhet me shezlongë ngjitur me njëri-tjetrin të mos marrin më mundimin të aplikojnë fare.
    Shpejt do të nxjerrim planin e ri për bregdetit. Shpejt do të kuptojmë se cilat plazhe bashkitë do t’i marrin plotësisht, por dy janë të sigurta, Ksamilin dhe Dhërmiun.

  • “Hudhrën e paskemi me vete”/ Plani për menaxhimin e plazheve, Rama thumbon Qosen: Shpresoj të na bashkohet dhe Kavaja demokratike

    “Hudhrën e paskemi me vete”/ Plani për menaxhimin e plazheve, Rama thumbon Qosen: Shpresoj të na bashkohet dhe Kavaja demokratike

    Kryeministri Edi Rama nuk e kurseu ironinë as këtë të enjte në eventin me temë “Shqipëria Turistike 2030”.

    Ai thumboi kryebashkiakun e Kavajës, Fisnik Qosen, duke thënë se shpreson që t’i bashkohet në planin për menaxhimin e plazheve, pavarësisht se është demokrat.
    Edi Rama: Shpresoj të na bashkohet dhe Kavaja demokratike, që uroj të ndalojë zhvillimin e mëtejshëm të pallateve, që i zënë vendin pishave.
    Ka ardhur kryetari i bashkisë së Kavajës këtu? Rrofsh… hudhrën e paskemi me vete, do të na shkojë mirë.
    Ata që janë mësuar të dhunojnë plazhet me shezlongë ngjitur me njëri-tjetrin të mos marrin më mundimin të aplikojnë fare
    Shpejt do të nxjerrim planin e ri për bregdetit. Shpejt do të kuptojmë se cilat plazhe bashkitë do t’i marrin plotësisht, por dy janë të sigurta, Ksamilin dhe Dhërmiun.

    Top Channel

  • Plazhet më të pistë në Shqipëri

    Plazhet më të pistë në Shqipëri

    Vetëm 14% e plazheve në vend kanë cilësi të shkëlqyer, ndërsa më shumë se një e katërta janë në gjendje të keqe. Ndotësit më të mëdhenj janë bizneset që shkarkojnë ujërat në lumenj e dete. Një raport i Agjencisë kombëtare të Mjedisit tregon se situata ka ardhur duke u përkeqësuar ndjeshëm.
    Plazhet me cilësi më të mirë për vitin 2024 janë vlerësuar ato në Lukovë, Palasë, Drimadhe, Dhërmi, Jalë, Livadh dhe Borsh duke vijuar me plazhet Shëngjin, Tale, Gjiri i Lalzit, Seman e Derëzezë, Divjakë, Zvërnec, Orikum. Ndërsa me cilësi jo të mirë ku duhet të merren masa të menjëhershme janë Velipojë, Durrësi, Kavajë, Qerret, Spille, Vlorë, Himarë, Qeparo, Sarandë, Ksamil dhe Lin-Pogradec.
    Aktualisht në vend janë vetëm 14.6% e plazheve me cilësi të shkëlqyer (stacioni Spille Djathtas, stacioni Plazhi Lame Borshi, Plazhi i Palasës, Drimadhes etj.), në rënie krahasuar me 2023-shin kur kjo shifër ishte 27.8%. Kurse plazhe me cilësi të mirë janë 43.6% në rritje në raport me 2023. Sipas raportit ka rënë sipërfaqja e plazheve të shkëlqyera dhe janë rritur ato me cilësi të mirë.

  • Nga Velipoja në Ksamil, plazhet më të pista në vend/ Raporti i AKM: Vendet me ujin më të pastër

    Nga Velipoja në Ksamil, plazhet më të pista në vend/ Raporti i AKM: Vendet me ujin më të pastër

    Vetëm 14% e plazheve në vend kanë cilësi të shkëlqyer, ndërsa më shumë se një e katërta janë në gjendje të keqe. Ndotësit më të mëdhenj janë bizneset që shkarkojnë ujërat në lumenj e dete. Një raport i Agjencisë kombëtare të Mjedisit tregon se situata ka ardhur duke u përkeqësuar ndjeshëm.

    Plazhet me cilësi më të mirë për vitin 2024 janë vlerësuar ato në Lukovë, Palasë, Drimadhe, Dhërmi, Jalë, Livadh dhe Borsh duke vijuar me plazhet Shëngjin, Tale, Gjiri i Lalzit, Seman e Derëzezë, Divjakë, Zvërnec, Orikum.

    Ndërsa me cilësi jo të mirë ku duhet të merren masa të menjëhershme janë Velipojë, Durrësi, Kavajë, Qerret, Spille, Vlorë, Himarë, Qeparo, Sarandë, Ksamil dhe Lin-Pogradec.

    Aktualisht në vend janë vetëm 14.6% e plazheve me cilësi të shkëlqyer (stacioni Spille Djathtas, stacioni Plazhi Lame Borshi, Plazhi i Palasës, Drimadhes etj.), në rënie krahasuar me 2023-shin kur kjo shifër ishte 27.8%. Kurse plazhe me cilësi të mirë janë 43.6% në rritje në raport me 2023. Sipas raportit ka rënë sipërfaqja e plazheve të shkëlqyera dhe janë rritur ato me cilësi të mirë.

     

  • Turistët ndihmojnë shqiptarët të pastrojnë plazhet, Rama: Shembull qytetarie

    Turistët ndihmojnë shqiptarët të pastrojnë plazhet, Rama: Shembull qytetarie

    Në një nismë të veçantë që ndërthur turizmin me ndërgjegjësimin qytetar, turistë dhe qytetarë i janë bashkuar fushatës së pastrimit të plazheve.
    Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku e cilësoi këtë iniciativë si një model të sjelljes qytetare dhe të përkujdesjes për hapësirat publike.

    “Turistë dhe qytetarë vullnetarë i janë bashkuar ekipeve të bashkive dhe operatorëve të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit në nismën e pastrimit të plazheve, duke dhënë kështu shembullin model se si duhen trajtuar hapësirat publike, me qytetari, angazhim të përbashkët e stil të bukur jetese.”, shkruan Rama krahas fotove që tregojnë qytetarë të cilin mbledhin mbeturina në rrugë apo në bregdet.

  • “Express” e rendit Shqipërinë si destinacionin më të mirë për një arratisje në bregdet

    “Express” e rendit Shqipërinë si destinacionin më të mirë për një arratisje në bregdet

    Maldivet janë një ëndërr për shumë pushues falë plazheve të tyre të pastra, ujërave të kaltra dhe temperaturave të ngrohta rreth 30 gradë Celsius, shkruan Anders Anglesey në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Express”.

    Shqipëria, e konsideruar shpesh si “Maldivet e Evropës” – falë plazheve të saj të pastra, ujërave kristalore dhe temperaturave që arrijnë në 30 gradë Celsius, është një destinacion shumë afër Britanisë së Madhe dhe tërheqëse për shumë turistë.

    Ndërsa e gjejmë veten në kulmin e sezonit turistik – me hotele të rezervuara dhe bagazhe padyshim të paketuara, disa vizitorë mund të jenë duke kërkuar tashmë destinacionin e tyre të ardhshëm të udhëtimit.

    Maldivet, padyshim që janë në lista të shumta dëshirash, për shkak të vijave bregdetare të pastra dhe ujërave të kaltra të oqeanit.

    Megjithatë, çmimet e larta dhe kohëzgjatja e udhëtimit mund t’i dekurajojnë disa turistë nga arratisja e tyre në Oqeanin Indian.

    “Booking.com” zbuloi se vitin e kaluar, turistët balancuan kufizimet buxhetore dhe dëshirat për pushime luksoze.

    Platforma vuri në dukje se 62% e turistëve treguan se rritja e kostove të jetesës do të kufizonte shpenzimet e tyre të udhëtimit për vitin 2024.

    “Booking.com” tha se 50% e pushuesve dëshironin të vizitonin një vend ku shpenzimet e jetesës ishin më të ulëta se në vendin e tyre të origjinës.

    Vitin e kaluar, ekspertët e udhëtimeve të “Booking.com” sugjeruan që pushuesit mund të zgjidhnin plazhet magjepsëse dhe akomodimet mahnitëse buzë detit në Shqipëri.

    Vendi ballkanik, i vendosur midis Malit të Zi dhe Greqisë, ofron pushime mesdhetare me një kosto shumë më të ulët krahasuar me destinacionet e tjera në rajon.

    Në mënyrë specifike, “Booking.com” e përcaktoi qytetin bregdetar të Vlorës si një nga zgjedhjet e tyre kryesore për vitin 2025.

    Xhevahiri i Ballkanit, Shqipëria është destinacioni më i mirë për një arratisje në plazh – falë ujërave të kristalta, maleve mbresëlënëse dhe përballueshmërisë për të gjithë turistët.

    “E fshehur në jugperëndim – perla e Shqipërisë, Vlora – është pika e fillimit të Rivierës Shqiptare dhe një bazë e shkëlqyer për udhëtime rrugore për të eksploruar vijën bregdetare me diell.

    Vlora është shtëpia e disa prej plazheve më të bukura të Shqipërisë, bregdeti i mahnitshëm u ofron vizitorëve plazhe të ngjashme me Maldivet.

    Rreth 43% e turistëve britanikë kërkojnë pushime luksoze me më pak kosto.

    Ndërsa nuk ofrohen ende fluturime direkte për në Vlorë, aeroporti më i afërt është afërsisht dy orë larg me makinë në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

    Ekziston gjithashtu një mori fluturimesh me çmime të përballueshme që ju çojnë direkt nga Britania e Madhe në Shqipëri – sigurohuni që të eksploroni opsionet më të mira që i përshtaten nevojave tuaja.

    Marrja me qira e një makine është një mundësi më e përshtatshme për të arritur në Vlorë pasi të mbërrini në Shqipëri.

    Gjithashtu, shërbime transporti ofrohen nga autobusë që operojnë midis Aeroportit të Tiranës dhe Vlorës.

    Por vizitorët që duan të eksplorojnë kryeqytetin, mund të marrin një autobus nga terminali i autobusëve në qendër të qytetit.

    Për shkak të popullaritetit të saj, ka një mori opsionesh në dispozicion për turistët që dëshirojnë të qëndrojnë në Vlorë.

    Qyteti i bukur bregdetar ofron akomodime që fillojnë nga 47,87 paund dhe hotele me pesë yje që fillojnë nga 189,06 paund nata./atsh/

  • Lirimi i plazheve publike, Rama publikon pamjet dhe paralajmëron bizneset

    Lirimi i plazheve publike, Rama publikon pamjet dhe paralajmëron bizneset

    Aksioni për lirimin e plazheve publike është ndalur edhe te Kepi i Rodonit.
    Kreu i qeverisë Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet sociale me pamje nga aksioni, shprehet se do të rikthehen hapësirat publike për qytetarët dhe pushuesit.
    “Kepi i Rodonit – Lirimi i plazheve publike përgjatë bregdetit të Durrësit. Rikthejmë hapësirat publike për qytetarët dhe pushuesit, duke garantuar akses të barabartë dhe kushte dinjitoze për të gjithë”, shkruan Rama.

  • Vijon aksioni për lirimin e plazheve publike, Rama publikon pamjet nga Kepi i Rodonit dhe paralajmëron bizneset

    Vijon aksioni për lirimin e plazheve publike, Rama publikon pamjet nga Kepi i Rodonit dhe paralajmëron bizneset

    Aksioni për lirimin e plazheve publike është ndalur edhe te Kepi i Rodonit.

    Kreu i qeverisë Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet sociale me pamje nga aksioni, shprehet se do të rikthehen hapësirat publike për qytetarët dhe pushuesit.
    “Kepi i Rodonit – Lirimi i plazheve publike përgjatë bregdetit të Durrësit. Rikthejmë hapësirat publike për qytetarët dhe pushuesit, duke garantuar akses të barabartë dhe kushte dinjitoze për të gjithë”, shkruan Rama.

    Top Channel

  • Vijon aksioni për lirimin e plazheve publike/ Rama publikon pamjet nga Kepi i Rodonit dhe paralajmëron bizneset

    Vijon aksioni për lirimin e plazheve publike/ Rama publikon pamjet nga Kepi i Rodonit dhe paralajmëron bizneset

    Aksioni për lirimin e plazheve publike është ndalur edhe te Kepi i Rodonit.

    Kreu i qeverisë Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet sociale me pamje nga aksioni, shprehet se do të rikthehen hapësirat publike për qytetarët dhe pushuesit.
    “Kepi i Rodonit – Lirimi i plazheve publike përgjatë bregdetit të Durrësit. Rikthejmë hapësirat publike për qytetarët dhe pushuesit, duke garantuar akses të barabartë dhe kushte dinjitoze për të gjithë”, shkruan Rama.

  • “Mos e sfidoni shtetin”/ Rama për lirimin e plazheve publike: Në Lalëz e gdhijnë si zaptues, dhe ngrysen si…

    “Mos e sfidoni shtetin”/ Rama për lirimin e plazheve publike: Në Lalëz e gdhijnë si zaptues, dhe ngrysen si…

    Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka vijuar me paralajmërimit për lirimin e hapësirave të plazheve publike në vend, që janë zënë nga pronarë biznesesh në mënyrë të paligjshme.

    Rama ka postuar pamje nga një biznes në Gjirin e Lalzit, të cilit pas aksionit i janë hequr të gjitha shezlongët dhe çadrat e vendosura në vijën bregdetare.
    “A ia vlen të humbasësh gjithë këta shezllonë e çadra për të sfiduar shtetin?!Nuk e di, këta e dinë – në Lalëz këta e gdhinë si zaptues me qindra çadra dhe e ngrysën si të përzënë me duar në xhepa – po kthesa e këtij viti me plazhet publike është vetëm hapi i parë i një qasjeje të re ndaj buzës së detit, e cila është e të gjithë shqiptarëve jo vetëm e disa tregtarëve”, shkruan Rama.